Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ibrahim Rugova
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Jan 21 2010, 12:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Figura e Ibrahim Rugovës

Ibrahim Rugova është vlerësuar si një nga kritikët e shquar letrar ne Kosove dhe deri ne fund te viteve 80-ta nuk ishte i njohur si politikan por vetem si shkrimtar i letrave shqipe.

Ishte modest, atdhetar dhe zemer mire.

Ne fund te viteve te 80-ta kur filloje te rritet represioni serbo-jugosllav mbi shqiptaret ishte vetem zeri i tij qe degjohej ne opinion si nje zë i shpresës dhe i heroit.

Përmes Radio Tiranës kishim mundesi t'i degjonim intervistat e Ibrahim Rugoves dhene gazetave franceze ne lidhje me represionin serb qe ushtrohej mbi shqiptaret ne Kosove.

Shumica e shqiptareve ishin anetare te Lidhjes se Komunisteve te Jugosllavise, represioni sa rritej e shtohej dhe askush brenda Kosoves nuk kishte guxim e trimeri te dal e te flas hapur kunder padrejtesive qe po i behej shqiptareve perveq Ibrahim Rugoves.

Ibrahim Rugova filloj te behej idol i te gjithe shqiptareve te ish-Jugosllavise, i madh edhe i vogel e donin Ibrahim Rugoven, ndoshta edhe nuk e kishin pare kurre por emrin dhe zerin ia kishin degjuar, ai i tregonte botes se po behej represion mbi popullin shumice te Kosoves.

Protestat zhvilloheshin dhe kudo brohoritej emri i Ibrahim Rugoves, tere Kosova e brohoritke haptazi emrin e tij, intelektualet tjere nuk degjoheshin fare ne opinion thuaja e kishin gojen e mbyllur apo dicka ndodhte me ata.

Nuk ishte i vetem I.Rugova qe kundershtonte terrorin serb, kishte edhe shume te tjere, po cka ndodhte ne te vertete me te tjeret kur vetem shpreheshin kunder Serbise, dhune e hatashme kunder tyre dhe perjashtim nga puna, shkolla dhe deri edhe te vrasja.

Keshtu qe te gjitheve iu mbyll goja perveq Ibrahim Rugoves.

Ketu parashtrohet pyetja tjeter nga e morri Ibrahim Rugova te gjithe ate trimeri dhe te flas hapur kunder interesave serbe e asgje nuk i ndodhte atij prej aparaturave serbe ne Kosove, e nese dikush tjeter vepronte njejte si Rugova iu mbyllte goja me kerbaq jo vetem atij por edhe te gjithe anetareve te familjes.


Pasi qe u be Idol i Shqiptareve te Kosoves u zgjodh me shumicen e votave kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves me 1988 dhe ne vitin 1989 u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK), partise se pare politike ne Kosove qe e sfidoi drejtperdrejt regjimin komunist ne fuqi.

Nuk dua ketu te shkruaj ne favor te ndonje partie politike ne Kosove, por qellimi i ketij shkrimi eshte si u be qe Ibrahim Rugova te behet lider shpirteror i shqiptareve te Kosoves.

Ngritja e figures se Rugoves u be ne vitet e 80-ta dhe ai fitoje simpatine e shqiptareve me intervistat e dhena gazetave te njohura franceze " LE MONDE" dhe "La Parisienne", ato intervista i transmetonte TVSH dhe Radio Tirana qe degjoheshin ne viset shqiptare te Jugosllavise.

Pasi qe Ibrahim Rugova u be lider shpirteror i shqiptareve filluan edhe te tjeret te flasin por nuk qonte peshe fjala e tyre sa e Rugoves sepse Rugova ishte i pari qe doli haptas ne opinion kunder Serbise.

Shtrohet pyetja: mos valle ishte i rekrutuar nga sherbimet e fshehta franceze apo ato amerikane qe askush fare nuk e pengonte.

Per ta kuptuar me mire kete duhet analizuar thelle sepse me daljen ne skene te Rugoves vetem sa kishte filluar dobesimi i ish fedarates jugosllave dhe u rrezua komunizmi ne Europe se bashku me Paktin e Varshaves.

