Forums
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Apr 12 2010, 09:42am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Shkodra bahet nuse"

Anila Dushi | 11/04/2010



Për herë të dytë qyteti i "Shkodrës ka hapur panairin e nusërisë

"Shkodra bahet nuse", sërish, me panairin e dytë të nusërisë, i cili nisi si një risi në qytetin më të madh verior. Për dy ditë me radhë të gjithë qytetarët e Shkodrës do të shijojnë asortimentet që i nevojiten për ditën më të bukur të jetës së tyre, siç është dita e dasmës. Qyteti antik i Shkodrës, krahas vlerave historike, shoqërore, ekonomike, ka edhe një varg karakteristikash kulturore, të cilat ia njeh mbarë vendi e më tej.
Ndërmjet relikeve të një tradite kulturore mijëravjeçare, vend të rëndësishëm ruan ceremoniali i dasmës shkodrane, ardhur nga kohërat si simbol i hyjnizimit të jetës, i dashurisë së qytetarëve për trashëgimin e saj nga brezi në brez. Nisur nga eksperiencat ndërkombëtare në fushën e marketingut dhe përvoja e fituar në organizimin e parë të këtij lloji në vitin 2008; rezulton si një formë mjaft e mirë dhe efikase e afrimit të produktit me klientin janë edhe panairet tematike.
Nga vrojtimi i kujdesshëm i tregut lokal por mbi të gjitha i nevojave të publikut të Shkodrës, u ideua dhe organizua e një panairi tematik me pjesëmarrjen e të gjithë aksesorëve të industrisë së dasmës. Pas çeljes së këtij panairi organizatorja, Egesta Ferhati shprehet se "Kjo nismë, e cila tashmë po kthehet në traditë për ti sjell Shkodrës atë për të cilën krenohet, një dasmë shkodrane, moderne me të gjitha aksesorët që i nevojiten kësaj dasme".
Ky panair, i cili vjen tashmë për herë të dytë në Shkodër, në vetvete synon që t'i ofrojë çifteve në prag të martesës, tendencat më të reja në fushën e velarive, të ftesave por dhe asortimenteve të tjera shtesë për të cilat ka nevoje një dasmë perfekte, duke mos harruar dhe vendin ideal që ato kërkojnë për të kaluar muajin e mjaltit.

mMarre prej Gazeta Shekulli Online
trokit ketu


[ Edited Mon Apr 12 2010, 09:47am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Mon Apr 12 2010, 07:25pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
E di qe ta pa terheku rrufete e vajzave te forumit ,po a me duket apo martesat kane ken hobby ne Shkoder jo aq per çiftin sa per lukunite e shkusave qe gati e kan pas ba 'punen' e tyne si profesion?



Back to top
L - N
Thu Apr 15 2010, 07:03am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Nuk është veriu me mustaqe dhe qeleshe"

e. d | 14/04/2010

Andamion Murataj, bashkëskenarist:

"S'ka të bëjë fare me mustaqe dhe qeleshet ky film", thotë që në fillim një nga autorët e skenarit dhe producenti shqiptar që jeton në Nju Jork, Andamion Murataj. Ngjarjet ndodhin në një fshat relativisht të civilizuar.

Papritur jeta e Nikut 17-vjeçar dhe Rudinës 14-vjeç ndryshon për shkak të një konflikti prone që në film nuk e shohim kurrë, sepse ngujimi nuk ka interes. Pesha bie mbi Nikun. Niku dhe Rudina përjetojnë një vit në gjendje ngujimi.

Në kulmin e ambicieve Niku që do të hapë qendër interneti dhe Rudina që do të vazhdojë shkollën, detyrohen të heqin dorë. Këtu nis drama e filmit. Gjithçka tregohet nga këndvështrimi i dy adoleshentëve, për t'u shtrirë si një konflikt midis të rinjve dhe brezit të baballarëve.

"Kemi udhëtuar vitin e shkuar nga Tamara në Velipojë për të gjetur dy personazhet. Është arritje gjetja e tyre", thotë Andamioni. "E njoh Marstonin, prej disa vitesh. Ai ka një sy kirurgu që e sheh shoqërinë përtej lëkurës. Parimi i Josh-it është që të shohë përtej.

Unë e njoh mirë dhe e kuptoj dëshirën e tij për të bërë një film thjeshtësisht me një gjuhë realiste. Kujtoj se suksesi i "Maria full of grace" solli domosdoshmërinë e prodhimit të filmave me një fryme të re në Kolumbi. Pastaj serioziteti i këtij projekti është një gjë e mirë edhe për Shqipërinë". Sa për mbështetjen e "Fandango-Portobello" (Angli/Itali) dhe "Journeyman Pictures" (ShBA) Murataj thotë se "i jep këtij projekti një prestigj ndërkombëtar.

Që të dyja kompanitë janë të mirënjohura për realizimin e filmave cilësorë, që gjithmonë fitojnë çmime dhe zënë vende të nderuara në kinematografinë ndërkombëtare, duke sjellë edhe shpërndarjen komerciale të veprës në gjithë botën. Filmi do të ndjekë një fushatë prezantimi në disa festivale.

Në një kohë, kur Shqipëria po përpiqet të ndërtojë dhe shtrijë aleancat e saj, një bashkëpunim ndërkulturor i këtyre përmasave jep mundësinë e një ndikimi te forte dhe pozitiv në të ardhmen." Në këtë kuptim ndoshta Qendra Kombëtare Kinematografike do të bëhej partnere në projekt në një fazë të ardhshme për postproduksionin e filmit. Shteti shqiptar ka dhënë deri tani vetëm mbështetje morale.

Murataj thekson se s'kemi të bëjmë me një histori të importuar nga Nju Jorku nga një njeri që papritur lexoi për fenomenin e gjakmarrjes në shtypin amerikan. Vitin e kaluar të dy bënë një udhëtim nga Jugu në Veri të vendit. Marston-i mbajti një ditar dhe vetëm pasi pa dhe takoi njerëz, vendosi ta bëjë këtë film. "Filmi është shkruar në Shqipëri", shton Murataj, "dhe kjo nuk është drama e Veriut. Si në veri si në jug, njerëzit kanë jetë. Në këtë histori njerëzit janë gjithçka."

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu

HAJDE GAZETE KOMTARE HAJDE ??? HAJDE GAZETARI HAJDE ???

PREJ TITULLIT SHIFET SHKALLA E GAZETARIZMIT DHE STANDARTET E GAZETS SHEKULLI ???

Cfar te keqjet ka qeleshja apo mustaqet ???

A difton civilizim apo injorance nderhymja e paragjykimet???

SE PSE SHIFET VERIU SI GOGOL PREJ GAZETS SHEKULLI ALA SE KUPTOJ ???

A THU MENOJN SE VERIORT JANE BARBART E GREQISE DHE RROMS ALA A ???

SE CA I PRISHE PUNE QELESHJA KUJ ALA SE KUPTOJ ???

SI MOS ME KENE GAZETE SHQIPTARE POR ME TE THANE MENJA SE JE TUJ LEXU NE NDOJ GAZETE KSENOFOBISTE NE BEOGRAD APO ATHINE !!!

NDOSHTA BOSI I GAZETS SHEKULLI, FIRMAVE TE NDERTIMIT, DHE MIKU I NGUSHT I KLANEVE POLITIKE NE TIRANE ZOTI KOCO KOKELLIMA NUK ASHT SHQIPTARE DHE I KA INAD SHQIPTART E VERIUT NE VECANTI ???

KU E GJEJNE MORE KYT GUXIM ME INATDHEK E PARAGJYKIM TE MSHTETUN NE TRIBALIZEM KRAHINORE SE KUPTOJ ???

NEJSE TE PAKTEN RREFLEKTOJNE SHKALLEN E GAZETARISE DHE INTELEKTUALITETIT QI KA KJO KLASE PSEO-INTELEKTUALE, QI KA PUSHTU CDO QELIZE TE TIRANS JO VETEM MEDIAN.


SHOKT E TANE ATYNE QI KANE MAJT QELESHE MUJ PERSONALISHT ME BAJN KRENARE






[ Edited Tue Jun 08 2010, 06:40am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Apr 15 2010, 07:14am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pazari i gjallë dhe jeta në film

Jorida Pasku | 14/04/2010

Regjisori Joshua Marston nis punën për xhirimin e filmit, një histori shqiptare. I qetë, i duruar, kërkues.

Detaje nga dita e tretë në sheshxhirim dhe përjetimet e protagonistëve në lagjen "Rus" të Shkodrës

Shkodër

"Ju lutem mos kaloni kësaj rruge... po xhirohet një film..." Asistentët dhe ndihmësit në sheshxhirim të regjisorit amerikan Joshua Marston, nuk reshtin tri orë së përsërituri kalimtarëve në tregun e lagjes "Rus", në Shkodër.

U kërkojnë të ecin natyrshëm, të mos shikojnë kamerat, ndërsa ata kuriozë rrinë pa lëvizur në mes të rrugës, qeshin, fjalosen me njëri-tjetrin, ose largohen me përtesë duke i thënë sho-shoqit: "Hajt se janë tu xhiru filma". Një skenë si kjo, që paraqet një pjesë qyteti të papërgatitur, me zhurmë, njerëzit si në jetën e çdo dite, i takon filmit të dytë të gjatë në karrierën e Joshua Marston-it.

Ai duket i qetë, i duruar, studion me kujdes skenën dhe pas çdo duble afrohet tek protagonistja, Rudina (në rol Sindi Laçej), për ta këshilluar si duhet t'i drejtohet shitësit, qëndrimin që duhet të mbajë, si duhet të jetë shprehja e saj dhe ku duhet ta hedhë vështrimin. Këtë paradite të së hënës po xhirojnë një skenë të thjeshtë.

Rudina, 14 vjeçe, po kërkon të marrë cigare kontrabandë. Shitësit në një pikë shumice ushqimoreje i kërkon 5 steka "Marlboro" pa pullë. Dyshues për kërkesën e vajzës, shitësi e largon me vrazhdësi dhe nervozizëm. Ky ton as në zë e as në portret nuk i vjen së brendshmi djalit që është marrë për këtë rol të vogël.

Regjisori këmbëngul disa herë në këtë skenë për të nxjerrë pak inat nga karakteri i amatorit. "Më i egër... reago keq kur ajo të thotë unë i shes... thuaji ik, largohu", thotë me një shqipe simpatike regjisori amerikan. Duket që ai beson se amatorët duhet të jenë pjesë e tablosë së gjallë që kanë përreth.

