Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Letra e nje te panjohure!
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Wed Apr 21 2010, 09:42pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Po mundohem te shkruaj nga faqet e nje novele qe me ka bere shume pershtypje kur e kam lexuar! Me ka pelqyer shume dhe shpresoj tju kenaqe.

PS: Justin postoi nje pjese te kesaj novele por u fshi pas incidentit qendodhi!

Romancieri i famshem kthehej nje dite qe pa gdhire ne Vjene pas nje dite udhetimi te gjate qe ksihte bere neper male. Bleu nje gazete ne stacion,syte i shkuan menjehere tek data dhe i ra nder mend ate cast se ate dite kishte ditelindjen. Dyzet e nje vjec, tha me mendjen e tij, dhe kjo gje as e hidheroi as qe e gezoi. I shfletoi pa qendruar faqet e gazetes qe kishte blere,pastaj hipi ne nje automobil dhe shkoi ne shtepine e tij.
SHerbetori e pa e i i tha se gjate mungeses se tij kishin ardhur dy veta per ti bere vizite dhe disa te tjere i kishin telefonuar,i solli, ne nje tepsi te vogel, letrat qe kishin grumbulluar me shumice.
Romancieri, me nje shikim pak te lodhur, i veshtroi keto letra dhe pastaj grisi disa nga zarfet, derguesit e te cilave i interesonin me teper. Se pari vuri menjane nje leter, shkrimin e se ciles nuk e njihte aspak dhe ngaqe kjo leter iu duk shume e madhe. Sherbetori , i kishte
sjelle cajin; ai u mbeshtete edhe me mire ne kolltukun ku rrinte, i hodhi edhe nje sy tjeter gazetes edhe disa shkrimeve te tjere; me se fundi ndezi nje cigare dhe mori leteren qe kishte vene menjane.
Ishin pothuajse nja dy faqesh te shkruara me shpejtesi, nje shkrim i dredhur i nje gruaje, me teper nje doreshkim sesa nje leter. Ashtu pa dashur e perku edhe nje here zarfin qe kishte mbajtur tere ato flete se mos kish harruar dicka atje. Por zarfi ishte i zbrazet dhe prosi letrat,nuk mbante as adresen e derguasit, as edhe nenshkrimin. Kjo gje iu duk shume e cuditshme dhe i mori pastaj perseri fletet. Si per epigraf ose per titull, faqja e pare ne krye, mbante keto fjale: Per ty qe nuk me njohe kurre." Qendori i habitur dhe u mundua kur i lezoj keto fjale. Mos behej fjale per te? Mos behej fjale per ndonje njeri te perfytyryar ? Kureshtja e tij u zgjua dalngadale dhe u vu te lexoje.
*



* *

"Djale im me vdiq dje; deri tri nete luftova me

vdekjen per te shpetuar kete krijese te vogel e te njome; dyzet ore me rradhe i qendrova ne krye te shtratit, dyzet ore me rradhe i ndenja prane, pareshtur, ndersa gripi se linte te qete trupin e tij te shkrete qe i digjej e pervelohej nga ethet.
Ia freskova me sa munda ballin e tij te zjarrte; ia mbajta nate e dite duart e tija plot ethe. Por naten e trete u rraskapita fare. Syte e mi nuk duronin dot dhe mbylleshin ashtu ngadale dhe une s'kisha se c;te beja nga qe s;isha e zonja te kundershtoja.Qendrova ashtu me pahir tri a kater ore dremitur permbi karrigen time, dhe ne kete kohe e sipe, ashtu fshehurazi, vdekja erdhi dhe ma mori djalin, djalin tim qe e digjnin ethet. Ja tashti eshte aty, syte e tij te thelle dhe te zgjuar, edhe permbi kemishen e bardhe qe e mbulon te voglin tim, ia kane bashkuar duart e zbehta,edhe kater qirinj digjen lart, ne te kater kendet e shtartit,"nuk guxoj te shikoj, as nuk guxoj te leviz, sepse kur drita ze e tundet nga pak,hije te zeza rreshqasin permbi fytyre e permbi gojen e mbyllur dhe me duket sikur vija e futyres zene e ringjallen edhe s'me besohet qe te me kete vdekur; me duket sikur do te me zgjohet prap dhe sikur do te me thote dicka me zerin e tij te qarte e te paster, dicka me njomesine foshnjore....Por une e di se ai ka vdekur dhe nuk dua ta shikoj prap qe mos te me besohet se do te me ngjallet perseri e do te me flase....E di,po,e di djali im me ka vdekur dje; dhe tashti vetem ti em ke mbetur ne bote,ti qe sdi asgje nga jeta ime,ti qe ndoshta ne kete ore te tmerrshme kur te shkruaj je duke lojtur e duke kaluar kohen tende me njerizit ose me gjerat. Vetem ti, po, vetem ti me ke mbetur ne bote, ti qe s'me ke njohur kurre dhe qe te kam dashuruar tere jeten time.
"E mora me dore te dridhur qiririn e peste dhe e vura ketu permbi tryeze, ku kam ndenjur dhe po te shkruaje. Sepse nuk dua, jo nuk mund te rri vetem me djalin tim te vdekur, pa uluritur me gjithe shpirtin tim; dhe kujt mund ti drejtohesha ne kte ore te tmerrshme pervec teje, o ti qe ke qene e je sot e gjithe diten jeta ime?
Nuk di nese mundem te shprehem me fjale qarte dhe ndofta nuk me kupton. Koka ime eshte shume e rende, temthat e mia me rrahun e me bucasin parreshtur, gjithe trupin tim e kam te semure. M eduket se me kane zene ethet-ndoshta kam grip, se mire sikur te me zere e te me marre edhe mua, sepse keshtu do te shkoj bashke me djalin tim e nuk do te rroj vetem en kete bote. Shpeshhere nje vello e zeze me kalon perpara syve; ndoshta nuk do te jem e zonja ta mbaroj kete leter, por dua qe ti mbledh te gjitha forcat e mia per te foulur per nje here, vetem nje here o i dashuri im, ti qe s'me ke njohur kurre.
Ty vetem dua te te drejtohem;vetem ty per te paren here ne jeten time, do ti them te gjitha, ti do ta njohesh gjtihe jeten time,ate jete qe ka qene vetem e jotja dhe te cilen ti se ke njohur kurre. Por do ta njohesh gjithe fshehtesine e jetes sime vetem kur te kem vdekur une athere kur tiiii nuk do te mundesh te me pergjigjesh, atehere kur te ngjthurit, qe ma ngrin trupin porsi akull, do te me marre me vete. Dhe po qe se nuk vdes, une do ta gris kete leter dhe do vaxhdoj te hesht dhe pastaj sic kam heshtur gjithe jeten time. Por ne qofte se kjo leter te bije ne dore, ti duhet ta dish se ajo te ta ka shkrujtur eshte nje e vdekur qe ta rrefen tere jeten e saj , ate jete qe ka qene gjithe e jojta qe nga ora e pare e deri tek ora e fundit e ndergjegjes se vet.
Mos ki frike nga fjalet e mia; nje e vdekur s'mund te te kerkoje asgje ; smund te te kerkoje qe ti besosh qe gjitha ato qe do ti zbuloje dhimbja ime qe struket tek ti. Besoi te gjitha ato qe po te them ,njeriu nuk mund te genjeje ne oren e vdekjes te nje djali te vetem.
Dua te ta zbuloje gjithe jeten time, kete jete qe ka filluar me te vertete athere dhe vetem athere kur te njoha. Perpara se te te takoja, jeta ime ishte dicka e turbullt dhe e ngaterruar, ku kujtimi im nuk zhytej kurre;
ishte si nje bodrym ku pluhuri dhe perlhurat e merimandes i mbulonin sendet dhe njerezit dhe i fshinin ne syte e mi dhe zemra ime nuk i sjell kurr nder mend.
Kur te njoha per here te pare isha 13 vjec dhe banija ne ate shtepi ku banon ti sot gjithe diten ne ate shtepi ku ti mban ne dore tashti kete letern qe po te shkruaj. frymen e fundit te jetes sime, banija ne katin tend, pikerisht perpara portes se apartamentit tend.......

