Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
Chameria Alvanitai Arvanitai - Albanian Çamëria
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Tue Mar 16 2010, 10:34am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Chameria - Albanian Çamëria


Çameria geographically is situated on the to-day north-west Greece. This beautiful region, has a rich Albanian heretage and it was only in the 1912 that it was annexed unfairly and unjustifiably from Greece.



This was the aftermath of the decision of the great powers to give Çameria to Greece, just as the great powers had made similar decisions to give Kosova and other Albanian territories to Serbia, Macedonia and Montenegro.



The word Çam is an evolution of the word "t'chiam" which is the name of an ancient river passing right through Çameria (The word T'chamis appears on many ancient Roman and even Hellenic maps, indicating that the word Chameria is older than the word Epirus, and it's used only by Albanians). Another branch of this river remains to be known to this day as the "lumi i kalamait" (Kalamait River - Childrens Rivier). What's most important is that everything about Çameria is Albanian in every sense of the word. The word Çameria has more of a topological meaning, but Çams have a very strong Albanian ethnicity, tradition and customs. Çameria has a very well-defined ethno-geographical meaning, which is strongly Albanian.

A large number of Çam population is situated on the seaside and goes up to the Gulf of Preveza. Another considerable number of towns and villages are situated on both sides of the river of "kalamait". The rest of of the Çam villages and towns are situated in more remote places and often on hills and mountains.

The Greek government has been very hostile toward Çams and the main reason is the fact that Çams have a very strong Albanian identity. Another reason of the Greek hostilities is the fact that Greeks inherited a very hostile policy towards us. During the period of time, from 1854 till 1877 the Albanians of Çameria resisted successfully the attacks from Greek "Andartes". During the WWI and WWII the greek troops attacked Çameria again. The (provisional) government of Vlora (Albania) responded by sending Albanian military troops to assist the Albanian population of Çameria , but the decision of the Ambassadors Conference assigned Çameria to Greece. As a result of this decision by the great powers, Greeks forces led by the hateful figure of N. Zervas launched attackers that ended up with many innocent Albanian locals killed.

To this day, we Çams in greece are described as bad people from an increasing "suffocating" Greek propaganda based on the fact that we refuse to be assimilated as it is the case with some of "Arvanites" in south and central Greece.

The today exact number of Albanians of Çameria in Greece is approx. one million people, taking into the account some relativly newly formed Çam villages and towns elsewhere in Greece..if all the number of Albanians in Çameria is added to the number of Arvanites in other areas of Greece, then the total number of Albanians in Greece is around 3.000.000 people. However only Albanians in Çameria call themselves real Shqiptars (Albanians). Arvanites elsewhere in Greece are under greater assimilating pressure from the Greek government and Anti-Albanian Greek circles.

This section is dedicated to hundreds of thousands of Albanians from the region of Chameria expelled by force, from the Greek forces in 1944 and residing now in the Republic of Albania and in the memory of 850,000 Cham Albanians sent to Turkey during the period between 1913-44.

During the summer of 1944, the neo-nazi forces led by Zervas attacked many villages and towns of Chameria and as a result 9,000 Albanians (including children, women and old folks) were killed indiscriminately.




A considerable number of Albanians were expelled and live now in the Republic of Albania. The official number of those Albanian refugees from Chameria is between 150,000 and 300,000.

Today they have formed their own Albanian patriotic and cultural association based in Tirana and which is active right across Albania. Among other they are asking from the Greek government in Athens-Greece, to be repatriated and their lands and other assets be returned to them as well as compensations for the usage of the lands for the past 50 years. Also they are rallying for the opening of Albanian schools to the Albanians living in Chameria.

The policy of expulsion of Cham Albanians from Chameria had started earlier than 1944. Greeks as well as Serbs followed the same pattern in politics with respect to Albanians.

Often they had signed documents with the Turkish government for the exchange of Muslims with Christians.

During all this not a single Cham Albanian was asked! As a result of such policy around 850,000 Cham Albanians from Chameria were sent to Turkey, where they are settled in the region of Asia minor in Turkey.

Prior to WWI and WWII, the population in Çameria was around 93% Albanian, the rest were other ethnic groups such as Greeks, Vlachs, gypsies, etc..

On the 19th century, 80% of the Albanian population in Çameria was of Muslim Religion (the process of conversion to Islam started in the 18th century) and a 20% Christian Orthodox, however the first world war, found the the Albanian community as made up of 50% muslim and 50% orthodox believers (this shift happened in a matter of 70 years).

After the world wars a fraction of the Muslim Populations was expelled by the Greek special forces, leaving intact the mainly orthodox Albanian population (50%) and a small fraction of molsims(13%) who by now mostly converted to orthodoxy to survive. The conversion back and forth from one religion to the other, before the World War I, was common among families!



However both Albanian religious communities were extremely close to each-other before the war and to this day, the Greek government has not managed to assimilate the Albanians of Çameria. The Albanian language is spoken indoors and outdoors as much as on everyday working places, but the Greek government with very little pressure from outside refuses to recognize Albanian minority in Greece and refuses to open schools on Albanian language.

The region is officially known as Epirus by the Greek government, but on the further north western corner of Greece, every single people knows the place as Çameria.

Anyone from this region stating that he or she is a Çam, makes a political statement saying that he or she is an Albanian. That's why the Greek government doesn't know officially the region as Çameria.

The heartland of Çameria is also called Thesprotia.


My own opinion is that this region has still an Albanian majority (since many people of other ethnic groups have emigrated away, which has compensated somehow for the displacement of some Albanians during WWI and WWII!) and all the Çams expelled unjustifiably from Greece are very welcomed by all the Albanian people here, there is a UN resolution which asks the Greek government to repatriate our brothers and sisters back to their homes, where they belong among the rest of us.

Copyright © 2006 Illyrians.org. All rights reserved
trokit ketu





Historia e Camerise‏
Mirel Sharxhi (mirelsharxhi@hotmail.com)


Lashtesia


Çamëria shtrihet në pjesen veriperendimore të Greqisë. Pelasgo-Ilirët ishing banoret e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE.

Heroi Pirro ishte heroj i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit.

Pirro i Epirit ishte një nga komandantët më të shquar ilire të asaj kohe dhe mbret i Epirit. Thirrej "shqiponjë" nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Në krye të ushtrive të përbëra nga molos, thesprot dhe kaon, Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake. Në kulturat perëndimore edhe sot shprehja "fitore pirrike" nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha.

Sundimi bizantin dhe turk


Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe).
Me 1750 regjioni i Sulit perbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman , Çameria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare. Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli Çapari, Marko BoÇari, Hasan Tasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë.

Historia moderne

Me 23 Shkurtë 1913, Çameria pushtohet nga Greqia. Regioni i Epirit antik, Çamëria e tanishme qysh nga kohërat e lashta ka qenë e banuar nga Shqiptarët. Gjatë konferences ne Londer ne vitin 1913, pjesa jugore e shtetit amë Shqipërisë, ju morr dhe u pushtua nga barbaret grek. Shqipëtaret e Çamërisë ishin musliman dhe ortodoks. Shqipëtaret e Çamërisë të cilët jetuan në pjesen jugore te Epirit antik, qenë viktima e spastrimit etnik. Tragjedia e Çamërisë është tragjedia më e madhe e Evropës. Në vitin 1936 në Çamëri kan jetuar mbi 30.000 Shqipëtar kurse pas pastrimit etnik te vitit 1944-1945 dhe gjenocidit ndaj Shqipëtarve atje mbeten një pakic. Kurse edhe historianët grek kan deklaruar se Shqipëtaret kan qenë banor të hershem te Çamërisë. Në Qershor të vitit 1944, kriminelet grek vranë dhe masakruan mbrenda 24 orëve me shumë se 1400 Shqipëtar të Çamërisë. Gjatë Qershorit 1944 dhe Marsit 1945, 1286 Shqipëtar u vranë në Filat, 192 në Gumenicë, 626 në Margellic dhe Pargë, kurse mijëra të tjerë të zhdukur.

Kurse në të njejten kohë si rezultat i gjenocidit grek, 2900 të ri dhe të vjeter, 214 femra, 96 fëmijë qenë masakruar, 745 gra qenë dhunuar, 76 femra qene rrëmbyer, 32 fëmijë, 68 fshatra qenë shkatërruar me gjithësej 5800 shtëpi. Nga ana greke popullsia Shqipëtare e Çamërisë konsiderohet kriminele. Konsiderimi i një populli të tërë është vërtet krim shtetror. Në vitin 1944, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ndertoi monumentin në Konispol në shenjë memorje për viktimat e Shqiptare të Çamërisë. Mbas vitit 1945, qeveria greke filloi kolinizimin e Çamërisë, me popullsi jo Shqipëtare. U ndalua përdorimi i gjuhës Shqipe në vende publike. Dhe kështu vazhdoi asimilimi i popullsisë Shqipëtare të Çamërisë.

GJENOCIDI DHE MASAKRIMI I POPULLIT SHQIPTAR TE CAMERISE. PASTRIMI KOMBËTAR I SHQIPËRISË SË JUGUT

Ndërimi i emrave të qyteteve dhe fshatërave të Shqipërisë së jugut nga fashistët Helenas para dhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Bashkëpunimi i Helenasve me Gjermaninë fashiste për pastrimin dhe kolonizimin e Shqipërisë së jugut (Janina, Gumenica, Preveza, Paramithia, Filati etj)...

Resoluta, Nota proteste, Kërkesa, Takime etj. Fakte të pakundërshtueshme.

Çë shtja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.

Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.

Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për popullsinë shqiptare. Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.

Pushtimi fashist

Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv/Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. "Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinë çame.

Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhan kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t'i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se "Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive".

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. "Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta".

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç'të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.


Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.
Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente.

Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame".
Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tfeik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurtë, "më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin", domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria", i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV "Ali Demi" me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it.

Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste.

Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke "që të bëjnë punë në minoritete duke enë në lidhje gjithmonë me ne". Po kështu do të procedohej edhe në Çamëri.

Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, "për t'i bërë masat e minoritetit t'i drejtojnë sytë nga Greqia". Në një miting që ishte bërë në Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi". Sipas të njëjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dërguar për tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin shqiptar në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fisnike të bashkëjetsës midis fqinjëve me devizën: luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhhe gjithë reaksionit në shërbim të tij.

Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.

Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes siç ishin mbajtja e rrefullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj.

Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit "për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti", "të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman". Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithaë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve. Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes pr një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. Është e qartë se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllimet e këtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta.

Nacionalistët shqiptarë synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të tillë. Madje zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare.

Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t'u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët-grupi nacionalist shqiptar po punon për t'ia aneksuar Çamërinë Shqiëprisë". Në përgjigje të këtij telegrami pohohet me gojën plot se "Ky grup (nacionalistët) është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë".

Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS at
trokit ketu


[ Edited Sun Aug 08 2010, 10:04am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 16 2010, 10:41am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
James Pettifer, provokon sërish… Tragjedia çame dhe fajet e Britanisë



Dërguar më: 14/03/2010 - 15:01

Nga James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet se riozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania, por që, për një arsye a tjetrën, shumë pak studime serioze historike janë bërë në këto vende gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.



Në Britani kjo ka ndodhur për shkak se Lufta Civile greke përbën një kapitull të dhimbshëm dhe problematik, me disa përmasa të ndryshme. Ai ishte një konflikt i gjatë dhe kompleks, që kaloi nëpër disa faza midis viteve 1943 dhe 1949. Përfshirja britanike ishte një faktor madhor dhe përcaktues, por aty kishte shumë aktorë të tjerë politikë të përfshirë dhe që haheshin me njëri-tjetrin për drejtimet e politikës. Britanisë do t’i duhej të tërhiqej në të vërtetë nga roli i saj dominues i mëparshëm midis viteve 1946-1948, më së shumti për shkak të krizës financiare të qeverisë së pasluftës në Londër.
Ky ishte një tregues i dobësisë së perandorisë britanike, si humbja e Indisë në po atë kohë, në vitet 1947-1949. Fitorja e të Djathtëve në Greqi u arrit vetëm nëpërmjet burimeve financiare dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara, të lidhura këto edhe me rrethana të tjera që u krijuan nga prishja e Titos me Stalinin brenda lëvizjes komuniste ndërkombëtare në vitin 1948.
Në fund të periudhës së Luftës Civile, Greqia pa shfaqjen e ‘Doktrinës Truman’, e cila do të shndërrohej në platformën qendrore për mënyrat e veprimit gjatë Luftës së Ftohtë

Së dyti, brenda Britanisë, lufta e gjatë dhe shungulluese e rezistencës ndaj pushtimit dhe konflikti civil shtuan së tepërmi emocionet e forta midis atyre që kishin marrë pjesë si këshilltarë britanikë në lëvizjet e rezistencës të udhëhequra nga oficerë të ushtrisë në Drejtorinë e Operacioneve të Posaçme. Për sa i përket oficerit të shquar britanik të Ndërlidhjes në Drejtorinë e Operacioneve të Posaçme, C. M. (Monty) Udhauz (Woodhouse) po shtoj se ai ishte një helenist i spikatur, agjent i fshehtë, ndërsa më vonë një politikan i Partisë Konservatore dhe historian i Greqisë në Britaninë e pasluftës.
Ai, para së gjithash, shprehu një vështrim ex cathedra të ngjarjeve që në atmosferën e njëtrajtshme të helenizmit britanik gjatë Luftës së Ftohtë prirej të mos i mbështeste kërkimet e mëtejshme akademike.

Në Greqi, për ‘palën fituese’ të së Djathtës greke ishte e volitshme të paraqitej një version i standardizuar i ngjarjeve për të ndihmuar formësimin e një historie të re kombëtare pas vitit 1949, kurse studimet e hollësishme për spastrimin etnik të pretenduar të Çamërisë nga Napoleon Zerva, aleati britanik i rezistencës, u mënjanuan nga vëmendja dhe kjo ishte pjesë përbërëse e një objektivi më të gjerë për konsolidimin e asaj që njihet si ‘ndërgjegje kombëtare’ dhe me qëllim për të prodhuar një qëndrim ortodoks të ri historik, i cili mbështetej në krekosjen e fitimtarëve, sikurse ndodh shpesh pas luftërave civile në të gjitha kohët…

Heshtje në Shqipëri

Në Shqipëri, gjatë kohës së komunizmit çështja çame është studiuar fare pak, ndërkohë që emigrantët e rinj çamë të pas vitit 1944 kishin një pozitë të pasigurt në shoqëri, thuajse asnjë përfaqësim në elitën e re enveriste politike ose akademike, shto këtu edhe faktin që këta emigrantë nuk kishin traditën e studimeve të emigrimit, që kishte mbështetur jetën intelektuale të shqiptarëve të Kosovës apo Maqedonisë. Diaspora e fuqishme çame në Turqi, e cila e ka zanafillën e saj te dëbimi që u bë pas Traktatit të Versajës në vitet 1920, nuk kishte thuajse fare lidhje organike me Shqipërinë hoxhiste, ndërkohë që shpejt do të përzihej me emigrantë dhe qytetarë të dëbuar nga Kosova në kohën e Titos. Organizimi politik i shqiptarëve ishte i dobët, i kufizuar në shoqata kulturore dhe fetare. Përveç kësaj, në diasporën e fuqishme në Shtetet e Bashkuara kishte shumë pak çamë. Nuk ishte gjithnjë e lehtë për pjesëtarët e familjeve të emigruara çame në Shqipëri të kryenin arsimin e mesëm në shumë rrethe të vendit, pale të hynin në Universitetin e Tiranës. Qëndrimet me detyrime të ndërsjella që u arritën midis Greqisë dhe Shqipërisë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga fundi i periudhës enveriste, të filluara nën diktaturën greke pas vitit 1968 dhe të vazhduara nga qeveritë demokratike pasardhëse, bënë që Hoxha të hiqte dorë nga evidentimi i çështjes çame në të gjitha aspektet e saj. Nga fundi i viteve 1970, dhe më vonë në periudhën e qeverisë së PASOK-ut, pas vitit 1982, heroi i rezistencës greke Manolis Glezos ishte një vizitor i shpeshtë në Shqipëri dhe kishte marrëdhënie të mira me Hoxhën, duke vepruar si një i dërguar jo zyrtar për nismat e Athinës...

Dorëshkrimet e Udhauzit

Në Britani, sidomos tani disa vite pas vdekjes së Udhauzit, si dhe oficerëve të tjerë kyç të SOE-s, si Nigel Clive, që ishin aktivë në Epir në atë periudhë, është bërë krejtësisht i mundshëm një rivlerësim i asaj kohe. Janë disa çështje evidente që shtrohen. Më e rëndësishmja është se deri në çfarë shkalle dëbimi i çamëve është parë në Londër si një akt i pashmang-shëm, në kushtet e luftës në atë kohë, dhe se sa ky akt ka qenë fryt i paditurisë dhe gabimit, më shumë se i vendimeve të politikës së ndërgjegjshme.
Merret me mend se kjo ka të bëjë me vlerësimet nëse ka ndodhur ajo që tashmë konsiderohet gjenocid sipas ligjeve të miratuara ndërkombëtarisht. Përtej kësaj, është çështja se çfarë informacionesh sekrete kanë marrë në Londër mbi atë që po ndodhte, si janë interpretuar dhe se çfarë parametrash analitikë janë përdorur. Por ndoshta pika më e rëndësishme është çështja e rolit personal të Udhauzit dhe se deri në çfarë shkalle ai, si një intelektual i shquar pro-helenist, që sipas tij do të kishte punuar gjithë jetën duke dhënë leksione mbi filozofinë e lashtë në Oksford po të mos kishte ndërhyrë lufta, bashkoi në një linjë pro-greke të dhënat e zbulimit dhe politikën. Ka gjithashtu edhe çështje më interesante për studiuesit e rebelimit dhe kundërrebelimet, me çështjen më të rëndësishme se në çfarë shkalle Udhauzi dhe britanikët kishin në të vërtetë nën kontroll atë që Zerva dhe ushtria e tij ishin duke bërë me vrasjen dhe dëbimin e çamëve, dhe në çfarë mase oficerët anglezë të SOE-s kishin aftësi të kontrollonin grupet e tyre të rezistencës.
Duhet të thuhet qartë se nga Udhauzi ekzistojnë materiale të shkruara me dorën e tij, të cilat duhet të shërbejnë si pikënisje për studimet e reja, dhe po kështu nga kolegët oficerë të SOE-s, si Nigel Clive dhe Arthur Foss, të cilët kanë shkruar libra mbi përvojën e tyre në Epir, si dhe kujtimet e ngjashme të shkruara nga oficerët anglezë të ndërlidhjes të SOE-s në anën shqiptare të kufirit, nga të cilat më të rëndësishme janë ato të Entoni Kuejl-it (Anthony Quayle), i cili pas luftës u bë regjisor dhe artist i shquar filmash anglezë.12 Udhauzi mbeti aktiv në qarqet heleniste në Britani deri në fund të jetës së tij dhe për shumë gjëra të asaj kohe, deri në vitin 2001, u qëndroi besnik pikëpamjeve të zyrtarizuara për ngjarjet.

Nga përvoja ime, shumë nga ky material i ish-oficerëve të SOE-s është ende jo shumë i njohur si në Shqipëri, edhe në Greqi. Në Shqipërinë komuniste, merret me mend se ishte e pamundur t’i botoje ato, por edhe në Greqi për shumë vite pas 1945-ës kishte pak motive për ta bërë këtë. Nga ana tjetër, në Britani studimet nuk u zhvilluan sikurse mund të pritej.