Për 4 muaj ka kërkuar nëpër shkolla të Shqipërisë Nikun dhe Rudinën. Mes 3000 nxënësve, nga 35 shkolla në veri të vendit, ka vendosur për Tristan Halilajn dhe Sindi Laçejn.

Përkushtimi i Marstonit dukej edhe në gjeste të vogla, tek sistemonte ëmbëlsirat, ushqimet, paketat e cigareve, gazetën në banakun e dyqanit të shitësit, duke tërhequr vëmendjen ndaj detajeve të tjera, në mënyrën si paketohet një produkt, si kthehet restoja dhe çfarë komunikimi zhvillon shitësi me blerësin.

Pas 2 orë xhirimesh, kërkoi të përmbyset skena e xhiruar dhe të shkurtohen dialogët.

Një zonjë që po kalonte aty, kliente e rregullt e dyqanit, u bë befas pjesë e filmit. Nuk mund të mohohet entuziazmi i njerëzve të zakonshëm para kamerës, një ftesë që zor se e refuzojnë.
Sindi dukej që e kishte hequr drojën, duke lëvizur me shkathtësi në vendin ku po xhirohej, e kënaqur që është ajo e zgjedhura për këtë rol.

"Dita e parë ishte shumë emocionuese, me kamerat aty gjithë kohën, njerëzit që flisnin. Pas 2 orëve, ia mora dorën dhe tani nuk e kam problem", tregon Laçej në pushimin mes dy skenave që xhiroheshin atë ditë.

Marstoni e kishte menduar Rudinën një vajzë të freskët, "ujë e sapun" kur i thonë, të njomë e vitale, sytë të gjallë, buzëqeshjen të çiltër. Në prag të adoleshencës ajo duhet të luftojë për t'u bërë e zonja për familjen e saj që po kalon ditë të vështira.

Ajo është e veshur thjesht, bluzë me mëngë të shkurta, pantallona kadife bezhë, e sipër xhuboks portokalli.

"Roli më pëlqen, edhe pse është jashtë personalitetit tim. Unë jam, një tip i shkathët ngaqë jam marrë edhe me sport", tregon Sindi për veten.

Ajo ka dëshirë të tregojë për historinë e Rudinës që jeton në një fshat afër Shkodrës, të na njohë më shumë me përjetimet, realitetin, dramën e saj. "Babai i Rudinës bën një punë të thjeshtë që nuk fiton shumë.

Është një vajzë e ndrojtur, e mbyllur në vete. Kur ndodh një fatkeqësi në familje, ajo detyrohet të marrë në ngarkim punën e të atit, të ndryshojë, të çlirojë botën që kishte ndrydhur brenda vetes dhe të piqet shpejt. Edhe pse është adoleshente, ka përgjegjësi mbi supe".

Filmi

Xhirimet e filmit të Joshua Marston-it, deri tani pa titull, zgjasin dyzet ditë në qytetin e Shkodrës dhe vende përreth. Skenari është shkruar nga Marston dhe producenti shqiptar i filmit, Andamion Murataj. Do të jetë në gjuhën shqipe, interpretojnë aktorë profesionistë dhe jo profesionistë. Aktorë: Refet Abazi (babai, Mark) nga Shkupi, Ilire Vinca Çelaj (nënë Drita) dhe Çun Lajçi (gjyshi Ded) nga Prishtina.

Amatorë: Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Zana Hasa, Esmeralda Gjonlulaj, Elsajed Tallillli. Në rolë të tjerë për karaktere episodike janë shumë që luajnë për herë të parë që janë banorë të Shkodrës dhe që kanë kaluar audicionin shkëlqyeshëm.

Është një bashkëprodhim i shtëpisë filmike shqiptare "Lissus Media" dhe asaj amerikane "Dean Street Production", një nga producentët e të cilit është Paul Mezey i shtëpisë filmike "Journeyman Pictures" (SHBA). Mezey është një producent i suksesshëm i kinemasë indipendente amerikane që ka prodhuar ndër të tjerë filmat e nominuar me Oscar: "Maria Full Of Grace" i Joshua Marstonit dhe "Half Nelson" i Ryan Fleck.

Mbështetje financiare është gjetur edhe nga distributorët e suksesshëm të kinemasë europiane, "Fandango Portobello" (Angli/Itali), prodhues i filmit "Gomorra" të Matteo Garrone-s, fitues i Grand Prix në festivalin e Kanës më 2008.

Sindi Laçej (Rudina)

Sindi, 14 vjeç, nga Shkodra, është nxënëse në shkollën "Ismail Qemali". Në film ka rolin e Rudinës, një adoleshente e ndrojtur dhe e mbyllur në vete.

Pas një fatkeqësie që ndodh në familje, asaj i duhet të ndryshojë, të bëjë punën e të atit dhe të sillet më e rritur se ç'është.
Në audicionin përfundimtar në shkollën "Ismail Qemali", Laçej u zgjodh mes 10 nxënëseve. "Isha pak e emocionuar se e kam pasur ëndërr dhe nuk ma merrte

mendja kurrë", tregon shkodrania 14-vjeçare, që e pëlqen Rudinën, edhe pse është ndryshe nga ajo, nuk ka droje dhe miqësohet shpejt me të tjerët. Është ndoshta ky lloj afeksioni për rolin, që e bënte Sindin të çlirët dhe të sigurt në vendin e xhirimit.

Tristan Halilaj (Niku)

Protagonisti tjetër kryesor i filmit, Niku, nuk ishte të hënën në sheshxhirim. Ky rol i është besuar Tristan Halilajt që në fakt është 18, një vit më shumë se personazhi që i ka rënë për pjesë të luajë për herë të parë në jetë. Tristani jeton në Shkodër dhe studion në shkollën "Jordan Misja".

Ditën kur regjisori Joshua Marston dhe producenti e skenaristi Andamion Murataj bënë audicion në shkollën e tij, Halilaj mungonte. Ndoshta një vonesë e tillë, ishte një ogur i mirë për Tristanin, që u zgjodh për rolin e Nikut, nga dhjetëra audicione të zhvilluara në 4 muaj kërkim për filmin. Halilaj interpreton rolin e 17 vjeçarit që i ka ndodhur në tragjedi në familje, i duhet të nxjerrë vetë jetesën e tij.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu

Joshua Marston nën hijen e pjekurisë së të rinjve

Elsa Demo | 14/04/2010

Hera e dytë që regjisori amerikan udhëton shumë larg vendit të tij për të bërë një film për moshën e pafajësisë, për të rinj që duhet të vendosin për jetën duke qenë brenda pragut të një familje të ngujuar.

Në Shkodër dhe Gur të Zi, Marston po krijon veprën e tij të ardhshme për një vend në tranzicion. Regjisori: "Nuk është film për gjakmarrjen."

Shkodër

Kishim lënë pas Lagjen Rus në Shkodër, Mëngjezoren "Kelmendi" e cila dukej të kishte marrë këtë emër pas një më të vjetri, Mëngjezore "Eliaz Bandulla" i zënë në ndryshk. Kishim lënë pas lëmshin e trafikut, njerëzve, biçikletave, rrobeve të zeza të dimrit dhe të shiut, kryqëzimin e lerosur që bëhej sikur kontrollohej nga një polic.

Ai shesh në skajin tjetër të qytetit që i ngjante një porte nga s'del dot njeri, ishte vend xhirimi për filmin akoma pa titull të një regjisori që quhet Joshua Marston. Ashtu si ngjarjet kthesë në jetën e dikujt ndodhin pa qenë nevoja të jetojë gjatë dhe thellë, skena e pazarit me një vajzë 14 vjeç, karakteri i dytë kryesor i filmit, ndodh në buzë të atij sheshi të zakonshëm, në anë të asaj mëngjezores.

Karaktere realë dhe botë reale, është kërkesa për një film të vërtetë që ka Joshua Marston-i, duke përdorur një kamera super 16mm mbi supet e anglezit Rob Hardy, e ndjeshme për ta xhiruar botën si një dokumentar.

E ka nisur karrierën si fotoreporter për Life Magazine nga Parisi dhe më pas për ABC News gjatë Luftës së Gjirit Persik. Jetoi në Pragë për një vit ku dha mësime anglishteje.

I lindur në Los Anxhelos (aktualisht jeton në Nju Jork), emri i tij u bë i njohur ndërkombëtarisht me një histori kolumbiane në filmin "Maria full of grace" (2004), fitues ndër të tjera i çmimit "Alfred Bauer" në Berlinalen e po atij vit dhe i Çmimit të Publikut në Festivalin e Sandensit.

Catalina Sandino Moreno, të cilin Marston e gjeti pas kinoprovave me 800 vajza, fiton Ariun e Artë në Berlinale si aktorja më e mirë për rolin e Marisë, dhe e para aktore kolumbiane në historinë e kinemasë së vendit të saj e cila po shkonte aq larg sa të kandidohej për çmimin Oscar.

Regjisor i "Coney Island" pjesë e filmit "New York I Love You" të realizuar nga 11 autorë e ku interpretojnë Cloris Leachman dhe Eli Wallach, i episodeve nga "Six Feet Under" (HBO), "Swingtown" (CBS), "Law & Order" (NBC) dhe "In Treatment" (HBO).

Kaq sa për t'ia prezantuar lexuesit një regjisor, të guximshëm po të marrësh parasysh vanitetin komercial e ideor në kinemanë e autorëve industrialë të vendeve të mëdha. Filmi në Shqipëri që është i dyti i gjatë në karrierën e tij, ashtu si edhe "Maria full of grace", ka një histori që ka s'ka të bëjë me vendin e tij, është i gjithi në një gjuhë që s'është e tija, në shqipe, interpretojnë disa aktorë kryesorë amatorë për të cilët është lodhur deri sa i ka gjetur.

Marston-i është i interesuar për antropologjinë e kulturave që s'kanë të bëjnë me kulturën nga vjen. Por portretet që ai kërkon kanë të bëjnë me një farë shpirti të shtegtuar njerëzor që ai mund ta kapë në një çast dhe në një vend të caktuar gjatë kërkimeve të tij.

A do të jetë Shqipëria dhe historia e tij shqiptare ky çast i kapur?

Pa filluar nga puna është folur se ky do të jetë një film tjetër për gjakmarrjen. Jo pak kanë rrudhur buzët, ashtu siç ka pasur të tjerë që kanë besuar se Marston-i mund të jetë i duhuri për ta rrokur këtë fenomen të vjetër dhe aktual.

