Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Krist Maloki |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Krist Maloki ![]() ... Për mue – si kosovar – i gjakut shqiptar dhe si humanitar i kulturës oksidentale – ka vetëm nji politikë: politikën e Kombit Shqiptar. -shqip- Leu me 8.4.1900 në Prizren (Kosovë). Qysh 12 vjeç, si nxanës ma i mirë i fillores shqipe në Prizren, shkoi n’Austri si bursist i Ministris së P. të Jashtme t’Austris. Në Vjenë, Salzburg e Graz ndoqi e kreu shkollën e mesme. Nji pezmatim i randë mushkënish e detyroi me e zgjatë kohën e shkollës së mesme e kështu vetëm me 1921 mujti me shkue ne shkollën e naltë. Prej 1921-1929, pjesërisht i ndihmuem prej Qeverisë Shqiptare por kryesisht student pune për të fitue bukën e gojës, studjoi filozofi e muzikë. Më 1929 mori doktoratën në filozofi. Prej 1929-1934 gjithnji tuj gjallnue si mësues privat, studjoi shkencat juridike e shtetnore. Më 1934 mori doktoratën në drejtësi. Shkaku i gjendjes së vështirë n’Austri n’atë kohë, u detyrue edha ma gjatë me punue si mësues privat, instruktor e shkencëtar privat per me sugurue jetesën. Njikohësisht merrej shumë me muzikë (violinë), me gjuhë të ndryshme e para së gjithave me problemet shqiptare, kështu që u ba i njoftun si kritik i vepravet literare shqiptare. Në vjetin 1940 u ngarkue me kathedhen per problemet e Evropës jugolindore n’Universitetin e Grazit dhe si profesor për degat tregtare e juridike n’Akademin Tregtare në Graz, ku qëndroi deri në daljen e tij në pension më 1.1.1966. Me ketë rasë Qeverija e vendit i akordoi titullin Oberstudientat (Kryekëshilltar arësimuer). Në kohën e parë të qënjes së tij në pension, veproi gjithënji shkenctarisht; shkroi, lexoi e muzikoi deri vonë natën, deri sa dy operacjone të randa synit i dhanë fund veprimtarisë së tij. Por edhe ma gjatë ai qendroi deri në frymën e tij të fundit tuej u interesue për të gjitha ngjarjet në botë e per të gjitha problemet, si në shkenca përgjithësisht ashtu edhe për jetën e zhvillimin e popullit Shqiptar. I vinte keq qi shkaku i syvet të tij nuk mujte ma me shkrue mbi çka ai dinte e ndjente. Para ç’do gjaje ai ishte i sinqert e ndoshta për së dy doktorata, të parën më 1929 në Filozofi dhe të dytën në Shkencat Juridike më 1934. Qe profesor i rregulltë i Akademis Tregtare të qytetit të Graz-it dhe profesor pranë Universitetit të Graz-it për letërsin shqipe e ballkanike. Maloki qe në Shqipni disa herë dhe vetëm për kohna të shkurtna. Herën e fundit qe më 1962 si i ftuem nga Komiteti për marrëdhanje me botën e jashtëme, por si qytetar i Austris, bashkë me zonjën e Tij Profesoreshën Freya. Kohët e fundit Maloki vuejti mjaft nga sytë, sëmundje që e pengoi pamasë të mbarojë e të përpunojë veprat e tija letrare, kritike, historike. U varros në Graz i përsjellun nga e shoqja Prof. Freya Maloki nga kushrini i Tij Z. Rrok Maloki, nga kolonia e vogël shqiptare e Graz-it e nga nji numër i madh nxansish e kolegësh akademikë. (Me 24 nanduer 1972 ndërroi jetë Profesor Dr. Krist Maloki.) Mërgimtari dijetar i Graz-it vuejti shpirtnisht deri në fund. Ishte i prekshëm, siç janë të gjithë njerzit e përgatitun në bankat akademike të shkollave. Ishte i përgatitun me njohuni të forta në të gjitha fushat mbi të cilat flitte: ekonomi, letërsi, kritikë, filozofi dhe Shqiptarizëm. E thotë ma bukur vet Maloki në PRO DOMA: “Gjithë jeta e jeme ka kalue pa u përzie as në politikën e Shtetit Shqiptar e as të ndonji shteti tjetër, due me thanë s’kam marrë pjesë as ndër adventura të ndonji politikani ambicjoz e as të ndonji klike e grupi politik me interesa personale, lokale, regjionale edhe partjake. Prandej as kam kërkue – a pranue – kurr as pozita, as mandate e as dekorata e as “shpërblime”. Për mue – si kosovar – i gjakut shqiptar dhe si humanitar i kulturës oksidentale – ka vetëm nji politikë: politikën e Kombit Shqiptar. D.m.th. të njati enti historik, kulturor e moral që i përmbledhë në vedi të gjithë Shqiptarët e vërtet, kudo qofshin në botë. Dhe ky qëndrim e em bazohet ma shumë mbi nji botkuptim që më ka pushtue qysh nga rinija ime dhe që mund të kuptohet vetëm nëpër filozofin e Aristotelit: en gar o holon anaghikon proteron se të gjithë pjesët e tija. Totaliteti i jem asht Kombi Shqiptar dhe Shqipnija, vetëm nji pjesë e tij. Për mue si Kosovar, ndoshta pjesa kryesore “Shqipnija e 1913 për mue ma fort – shkodranisht – asht nji vend dreqit a ma mirë vend haram e vend vakuf: I mallkuem nga DJALLI por i bekuem nga ZOTI: Si i mallkuem nga Djalli ka për të qenë gjithmonë objekt grindjesh, gryksinash e inatesh ... personale, lokale e internacjonale; i bekuem prej Zotit sepse çdo dorë grabiqare që në të digjet, shkrumbohet e cungohet për të zezën e vet”. Kemi pasë fatin e mirë t’a njohim Prof. Malokin dhe t’a kemi për do kohë edhe profesor në Univeristetin e Graz-it. Jemi ba miq shpejt që më 1944. Kemi pas nji shkëmbim epistolar të gjatë e shumëvjeçar. Maloki ka qenë nji njeri i ambël e qejfli kur njihesh, i dashtun, i drejtë, i kulturës e erudit me të gjithë kuptimin e fjalës. Me atë që i shkonte biseda rrinte der n’orët e vona të natës. Kishte nji ves – e si të mos ket ves nji njeri me kaq njohurina – ishte inatçor. Nji fjalë e thanun rrëshqitas ose nji gja e papëlqyeshme për karakterin e tij nuk falesh, ishte e pafalshme. Ishte njeri i arteve të bukura. I pëlqente muzika. I pëlqejshin librat. I pëlqente studimi. I pëlqente shëtija. Ishte i besës. Kur të jepte fjalën, ajo nuk thehesh. Ishte Shqiptar, për ma tepër kosovar. Kishte nji krenari të jashtëzakonshme për krijimin e fjalës BOTKUPTIM që ai kishte përkthyer nga gjermanishtja WELTANSCHAUUNG. Kritika e Tij ka qenë e rrumbullakët; shpesh në dukje e egër por në të vërtetë kritika e Tij nxjerrte në pah personin ose veprën dhe vente në dukje ngjarjet kryesore, ose vargjet ma të bukura tue përmendë e krahasue veprat e këqija e vargjet e vorfëna. Fatkeqësisht kritika asht nji art letrar shumë i zorrshëm, asht pjesa ma e vështirë e letërsis. Për ne Shqiptarët kritika edhe kur asht ndërtuese merret për të keq. Ai qe pionier i kësaj gjinije letrare në botën shqiptare të vorfën. Prof. Maloki len mjaft dorëshkrime të pa botueme, në gjuhen shqipe e në gjuhën gjermanishte. Të gjitha studimet e Tija janë të shpërndame nëpër revista e gazeta. Shpresojmë se ndonji dorë bamirëse do të bajë nji përmbledhje e bibliografike dhe do të gjindet ndonjiherë mundësija që të botohen së bashku studimet e Tija e të shohin dritën ata që ndodhen në bibliotekën e Tij të pasun. Shpresojmë se edhe librarija e Tij e bleme me djersë balli e parë urije, do të bijë ndër duer të mira e të mëshirshme. Ah atë bibliotekë që mbushë katër mur të nji dhome të madhe të katalogueme e të rregulllueme siç dinte t’a rregullojë vetë Krist Maloki. Edhe kur e lanë sytë, në vjetët e fundit, nji ditë më tha: “Merre atë libër në raftin e tretë, asht i shtati në radhë, ka kapak të zi, e lexoje në faqen 30 deri 37”. Do të jetë dam të humbi gjith ajo punë e gjith ai mund i nji mërgimtari që nuk pat fat të botojë sa qe gjallq makare nji libër të korigjuem nga dora e Tij. Zonjës fisnike Profesoreshës Freya dhe farefisit të Tij u paraqesim përdhimtimet tona ma të ndieshme dhe me nderim e ulim kryet para kujtimit të Mërgimtarit të Graz-it. Marrë nga libri “Krist Maloki Oriental apo Oksidental”. Plejad 2003 Prej K. Lepeteni (Krist Maloki) Idealist i ngrat Jemi ulun në një bankë në kopsht populluer – një student bullgar e unë. Shkojm bashk në nji fakultet e një bisedim përmbi një princio filozofik na ka pru m’at vend. Por dal-ka-dal i lam të rahunat e kësajë çashtje e hyjm me kritizue gjindt qi kalojn aty pari e me u kapë mbi punë sociale. – Si më difton miku, duket se Bullgaria nuk i ka punët mirë fort. “Terrësi e padituni, hajni e korruption e mlojn jetën sociale t’onë!” thot bullgari tuej fshâ. Nër këto fjalë kalon para nesh një burri madh kah shtati e si duket nja 60 vjetsh. Një kokë karakteristike e të majtunit e trupit i napin hien e një diplomatit të madh ose të nonjë presidenti. Mbasi kalon ky fillon shoku im, që ishte ba në ftyrë kuq si një gafore e ziëme e më thotë: “ A shifni? Njaj ka qen para vjetsh ministër në Bullgari, ka vjedh sa ka mujt, âsht arratisë e jeton këtu me ato pare, të cilat bulku i gjer me mund e me djersën e ballit i ka fitue per me i a dhan atdheut të vet që abolla ky qen të kalon jetën pa trazim nër pupla kështu kan bâ e di e sa tjer!” Fshâni edhe një herë i ngrati idealist e i u per tokë. Dy pika të lagta u duken në para tij. Mue së di si m’u ba. Të kishte çue kryet bullgari kish pa se zbe - ---! Kang’ e Dervishit Ku nata vjen e lehtas mlohet Të tan ruxullimi me erri, Plot kang e lavd kah qielli çohet Im shpirt n’urat o Perëndi E tue kundruemun rreth natyren Me ndrime të sajë, plot regullim Gjëj të regullueshmes jetë pasqyren E në zemër t’ime gjej qetsin. Plot harmoni – në hapsin qiellore Rrethenden hyjt nër shtigjie hyjnore Mbas një të përjtshme ligjë hyjnore Pa dije të vetë e pa vullnet. Shkon vjshta, dimni, vjen prandvera Në ndrim të pasosun permbi ne, E vjet për vjet kalojn si era E brez mbas brezit shuhen në dhe Por pema bjen e kokra njitet Tuj mugullu pa fare vetdije E shpirt mbas shpirtit bashkradhitet Për një të pafundshem varg gjallsije. E popull ndron me popull të vjetër, Si vala detit, t’u perzi T’u zhdukun njeni del nji tjetër, Per m’i lshue tjerve vend persri. E nër cone-kshtu ka mbetun E ka me ngjatun pa marim E jeta jonë një fletë e tretun Për një jetë të reë do të sjell ushqim. Plot harmoni – në hapsin qiellore Rrethenden hyjt nër shtigjie hyjnore Mbas një të përjtshme ligjë hyjnore Pa dije të vetë e pa vullnet. E hyjt e fatit në zemër t’ime I regullon plot hir, o Zot! E je ner të kandshmes jetë andrime E në prime të sajë gjithmon hirplot. Kur nata ime, vjen mlohet Me dhe ky trup e të bahet hi, Atëherë n’amshim im shpirt do të çohet Për me T’u falë, o Perëndië! Marre prej trokit ketu [ Edited Thu Apr 08 2010, 03:55pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | A ASHT POET LASGUSH PORADECI? Krist Maloki Pjesa I. Shka e shtynë auktorin e këtyne radhëve me u marrë sot me Lasgush Poradecin nuk asht aqë fort dishira për t'i ba ndojë kritikë ranjësore vjershëtorit apo veprave të tija se sa ma fort për t'i ndalë hovin një desorjentimi dhe shkandullimi eventual mrenda literatures s'onë, në mos mrenda jetes s'onë kulturore. E kemi fjalën këtu rreth njatij studjimi kritik e letrar të M. Kutelit, i cili u botue njëherë veças, mandej mbrenda vëllimit të dytë të vjershave të Lasgushit („Ylli i Zemres” 1937) dhe pjesësisht në „Përpjekjen Shqiplare” Nr. 17. Studjimi në fjalë – një apotheozë e flakët per vjershëtorin poradecar - nuk do të na kishte trazue fort po të kishte dalë nga penda e ndonje gymnazisti „Idealist” (shif pasunimin (?) e literatures s'onë nga gjymnazistat!), apo nga kalemi i ndonjë qatipi pehlivan, apor nga stilografi i ndonjë shkrivan - zhurnalisti të patentuem. Por jo, aj studjim u trajtue nga M. Kuteli, shka do me thanë: nga një njeri me karakter, me dieje profunde, me zotësië literare dhe me një famë sadokudo të gjanë, shkurt: nga një personalitet, medjé nga një personalitet me formát internacjonal. Nga ky shkak, d.m.th. sepse u shkrue aj studjim nga një njeri si M. Kuteli, dhe sepse u shkrua aj studjim me qellime dhe mjete fare të papranueshme: plot shtremnime faktesh, plot gabime diturake dhe plot perdhunime methodash shkencëtare... mandej tuj qenë qe aj studjim i një M. Kuteli mund të bahet shkak për një mjegullim dhe desorjentim mrenda jetes s'onë literare... dhe se fundit me qenë qe aj studjim mund të bahet fare leht edhe shembull i keq dhe i rrezikshem ner njerez gjysmakë, si na i ka falun Allahu në bollëk... pra nga gjithë këta shkaqe dhe motive e shterngoj zemren autori i këtyne radhëve dhe po e thotë sot fjalen e vetë, një fjalë – Insh - Allah! – katërqind - derhemshe! Jo kundra Lasgush Poradecit, as kundra M. Kutelit, por me fort kundra Orëve të liga të Kombit t'onë... Se ka marre „më thue”, d.m.th. se ka ra ner gabime të randa M. Kuteli me at studjimin e vet mbi Lasgushin, nuk ka dyshim. Asht mjaft gja e guximshme kuür thotë një M. Kuteli se vjershëtori i Poradecit qëndron në kulmin e poeziës shqiptare dhe se aj jo që s'ka shoq në literaturen t'onë por edhe shok fort të rrallë në literaturen botnore! Këto perhyjnime dhe të çueme në qiell - në një studjim letrar-kritikues! - kerkon me na i ba „plausibel” dhe me na i suggurue mandej M. Kuteli me fraza dhe argumentacjone, te cilat as që i pergjigjen methodave të një kritike literare së vertetë (ku duhet të paraqiten baras shkelqime, dritat, hiejedritat, hiejet e ndoshta edhe errsiënat e një vepre artistike!), por ato as që i pergjigjen vet fakteve artistike, literare dhe historike. M. Kuteli mund të na kundërarsyetoj me frazen e vjetër; „de gustibus non est disputadum!“, dhe mund të na e pret fjalen shkurt tuj na thanë se atij i pelqen ashtu Lasgush Poradeci dhe se per te Lasgushi asht më i zoti, më i pasuri, më i larti, më filozqfi dhe më shqiptari vjershëtor i Shqipërisë etj. etj.; mirë po atëherë le t'e botonte ma mirë vepren e Lasgushit me nji parathanje në formë kushtimi dhe perhirimi por jo tuj e percjellë me studjime kritike-letrare teper problematike, apor edhe tuj e botue at studjim kritik-letrar veças dhe si punë letrare me vehte! - Gabimi i dytë i M. Kutelit permbahet aty që aj nuk mjaftohet me kritiken në fjale mbi Lasgush Poradecin por njëherit i ban kritikë - dhe një kritikë en bloc dhe negative - me do mjete fort të dyshimëta gjithë vjershtarëve tjerë shqiptarë. Edhe këtu nuk e çane kryet fort M. Kuteli për kërkesat imperative të një kritikë dijtunore, sidomos nuk i shtrohet aspak njasajë rregulle që thotë: „audiatur et altem pars!; e kështu, pa me u interesua aspak per literaturen e derisotshme poetike dhe kritikuese, dhe pa me u orjentue aspak ner veprat e ndryshme të njenit a tjetrit vjershtar, i mohon (dijetari i Bukureshtit) sumarisht gjithë vjershtarëve tjerë shqiptarë cilsiëna artistike dhe vlera (Werte!) poetike, të cilat ata shumë herë i kan dhe i kan aty e këtu edhe ma të forta e ma të plota se vjershëtori i perhyjnuem. Frazat, me ngjyrë kritike negative, si: „Permjet fjalorit Lasgushi shquhet haptazi nga gjithë poetët e tjerë të shqipes”, apor: „Edhe nga pikëpamja e rimës vepra vjershëtore e Lasgushit çquhet haptazi nga e çdo tjetri poet shqiptar”, apor: „Lasgushi është poeti shqiptar, i vetmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm shqip” etj. etj., këto fraza pra, bashk me sa e sa tjera, jo vetëm që jan fort problematike dhe - mbas mendimit t'one modest! - as nuk i pergjigjen fakteve, por ma fort: ato kritika, gjykime dhe vleresime [gjerm. Bewertungen!) negative dhe sumarishte jan kryekëput në kundershtim flagrant me principet e pedagogjisë - (çdo kritikë literare me vleftë ka tendenca edukative!) - dhe aqë ma fort me ato të dijtuniës methodike (=pjesa e dytë e Logjikës diturake!). Këto duhej t'i dinte sidomos një M. Kuteli, i cili e shkoj pjesen ma të madhe të jetes së vetë me punime serjoze dijtunore. - Por, edhe me kaqë nuk mjaftohet, jo M. Kuteli. Dhe si me dashtë me ç'do mëndyrë me ja mohue vehtes cdo vetië dhe çdo hieje dijetari serjoz, aj futet e zhytet edhe ner gabime të randa fare teknike-shkencëtare. Për me ja sigurue - si duket - namin dhe vleften poetike-filozofike vjershëtorit të protezhuem, M. Kuteli perdor vend-e-pavend fjalë dhe kaptime (notions, Begriffe!) nga shkenca të ndryshme dhe heterogene - nga filozofija, nga esthetika, nga metrika, nga filologjia, nga thozofija, nga metafyzika, nga psyhologija, nga meta-psyhika, nga fyzika, nga teknika, nga gjeografija, nga ekonomija politike etj. etj. - dhe jo vetëm që i perdor ata (kaptime) teper shpesh - vend-epa- vend - por i perdor edhe mrapsht, d.m.th. e merr njenin per tjetrin dhe u jep një kuptim që s'e kan. Ky faj i M. Kutelit na duket aqë me tragjik per te kur mendojmë që aj vet i pat ba para do kohe një kritikë të randë dhe të meritueme - në një çashtje pothue të njëllojtë – dy dijetarëve rumunë Vlad Banatianu dhe Dr. Baleta. Dhe me shumë të drejtë, sepse superficjalitete dhe lodra fjalesh pa asnjë kuptim mund të durohen nek një pehlivan-qatip-shkrivan i ndoj fletoreje shqiptare apor nek një artikullist i rij, i cili mëfryhet dhe ngopet me fraza bombastike dhe klisheha fjalësh xhixhilluese, por jo nek njëe dijetar me dukje randsije internacjonale. Prova dritsuese dhe analiza spjeguese mbi fajin në fjalë të M. Kutelit kemi me dhanë ma posht në pjesen kryesore të kritikës s'onë. Sa per këtu po mjaftohemi vetem tuj permendë, se vet redaksija e „Përpjekjes Shqiptare” i ka pa dhe i ka kuptue fare mirë gjithë ato të meta në studjimin kritik-letrar të shkrimtar-dijetarit të permendur, dhe se ajo (redaksië) asht mundue - tuj lanë jasht së e së pjesë ner ma problematiket, dhe tuj ba do shënime glosatore që jan ma fort korrigjime fajsuese - me i vue disi kapakt tenxherésë dhe me shpetue ç'ishte per t'u shpetue. Në kët punë ka veprue redaksija në fjalë me një delikatesë dhe butësië vertetë amëtare - si njajo këlluka që i ruen zogat e veta - se perndryshe d.m.th. per një kritikan të mëpreht dhe objektiv do t'ishte dashtë pothue për çdo frazë të M. Kutelit nga një shënim korrektiv, nga një shenjë pikë-pyetse apo pikë-çuditse, per mos me thanë: nga një fajsim dhe dënim moral... Por, që të kuptohemi fare mirë! - Theksojm këtu edhe një herë se me këto kritika duem t'i bajm ball vetem një rreziku të parapamë, a ma mirë një desorjentimi dhe shkandullimi eventual mrenda literatures shqiptare, por jo njenes personë a tjetres. Sidomos nuk na shkon ner mend (dhe as që jemi të zotët!) me ju ulë ndoshta vierten morale. M. Kutelit. Dijetari i Bukureshtit qendron per ne lart, bilé shumë lart, si letrarisht, si dijetarisht si edhe moralisht, dhe autori i këtyne radhëve asht i lumtun të gjendet në rrethin e atyne që e gëzojn miqsiën e M. Kutelit. M. Kuteli asht një nga ata të pakët të djaleriës shqiptare që nuk u perdhosen dhe nuk u demoralizuen neper ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun, objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë raste dhe interesa me u diftue pak ma i pervujtun dhe ma „tregtar”... Dhe M. Kuteli asht nje shkrimtar i dorës së parë si në gjuhen shqipe si edhe ne rumanishten. Ne gjuhen rumanishte ka shkrue M. Kuteli do vepra me thema ekonomija politike dhe financjare mbi probleme shqiptare dhe ballkanike dhe ka fitue levdata nga njerz të shquemë vendesh së ndryshme. Në gjuhen shqipe ka shkrue M. Kuteli një morie artikujsh dhe disa libra me vleftë të madhe; dhe jemi sigur që prej pendës së tij kan per të dalë vepra edhe ma të mëdhaja e ma të pasuna, per nder të Shqipniës dhe per lartesimin e litratures shqiptare. Shqipja e shkrueme e M. Kutelit asht jastzakonisht e qartë dhe e paster, stili i tij mandej i hjedhet dhe i rrjedhëshem, dhe sa per në „prozë” ja kalon aj qind-perqind Lasgush Poradecit, Bilé-bilé, po s'u genjyeme, në M. Kutelin fëshihet një poet, ndoshta edhe një poet me kvalitete te nalta, por i cili - nga rrethanat e ndryshme të jetes dhe të vendbanimit atje larg Shqipniës etj. - ja ka ba flijë hovin poetik dhe irracjonal racjonalizmave të thata të një jete dijetari dhe funkcjonari. Sidoqoft