Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: VLLAZNIA JONE
 
<< Previous thread | Next thread >>
PROCEDIM PENAL NDAJ SKANDALIT NE STADIUMIN KOMBETAR
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
belgium
Mon Jan 25 2010, 01:31pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Prokuroria e Tiranës vendosi dje të regjistrojë procedim penal duke filluar kështu zyrtarisht hetimet për ndërprerjen e energjisë elektrike në stadiumin “Qemal Stafa”, gjatë ndeshjes Real Madrid-Gramozi. Burime zyrtare të Prokurorisë, thanë se mesditën e djeshme, në këtë institucion ka mbërritur dosja e referuar nga Policia e Tiranës, në lidhje me ngjarjen. Policia filloi hetimet menjëherë pas incidentit mbrëmjen e 20 janarit, duke marrë në pyetje rreth 36 persona si dhe duke këqyrur vendin e ngjarjes. Hetimet e policisë vazhduan deri ditën e djeshme kur Drejtoria e Policisë së Tiranës vendosi të referojë në prokurori dosjen me materialet dhe dëshmitë e mbledhura. Sipas burimeve zyrtare nga prokuroria, dosja penale është referuar në regjistrin penal me akuzën “shpërdorim detyre”. Menjëherë pasi është depozituar në sekretarinë e organit të akuzës, sipas procedurës së zakonshme, dosja i ka kaluar Prokurorit të rrethit i cili pasi ka shqyrtuar materialet ka vendosur të urdhërojë regjistrimin e procedimit penal. Sipas burimeve të Prokurorisë, vendimi për të regjistruar zyrtarisht hetimin penal për incidentin në stadiumin “Qemal Stafa” ka ardhur pasi drejtuesit e organit të akuzës konstatuan se në dosje ka elementë të veprës penale. Të njëjtat burime thanë se dosja do t’i kalojë zëvendës prokurorit të linjës mëngjesin e ditës së sotme, i cili më pas do të zgjedhë grupin e hetimit të çështjes. Në fazën aktuale ku ndodhet hetimi, sipas prokurorisë, dosja penale nuk përmban emra konkretë personash që mund të përballen me hetimin. Megjithatë në fashikull janë përfshirë rreth 36 persona, shumica e të cilëve janë thirrur dhe janë marrë në pyetje në Policinë e Tiranës gjatë hetimit paraprak. Një pjesë e këtyre punonjësve i përkasin administratës së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” ndërsa pjesa tjetër janë dëshmitarë, që kanë dijeni mbi rrethanat e hetimit si dhe punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, OSSH. Prokuroria tha se në dosjen e mbërritur dje në këtë institucion, policia ka përfshirë edhe një raport mbi vendin e ngjarjes, hartuar nga ekspertët gjatë këqyrjes së transformatorit të stadiumit “Qemal Stafa”. Sipas këtij procesverbali, transformatori ishte djegur si pasojë e një qarku elektrik, shkaku i të cilit ende nuk është sqaruar plotësisht. Referimi i dosjes penale dje në prokurori është bërë pikërisht për shkak se organi i akuzës, sipas ligjit, mund të autorizojë një grup ekspertësh të fushës, për të përcaktuar shkakun e defektit nëse qarku ka ndodhur si pasojë e mbingarkesës, apo faktorëve të jashtëm.

PERSONALISHT E KONSIDEROJ SI NJE SABOTIM.

[ Edited Mon Jan 25 2010, 01:35pm ]
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2133 sec, 0.0994 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,470kB