[ Edited Wed Apr 21 2010, 09:56pm ]

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Wed Apr 21 2010, 09:55pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Ti sigursht qe nuk na sjell ndermend ne, gruan e ve te nje nepunesi te financave dhe vajzen e dobet dhe te paformuar mire sic isha athere; ne jetonim fare te vecuara dhe si te humbura ne vaferine tone. Ti ndoshta nuk e ke degjuar kurre emrin tone, as qe e ke ditur sepse ne nuk kishim vene nje pllake mbi porten tone dhe askush nuk vente qe te pyeste se si ishim. DHe kane kaluar shume kohe qe athere, pesembedhjete vjet. Sigurisht qe ty nuk te kujtohet,o i dashuri im; por mua me bijen ndermend te gjitha, edhe sendet me te vogla; me kujtohet si sot dita kur degjova per te paren here te te behej fjale per ty , kur te paren here te pashe dhe si mos te me kujtohet ajo dite qe me celi qe athere gjithe rruzullimin? Lejome, o i dashuri im, qe te ti rrefej te gjitha, te gjitha qe nga fillimi.
Merre mundimin te lutem shume, dhe kendome qe nga kreu e deri en fund dhe mos u lodh shume duke kenduar per nje cerek ore, se
une tere jeten time nuk u lodha se dashurauri ty.
Para se te vije ti ne shtepine tone, banonin pas portes sate disa
njerez te liq, te urrejtshem dhe grindaves. Ashtu te varfer sic ishim na kishin meri shume se ne nuk bashkoheshim me ta e
s'na pelqente sjella e tyre e keqe. Burri ishte nje pijanec, e rrihte perhere gruan: shume here zgjoheshim edhe naten nga
gjumi nga zhurma e karrigeve te hedhura me fuqi per toke dhe te pjatave te thyera;nje mbremje,gruaja e goditur sa i kishte
dale gjak me leshera te leshuara, vaproi neper shkalle i piri e ndoqi nga pas duke thirrur me ze te cjerre dhe athere fqinjet
hapen portat dhe e frikesua duke thene se do te therrisnin policet. Qe se pari mema ime nuk hyri aspak ne mardheni me ta dhe
me porositi qe mos tu flisja femijeve te cilet e merrnin hakun e tyre kur sillte nevoja. Kur me takonin ne rruge me therrisnin nga pas shume fjale te ndyra dhe nje dite me goditen me topa te medha debore aq shuem sa balli u pergjak krejt.
Tere shtepia i kishte meri dhe i urrente keta njerez dhe nje dite, pas ceshtjeje te ngaterruar- me duket se burrin e burgosen ngaqe kishte vjedhur-ata u detyruan te dalin nga shtepia e te na lene te qete. Athere morem fryme lirisht. DIsa dite me rradhe tabela e qiradhenies mbeti e varur ne porten e shtepise dhe pastaj u hoq dhe morem vesh nga sherbetori se nje shkrimtar, nje njeri i vetem dhe i qete e kishte marre apartamentin. Ate dite e degjiva per here te pare emrin tend.
PAs disa ditesh erdhen ata per te lyer shtepine, per ta stolisur per ta ndrequr per ta shtruar per ta sjelle ne gjendje te mire apartamentin nga ata qe rrinin me pare e kishin shkaterruar nuk degjohej tjteer vecse te goditurat e cekiceve te shuem veglave te tjera pastrimi dhe ndreqjeje por mema ime nuk dukej aspak e emrzitur nga kjo zhurme sepse ishte e gezuar qe nuk do te degjonte me ato te shara e te thirrura te ndyra qe na zgjonin naten e nga gjumi e s;na linin te qete.
Deri sa vazhdoi mbartja jote, une s'te pashe asnjhere; per te gjitha punimet kujdesej sherbetori i vogel serioz me leshra pak te thinjura qe i rregullonte te gjitha me nje menyre te mbaruar dhe te habitshme. Ne shtepi ai u impozohej te gjitheve sepse nej sherbetor i nje shkrimtari te madh qe rronte ne nje jete krejt te ndryshme nga ajo jete qe benim ne na dukej nje njeri i madh. E donim te
gjithe nga qe ai sillej shume mire me ne te gjithe, ashtu si duhet te sillet me te vertete njeriu. Qe diten e pare na pa, ai e pershendeti memen time sic pershendesnin nje gura te madhe,edhe mua, qe s'isha athere vecse nje cilimi sillej ne nje menyre fare te pelqyer. Kur e zinte ne goje emrin tend, te kujtonte kurdohere me nje perunjesi dhe me nje kundrim te vecante; dukej menjehere dhe kuptohej fare lehte se ai te donte me te vertete shuem teper se c'duan sherbetoret e tjeter zoterinjte e tyre. AH! Sa shume e kam dashur per kete Janin e mire, megjitheqe e kisha shume zili qe te rrinte kurdohere prane dhe te sherbente.
Ti rrefeva te gjitha keto, o i dashuri im, gjithe keto gjera te vogla, pothuajse qesharake qe te kuptosh dhe me mire se cfare fuqi e cfare autoriteti ke pasur mbi kalamanin e frikesuar dhe te hequr sic kisha qene athere.....
Para se te hyje ne jeten time. fytyra jote ishte e rrethaur prejnej fare aureole pasurie, mrekullie dhe misteri: te gjithe ne shtepine e vogel te foburgut, ne te gjithe pra e prisnim me padurim ardhejn tende ne shtepine tone.