në M. Kutelin vëlojnë padyshim sa e sa komplekse artistike, të cilat mund të spjegohen dhe t'analizohen ndoshta me mjetet e psyhoanalyzes àla Freud dhe Jung. Dashunija e pamasë që rrëfen M. Kuteli kundrejt Lasgushit e ka vendin sigurisht ner ata koniplekse dhe mund të kuptohet si „siperkompeinzacjon” dhe shfryemje ndjenjash kompleksive që janë të ndryshuna dhe të shtypuna në fundin e zemres së tij. E dijtun: sa e sa rrethana dhe ngjarje të ndryshme dhe sidomos sa e sa lidhje personale me vjershëtorin - (M. Kuteli ash vet nga Poradeci dhe ka studjue bashk me Lasgusin në Bukuresht etj.!) - jan ba mandej shkaktare per formimin dhe shperthimin e njasajë dashunije të pafrenshme dhe verbuese, e cila i ngjanë teper fort dashuniës s'atyne nanave që i shofin gjithe të mirat por asgja tëe keq ner fëmijt e vetë. M. Kuteli vet asht mundue me na e mbushë menden - neper njato studjime kritike-letrare se dashunija e tijë dhe adhurimi i pamasët kundrejt Lasgush Poradecit janë koherent me vleften e „lartë dhe të pashoqe” poetike të vjershëtorit. Por neve s'na mbushet mendja, dhe sidomos jo neper njato studjime që jan plot gabime landore dhe methodike-shkencëtare. Kritika e jonë i sjellët pra vetem njatij studjimi të papranueshëm - i cili u trajtue dhe u lëshue doret padyshim në një moment mos-vetkontrollimi (quandoque bonus dormitat Homerus!) dhe këjo kritikë kerkon njëherit t'i jap shkas dhe t'i hapi rrugë njatij „ETHOS” të nalt, i cili zotnon dhe mbretnon ner qarqe kulturale dhe sidomos ner kritika të verteta literare, dhe i cili kerkon nga çdo shkrimtar okcidental: pastrië ner qellime, drejtsië ner gjykime dhe vertetsië ner paraqitje. Porse shi në gjithë at kaos shpirtnor dhe mendtar, ne gjithë atë anarkië dëshirash, ndjenjash dhe ambicjesh, dhe sidomos kundrejt gjithë njatij desorjentimi dhe degutizmi artistik që e kan rembye Kombin t'onë sot... kundrejt gjithë kësajë mjerije kulturore e kan per detyrë të shenjtë si M. Kuteli si edhe shokt e tijë me e mbajtë lart bajrakun e pastriës, drejtësiës dhe vertetsiës dhe me u prijë me yll në ball njatyne pak fallangjeve, njatyne pak shpresave të djalërisë shqiptare! Kritikat e anëshme dhe negative, ashtu edhe frazeologjiët bombastikehysterike t'u lihen shkrivanave të „journaille”-s shqiptare; ata rrojn me ato dhe do të vdesin neper to! M. Kuteli qëndron moralisht dhe landsisht aqë nalt mbi ata shpirtën te vogjel sa nuk ka vend per te në mezin e tyne. Bilé M. Kuteli s'guxon me ra aqë posht; misjoni i tij i shenjët si idealist shqiptar e si dijetar e ndalon! Dhe së fundit - si tha nje proverb i inversuem latin: Quod licet bovi non licet Jovi!!!... E do nevoja që 'i hjedhim një vrojtim sa do të pak dhe të përzgripët veprës së Lasgushit përpara se të merremi me studjimin e M. Kutelit. Ash mirë që t'orjentohemi qysh tash rreth njatij objekti apor subjekti, i cili u ba shkak dhe bosht i këtyne bisedimeve kritike. Kështu sajojm njëheri edhe një bazë të fort apor një platformë, mbi të cilen i ndertojm mandej shumë ma leht pyrgjet e pikëpamjeve t'ona dhe prej kah mund t'i hjedhim shikimet e kritikës letrare ner gjithë ata sheshe e ner gjithë ata shtigje që ka hapë Mitrush Kuteli. Po flasim këtu ma fort mbi veprën e Lasgushit dhe pak fort mbi personen e tijë. Jemi sigur se një studjím i hollë psyhologjik mbi vjershëtorin do tëe lëshonte varitte pak a shumë njato tymnaje dhe mjegulliëna që janë thurrë rreth ftyrës së tij. Ma fort se çdo studjim tjeter psyhologjik do të na i hapte syt dhe do të na qetësonte padyshim Lasgushi vet me një autobiografië apor me një „vet-pershkrim” (gjerm. Selbstdarstellung!) në formë të një „memoire” apor „confession”-i, si e kan praktikue artistat e ndryshëm. Mirë po Lasgushi ka një dashje të veçantë për atmosfera hieje-dritash, për avulliëna sibylike dhe për tymnaje mysticiste; i pelqen sidomos dhe i këndaqet shpirti kur e shef vehten të përfundosunë ner „errsiëna” Rembrendt-jane... Nejse! - Fakt asht që Lasgushi ka hy një herë e përgjithmonë në literaturen shqiptare e se vepra e tijë kerkon prej nesh - kështu o ashtu - një studjim serjoz. Dhe na e kemi sot detyren me e shikjue veprën (dhe jo personën) „sub specie aeternitatis” dhe me e dhanë gjykimin t'onë sa ma fort mbas pikëpamjeve artistike - esthetike dhe jo edhe aqë mbas atyne historike, personale, psyhologjike etj. Asht edhe një punë fort delikate dhe guximtare po deshtem qysh sot me e ngushtue dhe me e ndrydhë fytyren e gjallë të një „personaliteti” (psyhologjik!) ner kallëpe dhe skémat formale (= të vdekuna), në një kohë kur aj „personalitet” asht edhe i rij, edhe aktiv, i vullnet-hovshëm dhe i pallogaritshëm (unberechenbar - si çdo artist!) dhe i cili mund të na gandoj ndonjë dite me vepra të paprituna artistike etj. - Kush e di? - Mirë po, m'anen tjetër nuk mund të qëndrojm edhe pa do vrojtime dhe skematizime psyhologjike, të cilat - sado të guximshme qofshin - na lypsen me doemos per t'i dhanë një bosht dhe skelet qendrimtar paraqitjeve t'ona kritike-artistike. Kemi punë këtu me njsë shpirt artisti e me sa e sa finesa dhe „imponderabilje” të tija, e kemi punën këtu me një botë të tanë, me një det ndjenjash, dishiresh, shpresash, andrimesh, instinktesh, pasjonesh, vullnetesh, karakteresh etj., të cilat duhet të lidhen e të për-mbë-lidhen - si rezet e fotografiës - neper prizmen apor biluerin e shikimit krtitikues. „Da bleibt nun für den ersten Betrachtenden nichts übrig, als dass er sich entschliesst, irgendëo den Mittelpunkt hinzusetzen und alsdann zu sehen und zu suchen, ëie er das übrige peripherisch behandle” (Goethe)... Po fillojmë pra me pyetjen ma qendrore - me njatë pyetje problematike, të zorshme e delikate, por edhe aktuale sa të thuejsh: A asht poet Lasgush Poradeci? Shokët, miqët, dashamirët dhe adhrimtarët e Lasgushit e kan pohue qysh me kohë dhe e pohojn edhe sot me gojë-plotë atë pyetje të zorshme; shif epithétet „Këngëtor i pavdekshmë”, „Perëndië e Poeziës Shqiptare” etj. - Mikuteli, i përvëluem nga „arti-mjeshtër i veprës lasgushjane”, shtyhet edhe ma tutjé dhe e quan vjershëtorin poradecar „Poet“ (me „P“ të madhe!) në kuptimin e naltë të fjalës gjermane „Dichter“ (!), i cili nuk mjaftoheka vetëm me titullin „poet shqiptar“ mbasi na paska falë „vepra“ „me shoqe të ralla në letraturen e përbotëshme“! („Ylli i Zemrës“, f. 175 etj. - Në kundërshtim diametral me këta pohuesa të pyetjes s'one qëndrojn ata kritikuesa - shumë herë njerz me mend, me kulturë të gjanë, me dieje e me shieje të hollë artistike etj. (dhe jo vetëm në Gegnië!) - të cilët ja mohojn Lasgushit kryekëput vetijen poetike, së paku vetijen e një poeti (Dichter) të vertetë. Në radhen e njatyne kritikuesave gjinden - si duket - edhe ata të „Hyllit te Drites“, të cilët kan ngurrue deri me sot - nga shkaqe të mirëkuptueshme - me e çfaqë botnisht gjykimin e vet, por edhe të cilët e kan zakon me e nisë setcilen bisedë të nevojitunë mbi Lasgushin me një „clausula reservationis“, shqip: me një „me shka po thonë...“ (sh. Hylli i Drites. Nr. 7-8, 1938, f. 420). - Ndermjet ketyne dy grupeve kundershtare gjinden në Shqipnië padyshim sa e sa njerz - prap me dieje, me kulturë e me shieje artistike - që ushqejn një gjykim dhe një vlerësim (Bewertung) si mesatar kundrejt Lasgushit vjershtar-poet. Pothue një qëndrim të këtill, por edhe një qëndrim fort problematik (ndoshta nga mungesa e ekspresjoneve të nevojshme shqiptare!) ka marrë në kritiken e vetë (perndryshe të pashoqe) Kudret Kokoshi. Mbas Kokoshit paska Lasgushi një të math talent poetik si trashigim nga Natyra, mirë po ky Djalosh na qenka pa origjinalitet për tashti, pa gjërësië pamje dhe thellësie ndjenje; por me qenë që gjendet aj Djalosh, a ma mirë: aj Poeta natus, në formim e siper (!), pas-kemi shpresë që Lasgushi do t'ja marr që sot e tutje si bilbil paraverak! - Këto fraza të Kudret Kokoshit - në mos qofshin thanë edhe ato me një qëllim dipllomatik dhe me një „clausula reservationis”, - përmbajn në vet-vehte padyshim disa gabime të papranueshme. E marrim para sysh njëeherë se kur u shkruen ato fjalë (me 1934) i ishte afrue Lasgushi të dyzetëtave, d.m.th. s'ishte edhe aqë djalosh i ri, së paku jo simbas psyhologiës evolutive Entwicklungspsyhologie). Kësodore bje Kokoshi në kundershtim flagrant me historien e arteve, e me kulturhistoriën, po ashtu si me „Psyhologiën e Artistit”, të cilat na mësojn dhe na e dishmojn se një poet i vertetë (një „poeta natus”) e ka zakon me qëndrue në formim e sipër vetëm deri njaty pak kohë mbas pubertetit, d.m.th. njaty ner të njëzetëtat. Poeti i vertetë nuk mund të mësoj dhe të pervetoj mëndyra e mjete ekspresjoni të reja gjatë gjithë jetës se vetë, ndoshta edhe kur bahet nanddhet-vjeçar (si Michelangelo-ja), porse shpirtsija poetike, njajo daimonia pjellore-elementare (si mbas Platonit) duhet të shperthej rne kohë dhe duhet të çfaqet „shkrepëtimtare në stoli” (L. Poradeci) me gjithë karakteristikat e origjinalitetit qysh ner prodhimet e para mbas pubertetit. Kështu kuptohet edhe njajo theorië e dijtuniëve të ndryshme t'artit, e cila thotë se (pothue) çdo poet e arrinë kulminacjonin e artit të vet (akmé) aty ner të tridhetëtat. - Po neper këto paraqitje t'ona kuptohet njëheri edhe gabimi i Komentit! Kudret Kokoshi mund të jetë ndoshta i një mendimi të ndryshëm porper ne nuk ka dyshim që mun origjinaliteti e dallon poetin e lindun nga vjershëtori i „paslindun” apor epigon. Sepse shka krijon i pari neper ngjatë shpirtsië shkrepëtimtare, pa shikue as ligj, as gjygj, as shkollë, as akademië etj. nderton aj tjetri (cun-struire!) tuj përdorë kallëpe e forma të paratrajtueme, tuj matë e tuj peshue, e tuj shikue, andej e këndej palé se çë pershtypje po ban krijèsa e tijë artificjale (artem-facere! jo artem-genere!). Origjinaliteti asht vula, asht marka dhe asht garancija e një poezije të vertetë, dhe një Poet pa njat yll poetik në ball mund të jetë ndoshta artist (=pehlivan) poezienash, mund të jetë edhe zanatçi artesh apor artizanatár, e mund të jetë riprodhimtar dhe ristaurator i zoti vjershash etj... por jo poet! Sepse, si thotë vet Kudret Kokoshi: Non la fulgente immagine, Non la risposta idea, Non l'arinonia dei numeri, Non é l'amor che crea... por duhet një gja, një shpirtësië e veçantë, e cila i permbëledh ato të gjitha se bashku - (perfytyrim + ideë + melodië + dashunië) - dhe i koordinon dhe i harmonizon, a ma mirë: i në-shpirtnon me një frymë gjallësije të pa-uhazueshme... origjinale. Lasgush Poradeci pra ose asht Poet dhe ka pas deri më sot origjinalitel... ose (si mbas Kokoshit!) nuk paska pasë kurr origjinalitet, dhe atëherë nuk asht Poet. Por sido qoft - o kështu, o ashtu - nuk ka kuptim (as psyhologjikisht as logjikisht!) që të kemi shpresë që Lasgushi do t'ja murr që sot e tutje si bilbil paraverak... Si po shifet deri këtu, gjykimet dhe vlerësimet e botës kulturore-intelektuale shqiptare nuk permbajn një mendim të caktuem dhe të përgjithëshëm mbi vjershtarin e Poradecit. Shkaku i gjithë atyne divergencave mendimtarë qëndron padyshim sidomos në mjegulliën dhe relativitetin, a ma mirë n'elasticitetin e kaptimeve „poezi” dhe „poet”. Sepse këta dy kaptime jan të mbarsunë me elemente të ndryshine kaptimore (begriffliche Merkmale) si formale, si kvalitative, si edhe kvantuative. Po kuptohemi! - Ka do njerz që e marrin shumë herë formen e jashtme per poezië. Një shkrimtar bilmez shqiptar e çfaqi dukshëm kët qendrim esthetik (?) (në një nekrolog per një toger) me keto fjalë: „ndyeri ishte poet, tërë letrat i shkruante në vjershë!”!! - Ka do njerz prap që e marrin per poet vetëm njat njeri, i cili asht i zoti i ndojë dege se veçantë poetike, bj. fj. per vjersha, apor per novela, apor per drama etj., apor edhe per disa nga ato degë. - Ka mandej njerz që kerkojn nga poeti i vertetë një sasië të dukëshme veprash; nuk u mjafton atyne një faqe e shkrueme, apor një vjershë e vogël, apor „një frazë e vetme për t'a pavdekesuar poetin.” (V. Koça, 1924), jo ata kerkojn poezië me shekë, dhe duen vëllime dhe stërvëllime, në mos një biblothekë té tanë. - Ka do njerz masandej që e duen poeziën ma fort me permbajtje muzikore (= auditive), disa tjerë ma fort me përmbajtje ngjyrore (= visible), të tjerët prap ma fort me permbajtje rythmike-dynamike (= motorike). Ka njerz mandej që kërkojnë nga poezija ma fort finesa dhe delikatesa shiejetare, disa të tjerë ngopen vetëm me bukë elbi dhe thekne poetike. Disa duen vetëm zbavitje dhe argtime, të tjerë kerkojn ma fort tronditje dhe pervëlime. Disa kerkojn vetëm çfaqje apor paraqitje „bukurije” (panesthetike), të tjerët duen pasqyrimin e një cope natyrë (veriste-naturaliste-realiste) të pamë „par un temperamen”t (Zola!). Do njerz prap kerkojn nga poezija vetëm lëvizje fantazije dhe ndjenjash, të tjerët kerkojn edhe dynamizim mendje dhe force gjykimtare (Urteilskraft). Kundershtimet dhe luftimet ndermjet shiejetarëve dhe kritikanëve literarë permbëlidhen sidomos rreth pyëtjes: A duhet të jetë poezija qellimtare (Zweckcdichtung) apor jo? Disa thonë se një poezië pa ndonjë tendëncë në vetvehte s'ka si ban efekt etj., disa prap e kerkojn poeziën fare jasht-ideore dhe jo-qellimtare, e kerkojn si një „islull luinturije“, ku nuk ka vend për vogëlsiëna dhe interesa të „prunjta“ të kësajë jete! „Was aber schön ist, selig ist es in ihm selbst!“ thotë vjershtari Mörike në një vend. Por prap ata të parët nuk i dahen mendimit që edhe poezija asht sherbëtore e kultures dhe e njerzimit dhe kerkojnë prej sajë këtej ma fort përmbajtje filozofike, andej ma fort religjioze-mystike etj.; ner kohna të vjetra asht shikue poezija si mjet edukimi të personalitetit (në kuptimin e Goethe-s!), sot priten prej sajë ma fort efekte socjale dhe kolektive. Nder disa vende të vogla - si në Shqipnië - ku janë shtrengue dhe ngushtue gjithë ndjenjat dhe forcat shpirtnore të kombit ner disa kulturë-bartës (Kulturträger!) të pakë, kërkohen nga poezija pak a shumë edhe tendence edukative-kombëtare, në mos edhe dynamizime ideorepatriotike. Ner ata vende - së fundit - ku e tund dhe e pertund politika jeten kombëtare, d.m.th. ku s'ka vend aspak per lëvizje artistike - individualiste - aty s'ka si pritet poezië tjetër pos asaje „politike“ (e cila, si çdo poezië më qëllime materjaliste, e ka vulen e meritueshme në ball!). Gjithë këtyne pikëpamjeve gjykimtareesthetike apor edhe shiejetare-artistike mrenda sheshit të gjanë poetik mund t'u shtohen edhe sa e sa të tjera - të panumurta - baras me elementet kaptimore (Begffrifsmerkmale) mrenda fjalëve të shumëngjyrëshme „Poet“ dhe „Poezi“. Por po ja lamë leçitësit të zellshëm qsë t'i kerkoj aj vet ata elemente, bashk me kriteret e ndryshme artistike, ner diftimet e „Poetikës“, t’“Esthetikes“ dhe të „Dijtuniëve t'Arteve“. Theksojm këtu vetëm se kaptimi „Poezi“ nuk ka një përmbajtje të caktueme e se mrendsija e tij xhixhillon dhe ylberon gjithëkund e gjithëmonë si mbas kohës, si mbas vendit, si mbas shpirtit të një populli, dhe simbas kulturës (= shkollë, dieje, e edukatë etj.) të çdo persone shiejetare-kritikuese. Kështu asht edhe e kuptimëshme që - paralel me shkollimin dhe influksin kulturor heterogen ner viset dhe personat e ndryshme në Shqipnië - ndryshojnë edhe shiejet, ndryshojn piképamjet gjykimtare-esthetike, dhe ndryshojn edhe vlerësimet (Bewertungen!) kritike-letrare kundrejt vepres lasgushjane! Kët ja thomi kundërshtarëve, por njëheri edhe adhrimtarëve të vjershëtorit poradecar... Por, le të kuptohemi edhe pak ma mirë! Thohet shumë herë se ARTI (i vertetë) asht internacjonal! Dhe kët mendim e yshqyene jo vetëm esthetikat e vjetra, formaliste, klasike dhe klasiciste (Winckelmann!) para shekullit të XIX, por e yshqejn edhe sot adhrimtarët e pashueshëm t'arteve klasike-antike. Deri diku u forcue ideja e „Artit Internacjonal“ edhe nga Kant-i, nga Schiller-i, nga Herbart-i dhe përgjithësisht nga gjithë Klasicizmi neper theorienat e tyne rreth „shijimit esthetik të pa-interesë“. Tendenca kryesore e gjithë atyne mendimeve dhe percaktimeve mund të përmbëledhet në formullën si pason: „Arti i vertetë asht vetëm dhe pervetëm hartës dhe perhapes 'bukurije'” (Winckelmann-i thotë: Schönheit ist der höchste Endzweck und der Mittelpunkt der Kunst!) dhe ajo bukurië asht aqë e thjeshtë, aqë sempël, sa mund të kaptohet dhe të shiejohet nga çdo njeri me shise të shëndosha dhe të natyrëshme! „Dishepujt e theoriënave në fjalë na i paraqesin si shembuj të gjallë sidomos prodhimet artistike antike, ku - si thonë ata - qenkan trupsue” (gastaltet) „ideënat e përgjithëshme dhe të përjetëshme njerëzore në një semplicitet të perendijshëm)! - Mirë po Esthetika moderne dhe Dijtuniët e ndryshme t'Arteve (qysh nga Lesing-u e tektej!) u kundërshtojnë rreptsisht theoriënave pro-antike dhe „kalli-kratike“ (=bukuriësunduese!). Njëherë duhet dallue ndermjet artit fjalor (poetik) dhe arteve hartimtare (bildende Künste). Marre prej trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | A ASHT POET LASGUSH PORADECI? Krist Maloki Vijon prej masiper pjesa e II e Pjes I Sepse, deri diku, artet hartimtare (si pikturimi, plastika, skulptura, dekoratura dhe arhitektura)) i flasin ma teper shiseve se zemres, dhe ma teper nervave se shpirtit; kurse arti fjalor i drejtohet kryekëput mendjes, dijes, kuptimit logjik, shiejes, kultures, kujtimeve dhe botëkuptimeve të shiejetarit. Prandaj mund të besohet – deri diku edhe këtu! - se artet e Helenëve (Romakët s'kan qitë gja të veten në dritë!), pra se artet e Grekëve të Vjetër, a ma mirë artet hartimtare antike kan njëfarë bukurije dhe sempliciteti esthetik në vehte, të cilët i flasin çdo shpirti naiv dhe të padjallzuem (të natyrëshëm). Porse mu në njat semplicitet dhe në njatë „kalikratië” qëndron dobësija e artit antik-hartimtar. Sepse - si mendojm na sot - arti i vertetë duhet të jetë pasqyra e jetes se vertetë, pasqyra e jetes bi-polare, të tundunë dhe të shkundun ndermjet dritës dhe errsinës, ndermjet qiellit dhe tokës, ndermjet Hyjniëve dhe Djemëve, ndermjet lumtuniës dhe dëshprimit dhe ndermjet bukuriës dhe shemtimit. Grekët e vjetër kan qenë o aqë naiv o aqë frikacakë (si çilimijt) sa i jan trembë çdo paraqitje artistike të gjanave të shemtueme dhe shemtuese; por kësodore i kan mbetë edhe fare larg problemeve ma tronditëse të jetes njerzore dhe s'kan kuptue asgja nga perdëllimet dhe pervojtjet, nga tundimet dhe luftimet, nga ngadhnjimet dhe deshprimet nga hapesiënat e pamate hyjnore - qiellore dhe as nga humneret e patundshme djallore të shpirtit njerzor. Arti hartimtar i Helenëve asht si njajo muzika „absolute”, si njato muzikat e lehta të Palestrinës të Bach-ut e të Mozart-it me shokë, të cilat hiedhen - në formë kantantesh, madrigalesh, arjesh etj. - perpjet kah qielli, plot lehtësië e pafajnië, plot andsië e bukurië, por edhe pa fellsië e shkreptësië të vertetë. Kështu kuptohet ndryshimi flagrant ndermjet sklupturave të Helenëve dhe të Michelangelo-je apor të një Rodin-i, kështu kuptohet ndryshimi, ndermjet bukuriës së tempujve antikë dhe asajë së kishave gotike, dhe kështu kuptohet ndryshimi i madh ndermjet njatij arti apollonik të vjetër dhe artit t'onë faustik dhe dionysik (si mbas Spengler-it!). - Asht e vertetë se Grekët e Vjeter kan ushtrue edhe art fjalor (poezië)... por këtu ndryshojn edhe mendimet, sidomos mendimet e filohelenëve. Porse ne s'kemi menden t'i shtrohemi këty një