Mbi këtë motiv kujtojmë "Të paftuarit" (1985) të regjisorit Kujtim Çashku bazuar në romanin "Prilli i thyer" i Ismail Kadaresë. Më 2001 Walter Salles realizon "Abril Despedaçado" (2001), edhe ky u bazua tek i njëjti roman i autorit shqiptar, por filmi është ambjentuar në Brazilin e fillimit të nëntëqindës.

Pati sukses në disa festivale të rëndësishme. Më 2004, shkrimtarja Elvira Dones realizon një produksion zviceran, "I ngujuar". "Busulla" (2007) një film i shkurtër nga Bujar Alimani, mbahet mbi një histori të vërtetë gjakmarrjeje në Shkodër.

Më 2009 del në kinema produksioni "Gjallë" me regji të Artan Minarollit, një nga filmat më të dobët në historinë e kinemasë shqiptare të pas nëntëdhjetës, sidomos për degjenerimin e temës në fjalë.Pastaj janë jo pak dokumentarët televizivë që janë realizuar nga TV-të shqiptare.

Po të vazhdonim më tej, Andamaion Murataj, producenti dhe skenarist bashkë me Joshua Marston për projektin në xhirim, do të na thoshte se tema jo vetëm që s'është e rrahur, por edhe po të ishte, tjetër është qëllimi i filmit. Edhe në revistat amerikane për kinemanë si "Variety" apo "Screen Daily" është paraqitur si një film për gjakmarrjen.

Por në intervistën e parë që regjisori Joshua Marston po jep nga sheshi i xhirimit për "Shekullin", sqaron se nuk kemi të bëjmë me një film për gjakmarrjen, por me një histori të pjekurisë së adoleshentëve.

Kishim lënë pas xhirimet në Lagjen Rus, grupi i punës ishte para nisjes për në Gur të Zi, fshati ku do të xhirohen skenat kryesore të filmit, kur Joshua Marston-i, duke mbajtur në njërën dorë pjatën me dy copa ëmbëlsire, dha këtë intervistë.

Intervista/ Flet Joshua Marston

Si shkoi dita e tretë xhirimeve?

Ishte një mëngjes i jashtëzakonshëm dita e tretë e xhirimeve, sepse zbritëm në Shkodër ku ke mundësi të kapësh jetën dhe vitalitetin e gjithë qytetit. E rëndësishme për këtë film është që ndihet realist dhe që aktorët tanë t'i përgjigjen botës së vërtet që i rrethon.

Ajo që bëmë sot në mëngjes ishte vendosja e aktores dhe e aktorëve tanë në atmosferën e vërtetë, në Shkodër, në treg që është plot jetë dhe gjallëri dhe ku përzihen bashkë fabula që ne kemi shkruar me atë botë që ekziston.

Çfarë nënkuptoni me atë "botë e vërtetë"?

Me "botë e vërtetë" e kam fjalën për një botë të cilën ne si kineastë nuk duhet doemos ta kemi nën kontroll, nuk është e thënë që ta krijojmë apo ta ngremë nga themelet. Në këtë rast do të thotë se 99% e asaj që ju shikoni në ekran, është ajo që do të ndodhte edhe po të mos kishit qenë të pranishëm.

Është e dyta herë që udhëtoni shumë larg vendit tuaj për të bërë një film, së pari në Kolumbi dhe tani në Shqipëri, pse, çfarë doni të tregoni?

Të bësh filma për mua është një mundësi për të nxënë dhe për zbuluar vende dhe mjedise të reja, prandaj udhëtoj dhe bëj kërkime që përfshijnë qoftë edhe vëzhgimin e njerëzve. Pikërisht këtë gjë kam bërë me këtë film.

Andamion Murataj dhe unë harxhuam disa muaj duke këqyrur shumë familje që jetojnë të ngujuara, mësues, ndërmjetës, ekspertë të Kanunit, me qëllimin për të kuptuar me të vërtetë se çfarë do të thotë të jesh në GJAK, sot në vitin 2010 në Shqipëri, dhe çfarë do të thotë të jetosh në izolim.

Dhe çfarë mësuat deri tani?

Mësova, me sa duket, se të jetosh në ngujim sot nuk është njëlloj si tridhjetë, pesëdhjetë apo tetëdhjetë vjet përpara. Nuk do të thotë të jetosh në KULLË, por jeton në shtëpi, me televizor, videolojëra, me telefona celularë.

Kështu që ekziston ky kontrast, një botë e re absolutisht normale për ne që jetojmë rregullisht, disa lloj rrethanash që janë krijuar jo prej botës së re, po prej Kanunit, diçka që i përket traditës. Nuk është konflikti, por ky kontrast që merr për mua vlerën më të madhe. Ky kontrast mua më flet për tranzicionin që vazhdon e vazhdon në Shqipëri.

Prandaj bashkëskenaristi shqiptar dhe të tjerë pranë këtij projekti këmbëngulin për ta prezantuar filmin jo siç është thënë deri tani, jo si një vepër tjetër për gjakmarrjen?

NUK është një film për GJAKMARRJEN. Para së gjithash është një film për rritjen e dy fëmijëve. Pra në këtë pikë mund të shtojmë se nuk është në mënyrë specifike një film vetëm për Shqipërinë, po për diçka universale, që edhe ata që nuk janë shqiptarë ta kuptojnë dhe të gjejnë lidhje dhe përkime me jetën e tyre. Pra është për diçka rrënjësisht njerëzore: për mënyrën se si rritesh.

Së dyti është një film për zhvillimin e tranzicionit si një shoqëri nga një vend në një tjetër, ky kontrast midis diçkaje të re dhe diçkasë së vjetër.

Tek filmi "Maria full of grace" që ju bëri të njohur në botë, personazhi është 17 vjeç. Niku, personazhi shqiptar qendror, është po aq. Është koincidencë apo ju intereson të tregoni për këtë moshë të njeriut?

Unë interesohem për nivelin social të tranzicionit, pra çfarë ndodh në Shqipëri, dhe po aq jam i interesuar për tranzicionin dhe zhvillimin e karaktereve të mi, duke i parë ata në ndryshim, prej fillimit në fund të filmit.

Prandaj shpesh interesohem për personazhe të asaj moshe kur janë duke bërë një ndryshim, kur janë duke mësuar diçka, kur janë ndërkohë duke zbuluar diçka për veten e tyre dhe që do të bëhen tjetër, do të bëhen njerëz të rinj.

Ka diçka personale në këtë mes?

Në çdo film që bëj, gjithnjë ka diçka personale. Sado që shqiptar nuk jam, personale dhe private nga jeta ime, është fakti që ky film merret me zbulimin, dua të marr vesh çfarë do të bëj me jetën time, çfarë vendi duhet të kem: duhet të rri me familjen time apo të mos rri me të, të jem i pavarur apo duhet të respektoj zakonet dhe traditat e shoqërisë ku jetoj dhe të cilës i përkas.

Këto janë gjëra të cilat janë të lidhura edhe me jetën time. Janë tema ku më pëlqen të gërmoj dhe ku e gjej veten në shumë prej punëve që bëj.

Cilat kanë qenë rezultatet më të rëndësishme të kërkimeve tuaja në Shqipëri?


Gjëja më e thellë dhe më prekëse për mua ishte qëndrimi në shtëpitë e familjeve që sot jetojnë në izolim, në qytet dhe në vendet jashtë Shkodrës.

Para se të vinim në Shkodër, kishim folur me shumë njerëz këtu në Shqipëri, që na kishin thënë se nuk janë dhe aq familjet e izoluara, se numri i fëmijëve të ngujuar ishte ulur. Por kërkimi ynë na tregoi se janë shumë familjet që jetojnë në ngujim dhe e vërteta është e gjallë akoma.

Realiteti është i shumë i dhimbshëm dhe është veçanërisht i dhimbshëm kur flet, siç fola unë, me një djalë që ishte ngujuar 11 vjeç dhe kur e takova ishte 13, që nuk i takonte më shokët, që nuk kishte dalë kurrë nga shtëpia, nuk shkonte në shkollë. Dhe kur e pyeta se çfarë i mungonte më shumë, nisi të qajë dhe tha: Shokët e mi. Ky ishte për mua një çast jashtëzakonisht prekës.

Në filmin tuaj flitet shqip, xhirohet i gjithi këtu. Çfarë filmi ta quajmë?

Është një histori shqiptare dhe filmi është një bashkëprodhim shqiptaro-amerikan.

Prapë po punoni me aktorë jo profesionistë, çfarë i sjellin ata punës suaj?

Po punoj me një trupë të përzier aktorë profesionistë dhe jo profesionistë. Aktorët e rinj janë jo profesionistë sepse nuk ka aktorë profesionistë në Shqipëri që të jenë 14 apo 17-vjeçarë. Thjesht nuk ka. Na është dashur dhe ka qenë e nevojshme të intervistonim 2500-3000 fëmijë për kinoprovë.

Besoj se ata që nuk janë marrë më përpara me aktrim mund t'i sjellin punës që bëj unë një ndjesi të realitetit dhe të forcës jetësore. Por sigurisht që më pëlqen të punoj me aktorë profesionistë dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur që do të punoj me aktorët profesionistë të këtij filmi.

Si ka qenë përvoja juaj si fotoreporter?

Më thatë 3 pyetje... kam nevojë të ha diçka dhe të bisedoj se çfarë do të bëjmë pas drekës...(heziton) Fotogazetaria ashtu si edhe kinematografia, e kërkon që të dalësh nëpër botë për të zbuluar gjëra të reja. Të dyja kanë të bëjnë më shumë me vrojtimin e realitetit se sa me imponim e konceptit tënd për botën për atë çfarë të zënë sytë.

Pra qëllimi është t'i përgjigjesh realitetit më shumë se sa të detyrosh vështrimin tënd. Fotogazetari do të thotë të shkosh në vende që nuk i njeh dhe të dëshmosh për to, të përpiqesh që ta shndërrosh një vend, një territor, në një trashëgimi që të jetë kuptohet nga njerëz të tjerë.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Thu Apr 15 2010, 07:21am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jun 08 2010, 06:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
fiton Sara 5-vjecare



SHKODËR- Jemi mësuar të ndjekim shpesh herë konkurse bukurie, të vajzave e djemve, por ketë radhë në garë janë vënë zagarët e gjuetarëve shkodranë, të cilët konkuruan në konkursin "Miss Zagari", të organizuar nga shoqata e gjuetarëve “Jakup Bajri” në qytetin e Shkodrës, në bashkëpunim me shoqatën kombëtare të gjuetisë si dhe shoqatën homologe në Ulqin të Malit të Zi.
Aktiviteti është organizuar në pikën turistike të Shirokës dhe në të kanë marrë pjesë mbi 20 zagarë të racave të ndryshme, të cilët janë prezantuar përpara jurisë së përbërë nga specialistë të fushës së gjuetisë dhe të veterinarisë. Votat më të shumta në komision i ka marrë zagari i quajtur “Sara” me moshë 5 vjeçare, raca e të cilit është Seter Italiane.

