Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi
 
<< Previous thread | Next thread >>
Te studiosh ne shqiperi apo jasht shtetit?!...dhe pse????
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Wed Apr 21 2010, 09:05pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Si mendoni ju ku do te ishte me mire te studjonit ne shqiperi apo jashte.

Bashkebisedim te kenshem.


Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
::bud::
Thu Apr 29 2010, 06:33am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ne shqiperi investon shum nga xhepi dhe nuk e mbush kryet -
jasht investon me pak nga xhepi dhe mbush kryet
Back to top
L - N
Thu Apr 29 2010, 07:10am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Si emigrant qi jam, si babe i 2 djemve dhe ne qoft se e kam kuptu mire pytjen di me thane:

E shof prej kanveshtrimit tem personal se do te kishte kene e mrrekullueshme per mu, me mujt me i eduku ne shkoll fillore e te mesme ne Shkoder sepse edhe ju nep idenditet Shqiptare (qi asht shume e ransishme per mu).

Kurse studimet e nalta masanej me i ba jashte me cdo kusht.

Ndoshta kam kriju nji opinjon te keq per universitet Shqiptare prej nji pakice njerzish qi i marrin me lek e pa shku hic dhe qi me ka taku me i njoft, por gjithsesi tuj pa edhe produktin e Universiteteve Shqiptare nuk me duket se ka hapsine me u mburre shume.

Nejse ky asht mendimi jem dhe e pranoj se mundet me kene i gabuem.

Pse???

Shkollat fillore dhe te mesme Shqiptare per nxansit e mire i shof si shum te forta, gjithsesi ndoshta gjanat kane ndryshu sot.

Universitet shqiptare i shof si Universitete ju thanshin, sepse i gjej shume te korruptume sa as me gjete krahasim nuk mundem, se nuk di se a ndodh kund tjeter ne bote se ca ndodh ne Universitet Shqiptare.

Nuk flas per shumicen e tane atyne studentave qi i kane marre Universitet me zotsi por flase per da studenta tip i funit mas 1991-shit qi jane emigranta kurse figurojn si Universitare ne Universitet Shqiptare vetem se korruptojn Pedagogt, apo ma e keqja njerz qi kan ba shum krime ecin rrugt e qyteteve Shqiptare me diploma Universitetit pa kene asnjihere ne Universitet.

Nejse ne njifare mnyret edhe vete arritjet ne Shqipni rreflektojn ne Universitet e saj.

Nejse se ndoshta jam tuj fole gabim por gjithsesi uroj qi studimet e nalta ashtu si komplet sistemi i arsimit Shqiptare te kapin majat ma te nalta, por sot per sot per fmi te mi ne qoft se dojn me njek studimet e nalta du me cdo kusht me i marre Universitet ne vendet Anglo - Saksone


[ Edited Thu Apr 29 2010, 07:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Sat May 01 2010, 11:37pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Sistemi i arsimit ne Shqiperi ka kaluar nga Rus ne ate perendimor.shqiperia ka edhe nje problem teper te madh i cili eshte: "nuk dime se si te bajme kete transferim dhe per kete arsye jemi ne tranzicion,dhe provojme shume".Po pretendohet qe te kena nje sistem arsimor anglez me nje ekonomi dhe politike Shqiptare!!Per mua eshte absurte,mbi te gjitha nuk me pelqen te kopjojme.
Nese kthehem ne vitet shkollore te mija,pra kohen e monizmit do te thoja qe:Sistemi arsimor sovjetik ka qene per te renduar studentet sa me shume sepse historikisht komunizmi apo sistemi sovjetik ka qene mbeshtetur ne industrine e rende dhe kjo industri kerkon njerez te afte ne matematike, fizike, kimi, biologji etj etj.
Ndersa ne vitet e demokracise duke filluar nga 90_kena kerkuar per te "perqafuar" sistemin perendimor ne te gjitha senset dhe ne te vertete kena deshtuar ne kopjimin e sistemeve te ketyre shteteve.(ndoshta gaboj,por une e shikoj shume kritike kete gja).
Duke u futur ma ne detaje nje pjese e mire e profesorave nuk kane kualifikimet e duhura dhe per ma shume fale rroges se ulet qe ata kane,atehere ata kerkojne qe te hapin edhe kurse private.Pra ne kete menyre duhet qe tu japin nxenesve nota te uleta qe ta qojne situaten deri aty qe te bajne nxenesve te mendoje qe ka nevoje per kurse ekstra, me fjale me tjera kurse private qe i jep profesori po i cili jep vleresimin.(Dicka shume e ulet per mua).
Me e mire eshte ti krijohet mundesia shume te rinjeve te shkojne e te studiojne ne nje bote te hapur si: Anglia, Amerika, Gjermania apo Franca. Por qe problemi me i madh qe nuk i lejon eshte KORRUPSIONI i cili sic duket do te rritet edhe ma shume vite e arrdhshme ne gjakun dhe gjirin e Shqiptareve.
Duke i pare te gjitha keta,mendoj se asnji nuk don te studioj ne shqiperi dhe po ti krijohet mundesia besoj se te gjitha ata qe kane vullnet per te mesuar sakrifikojne te ikun per te studiar jashte shtetite ndoshta edhe per te jetuar atje.Gja qe eshte shume e dhimbshme qe ajka e diturise ta shfrytezojne vendet e huaja.




Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Sat Aug 28 2010, 10:10am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Universitetet Amerikane, “fabrikat” e elitës së trurit




Sipas shumë sondazheve dhe klasifikimeve, 17 universitete amerikane listohen si më të mirët në 20 universitetet e parë në botë. Përse Amerika vazhdon që të ketë lidershipin në fushën e arsimit të lartë?
Për të gjetur studentët më të mirë në botë, përzgjedhësit kanë organizuar një turne rekrutimesh në katër kontinente të botës dhe kanë shkuar personalisht për “të gjuajtur” talentet nga Shangai në Buenos Aires, e nga Vjena në Sidnei. Faza eliminatore është e pamëshirshme. Nga 9000 kandidatë, vetëm 150 mund të kategorizohen si “të talentuar”. Asnjë shpresë për ata që kanë më pak se 730 pikë në testet e matematikës. I njëjti “filtrim” përdoret edhe në universitetet më me emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “Ivy Legue”. Këtë shtator, pikërisht bazuar te seleksionimet e rrepta, do të nisë një eksperiment i paprecedent: “Megaversity”, ose universiteti i parë në të gjithë kuptimin e fjalës “global”, objektivi i të cilit do të jetë formimi dhe shkollimi i elitës botërore. Do të jetë një “klon” i Universitetit të Nju Jorkut me qendër në Abu Dhabi. Është një iniciativë tepër e veçantë në llojin e vet dhe mund të shënojë fillimin e një tendence. Kjo do të thotë që, pak nga pak modeli i universiteteve amerikane, duke filluar që nga përzgjedhja, po shndërrohet në një shembull edhe për vende të tjera dhe në këtë mënyrë është shndërruar në një produkt për eksport.



