Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Njerz te Artit dhe Kultures Shkodrane |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Arshi Pipa |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Arshi Pipa ![]() Writer and scholar, Arshi Pipa (1920-1997) was born in Shkodra where he attended school until 1938. His first poetry, composed in the late 1930s in Shkodra, was collected in the volume Lundërtarë, Tirana 1944 (Sailors). Pipa studied philosophy at the University of Florence, where he received the degree of "dottore in filosofia" in 1942 with a dissertation on Henri Bergson (1859-1941). He thereafter worked as a teacher in Shkodra and Tirana. In 1944, he was editor of the short-lived Tirana literary monthly Kritika (Criticism). Unwilling to conform after the radical transition of power at the end of the war, he was arrested in April 1946 and imprisoned for ten years. After his release in 1956, he escaped to Yugoslavia and emigrated to the United States two years later. He held teaching posts at various American universities and until his retirement was professor of Italian at the University of Minnesota in Minneapolis. Pipa digested his ten years of horror in the prisons and labor camps of Durrës, Vloçisht, Gjirokastra and Burrel in Libri i burgut, Rome 1959 (The Prison Book), a 246-page collection of verse. He has published two other volumes of poetry in Gheg dialect: Rusha, Munich 1968 (Rusha), and Meridiana, Munich 1969 (Meridiana), the latter being a collection in the romantic and nostalgic vein of Giacomo Leopardi. Of greater impact were Pipa's scholarly publications, in particular his literary criticism. Among such works are the three-volume literary study Trilogia albanica, Munich 1978, and a monograph on Montale and Dante, Minneapolis 1968. ![]() He also published a controversial sociolinguistic study on the formation of standard Albanian (gjuha letrare) as the official language of Albania, entitled The Politics of Language in Socialist Albania, New York 1989; a collection of fifteen political essays entitled Albanian Stalinism: Ideo-political Aspects, New York 1990; and a study on the Albanian literature of the socialist realist period, Contemporary Albanian literature, New York 1991. ![]() In later years, he edited the short-lived periodical Albanica in Washington, D.C., where he lived with his sister in retirement. Source:albanianliterature.net trokit ketu Arshi PIPA The First Night A kitchen, not in use for ages, Over the sink with its porcelain tiles, An oil lamp coughs black smoke, The door locked, the windows sealed. A cluster of shadows low along the wall, A chamber pot behind the door, near it some old Onion skins, a rat gnawing on crumbs of bread, Someone gulping from a flask. The shadows shift, curious eyes and faces Emerge from cloaks and shawls, A heavy step shakes the stairs. Silence. A clank of deadbolts, a scream near the office, Another howl, frightening and long, followed By demeaning curses. Then the bolts again... and steps... [Natë e parë, from the volume Libri i burgut, Rome: Apice, 1959, p. 27. Translated from the Albanian by Robert Elsie] Dawn The dawns cannot be seen, Can only be heard. Slumber, anguish, waking In horror... a jumble Of snoring guards, sweat And fumes of gas, With cries, with clamour, And the stench of decay. And now from the other side, A beckoning voice, A long whisper. Whistling, chirping, The birds in the pines Bid goodbye to the night. [Agim, from the volume Libri i burgut, Rome: Apice, 1959, p. 28. Translated from the Albanian by Robert Elsie] The Lamp I entreat you, do not close the window, Oh, unknown woman, I dream of your movements, Of your voice evoking spring! I beg you, do not snuff out the lamp, I crave it tonight, My hope in the gloom, Like a sail untouched by the wind. [Llampa, from the volume Libri i burgut, Rome: Apice, 1959, p. 28. Translated from the Albanian by Robert Elsie] The Canal Thunder near Korça. The rain courses Down tarpaulins onto heads, upon the