Zyhdi Mustafa, kryetar i Shoqatës së gjuetarëve shkodranë, deklaron se ky aktivitet, i cili në Shkodër organizohet rregullisht në 3-4 vitet e fundit, synon të kthehet në një traditë. Konkursin në fjalë e ka vlerësuar edhe sekretari i përgjithshëm i konfederates së gjuetisë shqiptare, Thimi Perri, i cili ka propozuar që tradita e mirëfilltë e krijuar në qytetin e Shkodrës të shtrihet edhe më tej. Sipas tij, shumë shpejt mendohet që një konkurs i tillë të organizohet në shkallë vendi për të përcaktuar "Miss zagarin shqiptar", aktivitet që, sipas tij, do të tërhiqte jo pak interesin e opinionit.
(m.a/BalkanWeb)


Copyright 2010 BalkanWeb.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jun 11 2010, 04:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Shkodra Jazz Festival” në edicionin e gjashtë

11/06/2010 Çelet sonte në Shkodër edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar “Shkodra Jazz Festival”.




Festivali kushtuar muzikantit të madh shkodran, violinistit Rrok Jakaj do të zgjasë dy ditë dhe shënon praninë e mirëpritur të muzikantëve të njohur të skenës botërore të muzikës jazz.


Rrok Jakaj


Në Shkodër do të gjenden artistë të afirmuar të skenës botërore, si një nga muzikantët më të rëndësishëm të skenës jazz spanjolle, Isaac Turienzo,


Isaac Turienzo


por edhe nga talentet shqiptare që po afirmohen në skenën ndërkombëtare, si kitaristi e kompozitori Orges Toçe.


Orges Toçe


Jazz, por edhe kontaminime kreative të tij me flamengon do të dhurojë Jorges Pardo, apo me gipsy jazz të “The Ockus-Rockus Band”.



Një dimension i rëndësishëm i festivalit do të jetë edhe këtë vit përfshirja aktive e qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilëve do t’u jepet mundësia të dialogojnë me festivalin përmes talk-show-t muzikor të organizuar në rrugën historike Kolë Idromeno.

Artistët e përfshirë në këtë projekt do të vihen gjithashtu në shërbim të brezit të ri të muzikantëve shkodranë që po formohen në shkollën e muzikës, ku do të organizohen mësime kushtuar jazz-it.



© 2004 METROPOL GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jun 15 2010, 10:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kumtime qershori nga Shkodra në Tiranë


Ardian Ndreca | 14/06/2010

Duke kaluar në zemrën e dy qyteteve të mëdha të vendit, si gjithmonë e bukura me të shëmtuarën bëjnë duelin e radhës.

Kush do të fitojë?


Me shkue në Shkodër me mendimin se po gjen diçka prej "Pasqyrave të Narçizit" të Ernest Koliqit asht si me pa andrra në beze.

Megjithatë mund të gjejsh shumë gjana, disa prej të cilave pozitive, siç asht për shembull fakti që njerzit që takon rrugës duken ma të buzëqeshun dhe vetë ajri nuk e ka ma atë tensionin e para disa viteve, kur nga çasti në çast mund të ndodhte gjithçka.

Qendra e qytetit për synin normal ka marrë nji pamje tjetër. Duket si nji birrari e madhe, anash së cilës kalimtarët ecin tue iu gjegjë përshëndetjeve majtas e djathtas.



Në mes rruga asht e shtrueme me gur lumit me llaç, nji kalldrëm shumë i veçantë, që në nji qytet ku bie borë dhe ka ngrica kushedi se sa mund të durojë. Kudo pallate të reja të shëmtueme kanë zaptue qytetin, tue fshi prej tij kopshte dhe lulishte, bahçe dhe gjelbrim.

Takoj miq të rinj e të vjetër. Nji pjesë e tyne komentojnë fjalimin e kryetares së kuvendit para fëmijëve me rastin e festës së 1 qershorit. E kam pa atë fjalim në facebook dhe më kujtoi mënyrat sesi na e prishnin dikur gëzimin e 1 qershorit tue na çue me mbledhë kamomil apo tue na detyrue me u marrë me marrina tjera të urryeshme si "puna e dobishme". Çdo kohë ka pezmatimet e veta.

Shihet qartë se tashma kryetarja nuk e ka ma mbështetjen e dikurshme në vendlindje, por kuptohet lehtë se nji pjesë e atyne që i dalin kundër e bajnë thjeshtë prej nji shtyse fondamentaliste.

Ata në fakt nuk flasin për mungesën e ideve dhe të trajtimit të problemeve reale, për nivelin e cekët dhe për fjalimet shabllone e të mërzitshme me të cilat ajo kënaq të mëdhaj e të vegjël, por kufizohen tue e sha të nisun prej nji instinkti të lashtë që e kanë të vështirë me e mbytë.

Në nji mbramje qershori në Shkodër pret se mos po ndien aromën e jargavanit apo të karajfilave të famshëm, por jo, tymi i qelbët i plehnave të djegun, që era zemërgjanë bjen prej "varrezave të dëshmorëve" përmbyt lagjet lindore të qytetit. Ajri ka lagështinë e s'merret frymë prej asaj ere.



Ndoshta askush nuk e din në atë vend se dioksina asht nji helm i rrezikshëm që komprometon sidomos shëndetin e fëmijve!

Si ka mundësi që në qytetin tem nuk ka njerëz me ndjeshmëni qytetare që t'i dërgojnë nji peticion ministrit të Mjedisit për me i kërkue zgjidhjen e menjihershme të këtij problemi!

A thue presin që të çohet prej vorrit Pashko Vasa, Luigj Gurakuqi dhe Migjeni, tek kambët e të cilëve qyteti jem djeg plehnat, për me i shkrue dy rreshta atij ministri!

Apo ndoshta fama e tij, e lidhun me zjarre dhe shpërthime vdekjeprurëse, i pengon me u ankue për zjarre e për tymna që mbysin pak nga pak në kohë!
Tiranë, qershor 2010.


Mbas kësaj here kam vendosë që kur të shkoj në Tiranë të mos rri ma tek miqtë e mij në Rrugën e Kavajës. Altoparlanti i fuqishëm i xhamisë së asaj rruge çante me përpikmëni natën me zanin e vet të tmerrshëm tue i kujtue njerzve se ishte aty dhe që sot ma shumë se kurrë kishte nji za të fuqishëm. Në farmacinë poshtë kishin mbarue hapat e gjumit.

Natën e dytë s'fjeta derisa falja nuk u ba. Mesazhi ishte shumë i qartë edhe për miqtë e mij të huej që nji muej ma parë kishin ardhë me mision prej Komisionit Europian.

Ai za aq i naltë nuk ka të bajnë asgja as me sensin fetar dhe as me përfytyrimin që ne kemi krijue prej përshkrimeve të udhtarëve të huej të dy shekujve të kaluem. Asgja ekzotike, piktoreske, poetike, por vetëm nji fondamentalizëm agresiv që matet me decibel dhe që ka marrë vrull sidomos mbas vitit 2005.

Trafiku i tmerrshëm i Tiranës përban nji sfidë të përditshme për fëmijët dhe pleqtë. Shoferët duket se janë anmiqtë e kambësorëve. Ma të pamëshirshmet janë makinat me targa qeveritare që ecin pa u ndalë para dritës së kuqe, tue lanë shtang policët që s'dijnë se çka me ba.

Asgja s'na ndalë, as semaforat dhe as kambësorët e mjerë, po hyjmë me yrysh në Europë.

Kafet e Bllokut janë përplot me të rinj. Duket se kanë shumë gjana të randësishme me kumtue çdo ditë, ose s'kanë asgja dhe presin Godonë e rradhës që t'i shpëtojë përkohsisht!

Ajri asht i ndotun dhe plot pluhun. Skënderbeu mbikqyrë punimet rreth tij dhe asht i vetmi që nuk e çon zanin në nji vend ku çdo budallë e teveqel e ka përherë nji mikrofon në dorë.

Para Bankës Kombtare nja dy duzina fytyrash kurioze dredhin zingjirin tue tundë do letra e tue i pëshpëritë kalimtarve "bono, valutë, euro, dollarë".
Në faqen e Muzeumit Kombtar varet nji poster i madh me "Samaritanën", vepër e piktorit Lin Delija. Mbrendë asht ekspozita antologjike me veprat e tija. Nji arkitekt i talentuem dhe nji studjuese e mirënjohun e kanë kujdesue mjeshtrisht atë.

Më kot kërkova edhe kësaj here me pa veprat e Delisë në Galerinë Kombtare, por nuk i ekspozojnë. Janë 27 vepra që dy koleksionista, nji gjermane dhe nji italian, kanë falë që në vitin 2004, por hapsina e vetme që u asht dhanë deri tash asht ajo e magazinës së Galerisë.

Si gjithmonë e bukura me të shëmtuemen bajnë duelin e rradhës. Kush do të fitojë?
Në këtë çast betejën e ka fitue e shëmtuemja, por siç këndonte dikur nji bashkëqytetar i jemi: "lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do të dali, prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit".

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Tue Jun 15 2010, 10:21am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Sun Jun 20 2010, 05:59pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
E kisha preferu piacen ne kyt design.







Back to top
☼sunshine
Sun Jun 20 2010, 06:02pm
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)

Registered Member #2555
Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pm

Posts: 11539
psssssssssssssss mas me tu ba me kalu ne pedonale masditeve, me ata karrigat e tavolinat qe kan nxjerr aty mush me djem, ne 5 hap me nga 10 fjal te drejtohen pssssss

* * *
O nate e qete...
qe xhiron bosh...
kur degjon frymemarrjen time..
mos mendo..
te luash muziken tende
te vetmis...
une veshtroj qiellin..
duke prit mengjesin..
te vallzoj...me diellin...



Back to top
Al Bundy
Sun Jun 20 2010, 06:06pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Ban pjese e tradites rinore shkodrane sunshine/P

Po kamben mbrapa te muri a e vejne prap?lol



Back to top
Gurabi
Sun Jun 20 2010, 06:07pm

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
sunshine a ka mundsi i minute a ka here se kam ni

Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
☼sunshine
Sun Jun 20 2010, 06:09pm
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)

Registered Member #2555
Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pm

Posts: 11539
ahahahahhaah ja skan nevoj me cu njenen kam te muri, se tash ulen ndej n'karriga e i cojn te dyja

* * *
O nate e qete...
qe xhiron bosh...
kur degjon frymemarrjen time..
mos mendo..
te luash muziken tende
te vetmis...
une veshtroj qiellin..
duke prit mengjesin..
te vallzoj...me diellin...



