Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Agron Tufa |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | "Agron Tufa merr “Çmimin e madh të letërsisë” 02/02/2010 Në një ceremoni çmimesh u vlerësuan autorë, vepra dhe personalitete që kanë kontribuar gjatë vitit 2009 në letërsinë shqiptare. Juria theksoi se ka shqyrtuar 1000 prurje letrare dhe e ka pasur të vështirë vendimin. Ardian Vehbiu, Floresha Dado, Afrim Koçi, Romeo Çollaku, Ben Blushi, Eir Plasari, Edmond Tupe, Virgjil Muçi si dhe vepra e poetit Vilson Blloshmi, janë emrat e fituesve Në sallën e katit të dytë të Ministrisë së Kulturës, mes ca njerëzve të letrave që kishin vendosur të ishin të pranishëm dhe me ca elementë regjisorialë shtuar takimit, u ndanë dje trofetë e çmimeve kombëtare të letërsisë. U vlerësuan autorë, vepra dhe personalitete që kanë kontribuar gjatë vitit 2009 në letërsinë shqiptare. Në emër të jurisë (Bardhyl Londo, Parid Teferiçi, Agron Gjekmarkaj, Mirela Kumbaro), kryetari Mark Marku foli me nota optimizmi për zhvillimet letrare. Ndonëse deri në momentin e fundit ishte zgjedhur të mos bëheshin të ditur autorët apo veprat konkurruese, Marku u shpreh se kanë marrë në shqyrtim 1000 vepra letrare të gjinive të ndryshme. Përtej shifrave, për sa u përket vlerave të sjella, Marku u shpreh se juria e ka pasur të vështirë të marrë vendime. Në disa raste ka përdorur edhe kriterin përjashtues për autorë që gjatë viteve të këtij çmimi kanë marrë vlerësime të rëndësishme. Si shembuj solli dy librat e fundit të shkrimtarit Ismail Kadare, “E penguara” dhe “Aksidenti”, si dhe “Bolero në vilën e pleqve” të Fatos Kongolit. “Këto çmime synojnë të vlerësojnë dukuritë letrare që dalin përtej të zakonshmes dhe sjellin vlera të reja. Konkurrimi ka qenë i fortë, sidomos në gjininë e romanit”, është shprehur në fjalën e tij Marku. Përkthimi është vlerësuar në avangardë me gjinitë e tjera, ndërsa pas dy vjetësh shkëputje për mungesë të vlerave, këtë radhë është ndarë edhe çmimi për letërsinë për fëmijë. Ardian Vehbiu, Floresha Dado, Afrim Koçi, Romeo Çollaku, Ben Blushi, Eir Plasari, Edmond Tupe, Virgjil Muçi, si dhe vepra e poetit Vilson Blloshmi janë emrat e disa nga fituesve. Çmimi i madh, që siç u theksua jepet vetëm në raste kur vërehet një nivel i lartë artistik dhe estetik, shkoi për Agron Tufën, me librin “Thembra e Akilit”. Një pjesë e tyre nuk kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni, ndërsa të tjerët, nën shoqërimin e vazhdueshëm të zileve të celularëve (dikush e la të dëgjohej mirë Kryeministri Berisha me “this is a miracle of freedom), kanë thënë vetëm pak fjalë para mikrofonit, kryesisht falënderime për jurinë. Ndërsa në rastin e shkrimtarit Ben Blushi, i vlerësuar me çmimin “Petro Marko” për romanin “Otello, Arapi i Vlorës”, të cilin ia akordoi zv\ministri Nikoll Lesi, nuk mungoi as ndonjë shaka me ngjyrim politik. Në përfundim, për të karakterizuar prodhimin letrar të një viti, Mark Marku theksoi se “prodhimi letrar tregon se letërsia po shkëputet nga skematizmi realist e po hyn në një fazë postmoderne”. Në përfundim të ceremonisë, ku një pjesë e mirë kanë nxituar të largohen, Agron Tufa si fitues i çmimit të madh gjen kohë të thotë dy fjalë për krijimtarinë e tij dhe për procesin letrar të ditëve të sotme. Juria ju ka vlerësuar për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes. Si ju bën të ndjeheni ky motivacion? Sigurisht që ndjehem shumë mirë. Unë jam autor me 12 libra (prozë, poezi, ese) dhe më në fund ndjehem i shpërblyer për atë lloj kontributi, përpjekjeje dhe dashurie në radhë të parë, tek e cila ndodh ndonjëherë të kthehen sytë. Ndiej natyrisht edhe një përgjegjësi të madhe dhe ngjalljen e besimit më të fortë te vlerat e vërteta të letërsisë shqiptare. Ky vit u cilësua si optimist për sa u përket prurjeve letrare... Unë kam shkruar vazhdimisht se letërsia shqiptare është drejt një bumi të madh me formacion të gjerë në të gjitha zhanret, me emra krejt të rinj dhe do të doja të përqendrohej më tepër vëmendja te shkrimtarë të rinj, të cilët evidentohen shumë pak. Ata çajnë me vështirësi në treg edhe për çalim të shërbimeve të shtëpive botuese për sa i përket shpërndarjes dhe qarkullimit të librit. Në këtë mënyrë krijohet një ide e gabuar se nuk ndodh asgjë në letërsinë shqipe. Gjithmonë më kanë pyetur se përse nuk ka maja në letërsinë shqipe të pas viteve ‘90? Unë gjithmonë u përgjigjem po njëlloj: Ka maja, por nuk ka alpinistë dhe letërsia shqipe do ta dëshmojë këtë. Ndoshta është herët për të dhënë një mendim të specializuar mbi formacionet stilistike dhe letrare që ndodhin në bashkëkohësinë tonë, por herët a vonë kjo do të ndodhë dhe vlerat do të konfirmohen siç edhe unë nxora në pah gjatë shpalljes së çmimeve që dha juria. Duke qenë në qendër të proceseve letrare të pas viteve ‘90-të e kam prekur nga afër dhe e njoh shumë mirë këtë peizazh letrar dhe nuk është aspak më i varfër apo më i vakët se çdo lloj letërsie nacionale që zhvillohet sot në Europë. Besoj se për këtë duhet pasur respekt dhe jo paragjykime, por duhet të ulesh dhe t’i lexosh. Prandaj, duke filluar nga unë, le të marrë lexuesi librat e mi dhe t’i lexojë, pastaj le të krijojë mendimin. A do të ketë të tjera vepra nga ju përgjatë vitit 2010? Unë gjithmonë kam në proces disa libra paralel të zhanreve të ndryshme. Kam dy romane që vijnë në kohë të ndryshme, sipas fazës së pjekjes së tyre, kam në dorë një vëllim me tregime e novela, si edhe disa vepra janë të përfunduara në dorëshkrime, por të pabotuara. Unë shfaqem me tre libra të rëndësishëm: dy romane dhe një vëllim me proza të shkurtra dhe nuk mund ta teproj duke publikuar shumë libra njëherazi. Unë kam shumë pak kohë në dispozicion të krijimtarisë, sepse merrem edhe me mësimdhënie e familja zë një kohë të rëndësishme ©2009 Gzeta SHQIP trokit ketu Shkrimtarët socrealistë ose Kompleksi i Kopilit February 1, 2010 by Agron Tufa Shkrimtarët socrealistë me mendësi të pashqitshme komuniste, me vijimësi në faqen tjetër të sotme, që mbas vitit 1990 e këtej, nga mëyra si sillen, si manovrojnë, si solidarizohen, si përpiqen të përzihen në të gjitha punët – të hyjnë, si i thonë, – “ku leh qen e ku del tym, ku ia bën daullja “bym””, – ata të gjithë i dallon një kompleks i dallueshëm në parehatinë e tyre, kompleks që duhet emërtuar. Gjykuar nga ankthi, nxitimi dhe nami i punëve që bëjnë, ata kam përshtypjen se tradhëtojnë pavetëdijshëm kompleksin centripetal të të përzënit nga Parajsa. Por çfarë është ky Kompleks dhe çfarë është Parajsa? Meqenëse kompleksi nga i cili vuajnë shkrimtarët tanë socrealistë ësht prodhim vendas, pvarësisht gjenezës dhe shartimit të tyre, e gjej me vend ta pagëzoj atë me një emër po vendas, – Kompleksi i Kopilit, – që mendoj se u shkon fort përshtat. Përse Kompleksi i Kopilit? Gjithmonë gjykuar pas bëmave të tyre, d.m.th., veprës, unë mendoj se ky pagëzim shpreh thelbin dialektik të pulsimit të