Forums
Go to page  1 2 3 4 5 6
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Wed Feb 15 2017, 02:47am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Gjithmonë


Është gjithmonë një trëndafil,
ndoshta edhe prej reje,
ose i bërë nga zëri im.


Është gjithmonë një yll që fle e gdhihet te dritarja ime
dhe një zog që ikën nga kafazi i qiellit,
është edhe hija jote ngjyrëgri që lulëzon.
Hija jote gjithmonë më ka kujtuar
ngjyrën e aeroporteve braktisur nga avionët.


Është një mesditë që zhvendos horizontet
dhe unë ngjyros ylbere,
që shirat nuk i kanë njohur kurrë,
që në ditën e parë kur lindën shirat.


Është një mbrëmje që thyen muzgun e vet dhe bëhet ditë,
është një ajër qe tringëllin; këputen telat
dhe unë kurdis violina të reja,
sepse gjithmonë është e diel,
madje edhe me vite, kur vjen ti.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Feb 15 2017, 03:05am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Lirikë


Ti dole nga amforat e lashta të funddetit
flokëmbështjellura më erë.
Të rashë si skllav tek këmbët
dhe u bëra mermer.


Të kthehem në lashtësi, të vritem nën
muret e Ilionit.
Të përmbys tërë iliadat për ty.
Nuk ishte Ulisi. Anës aerodromeve
hingëllinin supersonikët.
Tutje thërrasin shirat.


Nga njëri shekull tek tjetri
mbart mermerin tim të mallkuar.


Kështu pra, në këtë bregdet të ballkanit
kërkoj emrin tënd te alfabetet e vdekura
të amforave.



[ Edited Wed Feb 15 2017, 03:22am ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Feb 15 2017, 03:22am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Oremus


Një zog i kaltër këndoi mbi drurët
këngën e artë të lamtumirës.
Vetmia, mbi supin tim
rëndon e bëhet dru.
Thuaje lamtumirën e zogut dhe të ujit!


Alo qiell i vjeshtës, alo!
Këndoj për tërë ata që ikin
dhe që nuk do të kthehen kurrë më.
Dhe për tërë të braktisurit
dinjitozë deri në dhembje.




E dhimbshme, e trishtë, e vërtetë...




[ Edited Wed Feb 15 2017, 03:24am ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Feb 15 2017, 03:28am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Metamorfozë


Një pemë në horizont si një njeri i braktisur.
Bien shirat mbi vetminë e saj.
Tringëllijnë telat e shiut,
kur i bie violinës era.


Kjo pemë ka qenë poet, apo vetë Pitagora?




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Feb 15 2017, 03:33am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kopshti


Luanët e thyer të fëminisë
Pinë ujë tek pusi i vjetër;
Mbi zjarret e trëndafilave ngroh duart Saadiu
Me turbanin prej vese.

Shpesh nga mitet dalin satirët
Dhe hapin dyert e hijeve.
Vështron shtigjet e natës jasemini
Dhe drita i rrjedh nga gishtrinjtë.


Narcisi nxjerr supet nga gonxhet
I dashuruar nga bukuria e vet;
Unë ndiej në ballë daltat e pranverës
Që nga bari, sytë e mi gdhend.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Feb 15 2017, 08:28pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Por mua asnjë vdekje nuk më zë


Perëndimi si vrasës me thika ndër duar,
nëpër dhimbje, nëpër hënë.
Tërë jeta ime, si këto ujra nën thika;
Por mua asnjë vdekje nuk më zë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Feb 15 2017, 11:46pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Profetët e rremë


Dhe kemi qenë tmerrësisht të përsekutuar,
dhe jemi biblikë me biografi të mirë.

Mjer ju po i besuat çdo të kryqëzuari!
Dhe vetëm ne mund t’u çojmë në parajsë.
N.q.s. s’na besoni, ne mund të marrim edhe masa.


Injorantët e dreqit!


Amen!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Thu Feb 16 2017, 09:18pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
"Me shpirtin, përherë në fluturim" - nga Agron Shele
(Mikut tim, Frederik Rreshpes)


Ti ike ashtu, krejt papritur
me mallin vjeshtëror në gji.
Me zemrën mbetur peng atje
tek i shenjti,
liqen turfullim.


Ti ike, pa thënë asnjë fjalë,
i lodhur,
i mundur nga dhimbja.
Me brengën e nënës së thinjur
nga vitet e vuajtjes së poetit.