hay, The prisoners huddle, cower in their covers, A heap of putrid flesh and rags. Evening has come. Blood streams from a mouth, A gypsy lad sings oblivious his song, Some scuffle over a water drop drunk by a comrade, Others curse for a bit of stolen bread. A guard enters, Kicking and thrashing, cries, a whistle blows. Then calm. All are exhausted, Try to catch some sleep if they can. Groans and sighs from the first-aid barracks. In the morn, the canal and the marsh will be biding, Except for those awaited by a barren grave. [Kanali, from the volume Libri i burgut, Rome: Apice, 1959, p. 63. Translated from the Albanian by Robert Elsie] Farewell Come and say farewell, my sisters, Smile and give no sign of grief, At the doorway in high spirits Come and wave a handkerchief. With a head scarf dry your eyes now, Wipe them near a burning tallow, Fling it to the wind, my sisters, Watch as it becomes a swallow. 'mongst the thousands on their way to Foreign lands beyond the sea I'll behold it when you cast it There wherever I may be. (1939) [Lamtumirë, from the volume Poezi, vepra poetike, Peja: Dukagjini 1998, p. 104. Translated from the Albanian by Robert Elsie] The Pine Tree Dawns that cannot be seen Must be conjured by the senses. When direful dreams take flight To the snoring of guards, To the stench of urine mixed With sweat and kerosene. And then, from beyond, A bustling beckons, A rustling echoes, A twittering and chirping. The birds in the pine tree Proclaim the coming day. (1946) [Lamtumirë, from the volume Poezi, vepra poetike, Peja: Dukagjini 1998, p. 131. Translated from the Albanian by Robert Elsie] Source:albanianliterature.net trokit ketu [ Edited Sat Apr 24 2010, 06:37am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Arshi Pipa ![]() Kritiku dhe poeti shume i nderuem Arshi pipa ka lind në Shkodër, në vjeten 1920. asht diplomue n'liceun shtetnor t'Shkodrës, (Ndamje Klasike) Në vjeten 1938, shkoi per studime ku edhe studjoi për filozofi n'Universitetin e Firences. Disertacioni i tij, “Morali dhe feja tek Bergson” u paraqit n'1942 dhe mori graden e doktorit t'filozofis. U kthye n'atdhe ne 1941, ku u emërue si msues filozofiet n'Liceun Shtetnor t'Tirans. Po ashtu ne njajten kohë nepte msim n'licetë shtetnorë t'Shkodrës dderi në 1944. Mas lufts II botnore, ishte msues i italishtes dhe i gjuhs shqype n'kolegjin e msueseve n'Tiranë. Por në Prill 1946, u arrestue, për arsye t'kundërshtimit kategorik qi ai bani për me veprue n'përputhje me politiken e regjimit t'kuw qi u instalue n'Tirane. Pergjate dhetë vjetve (1946-56) i ka kalue beper burgjet dhe n'kampet e puns t'detyrueme, dhe kto gjenden te dokumentueme te “Libri i burgut” (1959). Ma s'fundi u arratis në 1957 ne Jugosllavi, ku jetoj për do kohë si refugjat . N'kyt periudhe përktheu n'shqip përzgjedhje prej poezia lirike latine (250 faqe, me përkthime, dhe kapituj mbi element metrikë dhe shënime. Ne vjeten 1958 emigrovi në Shtetet e Bashkueme te Ameriks. Emnimi i tij i parë ishte n'kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku ligjnoi për filozofi (1960). Gjatë vjets akademike pasuese, kaqi ra n'sy për njoftjen e thellë t'italishtes, drejtovi departamentin e gjuhs italiane në City University, të Georgia-s, n' “Shkollën e Gjuhëve dhe të Gjuhësisë” dhe n'të njajtën kohë nepte msim filozofi, n' “Kolegjin e Arteve të Lira” (verë, ’61, dhe ’62). Ka kene pedagog i gjuhs italiane n'universitetin e Kolumbia-s n'vitet 1961-62, dhe profesor i asociuem i gjuhs italiane, n'universitetin e Delfit, Garden City. Në qi pasuen ligjnoj tema filozofike n'kolegjin Adelphi Suffolk. Nder vjet 1963-66 ishte profesor i asociuem (Profesor i asociuem i përkohshëm n'vjet 1963-64 ) n'departamentin e gjuhs italiane, n'universitetin e Kalifornias, Berkley. Aty u nepte msim kurseve t'letërsisë moderne italiane dhe drejtote seminart e kritiks letrare, (De Sanctis, 1963, Kroçe, 1964, Viko,1965 ), po ashtu si dhe n'gjuhën shqipe, letërsi dhe folklor, ( 1965 ), si edhe filozofi Romane. ![]() Në vjeten 1966, drejtoj