Qëndrimet dhe pikpamjet e Udhauzit

Në veprimtarinë e tij vetjake politike, pas vitit 1974 dhe fundit të diktaturës, Udhauzi punoi si avokat për kryeministrin grek të atëhershëm Karamanlis, dhe përcaktoi, si të thuash, paraprakisht piketat politike për demokratizimin dhe modernizimin politik grek.20 Roli i krizës së stërgjatur qipriote dhe roli qendror i Britanisë në marrjen e vendimeve, sipas mendimit tim, ishin një faktor madhor në atë kohë në evoluimin e pikëpamjeve të Udhauzit. Në fillim të viteve 1950, ai u bë gjithnjë e më shumë kritikues i politikës së Qeverisë Konservatore nën drejtimin e Çërçillit në lidhje me Qipron, dhe disi i distancuar nga grupet më të larta elitare konservatore, edhe pse prestigji personal i tij ishte në një nivel të lartë në atë kohë pas rolit të tij kyç në operacionin e SIS/MI6/CIA për të përmbysur Mosadekun (Mossadegh) në Iran dhe për të vënë në pushtet Shahun.
Ky liberalizim politik në Londër nuk solli asgjë për rihapjen e çështjes çame në debatin politik. Kjo do të ndodhte njëherësh me daljen e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare më 1990 dhe me përfundimin e periudhës së jashtëzakonshme të izolimit autarkik të tridhjetë viteve të mëparshme. Si një shembull anekdotik, po përmend se unë shkrova një artikull të shkurtër për gazetën Indipendent të Londrës, më 1991, mbi një propozim të qeverisë shqiptare për ta çuar çështjen çame në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, gjë që donte të thoshte edhe se kjo ishte e para përmendje e kësaj teme në një gazetë britanike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Ne duhet të shikojmë se vepra e Udhauzit nuk ishte monolite, dhe se ai ka ndryshuar të paktën paraqitjen dhe stilin e pikëpamjeve të tij kohë pas kohe. Rrekja e parë e tij në shkrimtarinë historike është libri “Molla e sherrit” (‘Apple of Discord’), i cili doli në Londër më 1948, në një kohë që në Greqi vazhdonte ende Lufta Civile. Aty jepeshin hollësi të konsiderueshme të historisë më të re të Greqisë, me një shtjellim të kohës së Metaksait, si dhe të Luftës së Dytë Botërore në Ballkan, pastaj jepet një paraqitje plot goditje njëra pas tjetrës për gjithçka kishte ndodhur në kohën e pushtimit dhe të rritjes së rezistencës, si dhe për rolin britanik, përfshi dhe atë të vetë Udhauzit. Ajo është tej mase antikomuniste, dhe mund të thuhet se ishte diçka rrethanore që pasqyronte vlerësimet e kohës dhe gjithashtu ishte shumë e lidhur me qëllimin për të mbajtur opinionin publik britanik ‘në anën’ e mbështetjes së politikës së Luftës Civile, në një kohë kur kritikat ndaj mbështetjes britanike për të Djathtën dhe monarkistët ishin përhapur edhe përtej së Majtës, brenda dhe jashtë parlamentit. Megjithëse njoftimet për Luftën Civile ishin rreptësisht të kontrolluara nga qeveria në Londër, efektet e bombardimeve të Forcave Ajrore Amerikane (USAF) dhe atyre Mbretërore (RAF) mbi civilët në malet veriore si dhe mbi ushtrinë komuniste demokratike kishin shkaktuar një shqetësim të madh. Sikurse tregon Thanasis Sfikas, Lufta Civile greke ishte një krizë madhore për të Majtën britanike, një krizë mjaft më e gjerë dhe më e thellë se çështjet që lidheshin me të Majtën në vendet e tjera europiane, si Franca dhe Italia, ku shpresat e komunistëve për të marrë pushtetin pas luftës gjithashtu kishin marrë goditje të rënda nga zhvillimi i ngjarjeve. Sigurisht që ishte edhe koha kur qeveria britanike në të vërtetë duhej t’ia kalonte Shteteve të Bashkuara kontrollin mbi ndihmën e jashtme ushtarake ndaj së Djathtës në Greqi, prandaj dhe ndoshta nuk është tërësisht e rastësishme që i vetmi botim ende i përdorshëm i librit është ribotimi amerikan i vitit 1985. Vepra e tij është e mbushur me idetë e Doktrinës Truman, me gjithë mënyrat që ajo përcaktonte për ta mbuluar kompleksitetin, në interes të ndërtimit të një fronti të bashkuar për mbështetjen e së Djathtës. Gjithsesi, pavarësisht se ai është një libër modern në pikëpamjen që është një meditim mbi historinë bashkëkohore nga një pjesëmarrës që ka luajtur një rol kryesor në shumë nga ngjarjet që ai përshkruan, përsëri është e pamundur të mos shihet hija e arsimimit klasik tradicional të Udhauzit në mënyrën e të shkruarit, nga veprat e Tukididit mbi konfliktet e shekullit të pestë, në të cilat ai ishte një aktor, deri te historianët romakë si Taciti. Ideali i moralit klasik të ushtarakut studiues që vepronte në mbrojtje të demokracisë është parë nga Udhauzi si pjesë e një tradite të pandërprerë greke, ndërsa anglezët janë parë si ruajtës të një marrëdhënieje speciale me Greqinë moderne, që nga krijimi i saj në vitet 1830, si aktorë politikë dhe ushtarakë të aftë për të rivënë në skenë dramat e lashta. Grupet e vogla të qëndrestarëve heroikë që Udhauzi, Klivi dhe Leig Fermori (Leigh Fermor) i përshkruajnë aq mirë, janë të prejardhura drejtpërsëdrejti nga spartanët që luftuan në Termopile, por me një ndryshim domethënës që në fund del tragjik, sepse në vitin 1943 dhe më vonë, ata u përçanë në të Majtë dhe të Djathtë dhe do të mbeteshin kështu. Është me vend të theksohet që Udhauzi edhe në atë kohë e zotëronte në mënyrë të përsosur gjuhën popullore greke, diçka që mund të shpjegojë qoftë edhe pjesërisht admirimin që kishte për të Çërçilli, të cilin e kishin penguar të studionte në Oksford për shkak se nuk e dinte greqishten e vjetër.

Këndvështrime rreth çamëve

Çamët janë përmendur në libër vetëm në kapitullin e titulluar ‘Bashkëpunëtorët e vegjël të armatosur’ (‘Minor Armed Collaborators’), ndërkohë që krejt bashkësia çame në Epir është tepër e nxirosur me furçën kolaboracioniste dhe përshkruhet në atë mënyrë që mund të emërtohet vetëm me gjuhën imperialiste-raciste si një ‘popull mysliman që zakonisht quhet turko-shqiptar’. Në këtë libër Udhauzi ka hedhur themelet e qëndrimit ortodoks, në të cilin çamët do të shiheshin më vonë në historiografinë britanike për dy breza, duke zbatuar terminologjinë e të Djathtës ekstreme greke. Atij nuk i mungojnë perceptimet e vlefshme: ai nënvizon se një nga pengesat që kishin çamët kishte të bënte me faktin se ata ishin një bashkësi e pasur, nuk donin të luftonin derisa u bë shumë vonë, dhe se fuqitë e Boshtit në Ballkan ishin të prirura të shprehnin simpatinë ndaj popullsisë myslimane vendase, sikurse ndodhi në Kosovë, krejt ndryshe krahasuar me regjimet e paraluftës në Greqi ose Serbi, që mbështeteshin në krishtërimin ortodoks. Me të drejtë, ai vëren se çështja çame ka disa rezonanca me çështjen e minoritetit maqedonas në Greqi, me konotacionet e saj politike përherë shpërthyese. Ai vëren, mbase mençurisht, që çamët kishin udhëheqje shumë të dobët gjatë kohës së luftës në bashkësitë e tyre. Disa krerë çamë nuk arritën t’i kuptonin realitetet e mëdha politike në marrëdhëniet ndërkombëtare të kohës. Por ai ka gjithashtu mangësi befasuese. Ai nuk i përmend fare bashkësitë e vogla hebreje përgjatë bregdetit kundruall Korfuzit në fshatra si Sivota (deri më 1944, në shqip Muros) ose Plataria, aty pranë ku ata jetonin të përzier me çamët, duke harruar në këtë mënyrë disa nga viktimat më fatkeqe si të Metaksait dhe pasandaj të pushtuesve të Boshtit. Ka gjithashtu një shtrembërim për çdo përdorim të fjalës ‘turk’ në libër, ndërsa Greqia është paraqitur vazhdimisht si me një kulturë superiore të pandërprerë nga vetë cilësia e saj. Ne natyrisht që nuk duhet të harrojmë se Greqia për një periudhë të fillimit të Luftës së Dytë Botërore ishte i vetmi aleat që Britania kishte ose që Çërçilli – ndonëse i dobët në shkollë dhe që i mungonte shumica e kulturës klasike – kishte përvetësuar pjesën më të madhe nga helenizmi tradicionalisht i ndjeshëm i elitës sunduese të asaj kohe. Periudha e Metaksait në Londër vështrohej si një humbje për ndikimin britanik në Greqi dhe një triumf për Gjermaninë, ndërsa përvoja e Pushtimit dhe Luftës Civile mundi ta korrigjonte fare pak këtë perceptim.

Në veprat e tij të mëvonshme, Udhauzi e ndreqi disi vijën e qëndrimit të tij mbi ngjarjet, meqë e ka shmangur përdorimin e asaj që sot mund të shihet si gjuhë politike e papranueshme e prejardhur nga stereotipat kolonialistë, por thelbi i përmbajtjes ndryshoi fare pak. ‘Lufta për Greqinë 1941-1949’ (‘The Struggle for Greece 1941-1949’), botuar në vitin 1976 me një parathënie nga Riçard Klog (Richard Clogg), e pranon se kishte një ‘pakicë shqiptare në Greqi’, në kundërshtim të hapur me pikëpamjen e Athinës zyrtare që thotë se në Greqi nuk ka pakica etnike, por çamët dhe fati i tyre mezi përmenden përveç përcaktimit të zakonshëm të sipërfaqshëm të të gjithë çamëve si kolaboracionistë. Kjo në njëfarë mase mund të mos ishte befasuese nëse libri nuk do të përmbante gjithashtu një paraqitje gjithëpërfshirëse dhe të stërgjatur për aktivitetin e përgjithshëm të Zervës në rezistencë, duke shprehur fjalët më lavdëruese në pjesën më të madhe, më tepër sesa te ‘Molla e sherrit’, ku karakteri i ushtarëve të milicisë së Zervës nuk është zbukuruar dhe aq.

Në librin e tij më 1976, Udhauzi i përshkruan çamët si ‘të ndëshkuar’ nga Zerva për bashkëpunimin, por nuk jep hollësi të mizorive dhe dhunës sistematike të milicisë së Zervës kundër tyre në fshatra si Paramithia më 1943-1944 dhe, mbi të gjitha, nuk flet për dhunimin e tmerrshëm të të drejtave të njeriut kundër civilëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve. Ai nuk thotë gjë nëse është bërë ndonjë përpjekje angleze për të ndalur krimet e luftës së Zervës. Duket se nuk ka pasur një përpjekje të tillë, në përputhje me politikën për të mbështetur Zervën në verilindje për të neutralizuar forcat komuniste ELAS dhe për t’i penguar ato nga përforcimi me forca të tjera ELAS që kishin arritur deri në atë pikë sa mund të shtinin në dorë Athinën. Mbase, mund të mëtohet, sikurse kanë bërë disa nga komentatorët më të zgjuar grekë, që këto ngjarje ndodhin në luftëra, dhe edhe më keq ngjajnë në luftërat civile, dhe që krime të ngjashme janë kryer nga të gjitha palët. Kjo natyrisht është e vërtetë, por ligjet e luftës ekzistonin në vitin 1944, edhe pse në një trajtë më pak të zhvilluar sesa sot, sikurse treguan dhe gjyqet e Nurembergut. Ekziston një shembull për standardet e përgjithshme të dyfishta në historiografinë e kohëve të fundit, ku, bie fjala, një libër si ‘Eleni’ i Nikolas Geixhit (Nicholas Gage) pati një reklamë të madhe ndërkombëtare, me njëfarë ndihme, siç del të paktën nga një agjenci zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për shkakun se ai përshkruante dhunën e ELAS të udhëhequr nga komunistët dhe guerrilasit e Ushtrisë Demokratike, ndërkohë që vuajtjet e çamëve nga grekët janë lënë mënjanë dhe fshehur si të parëndësishme dhe të padenja për t’iu kushtuar ndonjë vëmendje morale serioze.28 Në autobiografinë e Udhauzit, ‘Njëfarë aventure’ (‘Something Ventured’), botuar në vitin 1982, ka një përmendje të Paramithisë, por vetëm në kontekstin e një vizite te varri i Dejvid Uallasit (David Wallace), ndërsa as që zihet në gojë fare fati i çamëve, kurse është përsëritur pikëpamja standarde se pa Zervën dhe energjitë që ELAS-i e udhëhequr nga komunistët harxhoi në luftimet me të, ELAS mund të kishte arritur të merrte nën kontroll kryeqytetin grek. Çamët do të shndërroheshin, si të thuash, në Fantazmat e Makinës Histori, të padukshëm dhe të pagojë…

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


[ Edited Sun Aug 08 2010, 09:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Apr 17 2010, 04:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
About the Greek Language

Risto Stefov March 23, 2010

There is much to say about the so-called "Greek language" about its inception some 3,000 years ago and about its evolution to what is supposedly spoken in Greece today. But is the language spoken in Greece today a "Greek language", whatever that may mean, or a mix of various languages that modern Greeks speak today?