traktati mbi artet antike dhe po mjaftohemi tuj thanë me gjithë boten sot që poezija e vertetë - edhe ajo e Grekëve të vjetër - ka vetëm një qëllim: me e paraqitë jeten ashtu si asht: plot dritë e arrsiën, plot lumtunië e dëshprim e plot bukurië e shëmtim. Poezija e vertetë gjen edhe teper pengime dhe ndalesa po desht me veprue vetëm mbas ligjëve të „kalikratiës”, sepse mjeti i sajë ma kryesor, landor, „gjuha“, asht kryekëput produkt i njasajë jete së vertetë. Psyhologjija moderne e gjuhes (R. Hildebrand W. Wundt, K. Bühler etj.) na ka dhanë njoftime të fella e të randsijshme mbi këto çashtje. E kemi fjalen sidomos te „symbolet“ gjuhësore por edhe poetike. Si mbas Wund-it perbahet dhe brumosêt gjuha e çdo kombi nga kujtimet, njoftimet, gëzimet dhe pësimet e tija qysh nga të herëshmet mote; d.m.th. gjuha e një kombi rritet organikisht dhe paralel me perparimin mendor, shpirtnor dhe kulturor po t'atij kombi. Dhe këjo rritje nuk shifet aqë në shumëzimin e fjalëve dhe ekspresjoneve se sa ma teper në permbushjen dhe plotsimin e fjalëve të vjetra me kuptime të reja, ma të kjarta ma të ndritshme. Si mbas një metafore të filologut R. Hildebrandt (thanë ashtu fare shqip) çdo fjale e gjuhes s'onë asht si një fyshek i zbrazët, në të cilin fut çdo folës barutin e kujtimeve dhe të ndjenjave të veta, a ma mire: barutin e gjithë jetës së vetë. Kështu bahet çdo fjalë „symbol“ i një jete krejt individuale, krejt të veçantë dhe krejt „monade“, neve kuptohemi ndermjet shoqishojt neper do fjalë të zbeëta, shumë herë e ma fort fjal pazari; porse shikue ashtu fare afër, fjalët e verteta, fjalët e zemres dhe të shpirtit (sidomos poetike!) nuk mund të shpjegohen e nuk mund të përkthehen ashtu me gjithë kuptimin e tyne original, ashtu fare me „synonyme“. Kështu bahet i zorshem edhe kuptimi i çdo poezije nga një njeri apor komb heterogen, dhe kështu ngrehen gardhet e pakalueshme per Artin internacjonal. Jemi sigur se edhe në Shqipnië qëndrojn kësifarë gardhesh gjuhësore-poetike; e jemi sigur se per kuptimin e plot të veprës së Lasgushit lypsen - (quod erat demonstrandum!) shiejetarë e kritikanë kongenjal me vjershëtorin, që i njofin ma së miri brëngat e vojtjet e tija, që i njofin mandej rrethanat e jetës dhe të vendlindjes së tij dhe që i kuptojnë mirëfilli perftimet e artit, por sidomos ato të botëkuptimit (Weltanschauung) të tij. Per këto të gjitha asht i zoti dhe asht në vend padyshim ma fort se kushdo tjeter M. Kuteli; dhe jemi gati dhe mjatt zemergjanë per të ja pohue, se vetëm aj mund t'a kuptoj dhe t'a shiejoj ashtu fare dhe deri në fund poezijen lasgushjane. Po njashtu si s'duhet edhe mohue, se M. Kuteli nuk asht edhe fort në vend si kritikan objektiv, mbasi e ka zakon me u zhytë e u mbytë ner kujme e permallime të Lasgushit e me i marrë shumë herë gjithë njato fjalë dhe symbole individuale lasgushjane - njato elemente ma fort materjale-artistike, a ma mirë njatë fulgente immagine, njatë risposta idea, njatë arinonia dei numeri e njat amor che non crea - per Poezi... AUTORI i këtij shkrimi i ka para sysh - si po shifet - të gjithë zorimet që i dalin një kritikani objektiv të vepres lasgushjane, dhe sidomos atij që i pervishet pyetjes:. „A asht poet Lasgush Poradeci?“. Mirë po autori ka edhe një zog të çmueshëm në dorë, një chamce. dhe një avuntage: asht marrë me kohë idomos me literaturen toskënishte, ka shkrue aty e këtu edhe në djalektin e Jugut, i ka mandej do njoftime dhe eksperjenca literare-kritike neper njat studjimin e vet mbi Naim Frasherin (i cili mbet pa asnjë kundershtim!), e njef masandaj Lasgushin si personalisht, si letrarisht, dhe i ka mbas së fundit do baza të sigurta dijtunore nepër mësimet e veta universitare e private në filozofië dhe ner shkenca t'Arteve. Një farë lehtësimi dhe nië avantage tjeter i del autorit sidomos nga fakti që si Lasgushi si edhe autori janë të permbëledhun kulturisht dhe dijetarisht ma fort në qarkun kulturor gjerman (në të cilin vepron ma fort se tejeterkund shpirti i filozofiës dhe i poeziës – „Das Volk der Dichter und der Denker”!); dhe aqë ma mirë kur kujtojm, se vet Mitrush Kuteli na i ka hapë shtigjet kah njaj qark kulturor-gjerman me karaktenzimin e Lasgushit si „Dichter“. Por, mbi këto të gjitha, dhe fundi i fundit: vepra lasgushjane i drejtohet per shijim (dhe kritizim!) gjithë botës shqiptare, dhe jo vetëm M. Kutelit apor qarkut të ngusht poradecar... Intunto: e shikojm një herë Lasgushin neper kriteret e faljes „Dichter“!- Para se me marrë hov fryma heterogene e çifutëve mrenda literatures gjermane, në gjysëm-shekullin e fundit, ka pasë kombi gjerman një kuptim fort të nalt per Dichter-t e vetë. Këjo gja kuptohet ma së miri nga përemnat: Dichter-Fürsit (prijs), Dichter-Seher (profet) dhe Dichter Sänger-Gottes (kangëtar i Zotit) që u jepeshin ner kohëna të vietra poetëve të vertetë. Filozofija idealiste e ré dhe sidomos filozofija neohegelijane e shtetit (Staatsphilosophie) e permbëledh tani edhe Poet-in nen kaptimin filozofik-mythologjik „Volks -Heros“ dhe e ven kësodore në një shkallë me prijsat ina të shndritshëm e ma të perendijshëm të Kombi (shif sidomos: Kurt Hildebrandt, Platon, Der Kampf des Geistes um die Macht, 1933!). Porse s'kan qenë vetëm gjermanët që i kan dhanë gjithë atë randsië sipernjerzore Dichter-ve të vetë, jo edhe ner kohna të vjetra, qysh ner Grekët (sidomos nek Sokrati dhe Platoni!) dhe ner Romakët, ashtn edhc në Galje, n'Anglië dhe në Skandinavië asht nderue Poet-i si „profet” dhe „prift (=prijs) i kombit” (Vates!); dhe historija na difton se deri më shekullin e XIX i jan besue sa e sa Poet-ve detyra të nalta shtetnore, si këshillëtarë të mbretënve, si perfaqësuesa dipllomatikë, si arbitër ner çashtje të randsijshme dhe delikate etj. Shka i ka shtyë kombet e ndryshëm per gjithë at nderim dhe perhyjnim ka qenë ideja se: poeti i vertetë asht (si me thanë: Kombi vet, a ma mirë: Poeti asht shipirti i kristalizuem i Kombit! - Filozofi gjerman K. Hildebrendt e quen njat Heros: „die zusamengefasste schöpferischc Kraff des Alles, das Instrument der Gattheit!” Poeti i vertetë asht pasqyra e shpirtit të kombit dhe asht lajmtari dhe kasneci i gjithë dishireve, andrimeve, shpresave dhe brëngave ma të fëshehta të tija; ma fort: poeti i vertetë asht njaj instrument i perëndijshëm, neper të cilin tingllon dhe zhungllon, si një sinfonië e gjallë, e gjithë qenmëja e kombit qysh nga kohënat ma të herëshme të kalueme, plot malle e kujtime, plot mburje e vethirsime, por edhe plot lot e pervajtime. Shka e cilëson poetin „Instrument të Perendiës” asht njajo zotsië e tij: me mendue e me dishrue me Kombin e me hjekë keq e me vuejtë per te deri në fundin e shpirtit të vet. Dhe sidomos njajo vuejtje e tijë per Kombin asht karakteristika ma e flakëta e Poet-it; sepse neper njatë vuejtje shtyhet aj me u futë sa me fellë ner xehet (minat) e shpirtit të Kombit, me nxjerrë andej vizare mendimtare e kulturore, per me ja paraqitë mandej ato botës ner forma terheqëse poetike. Kështu e arëson Poeti Kombin, i jep njoftim dhe besim mbi vetvehten, ja forcon vetdijen dhe karakterin, dhe e drejton ner fate ma të lnmtuna e ma kreshnike. Pat thanë një herë një shikrimtar i vjeter: Poeti i vertetë asht një gisht i perendijshëm, njaj gisht i Moisiul profet (shif vepren e Michelangelo-s në Romë), i cili difton aqë mënerrshëm kah qielli, por i cili i diftoj kombit të vet edhe rrugët e mbara kah trojet lavdiëplote! Shikue tash ma afer, mbas këtyne paraqitjeve t'ona, sado të gjymëta, besojm se asht fort zori me e kujtue Lasgush Poradecin „Dichter“. Na as që duem të ja hamë haken, as që duem të ja ulim vleften e meritueshme poetike, kur thomi se: në vepren lasgushjane nuk kan vend kurrsesi perfytyrimet e kaptimeve Prijs, Profet, Kangëtar i Zotit, Heros i Kombit, Instrument i Perendiës, Vates etj. Lasgushi asht ndoshta njefarë poeti, por jo në kuptimin e nalt të fjales „Dichter“. Sepse shka i mungon Lasgushit në një mëndyre fort të çuditëshme, por edhe të dukëshme, asht njajo lidhnië e ngushtë dhe njajo vuejtje e perbashkët me kombin e vet. Lasgushi shkruen shqip, dhe shkruen ndoshta bukur e paster, porse vepra e tijë nuk permban, asnjë paraqitje, asnjë fytyrë dhe asnjë ngjarje, ku mund t`u shifte shpirti i kristaliznem i Kombit Shqiptar. Ner nja 90 vjersha që ka botue deri më sot Lasgush Poradeci gjinden vetem nand a dhjet me një permbajtje të përgjithëshme kombëtareshqiptare shif: Vallja e Yjve, Nr. 6,7,8,9; Ylli i Zemrës, Nr. 9,10,11,12!), porse mu ato jan nga ma të dobëtat e vjershnimeve të tija (d.m.th. s'jan kurrsesi kristalizime!), dhe edhe në qoftë se flasin aty e këtu per ndonjë ngjarje a personë shqiptare, nuk permbajn në vetvehte asnjë fryrnë poetike t'atillë që mund t'u thonte se: kështu e vetëm kështu mund të flasi shpirti shqiptar! Në kët pikëpamje asht ma karakteristike nga të gjithat njajo vjershë e vogël – një vjershë mjatt e çuditshme dhe problematike - që iu kushtue me rasen e 60- vjetorit: ASDRENIT P o r t r e t Burr' i urtë-e i veçuar, Shqipëtar me shpirt të qruar, Vjershëtor vjershë-kënduar: Pate shkruar e panuar. Kombin për t'a kombëzuar, Shqipen për t 'a shqipëzuar. Këjo vjershë (se cilës s'po ja shikojm këtu të metat kolosale artistike!) kerkon me gjithë mend (shif nëntitullin e sajë!) me na falë një portret poetik, shka d.m.th. një paraqitje karakteristike të fytyrës poetike-historike të vjershtarit Asdreni, dhe njëheri fytyren e një vjershtari shqiptar! Neve që e njofim pak a shumë Asdrenin, mund të kuptojm, po se shka do të ketë dashtë me thanë Lasgushi me atë vjershë apor me ato vargje, fjalë dhe rime të çola; porse: a perfituem gja nderit (të vlefshme) nga ajo vjershë?... a na u përmallue shpirti?... a na u forcue fantazija?... a kuptueme gja ma teper se perpara per Murgun e Psallmeve??? Pyesim ma gjatë: Çë perfytyrim optik mund të ketë një leçitës i njasajë vjershe, i cili - sado me kulturë të gjanë dhe me një fantazië të flakët - nuk e njef Asdrenin as personalisht as letrarisht? Këjo „varfëri kreative” në njat „Portret” na bje aqë ma fort në sy, kur mendojm se Lasgushi ka thithë qumështin e parë poetik nga veprat e Asdrenit, se njifen mandej njeri me tjetrin si motër-e-vlla... e se fund-i-fundit Asdreni, sado modest qoft e sado i „veçuar”, i ka ngreh vehtes një pomendar të dukshëm mrenda historiës s'onë literare e kombëtare, dhe fytyra e tijë ka sadokudo një profil të kontur-uem mrenda literatures s'onë. Kët pomendar historik dhe kët profil literar duhej të na e vizatonte dhe të na e paraqitëte Lasgushi me ngjyra e me vija karakteristike. Sepse çdo poezië e vertetë asht një „Normë”, një „Ideë esencjale“, një „Ndjenje e kristalizueme” apo edhe një „Formë idealizuese” e një objekti (=personë apor ngjarje!) të konceptuem: dhe ajo paraqitje duhet të jetë e perplotë, duhet të jetë klasike (si pat thanë Dilthey-i dhe Spranger-i!) dhe ajo paraqitje duhet të jetë e pandryshueshme dhe e pazevendsueshme. Sidomos një portret poetik asht si një petk i preëm postafat dhe fare individualisht, i cili s'mund t'i mëvishet me asnjë mëndyrë një persone tjetër. Shifeni tani „portretin” e Asdrenit: i heqim bishkrimin që ka dhe ja zavendsojm me emnin e një vjershtari tjeter shqiptar, fj. vj. të: Naim Frashërit!... Gjergj Fishtes!... De Rades!... Ndre Mjedes!... Çajupit!... Pashko Vasës!... Hil Mosit...! Sali Butkës!... etj. etj. Po t'ishim malicjoz, mund të thoshim me gjithë harë: Sa gjenjal ky Lasgushi, na ka falë një kallëp apor shablonë portreti, në të cilin mund të futet çdo vjershëtor shqiptar ad libitum dhe ad infinitum!! Jo, ma teper, portreti i Asdrenit mund t'i pershtatet edhe vjershëtorëve të literaturave të hueja; qé një shembull: ESAT BEUT P o r t r e t Burr i urtë-e i veçuar Tyrkoman me shpirt të qruar, Vjershëtor vjershë-kënduar: Pate shkruar e punuar Kombin për t'a kombëzuar, Tyrqen për t'a tyrqizuar. Helbeté tash çohet ndonjë bilmez i çashtjeve artistike dhe na thotë se: kështu mund të ndryshohen të gjithë vjershat dhe veprat poetike etj...! Por na i pergjegjemi se jo, dhe i thomi edhe një herë se çdo veper e vertetë poetike e artistike asht e pazavendsueshme dhe e pundryshueshme, dhe si provë kundërarsyetuese i sjellim faktin - (këtu po flasim vetem per poeziën shqiptare - prandej disi me rezervë!) - që Marash Utsi e Oso Kuka që Papa Kristo Negovani (i L. Logorit), që Hanko Halla (e Ali Asllanit), që Gjiu i Fajës dhe sa e sa persona të portretueme pak a shumë mjeshtrisht ndër veprat e Koliqit, të Haxhiademit, të Muzës Popullore etj. e humbín fare kuptimn e vet po u zavendsuen nga persona heterogene dhe po u shkëputen nga sfera dhe atmosfera karakteristika e vetë. Kurse... në të tet a nand vjershat e Lasgushit që flasin ndopak mbi persona o ngjarje të përgjithëshme shqiptare mund të zavendsohen - pa asnjë humbje kuptimi dhe efekti - si personat, si emnat gjeografikë, si ngjyrat e flamurit, si edhe çdo fjalë që permend Shqipnië e shqiptarë... Sepse shka e karaktcrizon vjershen lasgushjane në një mëndyrë të çuditshme asht mungesa e çdo problemi shpirtnore shqiptar dhe me te bashk mungesa e një kolorili karakteristik shqiptar. Po spjegohemi! - Lasgushi nuk ka shkrue deri më sot asnjë vjershë, në të cilen mund t'u shifte doje ideë e kristalizueme nga jeta, nga dëshiret, andrimet, shpresat, brëngat dhe sidomos nga botëshikimet (Weltbetrachtungen) e Kombit Shqiptar - (Këtu po flasim per Kombin Shqiptar si ent ethnik dhe jo si ent politik apor patriotik!) - Asht e vertetë se disa nga vjershat ma të bukura të Lasgushit sjellen dhe perdridhen me një afshië të pervëlueshme dhe me një ngjyrësië të rallë rreth një kendi të Shqipniës dhe të Kombit t'one (shif Kënga Pleqërishte, Poradeci, Kroj i fshatit t'onë); mirë po, me gjithë frymen rëmbyesëse poetike që kan njato vjersha, nuk permbajn asnjë ideë karakteristike shqiptare dhe nuk ndritsojn asnjë problem shpirtnor shqiptar. Të tria njato vjersha mund t'ishin kompozue - pa e humbë aspak efektin poetik - edhe rreth një vendi tjetër ballkanik, evropjan, aziatik etj.; do të mjaftonte vetëm zavendsimi i fjalëve Poradeci, Mal-i Thatë,Shqipëri, Drini dhe Shëmduami me fjalë korrespondente. M. K.uteli na e rekoinandon sidomos vjershen „Kroj i fshatit t'onë“ si karakteristike per „Ethiken“ (?) shqiptare, e quen permbajtjen e sajë vjershe „idile e dashurisë” rustike-esencjalisht shqiptare“ („Ylli i Zemrës“ f. 167!) dhe si argumënt karakterizues na e paraqet rrjeshtin e fundit të këtyne vargjeve: Mbrënave kur uji mërmëron nga-dalë Vjen t'i thotë trimi vashës nja dy fjalë: Vashëzën bujare që po vij më krua Seç e përshëndetqa,se ç m 'u turpërua, Papo ula kryet e shkovu si grua. Ky varg - shton mandej M. Kuteli - na pasqyron gjithë freskëtinë e paqësmë e jetës erotike shqiptare! - Por neve s'i bindeini dot atij argumenti! E marrim se dashurija rustike shqipare e lejon - jo vetëm në qarkun e Poradecit por edhe në të gjithë Shqipniën - që t'i flasi trimi vashës te kroji i fshatit, e marrim edhe se vashëza bujare turpërohet m'at moment kur i fliten ato dy fjalë e se „atëherë vetë trimi ul kryet tatëpjetë i zotëruar gjithë prej asaj ndjenje” („Yll i Zemrës” f. 168). Mirë po ku qëndron këtu idila e dashurisë rustike - esencjalisht shqiptare: - A thue nuk turpërohet vasha e trimi në çdo kënd të botës nër rrethana e rasa t'atilla? - Dhe.... - A thue nuk rëmbehen edhe vashat bujare dhe të thjeshta (jo-kokona!) të çdo vëndi tjetër nga njaj „mall - i - durim – plot” dhe nga njaj „mall që djeg me të fshetë“... dhe a thue nuk buçet përpjet malli i çdo trimi dashuronjës të vertetë??? - Jo kurrsesi, dashurija idilike-rustike te „Kroj i fshatit t'onë“ nuk asht një gja esencjalisht shqiptare! Esencjalisht shqiptare do t'ishte vetëm mëndyra se si ja thotë trimi vashës njato dy fjalë, se si i t'let shpirti i shqiptarit shpirtit të shqiptarkes, dhe se si ja rrëfejn njeni- tjetrit mallin e djegur dhe mallin e fshetë me fjalë a me shenja karakteristike shqiptare, d.m.th. konform me zakonet dhe me moralitetin (Kuteli thotë „Ethikën”!?) e Kombit Shqiptar. Shka e ban aqë plastike dhe aqë shqiptare novelën e Ernest Koliqit asht njajo zotsië e tijë me i këputë intimitetet ma të fshehta e ma t'imëta nga zemra e Shqiptarit dhe me i paraqitë - në të folme e sjellje të personave protagoniste - fare gjallë, fare dukëshëm dhe fare dëgjueshëm. Pos kësajë: sa probleme të shpirtit shqiptar dhe sa ideëna karakteristike nga jeta dhe botëshikimet e Kombit t'onë vëlojn nër ato novela; po njashtu si vëlojn edhe ner veprat e Fishtës, Logorit, Asdrenit, Prendushit, Çajupit, Asllanit, Mjedës etj.! - Kombi yn asht ndoshta nër ma filozofët, nër ma të pastërt, nër ma fisnikët, nër ma burrat, nër ma heroikët dhe nër ma tragjikët dhe dramatikët e botës (po flasim për shqiptarët e vertetë të maleve e fshateve dhe jo për orjentalët e gjyteteve!); Kemi nga jeta dhe nga goja e njatij kombi kallxime, kujtime, amanete, përcaktime botëkuptimi dhe fjalë kristaline mendimtare... ku seecila prej tyne do të mjaltonte si motiv dhe si shkëndijë nëshpirtnuese për krijimin e një vepre artistike. Pos kësajë: Besa! Nderi! Burrnija! Miku! Gjaku! Grabiju! Preja! Prita! Fisi! Bajraku! Kanunet! Kuvendet! Pleqsija! Soduemja! Vrasa! Ndorja! Kushtrimi!... çë pamje vigane-dramatike!... çë përfytyrime Shakespeare - janë!!... Nga të gjitha këto s'ka asnjë iskër nër vjershat e Lasgushit! - Mirë, e marrim se Lasgushi nuk ka dell për koncepcjone dramatike-heroike e se Muza e tijë vepron ma fort nër sfera idilike-epike-lyrike! Por: a thue se nuk punon Muza Shqiptare edhe nër këto sfera: - Shifni do novela të Koliqit, shifni Hanko Hallën e Asllanit, shifni do përshkrime psyhologjike sublime nër vjershat e Prendushit etj. etj., ku asht zanë, si me thanë, në rrjet jeta e përditëshme e Shqiptarit; plot intimitete të kandshme shtëpijake, plot ngrohtësië atrmosfere familjare, plot imtime e cikrime shpirtnore, plot mundime dhe heroizma të ditës, por edhe plot gëzime dhe humore shelbuese të nje shpirti ngadhnimtar. T'ashtuquejtunit intelektuala dhe engjikllopedista të kafehaneve e kan zakon me e përbuzë dhe me e shikue me një sy njerk poeziën popullore shqiptare, në të cilën nuk shofin tjetër veç se disa vjersha epike stereotype me pak a aspak ndryshime. Por të merrshin pakëz mundim ata orjentala, pardon: okcidentala të kafehaneve t'ona dhe t'i vërrejshin sado perzgriptas faqet e Hyllit të Dritës, të Lekës, të do kalendarëve të vjetër, të Hahn-it, të Dozon-it, të Thimi Mitkos, të Kangëve Popullore, të Visarit Kombëtar, makare edhe të Valëve të Detit etj., por sidomos po të kishin habér mbi do kangë dashunore të popullit të mëledhuna nga njeni a tjetri (bj. fj, E. Koliqi!)