disertacionet për gradën e doktorit n'filozofi (Ph.D). Prej vjets 1966, ka kenë n'fakultetin e Universitetit të Minessota-s dhe Mineapolis, fillimisht si profesor i asociuem ( 1966-69 ), dhe ma mrapa si profesor i gjuhs italiane, n'departamentin e gjuhve frange dhe italiane ( Departamenti i Gjuhve Rromane pergjatë vjets 1968 ). Mrriti t'bahet pjesëtar i Universitetit t'Minesotes, si antar me t'drejta t'plota dhe gjithashtu ka kontribue n'planifikimin, hartimin dhe ndamjen e diplomave t'studimeve t'gjuhs italiane. Programi për gradat e master-it u themelue n'vitin 1968, ndërkoh ai kje drejtues i programit master (“graduate school”) n'gjuh italiane. Temë-diplomat për master dhe disertacionet e PhD u shkruen dhe u miratuen nën drejtimin e tij. U ka dhanë msim kurseve t'ekstrakurrikulare t'gjuhve, t'ndame n'kurse t'ult dhe t'nalta, kurseve t'qytetnimit dhe t'kulturs (gjithashtu n'Anglisht) dhe, në veçanti, kurseve t'ekstrakurrikulare për shkrimtart e mdhanj, ( Dante, Bokaçio, Manzoni, Leopardi ), n'zhanret e “Poezisë kalorësiake”, “Letërsis Utopike”, dhe temat krahasuese (Marksizmi dhe Ekzistencializmi n'tregim dhe dramë ), përfshi seminart (Ungareti dhe Montale, Viko dhe Kroçe ). U ka dhanë gjithashtu msim bashkërisht, kurseve t'diplomueme t'gjuhve Frange dhe Italiane, ( Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi n'Francë dhe n'Letërsinë Italiane ), duke u pasunue me themelimin e programeve t' master-it, n'gjuht Frange dhe Italiane ( 1970 ), t'konceptueme dhe hartueme me nismen e tij. Publikimet dhe rreferatet e tij shkencore në'gjuh t'huej janë kryesisht n'poezi, n'estetikë dhe n'filozofi, kritikë letrare. Ma t'detajuemet po i randisim si ma posht: Katër vllime me vjerrsha n'shqip (poezi): “Lundërtarë” ( 1944 ), “Libri i burgut”-1959, “Rusha”-1968, dhe “Meridiana”-1959. Kritikë letrare n'fushën e specializimit (Montale dhe Ungareti në veçanti ). Ka botue poashtu artikuj per Danten, De Sanctis-in, Manzoni-in dhe Moravia-n. Monografia e tij, Montale dhe Dante-1968 , ka pasun dhe nji botim n'italisht “Montale e Dante” -1975. Artikujt, recencat dhe kritikat e tij janë botue në “Italica”, “Italian Quarterly”, “The Romanic Review”, “Comparative Literature”, “Books Abroad”, “Belfagor”, “Le ragioni critiche”; “Revue de litterature comparée”, “Revue des études italiennes”. Artikuj dhe revista per italo- shqiptart dhe për letërsin dhe kulturën shqiptare i ka botue në “Südost- Europa Forschungen”, “Zeitschrift für Balkanologie”; “Comparative Literature Studies”, “Books Abroad”, “Rivista di letterature moderne e comparate”, “Mondo operaio”, “Revue des études sud-est européennes”. Rezultati i kërkimeve të tij per Italo- Shqiptart dhe kulturën dhe letërsin Shqiptare janë si vijon: “Trilogia Albanica ( 1978 )”, e cilla përbahet prej tre librave "Vargu popullor shqiptar: Struktura dhe zhanri i tij" * "Jeronim DeRada;"Letërsia Shqiptare: Perspektivat sociale." Siç shifet nga kto t'dhana jetsore-profesionale, veprat studimore-profesionale t'Pips përfshijn nji gamë shum të larmishme interesash, hulumtimesh estetike, kritike dhe letrare. Zanat e masipërme dëshmojn për nji pune hulumtuese-krijuese shum intensive, për formim tejet të pasun, për thellime qi kanë vazhdue dhjetëra vjet. Arshi Pipa qi n'vitet e para të ndodhjes ne Sh.B.A. nuk u mjaftue kurrsesi me mantelin e azilantit politik, por me përpjekje t'mdha veshi pelerinën e profesorit dhe t'dijetarit universitar. Fushat e njohunive tletersis, estetike, kritike qe ai ka studiuar dhe ligjrue, i dhanë mundësinë me njo nga afër shkollat, metodat rrymat më themelore të procesit të përbotshëm letrar-estetik, të familjarizohet me veprat e disa titanve t'letërsisë, t’i shofin veprat e tyne n'orbitën e krahasimit, t'dijn si ashtë çmue vepra dhe individualiteti i tyne prej kohve n'kohë dhe prej personalitete të mdhaj t'kritiks dhe studimeve letrare. Tetana kto e ngjisin Arshi Pipën në një kuotë t'nalte profesionale-intelektuale, e bajnë shum t'dishem si pak shqiptare qi janë marre me kyt fushë. Shtoju këtyne edhe faktin