Universitetet amerikane kanë çelur që prej dhjetëvjeçarësh degët e tyre jashtë vendit. Por deri më tani bëhej fjalë për filiale që ishin deri diku të ngjashme me universitetin amerikan që përfaqësonin. Me krijimin e Universitetit të Abu Dhabit kalohet në një tjetër fazë. Ai do të jetë një universitet me një kurrikulum shumë të kompletuar, i cili pretendon që brenda pak vitesh të arrijë një nivel tepër të lartë akademik. Cilësia e shërbimit të ofruar do të jetë e jashtëzakonshme, duke filluar që nga raporti numerik student-profesor, i cili do të jetë 8 me 1, e deri tek elementë të tjerë të përsosur. Me përzgjedhjen e studentëve do të merret një institucion i veçantë, me funksion “filtrimin” e talenteve nga e gjithë bota. Si fillim është krijuar në bazë të dhënash me 900 shkollat e mesme më të mira nga e gjithë bota. Secila nga këto shkolla të mesme ka përzgjedhur 2 maturantët më të mirë të saj të një viti akademik dhe kështu, pak nga pak, nis përzgjedhja e më të mirëve, ajo e ajkës së ajkës. Në këtë universitet, përveç amerikanëve që do të kenë numrin më të madh të të pranuarve, vendin e dytë do ta zënë arabët, kinezët dhe më pas rusët. Në programin e shkollës do të jetë përfshirë marrja e kurseve të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Eksperimenti është konsideruar që në hapat e tij të parë një sukses, dy muaj para se universiteti i ri të çelë dyert për vitin e parë akademik. Qeveria kineze ka kërkuar që ky universitet të ketë edhe një degë të tij në Shangai vitin që vjen. Është një hap shumë i rëndësishëm në një fazë kur Kina tashmë i ka humbur pak nga pak thuajse të gjitha komplekset e inferioritetit që ka pasur ndaj Shteteve të Bashkuara dhe sillet në botë me pushtetin dhe vetëndjesinë e një superfuqie. Por i vetmi sektor në të cilin Pekini ende e njeh zyrtarisht lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pikërisht arsimi. Kina e konsideron Amerikën një model të arsimit, e veçanërisht për sa i takon arsimit të lartë. Edhe drejtuesit kinezë të sektorit të arsimit, të vetëdijshëm për këtë supremaci të Amerikës, janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me të. Dy studiues kinezë të Universitetit të Shangait kanë bërë së fundmi një klasifikim botëror të universiteteve më të mira në botë. Sipas këtij klasifikimi, 17 ndër 20 universitetet më të mira të planetit janë universitete amerikane dhe më tej 50% e 100 universiteteve më të mira në botë janë sërish universitete amerikane. Në eksportin e prodhimeve të manifakturës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar se Kina tashmë është një lider botëror dhe madje pranojnë edhe faktin se krahasuar me kontinentin amerikan, kontinenti aziatik është shumë më përpara në këtë drejtim. Në rrafshin politiko-ushtarak, influenca e Pekinit është duke u futur dhe duke u ndjerë në të gjitha çështjet dhe konfliktet më të mëdha globale, të cilat dikur dominoheshin nga Perëndimi. Por në fushën e përzgjedhjes dhe të formimit të “trurit”, perandoria amerikane është ende një perandori së cilës nuk i kanë dalë rivalë. Universitetet amerikane mbeten një nga eksportet e suksesshme dhe të padiskutueshme të Amerikës dhe ato po sulmojnë botën, sikundër bënë dikur produktet amerikane të IBM, Intel apo Microsoft. Një tjetër klasifikim shumë autoritar që merret me renditjen e universiteteve më të rëndësishëm dhe të mirë në botë, nxjerr sërish 17 universitete amerikane ndër 20 më të mirët. Ndërkohë, kjo supremaci e amerikanëve vazhdon të ndiqet nga universitetet e famshme britanike, me Kembrixhin që zë vendin e katërt në botë dhe Oksfordin që zë vendin e 10-të. Por këto shkolla kaq të mira mund edhe të pësojnë kriza e madje të zhduken tërësisht. Financimet private i mundësojnë për shembull Universitetit të Stendfordit që të shpenzojë 70 milionë dollarë në vit vetëm për të ndihmuar studentët e shkollës, të cilët nuk kanë mundësi të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e mëdha të studimeve. Janë 70 milionë që shpenzohen për t’u krijuar të drejtën dhe mundësinë e studimit të mirë edhe atyre që kanë mundësi financiare më të pakta se të tjerët, por që kanë aftësi të mëdha intelektuale. Por kjo shifër është shumë e vogël krahasuar me fondin gjigand që lëvrohet çdo vit nga universiteti dhe që bazohet kryesisht në donacione, i cili është rreth 12 miliardë dollarë. Shtetet e Bashkuara në sektorin publik dhe privat çdo vit investojnë në arsim 35 të Prodhimit Kombëtar Bruto dhe kjo vetëm për sa u takon universiteteve. Krahasuar me vendet e tjera, bëhet fjalë për një sasi dyfish më të madhe. Një shpenzim të tillë të madh, krahasuar gjithmonë me vendet e tjera, Amerika e ka edhe në shpenzimet ushtarake. Po Azia? Nëse ka në Lindjen e Largët një aspekt që ende nuk ia ka dalë të jetë konkurrues, është pikërisht shkollimi i lartë. Dhe pasojat mund të jenë fatale. Në këtë rast mjafton që të mendosh për paradoksin e Japonisë. Nga viti ‘50 e deri në vitet ‘90, ekonomia japoneze është rritur me një ritëm shumë më të shpejtë se ekonomia amerikane. Por nga vitet ‘90 e në vazhdim ky ritëm ra dhe Japonia ka shënuar një ritëm të rritjes ekonomik më të vogël se ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër, për arsimin në të dyja këto periudha situata nuk ka qenë pozitive. Superioriteti i modelit amerikan është me shumë përfitime të tjera që shumëfishohen. Universiteti është në fakt një laborator shpikjesh dhe novacionesh, pra një oaz sipërmarrjesh të reja. Nga ky funksion i tij rrjedh edhe mbështetja e madhe që kapitalizmi amerikan u bën universiteteve financiarisht. Universitetet nuk e ndalin kurrë punën në kërkimin e formulave dhe zgjidhjeve të reja dhe janë pikërisht financimet e kapitalistëve ato që lehtësojnë shumë kalimin e një studimi dhe një shpikjeje nga laboratori në përdorimin në terren. Recetat e fundit të shpikjeve janë të ashtuquajturit “laboratorë të ideve”. Ndër më të famshmit është ai i Universitetit të San Diegos në Kaliforni. Që nga themelimi i tij në vitin 2001, ai ka sjellë në jetë krijimin e 26 ndërmarrjeve të reja, të cilat kanë lindur pikërisht brenda mureve të laboratorëve të universitetit. Edhe në kushtet e krizës më të ashpër ekonomike dhe financiare që po përjeton Amerika, të ashtuquajturit “laboratorë të ideve” vazhdojnë të shtohen dhe të mbështeten financiarisht. Thuajse të gjithë universitetet më të mëdhenj në të gjitha shtetet amerikane kanë laboratorë të tillë kërkimorë shumë të financuar. Rivalët e universiteteve amerikane në botë përpiqen me të gjitha mënyrat për ta imituar mrekullinë amerikane. Kina dhe India kanë aspirata dhe ambicie të mëdha dhe kërkojnë që të krijojnë në vendet respektive universitete të shkëlqyera jo vetëm për vendin, por botërore, për të qenë lider edhe në këtë fushë. Pra, qëllimi është që t’ua marrin stafetën Shteteve të Bashkuara. Por vështirësitë në këtë drejtim nuk janë vetëm ato financiare. Kina shpenzon për kërkimet shkencore të universiteteve 7 herë më pak se Amerika, por nuk është ky problemi. Problemi është se në Kinë nuk ka të njëjtin respekt si në Shtetet e Bashkuara për “mendimin e lirë dhe ndryshe”. Kjo për shkak të natyrës autoritare të regjimit kinez. Mbi të gjitha, universitetet amerikane janë një fidanishteshpikjesh dhe novacionesh, sepse në radhë të parë dhe mbi të gjitha i inkurajojnë studentët që të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe të lirë, dhe të thonë hapur e pa frikë atë që mendojnë. Është pikërisht ky avantazhi që i ka dhënë Amerikës supremacinë e padiskutueshme në fushën e arsimit të lartë dhe rezultatet e larta në studime. Është ky guri i themelit edhe i eksperimentit që do të fillojë këtë vit në Abu Dhabi dhe që nëse do të vazhdojë sipas modelit më të mirë amerikan, me siguri do të jetë i suksesshëm.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


