Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Arkiv |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Përkujtohet 90-vjetori i Tiranës kryeqytet |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Përkujtohet 90-vjetori i Tiranës kryeqytet » Dërguar më: 12/02/2010 - 13:24 Ermelinda Hoxhaj Në kuadër të 90-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë, është zhvilluar një aktivitet në formën e simpoziumit me temë: "Kryeqendra e shqip-tarëve dhe sfidat e mijë-vjeçarit". Në këtë simpozium merrnin pjesë kryetari i shoqatës "Tirana", Arben Tafaj; prefekti i Tiranës, Keltis Kruja si dhe drejtues dhe ish-drejtues të institucioneve të qeverisjes vendore, por dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Shqetësimi për indiferencën e bashkisë mbi promovimin e vlerave të Tiranës, ishte një pjesë e fjalës së dhënë nga prefekti Kruja. Retrospektiva e kryeqytetit që prej shpalljes si i tillë më 11 shkurt 1920, por dhe promovimi i vlerave, ishin në qendër të simpoziumit, ku në të njëjtën kohë nga prefekti i Tiranës, Kruja u kërkua dhe kthimi në vëmendje i ritmeve të larta me të cilat është zhvilluar dhe ka ndikuar në të gjitha fushat, Tirana, kryefjala e metropolit. Aktiviteti 11 shkurti i vitit 1920 ishte dita e shpalljes zyrtare të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë nga qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës. 90 vjet më pas, Tirana është tashmë kryeqendra e shqiptarëve, që përbën edhe boshtin kryesor të zhvillimit ekonomik, social e kulturor. Mbi këtë temë u mbajt edhe takimi përkujtimor për këtë ditë të shënuar të kryeqytetit nga Shoqata "Tirana" dhe Prefektura e kryeqytetit. Në këtë takim morën pjesë figura të njohura kryeqytetase. Në mënyrë simbolike u shtuan edhe radhët e shoqatës me anëtarë të rinj nga jeta publike, pjesëtarë të Tiranës së Vjetër dhe të rinj. Ky akt u konsiderua si përvjelje e idesë se Tirana vazhdon të jetë qyteti i bashkëjetesës së qytetarëve nga të gjitha anët e vendit. Në këto vite tranzicion Tirana ka krijuar një tjetër figurë, një fasadë që askund nuk përcjell kujtesën e një qendre historike. Jo vetëm për drejtuesit e prefekturës, por edhe qytetarët vet, sfida kryesore e Tiranës sot është të zhvillohet si një metropol, por duke ruajtur sado pak fizionominë e qytetit, të humbur ndërmjet ngrehinave të panumërta urbane. Po me rastin e themelimit të kryeqytetit, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja priti një përfaqësi të tiranasve të vjetër në mjediset e prefekturës. Gjatë fjalës së tij në lidhje me këtë ditë historike, prefekti Keltis Kruja bëri edhe një apel për Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin Edi Rama, që t'i përkushtohen më tepër zhvillimit të kryeqytetit. "Si prefekt i Tiranës, por edhe si qytetar i saj, nuk mund të rri pa shprehur shqetësimin për indiferencën totale dhe neglizhencën e pakuptimtë që Bashkia e Tiranës tregon pikërisht ndaj promovimit të vlerave të kryeqytetit. Ndaj, me rastin e kësaj dite historike, gjej rastin t'i drejtohem drejtuesve të Bashkisë, të kthejnë sytë nga qyteti i Tiranës, të hapin kutitë e historisë së këtij qyteti, sepse aty do të gjejnë të vërteta që janë një thesar i paçmuar etnografik, kulturor, intelektual e patriotik", - deklaroi prefekti Kruja. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System