Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Vërmicë-Merdare " Vazhdimsia e Durrs Kuks Morine"
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sun Mar 28 2010, 12:39pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623


Ngjarje historike, fillon rruga e bashkimit kombëtar

Lirie Hajdari


Kryministri Kosovës Hashim Thaçi, duke uruar gjithë qytetarëve të Kosovës fillimin e punimeve të autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë –Merdare tha se ky është moment i ri dhe shumë historik për Republikën tonë dhe i gjithë qytetarëve.


Kostoja e autostradës rreth 800 milionë euro


Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala ka theksuar se aktualisht ka mjete për të financuar pjesën më të madhe të rrugës

Më 15 prill mbahet solemniteti ndërkaq më 1 maj nisin punimet e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdare nga kompania amerikano-turke “Bechtel &Enka”.
Më në fund edhe në Kosovë ka një datë të fillimit të ndërtimit të autoudhës së kombit, autostradës Durrës-Morinë-Vërmicë-Merdare. Qeveria e Kosovës në orët e pasdites miratoi vendimin për nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë “Bechtel & Enka” , për fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë –Merdare. Punimet e autostradës, në mënyrë simbolike do të fillojnë me 15 , prill, derisa punimet e para do të fillojnë me 1 maj të vitit 2010.

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka paraqitur para kabinetit qeveritar tërë ecurinë e këtij projekti, ndërkaq ka dhënë edhe detaje të kësaj autostrade, duke thënë se përfundimisht Kosova do të ketë qasje në det.

Limaj ka prezantuar gjithashtu shifra mbresëlënëse për numrin e atyre që do të punësohen në këtë projekt për katër vjet, duke thënë se gjithsej do të jenë 6 mijë punëtorë, prej të cilëve 4 mijë do të jenë vendor.

Ai ka hequr dilemat për atë se deri ku do të shkojë autostrada, duke thënë se do të nisë në Vërmicë e do të përfundojë në Merdare.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ky është një moment historik për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, ngase po realizohet ëndrra dhe vizioni i qytetarëve të vendit.

“Ne do të vazhdojmë siç kemi kursyer në të kaluarën për të investuar në projekte të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, që të kursejmë në disa sfera tjera që të investojmë fuqishëm në përshpejtimin dhe përmbylljen e suksesshme të këtij projekti madhor për Republikën e Kosovës, por mund të them me efekte edhe për rajonin. Prandaj, rruga do të fillojë në Vërmicë, do të vazhdojë të punohet me intensitetin më të lartë. Mjetet janë të siguruara dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi më të mirë të mundshme që të përmbyllet në afatin e rregullt kohor dhe në mungesë të mjeteve, asnjë ditë punë nuk do të ndërpritet projekti”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se ky projekt do të mundësohet me një investim rreth 700 milionë euro, para këto që do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, donatorët potencialë dhe kredive të buta, ndërkohë që ka përmendur pengesat e ndryshme financiare, por edhe politike për realizimin e projektit, për të cilin ka garantuar se do të përmbyllet në afat dhe sipas planit të paraparë.

Ndërkohë, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka thënë se punimet do të fillojnë më së largu mw 1 maj.

“Siç e dini ju procedurat e përfundimit të tërësishëm janë edhe tetë ditë nga dita e publikimit të fituesit në media. Është procedurë që duhet të respektohet për mundësi të ankesave dhe pas përfundimit të këtyre procedurave ne jemi të gatshëm për fillimin e punimeve. Për punimet komplete reale, pra nëse shkojnë gjërat ashtu siç kemi parashikuar me procedura, diku më 1 maj ne në mënyrë të efektshme do të shohim fillimin e ekzekutimit të punimeve. Unë pres që më së largu më 15 prill do të inicohet në mënyrë simbolike nga kryeministri i Kosovës, fillimi i punimeve”, është shprehur Limaj.

Ajo që mbetet e paqartë është rruga që do të vazhdohet pasi që autostrada të vijë së ndërtuari deri në Duhël.

Ministri Limaj ka thënë për këtë se do të vendoset nga institucionet e Kosovës, pasi të shihet se si do të jetë interesi shtetëror për ndërtimin e autostradës.

I pyetur se çka do t’u thotë atyre qytetarëve, të cilët fillimisht kanë menduar që rruga do të shkojë nga fshatrat e tyre, përkatësisht nga Malisheva siç është thënë më herët, Limaj ka thënë se një gjë të tillë duhet ta sqarojnë ata që e kanë thënë këtë e jo ministria.

“Në qoftë se alternativa gjindet që është në interes të vendit tonë unë jam i bindur që institucionet e këtij vendi, Kuvendi edhe Qeveria domosdo, por edhe opinioni publik duhet ta miratoni alternativën që i shërben vendit tonë”, ka thënë ai.

Ndërkaq ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala ka theksuar se aktualisht ka mjete për të financuar pjesën më të madhe të rrugës, por nëse nuk mjaftojnë ato, do të negociohet me institucionet më të lira financiare.

“Përpjekja dhe synimi ynë është që projekti të financohet me paratë më të lira të mundshme, përkatësisht me paratë e buxhetit të Kosovës dhe me paratë e të hyra të njëhershme që hyjnë nga procesi i privatizimit apo koncesionimit. Në rast se këto mjete nuk mjaftojnë për të mbuluar gjithë koston e rrugës, ne do negociojmë për financimin nga institucionet financiare që do të jenë më të lirat dhe më të përshtatshme për kushtet tona”, ka thënë Shala.

Realizimi i projektit të autostradës Vërmicë-Merdare, sipas drejtuesve të komitetit drejtues, do të zgjasë 36 muaj, gjerësia e rrugës do të jetë 28 metra, do të ketë dy shirita qarkullues me gjerësi 3.5 metra dhe shirita tjerë si dhe do të jetë e tipit të mbyllur me hyrje dalje, me mburojë mbrojtëse dhe mure kundër zhurmës, si dhe do të ketë taksë rrugore.

Ndërkohë, me fillimin e këtij projekti pritet të ketë edhe punësim të një numri të madh, duke arritur deri në 6 mijë punëtorë deri në vitin 2013, prej të cilëve 4 mijë do të jetë punëtorë nga Kosova

Marre prej Gazeta Bota Sot Online
trokit ketu


[ Edited Sat Apr 17 2010, 01:42pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Apr 12 2010, 01:56pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nënshkruhet sot kontrata për autostradën Morinë-Merdar



Prishtinë – Qeveria e Republikës së Kosovës pritet të nënshkruajë sot pasdite me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel & Enka”, kontratën për projektin e autostradës Morinë-Merdar.
Qeveria kosovare kishte bërë të ditur nga fundi i muajit të kaluar përfundimin e negociatave me kompaninë amerikano turke "Bechtel & Enka", për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdar.

“Autostrada do të ndërtohet segment pas segmenti dhe do të fillojë të punohet në ndërtimin e segmentit të parë dhe të dytë, nga Vërmica deri në Qafë të Dulës”, deklaroi ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.

Autostrada Vërmicë-Prishtinë-Merdar do të jetë autostradë me dy akse, me gjerësi prej 28 metrash, ku do të jenë dy korsi qarkulluese me nga 3.75 metra, një korsi emergjence 2.5 metra, dhe brezi i gjelbër në mes me gjerësi 3 deri në 4 metra.

Sipas parashikimeve, autostrada në segmentin e parë dhe të dytë mund të fillojë të ndërtohet maksimumi deri në maj të këtij viti.

2010-04-12 11:35

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2415 sec, 0.0708 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,523kB