Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Peticion për mbylljen e procesit gjyqësor kundrejt Albin Kurtit
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Feb 15 2010, 12:15pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Peticion për mbylljen e procesit gjyqësor të Kurtit

Nga Jeton Musliu më 15.02.2010 në ora 7:53

(Updated) Qytetarë të Prishtinës, të hënën nënshkruanin peticionin për mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, si dhe fillimin e hetimit të pavarur për vrasjet e 10 shkurtit të 2007-tës. Nënshkrimin e këtij peticioni deri tash e kanë përkrahur rreth 50 organizata të shoqërisë civile.

Valon Murati, anëtar i Këshillit organizativ, ka theksuar për Kosovapress, se deri tash rreth 50 organizata të shoqërisë civile kanë përkrahur deklaratën, e lëshuar para disa ditësh për media, në të cilin ishin të formuluara dy kërkesat themelore, ajo për mbylljen e procesit ndaj Albin Kurtit dhe përfundimin e një hetimi të pavarur për rastin e vrasjeve të 10 shkurtit 2007.

Qëllimi i nënshkrimit të peticionit, sipas Muratit është një lloj presioni ndaj EULEX-it edhe ndaj institucioneve të Kosovës.

“Siç e dini sot fillon zyrtarisht procesi ndaj z. Kurti, rihapet lënda e UNMIK-ut prej EULEX-it dhe ne në funksion të sensibilizimit të opinionit publik, një presioni edhe ndaj EULEX-it edhe ndaj institucioneve tona kemi filluar këtë peticion në Prishtinë dhe në qendra tjera të Kosovës”, ka thënë Murati.

Ndërsa, qytetari, Shaban Alia, pas nënshkrimit të peticionit, shprehet i revoltuar se si deri më tani asnjë lider i institucioneve vendore nuk prononcohet për çështjen “Kurti”, duke thënë se Kurti, nuk lufton për interesa personale.

Ndërkaq, qytetari tjetër, Naim Jakaj, ka thënë se EULEX-i duhet të punojë rreth hetimit të vrasjeve dhe personave të lënduar gjatë protestës së vitit 2007-të, jo të merret me Albin Kurtin. (Kosovapress)


Shtyhet gjykimi i Albin Kurtit

Është shtyrë gjykimi ndaj Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Zyrtarë të misionit të EULEX-it në Prishtinë të cilët punojnë në Gjykatën e Qarkut, kanë treguar për “Express” se seanca e radhës që pritet të mbahet në lidhje me këtë çështje është ajo e datës 22 shkurt.

Arsyet e kësaj shtyrje janë se i akuzuari Kurti nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës. Përveç kësaj, kryetari i trupit gjykues e ka arsyetuar këtë shtyrje edhe me faktin e thirrja për të marrë pjesë në seancë të të akuzuarit Kurti, i është dërguar jo në përputhshmëri me ligjin. Sipas gjyqtarit të EULEX-it, është dashur që thirrja t’i dërgohet 8 ditë para seancës, veprim i cili nuk është bërë.

Në këtë seancë, avokati i Albin Kurtit, i caktuar sipas detyrës zyrtare, Ramiz Krasniqi, i kërkoi gjykatës që të hiqet dorë tërësisht nga aktakuza, kërkesë e cila nuk u pranua nga trupi gjykues. Avokat Krasniqi është caktuar në këtë detyrë ndonëse Albin Kurti nuk e ka pranuar atë për ta mbrojtur, duke vepruar njësoj sikurse herëve të kaluara me avokatët e tjerë.

Ndërkohë, Albin Kurti nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës. Në mëngjesin e së hënës, në kohën kur ai është dashur të jetë në gjykatore, Kurti ka qenë në selinë e Lëvizjes “Vetëvendosje” në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Seancat ndaj Albin Kurtit ishin paraparë të nisin sot dhe të vazhdojnë gjatë tre ditëve të kësaj jave. Ai akuzohet për pjesëmarrje dhe udhëheqje të një turme duke kryer veprën penale në kundërshtim me nenin 320 paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), pjesëmarrje në grup që pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare në kundërshtim me nenin 318 të këtij kodi. Këto akuza kanë të bëjnë me demonstratën e 10 Shkurtit 2007, kur u vranë dy dhe u plagosën 80 të tjerë nga njësiti i policisë rumune që vepronte në kuadër të UNMIK-ut.

Procesi Albin Kurti

Me çështjen gjyqësore të Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të merren prokurorët dhe gjyqtarët e ish-misionit të OKB-së në Kosovë- UNMIK.
Edhe pse një numër i madh i tyre vetëm sa kanë ndërruar uniformën dhe nga UNMIK-u kanë kaluar në EULEX, zyrtarët e misionit aktual, duket që së paku në këtë pikë, nuk duan të gabojnë. Edhe pse kanë marrë aktakuzën e njëjtë nga ish-UNMIK-u, me të cilën e akuzojnë Kurtin, së paku prokurorin dhe kryetarin e trupit gjykues, i kanë ndërruar.