qi kyt pune e krijimtari e kryete në nji vend ku shkalla e demokracisë ishte prej ma të naltave n'glob, ku edhe jeta universitare në tata parametrat, i nënshtrohet nji disipline dhe diskutimi serioz. Arshi Pipa diti me përfitue n'maksimum prej ktyne rrethanave. Nuk rrin kurrihere n'poziten e profesorit qi zhytet e mytet n'rrethin e tij vicioz, të dijet t'pakt, por vazhdimisht i hapte pune vedit, tuj cue e tuj pasunue shkallt e dijet, tuj u ba gjithmone e ma te madh kapacitetin e tij intelektual. [ Edited Sat Apr 24 2010, 06:40am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Arshi Pipa ![]() : Montale dhe hija e Dantes Dërguar më: 01/03/2009 Agron Y. Gashi Gazeta Shqiptare Online Arshi Pipa, poet dhe filozof, studiues dhe kritik i letërsisë, veprimtarinë e tij krijuese e zhvilloi rreth viteve 1941-44 në revistën Kritika, themelues dhe drejtues i së cilës ishte vetë. Shkrimet e tij kritike ishin më tepër të natyrës eseistike, qoftë kur shkruante për autorë të veçantë, qoftë kur shkruante për fenomene letrare në përgjithësi, po ashtu edhe kur sprovohej në teori kritike. Që në shkrimet e para, Pipa provon t’i sheshojë disa nga çështjet e kritikës si kategori letrare, me theks të veçantë, të kritikës letrare shqipe. Kritikën e konceptonte si mision spiritual, e cila merr përmasat e një filozofie poetike, një filozofie të artit. Kështu, duke qenë sprovues i teorisë së kritikës, ai e përkufizon atë si në planin estetik, po ashtu edhe në atë historik, duke identifikuar nga kritika artistike, kritika e shkrimtarisë. Në planin teorik, Pipa e konsideron kritikën si veprimtari logjike, duke vënë në qendër të saj intuitën, e cila e sjell lëndën e gjallë si rikrijim. Përkufizimi i tij vë në pah kritikën si rikrijim të një vepre artistike, si metaligjërim – ligjërim mbi ligjërimin. Pavarësisht premisat që dalin nga diskursi i tij teorik dhe eseistik, Pipa përherë synonte një kritikë të specializuar, e cila letërsinë do ta shihte si diferencia specifika. Qysh në fille, përderisa shkruante dhe analizonte tekste të Nolit, Fishtës apo të Migjenit, vlerësimin e tij e karakterizon përqasja, duke vënë përherë përballë objektit të studimit një model tjetër letrar. Fundja, erudicioni i Pipës i takonte më shumë fushës së filozofisë, ndaj kriteret e vlerësimit kishin një bazë të fortë të dijeve teorike. Montale përballë Dantes Libri i Pipës, Montale dhe Dante, është studimi i parë i shkruar në gjuhën angleze dhe tani në shqipe për veprën e njërit ndër poetët më të mëdhenj italianë, njëkohësisht nobelistit të letërsisë, Euxhenio Montales. “Profesor Pipa e fokuson studimin e tij në ndikimin që poezia e Dantes ka pasur për Montalen. Montale është quajtur “dantesk” nga disa kritikë, me përdorimin e shpeshtë të gjuhës danteske dhe për disa afri me poetin florentinas. Nga leximi i Montales, përmes lenteve të Dantes, siç e përshkruan ai metodën e tij, prof. Pipa zbulon se Dante ka qenë për Montalen, jo vetëm për një model letrar apo gjuhësor, por edhe një ideal politik për të”. Kështu e vlerëson studimin e Pipës shtypi i Universitetit të Minesotës, Mineopolis, më 1968. Që në parathënien e këtij libri, Pipa konstaton se impakti i Montales ka qenë i fuqishëm. Gjurmë të ndikimit të tij mund të gjenden edhe jashtë Italisë. Në fakt, vepra në fjalë, siç thotë edhe vetë studiuesi, është një përpjekje për ta përcaktuar nivelin e ndikimit të Dantes te Montale, si dhe për të interpretuar poezinë e Montales me referencë Danten. Andaj, konkludimi se veprat komunikojnë ndërmjet vete, përherë vjen e bëhet më eksplikues në studimet tona letrare. Struktura Studimi në fjalë ka strukturë komplekse, por që i përgjigjet rendit shkollor, njëkohësisht natyrës së leximeve personale të Pipës dhe interpretimit shumëdimensional. Libri është i ndarë në shtatë kapituj, si: Leximi i Montales përmes lenteve të Dantes, Zbritja në ferr e Montales, Politikë dhe dashuri, Beteja me Krishtin, Një rast emulacioni, Apendiksi dhe Bibliografia. Titujt e kapitujve më tepër janë tituj poetikë, sesa kritikë, të cilët