Back to top
Al Bundy
Sun Jun 20 2010, 06:11pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Gurabi ka shkruar:

sunshine a ka mundsi i minute a ka here se kam ni



lol He motra? T'ka hup çelesi? (Tirane)/

Klasi i rinise shqiptare/



Back to top
Gurabi
Sun Jun 20 2010, 06:12pm

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466


Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
L - N
Wed Jun 23 2010, 11:20am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Futbollisti i vogël”fiton festivalin e këngës për fëmijë



Kënga “Futbollisti i vogël”, interpretuar nga Tedi Paçrami dhe Riad Bashi, me tekst dhe muzikë të kompozitorit Jetmir Barbullushi, u shpall fituese e Festivalit të 48-të Kombëtar të këngës për fëmijë.
Në skenën e teatrit “Migjeni”, pritësja tradicionale e festivaleve për fëmijë, për tre netë me radhë u interpretuan 34 këngë. Sipas regjisorit Osman Mula, ecuria e festivalit “ka qenë mjaft e mirë, kjo edhe falë punës profesionale që është bërë me fëmijët në fazat përgatitore nga mësuesit e tyre të muzikës”.

Krahas interpretuesve që konkurruan për trofeun e festivalit, emocione sollën edhe grupet e ftuara nga Vlora, Kosova dhe Maqedonia, që u pritën me shumë interes nga të pranishmit. Me skenografi të Adnan Kastratit, e cila u konsiderua si një nga më të bukurat e të gjitha festivaleve të mëparshme, spektatorët shijuan interpretimet e veçanta të fëmijëve.

Festivali u organizua nga Bashkia Shkodër, Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër dhe Radiotelevizioni shqiptar, me mbështetjen e MTKRS-së, Ministrisë së Arsimit dhe nën kujdesin e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli.

2010-06-22 15:39

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Ultra-Shkodrane
Sat Jun 26 2010, 02:02pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Sot ne Shkoder per publikun Shkodrane dhe adhuruesit e pikturse, ne hapsinen e bashkis para shatervanit asht hape ekspozita e piktorit shkodrane Skender Skica. simas bashkise kjo hapsine e bashkisë tash e mrapa ka mu perdore per me ekspozu artin e tane artistave shkodrane.
Back to top
belgium
Mon Jul 05 2010, 09:59am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Shkodra sot ka nevoj per te gjith ju dhe ma shum pe rinvestime se po shkretohet krejt ne oeren 23h cdo gja bahet e shkret ska gjallni.....shum kan ik....asht pergjysmu popullsia ne qytet.
Back to top
Cen Durimadhi
Sun Aug 08 2010, 03:40pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
Shkodres mas ja qani hallin hiq , se e ke tan miletin tu ba qef e tu u knaq , Lokalet i ke plat , Velipoja plat , Qa doni ma Shkodrant jan njerz qefi mar tamarsha

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
☼sunshine
Sun Dec 05 2010, 08:50pm
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)

Registered Member #2555
Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pm

Posts: 11539
Pergjith shpi ka 2 makina..Tana t'shtrejta gjithfar markash..Tuj harru se jetojm n'vend varkash..Me pas ble ka 1 vark per shpi..Kishim nis me ba tregti..Dal n'sheti me gru e fmi.. C'merr prej Kirit der n'Mal t'Zi..Pa kqyr vi pa njoft kufi..Gjith ka t'dush ti me ja hi..N'dej n'vark tande n'det me dal..Per ka t'cojn e bardha val..Mos me ja rrit nderen per viz..As Berishs as Ramiz Alis.............
(marr ne internet)

* * *
O nate e qete...
qe xhiron bosh...
kur degjon frymemarrjen time..
mos mendo..
te luash muziken tende
te vetmis...
une veshtroj qiellin..
duke prit mengjesin..
te vallzoj...me diellin...



Back to top
L - N
Tue Dec 07 2010, 11:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodranët, me “gjaksin” në shtëpi




E henë, 06 Dhjetor 2010 12:21

Shiu fillon sërish, sikur dielli të mos kishte ekzistuar kurrë. "Perandoria e ujit" ka përpirë një pjesë të qytetit dhe vazhdon të zgjerohet ngadalë drejt qendrës. Jemi në lagjen Xhabije të Shkodrës, në pikën ku asfalti zhduket nën ujin e llumtë të përmbytjes. Është ora 15:47, e diel, 5 dhjetor. Kohë gri. Fytyra njerëzish po aq gri. Na u desh pak kohë të negocionim me ekuipazhin për të hipur në varkën ku ndodhemi, një mjet i ardhur për emergjencën nga porti i Durrësit. "Jemi vetëm për hall", na u shprehën dhe veç pasi këmbëngulëm na morën në një rrugë drejt Baçallëkut.
Ca fekale njerëzore që pluskojnë mbi ujë të neveritin pamjen e trishtuar që të shfaqet para syve. Varka përparon përtueshëm përmes lagjes Xhabije dhe çdo metër i përshkuar të shton ndjesi plogështie e keqardhjeje rreth asaj që ndodh përreth. Shiu nuk ka mendje të ndalë. Të paktën është më i qetë se ai që na shoqëroi gjithë rrugën nga Tirana në Shkodër. Mban erë e rëndë. Uji i shiut i Bunës dhe ai i kanalizimeve të zeza të qytetit janë bërë një. Më parë pamë nëpër Shkodër klor të hedhur trotuareve. Frikë infeksionesh. Timonieri i varkës, Xhevdeti, njeri me pamje të fisme, rreth të 60-ve manovron mes varkave të vogla, që shfaqen pas çdo ngushtice mes pallatesh. Referimi që jemi duke notuar fiks mbi korsinë e kalimit të automjeteve, që të nxjerr nga Shkodra, janë vazot e betonta trafikëndarëse. Ato që janë rreth 1.5 metër të larta, tashmë duken vetëm 2 pëllëmbë përmbi ujë. Problem mbetet lëvizja e ndonjë automjeti të ushtrisë në drejtimin e kundërt. Varka në të cilën jemi nuk është shumë e manovrueshme dhe dallgët e krijuara nga kalimi i furishëm i ndonjë kamioni pranë, mjaftojnë për t'i humbur ekuilibrin deri në batim. Mësojmë se dallgët e krijuara nga automjetet kanë dëmtuar edhe vitrina dyqanesh apo edhe qepenat e aluminit. Gjithçka përqark është nën ujë. Boll që të jetë kat mbi dhe. Banesë, lokal, rrobaqepësi, servis, dyqan buke. Xhamia dhe kisha nuk kursehen. "Liqeni" mbi të cilin lëvizim popullohet vetëm nga kamionët e lartë të ushtrisë dhe nga varkat. Nga rrugët e lagjeve shquhen varka të mbushura me familjarë, me gra e fëmijë, me ndonjë qeskë e plaçka ndër duar. Të tjerë, me furnizime ushqimore. Vështrimi dhemb. Tek-tuk dëgjon ndonjë të qarë me zë, si edhe lutje drejt Zotit. "Zot, bjere mar!", thotë dikush nga të pranishmit në varkë. Edhe zemra më e fortë dhe më e sprovuar njerëzore preket me çfarë shohim. Miliona para të investuara, të zhytura nën llum. Dhjetëra vite punë, lodhje, sakrificë të pronarëve të tyre janë tkurrur në asgjë për pak ditë. "I padëshiruari" ka depërtuar kudo. Në tarracën e një ndërtese njëkatëshe në anë të rrugës shohim dhjetëra njerëz. Ka edhe fëmijë. Kërkojnë t'i marrim. Ekuipazhi u thotë se nuk kanë më kapacitet dhe se duhet të vijnë të tjerë. I lëmë pas, aty mbi tarracë, të rrethuar nga uji. Banorët janë ngujuar. Kësaj here "gjaksi" nuk është person konkret. Ai nuk i ka pritur pas porte apo në pusi. U ka shkuar drejt e në derë, U është futur brenda në shtëpi. Ua ka marrë atë edhe i ka dëbuar të zotët. Varka ecën dhe tej duket ura e Bunës. E dimë që është urë, ndaj e quajmë të tillë. Tani ajo ngjan veç një pasarelë e gjatë që është njësh me sipërfaqen e stërmadhe të ujit të Bunës të mbifryrë. Zhaurima e helikopterëve humanitarë që kalojnë ultas çdo pesë minuta, të pështjell më keq në ankth dhe frikë. Për në Baçallëk lamë varkën dhe ecëm rreth 800 metër në këmbë. Edhe aty, uji është Zot. Banesat nxijnë. Errësira po i zë vend dritës dhe po mbështjell gjithë lagjen në terr. Nuk ka energji elektrike. Banorët janë larguar. Ka mbërritur vetëm nga një burrë për çdo shtëpi. Ankohen se s'kanë ujë dhe ushqime. "Na sollën veç 50 mijë lekë ushqime dhe nuk i mbajtëm", thotë njëri prej tyre. Ankohen se janë harruar.