Edhe kureshtja qe me inspiroje ti u zmadhua edhe me shume,nje pasdreke, kur pasi u ktheva nga shkolla e pashe automobilin e mbartjes perpara portes sate. E shumta e mobiljeve ato me te rendat ishin futur brenda ne apartament, dh ekur erdha une po mbartnin ato me te lehtat. QEndrova per mjaft kohe perpara portes me kembe per ti soditur edhe me mire te gjitha plackat spse mobiljet e tua me dukeshin shume te cuditshme ngaqe s'kisha pare kurre deri athere,ne jeten time,mobilje te tilla. Kishte midis ketyre mobiljeve vjetesira indina skulptura italiane tablora te medha dhe te shkelqueshme dhe me se fundi per te mbaruar erdhen dhe aq shume libra te vyera ne pragun e portes dhe atje sherbetori yt i merrte nje nga nje edhe ua shkundte pluhurin me kujdes me nje tufe me pende. Une sillesha fshehurazi dhe plot kureshtje reth ketyre togjeve qe sa venin po shtoheshin e po rriteshin dhe me shume.
SHerbetori yt, kur me pa nuk me deboi por as qe me tha qe te rrija aty. Edhe keshtu une s'munda me gjithe deshiren e madhe qe kisha ti prekja ato libra ti merrja ne duart e mia dhe ta gezoja meshinin e bute dhe te lemuar te disave prej tyre. ME bishtin e syrit munda vetem tu hedh nje shikim te shpejt plot frike titujve te tyre. Kishte midis atyre librave shume libra ne gjuhen frengjishte dhe anglsiht edhe shuem te tjere ne disa gjuhe qe une si njihja aspak. DO te ksiha ndenjur aty ore me rradhe per ti soditur ato libra por mema me thirri dhe u detyrova te hyja brenda. GJithe naten mu desh te te kujtoja e mos te te hiqja nga mendja me gjithe qe s'te kisha pare ende. Une nga ana ime, kisha pothujase nja nje dyzite libra, e di nga ato libra te lira dhe te palidhura mire ,te mbuluara me nje kartone te vjeter, pori doja shume librat e mia, me shume se cdo gje tjeter dhe i kendoja rreshtur. Qe atehere rrija dhe vrisja mendjen time te vogel per te ditur se cfare njeriu do te sihte ky shkrimtar qe zoteronte e qe kishte kenduar tere keto libra kaq te bukura qe dinte gjithe keto gjuhe te ndryshme e qe ishte aq i pasur dhe aq i famshem. Kisha nje fare respekti te mbinatyrshem per keto libra qe me habitnin. Rrija shume here nje kohe mjaft te gjate, per ta perfytyruar fizionomine tende. Ti me vije perpara syve si nej njeri i mocem me syza dhe me nje mjeker te gjate e te bardhe,si profesori yne i gjeografise vetem se ti ishe me i dashur ,me i embel, dhe me i bukur, nuk di perse qe athere isha e sigurt per kete gje por ti duhej te ishe i bukur edhe sikur te ishe i mocem sic te perfytyroja une. Ate nate pa te njohur akoma te pashe ne enderr per here te pare.Te nesermen ti e kishe marre apartamentin por une u mundova te pergjoj me kot dhe nuk tepashe dot pureshtja ime atehere u zmadhua edhe me shume. ME se fundi diten e trete per te paren here te pashe edhe sa shume u cudita kur vura re se ti ishe aq i ndyshem nga ajo fizionomi qe kisha perfytyruar une ,ne nete pa gjume para se te te njija! Une te kisha enderruar ndryshe, te ksiha enderruar si nje palake me syze dhe ja ti em dilje perpara syve ashtu sic ishe ashtu sic je sot e gjithe diten ,ti i pandryshuari, ti mbi te cilin vitete shkasin pa te prekur!
TI ishe veshur me nje pale petka shuem te bukura sporti, ngjyra e qarte e te cilave me pelqentre shume ,edhe i ngjite shkallet duke vrapuar, me zhdervjellsine tende te zakonshme duke i kaluar dy nga dy shkallet e larta. Kapellen e mbaje ne dore, edhe atehere me nje habi te papershkuar, e sodita fytyren tende plot me jete dhe me drite me floket e bukur te nej te riu: me te vertete u drodha nga habia kur pashe se sa i ri ishe ti,i bukur, i njome, i zhdervjellte
dhe elegant. Dhe nuk eshte gje e cudtishme qwe ne kete minuten e pare qe te pashe ndjeva ate qe gjithe boten mund te ndieje per ty me njefare habie kur te te njohe: gjenden ne veten tende dy njerez, nje djale i ri dhe i ndeezur,lodratar,i dhene pas lojes dhe pas adventurave, dhe po ne ate kohe ne artin tend nje personalitete serioz, besnik i detyres, me nje kuluture shume te gjere. Une ndjeva ashtu padashur ate qe gjithe bota mund te ndieje aspo te te njohe:qe ti ben dy jete te ndryshme, nje jete, faqja e se ciles eshte kthyer krejt nga bota, kurse faqja tjeter e zhytur ne erresire nuk eshte e njohur vecse prej teje. Kete dualitete te thelle, fshehtesine e qenies sate, e vogel sic isha atehere, e magjepsur nga dashuria e perveluar, e kuptova qe ne shikimin e pare.........