There are a couple of reasons why I am bringing this up at this time. One is to remind the Greeks that although they call their language "Greek", implying that it is the language of the so-called "ancient Greeks", it is not. The second reason is that two can play this game. Greeks tell me that there is no such thing as a Macedonian language and what I call Macedonian is no more than a mix of "Serbian, Bulgarian, Greek and Albanian with some other foreign words added to it here and there". While these same Greeks claim that there is no such thing as a "Macedonian language", they boast that they speak the language of the ancient Greeks.

Well let´s put this theory to a test shall we?

First and foremost, the language that modern Greeks speak today is not their mother tongue. When Modern Greece became a country for the first time in 1829, the majority of the so-called first Greeks spoke Arvanitika (Albanian), Vlahika (Vlach), Turkika (Turkish), Slavika (Slav), etc. The so-called "Greek language" they speak they had to learn in school.

So once again, the so-called "Greek language" that Modern Greeks speak today was a language they learned in school. Now in contrast to the Greek language, the Macedonian language, call it what you like, is a natural language that Macedonians learned from their mothers.

Macedonian is a banned language in Greece so the Macedonians could not have learned it in school, the only place they could have learned it is from their mothers and relatives. Ever since Greece illegally acquired Macedonian territories in 1913, Macedonians had no access to Serbia or Bulgaria so how could Macedonian be a Serbian or Bulgarian language?

Now if we go far back in time you will discover that the Macedonian people spoke this language even before there was ever a Serbia or Bulgaria. In fact it was the Bulgarians, a Turkic tribe which spoke a Mongolian language, that adopted the Macedonian language and not the other way around.

If the Modern Greek language is the same language as the ancients spoke then why did the modern Greeks have a need to "purify" it, a process which eventually failed?

Modern Greek is not at all the same as the so-called "ancient Greek" which the Athenians spoke some 2,500 years ago. In fact Modern Greek is yet another "Balkan language" full of colloquialisms and foreign words which the Greek state borrowed from the Byzantine Church and from other foreign languages, including Turkish. Most Modern Greeks don´t know this and know even less about the history of their own language. That is why they claim ´it is all Greek".

Here are some examples of ancient Greek, Modern Greek, (English);

Ipos, alogo (horse)

Hygor, nero (water)

Onos, gaiduri (donkey)

Oikos, spiti (house)

Odos, dromos (road)

Ihthis, psari (fish)

Oinos, krasi (wine)

Ofthalmos, mati (eye)

Ega, Gida (goat)

Erifi, Katsiki (kid, baby goat)

Ois, provaton (sheep)

Yshoiros, gourouni (pig)

Kyon, skylos (dog)

Mys, pondiki (mouse)

Ornitha, kota (hen)

Oon, avgo (egg)

Artos, psomi (bread)

Ris, miti (nose)

Naus, plion (ship)


By just this small sample of examples it should be obvious to everyone that "ancient Greek" and "Modern Greek" are not only NOT the same language but they are not even similar! That is precisely the reason why Greek authorities tried to "purify" their language! And yes there are "ancient words" in the Modern Greek language such as "odos" for example but they only exist because of the language purification initiatives Greek purists undertook since 1776 which were finally abandoned in 1974 by the Greek government.

Another reason for bringing up the inconsistencies in the so-called "Greek language" is because I was asked to do it by one of my readers who wanted to see more evidence of what I am talking about, but not from Macedonian sources because it might be dismissed as "Skopian propaganda" by our Greek adversaries. So without further ado here is evidence on the formation of the Greek language as composed by non-Macedonian authors;

1. "The beginning of the modern Greek language controversy can be precisely dated to 1776, when Voulgaris, in the preface of his logic, argued that in order to study philosophy it was necessary to know ancient Greek adding that the ´worthless little books that profess to vulgar language should be hissed off the stage´. By ´vulgar language´ he meant any variety of modern Greek as opposed to the ancient language." ("Language and National Identity in Greece 1766 - 1976", by Peter Mackridge, page 83)

Now who was this Voulgaris character? Here is what Peter Mackridge has to say: "Kitromilides describes Voulgaris as the ´Patriarch of the Greek enlightenment´ and the first recognized leader of the enlightenment in south-east Europe.

Voulgaris studied at Padua and went on to teach for twenty years in Yannina, Kozani, the Athronite Academy and Constantinople." ("Language and National Identity in Greece 1766 - 1976", by Peter Mackridge, page 84)

"Voulgaris introduced himself to the Russian empress in 1771 by referring to himself as ´Slaviano-Bulgarian´ by origin, Greek by birth, Russian by inclination. (13) It is clear that his aim was to ingratiate himself with the empress by asserting that he too, like the majority of her subjects, was of Slav origin; it is not certain how seriously he took this himself, but his surname does imply Bulgarian origin.

(13) Quoted from an unpublished manuscript by Batalden (1982: 22), who points out the irony that Catherine was not Russian but German by birth. I am grateful to Elka Bakalova for informing me that ´Slaviano-Bulgarian´ refers to the Slav Bulgarians as distinct from the Turkic proto-Bulgars." ("Language and National Identity in Greece 1766 - 1976", by Peter Mackridge, page 85)

2. "Folk culture, for Koraes, was less a source of proof that the people actively yearned to recover their ancient virtues than evidence of their potential (and need) for extensive reeducation. His own experience, in which a series of lucky chances made it possible for him to acquire some learning at an early age (Clogg 1976: 121-124), may well have influenced his thinking here: the Hellenic virtues could be acquired, given only native diligence and aptitude. That one had to turn to Western Europe in this endeavor was simply a matter of historical circumstance, of the fact that Europe had been the repository of Greek learning during the centuries of Ottoman rule – a time when the Greeks themselves had acquired a shamefully Turkish patina which now had to be scraped away.

Koraes is today remembered most of all for his leading role in the development of katharevousa, the neo-Classical (or purified) form of the modern Greek language which, somewhat ironically in the light of his revolutionary principles, has become closely associated with the political Right and the foreign interests which it represents (Sotiropoulos 1977).

Katharevousa was always something of a cultural appeal to the West for recognition, an attempt to demonstrate that the ordinary Greeks of today could speak a tongue which was undeniably their own yet no less clearly Hellenic. Such purism naturally demanded that all words of obviously Turkish origin be eliminated. A recent commentator's description of this deorientalization of the language as "beneficial" (Babiniotis 1979: 4) shows how successful Koraes was in establishing a moral standard by which all subsequent linguistic developments could be evaluated. Ideological criteria of culture, if they are to be judged successful, must in some measure become self-fulfilling prophecies.

The development of katharevousa was part of Koraes' wider, educative view of Hellenic regeneration. Culture, rather than physical descent, still seems to have been the main component of Greekness in his day. Educated people throughout the Balkans called themselves Hellenes; in the Romanian princess Dora d'Istria, we shall later meet one of the latest and most flamboyant embodiments of this conceit. It seems, moreover, that language was sometimes thought virtually sufficient to make people forget that they had ever been anything but Greek – in 1802, there appeared a quadrilingual dictionary published by the priest Daniel of Moskhopolis, exhorting "all who now do speak an alien tongue rejoice, prepare to make you Greek " (quoted in Clogg 1973: 20). This attitude was to change significantly later on, after the establishment of the new Greek State, when greater emphasis came to be laid on an essentially retroactive claim to descent from the ancient Greeks." ("Ours Once More Folklore, Ideology, and the making of Modern Greece", by Michael Herzfeld, pages 17 and 18)

3. "Wealthy Greeks, who for the most part had acquired their fortunes abroad, shared to the full the local patriotism so characteristic of the Greeks. This prompted them to provide the funds for schools, libraries and scholarships in their local communities. There was also a more practical motive, for the development of a Greek commercial empire created an increasing demand for numerate and literate Greeks with a knowledge of foreign languages.

Schools of a kind had existed throughout the period of Ottoman rule, although with rare exceptions, such as the Patriarchal Academy in Constantinople, they had concentrated on imparting a basic knowledge of reading and writing to their pupils. In the eighteenth and early nineteenth centuries, however, a number of more advanced academies were either founded or revived. Besides the Princely Academies of Jassy and Bucharest, important schools were founded on the island of Chios, in Smyrna (The Evangelical School, 1733, and Philological Gymnasium, 1808) and Ayvalik. In these more advanced schools there was a heavy emphasis on the Greek classics, together with an attempt to inculcate the rudiments of mathematics and the natural sciences. Many of the teachers had studied at the universities of western Europe, particularly in Italy, and many of their graduates were also to study abroad, thanks to the subventions of the merchants.

Books in Greek for a Greek readership had been printed, in substantial quantities, mainly in Venice, in the sixteenth and seventeenth centuries. In the eighteenth century, however, the production of books for a Greek audience increased dramatically. During the first twenty-five years of the century just over a hundred such books were printed. During the last twenty-five years well over 700 were published, while some 1300 titles were published during the first two decades of the nineteenth century. They were generally small editions, though they did sometimes run to several thousand copies. A more significant indicator of the intellectual climate in Greece, perhaps, than this dramatic increase in the numbers of such books published was the change in their content. Whereas at the beginning of the eighteenth century these books were overwhelmingly religious in character, by the years before 1821 their content had become increasingly secular. Numerous translations were published of the works of Western scientists and philosophers, including Locke, Voltaire, Montesquieu, Beccaria and Rousseau. Some Greeks such as Evgenios Voulgaris themselves published learned philosophical treatises, making use of works of philosophers such as Kant. But in essence the 'Neo-Hellenic Enlightenment' was derivative rather than original, its protagonists seeking above all to make the achievements of Western philosophers and scientists known to their fellow countrymen. The works of the Western Enlightenment also began to circulate in the Greek lands in their original languages, often remarkably soon after publication.

