Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Arkitektura
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ora më e lartë diellore e botës, në Durrës
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Feb 11 2010, 11:02am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ora më e lartë diellore e botës, në Durrës


Nga Express më 10.02.2010 në ora 13:08

Në qytetin më të madh bregdetar të Shqipërisë do të ndërtohet ora më e lartë diellore në botë, ajo do të jetë e çeliktë dhe do të arrijë një lartësi 70 metra, duke qenë kështu objekti më i dalluar nga çdo skaj i qytetit. Ndërtimi i kësaj kulle gjigante nuk do të ndërtohej, nëse nuk do të ishte fituese e tenderit për qendrën e Durrësit, studioja britanike “3W Architecture Limited”. Pas shpalljes së pesë projekteve që vazhduan garën, fituese doli ajo britanike, por të tjera studio do të vazhdojnë garën për projektin e rivitalizimit të sheshit “Iliria” të Durrësit.

Projektet erdhën nga 3 studio projektimi italiane, një portugeze dhe një britanike. Secila prej tyre ishte mbresëlënëse. Italianët këmbëngulnin për sheshe të boshatisura me shumë lulishte, me bar, kalldrëme dhe shumë mozaikë, të cilat do të jenë të ndaluara për makinat. Një propozim tjetër interesant, erdhi nga arkitektët portugezë, lidhur me konceptimin e sheshit të Durrësit si “Linea d’Ombra”. Ideja e projektit ishte për shesh të mbuluar nga një tarracë gjigande, ndonëse nuk dihet konkretisht mënyra e realizimit të saj. Ndërsa anglezët u treguan më novatorë, duke premtuar ndërtimin e orës më të madhe diellore, të planetit në qendër të Durrësit.

Një objekt i tillë i pazakontë ka rritur kërshërinë e shumë turistëve sapo janë njohur në internet për ta parë nga afër. Faza e parë e konkursit ndërkombëtar përzgjodhi 5 projektet e para, por në konkursin e zhvilluar vitin e kaluar, kanë paraqitur projektet e tyre 36 studio nga shumë vende të botës. Faza përmbyllëse bëri zgjedhjen e projektit fitues, për ndërtimin e orës madhështore, ajo ishte britanikja “3W Architecture Limited”. Këto projekte janë shqyrtuar nga juria, e cila përbëhej nga 7 anëtarë dhe presidenti i nderit që është kryetari i bashkisë, Vangjush Dako.

Anëtarët e kësaj jurie ishin arkitekti Alain Coussaran nga Franca; arkitekt Luca Zevi i Institutit Kombëtar Italian të Arkitekturës; Alberto Monti, i cili është arkeolog në Universitetin e Parmës; arkitekti Rocco Maragna nga Kanadaja; kritiku i artit Edi Muka; arkitekti Viktor Dhimgjini dhe arkitekti Marin Biçoku nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Në lidhje me rivitalizimin e këtij sheshi administrata e bashkisë ka parashikuar një vlerë të përafërt prej 5 milionë euro, e cila do të investohet në sistemimin arkitektonik dhe hapësirave të blerta brenda vitit 2010. Ruajtja e trashëgimisë kulturore të lashtë, duke i dhënë gjallëri qendrës së ardhshme të qytetit antik përbën një nga synimet kryesore të organizatorëve të këtij konkursi ndërkombëtar.

Pas seancave përzgjedhëse, janë kualifikuar studiot italiane “Ottopignatti Studio Associato”, “Idea Verde”, “Mascino e Agnoletto”, portugezja “Da arquitectos” dhe britanikja “3W Architecture Limited”. Kjo e fundit ndodhet në Londër dhe ka projektuar një sërë sheshesh dhe objekte private e publike në Londër, Bristol, Venecia, Dublin etj. Studioja drejtohet nga arkitektët Christian Coop dhe Thoma Papa. Ky projekt ambicioz parashikon ndërtimin e orës diellore më të gjatë në botë, që do të jetë një kullë çeliku në qendër me lartësi 70 metra si dhe shëtitore për këmbësorë, shëtitore arkeologjike, lulishte me palma dhe pjesë ujore në formë minipishinash në shesh. Parashikimet e specialistëve dhe të disa prej anëtarëve të jurisë, janë optimiste.

Durrësi, sipas tyre, i ndodhur mrekullisht mes lashtësisë dhe modernes, këtë sezon, falë promovimit edhe nga Ministria e Kulturës, do të thithë 50 për qind më shumë turistë se sezoni i vitit 2009. Duhet thënë se qysh tani kanë nisur interesimet dhe kërkesat nga afro 250 agjenci turistike evropiane dhe amerikane për vizitat e prenotuara për sezonin e ri turistik 2010.

Marre prej Gazeta Express Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Tue Jul 05 2011, 07:59pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Pa flitet shum bukur, ne te gjitha fushat teorikisht pa praktikisht nuk pa bahet gja.

[ Edited Tue Jul 05 2011, 08:02pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1658 sec, 0.0553 of that for queries. DB queries: 35. Memory Usage: 2,507kB