Ti humbe rrugëtimës pa kthim,
me të vetmin ëndërrim në shpirt,
me të vetmen pasuri që kishe,
Dorëshkrime
dhe copëza poezish.


Ti ike larg, si era,
në të përjetshmen paqe,
ngadhënjim.
Me sytë e shpresës tek e nesërmja,
me shpirtin, përherë në fluturim.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Thu Feb 16 2017, 09:42pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264





Frederik Rreshpja (19 korrik 1940 - 17 shkurt 2006)



Nëna


Ka filluar të plaket nëna. Fytyra e saj po mbulohet me
rrudha.
Po mbulohet me një pleqëri të bukur.
Ç'është kështu kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?


Dhe duart që më mbanin mua, tani janë rënduar.
Po s'ka gjë. Nga shpirti i saj
zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.


Ecën ngadalë nëpër dhomë.
Nganjëherë më pyet për librat që po shkruaj,
por s'më ka pyetur kurrë pse s'kam shkruar gjë për të.


Se nëna di:
Fjalën e parë në këtë botë ia kam thënë asaj.
Dhe fjalën e fundit në këtë botë asaj do t'ia them.




E bukur, si çdo poezi e tij, që shkon direkt në shpirtin e lexuesit...



Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Thu Feb 16 2017, 11:29pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Frederik Rreshpja, ndërmendja për poetin që na mësoi ç’është poezia dhe si të jetojmë si poet
- Nga Albert Vataj


Prej 11 vitesh ai nuk është më. Në rrugën që hija e ngrënë i zvargej mundimshëm. Në kafene, nën cohën e hollë të tymit të cigares dhe melodisë së zërit që i shuhej, ai mungon. Miqtë nuk e takojnë dot edhe pse ai gjithnjë kishte kohë të ishte mes tyre. Zhurma cingëritëse e ditës kryeqytetase nuk e ndjen mungesën e vetmisë së tij. Dritat e mekura të rrugës nuk i'a shquajnë dot më profilin e përthyer teksa shuhej në terrin e kthinave. Letrat, me të cilat ladron era e këtij shkurti nuk janë dorëshkrimet që t'ia shkul shkujdesja. I ka ikur kaq papritur ditës së kryeqytetit dhe kohës së ikanakëve. Është larguar, ashtu zemërthyer duke lënë nga pas copat e një shpirti që gjallon nëpër krisje qiejsh dhe gastare çastesh. Me vdekjen e tij të heshtur dhe lamtumirën pa bujë, ajo që la ishte vetmia dhe trishtimi i fundit të një poeti.


Pas kaq vitesh, ndoshta pakkush kujtohet për të. Edhe pse sot ka më shumë që shkruajnë se sa që lexojnë, sërish atë që shkroi poezi dhe jetoi si poet do ta ketë të pamundur ta rrokë e mundshmja që lëmë pezull në boshin e asgjësë, me të cilën vrasim kohën.


E angësht është koha që kaplon ndërsa cekim ndër kujtime për të gjetur një fjalë a një mendim, një varg a një poezi. Pakkujt i beh në ëndje vetmia e tij. Ajo vetmi që përzihej në rrëmëtin e këtij qyteti, ku “dukej se e kishin sjellë përdhunshëm”.


Nuk kishte më fatkeq ndër ata që kanë rendur në kujtesën e kohës se sa ai. Megjithatë, kurrë nuk u ankua. Jetoi me dhimbjen dhe tragjiken si një marrëdhënie të vetme ekzistimi. Kësisoj u zhagit deri në atëkohjen që nuk kishte gëzim që ta gazmonte atë shpirt të shterrur nga dritat dhe ngjyrat, atë kurm të drobitur nga hekat dhe trazimi. E pakohë është e tashmja për ta ndjerë një mungim, një ikje që nuk mund të marrë gjithçka me vete. Iku edhe ai siç zgjodhën të ikin edhe shumë të tjerë, duke lënë, Frederik Rreshpjen.


Në këtë botë të rrethuar me mure, ngado me mure, të lartë e të trashë, Frederiku ndërtoi atë liri heroike si një titan nën peshën e fatit tragjik. Gufimi i zemëratës dhe trazimit, është tashmë fjala, poezia, vargu, është gjithçka përbën përpjekjen e tij prej një spartani. Si pakkush tjetër u lëshua potershëm në honin e vetmisë si në një përballje, e se ndali luftën përkundër asgjëje.