... do të çuditeshin (engjikllopedistat e Larousse-it) mbi gjithë atë pasunië vjershash e kallximesh erotike, idilike dhe baladeske, të pashoqe në literaturën e shkrueme të Kombit t'onë. Sepse shka na bje në sy nër njato vjershnime të popullit jan sidomos hollsija e shprehjeve, pastrija e ndjenjave, fellsija e mendimeve, dhe trupsimi (plasticiteti) i paraqitjeve, dhe të gjitha këto së bashku të kallxueme ashtu pa të keq, pa tërteverte, por me fjalë të thjeshta, të gjalla e qind-përqind shqiptare. Dhe shka asht edhe ma tepër: njato poezië popullore vëlon plot reze djelli dhe xhixhillime hyjsh të një humori qiellor. Shqiptari i vertetë, si filozof që asht nga natyra, nuk u përmbyt fare nga hiejet e randa heroike-tragjike-dramatike të jetës së vetë, por e pushtoj dhe e pushton edhe sot njatë jetë të vrantë më njenën anë nëpër mendime të fella e kanune gjeniale, dhe më tjetrën (anë) me një humor djellor dhe me një buzëqeshje të knaqëshme dhe fisnike. Njaj humor i thjesht dhe fisnik i dallon si qiellin me tokën burrat e vertetë shqiptarë dhe gratë e verteta fisnike nga grindavecarët tutankamona të kafehaneve dhe morracaket kukuvajka të gjyteteve t'ona. Sepse, si tha Goethe-ja, humori i vertetë asht karakteristika e një shpirti të madh dhe heroik (shif Grekët e Vjetër!). „Der Humor sieht hinter dem Zufall das Schicksal. Er verknüpft Endliches mit dem Unendlichen, und lehrt, wie man mit einem Lächeln das Schicksal besiegen kann” (Dessoir, Asthetik, p. 170). Dhe njaj humor çlirimtar dhe shelbues shifet, si thame, sidomos ner do vjershnime dhe kallxime popullore, shifet edhe nër vallet e këndueme dhe të këcyeme të popullit, dëgjohet ner festa e argtime të fshateve e të maleve nga kangët e bejtaxhijve të mirënjoftunë... por aj humor vezllon e xhixhillon aty e këtu edhe te Naim Frashëri, te Asdreni, te Çajupi, te Loni Logori, te Ali Asllani, te Prendushi, te Koliqi etj. e sidomos te tre bejtaxhijt e kalemit: L. Shantoja, F. Noli dhe Gj. Fishta (me gjithë që këta të tre e përvetojn tepër shpesh humorin e vet në një sarkazëm therrëse-permbytëse apor ner parodiëna e forma të ndryshme burleske-groteske!)... Sido qoft, edhe nga këto të gjitha nuk shitet asnjë iskër nër veprat e Lasgushit!... Marre prej trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | NAIM FRASHERI Krist Maloki Pjesa e I Si një hyll i mallshem e percjell ky emen rokullitjen e botes s'onë shqipëtare. As fort i flakshem as fort i zbet, por gjithmon i pagjshem e gjithmon plot dritë. E i pandrueshem ner gjith këta shndrime e ngjarje të jetes edhe sot aj asht „qëndruar“ dhe asht „duke u përveluar“ (Fjalët e Qiririt) në mezin t'on. Zemra e ngushtë dhe zilia inatçare e do njerzve kan dashtë me e shdukë at hyll prej qiellit të kombit. M'anë tjeter entuzjazmi apor edhe shkurtsija mendtare e shikuen dhe e shofin edhe sot neper syza makroskopike, kësodore tuj teprue ner levdata e shkuptime. Pak a shum „kritikat“ e këtyne dy kategoriënave kan një ngjyrë egoistike e regional-patriotike dhe qëndrojn në një shkallë me faljen e titullit „patriot“ e „trathtar“, si asht zakoni i sotshem i „Inteligences“ shqipëtare! Kështu ka ngjaë që deri më sot nuk asht shkrue nojë kritikë e paanëshme mbi Naimin, se dhe ata të pak ner ne, që jan të „mendjes“ s'kan dashtë me hy nermjet dy zjaresh, nermjet një „Scylla e Charybdis“, pa me drashtë shkuptime e salvime gjithëfarësh. „Opinioni publik“, të cilin na e paraqesin disa zotni të vetquejtun të „kullturuem“, „patriota“ e „engjikllopedista“ bashk me një pleb të degeneruem, vervitet ner ne (e ditun me tendenca fare lokaliste!) si një grue histerike që pelqen vetem perkdhelje – lajka - gënjeshtra bombastike. Aq ma teper, kurse shkrimtart e ndryshem, pa ndergjegjje e skrupullë, e ushqejn e e risin atë kulsheder shoqnore... Atë Fulvio Cordignani (një jezuit në Shkodër!) asht i vetmi (per shka di vet) deri me sot që ka ba një analyzë pak a shum ditunore, dobarem mbi një nga veprat e Naimit mbi „Istori e Skenderbeut“ (shif: A. F. C. Epopeja Komtare, f. 116—131). Perndryshe „Inleligenca“ shqiptare e sidomos ata që mburren me „Vjershëtorin Kombetar“ e „Poetin më të math të Shqipërisë“ kan aq habér per Naimin, sa kam vet dije mbi njerzit e Mars-it. Gjithnjë fjalët e medhaja i kan ba monopol shum herë nga patriotizmi ndoshta, por edhe shum herë ... Në qoft se merrem vet sot me ket studjim, asht vetem dëshira e flakël që më shtyen per të zblue të verteten e me hjedhë pakë dritë nër do vise të panjoftuna e me i qirue disi perbindshat e tertevertimet mendimesh në popull t'on. Ruga asht plot zor mjetet jan të pak. Gjithnjë kam shpresë që do të hap dobarem një shteg kah ajo fushë plot dritsië, ku syni mund të hapet ner shikjime e njoftime, pa me qenë i ndaluemun prej mureve të burgut t´“Opinionit publik“ ... Na e kemi vu per qellim (si thot vet titulli e parathanëja) me i zbulue relacjonet mjes Naimit (si njeri, vjershëtar etj.) e „Literatures“ e mjes Naimit e „Ideës Shqiptare“. (Ka edhe sa e sa pikëpamje tjera, të cilat sot per sot, nga shum shkaqe, nuk mund t'i botoj). Merret vesh, se ata konekse kujtohen ma teper si lidhje shpirtnore, si një influencë permes shpirtit të Naimit. Prandej jemi të ngushtuem me ba një analyzë mbi personen (shpirtin) e tijë në pikëpamje genelike, perpara se të merremi me ata - probleme e pytje. Per studjim të një persone (kah shpirti e karakteri) perdoren pergjithsisht dy llojë burimesh e mjetesh: 1. Autobiografija (inklusive letrat e persones me data jetëshkrimi). 2. .Biografija e shkrueme prej një të dyti (të zott per atë punë). 3. Kallzimet e shkrimet që kan vjeftje biografike neper hjerz të njoftun e t'afert etj. etj. - Ner burime indirektë: 1. Veprat e trashigueme. 2. Dorëshkrimi (per studjim grafollogjik!). 3. Fytyrat e statuet (per studjim fizjognomike frenologjik) etj etj - Kur hyjm pra me ba një studjim sado të vogel mbi një njeri, duhet të dijmë se shka kemi në dorë nga ata burime. Mjerisht, vet Naimi, nga shkaku i do vetiënave të karakterit, nuk ka lanë noj jetëshkrim të vet. Ashtu dhe kallzime e shkrime nga njerzit e njoftun e t'aferm (pos L. Skëndos!) nuk jan çfaq ner botime që mund të kishim një bazë sado të vogel. Ket detyrë duhet t'a e permbushin sa ma shpejt ato persona që jan gjallë ené e që kan sadopak nje llojë kompetencet. Që s'asht ba këjo deri më sot e që s'asht kujdesue kush per ketë punë, duhet të na çuditë, kur mejtojme gjith atë flakë e rekllamë t'adhrimtarve të „Vjershëtorit të pavdekshmë“. E vetmja biografië e Naim Frasherit, e cila ka dhe miresinë të flasë ndopak mbi Naimin vet, gjëndet e botueme në një liberth të Mali Kokojkës (Lumo Skëndo), shtypë të paren herë (shka na gëzon!) në vjet 1901 në Sofje e rishtypë (pa ndryshim, madje me gjith gabime e anakronizma shka na hidhron!) në vjet 1923 në Tiranë. Këjo rishtypje, pa ndonje shtim o shëndrim a korrekturë (një gja që, sa di vet, praktikohet vetem ner vepra të njerzve të mbedhaj si shenj pieteti!), rrëfen se autori në gjith at interval njezetedy vjetsh të botimeve të ndryshem, s'ka gjetë nonjë datë të gabueshme ner thanjet e para, kësodore tuj i ridishmue të sakta. Kështu do t'i marrim, mbasi s'kemi burime tjer e pse autori i atij liberthi asht vet i gjiniës e i shtepiës së Naim Frasherit, të cilin ka pas dhe rast me e noftë per s'afri. Me gjith ket s'duhet mshefun, se (ndoshta nga kriticizma ime!) jetëshkrimi e karakteristika e Naim Frasherit dhe rethit të tij janë fare të thata e, pothue, pa vleftje ditunore, shka mund i falet Mali Kokojkes të vjetit 1901, por jo një Lumo Skëndo të vjetit 1923. Patjeter këtu rëfehet një mosmarrëveshje ner praktikat e këty zotnije, i cili si atdhedashës e si shkrimtar i njoftun s'e ndjeu nevojen e madhe që çfaqet sot ner qarqe imtelektual, per me i falun vendit t'on një veper të plotë, një „jetë-shkrim“ që asht ma teper se një „kohë-shkroje“. Kah ditt e fundit u botue në „Kalendar Kombjar“ të sivjetshem një artikull prap prej Lumo Skëndos, ku autori mundohet të japë nje resumé të studjimeve të deritashem që ka ba permbi Naimin. Artikulli në fjalë („Naim Frashëri, studim dhe kujtime“ f. 44—59 në Kal.-Komb. 1926 në Tiranë) pos disa kritikash, ashtu ashtu, dhe do anekdotash, nuk rrëfen shum ma teper se „biografija“ e parëthanunë, pa të cilen s'mundet edhe me u kuptue faret (krejt). Në sy mund të na bin do inkonsekvenca dhe kontradikcjone t'autorit me vet-vehte dhe disa sende që nuk harmonizojn me biografien, të botueme tre vjet ma parë. Mjerisht edhe n'at artikull nuk mundet m'u gjetë një karakteristikë e mjaftueshme e Naimit per me mujtë me e shikjue pak ma kjartë e ma afer personen si „njeri“. Këtu duhet të çuditemi se si një Lumo Skëndo, autor'i një vargu novellthash (në „Hi dhe Shpuzë“), do kallzimeve plot njomsië e shtrengesë (koncentracjon) pershkrimi, bashk me një esprit poetik, nuk asht i zoti të paraqes personen e një njeri aq të dashtun e t'adhrueshem si ishte e asht per 'të Naim Frashëri. Perkunder n'at artikull të sipermendun hiedhet e siellet, pa sistem, ner sa e sa shterpsiëna mendimesh e „kritikash“ të perditëshme, baras me „savantat“ e fletoreve shqipëtare... Si shifet kësodore, burimet direktë na lan me dishrue shum. Jemi të shtrenguem pra me u bazue aq ma teper ner vepra e dorëshkrime, fytyra etj., sende që lumtësisht na jan ruejtë pak a shum deri më sot Punen t´onë, per zbulime në shpirtin e Naimit, na e lehtëson edhe ditunija nepennjet sa e sa metodash e mjetesh (qe s'mund t´i pershkruej nga mungesa e vendit!). Sidomos ballasimi, analogija (njajtësija me tjerë, të njoftun!) dhe kuptimi i milieu-it të personës që studjohet jan mjetet ma kryesor që perdoren sot per sot. E dijtun se këta mjete kerkojn edhe një pshtetje ner data biografike, si organet e trupit ner dej edhe eshtna. Aty ku mungojn këta merret ditunija me rekonstrukcjone, kombinacjone e „hamendje“ konstruktive. Na këtu do të perdorojm (nga nevoja) biografiën e permendun, e cila, si thame edhe perpara ka teper mungesa. Gjithnjë kemi mjaft landë, sa me mujtë me e spjegue disi shpirtin e Naimit e shpresoj, se këta pasime kan me u çfaqë logjik e të natyrëshem, per me gjetë nonjë vjeftje para kritikës së paanëshme. E me kaq po i pervishem pershkrimeve të jetës e të shpirtit të Naimit. Shënimet si (f.4.) = faqe 4, kallzojn citatin e nxjerrun nga libri: Naim Frashëri prej Lumo Skëndo (Mali Kokojka) Pershtypje e dytë, Tiranë, Shtypëshkronja „Mbrothësia“ Kristo Luarasi, 1923. Në një vend malësije e rethue prej një vargu shkambîjesh që i napin fytyren e një fortese naturale, shtrihen kodrinat e Frashërit. Atje ishin vendue ç'prej kohnave të herëshme disa familje „parësije“ si Aliçkasit, Cerasit, Bregasit etj., tuj perfitue nga gjëndja e favorëshme e natyres, per mprojtje të perbashkët t' interesave të veta. Kah vjeti 1650 u shtue numri i tyne neper familjen e Ajaz beut që tuj ardhë nga Stanimaka (në vilajet t'Endrenesë), ku kish ndejë i syrgjynosun, zuni vend ner ato kodrina. E nga gjaku i këtij të Pari rjedhin shtëpitë e Frashëriotëve. Dikuer një gjytet i vogel por i pasun bejlerësh, sot Frashëri paraqet pak a shumë një shtroje rrenimesh dhe vetem themelet e mbetun prej guri, kumtojn per kohna ma të bukra të kalueme. „Duke hyrë në Frashër, nga udh'e Kokojkës m'anë të mëngjër... në funt të një luadhi duket një pirg gurësh e një tufë drurësh që rrëfejn qënjen e një shtëpie n'atë vent, rrëzuare 20 (tash 45) vjet më parë“ (f. 4). Këtu rinte Halit beu, i ati i Naim Frashërit. Nermarrje ushtarake e kishin çue deri në Greqië, ku shkoj shum kohë perpara e mbasi krijoj konakun e vet. Mjerisht nga jeta familjare nuk na rëfen gja „biografija“. Gjithnjë, në qoft se bajm do kombinacione retrospektive, mund të thomi se bazat e një familje që qiti tre djelm si Abdylin, Samiun dhe Naimin do të jen qenë per ato kohna teper të shëndosha. Ideali qe u çfaq nër këta tre burra ban me kujtue një kullturë ethike të naltë ner prindt e tyne. Pos këtyne tre djelmve numërohen n'atë familje edhe kater fëmij tjer, dy djelm e dy vajza, emnat e të cillëve nuk kan nojë randësië per këta shvillime. Ne vjet 1846. me 13 te Majit, Halit beut i fali Zoti Naimin. Lindja e këtij qëlloj disi jashta zakonit, se Naimi lindi binjok. Rreth kësajë ngjarje na rëfen zoti Skëndo një anekdotë mjaft të kandëshme që hiedhë edhe pak dritë mbi karakterin e prindit. - „Xhaxha“, i thot një nip Halit beut „sihariq se lindi nje djalë!“. Mbas pak minutash nget prap i nipi e i thotë: „Xhaxha, sihariq se lindi edhe një tjatër“. - „Nxito“ i thot atëherë Halit beu „vështro se mos ka edhe një të tretë!“ (Kal. Komb. 1926 f. 47.) E ama e Naimit, Emine me emen („nga femij' e Iliaz be Imrahorit nga Korça“), mjerisht nuk figuron pothue aspak në biografiën e naltpermendun. Dhe këjo asht një mungesë teper e madhe dhe nje ndalim per çdo studjim psikollogjik, kur të mendojm, se sa randsië ka nana në rritjen shpirtnore të kalamanit pergjithësisht. Femijniën e shkoj Naimi në Frashër! „Djalë shtat a tetë vjeç, i hollë, i gjatë, me sy të zez të çkelqyerë, i zeshkët“ (f. 4) rëfehet i dhanun mbas rytmit e rimes vjershnore. Në mospasje të jalëve të nevojshme kompozon vet të tjera të tingllueshme si: „Dambara xhandara fá; minrara lanfuka dá“, ose „Qan Tata, vdiq Raza gá; hajruta, rimbada fá“ (f. 5) etj. Kush ia mohon këtyne një shije të veçantë?— Mirë, po disa vjet ma vonë –“mezi ish dhetë vjeç“ - kur fillon shvillimi mendor i tij, shoflm nje ndryshim te çuditshem ner kombinacjone të këtillë. Si duket, dëshira per me i dhanë edhe kuptim komposicjoneve të veta ia ndalon, ia ngurron rjedhjen e kangëlueshme të perparëshme. „Mezi dhete vjeç“ vjershon Naimi: „Zymbili zade i ahmak, kështu ka urdhëruar Perendija; kur të jete njeriu plak, urdhër të mos ketë fëmija!“ (f. 5.) - Çë ndryshim i fort me të parat (kur ish 7 vjetsh!), çë pasqyrim per veprat e pastajshme! Do t' ishte mirë, sikur të dijshim se ç' far pershtypje i bane Naimit të vogel natyra e vendit dhe rethi njerzor. Ditunija e sotshme, sidomos psykologjia analytike (Psychoanalyse), i jep randsiën ma të madhe ndisiënave të shkaktueme në femijnië per formim të jetës emocjonale. Schopenhauer-i e merr genialitetin proporcjonal me pershtypjet e fëmijniës dhe kujtimet e tyne. - Pa dyshim që shpirti i një fëmije, si ishte Naimi, me aq inklinacjon per ç' do shndrim e influencë që vinte nga jashtë, do të ket pësue mjaft nga pershtypjet e rethit. Veprat e 'tija, mjerisht, nuk permbajn ndonjë pershkrim të caktuem, ku mund të thomi se këjo e këjo personë a se ky e ky vend kan qenë model i kësajë strofe a vjershe etj. Këjo rjedhë ma teper nga një vetië poetike, nje kaosi mystik në shpirtin e Naimit mbi shka do te flasim edhe ma vonë. Gjithënjë mund e marrim në hamendje që „Bagëti e Bujqesia“ nuk asht gja tjeter veç se kujtimi e malli per „malet e gërxhat e Frashërit, dhe atá vise, ujët, drurët dhe bari i tyre (që) i dukëshinë më poetikë prej dëshërimit“ (Kal. Kmb. 1926 f. 49) që pesoate në Stamboll (1882-1900). Kujtimet f djaleriës e kishin ba edhe të vëllajn, Sami Frashërin, të këndoj shumë herë me „një dashje të posaçme dy vjersha të Viktor Hugojt: „Pourquoi devant mes yeux revenez-vous sans cesse. O jours de mon enfance et de mon allegresse?“ (L. Skëndo, Hi dhe Shpuzë“, f. 157). Kujtimi e malli per nanen, e cila vdiq kur ishte Naimi 15 vjetsh, më duket se ka gjetë stroje në pershkrimin e nanes së Skanderbeut (sh. sidomos kapt. IV. në „Istori e Skënderbeut“). Edhe djaleriën e shkoj Naimi në Frashër, ku ... „merrte mësime nga mesonjës i pshatit (hoxha), per gjuhërat tyrqisht, përsisht e arabisht“ (f. 6). „Sado-q'ish i dobët nga shtati, kish dëshirë për mësime dhe kupëtonte shpejt, duke përparuarë me çape të mbëdhenj aqë sa shumë herë kur s' ndodhesh mësonjësi, Naimi i zinte vëndin dhe epte mësime të vëllezëret me të vegjël e djemet dhe fqinjëvet“ (f. 6-7). Nje vetië e karakterit na çfaqet qysh në ket kohë: dishira me i dhanë ndihëm e mësim tjereve...! Si duket shkolla e „pshatit“, një shkollë turke e atëherëshme nuk ja ka randue fort mendjen Naimit, i cili, i shdervjellt si ishte s'do të ket humbë kohë shum per mësime. Perkunder Naimi ka shkue dam neper kohen e teper të pa punë e veprim. Dobësija e organeve te trupit e kish gjykue per rrojtje „pranë votres“. Fantazija e tijë e sticueme ma teper neper zjarmijen e gjakut u giatte e u hapte pa masë, tuj paraqite ner perfytyrime perbindsha mendimesh si na çfaqen sidomos n´“Istori e Skëndërbeut“. E ditun se këta abnormalitete fantazijet qe rjedhin nga panjoftimi i jetes, të cilen e shkoj si ner andrime, u sbuten ma vonë neper pjekjen e mendjes e neper influencen e lektyres. Gjithënjë tendenca hypertrofike qëndron në të gjitha veprat e tija, një gja që influencoj të gjithë trabantat e tijë e që çfaqet edhe sot ner qarqe intelektual (sidomos andej Shkumbit). Në vjetin 1865 u ulë Naimi në Janinë bashk me vëllaznit e vetë; ishte atëherë 19 vjetsh. Per vazhdim të mësimeve „hyri në Jimnasio të Zosimenjet“ (f. 7), në një shkollë greke. Si duket këtu e mësoj së pari greqishten (apor e plotsoj?) dhe e bani aq fort per vedi, sa ka mujt me shkrue vjersha n'atë gjuhë. (_ _____ !____ ___ ___!