Copyright © 2010 Panorama ONLINE
trokit ketu


[ Edited Tue Dec 07 2010, 11:18am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 07 2010, 11:25am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, jeta natën në qytetin e ndarë nga uji



E henë, 06 Dhjetor 2010 12:23

Në të hyrë të qytetit, jeta ecën normalisht, a thua se nuk ka ndodhur gjë në qytet, por vetëm 500 metra larg qendrës, makinat ndalen dhe fillon trafiku i lundrave. Përmbytja paralajmërohet nga era e rëndë e ujërave të zeza, si dhe trotuareve të bardhë me klor, për të parandaluar epidemitë. Një vijë uji ndan jetën me vdekjen, humbjet prej miliona eurosh dhe fitimet e ditës të pjesës tjetër të qytetit.
Jeta në qytet
Ndërsa një pjesë e qytetit, rreth 25 mijë banorë, ndodhet nën ujë, pjesa tjetër nuk fle as në orët e vona të natës. Fast-food-e, bare, madje edhe kompani bastesh qëndrojnë hapur deri në orët e para të mëngjesit. Në qendër të Shkodrës, dy djem punonin në fast-food-in e tyre, ku për të blerë diçka për të ngrenë duhej të prisje çerek ore. "Puna na është trefishuar", thotë njëri prej tyre, që s'ka kohë për të humbur duke biseduar, sepse porositë s'kanë të mbaruar. Më poshtë, një piceri e vogël, e cila shërbente me motor, e kishte parkuar atë në anë të rrugës, sepse nuk kishte mundësi të lëvizte për porosi. Një radhë e gjatë personash qëndronte në banakun e picerisë së vogël për të marrë picat në karton. Më tutje, një dyqan i vogël rrobash vijonte të rrinte ende hapur, edhe pse ora kishte kaluar 23.00 e mbrëmjes. Pjesa e papërmbytur e qytetit ka siguruar shërbimet e zonës ku sundon uji. Të rinjtë qëndrojnë deri vonë në lokale, duke pritur që shiu të pushojë e uji të largohet nga shtëpitë e tyre. Në zonën historike në mes në natës, dëgjon muzikë të lartë të një lokali nate. Më tutje, një dyqan rrobash qëndron hapur. Afër xhamisë, disa qendra interneti janë plot me të rinj, e plot është edhe një market i vogël që shet perime në orët e vona të mbrëmjes.
Në orët e para të mëngjesit dhe drekës sheh kamionë të shumtë që lëvizin nga prefektura e bashkia. Në dhjetëra bare rrotull, ushtarakë, policisë, zjarrfikës kanë zënë tavolinat. Çdokush flet për shiun që nuk pushon, por që shpesh preferojnë të komentojnë edhe reagimin e politikës. Helikopterët zhurmojnë qytetin. Tek Shtabi i Emergjencave sheh zyrtarë të lartë, të cilët mblidhen për të diskutuar për paraditen dhe evakuimet, ndërsa pasdite mblidhen për të diskutuar operacionet e vështira gjatë natës. Në shkallët e Prefekturës takojmë kryetarin e bashkisë, si dhe kryetaren e Kuvendit, Topalli, të veshur me çizme llastiku. "Kemi mijëra të paevakuuar", - thotë Topalli. Kryetari i bashkisë thotë se uji ka bllokuar 25 mijë banorë të qytetit. "8 mijë prej tyre kanë shkuar në shtëpitë e të afërmve, ndërsa rreth 2 mijë i kemi sistemuar në konvikte dhe hotele", thotë ai. Kryetari i komunës së Bushatit thotë se e vjetshmja ishte lule, ndërsa ka 710 shtëpi të zhytura nën ujë. Jetë në Shkodër ka edhe në konviktet e qytetit, e mes dhimbjes shkodranët ruajnë humorin e tyre. "E çova gruan nga gjumi në 4 të mëngjesit e i thashë, "Grua, çohu shpejt se ka ardh i zoti i tokës", thotë me humor njëri prej kryefamiljarëve. Mes të strehuarve në konvikt, takojmë edhe Mirash Markun, i cili së bashku me 9 pjesëtarët e familjes kishte zënë një dhomë konvikti. "Arrita të shpëtoj vetëm bidonin e rakisë me 30 kile, ndërsa çfarë kisha tjetër më humbi krejt", thotë ai. Një dhomë tjetër, e mbushur me gra që i qajnë hallet njëra-tjetrës, duke akuzuar shpesh të gjithë. Njëra prej të moshuarave tregon se "italianët i thonë Shkodrës, Skutari. Që domethënë kupë e artë. Sepse Shkodra ka edhe lumë, liqen edhe det, edhe mal, edhe fushë. Por kupa na mbyti, e ar nuk kemi", thotë ajo. E pas këtyre bisedave për të mbajtur gjallë humorin, njoftohet darka, një pjatë me pilaf, e shoqëruar me një kremviçe.
Pasditja
Mbrëmja afron pranë zonës së përmbytur qindra njerëz. Dikush me biçikletë e dikush heq këpucët për të veshur çizmet që mban me vete gjithë ditën, e kërkon të shkojë në pallatin e vet të përmbytur me lundër. Bileta kushton 100 lekë personi, por në të shumtën e rasteve, pronarët e lundrave të dërgojnë në shtëpi pa pagesë. "I kemi kërkuar bashkisë të na paguajë me ditë pune dhe e bëjmë qarkullimin falas, por deri tani s'na kanë dhënë përgjigje", tregon njëri prej tyre. Të kërkosh një lundër për të parë zonën e përmbytur gjatë orëve të vona të natës, është mision i pamundur ose zgjidhet me një pagesë të lartë. Të kërkosh edhe çizme bëhet e vështirë, ndërsa ata që i kanë nuk i lëshojnë as për shuma të mëdha. Dikush më me fat ka kominoshe e qarkullon lehtësisht. Falë ndriçimit në rrugët e përmbytura, banorët roje i lejojnë vetës ndonjë pushim për t'u ngjitur lart në shtëpitë e tyre. Dhjetëra pronarë dyqanesh, nga frika e grabitjeve, qëndrojnë të veshur me kominoshe mushamaje dhe me çadra, rrinë të gatshëm për të ruajtur atë që ka mbetur nga pasuria e tyre. Ora shënon 19:00 dhe tashmë fillon qetësia. Në të hyrë në rrugës për në "Bahçallëk', qëndronte Novruzi, një i moshuar që së bashku me komshiun e tij, bënin roje. "Po ruaj dyqanin e djalit", thotë ai. Duke shtuar se "s'kemi parë të ngacmojnë, por kemi dëgjuar të na thonë se ka pasur vjedhje te tregu ushqimor", thotë ai, duke ruajtur atë pak mall që kishte mbetur në dyqanin e të birit. Një dyqan i ngritur me kredi, e që vetëm pas pak ditësh ka këstin e radhës për të paguar. "Kemi problem makinat e mëdha që kalojnë. Krijojnë dallgë të mëdha e kanë thyer xhama e qepena, duke bërë dëm të madh", thotë ai. Më pas nis t'i bërtasë një makine të tonazhit të rëndë që kalon me shpejtësi.
Mes vorbullës së njerëzve ndodhet Joni, një djalë i ri që nuk largohet nga uji. Ai punonte si roje për disa dyqane në tregun ushqimor. Në këtë zonë, uji ka shkuar mbi një metër, por për Jonin, orët e natës ishin edhe sfida kryesore. "Po e them troç që vjedhje ka pasur, edhe pse shumica të thonë jo. Mielli e biskotat i mori uji, por vajin dhe shishet me pije nuk ka si t'i prishë uji. Me lundra dalin dhe vjedhin e për këtë po ruaj dyqanet tutje", tregon ai. Në orët e vona, kur shiu shtohet e patrullat e policisë me barka e me kamionë të policisë rrallohen, dikush preferon të bërë një shëtitje për të "gjetur" ndonjë send nga tregu ushqimor. Rojet e tjerë tregojnë dëme të mëdha, që sipas tyre, askush nuk ka për t'i dëmshpërblyer në vlerën reale. Ata tregojnë disa fabrika të vogla në këto zona, që ishin edhe të siguruara, por që sipas tyre, në kontratat e sigurimit dëmet natyrore si tërmeti dhe përmbytja nuk vlerësohen nga sigurimet, çka nënkupton falimentimin e tyre të plotë.
Mesnata
Në mesnatë bie qetësia e bashkë me të edhe shiu i vrullshëm pa pushim. Temperaturat ulen ndjeshëm dhe në zonën e përmbytur nuk sheh këmbë njeriu apo lundër që mund të të shërbejë. Në fillim ndodhet një makinë policie, në gjendje gatishmërie. Mësojmë se shumë apartamente janë bosh, por vetëm pak prej tyre duken të tilla. Të gjithë mbajnë dritat ndezur, madje edhe ato familje që janë shpërngulur, për të treguar se ka zot në shtëpi e askush të mos afrohet për të ngacmuar. Komshiu ruan shtëpinë e komshiut të larguar. Ndokush del edhe në dritare për të parë motin, e dikush tjetër zbret poshtë për të parë nivelin e ujit. Mjaft të rinj qëndrojnë ende në lokale, edhe pse ndeshja mes Milanit dhe Breshias ka kohë që ka përfunduar. Bari i fundit i papërmbytur quhej "No name", ose në shqip "pa emër", ironikisht duke të treguar se kjo tragjedi nuk pritej.


--------------------------------------------------------------------------------
Të shpërngulurit, në konvikte

Në katër konviktet e qytetit të Shkodrës ndodhen rreth 2 mijë persona të strehuar, të cilët i përkasin pjesës periferike të qytetit. Në Konviktin "Safet Spahiu" janë larguar studentet për të strehuar banorët, të cilët prej katër ditësh jetojnë me atë që u ofron kuzhina e konvikti dhe me rrobat e trupit. Të tronditura për pasuritë e tyre, ato kërkonin ndihmë duke bërë të ditur se janë larguar duke lënë pas gjithçka. Vetëm pak lekë në çorape dhe tesha ndërrimi u kanë mbetur banorëve të Livadhes e Gurit të zi. Shpresa, kujdestarja e konviktit, tha se kanë ardhur vetëm pak ndihma nga Kryqi i Kuq, ndërsa janë kërkuar ushqime e veshmbathje. Banoret tregojnë se kanë blerë çdo gjë vetë, sepse ndihmat po vonohen.