Përmes çdo akti të ndeshjes ai hyn e del me një solemnitet sfidues. Me kohën kundër dhe fatin thundër, në këtë kurm tragjik asgjë nuk reshti së provuari, së jetuari. Tashmë për të nuk kishte fushëbetejë tjetër veç asaj të jetës, më të cilën zgjodhi të ndeshej pa mësuar të sprapsej. Kësisoj, ngaherë nën qiellin kërcënues të së përditshmes që e bluante. Dhe vetmisë, vetmisë më të cilën ai jetoi. Asaj vetmie që e cyti si një zë nimfash. Ikën nga një detyresë Sizifi, për të përmbushur një tjetër. Gjithnjë duke mbajtur mbi supet tij që sa vinin e kërruseshin, atë gurë të stërmadh, të cilin nuk e lëshon derisa ta zërë përfundi. Sikur të mos mjaftohej e gjithë kjo mallkimiadë që u lëshua mbi të si mbi një heretik, edhe shëndeti u gjegj t’ia prishte ato pak orë gazmendi dhe hareje që ky vetmitar sgrapte tinëz vigjëlemit të fatit të keq. Nuk kishte vend pa lëngim dhe dhimbje në këtë shpirtë, në këtë kurm. Zemra e tij e etur për aromën e dehjes së një dashurie, sa herë që i qasej e kafshonte si natën e çerr vetëtima. Vetmia është vetanaku zotërim i këtij bohemi që përndiqet prej një lëngimit që e përgjon si kujdestari e ndëshkimit, shpagës për fajin që nuk e bëri kurrë fajtor. Ai ka kurajo ta shohë në sy këtë vetvete që mundimshëm ngjit Golgotën, të bisedojë me të, pa kërkuar as mëshirë e as pendesë. I pafaj dhe i pafat ai kacafytej me pengimin dhe mungimin për të kaluar në anën e tjetër të asaj vetvete të ëndërruar që kurrë nuk ju bë e tija. Sa kohë që hapat mundën t’i viheshin pas hapave, ai u përpoq. Përpjekja prej martiri thyen çdo normë e kanun. Ai është vetanak në gjithçka kumton jetësorja dhe eternia e krijimit. Krijimit, asaj bime që shpërtheu e u harlis në hovin e harbuar të atij shpirti që diti të mos jepej siç arriti në qiell të kërkonte dhe të gjente përmasën e lirisë dhe shpengimit. Yjet në netët e gjata të përgjimit të vetmisë llamburitin njësoj si diejt në ditët kur kjo krijesë hiqet zvarrë rrugëve të braktisura të një qyteti që mbeti i huaj për të. Megjithatë ai diç kërkon e gjen mes këtij terri e kësaj vetmie që e shenjtëroi. Rreket me po të njëjtin ngulm, jo aq për të fituar se sa për t’u hakmarrë. Bota, qyteti, miqtë, janë gjithë një interes i sipërfaqshëm, një nevojë e çasteve të arratisjes nga vetmia. Një mirëkuptim, dashamirësi dhe ngrohtësi e shtirur e mbikëqyr këtë nevojë, si një maskë të cilën ai e ka hequr dhe e ka vënë përballë dhe duke e shikuar me ëndje dhe kureshtim, pa mundur të gjejë shumëçka ndryshe.


Vitet, ditët, as orët nuk lejuan askënd të hyj në qerthullin e këtij fati që poeti Frederik Rreshpja është derdhur si një statujë në një kallëp tragjik. Përgjatë pjesës më të vetvetishme të jetës së tij si Fred, ai, flet, lufton, vuan në vetmi pa kërkuar një dorë t’i vetëtijë prekjen e beftë për të zgjuar tërbimin e atij gjaku që ka filluar që herët të mpikset. Ligjërimi i paqtë si i një apostulli, sado që gjen dëgjues, askujt nuk i drejtohet, askush nuk i kthen përgjigje, vetëm copëza bisedash pëshpëritin sa për të trazuar dekorin e ndejave kafeneve. Gjithçka që ndodh në tavolinat që notojnë në tymin e cigares është e avull, fluide, e pangjarë, veguese. Sepse ai vjen dhe shkon si një hije, e cila gjithnjë stoliset nga e njëjta veshje, një kostum që sfidon kohën, një kapele e vënë pa kujdes, një kravatë që është gjithnjë e anuar në jakën e një qafe që hollohet e hollohet, thahet e tretet.