tyre, andaj le ta këqyrim më imtësisht përkimin dhe analogjinë semantike që u përshtatet me patronimin e ri – Kompleksi i Kopilit. Më së pari do të na duhet të analizojmë semantikën e dy fjalëve që përbëjnë togfjalëshin emërtues. Çfarë do të thotë Kompleks? Për të qenë të panshëm, pa i hyrë shfletimit të doracakëve specialë, po zgjedhim shpjegimin e paanshëm të “Fjalorit të shqipes së sotme” (Toena, Tiranë 2002, fq 595-596), ku sqarohet, se Kompleks,-i ka këtë kuptim: “1. Tërësia e elementeve përbërëse të diçkaje, që lidhen ngushtë e plotësojnë njëri-tjetrin; tërësi veprash, dukurish etj., të gërshetuara mirë”. Ju e keni parasysh vetë, edhe me aq sa njihni, se tërësia e veprave të shkruara nga shkrimtarët socrealistë, përbën dukurinë e importuar, si mish i huaj në sistemin letrar të shqipes, që e njohim me termin socrealizëm. Dimë gjithashtu, se në krijimtarinë letrare të tyre ata kanë përplotësuar njëri-tjetrin, dhe se të gjitha romanet, dramat, tregimet e novelat, poezitë, poemat dhe studimet kritike të tyre kanë patur si bazë logjike, emocionale e filozofike “pasqyrimin e realitetit me vërtetësi objektive” (nënkupto: shndërrimet revolucionare të vendit dhe shoqërisë nën udhëheqjen e Partisë dhe shokut Enver); “kultin e heroit pozitiv (apo skemën që përmend Trebeshina: një i mirë, një i keq, një që ndreqet”). Ky hero pozitiv, i brumosur me idealet e larta të Partisë, shokut Enver dhe klasikëve të marksizëm-leninizmit, propozohej si shembull frymëzimi për fshatarësinë kooperativiste, klasën punëtore dhe inteligjencien krijuese (a thua se ka inteligjencë jokrijuese!). Përgjithësisht, heroi pozitiv ishte një bocet i njeriut të ri, një mutant gjenetik, gjysëm-njeri, gjysëm-makinë, një lloj roboti a là terminator, që kryente akte vetëmohimi me një krah, a me një këmbë, apo burrni të padëgjuara: mbytej përroskave për të mbërritur tek nxënësit, pritej në mes nga traseja, digjej në flakët e pyllit etj. Muza e përhershme dhe e pashtershme e tyre, dihet që ishte Nëna Parti, duke rënë kolektivisht në kompleksin edipal, por ama, me platonizëm e pathos siperan. Si në krijimtarinë letrare, ashtu edhe në atë studimore-kritike, socrealistët ishin mendje dhe zemra të gërshetuara mirë. Në veprat e tyre shkencore, e vetmja bibliografi dhe të vetmet referenca ishin veprat dhe fjalimet e shkokut Enver, Mehmet, Ramiz, apo të klasikëve të marksizëm-leninizmit. Tani do të na duhet të shpjegojmë pse ky kompleks, është i Kopilit. Edhe njëherë, për të qenë të paanshëm, i drejtohemi Fjalorit të shqipes së sotme”. Ja se çfarë shkruhet në faqen 602 të Fjalorit: “Kopil,-i 1. Fëmijë mashkull (apo femër: kopile), i lindur jashtë martese; shërbëtor. 2. Njeri i zgjuar e dinak, shejtan. 3. Filiz i ri që nxjerr bima në rrënjë, i cili nuk prodhon”. Gjithnjë në akord me prodhimtarinë e lartë semantike që kanë tre shkallët kuptimore të përdorimit të kësaj fjale, kemi një përputhje të habitshme kuptimore me thelbin e socrealistëve. Sepse, menjëmend shkrimtarët e realizmit socialist ishin “fëmijë të lindur jashtë martese”, gjykuar nga prejardhja gjenetike e letërsisë shqipe, pasi vetë sistemi politiko-ideologjik i diktaturës që i ngjizi, erdhi si import sovjetik dhe e “prishi qumështin” amtar, me të cilin qe mëkuar letërsia shqipe, sikundërse e bastardoi gjakun e rrembave të Fishtës, Koliqit, Kutelit apo Lasgushit, duke botuar qindra romane-sozi, imitime të llahtarshme skemash nga letërsia më e keqe e socrealizmit sovjet. Pra, njëherësh, socrealistët tanë përdhosën edhe “lisin e qumshtit” edhe “lisin e gjakut”, duke rënë paraprakisht në një kompleks tjetër bashkëshoqërues – kompleksin edipal të atvrasjes. Sepse ajo që bënë socrealistët me Nënën e tyre, Partinë, ishte akt edipal atvrasjeje (pushkatimet, burgimet, nxjerrjen jashtë qarkullimit, ndalimet, internimet e shkrimtarëve dhe intelektualëve që kishin qenë krenaria e letërsisë dhe mendimit shqiptar). Por e gjitha kjo, që sapo thamë, bën pjesë në shkallën e parë të përdorimit të fjalës “kopil”, në fjalor, ku thuhet: “shërbetor”. A gjenden, në këtë drejtim, shërbetorë më të zellshëm se socrealistët tanë? Duke shqyrtuar përkufizimin e shkallës së dytë kuptimore, shkrimtarët socrealistë njëmend përputhen me thelbin karakterizues (“të zgjuar, dinakë, shejtanë”), ç‘ka do të thotë: “zgjuarësi djalli”. Mjafton të mësosh se çfarë “vëllezërish kainë” kanë qenë për njeri-tjetrin, se si e kryqëzonin njëri-tjetrin nëpër pleniumet e Lidhjes së Shkrimtarëve, se si u dilnin njëri-tjetrit dëshmitarë në gjyqe, duke qenë pjesëmarrës aktivë të “meshave të zeza”. Por edhe vepra e tyre “edukuese”, të propaganduara dhe e shtrënguara të mësoheshin me detyrim, përmendësh, me konspekte e referate, shpërndau gjithë rezatimin e dëmshëm toksik nëpër gjenaratat e reja të njeriut të ri; helmi i dijeve, ndjeshmërisë dhe moralit të tyre ka depërtuar në çdo qelizë të ish-shkollarëve, të cilët edhe sot, tash burra të mëdhenj, nuk kanë mundur dot ta shpëlajnë zhulin e truve. Madje ka një varësi prej këtij helmi, pa të cilin ata nuk mund të rrojnë as sot, përndryshe nuk ka si shpjegohet, që edhe tani, fantazmat e kësaj droge djallëzore, – veprat letrare, – i gjen zyrtarisht të miratuara nëpër programet e teksteve të shkollave, gjimnazeve, universiteteve etj. Çfarë na thonë këto vepra socrealistësh sot? Asgjë, përveç nostalgjisë dhe varësisë nga zhuli antisanitar, të cilin, autorët e programeve të teksteve mendojnë se duhet ta shpërndajnë edhe tek “generation pepsi-kola”. Së fundmi shqyrtojmë ngjashmërinë e socrealistëve edhe me semantikën e shkallës së tretë kuptimore të fjalës “kopil” në Fjalor: “Filiz i ri që nxjerr bima në rrënjë, i cili nuk prodhon”. Shkrimtarët tanë socrealistë qenë mish i huaj në trupin e shëndoshë, origjinal e organik të letërsisë shqipe që po hidhte shtat. Ndryshe, shpjeguar me analogjinë botanike, rrënjët e letërsisë shqipe të Fishtës, Koliqit, Kutelit apo Lasgushit kishin formësuar tuberozën e nëndheshme, me lëngun dhe sharmin e supersticionit plazmik atdhetar. Shkrimtarët socrealistë të Partisë qënë filiza bastarde, parazite, që iu qepën këtyre rrënjëve për t’ia mpirë, tharë e shterruar rezervat jetësore, gjersa e denatyruan, e tëhuajësuan dhe e thanë përgjatë pesëdhjetë viteve. E tëhuajësuan si gjuhë në mjete dhe mundësi shprehëse, nëpërmjet varfërimit dhe standartit ushtarak, e varfëruan si ndjeshmëri, duke i injektuar përjetime dhe emocione psykopatike, e varfëruan si stil, duke ia mërzitur, kancerizuar e diabetizuar gjakun me pathosin e lumturisë trularaskë, realizmit të sheqertë dhe me estetikën e djersës së arave e kantiereve; së mbrami, e përçudnuan si arsye, nëpërmjet papagallizmave të vigjilencës, shfaqeve të huaja, parrullave anaormale të tipit: “Të luftojmë rehatinë personale!” etj. Veprat e shkrimtarëve tanë të realizmit socialist u shkruan nën atë lloj kujdesi, të cilin më së miri e shpreh metafora pedofile – “Dora e ngrohtë” e