______ 1886 — _ _´___ 1895.) Literatura greqishte, sidomos Homeri, s'ka mbet pa influencue fantasiën e tijë; shum metafore e paraqitje, sidomos n' „Istori e Skëndërbeut“ e kan burimin andej. Por edhe poeziëna tjera e interesoshin, sa ishte në gjimnaz „Zosimea“. „Veçan nga hoxhër mësonte përsisht e arabisht, dhe perpiqesh të zgjëronte mësimin e gjuhës frëngjishte që këndonin në shkollë“ (f. 7). E këto poeziëna u banë themeli i formimit të karakterit. Duhet kujtue, se Naimi kish mërijtë n'atë moshë ku ndahet fati i jetes shpirtnore. Shkolla, rrethi dhe interesat në ketë kohë marrin formë të caktueshme e bahen trupi i asajë peme që e quejm „karakter“. Shka vjen ma vonë jan gjeth e lule që dalin prej atij trupi, pa me mujt me ndryshue shum prej, formes së caktueme (të determinueme) neper atë moshë. Ndjenjat e perhstypjet që ja kan pershkue zemren njeriut deri n' atë kohë bahen baza e lëvizjeve shpirtnore të pastajshme. Në qoftë pra se jemi të zotët t'i fiksojme lëvizjet e kësal moshe, i kemi në dorë dhe faktorët e formimit të karakterit e kësodore edhe spiegimin e veprave (rjedhjeve të shpirtit) të persones. Pergjithesisht s' asht e mundshme të kontrollojme sot se ç'farë kalitetesh kishte gymnazi „Zosimeja“ dhe ç'fare ditunijet i percjellte abiturientat e 'tijë. Të perfytyrojme vetem shkollen greke si ka qenë deri dje, sidomos jashta Greqijet: një çerdhe propagandash me mjete e metoda „sui generis“, ku s'mund të presim një yshqim diturak e moral teper të nalt. Superficialiteti i kuptueshem që mbretenonte ner këso shkolla bahet i damshem per një njeri që influencohet leht, si Naimi. E vetem kështu mund të kuptohet ajo „s'- mundje“ që i pershkon te gjitha veprat e 'tija: superficialiteti (nje gja tragjike!). „Në kët karakteristikë“ (jo nga shkaku i komodes, si thote z. Lumo Skëndo) „shohim mbase dhe shpiegimin e disa harimeve dhe pa kujdesjeve që takon njeriu në skrimet e tij në prozë“. (Kal. Komb. 1926 f. 44-45.) „Pas pes vjeç mësimesh mbaroj Naimi shkollen, dhe diplomen ja shohëm q'e ka me thënjënë: fort mirë“ (f. 8). E këtu merr fund edukacjoni shkollor. Frytet jane të pak, bazat ditunore një nulë! Shkolla e Frashërit bashk me gymnazin e Janinës, mund të vehen (per kah ana e kualitetit e intensitetit! - jo kvantitetit) në një shkallë me një qytetëse t'Evropes. Kur thot z. Skëndo se Naimi „dolli nga shkolla, i mësuarë mirë në dituri“ (f. 8) duhet kujtue se këto i ka shkrue një Mali Kokojka, djal edhe i ri e relativ me „bilmezllëkun“ që. mbretnonte atëherë (1901) në Turqië. Por s'asht nevoja qe t' i analizojm veprat e Naimit per kah ana e dituniës e per qualitete ditunor që permbajn; qellimi yn asht ma teper të fiksojm personen si njeri, jo si dijetar, nje qenje këjo që shum herë s'ka lidhje me shpirt e karakter. Dijetari ma i madh i kësajë bote „mund“ të jet dhe ma i poshtmi dhe ma i flligshti i botës. Encyklopedija asht një vehikel e ngordhun, po s' u terhoq nga shpirti-i cili mbas vetiënave (dishireve) të veta e çon perpjet a - tatëpjet.... Të shikjojm se ç'fryte i solli „shpirtit“ Janina: 19 vjetsh hyni Naimi ne Jimnazio Zosimeja e 24 vjetsh e mbaroj! Kohen reth këtij intervali të jetes e quen ditunija (anthroposofija) e sotshme „kohë kritike a filosofike“. Se në ketë kohë trajtohen e ndertohen shtyllat e karakterit. Nersa njeriu, në kohë te djaleriës së vetë, në kohë të pubertetit (14-19 vjetsh) kerkon të fitoj e të pushtoj boten perrëth e jashta vehtes, perkunder n'at interval të parëthanun luflon me shpirtin e vet, me levizjet e tija të sipernatyreshme, me relacjonet mes shpirtit e ruxullimit gjithmbarë, - e kerkon me i shtrengue të gjitha dukjet e jetes në një harmonië shpirtnore, në një spjegim të kollajshem = në një system = një botëkuptim (Weltanschauung). E rolin ma të madh në ketë formin e riformim të shpirtit e lozin njerzija perreth, me ethiken (moralin) e tyne, e lot shkolla ditunore bashk me njoftimet e botes e ma teper se të gjitha: shembulli ideal, prindi, mësuesi a noj njeri tjeter, i gjall a i vdekun. Më tjetren anë duhet të dihet, se „koha kritike“ ndryshon edhe mbas individit; njeni e perkalon fare heret (i mendshmi, jo i dijshmi), tjetri ma von (mesatari) e e shuma aspak.... Këta të fundit e paraqesin kontingentin e plebit (plehit) shpirtnor. - Asht pa dyshim që Naimi u gjindte n'atë „krizis“ shpirtnore sa ishte në Janinë, por shka se „koha kritike“ u ba edhe tragjike per jeten e tijë. Pa nanë pa bab (Halit Beu e kish lanë 13 vjetsh) ner njerz të huej, në një qytet Tyrqijet(l), me tjetren anë i sëmuet nga mushkënija, Naimi gjen ma tepër dhimbje ner tjer, se sa enkurajim per levizje ideale. Koha në gynmaz „Zosimea“ ish një anakronizëm per te. Në një reth e në një bankë me çuna të papjekun, i marrun me një mësim kalamajsh, s'kishte rast per me gjetë nonjë njoftim ma të nalt per drejtim të dishireve e vetiënave të veta. Njerz të nalt e ideala nuk njifle, e ata që i mësonte në shkollë ishin ma teper të paraqitun per fantaziën e çunit, pa jetë, pa gjallesië - per mos me thanë: produkte te magalloma - mës.... („Të nxënët në një shkollë greqishte Naimit nuk i kalli dashurie për krekrit e për Greqiën (f. 8?). – I vetmi faktor qe morri në formin të karakterit të tij ishte literaturat e ndryshme, sidomos poezija persjane! Do të mundohem sa ma shkurt të paraqes ideënat që fitoj neper ta: Literatura persjane asht një produkt i religjionit të vendit dhe trashigimeve qysh në kohën e Zarathustës (Zoroaster, 660-583 para Kr.). Sesimtart e atij religjioni, Parsijt (farsijt); që i ngjanin fort shqiptarëve të malësive, shkojshin jeten pa trazime, se vendin e tyne e kish forcue natyra me male e me shkambinje që s´i shkelte leht kamba e anrmikut a të huejit. Rojtja e tyne socjale e regullonte mbas kanunesh të trashigimit e sidomos mbas mësimeve e porosinave (Zendavesia) të Zarathrustres. Burimi i botkuptimit të vet e kish gjetë ky themeltar apo reformator ner mësimet religjioz e në besimin brahmaist (hinduist), të cilin ja pershtati me disa ndryshime shpirtit të vendit të vet. Zendavesta pra s`asht gja tjeter se një ritrajtim i Veda-ve (mësimeve të shejtë) të hunduistve. E kështu shofim se religjjioni parsian e neper te poezia jan rjedhjet e mysticismit – pantheizmit. t´andehshem. Shprehjet poetike jan ma teper shprehje mystike-religjioze e deri çfaqjet erotike (Hafis) jan të pershkueme prej një far pantheizmi esthetik, një gja që bje nër sy Atë F. Cordignanit edhe te Naimi (Epopeja Kombetare f. 123!). Këti influksi nga jasht ju përgjigj Naimi edhe me një llojë simpathije religjioze. Besimi i ´tij a (ma mirëë konfesioni (feja) ishte bektashizmi. Si dihet, sekti bektashjan asht një ndarje heretike, si shumë të tjera, nga kisha mohamedane e me tendenca hindo-parsijane. Mbasi u pushtue Pars-ija prej Muhamedanëve, besimi i vendit u perhapë me të shpejt ner fituesat e (si çperblim e ahmarrhe!) i fitoj zemrat e tyne. Infiltrimi e influksi religjioz që u çfaqë kësodore u ba shkak ma vonë per ndarjen ner Shiit (Ortodoks-Kuranin vetem!) e Sunit (suna-trashigimi pranë kuranit!) Aj influks u shtue edhe ma fort neper perhapjen e Mohamedanizmit në Hindië e neper marrëdhanje me vendas. Neper Bekatashizmin pra i ishte shtue Naimit inklinacjoni e dispozicjoni (vetija) per lëvizje shpirtnore mystike, si na çfaqen sot në botkuptimin budhist, i cili (jo veç që kje botkuptimi i një Schopenhauer-i, Goethe e Wagner etj.) por që ka fillue, me u perhapë edhe n`Evropë si një dritare e një regenerim ner lëvizje shpirtnore e trupnore (sidomos në pedagogië). Një Tagore e një Mahatma Gandhi (shif veprat e Romain Roland-it!) kan merijtë sot me e mrekullue boten e me i ba të padukshim njerzit ma te mdhaj t' Evropes së sotshme. Buddhizmi vet s'asht gja tjeter se një ritrajtim i Brahmaizmit të hershëm neper Gotama Buddhen 557-477 p. Kr.). Indirekt pra, si shifet, e perftoj një far Buddhis mi shpirtin e Naimit. Pantheizmi hinduist i dha ndjenja per një dashunië ruxullore, një dishirë e një mall reth ç´do gjaje në kët votë, i dha ndienja kah fellsiënat e pamate të shpirtit e kah hapsiënat e qiellit të pafund. Zato i Naimit asht „Gjithësija”. Çdo gja në ketë botë merr pjesë në qenjen e Zotit, asht vet një pjesë e „Perendisë”. Ç'sheh është Zot' i vertétë, Ç' degjon është zër` i tija. Giah ç'ka e ç'ka në jetë Eshtë vetë Perendija. (Lulet e Veres, XIX.) Një shpirt e mba gjithësinë Që s´ka nisj' ë sosj' e anë Nga ay´ e kanë' fuqinë Dh' ay eshtë gjithë ç'janë. (Vjersha: Shpirti.) Kudo eshtë Bukurija, Në qiej, në dhe, në henë, Në diell, në shëqjë, në yj, Ndër lule, nër drutë, ndë pyj. Ç' do vënt që të këtë zenë Atje çfaqet Perendija: (Lulet e Veres, XXXI, 4.) Killmi i çfaqjes së Zotit asht shpirti e njeri vet. Këtu „falet“ Perendija, dhë aj njeri që ka mëritjë me e njoftë vehten („fat-tvam-asi” rer Buddhisf) ka mrijtë me e ajoftë edhe „Përendine“. Beaojmë Zotnë q' ësht' i vertetë Se gjithë ç'shohëm ësht ay vetë, Dhe falëtore kemi njerinë, Atjeth ë gjejm dhe Perendinë. ... ... ... ... ... ... ... Në zëmrët tënë e gjejmë Zonë, Shtëpi e tij është zëmëra jonë. ... ... ... ... ... ... ... Një njeri që ryeh vehten e tija, E di se ç' eshtë dhe Perendija. (L. e. V., VII) Të gjitha këto thanje i permban një vjershë me titullin „Zemra“ (L. e. V., X) në një shkurtsië „anormale“ per Naimin. Sa per bukuriën do të ndryshojn ndoshta kritikat, por besoj se fellsiën nuk do t'ja mohojn: Fuqi ë Perendisë - duket tekdo, Se shpirt' i gjithësisë - qo është ajo. Ajo është gjithë ç'janë-është në ç'do vënt E duket më ç'do anë - në trup e në mënt. E shohëm në qiej — në shi e në re, Në hën e npër diej — ësht' edhe në' dhe. Më tepër zemren tenë — atë e ka fronë. Nuk ja dëgjon zenë? — zemren s'e dëgjon? E shof vet se per një laik (per një njeri që s'asht marrë me të këtilla) nuk asht e mundeshme, neper këta diftime të pak, me i hy në shpirt atyne thanjeve të Naimit. Po jam edhe i mendimit që edhe të gjith citatet në ket pikëpamje nuk mjaftojn per një njeri që s'ka dispoziten per ndienja të tilla. Këtu duhet ma tepër ndiesië se sa dije, ma tepër zemer se sa tru.... Nga këjo rjedhë ndoshta që got „Inteligjenca“ shqipëtare nuk ka ideë per Naimin.... Marre prej trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | NAIM FRASHERI Krist Maloki Pjesa e II qi vijon prej masiper. Për permbushjen e hipothezes s'ime se shpirti i Naimit asht perftue prej një far buddhiamit, do te sjelli argumentin ma flagrant. Aaht ideja e metempsychozes( kalimi i shpirtit prej një gjaje në një tjeter) e cila çfaqet ner disa vjersha.... Dhe unë si ju jam ndruar E jam përzjer' e ndryshuar. Pa jam bërë shumë herë, Zjar e uj' e balt e erë Jam një shkëndijë prej qjelli Dhe një drudhëzë prej djelli. Edhe nër qiej fluturonj. Edhe brenda në dhet qendronj. ... ... ... ... ... ... ... Bënem qenq e kec i pirë Lul' e bar e gjeth i mbirë (Vjersha: Fjalët e Qiririt). e ma kjartë: Qeshë diell, ishnja hënë U bësh uj e balt' e erë, Yll e zok e dash kam qenë Pa dhe njeri shumë herë. (L. e V., XIX.) Këjo mystikë kalon me të vertetë fuqiën t' onë. Mendja e zemra me gjith fantazië nuk mjaftojn per me hy ner këso mshefsiënash të mbinatyrëshme; këtu duhet besimi, një ndisië profunde që s' na asht e njoftun neve, të birve të „kulltures“ që jemi ah! vetem një „Fabriksware der Natur“ (Schopenhauer!).... Një tjeter pikëpamje, e cila na e çfaq shpirtin e Naimit affin (t'afert) me shpirtin buddhist asht këjo: Veprat e Naimit jan të pershkueme prej një fryme „ahistorike“. Per shpjegim të kësajë vëtije do të marrë një citat nga O. Spengler-i (Der Untergang des Abendlandes, I. Bd. 14): „Die indische Kultur, deren Idee vom (brahmanisch) Nirvana der entschiedenste Ausdruck einer vollkommen ahistorischen Seele ist... - hat nie das geringste Gefühl für das „Wann“... besessen. Es gibt keinen indischen Kalender, keine indische Historie also, insofem man darunter das Bewußtsein einer lebendigen Entwicklung versteht. . . . Das Bewußtsein des indischen Menschen ëar so ahistorisch angelegt, daß er nicht einmal das Phaenomen des von einem Autor verfaßten Buches als zeitlich fixiertes Ereignis kannte. Statt einer organischen Reihe personlich abgegrenzter Schriften entstand allmälihlich eine vage Textmasse, in die jeder hineinschrieb, ohne daß Begriffe des individuellen geistigen Eigentums, der Entwicklung eines Gedankens, der geistigen Epoche eine Rolle gespielt hatten. In dieser anonymen Gestalt - der der gesamten indischen Geschichte - liegt uns die indische Philosophie vor“. Shpirti ahistorik nuk di me i daë datat e kohes së kalueme. Nuk e ndien në zemer të vetë e nuk e kupton se koha para 10 a 100 vjetsh ndryshon me atë para 1000 vjetsh. Epoket e ndryshme nuk kanë ndonjë ngjyrë individuele per të. Milieu-i i „Qerbelasë“ ka at kolorit si milieu-i i „Istorisë së Skenderbeut“, ku vetem emnat ndryshojn. E të kishte vjershue Naimi jetën e Lekes (355-323 para Kr.) apor te „Marash Utsit“ me shok, prap se prap aj kolorit, ajo karakteristkë, ajo logjikë ahistorike. Një shembel i perkundert nga Shakespeare-i: s'do t'i shkoj kujt ner mend të thotë se se koloriti i „Cesarit” asht një me koloritin e „Tregtarit të Venetikut“. E pra inglisht flasin dreqnit, si njeni, si tjetri! Pos asajë qe „Istori' e Skenderbeut“ nuk i pershtatet ngjarjeve te verteta (Naimi ahistorik s'e ka pa nevojen me e studjue mirë kohëshkrojen e atëherëshme!), s'permbajn po thue asnjë datë historike dhe trazohen kohnat e ndryshme dhe sa e sa sende që s'hyjn as pak mrend. Qe dy shembuj: Evrop e shkret atë-herë (në kohë të Gjonit, atit të Skanderbeut) Ishte per djall e per lumë, Pritte Ruson e Volterë, T`a zgjuanin ng`ay gjumë. (Ist. e Skend. 1898, f. 45.) Kur pushon Araniti nga një fjalë të mbajtun në favor të Skanderbeut ja pretë vjershëtori: Kshu the! plak perendishmë! mbret i - ndjer e i levduar! t'ish njeriu i tanishme (1898!!) mase s'të kishte degjuar; (Ist. e Skend.,1898, f. 87) Neve që jemi mësue me i daë e me i caktue rjedhjet e kohëc ner ngjarje konsekvente e kauzale, njenen mbas tjetres, ky labilitet kundrejt historië's na duket si gjë paseriozitet i vjershëtarit, si një loje fëmijsh - per mos me thanë atë ç'do të thonte një Shkodran... Por t´i a paraqesim një herë vehtes theosofiën e Naimit: Perendija jan njerzt. Perendija s'ka fillim as mbarim, Shka ka qen dje asht edhe sot. Njerzit e djeshem jan edbe të sotshesm e kane me qënë edhe neser.Perendija e „Qerbelasë“ asht edhe Perrendija e „Skendbeut”. Njerzt e „Qerbelasë“ jan njerzt e „Skenderbeut“, pa pgjyrë individuale pa ngjyrë karakteristike. Personat dahen vetem në të mirë e në të kë[shhttt]ë. - E këtu hyjm në një vetië tjeter të shpirtit hinduist; lufta mjes të mirës e të ligës, mjes dritës e errësinës. „Islori e Skenterbeut“ dhe „Qerbelaja“ nuk jan gjaë tjeter se pasqyra e mythologiës parsiane (lufta mjes Ahrimanit e Ahuramazdes.) Skanderbeu e Aliu jan personifikacjone të dritës (së mirës), Mavijeja e luftart e Turqiës inkarnacjoni i errësinës, (së ligës). Bardh e zi asht pra koloriti i këtyne dy kallëzimeve. Kur të mendojme se jeta, pos të parshmeve, asbt plot me ngjyra të ndryshoie, kuptojm leht se ato historiëna jan të pa jetë, pa ngjyrësië e pa gjallësie. Prandej s'ka edhe jetë individuale mbrenda e due të njifshe at njeri që munt të thotë, se Skanderbegu i Naimit asht pasqyra e një Shqiptarit. Individualiteti i Shqiptarit të vertet ka qenë një „terra incognita“ per zemren e Naimit. E kështu mund të thomi (çë tragedië!) se „ma i madhi dhe pëllori i shkrimtarevet Shiqipetarë që kemi pasur gjër më sot” (Kal. Kombj., 1926, f. 52), me gjith dishirë e dashtnië, s'ka qenë i zoti me paraqitë - e me shprehë një gja „total” shqiptare. Ndienjat e çfaquna ner persona të „Istori' e Skenderbeut” nuk korrespondojn pothue aspak me ndienjat e Shiqiptarve ideal (-të vertetë). Tendenca bardh e zi lufta (mjes drites e errsinës) d.m.th. ulja e anmikut në një shkallë të poshtme jashtnjerzore dhe ngritja e herove në një dritë të jashtanatyrshme (që t'i mërr syt, sa mos me dijtë se a shef hije apor ejell te dematerializuem) nuk asht shqiptare. E - shka na e ban sympathik vjershtarin e „Lahutes“, asht nj' ajo fjalë e vogël; „Kija inat e foliau hakun” (anmiqve) që ia ven në gojë herove të vetë tuj e çfaqun lartesiën e te Pareve t'onë („Hic” patriot e „hic” trathëtarë e „vice versa” mbaeni mend ketë fjalë!). - Peraona e „Skenderbeut“. të cilës i mungon (në ç'do pikëpaiqje!) baza psykologjike, tuj qenë e dhanun mbas tendences së „ngjyres së bardhë“ len mangut sa e sa vetiëna të karakterit shqiptar (ndoshta negative!) të cilat jan domosdo të nevojshme per karakterizim, në kjoft se do të na paraqitet nje „prototyp“ i Shqiptarëvet. „Skeuderbeu“ shkrihet plot mirësië e butësie', pa një të mbetë (sa e sa ngjarje historike negohen faret!) e mos t'ishte fjala per luftë etj., do të kishim perpara nesh ma teper një femen se sa një hero! - Një vjërshë e Loni Logorit mund të rëfej sadopak ndryshimin mjes ndjenjave të Naimit dhe të një Shqiptarit të vertet. Dy strofat e fundit t'asajë vjershe (Papakristonë e vranë! - Kal. Kombj., 1907, f. 112) janë: .... „Dorës që të vravi Të ligut që ardhi, me thikë të çavi Kur le këtë botë; kur prej nesh u ndave Ç'i the gjakëtarit? Të ndje që më vrave!“. Kështu do te kishte thanë e perfundue Naimi (mbas tendences: „fale dhe duaje armiknë“), porse shpirti shqiptar nepermes L. Logorit ia pret: „Vertet tin' e ndjeve, por per veten tënde, Por pyet Shqipërinë, por pyet ato vënde Ç' u shkrua atje, ku me gjak tent u laknë? Dy fjalë shkroj gjaku: këto: „merrni gjaknë!“ „Merrni gjaknë“ thirri pylli pranë Dhe malet buçitnë: „merrni gjaknë!“ thanë. Këjo vetijë (-ahmarrje!) karakteristike, e cila, kuptue deri në fellësiën e sajë shpirtnore-tragjike, e afron Shqiptarin me heroat e epopeës kombtare të Gjermanve (Nibelungenlied), asht një gjaë organike, e cilai (e mirë a e keqe!) duhet të na jetë e dashtunë, në qoft se e duem karakterin shqiptar. E kështu sa e sa vetiëna tjera, të cilat nuk i permeton vendi me i pershkrue! Këtu do të shtroj edhe një vetië typike ner shprebje të hinduistëvet: gjanësija (zgiatësija) monotone ner thanje e lutje! Thame perpara, se pantheizmi shtrihet ner të gjitha gjanat e botës së jashtme e të mbrendshme. Dashtnija e një hinduisti kapet pra rreth gjith atyne objekteve që perbajn atë „Gjithësië“ të paanë e të pafund dhe shpirti i tij hapet e zgiatet pa masë, plot dishire të pa shryeme dashtnijet, ner vise ma të largta të ruzullimit. Ndisiënave të veta nuk mundet me i vue frenin e prandej zgjatet e zgjatet ner çfaqje t'atyne, plot fjalë kujtimi e perpallëngjimi. Me qenë se i do të gjitha gjanat (e mira) në një llojë e me një dashtunië të njajtë nuk gjen ndonje objekt per pjë verejtje ma të fortë e ma të flakët - ma individuale. Një koncentracjon rreth nje pike (point) të vetme (rreth një „drite“ ner piktort, rreth një „motivi“ ner komponistat, rreth një „tendence“ ner shkrimtaret etj. etj.) nuk njef shpirti hinduist. Kangimet (vjershat) e tija zgiaten në një „melos“ të pafund e të pa polyfonië e polykromië. Nersa zhungllon „Lahuta e Malsiës“ si një sinfonië e gjallë me një „kontrapunkt“ të xhixhillueshem, plot drita, flakërime, shkreptiëna e shtergata, „poezia“ e Naimit rrjedh si kanga e një fyelli të vetem në një farë meditacjoni e melankolije, pa ndonjë ngjyrë a flakë të veçantë. Vjershat e 'tija nuk kan as fillim as mbarim (as kryë as kambë), d.m.th. nuk shkojn mbas një systemi a konstrukcjoni artistik e zgiaten e zgiaten ner vrojtime e shikjime, tuj lanë mangut çdo rregull stilistik, kompozicjonel etj., sende qe lypen prej poeziës së vertetë. Ner sa strofat e para. kan pak a shum një lidhje të perbashkët, shpaperderdhen të tjerat pergjith anësh si dhijt e çobanit ner male e vrîje. Kështu vjen që vjersha e Naimit si kompleks nuk sjell ndonje kënaqje estetike, pse i mungon harmonija, një gja që (per mue) i mungon edhe sa e sa tjereve „vjershëtorë të degjuarë“. E pra populli primitiv ka ma tepër kuptim per këta sende dhe ner vjershime të veta gjurmon mbas nje rjedhje konsekvente, tuj çfaqë ndiesiën e vetë fare kjart e me një „esprit“ mjaft per t'u bindë. (Sh. f. 6, 10, 13, 15, 31, 37, 87 (111), 98, 106, 108, 109 (5), 110 (7), 115 (17). 