E ashtu ishte dhe mbeti, deri në të mbramë të hapave. I tillë deri në atë vdekje që erdhi këtu e dhjetë vite të shkuara, ndoshta jo dhe aq për ta ndëshkuar se sa për ta paqtuar. Ai iku pa mundur t’i merrte atë që ai kishte krijuar për të mbetur ndër ne, si shkas ndërmëndjeje, adhurimi dhe pendimi. Ai la si testament një shpirt të skalitur me zjarr dhe dritë, atë dritë e zjarr, të cilat ndonëse nuk u bë kurrë e tijat, na i dhuroi në vargje. La një fat tragjik dhe një vetmi të përkorë, la tek ne të gjithë pak Frederik.


Ai erdhi i paftuar dhe mbeti i mirëpritur në ëndjen tonë me krijimin e tij, sublimen e tragjikes, shëmbëllimin, duke mbetur ndjenja më e thellë dhe vështrimi më i kjartë i kohës të cilën ai jetoi, i të mundshmes, i fatit pa fat.



[ Edited Sun Feb 19 2017, 11:26am ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 12:42am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Index expurgatorius


Ja dhe mrekullia e këngës u prish;
Shiu u kthye te qielli i vet,
zogjtë u kthyen te Afrika,
përrenjtë ikën te shtëpia e ujrave,
gjethet vizatuan vjeshtën te veriu.


U kthyen motivet te bota,
po unë ç'të bëj në këtë natë
që i humbi lumi dhe hëna?


Mrekullia e këngës, e vrarë
me thikën e luftës së klasave.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 12:46am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Etyd


Kur të shkruhet Iliada jonë
nuk do të shemben bedenat, as pirgjet,
as minibarët e qelqta ku pihet frapè.


Në rëntë shi -
do të jesh e gdhendur në ujë.
Në rëntë diell -
e mbështjellur në një rreze dielli do të jesh.
Pastaj,
a këputet rrezja e diellit, a këputet shiu...




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 12:50am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Në fushë


Tani të tëra dëborat ikën te varreza e detit.
Në fushë ka mbirë bari.


Fluturuan nositet mbi pellg
dhe profili i hollë ngeci në grackën e ujit.


Ah shterget e gjorë! E keni ditur,
këtu do të kthehi të kërkoni shpirtin tuaj.


Kuajt si radarë me krifen në etër
i merr malli për zërat e luftës.


Eja! Shalli i ylberit do të të mbështjellë
ashtu siç mbështjell flokët e shiut.


Pastaj vij unë; shpërndaj mars në horizont
dhe vizatoj diell.


Por, ç'je hënëzuar kështu? Ah, sa të bukur jemi!
Druaj, do na zërë magjia.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 12:55am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Dëbora e shtatorit


Pranvera shkoi.
Hëna s'do t'i vizatojë më drurët,
as çerdhet e braktisura, netëve.


Dua të bëhem shtator,
të shpërndaj vjeshtën mbi pyje.
Por dëbora, si një perëndi ilire
e ktheu gjithë botën në mermer.
Që të gdhend dashurinë time.


O perëndia ilire e dëborës,
m'bëj një orakull për dashurinë!



[ Edited Sun Feb 19 2017, 11:27am ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:00am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Largësi


Atje larg te ishujt e kaltër
pashë portretin tënd në horizont.
Ç'bën atje larg dhe përse u bëre re?
Unë do të mbetem në këtë tokë që quhet Shqipëri.


Atë ditë ti zbrit dhe sillmë një trëndafil prej shiu.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:06am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Në rrafshirën e shkretë


Në rrafshirën e shkretë hënore
ikën një tufë me pata drejt kories,
tërë hir legjende.


S'i dua diskot e xhamta.
Bile me këtë botë asgjë nuk më lidh.
Vetëm për drurët më merr malli shumë,
se me çdo dru kam lidhur miqësi.


Dua që të vdes në një ditë vjeshte
të vdes atje te shtëpia e gjetheve
dhe një tufë me pata të ikin mbi mua
një tufë me pata tërë hir legjende.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:09am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Për vehten time


Këndoi bilbili i vetmuar deri në dhembje,
por askush nuk e dëgjoi zërin e tij,
sepse i mungonte kafazi.


Mbi një piedestal heshtjeje,
dergjet profili im që në lindjen e gurit.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:13am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Rri sonte te unë!


Hëna mbi lumë vizaton
një urë për ëndrrat e yjeve;
Reja gri, si mall i harruar,
vë kryet mbi duart e pyjeve.


Ti erdhe nëpër udhën e hënës,
çeli gonxhe edhe pragu i portës.