The most significant aspect of this increasing secularization of Greek culture was the rediscovery by the Greeks of a sense of their own past, a realization that they were the heirs to a glorious heritage that was universally admired by the educated classes of western Europe. During earlier centuries there had been a limited awareness of the ancient world but the nascent Greek intelligentsia embraced the study of Greece's classical past with an intensity approaching fervour during the fifty years or so before the outbreak of the Greek revolt. New emphasis was given in the schools and academies to the study of ancient Greek, new editions of the classics were published and Greeks saw in the wars between the Greeks and the Persians analogies with their present situation. Some Greeks began to baptize their children with the names of ancient worthies rather than the saints of the Orthodox Church. This rediscovery of the past engendered in the Greek intelligentsia a new self-confidence, aptly epitomized by Benjamin of Lesvos' claim in 1820 'that neither the Greeks of old nor the Greeks of today are subject to the laws of nature'.

An unfortunate outcome of this obsession with Greece's classical heritage was the increasingly bitter dispute that developed over the Greek language. Some argued that if the Greeks were truly to become worthy of their great heritage then they should reverse the natural development of the language and restore it to its pristine Attic purity, purging it of its Turkish, Slav and Italian accretions. Others argued that the spoken or demotic language should be made the basis of the written language. Still others advocated an intermediate position, arguing for the 'purification' of the demotic without going to the extremes of the archaizers. The 'language question' was by no means resolved at the time and has continued to bedevil Greece's cultural development right up until modern times. It must be emphasized that the intellectual ferment that characterized the Greek world in the seventy years or so before the outbreak of the Greek War of Independence was largely confined to a small, predominantly Western-educated intelligentsia, many, perhaps most, members of which actually lived outside the Ottoman Empire. It largely passed over the heads of the great mass of the Greek people, who were mostly illiterate and who remained steeped in a thought world that was essentially Byzantine. The prophecies, folk songs, tales of Alexander the Great and popular romances such as the Erotokritos remained the staples of popular culture. The obsession with Greece's classical past was not widely shared. When someone compared the prowess of a klephtic leader to that of Achilles, the former asked 'Who is this Achilles? Did the musket of Achilles kill many?' Moreover the intellectual revival was for the most part resolutely opposed by the hierarchy of the Orthodox Church, which regarded the new emphasis on philosophy, the natural sciences and the culture of the ancient world as likely to lead to moral degeneration and indifference in matters divine. To counter what it regarded as the flood of atheistic and seditious literature circulating among the Greek populations of the empire a printing press was set up in Constantinople by the patriarchate in 1798, where uplifting and improving books were published under strict censorship. If the mass of the Greek population was largely indifferent to its enthusiasms, and the hierarchy of the Orthodox Church actively opposed to them, nonetheless the new intelligentsia did serve a useful function in articulating the aspirations of the Greek national movement." ("A Short History of Modern Greece", by Richard Clogg, Second Edition, pages 36 to 39)

4. "Greece has been characterized until recently by a fundamental diglossia between the spoken language everyday (the demotic) and a constructed language (katharevousa), which pretended to harken back to the classical idiom but was actually closer to Byzantine Greek, and which was inaugurated as the official language of the state in the 1830s and remained legally so until 1974. ("Dream Nation", by Stathis Gourgouris, page 89)

But, despite all attempts by the purists to "purify" their artificially imposed Greek language, in the end their attempts failed and today we still have a language that contains words from the past, from an entirely alien era, and Turkish and other foreign words picked up along the way. So like their modern "fake" Greek identity it is only fair and deserving that the Greeks have a "fake" and bastardized language to be proud of and to call their own.

Other articles by Risto Stefov:

trokit ketu

trokit ketu

You can contact the author at -email-

Source: americanchronicle.com
trokit ketu


Hahahahahahaha. It is rather nice to see arguments based on fake claims and counterclaims, between Slavs and the people that call themself Greeks today. However this reflects quite clearly, the true claim of Albanian over South Epir "Chameria".



Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Apr 18 2010, 08:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Ska integrim pa njohur Camerine"



Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Apr 18 2010, 08:55pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Ska integrim pa njohur Camerine"



Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Apr 18 2010, 08:58pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Ska integrim pa njohur Camerine"

trokit ketu



[ Edited Sun Apr 18 2010, 09:03pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Apr 18 2010, 09:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Ska integrim pa njohur Camerine"




Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Apr 18 2010, 09:15pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Ska integrim pa njohur Camerine"



Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Aug 03 2010, 03:42pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Arvanitasit e Peter von Hess-it



Frederik Stamati | 27/07/2010

Heronjtë shqiptarë në luftën për çlirimin e Greqisë nga Turqia, ashtu siç i ka lënë në litografet në Muzeun "Benaqi", piktori gjerman Peter von Hess

Nuk është pak që të tërheqësh vëmendjen e të tjerëve mbi ty, për më tepër kur bota ka shumë heronj. Këtë e bënë edhe arvanitasit, po aq shqiptarë sa edhe ne për nga gjaku, në luftën për çlirimin e Greqisë nga Turqia në fillimet e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Aq e madhe ishte trimëria e tyre, sa sot mund të konsiderohet legjendare.
Një ndër shumë piktorë që u impresionuan nga lufta e Greqisë për pavarësi ishte gjermani Peter von Hess.

Kuptimi më i mirë i asaj që do të paraqesim më poshtë e do që të themi nja dy fjalë për të, duke u bazuar në Enciklopedinë Trekani. Ai lindi në Dyseldorf në vitin 1792 dhe vdiq në 1871 në Monako, ku edhe kishte frekuentuar për pak kohë Akademinë.

Duke braktisur neoklasicizmin akademik ai dha piktura me skena të goditura të jetës së përditshme. Shumë subjekte të pikturave të tij janë të frymëzuara nga lufta e viteve 1813-1815. Gjatë vitit 1818 udhëtoi nëpër Alpet e Italisë ku u frymëzua për të punuar në gjininë e peizazhit.

Në vitin 1833 shoqëroi mbretin e ri Otto për në Greqi. Si rezultat i këtij udhëtimi dolën dy kompozime të mëdha me portrete të shumta dhe që ishin: e para "Hyrja në Nauplion", (Nauplion, Neples i thonë grekërit, në gjirin e Argolidës, ishte kryeqyteti i parë i shtetit grek të sapoformuar), në vitin 1835 dhe e dyta "Mikpritja kushtuar mbretit në Athinë", e vitit 1839. Këto ndodhen në pinakotekën e Monakos, ku ruhen koleksionet më të mëdha të veprës së tij.

Në Bulevardin "Sofia Venizellos" të Athinës ndodhet Muzeu "Benaqis". Është bazuar në koleksionin shumë të madh të Antonis Benaqis. Shumë dashamirës të tjerë i dhuruan këtij muzeu të famshëm objekte dhe piktura nga trashëgimia e tyre. Deri në vitin 2000 ky muze numëronte 351000 objekte, piktura, libra, fotografi dhe njësi arkivore.

Në katin e tretë të këtij muzeu, në një kamare të madhe janë ekspozuar tridhjetë e dy litografi. Litografët janë stampat. Përmbajtja e tyre është luftë. Stampat nuk janë të mëdha dhe mund të krahasohen me një fletë të formatit A 4.

Dy etiketa, njëra në greqisht dhe tjetra në anglisht shpjegojnë, përmbledhurazi përmbajtjen. A nuk do të ishte më e saktë që ta citojmë shkrimin?
"Çlirimi i Greqisë":

"32 litografi të lyera me dorë nga Peter von Hess (1792-1871), nga albumi "Die Befreiung Griechland, in 39 Bildernentëorfen, (Çlirimi i Greqisë, që përmban 39 portrete), riprodhojnë skena nga betejat greke për pavarësi.

Von Hess, një piktor i shquar i skenave të betejave, vizitoi Greqinë për herë të parë në 1832, si një anëtar i shoqëruesve të Otonit. (Le të shpjegojmë pak jashtë etiketës se cili ishte Otoni. Ky ishte djali i mbretit filogrek të Bavarisë, Ludvigut I, i zgjedhur nga Fuqitë e mëdha si mbret i Greqisë. Ishte ai që shpalli Athinën kryeqytet.

Se si shkuan punët më vonë, deri në braktisjen e fronit, është tjetër gjë dhe nuk na intereson në këtë shkrim). Ai, (Peter von Hess) ishte porositur nga mbreti Ludvig I i Bavarisë të paraqiste në piktura mbërritjen e djalit të tij si mbret i shtetit të sapoformuar.

Në të njëjtin vit von Hess bëri vizatime të ngjarjeve në Luftën Greke të Pavarësisë, bazuar në Historinë e Revolucionit grek, të botuar në 1832 nga filoheleni skocez Thomas Gordon, i cili ishte një dëshmitar i këtyre ngjarjeve.

Pikturat murale (1841-'44), të realizuara nga këto skena u destinuan të zbukuronin portikun verior të kopshtit mbretëror në pallatin në Mynih dhe kishin si qëllim që të krijonin një përshtypje pozitive të Greqisë dhe të lidhjeve të reja të ngushta me Bavarinë. Këto piktura u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke lënë origjinalet e vizatimeve dhe litografët e mëvonshme si një kujtim i vetëm i tyre."

Arvanitasit që frymëzuan Peter von Hess janë:

"Fitorja e Odise Andrucios dhe Gouras në Fontana, Greqia qendrore.
Vdekja e Marko Boçarit në Karpenisi 8 gusht 1823.
Kolokotroni në Lerna, Peleponez, qershor 1822.

Andrea Miaouli duke shpartalluar flotën turke.
Fitorja e Gjergj Karaiskaqit në Arachova, 14 nëntor 1826.

Nuk do të bëj komente për këto piktura, sepse do të ishte vetëm një përshkrim pa vlerë i imazhit. Po ua lë specialistëve të artit, të cilët do të dinë të na japin atë se çfarë është më e rëndësishme. Njëkohësisht do të doja t'i kërkoja ndjesë lexuesit për cilësinë e fotove, jo për t'u justifikuar.

Këto fotografi janë marrë në kushtet e errësirës së muzeut dhe ata që merren me këto punë e dinë se çfarë do të thotë të marrësh fotografi të sakta në një muze, ku fjala "strikt" është e pafuqishme. Janë po këto arsye se pse nuk po jap për botim pikturën që paraqet Gjergj Karaiskaqin. Le të shpresojmë për të ardhmen!

Disa pak fjalë për këta arvanitas:
Odise Andruco ose Luani i Rumelisë. U rrit jetim në Oborrin e Ali Pashë Tepelenës, të cilit edhe i shërbeu. Ishte frymëzuesi i Këshillit të Kapedanëve të Rumelisë, që synonin bashkimin e Greqisë në luftë kundër turqve.

U mbështet edhe tek Ali Pashë Tepelena, gjë që i kushtoi shumë. Ziliqarët e famës së tij e akuzuan si tradhtar. Ai u ekzekutua. Në ato kohëra nuk pyetnin shumë. Rehabilitimi i tij u bë shumë vjet më vonë. Tani qëndron në muze.