117 (20), 141 (89) etj. ner „Kângë popullore gegnishte“ të Prendushit f. 41 (11), 43 (18), 47 (2), 61 (38), 75 (12), 80 (27), 82 (31), 98 (73), 153 (32), 170 (54), 193 (84, 85), 190, 213, 225 etj. në: „Bleta Shqypëtare e Thimi Mitkos“ të Pekmezit; e sa e sa vjersha t'Arbreshve t'Italiës ner botime të ndryshëm (De Rada, Dora d'Istria etj.), sidomos vjershat rreth themes: „Konstandini e Garentina“ (Dielli 1924, 8 Janar, 21 Shkurt (13-15 Mars etj.), që e ka burimin, si duket, në një prallë popullore (në fund të „Bletës Shqypëtare“). - I vetmi mjet, të cilin e kan perdoree vjershtart e ndryshmem (me spiritë buddhiste), per me i dhanë disi një krye poeziënae të veta, asht një far „refrain“ -i, një persëritje e fillimit a nonjë pjesë tjeter të vjershes apo të lutjes. Këjo per persëritje, po s´u praktikue tepër shpesh, i nep poeziës një shije të veçant e asht karakteristika e meditacjonit pergjitëësçisht. Nersa muzika e vendon ket persëritje (ma të shumten) në „percjelljë” të metediës, vjershtari (i cili për meditacjone duhet të jetë do-e-mos muzikal) e perdor at „refrain”, tuj gjetë kësodore (artificjel) nje „pikë” qandrimit, një llojë koncentracjoni. Se ka gjarmue Naimi mbas kësajë pikpamje nuk asht nevojë per fjlalë e prova. Seicili që ka këndue së pakut një fletë nga veprat e Naimit do të ket vrojtë ato refrain-e a persëritje, të cilat, mjerisht, me qenë se Naimi s´dinte me mbajtë ekonotnië e, si duket, pse s' kishte ndisië muzikore (dobarem jo mjaft) - i perdorovi e i shperdorovi kaq shpesh e pa vend; sa 'ç'do njieri pa paragjykime e me edukacjon evropjan do t´a e dien vehten të mersitun e të neveritun nga këndimi i të gjtha veprave veprave të tija, të ciilat s'jan tjeter perfeç se një varg përsëritjesh me pak e aspak ndryshime. - Kuptohet leht këso përsëritjesh të shpeshta në një vjershë a lutje të giatë sjellin një llojë monotonije që asht typik met e dervishëve dhe thirrje e tyne rythmike (allah – jallah etj.) ndiensiënat ma leht kah derendija. N´at „rythmos” monoton, i cili shum herë kalon deri n´ekstaze religjioze´ i bahet dervishi si me i ndie të rahmet e zemres, tingëllimin e rruzullimit, „zërin e Zotit të vertetë”. – Tibetasi (buddist) që e ka ndejen ner male (5000 m) pranë Himalajet (8840 m) perdor ner të faluna të veta një çekerk (mullî të vogel) në te cilin jan të shkrueme me qinda lutjesh mrend. Sa herë që që sjellet aj mullî, aq herë njehen ato lutje si të thanuna dhe sjellsi s´ka nevojë me u faë veçanerisht. Shka na duket të parën herë qesharak, aq fellë e me mendime na çfaqet kur e shikjojm pak ma afer. Të perfytyrojme një herë shkretijen e vendit! Nersa Tibetasi e sjellë e e dredh at çekerk në dorë të vetë, i ndenjun ner gjuj urëpervujt, dridhet leht e papushim era e Himalajes teposht kah ata vende neper gur shtkambîjë, tuj këndue atë kângë monotone si fryn era ner vorre. - E në gjith atë pershtypje të mjerueme shkretijet, neper eren e njejshme, bashkëndon zani i mullînit: vërr-vërrr-vërrr... E prej zemres së pervajshme gufojn lutje të pathanshme e shpirti i mallëngjyshem i buddhistit këndon atë melodijen ruzullore të një besimi profud... Kulmin e vet, sikur dihet, e ka religioni buddhist në „Nirvana” n'atë gjëndje harimi e shuehje të gjithmbarëshme, në „Mosqenje”. Këjo gjaë e pakuptusheme per religionet e ndryshem me tendenca eudaimonistike, më bahet se s'ka gjetë shtroje as në Bektashizëm. Gjithnjë shifet te Naimi në shumë vende edhe sidomos në vjershen „Një lul'e fishkurë a një vashëz' e vdekurë“ (L. e. V., XVI). Vallë ku do të shpijen, Në qiej, perpara Zotit? A kërkojnë të të shtijen Prapë në duart të motit? Të linç per të vdekur prapë, E të vdeç që prapë të linç Edhe kështu ver'e vapë, Gjithënjë të veç e të vinç? Apo për jetë do të shkosh, Mosqënia të të mbulonjë, Edhe ti jetën t'a harosh, Dh' ajo ty të të haronjë? E me kaq besoj se i kam dhanë lezuesve të nderçëm, sidomos atyne që s'jan t´ „Udhëvet“ (-Urdhunvet fetarë) të kuptojn sadopak se ç'ideënash mund të ket perfitue e shvillue Naimi në vehte neper literaturen persjane etj... E në qoftë se e shikojm bilancen e kohës së Janinës, do të perfundojm tuj thanë, se ata shvillime kan qenë i vetmi fitim pozitiv – dobarem në pikëpamje shpirtnore. Mirësija e pamasë, butësija e mëshira e shpirtit të Naimit që shndrisin ner të gjîtha veprat e tija, sado të pavlefshme në qoftshin në pikëpamje artistike e që na i bajn disí per zemër, jan ritë e jan forcue ner ata mësime, të lidhun ndoshta me ushtrime besimit bektashjan. Aj mësim i dhanun, si duket, prej një hoxhe, shehu a dervishi tepër të pershpirtshem e ka ruejtë Naimin nga humbja shpirtnore e e ka ba mos me sharue faret ner superficjalitete e sharlatanizma të injektuem nga edukacjoni i megallomaniës së shkollës greke. M'anë tjeter aj shvillim pantheistik ia shtoj ndienjat të pervlueshme per një dashunië ruzullore, një dishire e malli reth çdo gjaje në kët botë, i dha ndienja kah fellsiënat e pamate të shpirtit e kah hapsiënat e qiellit të pafund. Me gjith nderim e bindje që duhet të kemi per lartësien shpirtnore të Naimit e per mësuesin e tij të panjoftun (-njerzt ma të shpirtshem të kësajë bote kalojn neper kët jetë si meteora në një natë plot dashtnië - tuj lan vetem gjurma ner zemra reth vedit!-) s'do të mohojm se ata mësime që morri Naimi në Janinë permbajshin edhe në vethe një „faj tragjik“ e fatal. Botëkuptimi buddhist; me të tana konsekvencat e veta e mësimet e tij, asht vetem per njerz që shkojn jeten esoterike, një jetë mungare, të fellueme kah kundrimi i shpirtit, tuj mohue çdo dashje per boten e jashtme. Buddbisti nuk di shka asht „jeta“, shka jan dishiret e epshet e lufta njerzore, nuk ka kuptim per ndryshimet e nevojat socjale, per ndrimet e shndrimet në pikëpamje politike e s'e njef ideën „Atdhe“ e „Komb“ pergjithsisht. Deri sa erdh Naimi (per së dyti!) në Stamboll në vjet 1882 e kur hyni në shoqnië të Samiut, Vaso Pashës e Jan Vretos, nuk ishte marrë perpara me çashtje kombtare e nuk i kishte shkue mendja me e shtue flaken atdhetare që vlonte ner ato kohna reth Lidhjës së Perzerenit, ku kishte marrë pjësë e per të cilën u shue i vëllaj i tij, Abdyl Frasheri. Buddhisti s'njef „Kombsië“, e „Atdheu“ i tjj asht „Gjithësija“, një ndienje e pakufishme, një ndienje e pacaktueme, jo-individuale e apolitike. Treqind miljuj „Hind'u“ me një kulturë ma tepër se tremijvjetshe sundohen e urdhnohen sot prej afro dyqind mij Evropjansh vetem! - Ç'ndryshim i madh me kombin shiptar, kur shikojm ngjarjet historike. Dishira e flakët per pamvarsië - lirië të plottë (të mrendshme e të jashtme!), mënija e rrebtë kundrejt çdo cenimi të drejtave të tija, të nderës së tijë, e ka ba Shqiptarin luftar e hero, e ka ba (në kundershtim me buddhistin dhe ideën e Krishtit!) me e pohue jeten, me e kundrue e me e kulturue, kësodore, shpirtnisht, tuj ju afrue Grekut të vjeter. - Asgjamangut mundemi me thanë, se gjaku hinduist (arian) vlon edhe ner remba të Shqiptarit. Sa e sa karakteristika të giuhës, të mythologiës (përallave) etj. etj. na bajn me kujtue një originë të perbashkët. E së fundit edhe të gjitha ato vetiëna që u çfaqen te shpirti i Naimit mund të konstatohen edhe ner levizje shpirtnore të Shqiptarit. Por, shka perban totalitetin te hinduisti perban te Shqiptari vetem një pjésë të karakterit. Shqiptari, i dalun nga aj gjak arian (-hinduist). i ka shtue ndienjave të perparëshme sa e sa tjera tuj e pershkue jeten e tuj kundrue (si filozof që ishte!) ideënat e mëshefsiënat e saja. E neper një mëndyrë të mrekullueshme ka mrijtë Arbnori dikur ner lashtiëna motnore me e njoftë të verteten ma të madhe të kësajë „jete“ njerzore, nje ideë, e cila asht turbullue neper religionet e ndryshem botë - e jetë- mohuesa. Shqiptari ka kuptue se: Jeta e jonë sjellet e rokulliset mjes qiellit e tokës, mjes shpirtit e trupit (-materjës), mjes zemret e intelektit. Kështu na ka krijue Zoti e aj njeri që mohon ket polaritet e që nuk mundohet me gjetë nje harmomë (një synthezë!) mjes këtyne kundershtimeve, nuk di shka asht idea „njëri“ pergjithsisht. Genít ma të mëdhaj të kësaj bote jan dhanë mbas mishnimit e perfytyrimit t'asajë ideje e ma i madhi gení, njaj krijuesi i ruzullimit, kreu ma të madhen veper të genialitetit të vet, ma të bukren synthesë në ket jetë - njerin, pasqyren e vetë, harmonien mjes shpirtit e materjes! Per me dashtë pra me vazhdue ner këto gjurma hyjnore, per me e kuptue ideën „njeri“ pergjithsisht, per me e permbushë dishiren e Zotit, duhet të shvillojim në vehten t'onë, duhet të kulturojm si shpirtm ashtu edhe trupin. Duhet t'i sjellim tribut jetes së mrendshme edhe të jashtme, por gjilhmonë në një harmonië, në një sjellje të natyrëshme, në një rythmus organik, i cili sjellë kënaqje e gëzim, lumsië e kulturë. Kur teprohet në njënen anë, atëherë shkatrohet kultura, atëherë shduket „idea“. Kështu kuptohet mohimi i jetes ner disa religjone ekstrem e obskur e kështu kuptohet irreligiozëteti ner popuj dekadent. Kultura e Evropës nuk asht gja tjeter, se veç rjedhja e asajë „ideje”, asajë harmonije shpirtnore nermejt dy ekstremesh, dhe shkatrimi i njajë kulture evropjane çfaqet sot, pse jemi dhanë teper fort mbas një ekstremi të vetem, mbas intelektit-trupit-materjes... Në një mëndyrë të mrekullueshme pra, si thame edhe perpara, ka mërîjt Shqiptari me i shvillue e me i zhdrivillue në vehte ata ekstreme aq kontrer e polar e me i trajtue permbi ta një harmonië jeteset, një synthezë shpirtnore, një formë të reë botëkuptimit, njate kulturë „shqiptare” (-pse s`kan dalë gení per me e ekspoloatue! -), per „engjikllopedistat” e per „Inteligencen” t`onë asht fare e panjoftun. E kështu kuptohet se pse çdo pleh poetik që s`ka aspak lidhje me atë „ideë shqiptare”, po kje vetem e shkruem shqip a prej një Shqiptari, quehet fatalisht „Poezië kombtare”... Por mbi këto do zgiatemi ma vonë më një kaptinë tjetër. Këtu due të permendi vetem një aferië (ngetsië) mjes shpirtit gjerman e shpirtit shqiptar (të Shqiptarit të vertet!): Dihet mirë fort se Fausti (sidomos në dramë të Goethe-s) pasqyron shpirtin gjerman, njat kompleks „dy shpirtnash” (Zwei Seelen, ach, in meiner Brust!) si na çfaqet ner vjershat: (Du bist dir nur des einen Triebs bewußt; O, lerne nie den andern kennen!) Zwei Seelen wohnen, ach, in meiner Brust, Die eine will sich von der andern trennen, Die eine hält in derber Liebeslust Sich an die Welt mit klammemden Organen; Die andre hebt gewaltsam sich vom Dust Zu den Gefilden hohçr Ahnen... (Goethe. Faust, I. T.) Vom Himtnel fordert er die schönsten Sterne Und von der Erde jede höchste Lust, Und alle Näh' und alle Ferne Befriedigt nicht die tiefbewegte Brust.,. (Faust, Prolog) Ky polaritet „dy-shpirtnuer“, këjo laftë mJes „qiellit e tokës“ ia ka mbushë Gjermanit zemren plot dishirë e dashtnië, dhe malli i pathanshem kah shfrimi i asajë atje, asajë zjarmije shpirtnore e ka shtye kah kerkimi i një qetësije e harmonije, kah shelbimi i zemrës së vetë, kah zbulimi i një gjaje të panjoftun mystike. (Parzival”-i në gojëdhanën e „Gral”-it – Blaue Blume”!) E kështu e shofim Gjermanin e herëshem tuj ravgue plot dishirë e plot malle të pashfryeshem ner gjith anët e kësajë bote; si shtegtar i luftar, mercenar e avanturjer, gjithmonë neper fllade e mystere të një jete romantike. Und alle Näh' und alle Feme Befriedigt nicht die tiefbewegte Brust....! Njerz të këtille ka pas qitë e qet edhe sot kombi gjerman, e ajo dishirë, ajo shtytje mystike (-faustike) i ka çue Gjermant te portat e Jeruzalemit (ner kryqtariëna!), i ka ba Wikinger-t me dalë n'Amerikë para Kolombit, i ka ba me lanë rojtjen e qetë e të sigurtë te vendlindja e m'e vue jeten në rezik ner avantyra. - Sa afer na duken pra këta me Marash Utsin, njat Shqiptarin typik që neper një shtytje të çuditshme, neper një mall të pathanëshem I pat dalë Mretit n'ushtri, Me armë n'dorë me zjarm ne gjí (Lahuta e M., I.) per më e shetitë boten, plot luftna e avantyra Cak prej Hotit tuj xanë filli Der kû piqet buka n'dilli (L. e M., I) e me shfrye e me zjarmin (-mallin) e vet që i vlonte në zemer.... Kështa kuptojm lehtas se pse Shqiptart mercenarë trajtoshin formaacjone të veçanta nër ushtruëna të ndryshme qysh në kohen e Persjanve e deri te Napoleoni. Vetiënat e veçanta të Shqyptarve, ato ndisiëna të pathanëshme individuale e (në daç): ideale i ndashin ata farë luftarësh tepër fort nga tjert që ishin pak a shum „plehu i botës”. Asht shum typik që Marash Utsi e tjer nuk njifshin vleftjen e kamjèsë (paresë) dhe tan fitimi i tyne, kuer këthejshin kah streha e të Parve, ishin shum shum Dy gjarpnuesha prej Stamollet . . . . (L. e M., I) apor armë tjera, neper të cilat ishin lidhë kujtimet e malli i një jete e lufte, plot drita e mystere, andrime e pikllime .... Këto ndisiëna të Shqiptarit, aq profunde e mystike, që bajn me mohue komoditetet e jetes, manifestojn një shpirt individuel e „luftarak“, d.m.th. eminent aktiv. Ky aktivitet asht doemos ideal e nuk ka lidhje me at të gjytetasve t'Evropes e (sidomos!) të Shqipniës. Na, banort e gjyteteve, nuk jemi të zott, neper degenerimin t'on, me i ndie e kuptue ato levizje aq të flakta në sbpirtin e Shqiptarit të vertet. E kështu na çfaqet ndryshimi flagrante i rrebt mjes Shqiptarit malcor e Shqiptarit gjytetas. Nersa i pari neper at mall e dishirë të parëthanun kerkon me e shetitë boten romantike e plot reziqe, per me u çfaqë kësodore „a v a n t u r j e r“, perkunder na të gjytetit vetvitemi e sjellemi, pa fije ideali në zemer, njermjet mureve e rugve, nermjet epsheve e ndytsiënave, nermjet dukjeve të rejshme të një pseudo-kulture kafehanesh ner metropolet e botës, per me u mishnne kah shpirti në modelin „v a g a b u n d“! - Nëkundershtim me polaritetin „dy-shpirtnuer“ e me botë kuptimin e tij, i cili asht botëkuptimi i aktivitetit (i gjallësiës-perparimit!), jan çfaqë ç'prej kohnave të h'erëshmë do filozofiëna religioze me tendenca „monopsyhike“ d.m.th. të „një-shpirtshme“. Këto filozofiëna kerkojn me e zhdukë at polaritet, tuj i mohue të drejten per eksistencë njënit nga ata dy ekstreme të shpirtit, d.m.th. trupit-materjes-intelektit. Në vend që me kerkue një harmonië, perkundër vehet mënija ma e rrebtë mjes të tyne e qielli me token, e shpirti me trupin, jeta e mrendshme me të jashmen, religioni me gëzimet e jetes, bahen anmiq të paafrueshem, anmiq me një hasmië të pashueshme e të perjetëshme. E symbolet e tyne jan „drita” e „errësiëna“, Ahuzamazda e Ahrimani, „e mira“ e „e liga“, Perendija e Djalli. E jeta e njerit merr ngjyren e panatyrëshme, njat koloritin „bardh e zi“, si e kemi permendë qysh perpara. Morali i këtyne religioneve kulmon në mohimin e trupit, në mohimin e gëzimeve e dishireve të kësajë jete, në zhdukjen e poshtësimin e ndisiënave njerzore, të cilat kuptohen si atribute të „së ligës“, të Djallit etj. E besimtart e një kësi farë religionit mbyllen ner mure e ner shpella si eremit e mungar e e rahin trupin, e vet e e mundojn me askeze, tui mohue kësodore sa ma tepër jeten e jashtme - por edhe detyrat socjale. Se një njeri i këtill ka para sysh vetem shelbimin e vet e - neper një egoizëm e eudaimonizëm të çuditshem - nuk interesohet aspak per nevojat e tjerve. Perkundër, sa mundet, largohet edhe ma fort prej sferës së tyne, se jeta njerzore, njerzit vet e sidomos femna (- grueja - nana!) perfytyron per 'te rezikun e anmikun e shpirtit, perfytyron djallin, paraqet të „ligën“, e cila gjithsejt s'duhet të ket eksistencë. Kështu kuptohet se problemet e jetes njerzore jan të panjoftun krejt prej këtyne njerzve (e besimtarve) e jeta per ta nuk asht gja tieter, se një „hieje“ e zezë, një „andër“ e keqe, një „kalim“ ner mundine, një fushë plot lot, një „Jammertal“. Në vend që me u zbukurue rojtja, në vend që me u vue „polariteti“ (qielli me token, shpirti me trupin) në një harmonië të shëndetshme e të frytshme, perçahen „ekstremet“ edhe ma fort se i ka dhanë Zoti e në gjith kët perçarje, në kët eksistencë të panatyrëshme, mjes një Perendije e Djalli, mjes një parîzi e ferri, e kap njerin disprimi e frika, dhe jeta e tijë permbytet ner pikllime e vaje, ner supersticje e errësiëna. Njerzija e ligshtë e tepër e pafuqiëshme per me e fitue luften kundra „Djallit“ në trup të vet, kundrejt dishireve e nevojave njerzore, kundrejt tundimeve të kësajë jete, humb shpresen e (neper kët edhe) besimin dhe lëshohet ma së fundi në një lethargië orientale a në nojë barbarië idhulltare... Shënim! - Mjerisht, nga mungesë e vëndit, jëmi të ngushtuarë t'e këputim e t'e shkurtojm këtu kët' studim. Munt të themi se shumë gjëra të thëna gjër më tani kishin per te gjeture kuptim me te plote ner radhet qe do vinin me pastaj. E shofim per nevoje, te plotesojm ketu shkurtësisht kryeproblemin e ketij studimi si pas thenjeve t'autorit, pa dashur te deshmojm se jemi plotesisht ne nje mendje me 'te: „Naimit i mungonte njohja e jetes ne kuptimin „dy-shpirtnuer“. I lidhun nga semundja „prane votres“ s'kishte rast te shifte jeten njerzore e te kuptonte problemet e saje sa ishte ne kohe te shvillimit te shpirtit e karakterit, ne kohe „kritike a filozofike“. I vetmi rast qe i u dha qe ay kur vajti ne Stamboll me 1871, por edhe ky rast vajti me kot. Autori thote: „Mbasi duel nga gymnazi, shkoj Naimi (1871) ne Stamboll, plot dishire per veprim. Atje kishin nise qysh kuer marredhanje me Evropen e fryme okcidentale kish fillue me frye. Ishte rasti ma i mire pra per shpirtin e tij me u shkrte e kullue neper jeten e jashtme, e ne perpjekje me systeme kulturale me i regullue ndienjat e dishiret e veta. Se zemra e tije vlonte ne nje kaos ndisienash, pa nje drejtim te caktueshem, pa nje qellim e vetekuptim. N'ate „krizis“ shpirtnore kishte Naimi nevoje per nje shtytje, per nje udheheqje, nje formim e riformim te jetes se tije - te mendjes per „jéte“. - Por shka, se „nje dobtie e krahrorit'' (f. 8) e ngushtoj edhe ketu per nje „rojtje prane votre“. - Fatum? - Daimonion? - Rasti ma i kushtueshem i jetes se tije shkoj hurq, shkoj „bosh“, vate..... nje shpirt plot etje te pashfryeme mbet' etshem t`u kroni. .... - „Mbas tet muejsh kethehet Naimi „perseri ne Janine, qe te marre fuqi duke shetitur ne pshatra me ere te shendoshe“ (f. 8). E ketu mbet' dy vjet resht „pa nonje pune“ (f. 8). A ishte merzija apor nonje shkak tjeter nuk dihet, vetem qe e shoflm se merret prap me literaturen arabe, persjane etj. Si me duket, ndisienat e tija vlojn ne zemren e tije pa pushim e ngushllim e aj vet kerkon me e shue zjarmijen e mrendshme ner fllade e andrime qe i sjellin kangimet e vjershtarve te ndryshem. „Deshira e Naimit per vjersha u-shtua më tepre ne prekje te „verseve“ persane te Sadiut, Hafezit dhe Firdevziut“ (Kal. Kombj., 1926, f. 52). Ne ket kohe te Janines „qe me 1289 te vitit te hixhretit“ (f. 8) shkroj Naimi nje tok vjershash persisht, nga te cilat shtypi ma vone ('1874) ne Stamboll „nje libre te vogele me emre „Tehajylat“ d.m.th. Enderime“ (f. 8). - Mjerisht qe nuk e dijm se çfar themash permbajn ato vjersha! Kujtime te kohnave te kalueme, andrime reth ndienjash erotike, apor shprehje mystike-religioze? –“ Keshtu erdh puna, thot autori, qe e kaloj Naimi jeten e vete „si ner andrime”. „Natura e veçant' e Naimit ka qene ne kundershtim me naturen e njerzve (burrave) te rethit. Nersa tjert u nepshin mbas jetes e nevojave te saja (si ishte koha e zakoni atehere!“) aj rinte „prane votret“ e – andronte..... Koha e pubertetit, kuer shperthen fuqia elementare e djaleriës, plot furië, Naimin e shef (nga shkaku i dobsiësl) të mbyllun t'u shtëpija, në qarkun e motrave e grave të tjera. Një dukjë femnore, një butsië mëshirëplote që i pershkon shkrimet asht lidhë padyshim me ketë jetë. Kemi konstatue qysh perpara, se Naimi influksoheshe leht. Shpirti i tij ish si një brumë që u formonte e u deformonte si mbas rethit. Të kishte pasë fatin Naimi me u udhëheqë prej një pedagogu (-psikologu) të vertet, a prej një shemblli të gjall, do t'shte shterngue per një formë ideale, per një formë ma markante, per një system - botëkuptim (Weltanschauung). Por „forma“-“kallëpi” s'u gjetë e brumi mbet i pandrueshem — deri në kohë të Stambollit (1882—1900)...” Këtu në Stamboll (pas ardhjesë së dytë më 1882), thot autori, pati rast Naimi të njoh jeten e vertetë e ashtu pak edhe vehten. Në Stamboll hyri Naimi në shoqëri të Samiut, Vasa Pashës, Jan Vretos etj. Sidomos persona e Samiut e e Vasos i bën persbtypjen më të madhe. Këta dy na paraqesin karakterin „typik” te nje Shqiptari ideel. Shkrimet e tyre çfaqin nje shpirtlartsie te jashtzakonshme e nje njohje te jetes gjer ne intimitetet me te fshehta te saja. Karakteri shqiptar duket në çfaqjen dramatike (tragjike) te shpirtit te tyre. Dashuria per vendlindjen i ben të semurë, i ben heroa, i ben te derdhin lotet me te flakeshme te zemres se vete. („O moj Shqipri e mjera Shqipri.