Erald Kapri

Copyright © 2010 Panorama ONLINE
trokit ketu


[ Edited Tue Dec 07 2010, 11:31am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 08 2010, 03:10pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Mbijetese mes permbytjes dhe gjakmarrjes"




Drame e dyfishte per fisin Ademi, me 11 familje, ne fshatin Mushan te komunes Dajc ne Shkoder. Pervecse iu duhet te ruhen nga gjakesi, qe mund te dale nga casti ne cast mes shkurreve apo te mbjellave ne prite, tashme u duhet te perballen edhe me nje beteje te dyte, ate te mbijeteses fizike dhe fatkeqesise natyrore. Te rrethuar nga "mbreteria" e ujit prej 10 ditesh, u duhet te bejne jeten me te veshtire, pse jo dhe ne kontinent. Te rrish i ngujuar per 24 ore mes kater mureve dhe te presesh me syte nga qielli. Dhe ne kete situate, askush nuk perpiqet t'i ndihmoje, te pakten per te shuar nje gjak qe ka "lindur" 7 muaj me pare dhe per te cilin duhet te vuajne edhe 11familjet e fisit. Prej dites qe njeriu i tyre, Ramiz Ademi, polic ne Posten e Bushatit, vrau pas nje sherri banal shokun e ngushte dhe kolegun Tom Jakini, nga Hajmeli i Lezhes, shpirtrat e tyre nuk gjejne paqe. Megjithese jane perpjekur te gjejne nje rruge te mesme nepermjet njerezve te derguar dhe pajtimit per 11 kurorat, nuk kane marre asnje garanci dhe frika i ndjek pas cdo casti. I vetmi qe mund t'i ndihmoje eshte shteti, por deri me dje, askush nuk eshte kujtuar per ta. Ne fshehtesi te plote dhe ne emergjence, pas nje jave qendrimi ne kushte te veshtira, fisi ka larguar 20 pjesetare, kryesisht te moshuar, gra dhe femije. Aty kane qendruar pothuajse nje anetar per familje. Per te shmangur ndonje prite ne befasi nga gjakesi, furnizimet ushqimore, me uje e materiale te tjera, dalin i bejne grate qe kane qendruar me burrat. Qendra e fshatit nuk eshte shume larg, por per te shkuar tek shtepite te duhet nje varke peshkimi, pasi thellesia shkon mbi 1 meter uje. Per te kontaktuar me familjen na ndihmon inspektori i policise per zonen, nje burre babaxhan dhe i gjendshim, per te gjithe banoret ne veshtiresi. Fisi Ademi pergezon qendrimin e efektivit gjate ketyre muajve dhe diteve, por ajo qe presin eshte ndihma e shtetit. Te rruga e fshatit na pret edhe Bilali, djali i xhaxhait te policit Ramiz Ademi, i ndaluar per krimin e kryer dhe ne proces gjyqesor. "Jetojme ne kushte tejet te veshtira. Bejme si te mundemi, por nga shtepite nuk mund te dalim. Ne kerkojme qe kjo ceshtje te zgjidhet, pasi jemi 11 kurore qe rrime prej 7 muajsh te ngujuar dhe me frike. Shteti duhet te beje dicka, pasi nga ai presim", na thote Bilali, nje burre 48-vjec, qe jetonte aktualisht me gruan, por pa femijet. "Djalin nuk e di aktualisht se ku ndodhet dhe po keshtu shume prej njerezve te fisit, nuk e dine ku i kane djemte. Shkak eshte frika nga gjakmarrja", vijon ai, teksa mban ne dore nje bombol gazi te porositur tek bashkefshataret qe ia kishin blere. Pak metra nga lokali i fshatit na pret edhe lundra e verdhe e peshkimit. Fisi e perdor per transport, pasi uji nuk mund te kalohej. Uji ne te gjithe fshatin ka marre nje ngjyre te zeze dhe gjithandej dallohen dengjet me miser qe kishin nisur kalbjen. Shtepite ishin permbytur pergjysme, por dy ditet e fundit uji ishte terhequr. Pak metra me tej dallohet nje grup burrash dhe dy gra. Jane pjesetare te fisit Ademi, te aferm te policit Ramiz Ademi. Pasi i takojme, pranojne se ndihen jo vetem te kercenuar, por dhe te shqetesuar per shendetin nga permbytjet. Dhe si per te perforcuar kete, vellai i madh i Ramizit, Iliaz Ademi, na fton brenda nje shtepie ende te paperfunduar. Pa hyre mire dallohen kafshet, lopet qe ishin si uji i gjetur ne nje shkretetire te madhe. "Me keto mbijetojme, kurse ushqimin e mbledhim nga ky miser qe po kalbet dhe si te mundemi", na thote 65-vjecari. Se bashku me te, pervec Bilalit, qendrojne Ramadani, Bedriu, Enveri, Besniku, Fatmiri dhe Bardhyli. Nje prej vellezerve gjendet ne Itali, dy jane djem xhaxhallaresh. Dy grate na mirepresin me ato qe u gjenden, nje gote leng rrushi, musht dhe djathe i bere ne menyren me mjeshterore, qe ia kalonte dhe nje baxhoje. Dhe te vinte keq tek shikoje se si ne nje tjeter dhome, shtreterit ku flinin nga frika e gjakmarrjes, ishin vetem dy metra larg gjese se gjalle. "Kemi evakuuar vetem 20 vete nga fisi, ku te mundeshim. Nuk mund t'i torturonim me, ishin femije, pleq dhe gra. Boll te qendrojme ne derisa te permiresohet situata. Ja keto jane kushtet dhe te gjitha si pasoje e gjemes qe na ra. Nuk dalim te punojme dot dhe te mbijetojme me pune, madje as me blegtorine e bujqesine s'merremi me prej 7 muajsh. Na ndihmojne vetem grate dhe femijet", rrefen Iliazi per gazeten. Ne fytyrat e tyre dallohet jo vetem vuajtja dhe dhimbjet, por edhe nje lodhje dhe braktisje shpirterore. Mbi 30 pjesetare te fisit te ngujuar, qe i tremben prites se gjakesit. "Duket sikur ky mot te jep siguri, por jo se si dihet se c'pret. Askush nuk eshte kujtuar per ne, as shteti. Komuna perpiqet te na ndihmoje, po keshtu na jane gjendur banoret e fshatit", thote Ramadani, teksa tregon edhe dy bidone vaj te marra si ndihme. "Po luftojme per mbijetesen e dyfishte. Nga njera ane permbytjet qe na erdhen papritur dhe nga tjetra ngujimi prej 7 muajsh, per te cilin mund te gjendet nje zgjidhje. Kerkojme nderhyrjen e shtetit dhe organeve kompetente, si dhe sensibilizimin dhe ndihme", perfundojne pjesetaret e 11 familjeve te fisit Ademi. Teksa leme pas banesat e tyre te zhytura ne uje, na percjellin me fijen e shpreses se ky shkrim do t'u vije sadopak ne ndihme. Familjet ne ngujim: Iliaz Ademi Ramadan Ademi Bedri Ademi Fatmir Ademi Enver Ademi Besnik Ademi Bilal Ademi Bardhyl Ademi Dy prej kryefamiljareve nuk gjenden ne Shqiperi Vellai i parafundit, Ramizi, eshte ndaluar per krimin Ngjarja qe tronditi opinionin Sherri mes kolegeve perfundoi ne krim Ngjarja e rende qe tronditi te gjithe opinionin ne Shkoder dhe ne vend, ndodhi me 19 maj te ketij viti ne Posten e Policise se Bushatit, rreth ores 15:00. Ramiz Ademi qelloi me pistoleten e sherbimit kolegun dhe shokun e tij, Tom Jakini, banues ne Hajmel te Lezhes. Debati nga i cili ka lindur dhe sherri e qe me pas perfundoi ne krim, eshte bere per shkaqe banale. Madje fisi Ademi shprehen te habitur se si dy koleget, miq shume te ngushte, shkuan deri ne kete pike. Efektivi Tom Jakini humbi jeten ne vend, pas disa plumbave te marre ne trup, kurse i dyshuari u kap nga koleget pas ndjekjes. Ramiz Ademi gjendet ne paraburgim dhe ne proces gjyqesor, ndersa ende nuk eshte denuar. Megjithese i arrestuar dhe nen gjykim, fisi Ademi i trembet nje gjakmarrje, pasi familja tjeter ende nuk e ka dhene besen. Madje ata thone se gjate permbytjes se pare ne Shkoder, i ndjeri kishte qendruar tek ata per disa dite.


© 1991 - 2010 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Mbreteresha
Wed Dec 08 2010, 03:21pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
sa me e thy pak kete gjendjen




Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
L - N
Wed Dec 08 2010, 03:54pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Morali i fatkeqësive dhe dinjiteti i politikës

E martë, 07 Dhjetor 2010 13:34



Nga:FATBARDH KADILLI

Përmbytjet e këtij viti, të raportuara në thuajse gjithë vendin, por veçanërisht ato më dramatiket dhe të përsëritura, përmbytjet në zonën e Shkodrës, bëjnë që çdo mendje e kthjellët dhe racionale të shtrojë një...