Marko Boçari, shqiptar nga Suli, i vrarë nga ushtarët e Mehmet Pashë Bushatlliut në betejën e Karpenisit. Për të është shkruar edhe herë të tjera, gjë që na bën të mos ndalemi më gjatë në figurën e tij, që ka merituar libra.

Teodor Kolokotroni. Suliot për nga origjina, ideator i një mbretërie të përbashkët greko-shqiptare, mik me myslimanë aq sa edhe me të krishterët. Mbas një burgu të kotë për mosmarrëveshje me qeverinë greke, u fal dhe u shpall kryekomandant i ushtrisë. U vra me pabesi në vitin 1843.

Andrea Miaouli ose "Admirali i Madh". Pirat në fillim dhe pastaj komandant flote. Ndihmoi me luftë dhe para revolucionin grek.

Gjergj Karaiskaqi. Nga kaçak, rob tek Ali Pashë Tepelena, u bë një nga njerëzit më të besuar të tij. Në 1824 qeveria greke e shpalli tradhtar, e degradoi, por pastaj e fali. U plagos në rrethana të dyshimta dhe vdiq në betejën e Akropolit në vitin 1827.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 22 2010, 01:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dora d’Istria dhe gjaku i përzier i shqiptarëve

Dërguar më: 21/11/2010 - 14:45




Luan Rama

Në kohën që Dora d’Istria ndërmerr këtë udhëtim, në korrik të vitit 1862, ajo ishte në Francë një nga intelektualet më në zë, që shpesh e gjeje në esetë e saj të botuara në revistën më të njohur franceze Revue des Deux Mondes, (Revista e Dy Botëve). Meqë ishin të pakta, nga gratë në këtë revistë ishin vetëm tre: George Sand, Madame de Stael dhe Dora d’Istria, e cila kishte botuar një sërë esesh rreth folklorit shqiptar, serb, grek, apo botime historike mbi Francën, etj. Tashmë objekt i studimit të saj do të ishte Greqi, ku kishte mjaft të njohur e ku gjatë këtij udhëtimi, atë e shpallën në Athinë, “Qytetare Nderi” të qytetit. Pra ishte një intelektuale pa paragjykime që e vlerësonte artin dhe historinë greke.
Hipur mbi kalë, në atë karvan të drejtuar nga G. Papadhopulos, profesori i Shkollës së Arteve të Bukura dhe anëtari i Shoqatës Arkeologjike, Dora d’Istria, përshkoi Tebën, duke marrë rrugën drejt Eleusis, një vend i shenjtë i kultit të Demetrës. Rrugës ajo kalon në fshatin e Mandra-s, të banuar nga shqiptarët. “Në Mandra, si dhe në pjesën tjetër të mbretërisë, hapja e shkollave greke tenton t’i helenizojë shqiptarët, këtë racë energjike, hijerëndë dhe puntore, tepër të lidhur me luftën dhe bujqësinë. Ndërsa fshatrat grekë, si në shumë zona të tjera, janë veçse një grumbull kasollesh prej balte…” Nga Mandra, udha i çon drejt Vilari dhe në Paleo-Kundura. “Kohë më kohë, shqiptaret, të cilat nuk e kishin humbur bukurinë e racës së tyre, tani kalonin me gomerët e ngarkuar me degë pemësh… Rrethinat e Tebës, në përgjithësi janë të populluara nga shqiptarët, të cilët janë vendosur në fushë… por shqiptarët e ruajnë ende gjuhën e tyre”. Karvani ndalon në Mazi, sepse Dora duhet të takojë një shqiptare, më të pasurën e fshatit, një grua të bukur e shtatlartë që quhet Hiera. Kishte një porosi për të, por ajo u çudit që gruaja ishte e trishtë dhe rënkonte nga dëshpërimi… “Qyteti i Poros, shkruan ajo, - është i banuar nga 4500 shqiptarë dhe është ndërtuar mbi një shkëmb të madh, shpesh i përmbytur nga dallgët, që zgjatet në ishull si një e dalë tepër e ngushtë në det. Porti i madh dhe i bukur që ka ky ishull, ku ngrihet tempulli i Poseidonit, rrënojat e të cilit duken ende lart në mal, e ka bërë Poros-in bazën e vërtetë detare të Greqisë.”
Kur shkon në Argos, ajo shënon në bllokun e saj se “banorët e Argos janë pothuaj shqiptarë, por meqë gjuha shqiptare nuk mësohet në shkolla që nga themelimi i mbretërisë greke, ata po njësohen me helenët”. Pranë Argosit, rrugës për në Nafplio, (Nauplie), ajo ndalon në Mikenë, ku gjëndeshin rrënojat dhe muret e mëdha të qytetërimit të vjetër grek. Të shumtë janë udhtarët evropianë, arkeologë, shkencëtarë e studjues të historisë, që konstatojnë vlerën e madhe të asaj kulture aq të vjetër. Nafplio buzë detit, me kështjellën e madhe veneciane të mbrojtur aq shumë nga shqiptarët e Nafplios, është befasues për çdo të huaj. Eshtë hera e parë që Dora gjëndet në një vënd të tillë epik. Plazhi ku u vranë mijra shqiptarë, quhet edhe sot “Plazhi i arvanitasve”. Por Dora d’Istria ngutej në fakt të shkonte sa më parë në Misolongj për të vizituar varrin e suliotit të famshëm Marko Boçarit, emri i të cilit ishte bërë mjaft i njohur nga lordi Bajron dhe shkrimet e Victor Hugo dhe shumë autorëve të tjerë. Duke shkuar në varrin e tij, në librin e saj, ajo kujton njëkohësisht himnet e thurrura nga Bajroni dhe qindra poetë të Evropës që i kënduan heroizmit të tij dhe shumë arvanitasve të tjerë, heronj të Revolucionit, si Kollokotroni, Karaiskaj, Xhavella, Andruçi e të tjerë. Pas kthimit nga Suli, ajo do të shënonte në doreeshkrimin e saj: “Suli, lavdia e Shqipërisë së krishterë, bijtë e të cilit hynë në ushtrinë franceze dhe rivalizuan për trimëri me ushtarët e Napoleonit në Champ-Aubert, në Montmirail dhe në Montereau…”