(vijon)

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Wed Apr 21 2010, 10:13pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
"Ti e kupton tani,o i dashuri im se cfare mrekullie e cfare enigme terheqje ke qene per mua- per mua qe isha vetem nje cilimi. Nje njeri qe e ardhuronin te gjithe sepse shkruante libra,sepse ishte i famshem ne tere boten e madhe- sa isha e lumtur qe e zbuloja tek nje djalosh qe s'ishte me teper se njezet e
pese vjec, qe ishte elegant edhe gazmor si nje djale i vogel! A duhet valle te te them edhe nje here se ate dite ne shtepine tone ne te gjithe rruzullimin tim te varfer dhe te vogel, asgje nuk me intereson m,e vec teje? Me gjithe kembenguljen dhe kokefortesine e nje vajze 13 vjecare vetem per nje gje u mundova qe atehere , to rrotullohesha rreth jetes dhe qensies sate! te vereja ngahere , i vereja gjithe zakonet qe kishe, i vereja njerzit qe vinin ne shtepine tende, edhe te gjitha keto ne vend qe te pakaesonin e te zhduknin kureshtjen time, e madhonin edhe me teper sepse karakteri i dyfishte i vete sate shprehej fare bukur ne ndryshmerine e ketyre vizitave. Vinim tek ti shume djelmosha, shkoket e tu, me te cilet ti ishe kurdohere i qeshur e lodratar, studenta qe s'ishin veshur edhe aq mire, pastaj edhe shume zonja qe venin me automobile: nje dite erdhi drejtori i Operas-pastaj vinin edhe vajza te vogla qe ndiqnin ende mesimet ne shkollen tregtare dhe qe hynin fshehurazi dhe pak te ndrojtura ne dhomen tende: me nje fjale, vinin tek ti shume gra. Kjo gje, nuk me bente asnje pershtypje dhe as qe u trondita, kur nje mengjese, duke shkruar per ne shkolle pashe nje grua me vello qe dilte nga dhoma jote: atehere s'isha vec se 13 vjece edhe kureshtja e zjarrte me te cilen t epergjoja nate e dite.
Por un e di edhe sot pikerisht, o i dashuri im, se ne cilen dite se e ne cilen ore te dashurova me te vertete,dhe t'u dhashe me tere zemren tiem dhe per tere jeten. Kisha bere nje shetitje me nje shoqen time te shkolles dhe ishim duke
u fjalosur perpara portes. Ate cast, me nje shpejtesi te madhe , erdhi nje automobil: qendori , me ecjen tende te shpejte e te zhdervjellte e cila sot e gjite diten me mbush me lumtiru , ti zbrite nga automobili dhe iu drejtove protes. Nuk di se cfare fuqi e pandergjegjshme me shtyu ate cast per te shkuar dhe per te ta celur deren : te erdha fare prane - pothuajse u perballem. Ti me shikove me ate shikim te ngrohte dhe te embel qe me mbeshtolli krejt me njomesine e tij: ti me buzeqeshe me buzeqeshjen tende aq te bute dhe me the me nje ze aq te dridhur dhe familjare: "Ju flm shume , Zonjushe!"
Ti me the vetem kaq ,o i dashuri im! Por qe prej atij casti qe sapo e ndjeva mbi vehten time ate shikim te embel dhe te bute, une tu dhashe e tera. E kuptova me vone se ate shikim te shkelqyeshem , ate shikim te magjishem, ate shikim qe te mbeshtjell dhe te zhvesh' ate shikim te nej seduktori te lindur ti ia fal cdo gruaje qe kalon prane teje,cdo shitseje magazine qe te shet ndonje send,cdo sherbetore qe te hap porten , e kuptova qe atehere se ate shikim to e leshon ashtu pa dashur, dhe s'mund te gjesh tek ai shikim as vullnetin me te vogel as dashurine me te vogel, por butesia jote per grate e pandergjegjshme sic eshte, i jep nje pamje te embel dhe te ngrohte atij shikimi kur drejtohet nga ato. POr une -sic siha vetem nje kalama 13 vjecar, nuk dyshova aspak nga ajo vije e karakterit tend; isha ashtu e zhytur ne nje lum ezjarri. M'u duk sikur kjo butesi nuk ishte vecse per mua, vetem nej sekonde e tille mjafton qe ta bej nje kalama, sic siha athere , nje grua e vertete dhe kjo grua ishte e jotje pergjithmone.
"Cili eshte ky --me pyeti shoqia ime. Nuk munda te pergjigjgem ate cast. Ishte e pamundur qe t'i thoshja emrin tend. QE ate sekond te pare, qe ne ate sekond te vetme, ai emri yt u be gjithe fshehtesia ime.
"OH!nje zoteri qe banon ne shtepine tone"-- i mermerita me buze te dredhura."
-Po perse u skuqe kap shume kur te pa?-u tall shoqja ime. Dhe pikerisht pse e dija se tallja e saj i drejtohej fshehtesise sime, gjaku m'i perveloi faqet me nje nxehtesi te cuditshme. Ngaqe nuk dija se si te sillesha, u bera qesharake: -Sa e lige qe je!- i peshperita me egersi dhe kisha deshire ta mbysja.
Por ajo zuri te qeshe me te madhe dhe te tallet edhe me shume; i ndieja syte qe po me mbusheshn me lot dhe nje zemerim i pafuqishem me dukej sikur do te me mbyste. E lashe atje dhe u ngjita duke vrapuar shkallet per te shkuar en dhomen
time.Qe ate sekondt te dashurova. E di fare mire se grate ta kanen thene shume here kete fjale,ty. djalit te tyre te perledhelur. Por, besome mua, askush nuk te ka dashuruar aq teper porsi nje skelar, porsi nje qen-sic te kam dashuruar une me gjithe zemren time e sic kam per te te dashuruar pergjithmone. Asgje ne kete bote, nuk i perngjet asaj dashuri te fshehte te nje kalamani te strukur ne hije, kjo dashuri eshte aq e interesuar, aq e perunjur, aq e vrejtshme dhe aq e zjarrte, saqe askurre s'mund ta arrije ajo dashuria tjeter, ajo dashuri e gatuar me nje deshire te perveluar, e nje gruaje te persosur.