Partisë. Por kur Nëna e këtyre shkrimtarëve, ajo, të cilës i kishin kënduar me zemër të drithëruar e të përpëlitur, – kur Nëna ideale, e bukur e shpirtmadhe – Partia e përjetshme – ra, u lavirua e doli në rrugë, kur bashkë me Partinë, edhe shkrimtarëve të saj, Populli i përjetshëm ua bëri të qartë, që s’janë të një race me të, atëherë, për herë të parë, mbetën mes udhës dhe Kopilat e përjetshëm, me Nënën e tyre – “Lavirën e pwrjetshme, të denjë për respektin e tyre”. Respekt për shkallën e madhe të mashtrimit dhe të pabesisë? Ajo që ju bëri Nëna Kopilave ata e përjetuan si padrejtësi: Ajo u kishte dhuruar këtyre shkrimtarëve një kopsht përrallor, një parajsë të kuqe, e cila të përflakej nga afshi i dashurisë dhe besnikërisë ndaj Saj. Sepse padrejtësia për ta ka të bëjë me faktin, se dikur, Partia, i pati ngritur, ua pati ngulur e rrasur mirë ndër tru idenë e Misionarizmit, u pati dhuruar një popull që t’i lexojë ata me zor, me gjithëfarë formash detyrimi. Socrealistët s’ia falin dot Zotit, Historisë, Vetes, që u gjendën ashtu, befas, në konkurencë. Dhe si pra, kjo Nënë e pabesë e mizore i paskësh gënjyer? Pse s’u paska thënë, se Ata, Shkrimtarët socrealistë, janë krejt ndryshe nga këta të tjerët? Dhe ku paskëshin qenë këta të tjerë? Si nuk e paskëshim ditur t’ua shtypnim kokën që më parë? Në këtë moment shkrimtarët shqiptarë të Partisë e kuptuan që Nëna e tyre kishte qenë Kurvë dhe se, tash e tutje, çdocili prej tyre duhej të gjëllinte si bir [shhttt]. Ja pra, pse sot peisazhi i letërsisë shqipe të postkomunizmit është i mbushur cit me bij kurvash. S’është nevoja t’ju betohem: zini n’dore çdo libër të shkruar gjatë këtyre dhjetë vjetësh, poezi, prozë, kujtime, – dhe menjëherë do ta ndeshni të vërtetën e asaj që sapo thamë. Kush ka nerva le ta bëjë provë me cilindo nga shkrimtarët tipikë komunistë, me veprat fituese të çmimeve me rastin e “25, 35 apo 45 vjetorit të Çlirimit”, apo me serinë e romanit të zgjedhur (srz) dhe serinë e tregimit të zgjedhur (stz), – atë që përfaqëson në letërsinë socrealiste paradigmën “Dora e ngrohtë”, – skematizmin, vulgaritetin, stilin si procesverbalet e rojave të fushës së kooperativave bujqësore. Por, në përgjithësi, një diagramë e ngjashme, një regjistër i ngjashëm i përfshin të gjithë, me përjashtime tepër të rralla, edhe kur kanë patur kurajon të shkruajnë pas rënies së Nënës. Në përgjithësi shkrimtarët socrealistë e dëshmuan Kompleksin e Kopilit pas rënies së komunizmit: ata e braktisën qenien e mëparshme; u rreshtuan në gjirin e Nënës së Dyzuar me ngjyra kuq e blu: u bënë deputetë, diplomatë, biznesmenë, zyrtarë të lartë shtetërorë, drejtorë institutesh akademike, kryetarë shoqatash joqeveritare apo drejtorë fondacionesh të huaj. Të mbetur tashmë pa mision, edhe shkrimtaria iu zvordh. Sekti i shkrimtarëve socrealistë është, para së gjithash, Kategori e mënxyrshme, antiestetike, skizoneuroidale. Sikundërse vampirët e njohin sho-shokun, ata kanë momentin e shkurtër blic, qarkun elektrik apriori të njohjes (sikundër gjithë komunistët), një kod pothuaj mistik, mbas të cilit “komunikimi” është realizuar për t’u kthyer tashmë në solidaritet të pashkatërrueshëm e gjëmëzi. Politika e ndërbllokimit, e minimit, dezinformimit, reprezantimit të vlerave përjetësisht e banalisht të njëjta, vazhdon e pandryshueshme, me po atë ngulm djallëzor, gjithnjë për të mbajtur stabël përfytyrimin, se përveç këtyre kopilave, asgjë e re s’pipëtin në letërsinë shqipe. Jemi ndeshur gjithë këto vite me po këtë strategji. Gjërat bëhen gjithëpoaq pa zhurmë, gjithë e nën rrogoz, derisa pluhurat, plehu, truthartësia promovohen në mënyrë spektakolare jashtë, bëhen kriter vlerësues e përfaqësues për Shqipërinë. Kush arriti t’i bëjë këto gjëra? Dora e kujt? Si? Pse gjithëherë të njëjtat gracka? Pytje të tilla të nevrikosura e me indinjatë ia kam bërë vetes me dhjetëra herë, i kam dëgjuar të përsëriten dhjetëra herë nga miqtë e mi në Shqipëri dhe në Kosovë. Si duket rrjeti gjithëpërfshirës i sektit të kopilave nuk pyet për kufij shtetërorë. Bëhen konferenca, festivale poezie në botë, do të mblidhet gjithë hordhia e poetucëve e poeteceve me vjershat që nisin e mbarojnë nga psherëtima në psherëtimë, që fillojnë e mbarojnë nga gogësima në gogësimë, që sosin e s’mbarojnë nga mallkimi në mallkim etj. I gjithë ky zhgan na prezanton si kulturë kombëtare jashtë, nëpër antologji, festivale, etj. Nëse ka mbetur diç për t’u besuar në slloganin “tradhëti kombëtare”, prirem të besoj sall në këtë pikë: tradhëti kombëtare është ajo që i bëhet imazhit të Shqipërisë në identitetin e saj kulturor, tradhëti kulturore është ajo strategji që synon diskomunikimin e vlerave kulturore brendashqiptare, herë duke i bërë monopol vetëm të një kaste idiotësh, herë duke i likuiduar ato heshturazi e tinëzisht; tradhëti kombëtare e blasfemi e pafytyrë është të mbledhësh një grusht horrash e lapërdharësh e të përkthesh e botosh Fishtën në gjuhën e unifikueme për shkollat (mendoni kundërpërgjigjen hipotetike, – përkthimin e Naimit ose Lasgushit në gegnisht). Ky veprim nuk ka asgjë nga shakaja, porse është pjesë e një plani të detajuar seriozisht, që ndryshe do të thotë: përdhosje e tempullit; jo më pak tradhëti kombëtare është mbushja e auditoreve me pedagogë injorantë, vënia në krye dhe mbushja e institucioneve kulturore me nëpunës obskurantë, të cilëve u shkon për shtat shkretimi i vlerave, sipas parimit: – “ka diamante? O burra t’i rroposim në baltë!” Tradhëtia më kobzezë bëhet në fushat e dijes dhe kulturës. Më sak: Vetë-dijes. Në përvijimin e një ardhmërie të përçudshme ku të gjëllojnë vetëm horizonte kulturore të mbushura cit me kopila. Tradhëtia nuk ka brirë të duket. Ajo është pikërisht, djalli pa brirë Copyright © 2010 · All Rights Reserved · AGRON TUFA · Powered by 1and1 · Log in trokit ketu [ Edited Fri May 14 2010, 04:55pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zotni i nerum Profesor Agron Tufa te uroj perzemersisht e gzosh cmimin e madh te letersise per vitin 2009! Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Agron Tufa (1967) u lind ne Diber. Mbaroi per Gjuhe Letersi ne Universitetin e Tiranes, si dhe studioi ne Moske (Rusi). Eshte botues i revistes letrare ''Fjala'' dhe pedagog gjuhe-letersie ne Universitetin e Tiranes...![]() Po ja uroj edhe une- e gzofte cimimin e letersise | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Agron Tufa promovon "Thembra e Akcilit" tek Epoka ![]() Tiranë – Pedagogu dhe shkrimtari Agron Tufa do të promovojë sot në Universitetin Epoka, librin e tij Thembra e Akcilit, me të cilin fitoi çmimin e madh të letërsisë për vitin 2009. Në "Open Forum" të pasdites së sotme, në orën 17:00 në ambientet e “Universitetit Epoka”, Dr. Agron Tufa do të prezantojë librin e tij të fundit, njëkohësisht dhe fitues të çmimit të madh të Letërsisë për 2009, akorduar nga Ministria e Kulturës. Krahas librit, Tufa do të flasë edhe rreth letërsisë shqipe të pas viteve ’90. Agron Tufa është pedagog në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë-Letërsi dhe mban gradën Doktor. Krahas krijimtarisë në prozë dhe poezi, Tufa është studiues dhe hartues i një sërë librave rreth letërsisë shqipe dhe të huaj, disa prej të cilave janë pjesë e programave shkollore të ciklit të mesëm dhe të lartë. 