Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Shkodranët rreth Globit
 
<< Previous thread | Next thread >>
Nrdyshojn rregullat per perdorimin e makinave me targa të huaja ne territorin Shqiptare.
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Feb 15 2010, 09:26am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Makinat me targa të huaja, ndryshojnë rregullat

Emirjon Senja | 14/02/2010

TIRANË- Ndryshojnë procedurat e përdorimit të automjeteve me targa të huaja brenda territorit të vendit. Sipas një udhëzimi të firmosur nga Ministri i Brëndshëm, Lulëzim Basha, dhe ai Financave, Ridvan Bode, dërguar më pas pikave doganore, të gjithë automjetet që do të hyjnë në Shqipëri nuk do të lejohen të qëndrojnë në territorin e vendit më shumë se gjashtë muaj brenda një viti.

Menjëherë sa paraqitet në kufi autoritete doganore bëjnë verifikimin e të dhënave të saj pastaj e pajisin atë me një lejë të posaçme për periudhën që do të qëndrojë në vend.

Në rastet kur automjetet mbërrijnë të pashoqëruara në në pikat doganore, nëpërmjet formave të tjera të transportit, si me traget apo kontenierë, pronari duhet të paraqitet pranë autoriteteve të policisë kufitare për të bërë regjistrimin e saj. Në rastet kur automjeti është në pronësi të një shoqërie tregtare, shoqëruesi duhet të jetë pajisur me një autorizim nga kompania.

Ajo që ka më shumë rëndësi dhe që prek personat që importojnë automjete nga vende të Europës Perëndimore për t'i shitur ato në vend ka të bëjë me kufizimet që ky udhëzim ve mbi këtë aktivitet. Sipas rregullave të reja që sapo kanë hyrë në fuqi, nuk do të përfitojnë regjim lejimi të përkohshëm ato automjete të cilat nuk janë të shoqëruara nga pronari.

Po ashtu, sipas rregullave të reja, autoritetet doganore nuk do të lejojnë që një person të importojë njëkohësisht më shumë se një automjet. Nëse ato do të konstatojnë se brenda një periudhe gjashtë mujore i njëjti person ka një automjet të cilit nuk i ka përfunduar afati i lejes së përkohshme ata nuk do të lejojnë importimin e një autoveture të dytë deri në përmbushjen e këtij afati. E njejtja situatë ndodh edhe me autoveturat të cilat janë të çrregjistruara në autoritetet e vendit të origjinës.

Procedurat e parashikuara në udhëzimet e dy ministrave pritet të ndikojnë së tepërmi në tregun e makinave të përdorura në vend. Me hyrjen e tyre në fuqi tregtarët e këtyre makinave do të jenë të detyruar që të kryejnë procedurat e zhdoganimit menjëherë pasi janë paraqitur në kufi.

Nuk dihet nëse kjo do të prekë shitjet. Deri më tani, blerësit kanë preferuar ta mbajnë autoveturën me targa të huaja duke kryer zhdoganimin e saj në një periudhë të mëvonshme e cila lehtëson edhe kryerjen e pagesës.

Por referuar asaj çka vërehet në terren, importuesit e autoveturave të përdorura kanë kryer procedurat e zhdoganimit edhe para hyrjes në fuqi të këtyre rregullave. Pjesa më e madhe e makinave që presin të bëhen me pronar nëpër pikat e shitjeve janë me doganë të paguar.

Vendosja e një regjimi të pajisjes me leje qëndrimi pritet të ndikojë edhe në uljen e fluksit të futjes së makinave te vjedhura në territorin e vendit.

Në rastet kur kërkohet pajisja e një autoveture me leje qëndrimi të përkohshme, fillimisht autoritetet doganore nëpërmjet një sistemi të posaçëm verifikojnë të gjitha të dhënat e saj nëse është e vjedhur apo është përdorur për kryerjen e veprave penale.

Të dhënat e autoveturës do të kontrollohen përsëri kur ajo të dalë nga territori i vendit. Kësaj radhe autoritete do të verifikojnë qëndrimin e saj brenda territorit të vendit, përfshirë edhe rastet kur kanë detyrime financiare të pashlyera. Në këtë rast, punonjësi duhet të arkëtojë shumën konform rregullave në fuqi.


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Mon Feb 15 2010, 09:28am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1787 sec, 0.0643 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,471kB