Kur Dora d’Istria pikëtakonte Bubulinën

Të nesërmen Dora do të ndërmerrte një udhëtim të veçante: do të shkonte të pikëtakonte gjurmët e Bubulinës, një figurë që e frymëzonte në veçanti e për të cilën fliste në disa shkrime të saj. Hipur në anijen e quajtur Othon, (me emrin e mbretit të parë të mbretërisë greke, të caktuar nga Fuqitë e Mëdha), ajo tashmë i drejtohet ishujve ishujve Hidra e Specia, dy ishuj me ngulimet e vjetra shqiptare që nga shekulli XIV, që nxorrën shumë heronj që aq shumë i dhanë Revolucionit grek, duke i sulmuar osmanët me anijet e tyre në detrat e Greqisë, dhe së pari në Argos, Nafplio, gjirin e Salaminës, e kudo. Dhe Bubulina ishte heroina e detit. “Kur shpërtheu Revolucioni, - shkruan ajo, - ditën e “Lajmërimit të ngjitjes në qiell të Jezusë” të vitit 1821, Bubulina ngriti flamurin nacional mbi anijet e saj. Tri nga anijet, ajo i nisi në Epidor dhe në Melos, ndërkohë që vetë, me anijen më të madhe të saj, e shoqëruar nga 139 marinarë dhe dy djemtë e saj, Jani dhe Niko, ajo u nis drejt Nafplios. Një francez, koloneli Vautier, i cili e pa atë gjatë rrethimit të Nafplios tregon në kujtimet e tij se “ajo ishte ende e bukur dhe se sjelljet e saj ishin të drejtpërdrejta. Ajo qesh me gjithë zemër kur ne i themi se sa shumë flitet për të në Paris, ku e tregojnë ashatu me pisqollat e shpatën e madhe të saj. Bubulina nuk është një amazonë, por ajo ka ndjenja bujare e të flakta patriotizmi, dhe është në vazhdën e traditës së femrave të Spartës”… Zbarkimi në Specaj është emocionant për të, pasi ky ishull, me shkëmbenj të lartë, ishte bërë sinonim i emrit të Bubulinës. Aty ishte shtëpia e saj, varri i saj dhe legjendat e saj. “Në Specaj, kullat e bardha pa çati, që zbresin nga kodra drejt bregut, - shkruan ajo, - janë të rrethuara me kopshte... Në fillim ndalova tek njerëzit e familjes së Bubulinës, ku u prita nga një grua që mbante një zi të madhe dhe që dukej se ishte shumë e bukur. Kur morrëm të pijmë kafetë dhe të shijojmë likotë e ëmbla, ajo i tha të birit që të na çonte në shtëpinë e Bubulinës. Hyra në një sallë të madhe të rrethuar me mindere. Zoti Niko Boboli, djali i Bubulinës, mbante një veshje të banorëve të këtyre ishujve: fesin, një xhaketë të shkurtër, pantallona të mëdha blu e me shumë pala dhe një brez të kuq në mes. Edhe gruaja e tij ishte e veshur me kostumin e ishullit. Koka e saj ishte pështjellë me një shami të ngjyer lehtë në të verdhë e të kapur në mjekër, dy cepat e së cilës i ishin lidhur nga pas. Boboli më premtoi se do të vinte në Athinë dy ditë më pas, për të më treguar mbi jetën e nënës së tij si dhe të më sillte që të shikoja kafkën e saj. I ati i tij Boboli, , i cili ishte vënë në shërbim të Rusisë, ishte vrarë nga francezët në fushatën ushtarake të vitit 1812. Meqë kishte shumë pasuri, sulltani e kuptoi se vdekja e tij do t’i krijonte rastin që të vinte dorë mbi pronat e tij, por vejusha e tij, Bubulina, shkoi t’i mbronte të drejtat e saj në Konstantinopojë, ku ambasadori i Rusisë, konti Stregonof, një diplomat shumë i shquar, të cilin e kam njohur në Petersburg, e mori atë në mbrojtje. Kur u kthye në Specaj, Bubulina nuk gjeti qetësi. Marinarët e Specaj dhe Hidrës, shumë të bindur në det, në tokë ziheshin mes tyre, duke treguar kështu origjinën shqiptare. Gjaku i nxehtë i shqiptarëve, i çonte ata në zënka të përjetëshme. Dhe Bubulina nuk ishte më e pakët se bashkëpatriotët e saj në këtë drejtim. Edhe ajo u ngatërrua me grindjet e tyre, duke marrë armët për të mbrojtur miqtë e saj. Qeveria turke e thirri përsëri në Konstantinopojë, por ambasada ruse em ori sërrish në mbrojtje të saj…”
Dora d’Istria ka dëshirë të tregojë për jetën e kësaj heroine që është e denjë për romane, të tregojë për aventurat e saj, angazhimin në Revolucionin grek dhe betejat e panumurta që zhvilloi në det kundër osmanëve, ku u vra dhe një nga bijtë e saj. Ajo nuk mungon të tregojë dhe për vrasjen e saj, ashtu siç e dëgjoi nga speciotët e hidriotët, apo vetë djali i saj, jo në një betejë, siç mund të kishte ndodhur gjatë gjithë atyre viteve lufte, por në ballkonin e shtëpisë së saj, pas revolucionit, në ditët e para të lirisë, duke i dhënë strehë vajzës që kishte rrëmbyer djali i saj dhe ku një plumb i njerëzve të asaj vajze e kishte marrë mu në ballë. Në Athinë, ashtu siç e kishin lënë, Niko Boboli erdhi ta takonte. Me këtë rast ai i solli dhe kafkën e të ëmës, meqë Dora kishte ngulur këmbë që ta shikonte nga afër. Dhe ja, tani ajo e kishte në dorë kafkën e asaj gruaje që kishte hyrë në legjendë. “Kafka e saj ishte e vogël dhe me një formë të rregullt, - shkruan ajo në librin e saj, - kur Boboli erdhi të ma tregonte në Athinë, e pyeta nëse ia kishin kthyer pasuritë që ajo i kishte vënë në shërbim të Greqisë. Por ai mu përgjegj me trishtim se familja e tyre kishte rënë në mjerim, pasi qeveritarët që zevëndësonin njëri tjetrin, asnjëherë nuk kishin menduar për këtë… Në orën nëntë të mëngjesit ne kaluam para ishullit të Hidrës. Qyteti me shtëpitë e tij, të cilave thatësira dhe klima u kishte dhënë një bardhësi të përherëshme, mbartëte gjithashtu dhe mullinjtë me tetë krahë, të cilët ngriheshin në një lartësi të madhe. Një amfiteatër i vërtetë mbi manastirin që kishte një pamje madhështore. Atje më treguan shtëpinë katrore me kanate jeshile që e mbronin nga era: ishte shtëpia e navarkut Miauli. Më treguan pastaj njëra pas tjetrës shtëpitë e Konduriotit dhe të prijësave të tjerë, të cilët bënë sakrifica bujare me pasurinë e tyre për Greqinë e dashur.”
Gjatë qëndrimit në ishull, ngado Dora-n e shoqërojnë speciotë e hidriotë, që siç thotë ajo “janë burra të fortë e me lëvizje të fuqishme, ku në sytë e tyre të zinj mund të shohësh pasionet e zjarrta të Shqipërisë krenare. Duket që miqësinë e tyre ata e çojnë gjer në kufijtë e fanatizmit, që gëzimin e tyre e çojnë gjer në delir, dhimbjen gjer në furi, ndërsa zemërimin gjer në një ndjesi të pamëshirëshme”. Duke lexuar këto rreshta të Dora d’Istria-s, mu kujtua ajo ditë, disa vite më parë, kur pasi kisha përkthyer librin e Michel de Grèce Bubulina, rikthehesha në Specaj. Madje shkova dhe në muzeun e Bubulinës, ku në sallonin e madh ishin shtruar dhe mindere rrëze mureve si në Shqipëri. Përgjegjësit të muzeut kur i fola për librin e Michel de Grèce, (nga familja mbretërore e Greqisë) dhe përkatësinë shqiptare të heroinës, siç e tregonte me detaje të hollësishme ky autor francez, ai filloi të nxehej e ta mallkonte atë, pasi nuk ishte e vërtetë se Bubulina na kishte gjak shqiptari. Asnjë nga heronjtë e Revolucionit Grek nuk kishte qënë shqiptar, duke filluar që nga Marko Boçari. E kuptova menjëherë se ky lloj nacionalizmi, edhe pse ishin në fillimin e mijëvjeçarit të tretë dhe në një kohë moderne, përsëri nuk ishte shqitur nga zemrat e shumë grekëve.
“Në Specaj flasin ‘arvanitika’, pra shqip, gjuhën tonë, - shkruan Michel de Grèce përmes gojës së Laskarinës. - Në fakt, nëna, ati im dhe unë, ishim grekë pa qënë të tillë. Ishim grekë me shpirt e me zemër, me fe dhe me ideal, dhe sigurisht, grekë të sakrificës, sepse ne jepnim dhe jetën tonë për Greqinë, por jo grekë nga gjaku, sipas historianëve puristë. Unë jam një arvanitase, me një fjalë, shqiptare. Që prej kohrash tepër të largëta, raca jonë ka patur emra të ndryshëm. Vallë jemi pellazgë, ilirianë? Mos vallë gjuha jonë vjen drejpërdrejt nga sankritishtja, siç e pohojnë ekspertët? Di vetëm se ne kemi ardhur në Ballkan që prej mijra vjetësh dhe jemi shpërndarë nëpër koloni, pothuaj ngado nëpër Greqi. Hidra është shqiptare, Specaj po ashtu…”

Laskarina

Laskarina Bubulina u rrit në një ambient arvanitas, me këngët dhe zakonet e tyre, të njëjta me ato të Shqipërisë së jugut. Të njëjtat këngë, mite e rite. Shumë e re ajo dashurohet me një grek nga Specaj, të quajtur Jonuzas, që atë kohë, si gjithë burrat e këtyre ishujve, rrihte detet e Greqisë dhe të Mesdheut. Në historinë e atyre ishujve, Bubulina do të ishte e para grua që do të thyente zakonin e vjetër. Duke ia lënë fëmijët nënës së saj, ajo ishte e para që e ndoqi të shoqin në det. Ai e mori atë në portet e Italisë dhe të Dalmacisë, e çoi tutje në Smirnë (Izmir) dhe në portet e Spanjës, ku blinin armë prusiane dhe angleze. Në Marsejë të Francës shisnin grurë dhe blinin mëndafshet e famëshme të Lionit apo verën „Bordo”. Në Kartagjenë shisnin kaviar dhe blinin verën „Malaga”. Tregëtia u shkonte mbarë, edhe pse u duhej shpesh të luftonin me piratët „korserë” apo doganierët turq. I frymëzuar nga Katerina e II e Rusisë, Jonuzas nisi luftën në det kundër otomanëve dhe Laskarina trime e shoqëroi në momentet më të vështira e tragjike. Marinarët e thërrisnin „kapetanica”, sepse ajo ishte e fortë si një burrë dhe armët i mbante ngjeshur në brez. Një ditë, në Specaj, mbërriti trupi pa jetë i Jonuzas, vrarë në betejë me otomanët në ngushticën e Siqilisë. Laskarina 26 vjeçare mbeti e ve me tri fëmijë, por shpejt Bubulis (Boboli), miku më i ngushtë i të shoqit kërkon të martohet me të. Dhe përsëri, duke ndjekur Bubulis, Laskarina do të vazhdonte aventurën e saj me detin, luftën dhe jetën boheme. Edhe Bubulis ishte trim e njeri i aventurës. Me të ajo do rrahë Atlantikun, do të shkojë gjer në Veracruz e Buenos-Aires, në Lisbonë, Kartagjenë dhe Detin e Zi. Emri i saj tashmë ishte kthyer në legjendë. Por pas vrasjes së Bubulis dhe të djalit të saj në betejat detare, emri i saj do të bëhej simbol i luftës për liri. Gjithçka ajo e vuri në shërbim të revolucionit.


Ku është varri
i Bubulinës?


Një nga pyetjet e para të vizitorit të huaj që vjen në Specaj është të dijë se ku ndodhet varri i Bubulinës. Kureshtar për të mësuar diçka mbi vdekjen e saj, atë ditë të nxehtë, u nisa drejt një shtëpie tjetër, jo më larg se dyqind metra nga shtëpia muze, drejt vendit ku pikërisht ajo ishte vrarë. Gjithçka ishte e heshtur. Nën diellin e fortë iu afrova asaj shtëpie, ku shquhej ai ballkon i vogël ku ajo ishte shfaqur për herë të fundit për të mbrojtur dashurinë e birit të saj. Gjithçka tashmë e mbulonte një heshtje varri. Ishte banesa ku ajo kishte jetuar me Jonuzas, burrin e e saj të parë. Edhe Miller kishte shkelur këtu më 1939 për të gjetur gjurmët e Bubulinës. Hapat e tij kishin kapërcyer oborrin dhe ishin futur në atë ndërtesë të braktisur dhe të pabanuar. “Në shtëpinë Bubulinës, atje ku e kanë vrarë, ndërtesa i ngjan një shtëpie të errët, e gjithë fantazma, - kishte shkruar ai. - Poshtë në sallon, gjëndet një altar i vogël. Nën dyshemenë me dërrasa dëgjohet zhurma e minjve që vrapojnë si të çmendur nga të katër anët...”
Vallë kështu e kishte gjetur atë varr dhe Dora d’Istria?...
Flamuri i saj me shqiponjën mbi një fushë të kuqe, të shndruar më pas në blu, rrethuar nga një shirit i kuq, valëvitet tashmë majë çatisë së shtëpisë. Vite me rradhë ai flamur ishte ngritur mbi anijen e saj, nga një betejë në tjetrën, nga Argosi, në brigjet e Patras, Prevezës, Akarnisë e brigjeve të Peloponezit. Ai flamur e kishte çuar në Tripolica ku do të takonte trimin tjetër arvanitas, legjendarin Kolokotroni, të cilin do ta dashuronte që ditën e parë që do ta takonte.