“) Ketu i hapen syt se parit Naimit - andrimet shperndahen - nje jete e ree fillon. Nga udheheqsat e tije meson se njeriu duhet te kete nje qellim, se ne kete jete ka edhe detyra qe e lidhin me rethin e tija, me miqt, me njerzit e sidomos me vendlindjen. Ne ket qellimin e fundit forcohet Naimi edhe nga levizjet kombtare e liriedashese te popujve te ndryshem. Pjekja e tij ne Stamboll me sa e sa shqipetare nga shum vise te Shpiperise i jep rast te njohe e te kuptoje vendin e zakonet e tija. Keshtu behet kombi shqiptar per Naimin nje idee e larte, nje objekt i dashurise se tije mystike, nje qellim, nje ideal. Kuptohet leht se ndjenjat e tija, te paregulluara dhe fare kaotike marin form te caktueshme e drejtohen pas nje qellimi te vetem, tuj u ngjitur arhitektonik reth shtylles kombtare. Gjithnje duhet thene se ky ndryshim ardhi teper vone ne zemren e tija e se nuk mundi t'i shduknje ndjenjat qe kishin xene renje qe ne kohen e djalerise. Keshtu kuptohen dy tendenca (se pakut) ne shkrimet e Naimit. Iderat qe perfitoj Naimi ne Stomboll luftojn kundra ndjenjave te perpareshme ne zemren e „tije e si pas gjendjese shpirtnore momentane e si pas rastit çfaqen nje here keto e njehere ato ner vjersha a ner vepra tjera, keshtu shume here dyke i dhene nje ngjyre inkonsekvente. Ne kete lufte ne zemren e tije, ne kete zjarmi te shpirtit, ne ket rivalitet mjes ndjenjash e ideerash gjene Naimi ngushllim e prehje ne pune e veprim reth nje qellimi, reth nje qoku, reth idese kombtare e lartesimit te saje. Energjia e pamase dhe e grumbulluar ne zemren e tije qe ne kohe te djalerise shperthen tani me nje hov vullkani e derdhet ne nje kohe te shkurter ner sa e sa vepra te ndryshme. Zgjimin e vet nga endrimet mystike-kaotike e ben Naimi symbol e idee reth zgjimit te nje kombi, dyke marre mbi vehte nje jete plot mundime, nje jete plot reziqe - por edhe plot gezime e kenaqje te perbrendshme. Keshtu shpirti i tij tingllon ne nje melos te pa fund dhe ngjitet perpjet kah qielli kombtar, nga i cili e percjellë, si nje yll i mallshem, rokullitjen e botes s'one shqiptare.... trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Lidershipi shqiptar sipas Krist Malokit në kontekstin aktual (Me rastin e 110 vjetorit të lindjes) Shkruan: Zef Ahmeti Krist Maloki, një figurë e madhe shqiptare e kosovare, sot e ka 110 vjetorin e lindjes. Në mediet kosovare kjo figurë anashkalohet. Ai ishte profesor në universitetin e Gracit (Austri). Ibrahim Rugova shkruante: “Në veprimtarinë e vet Maloki tregoi interesim për çështje etnopsikologjike të realitetit dhe të historisë së popullit shqiptar pastaj për filozofinë, çfarë mu nd të vërehet edhe në praktikën e tij kritike”. Malokin ka shkruar një sërë studimesh të ndryshme, ku ka shprehur pikëpamjet dhe mendimet e tij moderne për Kombin dhe shtetin, për Kosovën dhe Shqipërinë në tërësi, zgjidhjen e problemit shqiptar; kritikat e tij letrare kanë lënë në literaturën shqiptare një formë të kritikës objektive. Në këtë shkrim ne do trajtojmë Krist Malokin, pikëpamjet dhe vlerësimet lidhur me lidershipin shqiptar rreth çështjeve që kanë si temë kryesore problemin shqiptar. Pikëpamjet e tij rreth problemeve shqiptare ai i trajton në aspekte të ndryshme sociologjike, juridike, filozofike, psikologjike, sipas mësimeve që ka marrë në Universitetin e Graz-it, duke i inkorporuar këto fusha me elementet e kulturës shqiptare e duke dhënë analiza të veçanta për ta kuptuar vetveten. Për t’u inkuadruar në temën që kemi zgjedhur, ne duhet patjetër të fillojmë me shkrimin e tij të (mirë)njohur „Oriental apo okcidental?“. Lidershipi shqiptar oriental a aksidental I nxitur nga ngjarjet socio-politike të kohës, gjegjësisht të viteve 1930’ në Shqipëri, Maloki paraqiti shkrimin e tij „Oriental apo okcidental?“, duke hyrë kështu në dialogun që zhvillohej atë kohë „ndërmjet Pleqve dhe të Rinjve“. Sipas Malokit, në „…luftën tragji-komike ndërmjet Pleqve dhe të Rinjve“ janë dalluar disa rryma që mund të klasifikohen me sa vijon: a) rryma e parë që kishte për „objekt sulmimi“ kolltukët qeveritare. Dhe se, shton Maloki, bajraku i të Rinjëve ishte motoja e padukshme „Ulu ti, të hypi unë!“, ndërsa Pleqt kishin „Besën“, b) rryma tjetër mundohej ta paraqiste gjendjen si luftë mes gjeneratave të ndryshme, prirje kjo që nga Maloki refuzohet kategorisht, duke arsyetuar se „problemi Pleq a të Rinjt s’ka punë me njat luftë e me generacione në pikëpamje biologjike-sociologjike!“; c) për Malokin kishte edhe një rrymë të tretë, që më së shumti i afrohej thelbit të problemit dhe kjo ishte lufta mes „mendsinash e botkuptimesh“. Më konkretisht bëhej fjalë për „luftë ndërmjet Orientalizmës dhe Okcidentalizmës“. Që rryma e tretë të kuptohej më drejt, Maloki shpjegonte fillimisht se çka kuptohet me semantikën e fjalëve orientalizëm dhe oksidentalizëm. Në të vërtetë, sikur të mos kishte bërë një shpjegim të saktë të këtyre koncepteve, ai do ishte keqkuptuar tërësisht. Duke e arsyetuar rrymën e tretë, Maloki jep argumenti se “lufta e ardhme asht luftë e djalërisë shqiptare kundra anmikut në zemër të vet, asht luftë mendësie krijuese kundra një mendësie destruktive, asht luftë botëkuptimi drite kundra një botëkuptimi errësire, asht lufta Okcidentale shqiptare kundra Orientalizmës shqiptare…” Semantika Orientali shqiptar përshkruhet si një person që i pret të gjitha të mirat vetëm për vete nga të tjerët. Bota për atë është burim i “pashterrun mjetesh, qejfesh e lezetesh të cilat i shfrytëzon në çdo mënyrë e metodë…” Sakrificën vetëmohuese, ndershmërinë nuk i njeh, në të kundërtën, orientali shqiptar “i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thith gjakun pa asnjë droje e skrupull”. Më tutje Maloki vazhdon shpjegimin e tij duke përcaktuar se, orientalisti “s`njef turp a marre… aj ska cipë që t`i nxihet… është i zoti për të gjitha… shet ba`e nanë… për mos me than shpirtin e trupin e vet; vetëm e vetëm që t`i shkoj kungulli mbi uj, vetëm që mos t`i prishen telat e karadyzenit”. Ndërsa idealet që ka orientalisti janë “kolltuku e llokma” dhe për ta arritur këtë qëllim e “përdor aj çdo mjet” kurse instinktet e tij janë “t`ujkut monoambulant, t`ujkut tek … deviza e tij karakteristike që e përcjell asht një thanie … “kudo rafsha, mos u vrafsha!”. Atdheu është burim ku ushqehet orientali dhe e shfrytëzon atë, ndërsa pse prishet një shtet, komb a botë, s`është asgjë, shpjegon Maloki. Burimi i orientalizmit “asht një dhanti (=darovë) fatale e kristianizmit, me gjithë që e një kristianizmi euro-aziatik…” Dhe ky burim vjen me ndarjen e kishës dhe sundimin bizantin, thotë teoria e Malokit. Për ta konkretizuar edhe më shumë burimin e orientalizmit te shqiptari shton: “Por s`ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare se sa njaj shpirt i administratës bizantine plot angth e myk që u pllakos si një shpirtër e zezë si një hije murtaje mbi mbarë kombin shqiptar… dmth. ner mardhëniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ner marrëdhaniet e shqiptarit me shtetin eprorët e tij u fut e u përhap shirita bizantine si një epidemi rrënimtare dhe e deformoi karakterin e drejt të shqiptarit në një bollë amorfe e sisfingore”. Kurse Turqia e mëvonshme trashëgon dhe kujdeset për “miraz-in bizantin”. Oksidentalzmi shqiptar në anën tjetër vlerësohet e kundërta orientalizmës. Në të vërtetë studiuesi Maloki vlerësonte se “shqiptarët e sotshëm (atëhershëm shënimi i imi) gjinden aq larg nga okcidentalizma e vërtetë…”. Ai shprehet shumë qartë dhe u bën me dije se “vet djelmnia e shkollueme e ka gabim kur kujton se okcidentalizma përmbahet vetëm ner veshje e mbathje evropiane, apo në të ndejunit plot kotësi ner sallona…”. Oksidentalizmi i vërtetë dëftohet me kryerjen e ndonjë detyre të ndershme… bile karakterizohet edhe me mënyrën se si ai e ngarkon vetën, pra me vetë dëshirë, me detyra të rënda bile edhe jashtë detyrave ordinare e të domosdoshme… lartësia morale rreth një ideje të lart… rreth një “ideje që s`ka punë me kolltuke, me llokma e me meashe…” na shkruan Krist. Ai thotë se oksidentali shqiptar duhet të jetë shembull pozitiv për të tjerët. Shpirti fisnik që duhet të demonstrojë me atë se si “merr pjesë ner dhimbjet e brenga të botës peranë!”. Vijimi dhe edukimi në shkollat evropiane nuk të bëjnë oksidental, sepse edhe në Evropë ka orientalizma, shpjegon autori Maloki. Studiuesi Maloki na jep edhe shembuj konkret që dalin nga shkrimet e tij lidhur me shqiptarin orientalist. Ai kështu e quan Ahmet Zogun, “një oriental dinak nën maskën e një gentleman-i, një injorant karagjoz me hijen e një dashunori shkencash e artesh, një gangster ballkanik e i përgjakun me gjestet e një borgjezi të përshpirtshëm…” Kurse ata që i shërbyen i quan marioneta teatrore. Dhe gjithë individët më të njohur që i kanë shërbyer Zogut i analizon edhe në aspektin psikologjik duke futur në lojë edhe fëmijërinë e “marionetave” dhe edukimit e Abas Kupi, Gaço Gogo-ja dhe Dr. Nuçi Kotta që thotë se, megjithë dallimeve individuale, ata kanë të përbashkët “një romantizëm fantazmagorik, një botëkuptim anakronik dhe një vetmohim (a vetëmashtrim) verbues dhe shkatërrimtar”. Kurse mercenar i quan “…ata zogista andej e këndej botës që spekulojnë me rriardhjen e “Mbretit”, për t’i sigurue vedit sot a nesër një copë bukë apor ndonjë ofiq qibari”. Zogu nuk ka pas ndonjë koncept të vërtetë politik, ai nuk ka lodhë mendjen e tij për mbarëvajtjen e vendit dhe kombit, dhe nëse ai ka bërë diçka, ai atë e ka bërë për interesin e vet, sipas motos “shteti jam unë!. ” Dhe në “qoftë se ka pasë Ahmet Zogu ndonji fjalë apor ideologji politike, ajo ka qenë e përmbajtun në divizën revoltuese e dërmuese: “Qëllimi i shejtnon mjetet!””. Për ta përforcuar këtë mendim, Maloki cek disa dëshmi (akte) e vjen në përfundim se A. Zogu ka qenë i gatshëm “po ta lypte nevoja d.m.th. interesi i tij……. me i pranue të gjitha kërkesat e shteteve të ndryshme rreth e perqark Shqipnisë… që të rinjihet mbret…”. Ai e quan Zogun fotokopje të Esat Toptanit, njeri materialist (Zogu duhet të ketë pas një rini në varfëri) që i mungojnë gjitha vetitë e vlerave ideale, dhe vazhdon mëtutje duke bërë edhe vlerësimin e bashkëpunëtorëve të tij ku shprehet “do të mjaftonte një përshkrim psikologjik apor një pikturim… i rrethit të tij të ngushtë … e sidomos brenda kohës 1925-39 d.m.th të personave që kanë qenë vegla imediate të dallavereve zogolliane: një galeri e gjallë korrupsionistash, kriminelash, pederastash, kodoshësh e kontrabandistash … që të kuptohet materializmi i rrënjosur shpirtnor i “mbretit të derrave” (simbas Faik Konicës!)…” Sistemi i organizimit të shtetit shqiptar Në një shkrim të botuar në Hylli i Dritës në numrin e nëntorit të vitit 1935 me titull: Diktaturë, liberalizëm apor shtet autoritar? Krist Maloki shtjellon këto koncepte dhe me vlerësimet e analizat e tij mundohet të shpjegojë se cila nga parimet e përmendura do i përshtatej më së miri shtetit shqiptar të lodhur. Lidhur me konceptin “diktaturë” si sistem i mundshëm për shtetin shqiptar, ai jep disa shembuj me disa shtete të asaj kohe, si Gjermania dhe Italia, duke shpjeguar se kjo formë ishte e papërshtatshme për Shqipërinë. Kjo sepse, nuk ekzistonin në ato kohë“klasa t`atilla shoqnore, kompakte o plot ideale kolektive –nacjonale”, që mund të mblidhnin “turmat shoqnore” në të njëjtën mënyrë sikur bënë Musolini dhe Hitleri, nëpërmjet sugjerimit të “shpresave të reja” dhe rrëmbimit të tyre me një “ideal i ri kombëtar”. Në Shqipëri mund të ketë vetëm një diktaturë ushtrie e xhandarmëri, dhe se një diktaturë e tillë nuk do të zgjidhte problemet vitale e paqësore të kombit. Për rrethanat ekzistuese të viteve të 1930’, kur fryma e liberalizmit ishte aktuale dhe ishte futur edhe në Shqipëri, Maloki këtë ide që ishte në përhapje në Shqipëri e quan “pseudoideologjie”! Ai thotë “e vërteta asht se liberalizem do me than : konkurrencë e pakufishme, konkurencë me çdo mjet, a ma mirë: konkurrenca pa shpirt e pa shkrupullë, shkurt: dallavere orientale…”. Koncepti, principi i liberalizmit është i papranueshëm për Malokin dhe kjo për arsye të “analfabeti (t) bilmez” shqiptarë që s`ka kurrfarë haberi për problemet dhe nevojat jetike të kombit e të shtetit- në liberalizëm “mbi fatet e atdheut” dhe se “një demokraci e vërtetë e ka vendin ndoshta në Zvicer, Francë, e n`Anglië d.m.th.n në ato shtete që kan një tradicjon politik shekullor, ku populli s`ka as 5 perqind analfabeta”, kështu që ky grup njerëzish do të votonin me siguri “90% përfaqësuesa oriental…” Maloki pohon dhe thekson numrin e lartë të analfabetizmin ndër shqiptarë pas tërheqjes së Turqisë nga Ballkani. Mendohet së në atë kohë, popullata të ketë qenë 90-95% analfabet. Maloki kujton se në literaturën shqiptare nuk është fare e njohur dallimi mes Potestas dhe Auctoritas. Në shpjegimin që i bën koncepteve të dhëna më lart, ai shpjegon edhe qëndrimin e tij për situatën tranzicion të Shqipërisë në vitet 1930. Përderisa koncepti potestas nënkupton forcën brutale e kërcënuese, auctoritas është forcë imponuese shpirtërore produktive me besim të plotë se të gjitha punët e shtetit bahen në të mirën e popullit. Potestas nuk e merr parasysh elementin e vullnetit të popullit, në të kundërtën ky element injorohet fare, kurse në anën tjetër shteti që udhëheq sipas principit të auctoritas, mbështetet kryesisht në vullnetin dinamik. Sipas analizës së Malokit “auctoritas mund të kenë vetëm njata prijsa e burra shteti, të cilët, pos zotësisë (shkencëtare-mendtare-praktike), kan edhe kualitete morale, të cilat në Shqipërinë paraqiten sidomos nen devizën: Besë, Burrnië, e Nder shqiptari!”. Përgjigja që Maloki i jep pyetjes, se cili sistem i organizimit shtetërorë do t`i përshtatej më së miri Shqipërisë, në kohën që po e trajtojmë? Është: një sistem autoritar. Mirëpo ai nuk jep ndonjë sqarim si do kishte mundur që ky sistem autoritar të ngrihej brenda rrethanave ekzistuese në Shqipëri. Ideja shqiptare dhe shteti apor kombi e Malokit Ndër shkrimet e nivelit shumë të lartë e të veçantë të Malokit, vështruar në aspektet studimore politiko-juridike, sociologjiko-filozofike, duhen përmendur: Ideja shqiptare” dhe“Shteti apor kombi!”. Këto shkrime tërësisht lidhen përherë me trajtimin e çështjeve brenda shqiptare. Kur flet për dallimin mes kombit dhe nacionit, Maloki jep një shpjegim shumë të bukur, që e thonë edhe filozofët më të hershëm perëndimorë, këtë shpjegim ai e bën për ta kuptuar më mirë çështjen dhe dallimin mes kombit dhe nacionit shqiptar. Për ta kuptuar dallimin, së pari ai jep shpjegim për teorinë rreth kombit, që ka një kuptim etnik, të cilin Maloki e shprehë si vijon “kombi përmbledh në gji të vet nji grumbull personash që janë lidhë shoq me shoq (ideal!) nëpër gjakun e fisin e njajt dhe ma fort nëpër nji botëshikim e botëkuptim (Weltanschauung!) të përbashkët. Porse ky botëkuptim bazohet ma fort nder ndjenja d.m.th. nder kujtime abstrakte të nji vitaliteti të veçantë (=të gjakut!) dhe jo aq nder kujtime abstrakte të nji sistemi filozofik e racional”. Me të drejtë, me siguri duke u bazuar në filozofët gjermanë e francezë, ai e shpjegon saktë edhe nocionin nacion, se ka kuptim politik, dhe që lind në kohën kur për të parën herë fillon krijimi i shteteve në kuptimin e sotshëm (shek. XVI sipas K.M.). Me nacion në gjuhën shqipe, shpjegon Maloki, kuptohet “populli shtetnor”, ndërsa kombi është një term etnik, që nënkupton, përfshin, e i kalon edhe kufijtë shtetëror. Dhe kështu ai vjen në pikën ku thotë se, duke u bazuar në shpjegimet e lartcekura, ideja nacionale nuk ka kurrfarë pune me idenë kombëtare. Nisur nga ky këndvështrim Krist kujton “encikllopedistat” shqiptarë brenda e jashtë se, nacionalist mundet me qenë si vllehët, si grekofonët apo edhe jevgjit e Shqipërisë. I brengosur për kombin të cilit i takonte dhe e donte aq shume, në formë të drejtëpërdrejtë dhe pa përdorë shprehje diplomatike ai do të shkruante: “Gabimin ma të madh e ma të trashë e bajnë nder ne disa fantasta, të cilët – të marrun mendsh nëpër studimet e shkencat e veta eoretike – xhixhilluese – përpilojnë plane politike -shtetnore pa u interesue aspak se a hyn nder ato kallepe (eoretike) materiali real i kombit dhe vendit (gjeografik e geopolitik) shqiptar. Këta njerëz janë për t’u vue në dajak dhe për t’u dërgue mandej nder klaset e para të shkollave shqiptare që të mesojnë së paku geografinë dhe historinë e kombit shqiptar. Jo, zotni, për me ngrehë një shtet, ashtu në kuptimin e plotë të fjalës, nuk jemi të zot na tridhjetëvjeçarët e sotëm. Dhe do të kondendohemi edhe ma tutje me një gjendje gjysmake, për mos me thanë provizore; sepse na – arkitektat fantasta – s’kemi haber mbi materialin real, sepse na s’e njofim as kombin, as vendin, as … Sepse na kemi ndoshta shumë dije (dituri shkencëtare!) por jo mend e shpirt! …” Ai nuk jep vetëm kritikë, por shpjegon se si mundet të dilet nga gjendja ekzistuese kur thotë: “Dhe zgjidhja e “Problemit Shqiptar” kërkon para së gjithash shumë mend e shpirt. Djelmnia shqiptare asht mësue me e shikue kombin e vendin e vet nëpër syzat e do vagabondave të tymosun kafehanesh, apor të do pseudo – pedagogëve pedantë e skolastikë, apo edhe të do shkrimtarëve të huej që nuk kanë pasë as zotsinë e nuk e kanë marrë kurrë mundimin e duhun për me i kushtue problemeve tona një “vëmendje” të plotë e objektive. Prandaj s’asht çudi që brenda djelmnisë shqiptare vlon një anarki pikëpamjesh e mendimesh mbi kombin, popullin e vendin e vet. Dhe, “shpëtimtar i kombit” mund të quhet me gjithë mend ai shpirtmadh që i falë asaj djelmnie ideologjinë e vërtetë të “Shqiptarizmës” reale – kombëtare.” I shqetësuar për fatin e kombit, por edhe me dëshirën që kombi të marrë rrugën e duhur, me dhimbje e emocion njëkohsisht, me logjikë dhe frymë idealiste, pra në frymën okcidentale, Krist Maloki do të shprehej: “Fjalët e pallavrat e kafeneve e as bisedat e shkrimet akademike s´e shpejtojn kombin nga vdekja që i kercnohet. Jo, shpetimi i kombit shqiptar varet vetem nga ndergjegjëja e tijë. Dhe ketë ndergjegjëje mund t´a zgjojë dhe t´a ndezi vetem flaka dinamike e një djalerije të pastër, të një djalerije vetmohimtare dhe plot aktivitet shembëllor. Nga aparati mekanik-qeveritar s´ka shka pritet në këto punë. Qeverija mund t´i dorëzoj popullit ilaçe e mjete per kurim e perparim, porse ajo s´mund të kujdesohet edhe per mirëperdorimin e tyne. Këto të gjitha janë punë ndergjegjjeje, janë punë të shpirtit. Dhe shpirti ndezet vetem nga një shpirt tjeter, nga një shpirt i flakët…” Rreth lidershipit shqiptar të Kosovës Dëshira e Malokit për “…një djalerije të pastër …një djalerije vetmohimtare”, për një “shpëtim” kombëtar nuk arrihet. Me gjithë dëshirën e tij për kombin e tërë, Shqipëria më 1913 dhe më 1919 cungohet. Pjesë të kombitshqiptar i jepen nga Fuqitë e Mëdha të kohës shteteve të etura ballkanike. Edhe Kosova, si pjesa më e ndjeshme nga gjitha pjesët tjera të banuara me shqiptar, hynë në trajtimet e Malokit. Mendimet rreth Kosovës kryesisht ai i shpreh në letrat e tij, të cilat njëkohësisht janë edhe pjesë dëshmie e kohës dhe qëndrimeve që ai i përmbahej. Ai brengosej po ashtu në mënyrë të veçantë për Kosovën, mbase ishte edhe vendlindja e tij. Në letrën dërguar Kazim Prodanit, (të cilin e vlerëson shumë, duke e quajtur se “jeni një tip i veçant politikan dhe zhurnalist shqiptar” dhe i vetmi që e meritonte të quhet ashtu sipas profesorit), dalin shumë të dhëna dhe mendime interesante të Malokit rreth problemeve shqiptare dhe në veçanti Kosovës, gjegjësisht asaj që në dokuemtat diplomatike europiane të kohës së para copëtimit njihej si Upper Albania. (ne për saktësi duhet të themi Shqipëria Verilindore). Maloki shprehëe shqetësimet e tij, veçanarisht për sjelljet e “elitës” shqiptare të Kosovë, që në atë kohë (vitet 1950’) vepronte e sillej duke e “refuzuar” identitetin e vet, duke u munduar të mbulohej me një petk të rrejshëm dhe të përkohshëm. Për këtë fenomen ne letrën e parë dërguar Prodanit shkruan: “një realitet tjetër i Kosovës është që as gjysma e kosovarëve as që kan prishur ndjenjat për një bashkësi dhe liri kombëtare… paraqiten më tepër si turq se si shqiptarë… me gjithë se s`dinin turqisht…Akademiku kosovar preferon zyrtar, spitalet, dhe ndërmarrjet shtetrore jashta Kosovës, mësuesi i normalës kosovare kërkon të futet o ner qytete o ner krahina sllave, ku paska “ma lezet jeta”… në policin sekrete (UDB) me qindra kosovar … qenkëkan më të zot dhe më të çkathët … Populli i fushave dhe malësive kosovare i ka lën zakonet dhe adetet e moçme shqiptare dhe ka nisur ta gëzojnë jetën o fare orientale o fare moderne, në daç si kundrejt seksit femëror si dhe seksit të përkundërt… hajde pastaj dhe i beso shqiptarizmit të kompatriotëve kosovarë!