dëshmojnë për një proces të leximit selektiv. Brenda tyre shtrihen nëntitujt që i nënshtrohen një sistemi shqyrtimi e argumentimi, njëkohësisht që i përgjigjen teorisë kritike, konkretisht kritikës akademike. Pra, në këtë studim janë shtruar mirë që nga shënimet hyrëse, objekti dhe metoda e studimit, kërkimi dhe hetimi shumëdimensional, e deri te rishikimi i rezultateve të kërkimit, si rast emulacioni. Ndërsa në Apendiks, Pipa ka zgjedhur dhe përkthyer disa nga tekstet eseistike të Montales, përmes të cilave më mirë se kudo eksplorohet koncepti i tij për artin dhe kulturën në përgjithësi. Objekti dhe metoda e studimit Siç shihet për objekt të vetin studimor, Pipa ka një pjesë të krijimtarisë së Euxhenio Montales, e cila konoton në rrafshe të ndryshme më atë të Dantes, sidomos krijimet, si: Ossi, Occasioni, Bufera, Farfalla, duke ua vënë përballë Komedinë Hyjnore të Dantes. Çështja e ndikimit të Dantes mbi Montalen ishte hetuar edhe nga studiues të tjerë, gjë për të cilën na informon edhe Pipa përmes esesë metakritike për Montalen, në të cilën vërehen qartë shumësi elementesh linguistike të veprës së Dantes, të cilat janë mishëruar në strukturën e poezisë së Montales. Ndonëse, asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të gjallë të tij, Montale nuk e kishte pranuar një gjë të tillë: “Unë nuk shkrova me Komedinë hyjnore të hapur pranë meje”i kishte thënë një kritiku, përderisa ky i fundit ngulte këmbë për ndikimin që vërehej në mënyrë eksplicite. Arshi Pipa, përmes studimit të tij provon interpretimin e dyfishtë; tekstin poetik të Montales e lexon përmes tekstit poetik të Dantes. Leximi dhe interpretimi i një teksti duke hetuar shenjat e një teksti tjetër brenda tij është shenjë e shkollës poststrukturaliste dhe semiotike, përfaqësuesit e së cilës besojnë se nuk ka ligjërim të virgjër (Barti). Në fakt, kjo na kthen te kritika e tekstit e shoqëruar nga metoda e analizës logjike me të dhëna gjuhësore, stilistike dhe semantike. Kësisoj, leximi i teksteve të Dantes siguron një shpjegim të argumentuar për poezinë e Montales: “Shpjegimi mund të mos jetë i kërkuar qëllimisht nga Montale”, thotë Pipa, për të vazhduar më tej: “Njëri tekst kërkon tjetrin me anë të rezonancës muzikore. Kjo ndodh, sepse Montale ka asimiluar Danten”. Nga këtu, analiza e tekstit përfarohet me metodën intertekstuale, si kërkim imanent i tekstit dhe si analizë logjike. Prandaj, edhe këtu provohet se si çështje parimore, nuk shtrohet puna e metodave të studimit të letërsisë, por çështja e metodave të letërsisë si mjet studimi (Ejhenbaum). Alegoreza: Montale për Montalen Kritika e Pipës përveç leximit, interpretimit letrar njeh edhe leximin referencial-kontekstual. Një kalim ky nga perifraza në alegorezë, sepse ofron të dhëna jashtëtekstore, të cilat kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në krijimtarinë e Montales dhe, në përgjithësi, në letërsinë italiane. Kështu, figura e Montales shihet në kontekstin sociopolitik, duke vënë në pah edhe vlerat e letërsisë evropiane. Si për ta theksuar hapësirën empirike, alegorezën, sepse jemi akoma në hyrje të studimit dhe interpretimit letrar, Pipa shkruan: “...klima politike në Itali po ndryshonte më shpejtësi dhe një letërsi e re po lulëzonte që vinte theksin mbi çështjet politike dhe shoqërore. Montale nuk u angazhua si poetët të tjerë, ndonëse vargu i tij, pas një kredhje fillestare me realitetin e politikës prodhoi theksime të reja.” Gjithashtu, Pipa objektivon tekste të Montales, në të cilat më së miri sprovohet aventura danteske, që nga poezia, e deri te proza (tregimi) me shenja autobiografike, përmes së cilave modeli i jetës shihet me status ndërteksti, pavarësisht pse janë të përshkruar nga alta fantazia e tipit dantesk. Kështu nga alegoreza, kalon në leximin e perifrazës. Zbulohet aluzioni i cili shkon krah për krah me alegorinë, një kurs ky i ndjekur nga autori empirik, te autori estetik. Sipas Pipës, gjurmët e Dantes te Montale shprehen në formë të reminishencave të mjegullta. Analogjia ndërmjet figurave konceptuale