Vetem femijte vetimtare mund te ruajne per veten e tyre gjithe pasionin: te tjeret e shperndajne ndjenjen e tyre neper bisedime dhe neper kofidenca te ndryshme; kane degjuar shume te flitet mbi dashurine, e kane gjetur neper libra dhe e dine se dashuria eshte nej ligj i rendomte. E marrin si loje dhe nuk ia vene shume veshin;edhe behen kryelarte ngaqe sillen ashtu sic behet kryelarte nej djale i ri kur e pi cigaren e pare. Por une s'kisha se kujt t'ja qaja hallin tim, se s'kisha asnjeri qe te me jepte ca keshilla e te me mesonte se si te sillesha, une isha e paprovuar dhe e pamesuar, rekellehesha ne fatim tim, si ne nje femije.
GJithe ndjenjat e mia, gjithcka qe me kaonte neper dej, vetem ty te enderronte, vetem ty te mirrte per nje shok te vertete. Im ate kishte kohe qe kishte vdekur, mema ime me ishte si nej e huaj, rrinte perhere e trishtuar, e ndryshur ne mendimet e nje te veje qe ka si per burim jetese vetem pesionin qe i kane lidhur.Edhe keshtu ajo gje qe gjetiu ndahet e pjestohet, formoi ne vetem time nje blok te forte, edhe gjithe qenia ime e perqendruar ne veten e saj dhe e perveluar nga nej zjarr i fshehte u kthye nga ti.Ti ishe per mua -si ta them? CDo barazim mund te sihte i dobet-ti ishe pikerisht gjithe bota ime , gjite jeta ime. Asgje nuk me prekte mua, ne qofte se kjo gje nuk i pershtatej vetes tende; asgje nga qenia ime nuk ishte ndonje rendesi, ne qofte se kjo gje nuk te afrohej ty. Ti e ndryshove fund e krye gjithe menyren e jeteses sime. Deri atehere isha e dobet dhe e pakujdeshme ne shkolle; sapo te njoha dola e para e klases; kendoja me qindra libra, deri en oret e shtyra te nates sepse e dija qe ti i doje shuem librat; fillova, ashtu papandehur- dhe kjo gje e cuditi per se tepresmi memen time-te ushtrohesha ne piano me nje durim dhe me nje vullnet te habitshem, sepse besoja se ti e doje shume muziken. I rregullova ,i pastorva e i zbukurova te gjitha rroabt e mia e u kujdesa shume per stoline time vetem e vetem qe te te terhiqja verejtejn, vetem e vetem qe te dukesha e bukur ne syte e tu; edhe kur mendoja se bluza ime e vjete e
shkolle kshite nga ana e majte nje katror sope te arnuar, atehere hidherohesha shume per kete gje. Po sikur ta shikoje ti kete cope te arnuar, po sikur te me urreje per kete gje? Per kete shkak vetem per kete shkak e mbaja canten tiem te
shtrenguar kur i ngjitja shkallet, duke vrapuar, e dridhur nga frika. Sa e paaresyeshme qe ishte kjo frike, sepse asnjehere,pothuajse kurre ti nuk me shikove!
Dhe megjithate te te them te drejten , une i kaloja ditet e mia duke te
pritur e duke te pergjaur.
Ishte ne porten tone, nje syze e vogel prej meshini te verdhe, nga vrima e rrumbullakte e se ciles mund te shikoje se c'behej perjashta ne hajat, deri ne porten tende. Kjo syze- jo , mos buzeqesh o di dashuri im; edhe sot e gjithe diten nuk kam turp per keto ore qe kam kaluar!-kjo syze isht eper mua syri me te cilin eksploroja gjithe rruzillimin tim; aty muaj e vite te tere ne pragun e akullt, me frike ne zemer se mos dyshonte mema, rrija me nje liber, dhe i kaloja gjtihe pasdreket duke te pergjuar, e nderur si nje tel violine dhe e dridhur ai ajo, kur prezenca e jote e prekte.
Gjithe mendjen e ksiha te varur tek ti rrija e prisja pa u lodhur; isha kurdohere ne levizje e siper; por ti s'mund te vije re asgje nga keto levizje, ashtu si nuk i ve re as ato levizjet e semrekut te ores tende, i cili i numeron edhe i mat me durim ne hije minutat e jetes dhe i shoqeron capet e tu me nje rrahje te dobet zemre, atehere kur shikmi yt i shpejt mezi e shikon vetem nje here midis miljona tik-takesh qe s'kane te pushuar.
Te kisha njohur fare mire, kisha mesuar dhe i kisha njohur te gjithe zakonet e tua, te gjitha kravatet e tua, te gjitha rrobat e tua; i njoha edhe i dallova pas pak kohe secilindo nga vizitoret qe vinin ne shtepine tende i ndava ne dy kategori: ata qe ishin simpatike dhe ata qe ishin antipatike; qe nga 13 vjetet e mua , asnje ore nuk ka kaluar qe mos te kem jetuar me ty. AH! Sa e sa marrezi kam bere une ne ate kohe! E puthja doren e portes tende, sepse dora jote e kisht eprekur, e pija majen e cigares qe ti e ksihe hedhur para se te hyje ne ghome, dhe ajo ishte dicka e shenje per mua sepse buzet e tua e kishin prekur pak kohe me para. Sa e sa here ne mbremje, per cdo shkak qe gjeja, zbrisja deri ne rruge,per te shikuar se ne cilen nga dhomat e tua kisht edrite e per te ndjere keshtu edhe me mire, prezencen tende te pashikuar.
Edhe ato jave kur ti ishe duke udhetuar-zemra ime pushonte se rrahuri ngahere nga frika kur e shikoja Janin e shkrte qe ta zbristecanten e vet dhe -ato jave e vdekur ishte jeta ime, jeta ime e shkretuar. Shkoja e vija lart e poshte , me merzitjen time, me fatkeqsine time, dhe me duhej kurdohere qe te kujdesesha
shume per veten time keshtu qe mema mos te ma dallonte deshperimin ne syte e mi te njomur nga lotete e pashteruar.E di qe po te rrefej disa hove te cmendura te dashurise dhe disa marrezi foshnjarake..............