…” Maloki flet për “pisllëk shpirtërorë” që është përhapur në jetën e përditshme në Kosovë. Maloki “Problemin Kosovar” e ka përcjellë përherë, madje edhe duke dhënë propozime se si ka mundësi që të bëhet “internacionalizimi” i saj. Me gjithë kontaktet dhe vlerësimet e ndryshme që ka bërë, ai nuk gjen dot shokë për një studim serioz që do ta lëvizte “Problemin Kosovar”. Kolegët e tij, nën presionin e kushteve politike nën të cilat jetonin, e kishin refuzuar një punë të atille, duke argumentuar se “ende s’kishte ardh koha”, apo duke u fshehur pas frazave evazive. Maloki ishte një personalitet që në shpirtin e vet kishte barrën kombëtare. Shpesh herë ai shprehej: “une jam kosovar nacjonalist, kam qenë gjithë jetën t’ime kosovar patriot…” ndërsa procesin e shpëtimit të Kosovës e shprehë duke shënuar: “Shpëtimi i Kosovës dhe ringjallëja e Shpirtit Kosovar munt të vijë vetëm nga brenda dhe nëpër vepra të verteta dhe të perbashkëta kulturrale të të gjithë kosovarëve, kudo qofshin në botë”. Përfundim Figura e dijetarit shqiptar nga Kosova, gjegjësisht Shqipëria Verilindore, që ka jetuar e vepruar në Grac të Austrisë, është e lidhur ngushtë me “politikën e Kombit Shqiptar”dhe çështja e kombit shqiptar luante një rol kryesor në agjendën e tij. Për atë “totaliteti”(sipas filozofisë së Aristotelit), Kombi Shqiptar, kishte rëndësi më shumë se sa gjithë pjesët e saj. Shkrimet e tij edhe pse nga gjuha ishin të ashpra, ishin reale dhe përkonin me realitetin shqiptar. Ato shkaktonin “dridhje” kur publikoheshin. Dhe si njeri “idealist” me zemër në kombin kudo dhe ngado që shkonte, ai bënte kritika për ato fenomene negative në shoqërinë shqiptare, të cilat e hendikaponin zhvillimin e tij. Dhe për këto “pisllëqe shpirtërore”që lundronin në kombin e tij, që në agjendën e tij ishte në rangun e parë, ai vuante shumë, brengosej tejmase. Ishte një kundërshtar i rreptë i asaj “elite” shqiptare që ishte e infektuar nga “orientalizma”. Kërkonte një djalëri të pastër. Dhe vetëm djalëria e pastër që do duhej të dilte nga vetë shpirti i Kombit, do ta shpëtonte atë. Kritikonte oksidentalizmin formal, ndërsa e avancon atë oksidentalizmin e vërtetë shpirtërorë e të pastër. Duke njohur mirë organizimet e shoqërive në perëndim, i ndikuar edhe nga filozofët e mëdhenj, ai kurr nuk kishte distancë nga identiteti shqiptar, përkundrazi, ai elementet kryesore që e përbënin “shpirtin shqiptar” Besa, Ndera dhe Burrnia ishin elemente që e përcjellin gjatë gjithë jetës. Ai i mbronte këto tri elemente të “shpirtit shqiptar”me një logjikë interesante dhe nuk kishte kurrfarë probleme që ato t`i harmonizonte si veti të shenjta edhe me filozofinë moderne të organizimit shoqërorë. Ai në këto tre elemente shihte edhe bazën e një shoqërie të shëndoshë shqiptare oksidentale. Në të vërtetë dijetarin tonë, gjendja kombit shqiptar e rëndonte në mënyrë të jashtëzakonshme. Ishte idealist por edhe realist dhe gjërat i shikonte në mënyrë objektive, mbase edhe si shkencëtar që ishte, ai nuk i lejonte vetës të shkruante dhe të fliste pa gjuhën e argumentit. Puna e Krist Malokit është e veçantë. Mendimet tij rreth temave të ndryshme lidhur me kombin shqiptar, ai i shtjellon nga një kënd ndryshe nga të tjerët. Problemet i lokalizon shumë shpejt dhe në formë precize. Ai kapte problemin në thelb, aty ku “orientalistave” nuk iu pëlqente fare. Marre prej trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Krist Maloki polemik Elsa Demo | 08/04/2010 Në 110-vjetorin e lindjes së intelektualit nga Prizreni që u formua dhe ngrysi jetën në Vjenë e Grac. Iu kushtua mendimit shqiptar në shkencat humane dhe ekonomike. Në kritikën letrare ai doli kundër adhurimit të ikonave. Në mesin e viteve '20 doli me tezën që argumenton pse Naimi nuk është poet kombëtar dhe as poeti më i madh i Shqipërisë. Për një tjetër premtim të madh, Maloki pyeste: A âsht poet Lasgush Poradeci? Në ndryshim nga roli universal që i besohet kritikut letrar si zbulues i së resë në letrat bashkëkohëse, roli i Krist Malokit në mendimin kritik letrar shqiptar, marrë në gjithë shtrirjen historike të një shekulli, - nga viti 1906 i Kohëtores së Konicës tek vitet e pas nëntëdhjetës - lidhet së pari me dyshimin. Me dyshimin e asaj që është pranuar e vërtetë e fundme, që është bërë traditë (vepra e Naim Frashërit) ose që i është premtuar lexuesit si letërsia e njëqind viteve të ardhme (poezia e Lasgush Poradecit). Mbi çfarë tezash mbështetet Krist Maloki (8 prill 1900-1972) kur përdor psikanalizën dhe kritikën kulturhistorike? A u mbetet konsekuent bindjeve dhe pikëpamjeve për leximet e autorëve shqiptarë dhe veprave të tyre? Ku afron dhe ku dallon me hulumtues të tjerë si për shembull, Çabejn, kur hyn në kufijtë e interpretimeve sipas kulturë-historisë? Dhe së fundi: disa çështje të stilit të kritikës letrare të Malokit, të cilat për shkak të përmbajtjes dhe ideve nihiliste, eliminuese dhe rreptësisht kritike të tijat, janë lënë mënjanë. A përbën në këtë aspekt një model kritika letrare e Malokit? Ikonoklasti U cek më sipri, si hyn Maloki në mendimin kritik duke u shprehur kundër adhurimit të ikonave të letërsisë shqipe. Jemi në mesin e viteve '20 kur Maloki doli me tezën që argumenton pse Naimi nuk është poet kombëtar dhe as poeti më i madh i Shqipërisë. Dhjetë vjet më vonë, për një tjetër premtim të madh të kritikës për letrat shqipe, Maloki pyet: A âsht poet Lasgush Poradeci? Njëri dhe tjetri poet, Frashëri dhe Poradeci - jetuan në kohë që i ndan shekulli i ri dhe Shqipëria e pavarur - shihen ashtu siç shihet roli i poetit në kohën e formimit të kombeve dhe identiteteve nacionale: si prijës shpirtëror. Edhe pse i takon një akti herezie në epokën bizantine të shek VII, termi ikonoklast përcakton rolin e Malokit kritik letrar teksa operon në një mjedis ku poeti konsiderohet apostull nacional dhe ku vlerësimi ekstrem i tij si ikonë e një njësie shpirtërore bëhet jo për motive mirëfilli letrare. Kishte marrë doktoratë në filozofi në Universitetin e Gracit, ishte bërë veprimtar i shoqatës "Albania" të studentëve shqiptarë në Austri, kishte debutuar në revistën "Dialëria" të kësaj shoqate, me pseudonimin K. Lepeteni qysh më 1922. Në vitet '30 merr doktoraturën e dytë për drejtësi. Kishte shkruar ndërkohë në revistat "Përpjekja" të Branko Merxhanit me pseudonimin Mali Krishna, "Leka" me inicialet Dr. Kr. M, Krrabë Malsore. Me emrin e tij kishte botuar tek "Hylli i Dritës" edhe esenë "Oriental apor Okcidental". Angazhimin në kritikë ai e motivon në esenë "Literatura shqiptare": "Paralel me gjendjen socjale qindron dhe literatura e jonë e shkatrrueme. Pa një drejtim, pa një qëllim të përbashkët - mbasi u shterp dhe lopa e patriotizmit - vjershojn "poett" e sotshëm ner gjithfar anësh të Shqipnis e gjithfar vendesh të huej, sejcili në mendje të vetë, pa fije inspiracjoni e shije artistike." Pak kohë më vonë, Vangjel Koça, i cili së bashku me Malokin janë cilësuar modele të pastra të kritikut letrar, i shkon pas kur shkruan: "...botën mendore shqiptare e mahnit ekstremizmi. Disa e ngrenë Naimin në zenit dhe disa e ulin në nadir. Kjo ngjan edhe për Fishtën, dhe për Lasgushin, dhe për Mjedën, dhe për të tjerë. Të mos harrojmë se ekstremizmi nuk është sëmundje vetëm shqiptare, por dhe e përbotshme. Mirëpo ky ekstremizëm - le ta quajmë kritik - nuk e dëmton aspak letërsinë. Të shumtën, të shumtën, mund të lëndojë ose të përkëdhelë ndjenjën regjionaliste letrare, që mjerisht fle akoma në shpirtin tonë." Kritikë si kjo Tek disa autorë kyç të kritikës letrare shqiptare të gjysmës së parë të shek. XX, në vend të shpalljes së një metode, aderimit apo aplikimit të një shkolle të caktuar të mendimit kritik evropian, gjejmë të shtjelluar në formën e parafjalës për doracakë arsyet pse mjedisi letrar shqiptar ka nevojë për një kritikë letrare shqiptare. Konica, Maloki, Kuteli, Koça, Pipa më vonë, flasin për një mision të kritikës. Sikur çdonjëri prej tyre ta ketë parë njëlloj, të ndërprerë, rrjedhën e saj, ndaj kërkon nga një dhjetëvjeçar në tjetrin të lindet kritika. Natyra e kritikës së Krist Malokit shfaq një karakteristikë që ishte e përgjithshme për kritikën letrare shqipe. Shqetësimi nga mungesa e një kritike serioze e cila, sipas Malokit, dëshmon se "kulshtedra shoqnore", e quajtur "opinjoni publik", nuk është gati, ngaqë deri atëherë çdo mendimi dhe ideje në fushat e shkencës dhe të kulturës i dilnin kundër "savantat dhe engjikllopedistat e kafehaneve - mbrenda e jasht Shqipnis! - e dijtun nga frika se mos po i rrëxohen nëpër frymën e re kolibat e veta mendore të vjetrueme." Reagimin e botës shqiptare ndaj kritikave të tij ai e merr për dëshmi dhe për pasqyrë të gjallë të zhvillimit kulturor dhe historik të vendit në 30 vitet e fundit. Kjo për sa u përket faktorëve të jashtëm. Sa për kritikën në vete, qëllimin e saj ai e sheh tek orientimi në "rrugën e ndrejtë kah e mbara, kah nderi e kah e vërteta." Në këtë drejtim, duke i njohur kritikës një rol në etikë - "Çdo kritikë letrare me vleftë ka tendenca edukative", thotë ai - dallon nga themeluesi i kritikës letrare moderne, Faik Konica i cili ndante atdhesinë nga letrëtyra dhe pretendonte nga autorët shqiptarë një vlerë letrare universale që të matej me kultura të tjera. Konica pyet: Ç'është kritika letrare? Dhe përgjigjet: Është një gjykim i vlerës së librave. Ai thotë: "Kur më pëlqen e kur më ç'pëlqen një vepër, nuk arrin të këcej a të shfryj: duhet të shfaq përsetë e pëlqimit a të ç'pëlqimit tim, në qoftë se dua të përpiqem të shokësoj këndonjësit në një ndjenjë me mua." Kurse Maloki pretendon prej misionit të Kritikës të mos mjaftohet vetëm "me shikime dhe kundrime dialektike, me njatë kolovitje ndërmjet veprës së kritikueme dhe botëkuptimit të vet, jo, kritika e vërtetë e ka për detyrë me ngrehë mba njato polaritete shikimesh e kundrimesh urën synthetike dhe ylberin e shumëngjyrshëm të një vepre krejt të re artistike. Kritikani i vërtetë mundet që nuk asht i zoti me prodhue vepra të njëllojëshme me ato të kritikuemet, mirë po kritika krijuese dhe prodhuese në vetvehte i ka gjithë hiret e një kreatyre origjinale dhe të përjetëshme." Vetëdijen për ta ngritur tekstin kritik në nivelet e tekstit letrar e gjejmë tek pak kritikë shqiptarë të epokës së Malokit. Tjetër gjë, sikurse do ta shohim më poshtë, nëse vetë Maloki i ka arritur apo nuk i ka arritur kërkesat e estetit. Përmendëm Malokin dyshues, jo vetëm kur gjykon për një proces të afërt në kohë, po edhe për një të largët, kah tradita. Dyshimi i tij mbështetet nga natyra pretencioze e tij. Ai e hap rrafshin e diskutimit për nga kultura të tjera atëhere kur kundërshtarët e tij pretendojnë a priori për një poet dhe letërsi internacionale, dhe e ngushton lëmin tek humusi anas kur të njëjtët kundërshtarë flasin për poet dhe letërsi kombëtare. Maloki-Çabej, afër dhe larg Dyshimet mbi kombëtaren dhe etninë në poezi që Maloki diskuton tek Naimi dhe Lasgushi, po edhe tek Fishta (në vitet gjashtëdhjetë), na shpien tek tema e letërsisë së një populli parë si e lidhur ngushtë me historinë dhe gjeografinë e atij populli. Në një ese të gjatë ("Për gjenezën e literaturës shqipe", botuar për herë të parë në "Hylli Dritës" 1938-1939) të botuar në kohën kur Maloki i kishte hedhur tezat për dy poetët dhe pritur rrufetë, Eqrem Çabej trajton, (duke iu referuar kryesisht romantizmit në letërsinë shqiptare) idenë e njësisë shqiptare si një njësi etnike dhe kulturhistorike, e rrjedhur nga njësia gjeografike. Fakti që nacioni dhe politika kanë qenë tema kryesore të letërsisë sonë deri në vitet '30, përbën sipas Çabejt ndryshim kulturhistorik e tipologjik, dhe është një ndryshim themelor krahasuar me letërsitë e Perëndimit. "Prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm." Në dallim prej tij, Maloki është i kapur pas idesë shqiptare, shpirtit të vërtetë shqiptar. Lidhjet më të forta me këtë ent etnik, sipas tij i ka Gjergj Fishta që "s'ka qenë tjetër veç se kasneci, rapsodi e predikuesi evangjelist i njasajë shpirtsije e mendsije arbënore, e cila përmbëlidhet ner tri fjalë, ner tri parulla a ner tre kushtrime mijvjeçare: Besë, Nder e Burrni shqiptare." Aty për aty ai shton se Fishta harron se gjallon në shekullin XX, nuk e sheh realitetin përreth. Kurrfarë lidhjeje nuk gjen mes Naim Frashërit vjershëtar dhe idesë shqiptare, ndërkohë që Çabej dallon para së gjithash tek poeti i vonuar romantik një patriot, edukator: "Do të pranojmë se me përjashtim të disa pak vjershave vlera letrare e poezisë së tij është e pakët. Sepse veprat e tij më fort se qëllimit estetik i shërbenin një qëllimi etik." Pasi ka mbrojtur nëpërmjet qasjes psikanalitike tezën për sipërfaqësinë e veprës së "poetit kombëtar", për karakterin ahistorik të saj, Maloki pohon se vetëm pas ardhjes së dytë në Stamboll, më 1882, Naimi bëhet simbol i idesë rreth zgjimit të një kombi. Sa për Lasgushin, për aq sa kërkon këndvështrimi kulturhistorik i Malokit, edhe këtij poeti i mungon lidhja e ngushtë me kombin shqiptar si "ent ethnik dhe jo ent politik apor patriotik." Ai flet për mungesën e koloritit karakteristik shqiptar, të cilin e gjen te fryma, atmosfera, afshi, amsia, akullsia, shpirtsia, ngjyrësia, çka i ndesh edhe në jetën sociale e personale. Këto janë provat e Malokit për ata që i përshtatin Lasgushit titujt "vjershëtor i kombit", "poet kombëtar" dhe veprës së tij "me bukuritë e saj pa shoqe në letraturën shqipe e me shoqe të rralla në letraturën e përbotshme". Autori, teksti Maloki nuk shfaqet epigon i kritikës psikanalitike. Ai nuk zbaton një teori psikanalitike për hir të teorisë por i referohet biografisë së autorit duke marrë parasysh mjedisin shqiptar, dhe shqiptarësinë e letërsisë së tij. Kjo ndodh në rastin e Naimit tek i cili herë e çon jeta e poetit nga të dhënat biografike të të afërmëve, herë e çon vepra e tij. Burimet qofshin direkte ose indirekte për njohjen e autorit në pikëpamje gjenetike, janë të pamjaftueshme për të aplikuar një psykologji analytike. Megjithatë nga aq informacion sa ka për fëmininë, adoleshencën dhe rininë deri në të tridhjetat e poetit, Maloki tenton të gjejë projektimin e personit, shpirtit dhe karakterit të tij te teksti, vepra letrare. Nuk mund të thuhet se me këtë lloj kritike ia del mbanë. Në fund të fundit, ai e quan poet të prirë për "rrojtje pranë votrës", për shkak të fizikut të brishtë dhe tendenca "hypertrofike qëndron në të gjitha veprat e tija". Letërsinë, atë persiane në veçanti, e shikon faktor bazë në formimin e karakterit të tij. Maloki shtron hipotezën se budizmi e gjeti derën hapur tek ky shpirt të mbrujtur në mjedisin bektashi. Janë një sërë poezish që Maloki pohon të jenë shkruar nisur nga besimi për shtegtimin e shpirtit (metempsychoza). Pikërisht te shpirti budist ai shikon burimin e frymës ahistorike te vepra e Naim Frashërit. "Istori e Skëndërbeut", thotë ai, nuk u përshtatet ngjarjeve të vërteta dhe bashkë me "Qerbelaja" janë pasqyra të mitologjisë persiane. "... e mos t'ishte fjala për luftë etj., do të kishim përpara nesh ma tepër një femën se sa një hero!" (Shih "Oriental apo Okcidental) Për këto përfundime ai i referohet tashmë tekstit. Guximi për të përdorur një kritikë psikanalitike në rastin e Lasgush Poradecit, duket se e lë në baltë Malokin. Edhe ato burime që përdor nga njohja personale me poetin janë pak. Ai shikon një individualist, tipar që ka dalë në pah nga "mungesa e forcës poetike, ose nga varfërija materiale-financiare ose nga dobësija fizike por sidomos nga një frikë anormale nga ndonjë sëmundje dhe infeksion. Ka krijuar do komplekse inferioriteti dhe është bërë më hypohondër, mizantrop dhe vetmitar... Një studim psikologjik dhe kulturëhistorik mund të zbulojë rrënjët e koloritit lasgushian. Neve mjaftohemi me hamendjen se poezia e tij është e përshkuar nga shirita sllave, vllahçe dhe romano-franceze. Një ambëlsi e butësi ma fort femnore se burrnore që i depërton gjithë vjershat e tija." Kritika psikanalitike për rastin e Lasgushit duke e çalë. Në tërësi, kritika e Krist Malokit kalon në fazën e komentimit dhe të vlerësimit të autorit dhe veprës së tij, pa patur shoqe para po për fat të keq as më pas. Stili Në të vërtetë Maloki nuk dha deri në fund shembullin e një modeli kritike të cilën ai e shpallte mision. Eklektik, proliks, me gjithë erudicionin, duket se rrjedha e shkrimeve të tij përhapet në toka ku mjetet e metodave dhe argumentet nuk mjaftojnë, as atëherë kur thërret në ndihmë krahasimet me artet figurative, muzikën, filozofitë dhe kultura të tjera. Përhapja në fusha të dijes bën që të humbasë konsekuencën. Ai kundërshton me pasion lëvdatat e kritikëve, mirëpo në fund, rezulton se kjo gjuhë pasioni është më shumë përgjigje që ai u jepte kritikëve të kritikave të tij. Çfarë do të mbetej nëse do ta zhvishnim kritikën e Malokit nga ky pasion? Duket një qerthull. Shkrimet e Malokit "nisën kritikën e kritikës në kritikën tonë dhe me vetëdije e inkuadruan vështrimin psikanalitik, e më shumë atë psikobiografik tradicional, siç cilësohet sot, dhe atë kulturohistorik." Ky është vendi që i jep Rugova këtyre "përpjekjeve psikanalitike për kritikë objektive" (Ibrahim Rugova, "Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983.") Maloki është marrë me disa autorë bazë para tij dhe të kohës së tij. Ai nuk përfaqëson modelin e kritikut letrar që sipas kriterit universal ka për mision zbulimet letrare, por përkundrazi atë që vë në dyshim vlera të konsoliduara letrare. Ai është një kritik që nuk e sheh dot të ndarë vlerën shqiptare, autoktone të një vepre nga vlera universale. Maloki nuk sistematizon me koncepte praktikën dhe teorinë e vet kritike sepse siç vënë re me të drejtë disa studiues ai nuk u mor me kritikë letrare për hir të kritikës. Kjo do ishte një nga mangësitë e kritikës së Malokit. Dy fjalë edhe për botimet e fundit të kritikës letrare të Malokit në Tiranë dhe Prishtinë: janë modeli më i keq i punës me tekste që kanë një distancë kohe mbi gjysmë shekulli që nga botimi i parë, e sidomos kur gjuha është e dialektit geg. Përmbajnë shumë gabime gjuhësore, tekstet e integruara gjermanisht nuk janë të përkthyera. Shënimet dhe poshtëshënimet janë me pasaktësi dhe nuk u korrespondojnë teksteve përkatëse. Lind nevoja për një botim kritik të kritikës letrare apo mendimit kritik social e ekonomik të Krist Malokit. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Profesor Krist Maloki ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System