të Dantes që janë të shënjuara në tekst dhe atyre të teksteve të Montales janë të hetuara nga Pipa, njëkohësisht ilustrohen me vargje, dëshmi kjo e kërkimit sistematik dhe argumentues. E argumentimi është njëra ndër veçoritë kryesore të kritikës letrare. Kështu, Pipa heton gjurmët danteske që në poemën e hershme të titulluar Osi, Meriggiare Pallido e shkruar në vitin 1916. Idetë, struktura poetike, Pipa konstaton se janë të Dantes, duke iu referuar edhe studiuesve të tjerë të cilët më herët konkluduan se poema në fjalë është një shembull i imitimit të vazhdueshëm dhe të një autori tjetër, Paskalit.( Bunfiliali). Hija e Dantes shfaqet kudo e ngado në veprën e Montales, këtë e dëshmon analiza krahasuese që u bëhet teksteve të Montales, madje deri te konstatimet për amëzën e frymëzimit nga poezia Ferri, e cila sipas tij siguron një shpjegim për poezinë e Montales, veçanërisht duke tërhequr vëmendjen në ndërlikimet politike të poemave. Sidoqoftë, konstantat në mes të krijimtarisë së dy poetëve shpesh janë të shoqëruara edhe me ndonjë divergjencë në konceptimin e shpagimit si formulim teologjik . Alegoria dhe aluzion Pipa si pikë të përbashkët në mes të Dantes dhe Montales gjen alegorinë. Sipas Pipës, alegorinë karakterizon forma mentis e Dantes. Në këtë mënyrë, teknikat e shkrimit të Montales, Pipa i sheh si varietete të alegorisë. Analiza tekstuale tashmë vihet në kërkim të varianteve ekuivalente në mes të dy poetëve të mëdhenj. Leximi i aluzionit dhe i alegorisë është lexim i dy skajeve tematike: Politikë dhe Dashuri. Kështu, kërkimi dhe analiza e figurave të tekstit, në këtë rast aluzionit dhe alegorisë i vërteton tezat e kaluara se poezia e Montales është bazuar në kuptime të sugjeruara nga fjalë dhe fraza interesante. Në këtë kontekst, jepen shembuj të kodeve dhe figurave narrative, si: metonimisë dhe homonimisë. Përgjithësisht, si edhe në të tjera raste, Pipa kërkon figurat konceptuale si figura domethënëse, duke e nxjerr origjinën e tyre, si në rastin e poezisë së Montales, po ashtu edhe në atë të Dantes. Kështu, përmes analizës së hollë figurative dhe njësive të vogla sintaksore (sintaksostilistika) zbulohen idetë estetike dhe politike të Montales, të cilat janë të koduara mirë brenda tekstit, të cilat funksionojnë si figura të mëdha letrare. Kështu, figura poetike zbërthehet, dekodohet si në kontekstin stilistik, po ashtu edhe në kontekstin semantik. Pastaj, shqyrtohen poemat narrative sipas një analize tekstuale dhe kontekstuale, duke zbërthyer çdo fjalë e fjali që përkojnë njëra me tjetrën. Në këtë mënyrë, interpretimi fokusohet në polivalencën e gjuhës poetike, në të gjitha kontekstet. Shumësia e analizave Analiza e strukturës letrare e poezisë së Montales shoqërohet me analizën krahasuese fonostilistike. Interpretimi i tillë është në favor të kuptimit të thellë të perifrazës, për të hapur dialogun e madh me tekstin, për ta shndërruar kritikën e tij në kritikë dialogjike, me bazë analizën dhe interpretimin linguistik dhe etimologjik të fjalëve dhe fjalive poetike. Analogjia, detaji, reminishenca, imazhi, loja e fjalëve dhe semantika e figurave konceptuale janë nocione që çojnë Pipën drejt rezultateve të kërkimit për të definuar figurën si alegori vizionare, diçka që shkon përtej figurës dhe bëhet strategji, strukturë letrare, për të qenë përherë e lidhur për close readingun, lexim që përligj gati të gjitha planet e tekstit: “Analogjitë (e tekstit) nuk mbarojnë këtu. “Arsenio” në greqisht do të thotë “male –keq” dhe “Adam” në hebraisht do të thotë”burrë”. Tutje pason analiza morfologjike e tekstit (si mikrostrukturë), në të cilën vihet në pah analogjia e klasave të fjalëve të Dantes, të cilat janë asimiluar mirë nga Montale. K jo mbase e dërgon Pipen drejt një kërkimi poststruktural, për t’i parë dhe konceptuar këto analogji si reminishenca dhe invariante të tekstit. Leximi i (in)varianteve Invariantet gjuhësore e letrare funksionojnë në mënyrë ‘dinamike’ në tërë veprën e Montales. Si të tilla, ato kanë të bëjnë me elemente tekstore të