Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Ambjenti
 
<< Previous thread | Next thread >>
Erozioni kercnim dhe problem i Shqipnise ne vecanti.
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sat Feb 20 2010, 08:48am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Erozioni, izolimi rrezikon edhe Dibrën

19/02/2010Shkodër, kundërshtohet fatura e dëmeve të përmbytjes
Erozioni, izolimi rrezikon edhe Dibrën
Doganierët grekë zgjasin grevën edhe një javë
Dhjetëra shtëpi në rrezik shembjeje
Reshjet lënë pa ujë Beratin dhe Kukësin
Shkarja e dherave ka bllokuar dje rrugën nacionale në Burrel
Reshjet e dendura të dëborës dhe shiut, që vazhdojnë të bien prej ditësh, kanë rrezikuar rajonin e Dibrës, i cili mund të mbetet i izoluar për shkak të shembjes së rrugëve. Kështu, prej më shumë se një muaji ka pasur rrëshqitje të tokës dhe bashkë me të edhe të rrugës nacionale Bulqizë-Burrel. Bllokimi i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Sanës, vetëm rreth 1 km larg qytetit të Burrelit, në lindje të tij. Kjo ka shkaktuar probleme tejet serioze në lëvizjen e automjeteve në këtë rrugë që lidh verilindjen, rrethet Dibër e Bulqizë me rrethet e tjera të vendit. Ndërkaq, mësohet se firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor ka improvizuar rrugë dytësore për kalimin e mjeteve, por rrëshqitjet e tokës duket se nuk kanë të ndalur. Vërehet se për çdo ditë këto rrëshqitje vazhdojnë, gjë që çon në bllokimin e herëpashershëm të rrugës. Të paktën dy deri në tri orë të çdo dite, rruga mbahet e bllokuar, si pasojë e rrëshqitjeve që vazhdojnë. Për çdo ditë, punonjësit punojnë për lirimin e rrugës me fadromë dhe mbushjen e saj me inerte, por kjo mbetet e vështirë, pasi siç pohojnë vetë punonjësit e firmës, në çdo 24 orë rrëshqitja e tokës avancon me rreth 2 metra. Situata e rënduar në këtë rrugë, që është e vetmja që lidh Dibrën dhe trevat shqiptare të Maqedonisë me kryeqytetin dhe rrethet e tjera të vendit, po çon në shkatërrimin e plotë të këtij segmenti rrugor dhe për pasojë në izolimin e krejt verilindjes. Nëse rruga shembet, atëherë e vetmja mundësi komunikimi rrugor për rajonin e Dibrës mbetet lëvizja nga Maqedonia. Problem për momentin janë bërë edhe kamionët e transportit të kromit nga miniera e Bulqizës, që për shkak të ngarkesës së rëndë e kanë tejet të vështirë kalimin në këtë segment rrugor. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve Dibër pohojnë se ky segment rrugor gjithmonë ndër vite ka qenë problematik dhe se për zgjidhjen e këtij problemi nevojiten investime serioze.

©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu

Dhjetëra shtëpi në rrezik shembjeje

19/02/2010

Fier

Dy fshatra të Komunës Levan në rrethin e Fierit rrezikohen seriozisht nga shembja e banesave. Dhjetëra shtëpi kanë pësuar dëmtime të mëdha si shkak i rrëshqitjes masive të tokës. Kryetari i Komunës Levan, Agim Qejvani, shprehet se rrëshqitja ka nisur gjatë shirave të ditëve të fundit. Banorët e fshatrave Peshtan i Madh dhe Peshtan i Vogël në Komunën Levan të Fierit kanë shkuar në fillim të javës pranë komunës dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e saj, pasi banesat e tyre po rrezikohen të shemben. Drejtues të komunës menjëherë kanë ngritur një komision verifikimi për dëmet konkrete në terren, si dhe për gjetjen e shkakut. Kreu i Komunës Levan, Agim Qejvani, ka thënë për “Shqip” se “Verifikimet e kryera dy ditët e fundit nga grupi i punës në komunë kanë nxjerrë që 14 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha dhe dhjetëra të tjera dëmtime më të pjesshme”. Ai thotë gjithashtu se tashmë katër banesa janë bërë të pabanueshme. Shtëpitë janë ndërtuar pas vitit 1990, por ndonëse të reja ato tashmë kanë pësuar çarje të mureve, dyshemeve dhe tavaneve. Banorët akuzojnë komunën për krijimin e situatës, pasi nuk ka bërë prita mbrojtëse, edhe pse ka pasur paralajmërim për shkarjet. Ndërkaq vijon prej më shumë se një jave izolimi i komunave Hysgjokaj dhe Ballagat në rrethin e Lushnjës. Sipas nënprefektit të Lushnjës, Daut Sulaj, tashmë situata është në mëshirën e kushteve atmosferike dhe padyshim ndërhyrjes së autoriteteve qendrore.

©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu

Fatkeqsisht shfarosja e pyjeve tash 60 vjet pa asnji lloj kriteri, dhe mos pyllzimi i i kodrave dhe maleve te shpyllzume, ka ba qi Erozioni te kthehet ne nji kercnim shum te madh te Shqiptarve, pothujse tana malet dhe kodrat jane komplet te zhveshuna prej pyjeve kastan edhe erozini asht kthy ne nji ner problemet ma te mshaja te Shqiptarve. Nejse dihet qi pyjet pengojne por edhe nuk e lejojn Erozionin por fatkeqsisht nuk shof naj plan apo naj dedikim per me ba pyllzimin e kodrave dhe maleve ne vecanti rreth zonave te banume ku Erozioni asht kercnim shum i rrezikshem


[ Edited Sat Feb 20 2010, 09:29am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Feb 20 2010, 09:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rrëshqitjet e dherave rrezikojnë Apoloninë

Fier – Rrëshqitja të shumta dheu po përfshijnë qytetin antik të Apolonisë, çka rrezikojnë seriozisht objektet me vlera të mëdha muzeale.
Shkak i rrëshqitjeve janë bërë shirat e shumtë të rëndë gjatë ditëve të fundit. Drejtori i Muzeut të Apolonisë, deklaroi se është ndaluar hyrja për vizitorët, pasi situata është në rrezik, ndërkohë që ka kërkuar ndihmë nga autoritetet për të penguar rrëshqitjet e mëdha të dherave.

Muzeu i Apolonisë është ndër më të vjetrit në vendin tonë, në të cilin ndodhet vepra më shumë se dy mijë vjeçare.

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1771 sec, 0.0379 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,497kB