2010-04-06 09:04 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Fri May 14 2010, 04:56pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | AntiRevolucionare ![]() Agron TUFA Vate prill' i ripërt'ritjes, / derdhet maji i mërzitjes: s'mbet njeri pa shprazun dokrra, / nuk mbet pemë pa lidhun kokrra/ - tejkalohet çdo sinor! Dyndet gjindja me kosor;/ veç kosorët janë fjalime/... kërcënime... përbetime... Gjejnë një shesh e bëjnë përshesh,/ rrugës, ligjit i bijnë ndesh, / çirren gojët vesh më vesh'/ nuk mjafton letër e laps, qysh asht kapë Shqypneja kaps! / Vaj ç'po heq gjuha amtare! / Shprazen fjalë e shprazen angrra, / shprazen mllefet në gabzher, / derdhet vreri nëpër çadra, / fryn urrejtja me rrebesh, / skuq e djeshmja mu në shesh. Politikë të raftë pika, / mos t'zëntë muzgu, mos t'kaptë dita, / të shkoftë jeta nëpër prita! / Mall me dalë me fmijë përdore, / mall me shku në nevojtore, / mall me dalë në shëtitore, / se, për besë, në çdo kthesë, / dynden taborre me shpesë / - kryqëzata krahinore:/ militantë pa mendt e kresë / mbushin sheshin me shatorre. Merr i marri prej të marrit / kush ma fort me i fry zjarrit, / kush ma shumë m'i ngja barbarit, / flakë me kallë themel-çati, / krejt Shqipninë me e përpi, /sall me pru nji Enver t'ri. Kush e kap me mendje ferrin? / Kush skëterrën rrok me tru? / Nuk ia del imagjinata! /Fantazia, gjithashtu... / sepse tmerri e zbeh tmerrin/ para një përfytyre, / sikur t'buni një sahat brenda ëndrrave të tyre! / Prej nga vjen ky xhind tërbimi? / Ky instinkt vetshkatërrimi? / Pa asgjë aspak njerëzore? Ku e kanë mllefet amën? / Ç'vrer e grin Edi Ramën?/ Përse turma i fryn zjarrit? / Kush ia hedh trutë e gomarit? / Ka firasun kryekreje çdo përmasë e sens kritik,/ "U shkrett bota përmbas meje!"/ - thotë gjykimi bolshevik./ Ç'paturpësi! Ç'blasfemë e ç'krim! / Zot, se ç'ndoht e turp i rëndë, / të dëgjosh qysh një dhëmbëkrimb,/ del e flet në emrin tënd! / Ah moj bota jonë shqiptare,/ peng llagëmesh, peng bimsash, / kafërdisesh në trishtore / me pinjoj komunistash! A do mundet të hedhë shtat / Trupi ynë tërësej i flashkët? / A do mundemi me u ngjitë/ gjer tek ëndrra e përbashkët?/ Si do ecim larg, kështu,/ kur stërkembëshin vë në shesh,/ kur i çirret goja gojës/ pa na prekë fjala në vesh?/ A do mbërrijmë që të kemi një Pallat të kristaltë,/ kur themelet e ngrehinës i fundosim thellë në baltë?/ Duam rregull, duam ligj,/ me vullnet konsensual/ - dyndet mjegull, që përligj/ veç oreksin kanibal. Duam shtetin të drejtohet shenjtërisht/ me kushtetutë/, - pushtojnë sheshin brutalisht/ me shantazhe veç tributë./ Pa arritur të zbatojmë asnjë ligj me pikë e presje,/ s'na mbajnë gjunjët, degradojmë/ të korritun në marrëveshje./ Pa ia dalë të pajtojmë dot/ teka, bindje dhe ofiq, qeverisemi njëherësh/ me marrëveshje dhe me ligj/; sepse ligji nuk ka pikë,/ pika ka mbas vetes presje,/ ndaj dhe ecim kuturu/ hem me ligj, hem me marrëveshje. Nesër s'dihet se çfarë ndodhë/: kthesë e butë a kthesë e fortë./ Por asht ngrehë kambëkryq në shesh/ një fantazmë që kërkon mort. /Çadrat hedhin valle vdekje:/ ngrihet/ulet shpejt tensioni,/ Djalli vetë po ban përpjekje/ n'epruvetë revolucioni./ Por dhe nëse vjen në krye plot pushtet Enver' i ri?/ Prapë do ngulen tjera çadra/ - ngjitë me Kryeministri -/ fill pasi të hiqen pune vende plot nja njëqindmijë./ Si do zgjidhet halli vallë? / Çfarë përgjigje keni ju? /Dy variantesh asht kjo prallë:/ çadra t'kuqe, çadra blu./ Jo, s'do ndodhë asgjë e rrallë/ prej ktij mllefi bolshevik./ Nuk ke rob idealist/ në piknikun politik./ Lafazanë nostalgjikë me shprehi t'pacensuruar,/ shkulin fytet si gjyrykë/ për një kohë të perënduar./ Zell i tyre nuk e prek kurrë mendimin e shëndetshëm,/ veç tradhëton përmallimin e xhelatëve të djeshëm./ Nuk do vdesë askush urie,/ s'bëhen birbot dot hero,/ por në pastë ndofarë dobie,/ do ta kenë me domosdo./ Nuk do dojë asnjë levend,/ sa të shkojë për flijim/ një Erion apo një Blend,/ sa të ngjallin një kushtrim!/ Mos kërkoni asgjë tjetër/ përveç bindjes krej manare.../ mall i ri, shtampë e vjetër/ - romantikë revolucionare! / Nuk arrinjnë ca fundërrina me i kallë asnjërit datën,/ tue kujtue se na trembin dhe njëherë me '97-ën/. Koordinat' e tyre ngec./ Bie në Kohë e Hapësirë./ Nuk është pos se dordolec, që të ndjell veç të pështirë.../ 2010-05-10 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Jamarbër Marko ose vetmia në katror Agron TUFA ![]() Më 4 shtator 2010 u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare poeti Jamarbër Marko, i biri i shkrimtarit të njohur Petro Marko. Vitet e fundit të jetës së tij, përpos sëmundjes, kanë qenë vitet e një izolimi të plotë shoqëror. Jo se më parë ai kishte qenë një artist, që ndiqte rrjedhën e zhvillimeve artistike, apo akoma më pak, rrjedhën e zhvillimeve social-politike. Jamarbëri i kishte kthyer shpinën prej kohësh çdo lloji të organizimit njerëzor nën diell. Thonë se pinte, se s'kishte pikë dëshire të takohej me miq, ish-bashkëvuajtës, apo të njohur të tjerë, përfshij këtu edhe kureshtarët, thjesht lexues e adhurues të poezive të tij. I druhej çdo forme të publikimit dhe të vëmendjes mbi të. Edhe ato dy vëllime poetike që botoi janë shkëputur thuajse me pahir, në sajë të këmbënguljes së miqve më të afërt që e donin dhe e çmonin, një ndër të cilët, që ka luajtur rolin kryesor në njohjen, ndonëse të ngushtë të poezisë së tij, ka qenë Fatos Lubonja - mik i rinisë dhe bashkëvuajtës me të në burgun e Spaçit. Jeta e Jamarbër Markos ka qenë, siç dihet një kalvar mundimesh, përpjekjesh për mbijetesë e dinjitet njerëzor. Nga viti 1975, që përkon me mbarimin e studimeve të tij në Fakultetit të Gazetarisë, Jamarbëri u arrestua dhe u dënua si një armik i rrezikshëm për mendimet që shfaqte kundër diktaturës së shtetit komunist. Diktatura nuk e kurseu, duke patur një arsye më shumë, që siç ndodhte rëndom, shlyente llogari të vjetra, duke u nisur nga i ati. Në këtë rast, shpagimi ndaj të atit, Petros, i rëndoi të birit. Një cinizëm klasik në mënyrën e të sjellurit, që e kemi parë me dhjetëra herë në dënimin e bijve të kundërshtarëve të hapur e të tërhequr. Vetë Petro Marko i kujton me dhimbje në librin me kujtime "Retë dhe gurët" endjet e tij me trasta në krah pas të birit, nëpër kamp-burgjet e ndryshme të Shqipërisë. Ndryshe nga shumë bashkëvuajtës të tjerë, të cilët pas rënies së komunizmit u promovuan, ndonjëherë dhe bujshëm si krijues dhe veprimtarë shoqërorë apo politikë, Jamarbër Marko qëndroi indiferent, i mbyllur me 'shtatë dryna' në vetminë e vet. Sigurisht, nuk