Gjaku i përzier

Një nga udhëtarët e famshëm të Ballkanit, etnologu e kartografi francez Guillaume Lejean, duke shkruar me shumë dashuri për shqiptarët dhe për udhëtimet e tij në Greqi, shkruan se gjaku i shqiptarëve është shumë i përzier me atë të helenëve. Studjuesi tjetër Albert Dumont që udhëtoi në Shqipëri dhe në greqi në vitet 1870, shkruan për shumë vendbanime në thellësi të Greqisë, fshatra e zona të tëra, duke shkruar dhe për një nga figurat e familjes së Gjin Bua Shpatas, zotit të Artës dhe një nga luftëratët e mëdhenj kundër osmanëve, duke treguar dhe historinë e labvdishme të Mërkur Buas, prijësit stratiot, i cili u shërbeu mbretërve dhe perandorëve të Evropës. Dora d’Istria, para se të ndërmerrte udhëtimin në Greqi, por edhe më pas, në përgatitjen e librit në dy volume, iu referua shumë udhëtarëve të huaj, historianë dhe njerëz të politikës. Për shqiptarët shkruanin dhe Flaubert, Louis Auguste, konti i Frobin, Charles Blanc… Para tyre, ambasadori francez në Konstantinopojë në vitin 1784, Choiseul-Gouffier, i cili disa herë udhëtoi nëpër Greqi, në La Grèce moderne, shkruante për shqiptarët e Livadhjasë, që “në të hyrë të kishës i lënë të lëshuara gërshetat e tyre.” “Në Greqi, - shkruan ai, - ka dy lloj racash njerëzore të dallueshme dhe që njihen me lehtësi: raca e shqiptarëve dhe raca helenike. Në epoka të ndryshme, shqiptarët kanë pushtuar Greqinë kontinentale dhe Peloponezin”. Ai i pikëtakon shqiptarët në Eubea: “Shqiptarët nuk e çajnë kokën shumë për të ardhmen e tyre. Ata janë shumë ekspansivë dhe zhurmëmëdhenj në momentet e gëzuara. Ne kënduam këngë franceze, greke, shqiptare. Një djalosh shqiptar 13 vjeçar ia dha me një zë të lartë. Dhe ndërkohë bashkëpatriotët e tij të ulur në një gjysmë-rrethi, përsërisnin në korr refrenin e këngës”. Në Malin e Athos, është po një shqiptar që e shoqëron ambasadorin francez. “Pushka që shkrehu shqiptari, paralajmëroi para mureve të manastirit, ardhjen tonë”.
Por mjaft interesant është udhëtimi i Dora d’Istra-s në Athinë, ku gjurmët shqiptare janë të shumta, madje dhe lart në Tatoi. Ca miq e çuan atë në „kullotat e shqiptarëve, në Tatoi”. „Këta shqiptarë kishin si prijës një grua të quajtur Kara Japina, - shkruan ajo. – Kur shkuam, ne pamë një shesh të rrumbullaktë, ku me ca dërrasa të punuara e shufra hekuri, shkërmoqnin kallzat e grurit. Ca fshatarë në këmbë, hipur mbi dërrasë dhe kapur pas supit të njëri tjetrit, tërhiqeshin nga kuajt që vinin rrotull, të cilët i fshikullonin. Rreth çadrave, mbi pemë, thaheshin rroba, ndërsa kampi i tyre shtrihej nën ca pisha madhështore. Një shi i hollë na detyroi të strukeshim brënda, ku kishte qylyme dhe shajakë me djathtë pranë dollapit. Oxhaku ishte një rreth me gurë, në të hyrë të çadrës. Gratë mbanin mbi kokë një shami të rrotulluar bukur, ku nga balli, anash, u dilnin dy bukle. Një gërshet i gjatë e i zi u binte gjer në mes. Këmisha e tyre ishte qëndisur me ngjyra të ndezura gjatë gjithë krahëve. Mbanin gjithashtu përparëse dhe bluzë të bardhë… Ne hëngrëm darkë në një vënd të ngritur para kampit nga ku dukej Athina dhe deti…”

Arvanitasit e Chateaubriand

Një nga përshkrimet e bukura është ai i Chateaubriand-it. Ja ç’shkruan ai ndër të tjera për arvanitasit: “Po lija Athinën dhe po shikoja një ëndërr të veçantë. Sikur më kishin dhënë kurorën e Atikës. Themeloja një universitet ku fëmijët e gjithë Evropës vinin të mësonin greqishten letrare dhe atë popullore… një tufë zviceranësh, dhe gjermanësh përziheshin me shqiptarët e mij. Më datën 27, ne shkuam tek një shqiptar që njihte z. Fauvel… Por u desh ta ndaloja udhëtimin nga ethet që më pushtuan në kasollen e këtij shqiptari. Ditën e kaloja shtirë mbi rrobën time. Të gjithë njerëzit e shtëpisë shkonin në fusha. Madje dhe Josifi shkonte. Në shtëpi mbetej veç vajza e mikut tonë shqiptar. Ishte një vajzë 17 vjeçare, tepër e bukur, e cila ecte me këmbët zbathur dhe flokët e mbushur me monedha argjendi. Nuk merrej me mua, por punonte sikur të mos isha atje. Porta ishte e hapur dhe rrezet e diellit hynin në atë kthinë që ishte i veti vënd me dritë. Hera herës më kapte gjumi. Zgjohesha pastaj dhe shikoja shqiptaren që merrej me punë, duke kënduar me gjysmë zëri. Ndonjëherë i kërkoja ujë, “nero”. Ajo më sillte një kupë plot me ujë dhe duke kryqëzuar krahët, ajo priste që ujë të mbaroja. Kur mbaroja, ajo më thoshte ”Kalo?”, “A është i mirë”? dhe pastaj kthehej në punët e saj…. Gjëja e parë që më ra në sy në Megare, ishte një grup grash shqiptare, që në të vërtetë nuk ishin aq të bukura sa Nausika dhe shoqet e saj. Të gëzuara ato lanin teshat pranë një burimi, ku dukeshin disa fragmente të një akuaduku të vjetër... Zbritëm pastaj te një shqiptar, ku u strehuam mjaft mirë. Pastaj erdhi dikush t’i shikoja të bijën. Shkova dhe gjeta atë krijesë të mjerë mbi rrogoz të mbuluar me ca zhele. Me pështirosje më zgjati krahun e saj të mbuluar me lecka, i cili ra mbi mbulesë. Ishte gjithë ethe. I hoqa nga flokët gjithë ato monedha që ie mbanin nxehtësinë në kokë, monedha me të cilat fshatarët shqiptarë zbukurojnë gërshetat e tyre. Me vete kisha kamfor kundër murtajës dhe atë e ndava me atë të sëmurë. E kishin ushqyer me rrush dhe u thashë se mirë kishin bërë. Pastaj u lutëm për shpirtin e Krishtit dhe Virgjëreshës, duke u premtuar se do të shërohej… Kur dola, gjeta një fshat të tërë që ishte grumbulluar para portës. Gratë u sulën drejt meje duke thirrur: “verë, verë”… Kështu ata donin të më shpërblenin, duke më detyruar të pija verë… Gjithë dhimbje, arrita më së fundi në kasolle. Në sy, gjatë gjithë natës, kisha imazhin e asaj shqiptareje që jepte e merrte me jetën. Dhe kjo më kujtoi Virgjilin, që duke vizituar si dhe unë tashmë Greqinë, kishte ndaluar në Megare i sëmurë dhe atje kishte vdekur…”
Ja pra gjaku i përzier i shqiptarëve dhe i grekëve. Eshtë pikërisht kjo histori që na e zbulon Dora d’Istria, por dhe një mori letrarësh e historianësh të mëdhenj, duke na kujtuar sot, që historinë ta shohim të përbashkët dhe jo kundër njëri tjetrit. Deklaratat e sotme të priftërinjve dhe zyrtarëve nacionalistë, janë jo vetëm dritëshkurtëra, por ato prishin frymën e miqësisë së vjetër që i ka lidhur dy popujt tanë, nga më të vjetrit e Evropës.


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


[ Edited Mon Nov 22 2010, 01:10pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 15 2010, 12:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Çështja çame, debat në parlamentin e Greqisë







Tedi Blushi
Dërguar më: 14/12/2010 - 14:37


Çështja çame dhe vendimi pro liberalizimit të vizave për Shqipërinë, e kanë kthyer parlamentin grek në një arenë të ashpër debati. Shkak është bërë partia e katërt më e madhe në Greqi, LAOS (Alarmi Ortodoks Popullor), e cila ka kërkuar me insistim një interpelancë me ministrin e Punëve të Jashtme, Dimitris Droutsas, lidhur me deklarata e kreut të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, për përkujtimin e “Ditës së genocidit çam” në Igumenicë, në vitin 2011. Gazeta greke “Proinos Logos”, në numrin e saj të datës 12 dhjetor ka zbardhur fjalën e kreut të deputetëve të LAOS-it, Ioanis Korandis në parlamentin grek, jo vetëm kundër idesë së PDU-së për të kujtuar në Greqi genocidin, por edhe kundër politikës së Greqisë, që sipas tij, ka lënë në mëshirë të fatit minoritetin grek në Shqipëri.
Çështja çame
Në artikullin e “Proinos Logos”, Korandis citohet të jetë shprehur se pretendimet e çamëve për genocid janë vetëm në fillimet e tyre. “Por sigurisht, qeveria Berisha, e cila ka përfshirë partinë e çamëve në koalicion, do të përpiqet të nxjerrë në pah këtë çështje duke organizuar të tilla festime. Por, ajo që mund të ndodhë është më e rëndë se kaq. Një numër i pakontrolluar shqiptarësh mund të vijnë në Greqi, në mënyrë që të ndjekin këtë manifestim. Ngjarja të cilën çamët duan të zhvillojnë në shtetin grek, sigurisht që nuk ka qëllim tjetër, vetëm e vetëm që të manifestojnë genocidin që ata pretendojnë. Sigurisht që kjo gjë ngre një pikëpyetje të madhe në lidhje me ‘kthimin e pronave’, të cilat ata kanë vite që i kërkojnë, duke arritur kulmin vitin e shkuar gjatë vizitës së zyrtarëve grekë në Shqipëri”, shkruan gazeta greke, duke iu referuar pyetjes së bërë nga ana e deputetit të LAOS-it në parlament. Korandis ka shtuar më tej se Greqia ka lënë në mëshirë të fatit minoritetin grek në Shqipëri dhe kjo gjë do t’i kushtojë shumë shtrenjtë vendit në vitet e ardhshme. “Sot, në pjesën veriore të Epirit ka ende njerëz që vuajnë terrorizmin e shqiptarëve të armatosur”, - është shprehur Korandis.
Liberalizimi i vizave
Kreu i grupit të deputetëve të LAOS-it, në fjalën e tij ka kërkuar gjithashtu shpjegime zyrtare nga Droutsas, pse nuk ka shprehur asnjë fjalë kundër liberalizimit të vizave për Shqipërinë. “Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave të Europës e vendos Greqinë në një parametër shumë të rëndësishëm. Mbajtësve të pasaportave shqiptare u hiqen vizat për hyrjen në vendet e BE-së që nga java e ardhshme, dhe më saktë nga 17 dhjetori. Nga ajo ditë dhe më vonë, shteti grek dhe çdo shtet europian nuk do të ketë më fjalën e vet se kush dhe sa shtetas shqiptarë do të mund të hyjnë në vendin e tij. Vlen të theksohet se vendimi në fjalë u mor unanimisht, ndërsa ministri i Jashtëm, z.Droutsas nuk tha asnjë fjalë kundër”, - është mbyllur fjala e kreut të deputetëve të partisë LAOS, Ioanis Korandis në parlamentin grek. Partia LAOS e ekstremit të djathtë, e njohur për qëndrimet e saj publike antishqiptare, ka aktualisht 15 deputetë në parlamentin grek.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


[ Edited Wed Dec 15 2010, 12:53pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4816 sec, 0.1326 of that for queries. DB queries: 43. Memory Usage: 3,109kB