Shteti jugosllav ishte faktor jo vetem ne Europe por edhe ne bote, i bente konkurrence Frances dhe SHBA-se ne shitjet e armeve lindjes se mesme (sic e dini ne Bosnje ishte industria e armeve te renda) .

Nga ana tjeter, UDBA dhe CIA kane pas marredhenie te mira ne mes veti dhe shume persona nga UDBA kane qene per trajnim ne Amerike, ashtu sic ishte edhe vete Sllobodan Millosheviqi ( ne opinion dihet se Millosheviqi ishte ne Amerike per trajnim bankar, ishte drejtor i BeoBankes ne Beograd dhe pas kthimit nga Amerika rrezoj Ivan Stanboliqin nga kreu i komunisteve te Serbise).

A do te thote kjo qe CIA e morri ne kontroll UDBA-n dhe filloj plan projektin e shkaterrimit te Jugosllavise pikerisht me Kosoven.

nga Arben Dervina

Kosova ishte plage e Jugosllavise, pjese e okupuar e Shqiperise, dhe qe nga 1912 Kosova ka bere rezistence okupatorit serb.

Edhe Romaket e krahasonin Dardanine me koken e Kulqedrese, ia prenin koken dhe i delte prape dhe romaket ashtu si turqit dhe serbet nuk arriten kurre ta kontrollonin territorin e Dardanise.

Ketu ka qene pika e dobet e shtetit Jugosllav dhe CIA e perdori me mjaft dinakeri Kosoven duke e ngrit nacionalizmin serb fale shqiptareve dhe atij nacionalizmi ia nderruan kahjen nga Kosova e drejtuan ne Slloveni, Kroaci, Bosnje, Kosove dhe Maqedoni duke e asgjesuar shtetin e krijuar fale ndikimit rus.

Ketu dua ta perfundoje duke konkluduar se figura dhe veprimet e Ibrahim Rugoves ishin misterioze, shume gjera edhe kesaj dite ne Ballkan veshtire se kuptohen jane mjaft misterioze.

Sot, te gjithe ne Ballkan bashkerisht shpresojne per nje jete me te mire.

Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS at 10:01 MD
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 21 2010, 12:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përkujtohet 4 vjetori i vdekjes së Rugovës

Shekulli Online/Europa e Lire | 21/01/2010

Katër vjet pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës është optimiste se tani janë parakushtet për një konsolidim dhe rikthim të saj, si partia e parë në Kosovë. Të paktën kështu konsiderojnë përfaqësuesit e LDK-së, që thonë se humbja e liderit dhe ndarja e partisë në Kuvendin e fundit zgjedhor, ishin goditje të njëpasnjëshme, nga të cilat LDK ende po vuan.


Zgjedhjet e fundit lokale, përkatësisht fitorja në kryeqytet i bën përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës të besojnë se katër vjet pas vdekjes së themeluesit të saj, presidentit Ibrahim Rugova, LDK-ja është në rrugë të mbarë për t'u rikthyer si partia e parë në vend.

Vdekja e kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, dhe ndarja në dy parti: në LDK dhe LDD (Lidhja Demokratike e Dardanisë) në Kuvendin e fundit zgjedhor, konsiderohen si dy goditjet e rënda që i mori partia, pasojat e të cilave ende po i vuan.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, rikthimin e LDK-së e sheh edhe në zbatimin e reformave të brendshme të partisë.

"Natyrisht që implementimi i politikave reformuese në LDK është një proces që ka zgjatur dhe i cili detyrimisht do të zbatohet, sepse është një rrugë me një drejtim. Nuk ka kthim mbrapa".

"Natyrisht që presidenti Rugova po i mungon në veçanti politikës shqiptare në Kosovë, shtetit të Kosovës. Por, kështu jeta e ka përcaktuar dhe me një analizë të rezultateve të fundit dhe me politika të qarta rekomanduese, LDK-ja, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, natyrshëm do të kthehet si parti e parë në vend", thotë Haziri.