mirëfillta, dhe në kuptimin latu sensu të nocionit, ilustrojnë lojën e thellë të përngjasimeve, konstantave dhe pikëtakimeve të ndryshme. Invariantet, siç është provuar, ndihmojnë për të dhënë përshkrim sa më të saktë të strukturës së veprës letrare. Bazuar në skemën mbi të cilën operon teoricieni dhe komparativisti, A. Marino, Pipa është kërkues i thellë; duke hetuar variantet e tekstit, ai vë në pah edhe invariantet strukturore, për faktin se Montale i referohet letërsisë së përbotshme, siç është Komedia hyjnore, pastaj i referohet edhe invarianteve marrëdhëniore e ndërkomunikuese, si ndeshje (kontakte) në mes letërsive kombëtare (kujto këtu përqasjen me Kolrixhin) si me letërsinë angleze, amerikane dhe franceze, si dhe invarianteve universale e kulturore, me theks kulturën biblike. Këto invariante, si në aspektin fonostilkistik, sintaksostilistik dhe semantostilistik përherë shfaqen në formë të reminishencave të mjegullta. Analiza tekstuale leksive Analiza e Pipës duke qenë polivalente lë parimet metodologjike dhe lëshohet në analiza tekstuale leksive duke i hetuar konotacionet leksive semantike. Për çdo leksi (fjalë) Pipa vëzhgon, zbërthen domethëniet e fjalive apo grupit të fjalëve, por edhe konotacionet edhe domethëniet sekondare. Kësisoj, analiza e Pipës është analizë progresive (Barti), sepse ndjek një procedurë të veçantë: fjalë pas fjale, dekonstrukton tekstin në fragmente tematike, fraza dhe figura esenciale të poezisë së Montales, të cilat identifikohen si reminishenca të Dantes. Këtu, nga leximi estetik–semiotik rrëshqet në leximin semantik, ndaj diskursi kritik-estetik shndërrohet në diskurs kontekstual-referencial. Sidoqoftë, kërkimi i alegorisë është i vazhdueshëm; përmes saj hetohet vija e shkrimit të Dantes. Duke qenë përherë prapa ose përballë modelit të objektit të vet, Montales, Pipa përforcon tekstin me diskursin kritik argumentues, që si element bazë ka përqasjen. Natyra e tillë e leximit, përveç që nxjerr kuptimet e para, figura lexohet si figurë e dyfishtë, ose siç do ta quante vetë Pipa si alegori e shumëfishtë. Analogjia e dyfishtë Përveç me Danten, analogji letrare Montale ka edhe me Petrarkën, qoftë në rangun tematik, qoftë në rangun formal e stilistik, po ashtu edhe në strukturën e personazheve. Andaj referencë e Pipës bëhet edhe konstatimi i vetë Montales, se stili i tij është petrarkian, sidomos në poemën Finisterre, të cilën e konsideron si një zhvillim të përvojës së tij stilistike. Sipas Pipës, poezia e Montales konsiston më shumë me rrjedhën e veprimeve, karakterin e personazheve, pozicionimin i autorit përballë personazhit lirik, ashtu si përkushtimi dhe dashuria e Petrarkës për Laurën, Beatriçja për Danten. Ajo në të cilën Pipa ngul këmbë është anologjia në përshkrimin e disa tipareve të veçanta fizike të gruas, të cilat janë në analogji më të madhe me atë të Petrarkës, sesa me atë të Dantes. Mirëpo, ajo që tërhoqi Montalen më tepër ishte dashuria trancedentale:” Dashuria e Montales për Cilizian është një replikë moderne e dashurisë së Dantes për Beatriçen....”. Vendosja e kodit ‘narrativ’ erotik përballë kodit të madh, për shkak të identifikimit dhe hyjnizimit të personazheve në njërën anë dhe, në anën tjetër, përshkrimi i fizikut si qenie njerëzore-tokësore shpërfaq një ndeshje të fortë teologjike dhe filozofike. Prandaj, Pipa tërë përpjekjen për të nxjerrë analogji në konteste të tilla do ta quajë betejë për vërtetësi. Nga këtu, përpjekja për t’i ngjarë poetit të madh, Dantes, krijon një variacion tjetër për hir të koncepteve teologjike. Pra, nga kjo modeli është pjesërisht i pranuar dhe pjesërisht i refuzuar, “në një betejë që bëhet e dhimbshme drejt fundit”. Rishikimi i rezultateve Lënda e cila shqyrtohet në të gjitha farët e interpretimit letrar më në fund rishikohet si një rast emulacioni dhe konkludohet përherë duke pasur parasysh shtrirjen dhe ndikimin e Dantes te Montale, si një dëshirë e autorit për t’i barazvlerësuar njërin me tjetrin. Kësisoj, konkludimet zbërthehen në disa nëntituj, si Ambivalenca dhe