Universitetet Amerikane dhe ato Europiane qi renditen nder 20 vendet e para sigurisht qi jane fabrika te trunit elitare se nuk i marrin diplomat me korrupsion, sic ndosh ne Shqipni, qi merren me leke, dhurata, seks apo me shoqni " simas fjalve e akuzave" ne cdo Universitet Shqiptare, se per nja 3 universitete te Tirans dhe Universitetin e Shkodres dhe Vlons kam fakt te verteta se njof emigranta qi vetem paraqiten 2 here ne vjete sa per numer, e jane tuj u diplomu nepermjet korrupsionit te profesorave/Rektorve. Apo njof tjere qe ju bajn thirrje mu rregjistru neper universitete me i marre me pagese. Po ashtu me kane thane se do njerz qe njof ne Shkoder qe s'kane kry as shkollen e mesme 4 vjecare persmarit, qi kane ken ne gjak e prap se prap jane me diploma universitare ne xhep.

Fatkeqsia e jone si Shqiptare nuk asht vetem korrupsioni Universitare qi prodhon elite trunore t'paaft me drejtu, por te aft vetem me mrapshtu, por asht edhe korrupsioni shoqnore e administrative qi ju nep prioritet ktij produkti te korruptume elitare, sepse asht i korruptuem per vedi.

M'duket mu ndoshta jam gabim se dhe ajo pjese e klas t'nalte te trunit Shqiptare qi prodhohet me merite prej universiteteve Shqiptare prishet prej korrupsionit qi ka pushtu pothuejse cdo qelize t'shoqnise shqiptare


[ Edited Sat Aug 28 2010, 10:21am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
~*Christel*~
Fri Apr 08 2011, 02:36pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Jashte...sepse disa ndermarrje pa pike skrupullit kerkojne qe te pakten masterin, ai qe aplikon per vend pune, ta ket kryer jashte ose ato qe kryejne jashte jane te privilegjum, tu kriju keshtu diskriminin indirekt ne tregun e punes ( gja qe prej BE ndalohet rreptesisht)

Lind pyetja: Po ata qe s'kane mundesi me studiu jashte, te rrine rrugeve?
Jena vend i paradokseve
Back to top
- Stella -
Mon Mar 25 2013, 08:08pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Hasa pare tuj lexu da gjana n'internet lajmin e universitetit Bocconi n'Itali qe kishte ba shkembim me universitetin e Bostonit dhe kjo vajza qe kishte marre pjese ishte prej Tiranet e m'bani me mendu se sa impenjohena ne pergjithesi neper shkolla ne shqiptaret e ket gja na e thojn shpesh edhe vet t'hujt. T'ban mu ndi krenar kja gja

trokit ketu

[ Edited Mon Mar 25 2013, 08:11pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1591 sec, 0.0279 of that for queries. DB queries: 43. Memory Usage: 2,694kB