Politikani që iu rikthye LDK-së pas vdekjes së presidentit Rugova, Bujar Bukoshi, beson se fryma rugoviane e partisë është gjallë, por, siç thotë ai, kolosi i fjetur mund të ngrihet vetëm nëse strukturat udhëheqëse të partisë ndërmarrin veprime konkrete.

LDK-ja aktualisht po përgatitet për zgjedhjet e brendshme, që priten të mbahen në këtë vit. Bukoshi thotë se partitë e mëdha e kanë të vështirë dhe të ngadalshëm rikthimin.

"Tani, pas zgjedhjeve lokale, sikur prapë ne u përkujtuam se ajo fryma e LDK-së nuk ka vdekur. Unë kam thënë edhe më herët se LDK-ja është një kolos i fjetur, për të cilin tani duhen veprime të caktuara, që një parti popullore e këtij vendi, që me veprime përkatëse, me hapjen e saj, me prurjen e njerëzve të rinj aty, me një mençuri, të vazhdojë dhe të konsolidohet".

"Partitë e mëdha nuk është lehtë, nuk shkon sikur me shkop magjik, që brenda natës, apo brenda një sezoni elektoral të rikthehet e gjithë ajo, por mendoj se jemi në rrugë të mirë, me predispozitat e duhura që kjo parti të konsolidohet", shprehet Bukoshi.

Edhe në zgjedhjet e fundit lokale, sikurse në ato të vitit 2007, LDK-ja u rendit për herë të dytë, në 20 vjetët e ekzistencës së saj, si partia e dytë në vend, duke ia lënë vendin e parë, që e kishte mbajtur për vite të tëra, Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, shpresat për rikthim te zyrtarët e LDK-së i rriti fitorja që në raundin e parë e kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Isa Mustafa. Tashmë, Prishtina, sipas fjalëve të Hazirit, është shndërruar në një model se si duhet vepruar.

"Shembulli i mirë është Prishtina në rajon, ku LDK-ja në raport me rivalin e saj, PDK-në, udhëheq me 41 për qind. Dallim historik, dallim që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë, dallim që është tregues i qartë; nëse vendosen profilet politike të qëlluara e që kanë besim, profesionalizëm e seriozitet në punë, LDK-ja e mbërrin rezultatin e vet", thotë Haziri.

Partinë Demokratike të Kosovës e quajnë rival kryesor, por vazhdojnë të qeverisin bashkë. Në analizat për zgjedhjet e fundit lokale thuhej se ka qenë fjalori i ashpër i disa zyrtarëve të LDK-së kundër partnerit të koalicionit, ai që i garantoi fitoren LDK-së në Prishtinë dhe në komuna të tjera.

Lutfi Haziri thotë se LDK-në me PDK-në e afron vetëm interesi i shtetit.

Por, ka zëra brenda vetë LDK-së që e duan prishjen e koalicionit. Bujar Bukoshi mendon se ky koalicion nuk i bën mirë as vendit e as vetë partisë.

"Koalicioni PDK-LDK nuk ka qenë një koalicion i balancuar dhe mendoj se ky koalicion duhet të rikonsiderohet, sepse ka qenë një disbalanc. LDK, edhe pse ka qenë partner, është partner akoma, është hetuar qartas se kemi të bëjmë me një trajtim të partnerit si raporti me nënën dhe njerkën, d.m.th. nuk ka qenë e balancuar. Kjo nuk është e mirë për vendin", thotë Bukoshi.

Përplasjet mes partnerëve të koalicionit janë ndjerë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, ku LDK-ja dhe PDK-ja kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza. Kulmi është arritur mes natës së 19 dhe 20 nëntorit, kur PDK-ja paralajmëroi prishjen e koalicionit.

Koalicioni vazhdoi jetën, por ende po debatohet për, siç thuhet, rifreskimin e qeverisë, që nënkupton ndërrimin e disa ministrave.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
LUPEN
Sun Apr 17 2016, 05:02pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2787 sec, 0.0898 of that for queries. DB queries: 36. Memory Usage: 2,566kB