Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Agron Tufa |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Pse ky kutërbim? S’rresht njerëzimi: trazon duar e hundë në rropullitë e kohës dhe, secili, përplaset e jep tingullin e vet. Ië pangatërrueshëm. Të pakuptimtë. Atëherë pse ky kutërbim në ag të kohërave? Rrëmon e mih në brinjë mashkullore një si tunel, një si labirint, një si Tezeu. Një si gjysëm gjinekolog, një si gjysëm dedektiv. Ai prore rreh të zhburgosë një si Evë harrakate, të mbetur në një si rrjetë brinjëve tona, qyshkur na braktisi në gjysëm të udhës zelli blasfemik i krijimit tonë surrealist. Dhe zhurmat shurdhohen në uturimë... Dhe vetëm më pas, vetëm më pas, plas kutërbimi që përmbyt hojet e kohërave. Herëdokur, me gishtin ndër buzë, e qetë dhe kanosëse, heshtja avitet. Po kush e ndal kutërbimin? ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Elegji Të paktën, dhe unë do të plakem... Në mos plakur jam, me gjasë, gjer nesër në mëngjes. Dhe s'është nevoja të ma thotë pasqyra... Unë pres atë, që nuk duhet të pres. Unë pres atë që e zbukuron mërzia si djegë a flirt të vjetër që mosha e përndez. E di. S'ka qenë. Nuk do të vijë kurrë. Po keq më vjen papritur t'ma ndërpresë. Deliri, çmenduria, një aksident fatal... Dhe pse disi naive, dhe pse, në thelb, pa vlerë. Është ruleta ime. Askush s'duhet ta ndalë atë rrethrrotullim ku pata vënë njëherë gjithë ëndrrat e mia, që më kapërcejnë, të gjitha ngashërimat - me shkak apo pa shkak, atë që pres, e s'vjen... Ani pse më rrëfejnë ngapak tragjikomik, ngapak dhe qesharak. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Elegji për tim Atë Si e kapërdive atë mëngjes vjeshte kur truri yt, si sfungjer i thatë thithi mallkimin e të qenit dëshmitar i dorës së katërt në këtë panair ekzistence? E lënduar sedra jote... për një ditë i plaku shtresa-shtresa qiejt e rimtë të djalërisë. Dhe kurrë më s'i ngrite sytë të shihje rrugën e zhveshur misteresh - torturën e rrethrrotullimit tallës; ajo s'të shpinte as afër, as larg, por ngjishej pas shputave të tua si urdhër-arrest që priste ekzekutimin. O ti, i sjellë me pahir në botë, tash që fundi avitet, kurseja vetes kërkëllimat e çikrikëve që lëshojnë e ngrenë lart vetëm kova të zbrazëta... Ti e dije: sado të thella, të përmatanshme, puset të shterrura kanë qenë - të zbrazëta në të dyja botërat. Dhe midis tyre - vetullat e tua - janë harqet më të pikëlluara të universit, poshtë të cilave, më kot rreket të gjejë ngushëllim, të mos shembet iluzioni yt i mbramë - yt bir... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Liria e vërtetë Liria e vërtetë është një shishkë e errët, e mbushur me xhinde të kapërthyer, e ndrysur në një lëng të gaztë kryengritës prej një Pistoni mizor, mandej e mbërthyer me një tapë të dyllosur deri në vjaskat e mbrame. Liria është një shishkë e vogël pa pusullë brenda, e flakur në ujërat e bodrumit tonë më të thellë. Tërë jeta jote s’mjafton ta bësh litar të zbresësh e ta nxjerrësh prej fundit të pusit, t’ia bresh me dhëmbë tapën e dyllosur, e mandej të shpërthesh në një arrati qiellore mbi greminën tënde... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ***** Ti lëshohesh në këtë orë të vonë si mellan Kallamari Duke fshehur preklat e tua të verbëra: shpirti yt - kandil deti! Ti e ngre atë, të qullur në pritje, me shtresa të kalbura pengjesh, Me zona të errëta mallesh, me gjithfarë regëtimash Që ta përqethën shtatin e të turpëruara u rrëkëllyen Një nga një në këllëf. Teptisur nga epshi si bishë mijra sysh, kujtesa - aty: Ajër i nginjur - cit me errësirë të ndenjur pa një xixë - E gatshme të marrë hak, Qiell që ha zogj të gjallë, Mur i trashë e i ftohtë Fundosur mjegullimës së miteve të veta. Ti je lëndë që të ka ngrënë përcaktimi. Nuk i shmangesh dot Kësaj bujtine të