(vijon)

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Wed Apr 21 2010, 10:16pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Vazhdim i "Letra e nje te panjohure"...

Duhej te kish qene nje e diele, ti ishe nisur per udhetim dhe sherbetori yt i terhiqte zvarre neper deren e hapur te apartamentit tend qilimat e rende, qe i pati shkundur . Ata ishin te rende per te dhe une, duke marre guximin , iu afrova dhe e pyeta ne mund ta ndihmoja. Ai mbeti i habitur ,por me lejoi , dhe keshtu e pashe- ah, sikur te mundja te ta tregoja se me ç´adhurim dhe admirim –banesen tende nga brenda, boten tende, tryezen ku ti punoje dhe mbi te cilen , ne nje vazo prej kristali te kalter , ishin vendosur disa lule : raftet e tua, fotografite e tua,librat e tua. Ishte vetem nje veshtrim fluturimthi e vjedhurazi ne jeten tende , sepse besniku Johan me siguri do te ma kish ndaluar soditjen e imte , por me kete veshtrim te vetem une e thitha te gjithe atmosferen dhe kisha me se t´i ushqeja enderrat e mia te pafundme , zgjuar dhe ne gjume.
Kjo , kjo minute e shpejte , ishte me e lumtura e te gjithe femijerise sime. Kete desha te ta tregoj qe ti , qe s´me njeh , te nisesh e ta kuptosh me se fundi se si u var ne ty nje jete dhe si humbi. Kete desha te ta tregoj dhe pastaj ate tjetren , oren me te tmerrshme , e cila mjerisht u ndodh aq prane se pares.

Sic te thashe ,per hatrin tend i kisha harruar te gjitha , s´kisha me kujdes per nenen time dhe as qe e çaja koken per njeri. Nuk me ra ne sy nje burre i shkuar , nje tregtar nga Insbruku , i cili ishte fis i larget i nenes sime , vinte tani me shpesh dhe qendronte me gjate te ne,po, bile kjo gje me vinte per te mbare , sepse ai nganjehere e shpinte mamane ne teater dhe une mund te mbetesha vetem , mund te mendoja per ty dhe te te pergjoja, gje qe ishte lumturia ime e vetme. Por nje dite ime mè me thirri me nje fare lloj ceremonie ne dhomen e saj: kishte per te me thene dicka me rendesi. Une u zbeha dhe pernjeheresh zemra nisi te me rrahe me furi: mos valle kish pikasur apo zbuluar ndonje gje? Mendimi im i pare fluturoi drejt teje – ti ishe sekreti qe me lidhte me boten. Por nena vete ishte e hutuar , ajo me puthi me dashuri dy-tri here ( gje qe s´e bente kurre), me afroi prane vetes ne kanape dhe pastaj , me nderprerje dhe pak e druajtur , filloi te me thot se kushuriri i saj , i cili ishte i ve, i kish propozuar per martese , dhe ajo, me fort per hatrin tim, kishte vendosur qe ta pranonte propozimin. Gjaku m´u mblodh i teri ne zemer : vetem nje mendim u pergjegj nga thellesia e shpirtit tim –mendimi per ty.”Po ne do te mbetemi ketu, apo jo ?” arrita te belbezoj me mundim .” Jo , ne do te vendosemi ne Insbruk , atje Ferdinandi ka nje vile te bukur.”

Fjalet e tjera nuk i degjova me .Syte m´u erren. Me vone mora vesh se me kishte rene zali: degjova nenen tek i tregonte me ze te ulet njerkut , i cili kish pritur pas deres , se pernjeheresh pata ngritur duart dhe kisha rene mbrapsht porsi nje cope plumbi. Se ç´ngjau ne ditet e mevonshme , se si une , nje femije e pafuqishme , i bera balle vullnetit te pushtetshem te tyre ,- kete nuk mund te ta pershkruaj. Edhe tani, kur e kujtoj , me dridhet dora tek po te shkruaj .Te fshehten time te vertete nuk mund ta tradhetoja ; keshtu qe kundershtimi im paraqitej vetem si kokefortesi , ligesi dhe kembengulje e kote.Askush nuk fliste me me mua, gjithshka u be pas kurrizit tim.Ata shfrytezuan oret kur une ndodhesha ne shkolle , per te pregatitur shpernguljen : sa here qe vija ne shtepi , ishte hequr ose shitur ndonje orendi.Une e shihja, se si po shkaterrohej banesa dhe me te edhe jeta ime , dhe nje here , kur erdha per dreke, hamejte i kishin marre te gjitha mobiljet. Nder dhomat e zbrazeta ndodheshin vetem ca valixhe dhe dy shtreter portative, per mua dhe nenen, ne to do te flinim edhe nje nate , naten e fundit , dhe te nesermen do te niseshim per Insbruk.

