Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi
 
<< Previous thread | Next thread >>
Shkolla Pjeter Meshkalla
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Mon Apr 05 2010, 05:34pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
TË NDERUAR ISH NXËNËS TË SHKOLLËS “ATË PJETËR MESHKALLA”





Drejtoria e gjimnazit jopublik “Atë Pjetër Meshkalla” dëshiron të nisë një koordinim mes ish nxënësve të kësaj shkolle.



Kjo është një nismë, e cila ka për qëllim krijimin e një tradite të shëndoshë të pasqyrimit të vlerave më të mira të shkollës “Atë Pjetër Meshkalla” dje dhe sot me anë të aktiviteteve të ndryshme.



Për këtë qëllim do të ndërtohet një strukturë e veçantë organizative, e cila do të koordinojë të gjitha veprimtaritë, por fillimisht do të caktohet një sekretari si dhe disa pika referimi (ish nxënës), të cilët do të mbajnë kontakte me të gjithë ish-nxënësit bashkëpunues.



Për këtë qëllim kërkojmë angazhimin tuaj, ish-nxënës të shkollës, tashmë studentë brenda ose jashtë shtetit ose të punësuar.



Çfarë veprimtarish mund të zhvillohen:



- Takimi i brezave (një takim ky i përvitshëm).

- Bashkëbisedime me karakter edukativ, këshillim karriere, sfidat e zhvillimit shoqëror sot, media, etj.

- Shkëmbime përvoje universitare dhe pasuniversitare.

- Projekte me shkollat analoge, brenda dhe jashtë shtetit.

- Iniciativa shoqërore, kulturore, fetare, sportive dhe humanitare.

- Materiale të ndryshme, shkrime, foto për gazetën e shkollës.



Kërkojmë mendimin tuaj për veprimtari të tjera që mund të zhvillojmë në të ardhmen në dobi të shkollës, komunitetit dhe qytetit të Shkodrës.



Kërkojmë ndihmën tuaj për të siguruar adresat e e-mail-it të shokëve dhe shoqeve tuaja për të mundësuar lidhjen me shkollën për këtë nismë.



Në të ardhmen, gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” do të hapë një faqe interneti, ku do të përfshihet edhe një sektor për kontaktet me ish-nxënësit.



Me respekt

Drejtori i shkollës

Gaetano Brambillasca
Back to top
ShKoDrAn_NyC
Thu Jun 16 2011, 10:10pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
Dashkan me kriju si pun Alumni Network. Ide e mire. Ishalla iu prihet mbare. Mir do kishte ken qe cdo shkolle me aq sa kan mundesi te krijojne nje alumni network. T'pakten ktu ne USA pjesa ma e madhe e fondeve vjen prej ish nxansave qe kan ec ne karrieren e tyne dhe japin donacione per shkollen ku kan ken. Shpresoj qe nje dite edhe ne Shqipni te arrijne arsimi aty ku eshte sot neper evrope e amerike.

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1086 sec, 0.0227 of that for queries. DB queries: 35. Memory Usage: 2,496kB