Kështu thotë Kristiina Herodes, një nga zëdhënëset e misionit të EULEX-it në Prishtinë, duke sqaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për rifillimin e procesit gjyqësor.

“Prokurori është tjetër nga Zyra e Prokurorisë Speciale dhe po ashtu edhe trupi gjykues është i përbërë nga vendorë dhe të EULEX-it”, thotë Herodes për Express. Sipas kësaj zyrtareje, prokurori në këtë proces gjyqësor është caktuar të jetë vendor dhe jo ndërkombëtar, siç ka ndodhur deri më tash. Megjithatë, ajo nuk shpjegon se kush është ai.
Ndërkohë, sipas kalendarit të gjykimeve të EULEX-it, procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit do të mbahet gjatë kësaj jave për tri ditë me radhë.

Por nëse EULEX-i ka bërë përgatitjet për këtë proces gjyqësor, kjo nuk i bënë fare përshtypje liderit të Vetëvendosjes. Ky i fundit, edhe kësaj here ka deklaruar se nuk do të shkojë fare në gjykatë.

“Unë nuk shkoj në Gjykatë të Qarkut. Seanca gjyqësore janë të caktuar po në ditët në vijim, por nuk do të shkoj në asnjërën prej tyre vullnetarisht. Do ta vazhdoj aktivitetin sikurse çdo ditë dhe çka do të ndodhë në të ardhmen nuk e di”, ka thënë ndër të tjera Kurti, në një intervistë për Kosovapress. Ai procesin kundër tij e quan të montuar politikisht, duke thënë se me këtë rast, EULEX-i po e konfirmon komplet analizën e Vetëvendosjes se ky mision në fakt paraqet vetëm një UNMIK të ri.

“Nuk merren me kriminelet e policisë rumune, të cilët në shkurt të viti 2007 vranë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn e plagosen 80 të tjerë, por përkundrazi e kanë zgjedhur rastin tim, në mënyrë që të vazhdojnë izolimin politik, të vazhdojnë tendencat e tyre për kriminalizimin e çfarëdo opozite jashtë parlamentare dhe kësisoj t’iu trasojnë rrugën politikanëve vendor që janë në krye të institucioneve dhe partive politike për këto proceset negative që pritet të ndodhin në vitin 2010 dhe 2011”, ka thënë Kurti për këtë agjenci.

Derisa Albin Kurtin pritet që në gjykatë ta dërgojë policia, Ramiz Krasniqi, avokati i tij të cilin ia ka caktuar EULEX-i, thotë se do të shkojë në orën 10 në gjykatore.

“Mua më ka caktuar EULEX-i ta përfaqësoj Kurtin. Kam urdhër të jem aty në orën 10 dhe do të jem”, thotë avokat Krasniqi për Express.

Por pavarësisht gatishmërisë së avokatit, në rast se procesi do të vazhdojë sikurse herët e kaluara kur ai drejtohej nga UNMIK-u, pritet që Kurti të mos pranojë mbrojtje juridike. Procesi kundër Albin Kurtit rinis me akuzat e njëjta që rëndojnë mbi të, të cilat janë hartuar nga ish UNMIK-u.

Ai akuzohet për pjesëmarrje dhe udhëheqje të një turme duke kryer veprën penale në kundërshtim me nenin 320 paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), pjesëmarrje në grup që pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare në kundërshtim me nenin 318 të këtij kodi. Këto akuza kanë të bëjnë me demonstratën e 10 Shkurtit 2007, kur u vranë dy dhe u plagosën 80 të tjerë nga njësiti i policisë rumune që vepronte në kuadër të UNMIK-ut. Në mbrojtje të Kurtit, të dielën ka dalë Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, të cilët kanë kërkuar mbylljen e procesit të montuar politik gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Valon Murati, anëtar i këtij këshilli, ka thënë se kërkesa themelore e këshillit kundër procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit është mbyllja e procesit të montuar politik gjyqësor, pasi që e dëmton demokracinë në Kosovë dhe cenon të drejtat e njeriut.

Ai ka kërkuar një proces të pavarur hetimi, qoftë edhe ndërkombëtar për ngjarjet e shkurtit, në mënyrë që të zbulohet përgjegjësia penale për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe plagosjen e 80 personave të tjerë.

Edhe Igballe Rogova, kryetare e Rrjetit të Grave të Kosovës, ka bërë të ditur se këshilli për dy ditë nga 17 organizata anëtare është rritur në 40 të tilla, dhe në të njëjtën kohë kur është krijuar Këshilli në Kosovë është krijuar edhe në Shqipëri.

Ajo ka thënë se të hënën në ora 10, kur mendohet se do të fillojë procesi kundër Albin Kurtit, do të organizohet nënshkrimi i peticioneve nga ana e qytetarëve në gjithë Kosovën dhe në Shqipëri për mbylljen e këtij procesi.

Marre prej Gazeta Express online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1897 sec, 0.0823 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,507kB