Ne kete dite te fundit , une ndjeva qarte e me nje vendosmeri qe me erdhi papritur , se nuk mund te jetoja larg teje. Nuk dija asnje shpetim tjeter , veç teje. Se si e perfytyroja kete dhe nese isha vertete e afte per te perfytyruar dhe menduar nder ato momente te tmerrshme , kete s´do te mund te ta them dot kurre : por pernjeheresh – nena nuk ndodhej ne shtepi – u ngrita ashtu siç isha , me perparesen e shkolles , dhe u nisa per te ti. Jo, nuk u nisa : diçka me shtynte me force magnetike , me kembe te ngrira , drejte deres tende.Te thashe se nuk e dija mire ç´kerkoja : desha te te bija me gjunje e te te lutesha te me mbaje si sherbetore , si skllave , dhe kam frike se mos ti me perqesh tani per kete fanatizem te pafaj te nje pesembedhjetevjeçareje: por, i dashur , ti s´do te qeshje me sikur ta dije se qysh qendroja atehere ne koridorin e akullt , e tulatur nga frika , por prapeseprape e shtyre nga pas prej nje fuqie te padukshme , as vete nuk e di se qysh e shqita krahun e mpire nga trupi im , e ngrita dhe - ishte nje perleshje ndjenjash ne disa sekonda tmerresisht te gjata - e vura gishtin mbi susten e ziles. Akoma sot me tingellon ne vesh ajo jehone gervishese e ziles, dhe pastaj heshtja e thelle qe pasoi , kur me ndaloi zemra dhe i gjithe gjaku, per te pergjuar nese po vije ti…
Por ti nuk erdhe. Askush nuk erdhi. Siç duket ti nuk ndodheshe ne shtepi ate pasdreke dhe Johani kish dale sigurisht per te psonisur: atehere une , duke pasur ende ne vesh jehonen e vdekur te ziles , u zvarrita perseri drejte baneses sone te çrregulluar , te zbrazur dhe u hodha e kapitur mbi nje deng , e lodhur nga ato kater hapa , a thua se kisha ecur me ore te tera neper debore te thelle. Por nen kete kapitje digjej akoma e pashuar vendosmeria per te te pare ty, per te folur me ty, perpara se te me shkulnin qe andej.Te betohem se nuk kisha asnje mendim epshi: une isha akoma e paditur , por vetem se nuk mendoja gje tjeter perveç teje.

Desha te te shihja dhe nje here te vetem, desha te mberthehem pas teje . Pastaj , gjithe ate nate , gjithe ate nate te gjate te llahtarshme , te prita ty, i dashur. Sapo u shtri nena ne krevatin e saj dhe sapo e zuri gjumi , une rreshqita ne paradhome per te pergjuar kur do te vije.Gjithe naten te prita dhe ishte nje nate e acarte janari. Une isha e rraskapitur, gjymtyret me dhembnin dhe s'kishte as edhe nje karrige mbi te cilen te prehesha, keshtu qe u shtriva mbi dyshemene e akullt , ku bente korrent nga ana e deres.E veshur vetem me nje fustan te holle , rrija shtrire ne dyshemene e ashper e te ftohte sepse s´ desha te marr batanije , nga frika se mos po ngrohesha dhe me zinte gjumi , pa degjuar hapat e tua .

Me dhimbte i gjithe trupi , u mblodha kruspull e dridhesha si purteke : me duhej te ngrihesha here pas here, se te ftohtit ne ate erresire te lemeritshme nuk durohej dot. Por une te prisja , te prisja , te prisja , ashtu siç pritet fati.
Dhe ja, me ne fund – duhej te kishte qene ora dy ose tre pas mesnate – degjova tek hapej porta perposh , dhe pastaj hapa qe ngjitnin shkallet.Te ftohtet u zhduk si me magji , nje vale e ngrohte me rreqethi shpirt e trup , e hapa deren me ngadale per te te dale perpara , per te te rene ne kembe…Ah ,une s´e di çfare do te kisha bere atehere me budallallekun tim foshnjarak! Hapat po afroheshin , nje drite shkrepetiu. Me dore te dridhur mbaja dorezen e deres. A ishe ti, valle?

Po , ti ishe , i dashur - por nuk ishe vetem. Une degjova nje te qeshur te mekur e giciluese , pastaj fershferimen e nje fustani prej mendafshi dhe,me ne fund, zerin tend te ulet - ti po ktheheshe ne shtepi me nje femer …
Nuk e di se si arrita ta kaloj ate nate .Te nesermen ne mengjes , me ora tete, me moren per ne Insbruk : tani nuk kisha me fuqi per te kundershtuar…

(Vijon...)


Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Wed Apr 21 2010, 10:18pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
"Djali im me vdiq mbreme- sot e tutje une do te mbetem perseri vetem, ne qofte se mund te rroj akoma me te vertete. Neser do te vijne disa njerez te panjohur, te veshura me te zeza dhe do te sjellin nje qivur dhe do ta vene brenda shpiritin tim, djalin tim te vetem. Ndoshta do te vijne edhe miq per te sjelle kurora lulesh, por c'i duhet lulet nje qivuri te shkrete?? Ata do te me ngushellojne dhe do te me thone plot fjale, plot fjale, por ne c'pune do te me hyjne mua ato fjale??

Po, po , une e di, kam mbetur vetem, fill e vetme, perseri. Asgje nuk eshte me e tmerrshme se ajo kur mbetesh vetem midis njerzve.
E kam kuptuar atehere, ne ato njezet e kater muajt e pambaruar qe i kalova ne Insbruck, midis gjashtembedhjete dhe tetembedhjete vjetet e mi. atehere kur jetova porsi nje skallve, porsi nje e burgosur dhe fajtore ne gjirin e familjes sime. Burri i memes sime, nje njeri shume i qete dhe qe fliste fare pak, sillej shume mire me mua; mema ime, sikur tedonte te zhdukte nje padrejtesi qe me ishte bere, i permbushte te gjitha deshirat e mia. Shume djelmosha rrotulloheshin rreth meje, por une i shtyja qe te gjithe me nje kembengulje te paisionuar.