errët: përmbajtja e saj zgjanohet Duke gërryer një tjetër formë në ty, E sigurtë, me kumtin e zi drejt ardhmërisë... Sa më i lartë të jetë fluturimi yt - Aq më shungulluese ka me qenë rënia. Ti s'je veçse zgafellë që zgjanohesh pafund Me arkitekturën e shembjes përbrenda. Moskë, shkurt, 1998 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Fragment nga romani "Tenxherja" “Le ta përpijë vdekja çdokënd, Kush edhe njëherë të vetme Më shtrëngoi me pahir Të ul kokën!” – U luta unë. Isikava Takuboku Më ka qëlluar që gjatë këtyre dhjetë viteve të gabohem jo pak herë. Kur dilja në qytet, ndodhte të ndiqja të panjohur të ndryshëm, të cilët më shëmbëllenin në Filipin. Ata të panjohur të rastit mbase nuk i ngjanin dhe aq, por zemra ime regëtinte prej një shkëndije të beftë, se mos ndoshta i panjohuri, të cilit i shquaja herë profilin, herë fytyrën esmere me kripin e dendur të kaçurrelave, herë ecjen disi të lëkundur e herë tjetër shpinën, paksa të kërrusur në shpatulla, duhej të ishte Filipi. Ai, mendoja unë teksa shpejtoja hapin pas të panjohurit, ka gjasë të jetë liruar nga burgu dhe ja, tash, sillet vërdallë, i vetmuar, i drojtur, paksa i hutuar... i panjohur prej askujt. Çfarë më bënte të mendoja kështu? Dihet se fytyra të ngjashme ndeshen gjithandej; atëherë siguria ime niste të dobësohej dhe tek e mbramja, pandehma shuhej, derisa hiqja dorë nga ajo ndjekje e pakuptimtë, i mundur nga arsyetimi, i mundur nga mungesa e motivit për ndodhi të tilla, i mundur nga mungesa e shkakut në atë vargan ditësh, muajsh e vitesh, që sillej e pështillej rreth gishtit të diktatorit. Pas kësaj lajthitjeje, zbarazëtia hapte vend me thonj, hakmerrej brenda meje, kruante, gërmonte egërsisht rropullitë, si fundin e një tenxhereje varfanjakësh, duke m’i mbushur ato me një përmbajtje tjetër, me diç të papeshë, inerte e të verbër, që më bënte të ndjehesha si një hije e pikëlluar, si të kisha nxjerrë shëtitje fantazmën time në trotuaret e mbushura me luzma njerëzish absurdë. Po prapë vinte rasti tjetër i ngjashëm me të parët dhe sërish, me një vullnet e shpresë të fshehtë, i ndiqja të panjohurit e ngjashëm me Filipin, duke shpresuar më kot për ndonjë mrekulli mahnitëse, edhe pse turbull e dija se vendin e kësaj pritjeje do ta zinte shumë shpejt çmeritja. Tevona, në një prej çmeritjeve të mia të radhës, mendova se, edhe sikur mrekullira të tilla të ngjanin dhe Filipin ta lironin, pa na lajmëruar, pra edhe sikur Filipi i liruar tashmë, të kalonte mu para këmbëve të mia, a do të kisha qenë vallë në gjendje ta njihja? Ja, për këtë nuk kisha asnjë grimë sigurie. Në kujtesë më kanë mbetur vetëm ato brofje dhe rrahje të zemrës, duke e hedhur dëm ngjashmërinë e vëllaut tim pas ndonjë të panjohuri. Atëherë pse i ndiqja të panjohurit që më dukeshin si Filipi? Kam përshtypjen se brenda meje kishte filluar një lloj alarmi, një frikë apo ankth, që pak e fije po shndërroheshin në panik, se mos përgjatë atyre viteve të pasosura në kujtesë kanë filluar të zbehen pa kthim tiparet e vëllaut tim të madh. Ja se çfarë gjëje e ulët! Ja se çfarë gjëje kriminale! Si mund të ma bënte kujtesa ime këtë pabesi? Si mund ta harroja palcën e butë të fëmijërisë time, idealin të cilit kisha dëshiruar t’i ngjasoj, krenarisë që më bënte të ndjehesha i veçantë? Sigurisht, me emrin e Filipit tani unë nuk mund t’i kërcënoja, si dikur ata që më binin në qafë dhe as nuk isha në gjendje ta mbroja tash nga njerëzit që i binin më qafë. Është thjesht çështje kujtese, nën hijen e së cilës u rrita unë për vitet e gjata të miturisë sime. Atëherë Filipi ishte ngushëllimi, mbrojtësi dhe mundësia e vetme për t’u hakmarrë ndaj fyerjeve dhe lëndimeve që më shkaktonin të tjerët. Kanë kaluar më shumë se nëntë vjet nga dita e gjyqit, kur Filipin e pashë për herë të fundit. Ndërsa vras