vetëm Jamarbëri që zgjodhi mënjanimin dhe oshënarinë, por rasti i tij është i një refuzimi nga jeta shoqërore dhe nga angazhimet qytetare apo artistikë, të cilat me talentin dhe kulturën e tij mund t'i sillnin, ndoshta, edhe shoqërisë, edhe atij vetë një dobi të madhe. Rasti i Jamarbërit flet për një neveritje dhe alergji të thellë nga jeta e rrugëve, shesheve dhe auditorëve. Duke qenë një poet me një hiperndjeshmëri të veçantë ndaj intimitetit njerëzor, ai mbeti në rrethin e vet të ferrit, të një ferri të imponuar që në moshë të re. Jamarbër Marko është mbase viktima më e dhimbshme e represionit komunist, i cili nuk deshi kurrë ta shihnin si viktimë dhe nuk e luajti kurrë të viktimizuarin. Qëndresa më e madhe e tij ka qenë poezia, me të cilën ndërtoi një komunikim të pastruar nga të gjitha simptomat rënduese e egoiste: ai ishte një poet pa egon e sëmurë që i shoqëron rëndom artistët tanë. Faktin e thyerjes së tij, duket se ai e mbajti vetëdijshëm nën kontroll, dukë prodhuar art të një cilësie të rrallë, ngase shkrimi i poezive u shndërrua për të një mënyrë për të shëruar plagët traumatike. Shkarkimi dhe verbalizimi i imazheve të ferrit, duhet t'i ketë shërbyer jo pak Jamarbërit për t'ua hequr atyre vegimeve ithtësinë dhe energjinë negative. Për poetin shkrimi shërben si një qark vetëshërues. Kur lexon poezitë e tij të vijnë ndërmend emra poetësh të mëdhenj, të cilët i kanë rënë pashë më pashë përvojës së hadit diktatorial, si Primo Levi apo Paul Celani. Jamarbër Marko ngriti rreth vetes mure indiference, me mospraninë dhe heshtjen e tij. Ai i kaloi vitet e paskomunizmit në ambientin shtëpiak mes të ëmës, piktores Safo Marko, dhe motrës së tij të dhembshur, të cilat u kujdesën për të. Ishte kjo familja e shkrimtarit dhe njeriut të madh shqiptar, Petro Markos, trashëgimia e tij që la pas vdekjes, kjo familje artistësh me të cilën krenohemi ne, por si për të na rënduar gjithmonë në ndërgjegje, nuk arritëm ta ndihmonim në ditët më të vështira të saj. Para disa muajsh mediat tona dhanë sinjalin e rrezikut për këtë familje të nderuar, duke i bërë thirrje strukturave shtetërore për ta ndihmuar në gjendjen e varfërisë. Dihet se shteti është ai përbindëshi i pandjerë, balena Leviatan e Hobsit, e pandjeshme ndaj vështirësive njerëzore. Dhe në mosreagimin e vet, shteti ynë e tregoi veten kampionin e varfërisë. Në pikëpamje të vlerave njerëzore, sigurisht. Tani që Jamarbëri nuk është më, poezitë e tij janë i vetmi përfaqësim i sigurt për një kohë tjetër, që nuk matet me jetë njeriu. E kam të vështirë të flas me folje të kohës së shkuar, veçanërisht për poetët, e më përveçmas për Jamarbër Markon. Nuk hyj tek njerëzit që e kanë njohur personalisht. Nuk e kam patur këtë fat. Kam lexuar nga mesi i viteve nëntëdhjetë poezitë e tij, krejt të pangjashme me askënd tjetër. Poezi të krijuara nga gjaku i vetmisë dhe koncentrimi i dialogut me vetminë. Jamarbëri edhe sa ishte gjallë mbeti i ngulitur në vetminë e vet. Poezitë, besoj fort, se i ka shkruar si formë autoterapie për të mbijetuar mes fantazmave të tmerreve të diktaturës po aq sa edhe alergjisë nga përditshmëria jonë shkurajuese. Fati i tij si duket ia mveshi këtë botvështrim: poezitë e tij mund t'i përkufizoja, në përshtat me jetën e tij, ku vetmia është njeriu në katror. Nuk ka lakmuar as lavdi, as vend në poezinë shqipe. Prandaj dhe mbeti fare pak i njohur, sikundër edhe shkalla karakteristike e indiferencës së kritikës sonë letrare jofunksionale. Mbetet një autor jashtëreferencial, i papërsëritshëm në zërin e vet dhe i pakrahasueshëm. Nuk gjej ndonjë ngjashmëri as me poetët, me të cilët e përafronte fati, si fjala vjen, me Visar Zhitin. Kam patur përshtypjen se atij nuk i kishte mbetur gjë të mësonte tek letërsia, pasi përvoja dhe traumat e thyrjes e tejkalonin burim letraresk. Nuk gjej, vërtet, asnjë poet të ngjashëm në frymë me të. Jamarbëri i rrëshqet, në këtë rast, çdo lloj kuadratimi. Janë dy libra të Jamarbër Markos "Rastësisht me dashje" dhe "Pro Nobis", që vazhdojnë njëri-tjetrin, pa ndonjë impostim apo thyerje. Vargu i tij i lirë është më shumë një zgjedhje intuitive e intonacionit të zërit vetiak, se sa evolucion apo eksperiment libresk. Të dy librat përvijojnë një individualitet me relif të gdhendur poetik, por krejt atipik në poezinë që u shkrua pas nëntëdhjetës. Në vargun e lirë të tij, me rima të papritura spontane, duket se kemi një efekt të tillë risie, sikundër kanë patur në fund të viteve tridhjetë Migjeni dhe Gaspër Pali. Një ndjesi të tillë krahasimi më ngjall lloji i poezisë së Jamarbërit. Nëse mund të veçoja ndonjë tipar që bie demonstrativisht në sy në poezinë e Markos së ri, atëherë diferencën e bën drama e qetë meditative, puna e tendosur e mendimit, metafora asketike. E përsëris në formë tjetër: ai është një shpend krejt i pangjashëm në peizazhin e poezisë shqipe. Tek Markoja i ri, si njeri dhe poet, në një masë më të madhe se i ati (i cili, gjithsesi, na ka lënë një katedrale të dhimbjes dhe zhgënjimit epokal me librin e tij autobiografik "Intervistë me vetveten"), tek i biri gjen formën më të lartë të alergjisë: shpërfilljen. Ndryshe është puna me dialogun e tij të tendosur e të pandërprerë me fatin, individual, në radhë të parë. Ajo intimë që mbush poezitë e tij i ka rrënjët përtej natyrës socio-ideologjike. Nga diktatura ai doli në trajtën e plagëve: plagët e burgjeve thjesht janë, nuk është nevoja të bërtasin. Poezia e tij e kundronte botën, pa bërtitur, përmes këtyre plagëve. Prandaj Jamarbëri është para së gjithash një poet etik; i një etike që rrjedh nga estetika e plagëve. Edhe koncentrimi i tij është i qendërzuar tek vetvetja, sado që projeksioni i vetvetes mund të mbulojë gjithkënd të ngjashëm në fate dhe në ndjeshmëri. Më kanë mbetur në mendje vargjet - një fragment i një poezie të tij - dhe tashmë që autori i tyre, poeti Jamarbër Marko, nuk është më, këto vargje dolën menjëherë në sipërfaqe të kujtesës: ...Secili ëndërron të jetë cigarja e fundit në paketën e madhe Ku tymi mbulon gjithçka Lë pa prekur majën e mprehtë Atje ku jeton njeriu i vërtetë. Mendoj se maja e prushtë, ajo e vërteta, rron në poezitë e tij... tashmë që kjo "cigare" metaforike e jetës së tij ka mbushur me shtjella tymi pamjet mes tij dhe shëmbëlltyrave tokësore. Me fjalë të tjera, gjithkënd që e rrethoi dhe e bashkëshoqëroi. Maja e mprehtë është shuma e alter egos së tij, njeriu i vërtetë, ideali i jetës dhe i shkrimit të tij. Sepse humbja e tij, përtej pikëllimit të natyrshëm të familjes Marko, na ngulet edhe ne. Si thikë qortimi apo si thikë harrimi. Dhimbja të cilën Jamarbër Marko e mbajti vetëm për vete, tashmë është çliruar prej tij. Nuk është trupi i poetit që vdes: është trupi i brishtë i ADN-së sonë shpirtërore që flijohet shpërfillshëm përmes turpit, që e hamë përditë me sllogane. 