Nuk doja te jetoja e lumtur dhe e kenaqur larg teje dhe zhytesha e tera ne nje rruzullim te erresuar te perbere nga vetmia dhe nga mjerimat e mia. Rrobat e reja dhe te bukura qe me blinin , nuk i vishja; nuk pranoja kurre te shkoja neper koncerte gazmore. Dilja fare pak nga shtepia; a do te besosh valle, i dashuri im, se ne kete qytet te vogel, ku jetova dy vjet me rradhe nuk njoh as edhe dhjete ne rruge? Une isha ne zi dhe doja te isha ne zi; cdo gje qe me mungonte me gezonte edhe me shume nga qe ti vete mungoje ne jeten time. Me nje fjale, nuk doja te shpija mendjen gjetiu per mos ta harruar pasionin tim. S'doja te jetoja, vecse me ty. Rrija, e ulur, ne dhomen time, ore me rradhe, dite me rradhe; s'beja gje tjeter vecse te mendoja ty, te mendoja pareshtur, i ringjallja gjithmone perseri ato qindra kujtime te vogla qe kisha prej teje, cdo takim dhe cdo pritje,-- dhe i perserisja kurdohere keto episode te vogla, si ne teater. Dhe ngaqe kam sjelle nder mend shume here me rradhe secilin nga keto sekonda te se kaluares sime, gjithe vogelia ime me ka mbetur e gjalle ne mendje, aq sa, edhe sot akoma, cdo minute e ketyre viteve ringjallet ne veten time po me ate nxehtesi dhe po me ate ngasherim sikur te m'a kishte ngrire dje gjakun e trupit tim.


"Vetem me ty rroja atehere, I blija te gjitha librat e tual kur dilte emri yt ne gazete, ajo dite ishte per mua nje dite feste. A do te me besoje valle se i di permendesh, nje nga nje, te gjitha rradhet e librave te tu nga qe i kam lexuar e rilexuar qindra e mijra here me rradhe? Edhe po te me zgjonin naten nga gjumi e te shqiptonin para meje nje rradhe te shkeputur nga librat e tu , a do te me besoje valle se edhe sot akom, pas 13 vjeteve, mund ta vazhdoj, porsi ne enderr?
Sepse cdo fjale e jotja si nje ungiill dhe si nje lule ishte per mua. Bota e tere nuk ekzistonte vecse athere kur kishte te bente me ty: i kendoja te gjitha gazetat e vjenes dhe i gjurmoja te gjitha koncertet dhe shfaqjet e para qe jepeshin vetem per te ditur se cila nga ato mund te t'interesonte; dhe atehere, porsa vinte nata, une te shoqeroja se largu, dhe thoshja: ja tashi , po hyn ne salle; ja tashtu , po ulet. Njemije here i kam enderruar keto gjera, sepse vetem nje here te kisha pare ne nje koncert.

"Po pse valle ti rrefej te gjitha keto, kete fantazimin e terbuar qe shkrehej kundrejt vetes sime, kete fanatizem tragjikisht te deshperuar te nje femije te neveritur? Perse t'ia rrefej nje njeriu qe ska dyshuar kurre per kete gje se s'e ka kuptuar kurre?
Megjithate, atehere, a mun te them valle se isha ende nje femije ? I kisha mbushur te 17 vitet, te 18 vitet, shume djelmosha filluan athete te kthenij koken e te me shikonin me verejte kur kaloja rruges, por ata me zemeronin keshtu edhe me teper. Te dashuroja nje tjeter, ose te beja me te vetem nje loje te thjeshte dashurie, krejt e perfytyruar, kjo gje me dukej dicka e pamundur te cilen as qe e merrja dot me mend; vetem tundimi qe mind te kisha do te me dukej si nje krim. Pasioni qe kisha per ty mbeti ashtu sic kishte qene edhe me pare, transformohej bashke me trupin tim; ndersa ndjenjat e mia zgjoheshin, ai behej edhe me i perveluar, me i gjalle, me femeror. Edhe veprimi, i cili dikur, me nje vullnet te pandergjegjshem dhe te erret, e kishte shtyre vajzen e bogel t'i binte ziles, e loshte tashtu, nate e dite, mendimin tim te vetem ;te te jepesha ty , te leshohesha ne krahet e tu.

Njerezit qe me rrethonin pandehnin se mos isha e ndrojtur dhe me quanin timid. Por ne vetem time zinte e formohej nje vullnet i hekurt. Gjithe mendimi im, te gjitha fuqite e mia, i jepeshin nje qellimi te vetem: te kthehesha ne Vjene, te kthehesha prane teje. Dhe megjithese vullneti im u dukej te tjereve marrezi, dicka e pakuptushme, une nuk hoqa dore dhe fitova me se fundi. Burri i meme sime ishte i pasur, dhe me mbante si vajza e tij. Por une, me kokefortesine time, vendosa qe ta fitoja vete buken, edhe munda, me se fundi, te shkoj ne Vjene, tek nje kusheriri im, si punetore ne nje magazine te madhe teshash.


"A duhet valle te te them se ku shkova se pari, nje nate te mjegulluar vjeshte? --Ah! me se fundi !- arrita ne Vjene! E lashe valixhen time ne stacionin dhe i hipa me te shpejte nje tranvaje, i cili me dukej sikur nuk ecte fare! Sa here qe ndalonte, kjo gje me deshperonte shume- dhe u sula , pastaj, nga shtepia jote. Dritaret e tua ishin plot drite, dhe zemra ime rrihte me nje fuqi te madhe. Ne ate cast te vetem gjeta pak gjalleri e jete ne kete qytet, zhurma e se ciles, deri ne ate kohe, me ishte qene kudrohere e huaj dhe s'me kishte bere asnje pershtypje, vetem athere fillova te ringjallem, kur e ndieva veten prane teje,- o endrra ime e perjetshme.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Wed Apr 21 2010, 10:21pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Ky eshte linku ku mund te lexohet kjo novele ne anglisht.

Letter from an Unknown Women trokit ketu

[ Edited Wed Apr 21 2010, 11:16pm ]

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
lavdija
Wed Nov 14 2012, 12:03am
Registered Member #5356
Joined: Mon Nov 12 2012, 10:28am

Posts: 3
A mund ta kalon si link te teren ku te mund ta lexoj.??
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2472 sec, 0.0723 of that for queries. DB queries: 40. Memory Usage: 2,759kB