mendjen se ç’mund të bëjë koha me njeriun për nëntë vjet, ndjej të rrënqethura nga ideja se si rriten njerëzit dhe unë, bashkë me ta - pjesë e pyllit të tyre -, se si plaken një palë tjetër, si ikin nga bota një palë e tretë dhe se si popullohen visoret tona me njerëz krejt të tjerë, të sapolindur, fatin e të cilëve një Zot e di se ç’erë e pret. Përse vallë kjo tokë e marrtë dhe ky qiell i vranët dimëror nuk është në gjendje t’u krijojë të gjithëve një mundësi të barabartë për të qenë ata që duan të jenë, të jenë me ata që dëshirojnë, të kenë kujtimet që u takojnë? Përse nuk ndërhyn në këtë lumë keqkuptimesh njerëzore një vullnet tjetër, i pamatë, për të shmangur katrahurën njerëzore, errësirën e udhës së gjithëcilit dhe këtë rraskapitje shpirtërore, që s’na lë t’i gëzohemi për asnjë çast habisë së ekzistencës sonë? Përse nuk po arrijmë më të gjejmë asnjë pasqyrë të vërtetë ku të mund të shohim projektimin tonë tek gjërat që deshëm, tek gjërat që jemi, por gjendemi gjithnjë e më fort të kredhur në një terrinë pa referenca? Kanë kaluar nëntë vjet. Tash ndjej një turp të parrëfyeshëm për pasigurinë time. Herë-herë kam përshtypjen se tiparet e Filipit më janë ngulitur pashqitshëm në kujtesë, herë tjetër nuk arrij të kujtoj thuajse asgjë. Kam dalë në qytet që në orët e para të mëngjesit për të pritur mbërritjen e Filipit nga burgu i Spaçit. Makina me të burgosurin e liruar duhet të ndalet para Degës së Punëve të Brendshme të qytetit, andaj në xhirot e parreshtura përgjatë shëtitores kryesore përpiqem ta mbaj në fushëpamje atë godinë, të kontrolloj çdo makinë që i afrohet asaj. Dita është e kthjellët, por e acartë dhe dëbora - e ashpër dhe e pashkrirë -, kërcet poshtë shuajve si kripë e thatë. ![]() Agron Tufa [ Edited Sun Mar 05 2017, 03:53am ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Fluturojnë e bien O kurbë vetmitare e natës – kafkë e errët pikëllimi! Shegët e plasura të yjeve prehen si trú të lodhura ndër ethe. Zbret nga malet thëllimi alpin me aromë të athët dëbore të heshtura rrymat shtyhen, rrasen e humbin – popullata anonime në abanozin tënd të zi. Dergjet madhështore platitja jote e denjë të dëgjojë vajin e krijesave. Fluturimet mbaruan. Drerë të përgjakur lëngojnë në votërzën e brishtë të zemrës, por është amvisë e mirë humbja: mbjell e pabujë gjithkund paqen e përbashkët të vajit. Fryj, fryj sa më ëmbël o ti polifoni mëshirëmadhe e dhimbjes, jepmë shilarësin e mundësisë të përshëndetem e pash më pash t’u bie gjërave që s’i arrita. Cikli mbaroi. Këmbanat le të bien si të ishte nata e mbrame, njeriu s’e bëri dot të mirë njerinë, cikli varroset këtu – më tej është mania. Si sfinksit i druhem mëngjesit – gjethit të zi të ditës. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | LUPEN ka shkruar: ***** Ti lëshohesh në këtë orë të vonë si mellan Kallamari Duke fshehur preklat e tua të verbëra: shpirti yt - kandil deti! Ti e ngre atë, të qullur në pritje, me shtresa të kalbura pengjesh, Me zona të errëta mallesh, me gjithfarë regëtimash Që ta përqethën shtatin e të turpëruara u rrëkëllyen Një nga një në këllëf. Teptisur nga epshi si bishë mijra sysh, kujtesa - aty: Ajër i nginjur - cit me errësirë të ndenjur pa një xixë - E gatshme të marrë hak, Qiell që ha zogj të gjallë, Mur i trashë e i ftohtë Fundosur mjegullimës së miteve të veta. Ti je lëndë që të ka ngrënë përcaktimi. Nuk i shmangesh dot Kësaj bujtine të errët: përmbajtja e saj zgjanohet Duke gërryer një tjetër formë në ty, E sigurtë, me kumtin e zi drejt ardhmërisë... Sa më i lartë të jetë fluturimi yt - Aq më shungulluese ka me qenë rënia. Ti s'je veçse zgafellë që zgjanohesh pafund Me arkitekturën e shembjes përbrenda. Moskë, shkurt, 1998 Po veçoj ikyt. Faleminderit LUPEN ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System