2010-09-06 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Tufa fitoi çmimin ‘Rexhai Surroi’ ![]() Shkrimtari nga Shqipëria, Agron Tufa, është shpërblyer me çmimin letrar “Rexhai Surroi” me romanin e tij “Tenxherja”. Nga Alfred Beka më 23 dhjetor 2010 Për herë të tretë çmimin letrar “Rexhai Surroi” e merr një shkrimtar jashtë kufijve të Kosovës. Laureat i sivjetmë i këtij çmimi është shpallur shkrimtari nga Shqipëria, Agron Tufa, me romanin e tij “Tenxherja”. Në një ceremoni të organizuar në hotelin “Grand”, në Prishtinë, duke e shpallur fituesin për shpërblimin për letërsi, që mban emrin e diplomatit, publicistit, gazetarit e shkrimtarit Rexhai Surroi, të themeluar para tre vjetësh nga Grupi KOHA, Eqrem Basha, kryetar i jurisë, në përbërje të së cilës kanë qenë edhe Sabri Hamiti dhe Bardh Rugova, tha se juria ka vendosur që t’i ndajë çmimin letrar “Rexhai Surroi” 2010 shkrimtarit Agron Tufa për romanin “Tenxherja” të botuar nga shtëpia botuese Toena, me këtë arsyetim: “Agron Tufa, poet, prozator, pedagog e studiues i letërsisë, një nga autorët më produktiv dhe më të vlerësuar në dhjetëvjetëshin e fundit, në romanin ‘Tenxherja’ ka ndërtuar një rrëfim rrëqethës për fabrikimin e krimeve dhe fajeve politike në kurrizin e dërrmuar nga varfëria për fshatarët, në kohën e diktaturës më të egër komuniste që ka njohur ky krah i Evropës”. Ndërsa, duke folur për romanin e Tufës, Basha tha se “‘Tenxherja’, një erë e skamjes dhe burgut, relikt i ruajtur me fanatizëm për të mos u harruar kurrë etja dhe tortura, e marrë për të shpërblyer në barakat e kampeve të punës që nuk ndryshonin aq nga qelitë e errëta, shndërrohet në argument për të dënuar së koti djalin e një ish të dënuari dhe për të ushtruar mbi popull pushtetin e frikës dhe terrorit ideologjik”. Sipas Bashës, në vetëm 180 faqe prozë, Tufa ngre një sagë tronditëse familjare me personazhe të profiluar dhe diferencuar, me fate tragjike të jetuara dhe përjetuara rëndë në lëkurën e secilit prej tyre. Basha shtoi se juria është ndeshur me një ofertë nga më të begatat deri më sot, e cila, sipas tij, dëshmon se romani është bërë gjinia letrare më e lëvruar. Në anën tjetër, laureati i çmimit, Agron Tufa, e falënderoi jurinë për shtimin e besimit te letërsia që shkruan ai. Ai tha se kurrë nuk e ka përfytyruar Kosovën sipas propagandës nacional-komuniste të Enver Hoxhës. “Me Kosovën jam rritur nga pikëpamja letrare, duke lexuar autorët e Kosovës aq sa botoheshin, por ishte një letërsi që nuk mbaronte me leximin e parë në sipërfaqe por për ta mbajtur gjithmonë të lidhur me të dhe duke hedhë shtat së bashku me mjeshtrit e poezisë dhe prozës nga Kosova”, tha Tufa. Ai shtoi se romani “Tenxherja” është një roman të cilit ai nuk i ikte dot. “Zanafilla e tij ka qenë nga një ëndërr, e cila duke m’u shfaqur në disa vite që pas viteve tetëdhjetë dhe sidomos edhe në vende të tjera jashtë Shqipërisë. Për herë të fundit kjo ëndërr më viziton në Hotel Grand me datën 28 qershor të vitit 2009, kur isha në një seminar të punimeve albanologjike në Prishtinë,” tregoi Tufa për zanafillën e romanit të tij. Vitin e kaluar laureat i Çmimit për letërsi ka qenë shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili qe shpërblyer për romanin “Darka e gabuar”, ndërsa për herë të parë këtë shpërblim e mori shkrimtari nga Maqedonia, Kim Mehmeti, me romanin “Vitet e urithit”. Edhe çmimi tjetër për gazetari shkoi në të njëjtin vend ku kishte shkuar edhe vitin e kaluar. Ai iu dha gazetarit të ‘Kohës Ditore’ Besnik Krasniqi. Gjatë kësaj ceremonie u shfaq edhe një dokumentar për punën dhe veprimtarinë e gazetarit dhe shkrimtarit të ndjerë, Maksut Shehu. Po ashtu, u promovua edhe libri i Shehut, me titull “Qielli pa pëllumba”, i cili kishte mbetur në dorëshkrim nga i ndjeri, për të cilin foli publicisti Veton Surroi. Ky shkrim asht marre prej Gazeta Express Online ©2010 Gazeta Express Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kafsha apo fantazma? Âsht pjesa ime e kafshës që më mban njeri. Nuk rrojmë si hije këtij dheu ndonëse hije kthehemi. Herëdokur... Prej së tanës nuk vdes vetëm pjesa, ai substrat fluid që shumëzohet me spore n'eterin hakërryes të një kujtese përndjekëse. Kështu do t'i bartim në amëshim, në disqe fluturuese, fantazmat ngashënjyese të pengjeve. Djaloshi që ka nisë me u bâ engjull s'âsht pos mitra e një vorri të ardhshëm ajror me një ushtri fantazmash kryengritëse. Herët a vonë, ato do shpërthejnë, ato do mësyjnë me babëzinë dhe untinë për hajet e harlisuna tokësore. Mua më mban njeri pjesa ime e kafshës. I vetëm jam, me untinë e kafshës përbrenda, rrethuem prej erinive përndjekëse të moralit, që kërcënon. nganjëherë më aviten miqësisht. Hera-herë ia dal me e ngî kafshën. Po kafsha zgjohet prore me unti të re. Therëse. Pickuese. Kërkon të veproj. Ia zá frymën, gojën e çapëlyeme, shkep mish prej vetes - tan’ pemën e dijes e rrëzoj përtokë... Po kur mor Zot do të lodhet, gjer n’alivani, në ditët e saj të mbrame kafsha, e tok me të dhe unë? O, deri atëherë, gjallë kanë me ma ngranë zotin dyshimet... Po sikur të vdes dhe kafsha të jetojë - kush ka me e ngî kafshën e gjorë? Po sikur të vdesë kafsha, qysh atëherë kam me e ngî lukuninë me fantazma? Kur mendon kaq gjatë, pështillen të tana dhe gjallë s'e merr vesh: kush të mban. Njeri - kafsha a fantazma? [ Edited Sun Mar 05 2017, 03:07am ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Këngë pleqërishte Ç'melodi e fshehtë rrëshket nën lëkurë...! Vasha bëhet grua; djali bëhet burrë; Vala e shtyn valën saktësisht nën urë... Përreth bien rreshje, sikur mbajnë taktin E gjakut që plaket. Nuk ia kam më vaktin Flakës që djeg tok t’njomin me të thatin. Një nevojë a urdhër më shkund hera-herë, Të brof i tromaksur, mos troket në derë "Ajo", që të lë këmbë e duar prerë. Por... i kotë paniku. Veç ankthi që mbyt Valë-valë përhapet, shuket lëmsh në fyt; Prore veshcurrekë, duket, më gatit Mos kapem gafil, skiç, në befasi, Por të jem pupël, që pluskon n'ajri Pa iu rëndur kujt, pa më parë njeri. Ç'melodi e fshehtë rrëshket nën lëkurë... Gruaja bëhet plakë, plaku bëhet urë Mbi lumin që shterr. Nuk ka rrjedhur kurrë! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Lakore Format e dikurshme të trupit tënd që trete, kahu i kujtimeve që të rrëmben me vete, shpresa e fshehtë për një takim t'sërishëm me dikë, diku, n'askundin e marrëzishëm, ngashërima që plas hidhur në kujtesë të mençur për gjithçka ndodhi e ka me ndodhë prapë nesër - të gjitha, i vesh së jashtmi një farë lakoreje fati - nepërkë e akullt, ngjeshur rrys për shtati vigjëlon ajo, me gjuhë vibruese n'erë - trekëdësh petashuq, ngimë cit me vrer për sulm të pabesë, për kafshim fatal... Gjallë ti s'e pandeh. Gjallë ti nuk e ndal. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Këngë infantile Amshimi ha lastarë Për ty o gaztar Amshimi ha prapë Për ty o gazngratë Amshimi ha fruta Aguridhe të buta Amshimi ha triskuj Me vriguj pa vriguj Me bishta nervurë Për ty more burrë Amshimi ha gurë Amshimi ha fletë Për ju mori bletë Ai ha lëvore Për ju hijerore Amshimi ha shumë Për ty mor i lumë Amshimi ha shkronja Për ju mori zonja Amshimi ha shpesë Për ty mori mbesë Ai ha zanore Për ju o lotore Amshimi nuk nginjet Amshimi nuk thinjet Amshimit s’i merr as dhe një thërrime. Amshimi ha gjethet e veta prej dorës sime. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Baladë Baladat jane te gjata, te trishta Pothuajse mbarojne me nga nje varr nen bli: Do ta humbas per pak kohe vdekjen Serish per te vdekur mohuar nga ty. Asnje cep te botes ku vertitem si hije S’me le pa dhimbjen tende te lashte. Si shira te shkermoqur – tinguj sharkie Mbjellshin pa pra krymba ne rrashte. A heret as vone s’ka qene per varret Nderkoha e pengut qe tret nje vdektar. Vdekja eshte rroba jote qe kallet Qysh nuk mbarove se qeni gjalle? E zjarret terbohen, shkrumbohen nder vete E zogu i hirit rritet n’ajri. Universi fle ne sarkofagun e mallit Baladat mbarojne me nga nje varr nen bli. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Ars de esthetica Sekretesh vogëlane, djajsh çikërrimtarë, Larg turrmës me farisej babëzitës, E thur prikën tënde me margaritarë Me blojën e hollë të përditës. Që ditën që engjëjt braktise përfare Dhe humbe këtu, diell midis hithrash, Netët vezullore - varg me rruazare - Tingullin e shuajnë në fajanca ditësh. Plot me ingranazhe sahatesh të vegjël, Koha end paprâ një pëlhurë magjike. Ç'do vdesësh me mua, e imët si thnegël, E denjë për tablotë mikroskopike. U ndave nga engjëjt - hoje me mëditës, Të ngjërosh misterin, që në fund të vret. Andej del bloja e hollë e përditës... Po kush e mbrun me të veten e vet? ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Mrekullia e të mos bërit asgjë Mrekullia e të mos bërit asgjë është vazhdimi i pafajshëm i një gjumi ku projektohen një seri ëndrrash pendestare për çfarë bënë të tjerët – gjithësej – keqkuptime tragjike të një vargu të pasosur gjeneratash, që besuan, si në ag të historisë, se po e transformojnë këtëBotë të trashëguar nga Hyji në gjendje, kinse, të papërsosur... Ku ta dinë ata të gjorë, se me ndërhyrjen e vet, po shëmtojnë aktin unikal të Krijimit? Mrekullia e të mos bërit asgjë është paqja e pranimit me gjendjen e Zanafillës. Çdo krijim dytësor, çdo konkurrencë detajesh është fillimi i rrënimit, shëmtimit dhe shthurjes së një Origjinali të parëkrijuar, të panjollë... Asgjë të mos bësh, do të thotë të ndalësh turrin e ndërkryer ngutanak të theksimit të shëmtisë mes një tabloje të përbotshme ku ende frymojnë parajsa të dlira ishullore, të paprekura nga epidemia e imitimit, ku ende s’ka hedhur ganxhën e spirancës zinxhiri kreativ i një rivaliteti-shemër, që i mbivendoset harmonisë virgjine të ngjyrave dhe elementëve – ethet e sëmura të një egocentrizmi surrealist me prangat e artit. Mrekullia e të mos bërit asgjë është vetëpërmbajtja për të mos ndërhyrë, për të hequr dorë nga kopjet e shumëfishuara të egove, nga dara e kastrimit të limfës dhe barit, dherave dhe ujërave, finesës së profileve, që si një bombë nukleare ndrysin përbrenda pasionet shtazarake dhe botën e dyzuar, që molepsin me shajni fantazmash e dëshirash, që ndërlikojnë raportin e padhunë të pajtimit me reshjet, pejsazhin dhe temperaturat, që lutjet i ngarkojnë me një kod mistik ceremonish e ritesh, që na largon pa kthim nga natyra e çiltër e supersticionit dhe besimit. Asgjë të mos bësh, do të thotë ta ngallmosh veten në një karantinë gjumi me ëndrra të pamëkata, të ndjesh përbrenda ende vazhdimin e po asaj muzike të parëlindur, me po atë freski që kumboi, qysh ne themelet e Botës – të mos kesh hyrë ende në konflikt me harmoninë midis elementëve, të mos cfilitesh në kalvarin e një lëngate të pamort shkaqesh e pasojash, pyetjesh e përgjigjesh... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Tregjet e lotëve (në 100 vjetorin e Luftës së Dibrës) Tregjet e lotëve të rinj janë të lehtë... Nuk e kanë duhmën e shkrumbit, shijen e athët të gjakut dhe rrëshirën e zezë të zërit në tel të sharkisë. Tregjet e rinj të lotëve janë spërdredhka bimësh kacavjerrëse që pleksin kavon e trashë të fatit – dhe, me ledhe lojacake puhizash gjethesh e vrigujsh, lëndohen, bien përtokë prej të parit thëllim. Por nga gjëmat e moteve ata nuk duan t’ia dinë, as për zhaurimën mortore të kobit, as për litarët e groposur të gjakut, as për Vertebrën e dërrmuar të fisit që duket e zhduket në skeletin e kalldrëmit të vjetër në dherat e këtij qyteti të djegur... Çfarë peshe, çfarë shkaku rëndon që ne s’duam t’ia dimë dhe s’qenkemi në gjendje ta mbajmë? Pse përdridhemi me një sofizëm fluturak dhe sajojmë alibi në mungesë të mastarit? Tregjet e lotëve të rinj mund të ishin, megjithatë, një troll i sigurt për peshën e vërtetë të humbjeve dhe mungesave. Kemi harruar, ajme, të qajmë me lotë të vjetër... Dibër e Madhe, 29 shtator 2013. Poezia fituese ne Manifestimin Kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit” 2017 në Gjilan, e nderuar me Çmimin “PENA E FLAKËS”. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Sonet Kupen e kujtimit tend ku ta fsheh e ku ta hedh? Bej ta flak e bej ta thyej, bej ta le e me rrenqeth. Kupa e kujtimit tend valon shkume dashurie M’u ka ngri si nje servis mbushur pije çmendurie. M’u ka ngri ne doren time ky bardhak i fildishte, I hedh zjarrit, zjarri digjet si ne ethe kaltersisht. Nuk e pi kujtimin tend. Kupa le ta pasqyroje Sonte qiellin lakuriq edhe henen e pagoje. Le te rëndet e perlotur permbi kupen e mallkuar F’tyra ime nder reflekse zbehtesisht e vizatuar. Kupa e kujtimit tend me s’do mbushet kurre me ty. Bej ta flak e bej ta thyej, bej ta pi e dot s’e pi. Do te rend pra krejt i marre me servisin e hënuar Gjersa shkuma neper kohe do jete tretur, avulluar.... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Shilarës Fryma ime e re rend si shtjellë nëpër male. Fryma ime e vjetër përpëlitet në fushë. Ah, si po shndrijnë këto shandane! Si pezull m'u poq ky peng në gushë! Fryma ime e re turbullohet ndër male. Në fushë e ndrron Frymën e vjetër vërtik. Dridhen fantazie harta seksuale, Një shilarës i trishtë ç'po më kolovit - Nga fushat e plogështa - Te malet me re, Herë në polin ndoshta, Herë në polin pse. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Një kuartet poetësh Poeti triumfator S., mburret me fushatën këmbëngulëse të kapërcimit të “krizës” dhe çlirimin e lirë të hidrogjenit në poezi. Tani, poeti S., buzëqesh jo si më parë, por me një inkadishencë të rinuar në volt, që konvertohet, përafërsisht, me 7 kuaj fuqi për metaforë. Poeti U., ka të drejtë të krenohet: Ai i hapi burrnisht udhë poezisë së tij përmes seancash të pandërprera stërvitore, duke ngritur më dhëmbë pesha të rënda – derisa arriti kulmin natën e dytë të Shëngjergjit, kur në majë të Dajtit dhëmbët e tij çliruan një thes me kripë të peshës 53 kg (thonë, 3 kilogramë mbi 50-shen ia kishin ngecur tinëz bastexhinjtë hileqarë). Tani ai është i qetë në rrugën e poezisë dhe të gjithë për të thonë: “Ai është i pandalshëm...! Poeti Th., është më pjellori, por dhe më padrejtësish i pavlerësuari, ngase ai i shkruan poezitë me shpejt e më shpërfillshëm se dhëmbët e tij të qërojnë e pështyjnë lëvozhgat e farave përtokë... Poezitë, thotë ai, “janë tepricat e bezdisë që i duhen pështyrë gjindjes në surrat – derisa kjo gjindje beterre t’i përafrohet një realiteti paqësor ku të mos ndjehet më nevoja e përtypjes së farave...” Po për poetin Xh.? A ia vlen të flasim për të? Nëse rron, thonë, ai rron në sajë të “poezisë së vërtetë”... E që këtë jetë ta ketë sa më të gjatë, ai e kalon duke sajuar lloje të panjohura limash, thikash e presash, aq sa banesa e tij i ngjan tashmë një reparti special tornitorësh ku prodhohen vargje të punuara në filigramë – mahnitje të shkëlqimit, xixëllimave dhe lëmimit – por, ajme! Pa arritur të mbarojë dot, as poezinë e parë... Të gjithë kritikët, që janë marrë me poezinë e tij, se nga kanë psonisur jashtë shtetit ca binokle të veckël, që i ngjeshin në sy, për të dalluar më mirë lëvizjet e imëta të ingranazheve poetikë, që rravgojnë mezindjeshëm në zemrekun e vargut... E keqja në këso rasti është 2 + 1: e para: ka nga ata kritikë që kanë paturpësinë të shpallin, kinse në zemrekun e vargut të poetit Xh, asgjë nuk lëviz dhe, e dyta: këto tip kritikësh gjithandej po i quajnë “sahatçinj”… E pikërisht këtu përftohet një e keqe e tretë: tërë vëmendja ka kohë që është zhvendosur nga autori tek kritikët “sahatçinj”. E ka në dorë vetë poeti i madh Xh, t’i japë fund gjithë kësaj torture rraskapitëse... Por, me sa duket, ai ka vendosur të rrojë gjatë... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Njeriu me barominë “Bum-bum!” – djersin dikush me barominë. Ai vrima hap në kafka të njoma: “bum-bum!” – pëllëmbët pështyn dhe godet mbi tjera rrashta – të lashta, të ngurta – korraca, mandej, vrimat – golle të errëta – i mbush me kripë e tritol. Kafka, si predha me djegore të brendshme – pëlcasin dheun sa cekin... Në birrarinë e fshatit, mbrëmjeve, ai, me zë të zvargur, flet në një zgëq për spektaklin e kafkave fishkëllyese, për trajektoren e flurudhës dhe për hatanë e gjëmimit të lëndës plasëse, me mbushje fanatizmash sektantë, racizëm, konspiracion... “Bum-bum!” – vlon baromina, kërkëllin matrapiku mbi kafka kockëforta çeliku – betonarme. Ankohet njeriu i djersitur me qysqi në dorë: “rrashta të mbrapshta”, thotë, “të pagdhendura”, dhe duart me kallo pështyn: “plasariten e s’çahen”, thotë, “kanë zënë të dyshojnë”, thotë, “mendja e tyre më s’mbush”, thotë, ” e mua, pëllëmbët – gjak më përvëlojnë”, shton. Rrëshqet dhe baromina: tingërr-tingau – tingulli metalik ndër gurë. Dhe, tek ulet, instinktivisht vihet me dredhë një cigare me tritol të thatë. “Po, po... kanë zënë të dyshojnë”, thotë, tek lyp me tahmin ethshëm çakmakun: “...dyshojnë, e vedit përditë po i bëjnë nga një referendum...” E ndez dhe... “Buuuuuumm...!” ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Guxo e gabo Guxo e gabo: prej së tërës le të mbetet “tabula rasa”. Hapi udhë tekës më të ëmbël, më mizore, ëndjes më të fshehtë, që trupi i dorëzohet e truri s’e pranon. Guxo: tretu me membranën drithëruese të territ, atë lëkurë gjarpri që i vishet trupit tënd si një festë dalldie. Le të shkumëzojë tabuja, le të mugullojë gjethi i rimtë në tabutin tënd. Guxo: shkulu si shkurrnajë tumori të marrësh zjarr, të digjesh duke flakëritur përbuzjen e përjetshme – kujtesën e krimbur të brezave. Guxo: gjako të shtish në dorë atë që të madhnon, që të ngre si një lapidar i errët egoizmi midis të gjitha epsheve. Pa këtë alkimi përvojat e tua të flashkëta janë një turmë torturuese meitësh që ta drobisin, ta raskapisin shpirtin, gjer t’ia kenë dalë ta shndërrojnë, pak e fije, në një hundshtypur pas xhamit, me sy të gapërruar në zbrazëtinë tënde. Guxo: t’i fshish të gjitha tabulatet, të kthehesh në “tabula”... Le të shkruajnë, mandej, të tjerët, çfarë të duan... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Përplasja Secili përplaset dhe jep tingullin e vet të pakuptimtë. Përplasu dhe ti. E qetë dhe kanosëse me gishtin ndër buzë heshtja avitet... Përplasu po munde. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Gur Të jem herë-herë pas here gur, është diçka që më jepet. Dhimbjet s’shohin dritë kurrë, si paja mortesh në sepetet. Dhimbja shket e bën kërdi diku gjetkë, që nuk është “unë”. Unë mbes guri në kufi: nuk bëj dhunë; s’pranoj dhunë – unë që dhunën mirë e njoh (mos nuk isha dëshmitar?). Dhimbja shuhet nëpër kohë, unë kap veten duke qarë... Të jem guri në kufi...! Nuk di kush ma ka mësuar. Është mallkim? Është dhunti? Apo diç e ndërmjetësuar? ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Dhuntia Dhuntia është më shumë se ndëshkim; është i plagosuri ynë që tërheqim osh nëpër terrenin e zhveshur, të rrahur nga plumbat dhe mortajat. Pak shanse ka për mbijetesë në fund të ditës... Kjo dramë mbyllet kur bie mbrëmja dhe, gjithësesi, e përgjakshme do të jetë: i plagosuri ynë na vdes ndër duar dhe, në atë përpjekje të parreshtur, një plumb a një cifël tjetër do të na shemb dhe ne pa frymë mbi të plagosurin tonë. Dhuntia ka pak shanse të mbijetojë në vargjet e poemës. Në ia dalshim, ne mezi arrijmë të fashojmë të plagosurin tonë që rrënkon përçart deri ndaj të gdhirë, kur ne sërish ngjeshim armët e luftës, dalim sërish në fushë të hapur ku mjegulla pllakos gjithkah dhe verbon perspektivën, ku era fishkëllen me kujë mbi peisazhe të zhveshur dhe, nëse herëdokur, një ditë lufta për mbijetesë mbaruar do të ketë, dhuntia është e para në këtë festë që shtrihet e vdes në poemë... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Mërzia Me shkop mërzia lodhjen shkund – Tapet dimërak – dyst krahnezë... Teshtima vdes. Dita merr fund Tek plas si poç me verë të zezë. Asgjë s’të ngut të marrësh hak, Asgjë s’të ndal të bësh bilanc – Gjersa çka ndodhi nuk e shmang, Gjersa çfarë mbeti – ngriu kuarc. Po tjetër lodhje do t’na mbërrijë Që zhegun zhbën, njëlloj dhe ngricat. E madhja fshesë gjithkah do fshijë Dhe pengjet tona, dhe tepricat. Ç’bunacë e fashë do të pllakosë! Ç’kompresë për kafshë, drunj e gjind! Do ngjethë gjithkënd nëpër Kozmos Ideja, që sërish të lindë... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kuajt e ëndërrt Kush i lëndoi kuajt e kuq në harbim tokës së ardhur të marsit? Tutje, perëndimi ia qëlloi ligsht zemrës sime të gjitha pikat e vdekshme. Trokëllima e hingëllima u pinë pa gjurmë në sfungjerin e gjirit tënd. E megjithatë, i pashë për besë kalëruesit që bëhen nën pasione vetëtimash. Zig-zag elektrik gjarpër verbues në segmentin e platitur të horizontit përzhitën trëndafilin e pjekur me qumështin radioaktiv të verës. Më shungullojnë veshët nga ai kalërim i ëndërrt dhe si flatrat e shkrehura të fluturës së vrarë – sytë e mi mjerojnë patkoin e përskuqur të zemrës shqelmuar në sprint. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System