Rri sonte te unë,
sa të bëhen trëndafilat e drurëve të vdekur!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:16am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kantik


Erdhi dëbora, mbuloi gjithë stinët,
si në ditën e parë të botës.
Erdhi dhe mbuloi ditët e mia.


Pikon hëna. Drurët e zhveshur dimërore,
me këmbë si anijethyerit në funddet.
Parajsa e drurëve të vdekur, pranvera,
vjen, por mua nuk më gjen.


O Zot! Më ke mallkuar me dimër pa asnjë arsye.
Keqdashjen tënde nuk e kuptoj.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:19am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Rapsodia e vjetër e lahutës


Kam përcjellë drejt varreve trimat,
kur gjamatarët rrihnin gjoksin duke vallëzuar.
Nëpër gryka çirreshin lekët: ho, ho!
Zëri im prej lotësh,
zëri im prej gjaku
superënë mbi drurin e trishtuar...


Zëri im i uritur, zëri im i tmerruar,
duke larguar shpirtrat nga fëmijët,
duke thirrur retë dhe shiun,
duke u mbrojtur nga legjendat, nga Mikprerja,
zëri im pagan...


Enisè, enisè!


Në krye të korteut të zymtë, në darkën e të vrarit,
në shitjen e kaut të vetëm dhe tokës,
në pengjet e vajzave, në vetëvrasjet, ndarjet, dashuritë,
vura duarkryq zërin tim mbi gjithë këtë dhembje dhe thashë:


Enisè, enisè!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:21am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kartolinë


Unë prisja nga ti dashuri të madhe.
Ti më dërgove fantazma stinësh.
Pyje që ranë nën një shi offset.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:24am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Rivarrimet


Djem të rinj, të zjarrtë,
që i lanë puthjet e para përgjysëm.


Fëmijë që s'do lozin më kurrë në perëndim;
Do ndrrohen stinët në Kosovë e ata s'do jenë.


Pleq që s'do prehen më te pragu,
megjithëse nuset hutohen, ua pjekin kafenë çdo mëngjes.


Tani janë të vdekur. Aty poshtë, te balta.
Sillen në brinjë.
Kryqetërthor në amfiteatrin e maleve,
a në një pllajë të pjerrët kohe.


Zot i madh! Po rivarrosim të vdekurit tanë,
dhe na fal që jemi të mbushur me urrejtje;
Dhe po të duash mos na fal o Zot,
dhe mos na jep parajsën, por na lër në dheun tonë, amen!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:27am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Jeniçerët


Në mbrëmjen verore, kur yjet flenë,
në fund të përrenjve argjendorë
vijnë jeniçerët nën gjysëm hënë:
- Ku është varri i të madhit Skënderbe?


E këmbët e kuajve trazojnë përrenjt,
trokëllimat e tyre ndër këngë jehojnë;
Ngrihen të rënët që nga fundi i këngëve
me leshra të përgjakura,
thërrasin shoqi-shojnë.


... Dhe ikin jeniçerët mes fshatrave arbëreshë,
mes kasolleve me thekërishtë që turku na i dogj;
I mallkon pas era e fushave të gjera,
i mallkojnë kasollet,
thekra që s'u poq.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:30am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Fat


Unë për fatin tim pikëllohem vetë
S’dua të pikëllohet kush për fatin tim,
Më ndjek pas Perëndia e Humbjes
Me mermerin e thyer në luftra pakuptim.


Mirëpo unë jam pagan i vjetër;
Pa këtë fat të keq nuk ndjehem mirë,
Çdo njeri e ka një fjalë ku vë kryet
Kam dhe unë për prehje dhembjen time.


E çdo të preferoja tjetër përveç luftës
I ndjekur pas nga ky fat budalla?
Vërtet që kam fituar shumë pak në këtë jetë,
Por humbjet i kam patur të mëdha.


S’dua të trishtohet kush për fatin tim,
Se për fatin tim trishtohem vetë;
Mermeri i thyer i Perëndisë së Humbjes:
Tërë lavdia ime kjo ka për të qenë!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 01:34am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Mike e vjetër


Jo, ti nuk je zbardhur mikja ime e vjetër
por amalgami i çmendur i pasqyrave
të ka mbuluar në dimër.


Ik nga pasqyrat,
pellgjet janë më të ndershëm
sepse të bëjnë narcis.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3845 sec, 0.0856 of that for queries. DB queries: 57. Memory Usage: 3,108kB