sërë pyetjesh. Pikëpyetje ngrihen natyrshëm për shkaqet e këtyre fatkeqësive, aq më tepër që janë të përsëritura. Pikëpyetje për të dalluar pjesën që i takon natyrës dhe pjesën që i takon njeriut në këto fatkeqësi. Për mënyrën e adresimit të fatkeqësive të përmbytjes nga administrata përgjegjëse për emergjencat në gjithë vertikalitetin e saj, nga qendra tek vepruesi më i thjeshtë në terren. Pikëpyetje për aftësitë parashikuese, paralajmëruese, si dhe për aftësinë e gatishmërisë dhe reagimit të shpejtë dhe në kohë të strukturave përgjegjëse për t'ju përgjigjur situatave të ngjashme apo edhe më të vështira.
Pikëyetjet ngrihen edhe për efektshmërinë e qeverisë, jo vetëm në përballjen e gjendjes së krijuar, por shumë më tepër pikëpyetje për vëmendjen dhe vendosmërinë e qeverisë për hartimin e politikave të qarta dhe për marrjen e masave efektive për të parandaluar situata të tilla. Pikëpyetje për ndikimin e politikave të administrimit të territorit dhe vlerësimit të impaktit mjedisor, sa të individëve, aq edhe të investimeve publike.
Pikëpyetje ngrihen edhe për sjelljen tonë si shoqëri në raste të ngjashme, për sjelljen e qytetarëve të ndodhur në vështirësi, për aftësinë e shoqërisë për qëndrim dhe veprim solidariteti, për rolin e medias dhe ekspertizës. Të gjitha këto janë pikëpyetje që shqetësojnë çdo qytetar që ka angazhimin dhe ndjeshmërinë qoftë edhe më minimale për vendin dhe shoqërinë të cilës i përket.
Nuk marr përsipër të përgjigjem për këto pyetje, madje nuk dua të jap qoftë edhe vështrimin personal për çështjet. Nuk marr përsipër natyrisht të trajtoj as rastin e Shkodrës, e cila në dy vite rrjesht përballon fatkeqësi të rënda. Por, shqetësimi im është për një pikëpyetje të vetme, të cilën e ndaj nga ato që listova më lart. Është një pikëpyetje që ngrihet nga sjellja e politikës në raste të tilla.
Si njeri i politikës, kam detyrimin që para se të shprehem për morinë e pikëpyetjeve që lidhen me shkaqet, me aftësinë për përballimin e situatave të jashtëzakonshme nga administrata përgjegjëse, për aftësinë e ekspertëve për të ngritur zërin dhe për të propozuar zgjidhje, për aftësinë e qytetarëve për të vepruar me solidaritet dhe vullnetarizëm, për aftësinë e medias dhe mjeteve të informacionit, e plot të tjera, pra, përpara listës së gjatë të pikëpyetjeve, duhet t'i përgjigjem asaj që ka të bëjë pikërisht me politikën. Kjo për dy arsye: E para, se politika për vetë misionin e saj duhet të jetë më e ndjeshme dhe më e përgjegjshme për ndikimin që ka në gjithë morinë e pikëpyetjeve dhe, e dyta, për të dhënë një shembull modest që çdokush është mirë që para se të shprehet për punët dhe detyrat e të tjerëve, të bëjë më parë punën e vet dhe të shprehet për punën e vet.
Politika moderne shqiptare, ndonëse me pak vite përvojë, ka një histori të pasur me ngjarje të jashtëzakonshme. Për fat të mirë, ngjarjet na i kanë "kursyer" deri diku pasojat në njerëz, por kanë qenë shumta dhe të natyrave dhe të llojeve të ndryshme. Duke lënë mënjanë ngjarjet e fundvitit 1991, të cilat u zhvilluan në një sfond të ashpër politik, duhet të kujtojmë se që nga viti '92, kur ka ndodhur përmbytja e parë e madhe që preku kryesisht Lezhën, e deri më sot, nuk ka vit që të mos jenë raportuar ngjarje të jashtëzakonshme dhe fatkeqësi të shkaktuara nga natyra, nga njeriu apo nga veprimi i të dyjave bashkë. Politika me debatin, veprimin ose dhe mosveprimin e saj, ka përcjellë një listë të gjatë ngjarjesh të tilla: përmbytje, rrëshqitje toke, tërmete për fat të mirë të lehtë, autobusë që bien dhe aksidente më të vogla, shpërthime municionesh, shembje pallatesh, njerëz që mbyten në det.
Detyra e parë e politikës në ngjarje të tilla është që të mos bëjë politikë. Në një farë mënyre, detyra e politikës është të ndalojë retorikën dhe veprimin fitimprurës. Po të duam ta fisnikërojmë këtë sjellje, duhet që politika të "vetësakrifikohet" kur ka ngjarje të tilla. Por, për fat të keq, jo gjithnjë politika ka qenë e aftë të vetëpërmbahet.
Vetëm me dëshirën e mirë që të shmang sa të jetë e mundur bërjen politikë dhe polemikë politike pikërisht në një moment fatkeqësie, preferoj të mos bëj krahasime mbi mënyrën e adresimit dhe sjelljet e politikës në ngjarjet e mëparshme fatkeqe. Po përqendrohem vetëm në sjelljen e politikës në ngjarjen më të fundit, përmbytjen e Shkodrës.
Qeveria, duke pasur informacionet e nevojshme, por me sa duket edhe duke reflektuar ndjeshmërinë e përvojës së vitit të kaluar, u shfaq e gjitha në Shkodër para se opinioni të mësonte dhe mediat të bënin të njohur atë që po ndodhte. Qeveria provoi kështu të paktën se kishte ndjenjën e përgjegjshmërisë për situatën dhe angazhimin për të bërë maksimumin për t'iu përgjigjur problemeve që do të sillte fatkeqësia.
Për të dhënë edhe një shenjë pozitive se vëmendja nuk është vetëm tek kalimi i situatës emergjente, por ka nevojë për të investuar për zgjidhje të qëndrushme, maxhoranca propozoi një amandament në momentin e fundit për të shtuar në buxhetin që u miratua të enjten e shkuar, një fond dedikuar investimeve për rregullimin e regjimit të ujërave të pellgut të Shkodrës.
Këto veprime të maxhorancës, qoftë angazhimi për përballimin e situatës, qoftë fondi i parashikuar, natyrisht do të gjykohen sa të drejta dhe sa efektive janë, kur emergjenca të ketë kaluar dhe kur investimet të fillojnë të realizohen. Nuk kam asnjë kompleks të komentoj apo të debatoj mbi komentet, por është më e udhës të gjykojmë pasi maxhoranca dhe qeveria e saj të kenë kryer detyrat e shtëpisë.
Ndërkohë, nga opozita sinjalet janë kontradiktore. Kjo është më e pakta që mund të them për sjelljen e opozitës në këto ditë, gjithnjë duke dashur të mos i kthej në kapital politik për maxhorancën, ndodhitë dhe qëndrimet e kësaj here. Them kontradiktore, sepse që nga dita e enjte e deri më sot, kemi dy sprova me karakter krejt të ndryshëm nga njëra-tjetra të opozitës.
Fillimisht Rama, e më pas grupi i deputetëve, në seancën për buxhetin mbrëmjen e së enjtes, e përdorën situatën e Shkodrës si presion për bllokimin e buxhetit, e përdorën si retorikë sulmi mbi qeverinë, duke e shpallur apriori fajtore dhe duke kërkuar ndëshkimin me largim të qeverisë. E nesërmja ishte edhe më agresive dhe më iracionale në deklarimet e politikanëve të majtë, ndërsa e shtuna ishte krejtësisht cinike. Në Pogradec, Rama mban një miting për çështjen e zgjedhjeve dhe bën thirrje për largim të qeverisë, kur në Shkodër nuk dihej se si do të shkonte fati i mijëra familjeve.
Pastaj, me daljen e diellit të dielën, opozita tenton të ndryshojë stil. Rama del me një propozim për një buxhet të posaçëm për Shkodrën, që do të merrte kësaj here edhe votat e opozitës. Zëra edhe brenda opozitës kanë shfaqur rezerva për sjelljen e ditëve të para. Por, deklarimet bëhen agresive sërish.
Gjithë kjo kontradiktë është paralajmëruar në mënyrën më të sinqertë nga Ruçi gjatë debateve të seancës së të enjtes. Mes replikave të shumta, ai tha se opozita nuk mund t'u qëndrojë pranë, "sepse kur e bëmë këtë në ditën e fatkeqësisë së Gërdecit ne, opozita, morëm kosto politike". Ky deklarim tregon jo vetëm një kontradiktë veprimesh dhe qëndrimesh. Ky deklarim është shprehja më e plotë e dilemës morale që ka klasa politike dhe veçanërisht opozita e majtë në trajtimin e fatkeqësive. Gjithnjë duke evituar vlerësimet për fatkeqësi të së shkuarës, dhe kjo jo për ndonjë kompleks nga sjellja e PD-së, por thjesht për t'i shërbyer shikimit nga e ardhmja, vetëm në dy javët e fundit, në dy seancat e fundit parlamentare, ato dedikuar buxhetit, opozita e majtë ka përdorur fatkeqësitë pastërtisht dhe në mënyrë shumë cinike për kapital politik. Fatkeqësia e autobusit, e Sukthit dhe përmbytja e Shkodrës u keqpërdorën.
Fatkeqësi si ajo e autobusit e si ajo e Sukthit ndodhin kudo, por askund në botën e qytetëruar, politikanët nuk i shfrytëzojnë në këtë mënyrë. Përmbytjet kanë ndodhur në gjithë Ballkanin. Në vendin fqinj, Mali i Zi, u bllokua rruga kryesore në vend, ajo që lidh dy pjesët e tij, atë adriatike dhe atë të brendshme, por edhe pse opozita ka edhe karakter nacional proserb, nuk u ngrit të kërkonte largim qeverie dhe nuk shpalli fajtor apriori. Në Serbi dhe në Bosnje, përmbytjet çuan në evakuim të mira familjeve, por përsëri nuk ka asnjë shenjë të shfrytëzimit politik të ngjarjeve. Në Europë, përmbytjet, aksidentet, djegiet, izolimet nga moti janë fenomen i përvitshëm, por askush nuk kërkon rrëzimin e qeverisë në protesta. Përkundrazi, vlerat perëndimore, të cilat përpiqemi t'i bëjmë udhërrëfyese në shoqërinë tonë; mendësia e sjelljes dhe angazhimit të shtetit perëndimor, kanë si një nga shtyllat më kryesore ku mbështeten solidaritetin njerëzor. Është ky solidaritet që bën që së pari të mobilizohen gjithë energjitë për të përballuar situatat humanitare, për të evituar dëmet që sjellin fatkeqësitë. Është ky moral që e shtrëngon politikën, që edhe përkundër interesit imediat, të heshtë kurdoherë që ka fatkeqësi, të paktën për sa kohë je në fatkeqësi.
Dilema e opozitës mes etjes për përfitim politik dhe respektimit të moralit të solidaritetit duket se u dominua nga cinizmi politik. Por, zërat që kërkojnë respekt të moralit për fatkeqësitë, që kërkojnë shfaqjen e solidaritetit - tiparit ndoshta më dinjitoz të humanizmit, zërat e arsyes duhet të thërrasin edhe më fort, që politika të mësojë të vetëpërmbahet, që të mësojë të "vetësakrifikojë", që të mësojë të respektojë tek e fundit misionin e saj - shërbimin ndaj njerëzve.
Thirrja për respektim të kodit moral që i drejtohet sot opozitës së majtë nuk është thjesht për të "shpëtuar" maxhorancën, nuk është thirje për të qenë të këndshëm apo për t'u dukur të sjellshëm. Jo, thirja për respektim të kodit moral të fatkeqësisë, është thirrje për të qenë dinjitozë.

Copyright © 2010 Panorama ONLINE.
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 08 2010, 04:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tafaj: 11 shkolla të përmbytura në Shkodër, s’ka shtyrje mësimi



Tiranë – Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, bëri të ditur sot se 11 shkolla në rrethin e Shkodrës janë të përmbytura nga uji, ndërkohë që tre prej tyre kanë pësuar dëmtime të rënda.
Ai sqaroi se "ekipet e punës po mbajnë situatën në monitorim dhe do të vendosin për rehabilitimin e tyre pasi të bëhet vlerësimi i dëmeve".

Duke folur për rinisjen e procesit mësimor, kreu i Arsimit tha se do të merret një vendim bazuar në zhvillimet e mëtejshme në Shkodër si dhe sigurinë që do të kenë nxënësit për rinisjen e procesit. Tafaj sqaroi se nuk do të ketë shtyrje të procesit mësimor, por ngjeshje të orëve të mësimit bazuar në planin e hartuar pas përmbytjeve të një viti më parë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ngritur një Task Force për ndjekjen e vazhdueshme të situatës së krijuar pas përmbytjeve nga reshjet e jashtëzakonshme të shiut në disa rrethe të vendit, ndërsa punonjës të saj dhe drejtorive rajonale të Arsimit ndodhen në terren.

Aktualisht mësim nuk zhvillohet në asnjë shkollë të rrethit të Shkodrës, përfshirë edhe Universitetin "Luigj Gurakuqi". Në këtë rreth shkollat e zonave të pa përmbytura, konviktet e shkollave profesionale dhe të Universitetit janë parashikuar si kapacitete rezervë për akomodimin e banorëve të evakuuar.

2010-12-08 15:05

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4150 sec, 0.0974 of that for queries. DB queries: 64. Memory Usage: 3,367kB