ambiguiteti, duke e parë si ambivalente aktin e krijimit dhe të ndikimit nga Dante, ndërsa dykuptimësia shkon përtej analizës së afishuar në hyrje për t’u ndalur në ambiguitetin e mjeteve fonetike, si: jehonën aliterative, homofoninë dhe homoniminë etj. Sipas Pipës, - ndikimi i Dantes te Montale ka qenë sistematik, varësisht nga periudha në periudhë. Nga Komedia Hyjnore merr në mënyrë të zgjedhur elemente që përshkruajnë dhe ilustrojnë situata që komentojnë poezinë e tij. Përfundimisht, Pipa vjen në konkludimin se qëndrimi i dy poetëve ndaj gjuhës është i njëjtë. Kjo vërehet edhe nga analogjia në sintaksë: fraza është e thurur ngushtë, mbizotëron biseda e shfaqur në fjali të gjata me lidhëza të forta. Përveç kësaj, Pipa konstaton se që të dy poetët pika takimi kanë alegorinë: “kuptimi alegorik kështu bëhet një lloj kuptimi në hije, i turbullt dhe iluzor, pas kuptimit letrar”, për të përfunduar se që të dy poetët në fjalë janë poetë metafizikë. Kjo e kthen Pipën në fushën e amëzës kritike, në filozofi. Atje ku nisin dhe përfundojnë të gjitha rrugët e mendimit kritik- letrar. Përmbyllje Arshi Pipa ka shkruar kritikë tipike tekstuale që lidhet jo vetëm për një model kërkimi. Pipa i takon tipit të studiuesit që funksionalizon kritikën imanente të letërsisë. E, poetika strukturale dhe poststrukturale leximin, kërkimin imanent e sheh të ndërlidhur me kërkimin e formave. Ndaj, jo rastësisht, Pipa u referohet teoricienëve që koncepte bazë në praksisin letrar kanë njohjen intuitive. Fundja, metoda imanente e kritikës letrare është metodë strukturale, e që nënkupton leximin e shenjave të tekstit, përkatësisht strukturat e tekstit letrar. Përfundimisht, qëllimi i Pipës është që ta zbërthejë pluralitetin e tekstit, hapjen ndaj sinjifikimeve të tij. Pipa mbetet besnik i përhershëm i motos: Kritika është shenj i mendjes së pjekun. Dhe, me këtë parim udhëhiqet gjatë gjithë leximit kritik të veprës së Montales. Marre prej Gazeta Shqiptare Online [ Edited Thu Dec 02 2010, 09:13am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Arshi Pipa ![]() Letërsia shqipe si letërsi e barinjve dhe fshatarëve Nga Hektor Çiftja Milosao Një libër që nuk duhet lënë palexuar nga asnjë studiues, mësues i letërsisë, dhe që nuk duhet të mbesë vetëm në duart e disa studiuesve të specializuar anglisht-folës. I tillë është “Albanian literature: a social perspective”, i cili u botua në vitin 1975 në kuadrin e botimeve “Trilogia albanica”. Ai ne fakt siç e thotë edhe vetë autori, është një përmbledhje esesh mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave ishin botuar edhe më parë në periodikë të ndryshëm, por jo të specializuar. Deri në atë kohë ishin botuar një seri librash mbi historinë e letërsisë shqiptare, i fundit prej të cilëve ishte “Historia e Letërsisë shqiptare” e vitit 1959. por nuk kemi deri ne atë kohë një vepër që të merret me faktorët sociologjikë që ndikojnë mbi letërsinë. Sipas Pipës, një vepër e tille ishte e nevojshme duke qenë se letërsia shqipe ishte shume e lidhur me folklorin. Pavarësisht emrit qe i vë Pipa studimit të tij, duke e quajtur “një perspektivë sociologjike”, aty nuk bëhet fjalë vetëm për faktorë sociologjike në kuptimin e mirëfillte që do ti jepnin kësaj fjale sociologët, apo edhe sociologet e letërsisë si Robert Eskarpit etj, por një vështrim shumë më të përgjithshëm të faktorëve jashtëletrarë që ndikojnë në procesin letrar. Kështu eseja e parë, “Etosi dhe etnosi në traditën letrare arbëreshe”, merret me fillimet e letërsisë shqiptare, në gjysmën e parë të shekullit 18-të. Kjo periudhë dëshmon për një interes të hershëm në mbledhjen dhe analizën e këngëve dhe të poezive gojore, kryesisht epike dhe të shenjta, të priftërinjve Italo-shqiptarë. “Inkubacioni” i këtij materiali folklorik dhe folklorizant, përmbledhja e parë e të cilit ishte Kodeksi i Kieutit ( 1773), zgjati një shekull të tërë. Në 1836, botohet “Milosau” një nga perlat e letërsisë arbëreshe. Poema, fillimet modeste të së cilës qëndrojnë në përmbledhjen e këngëve folklorike të De Radës, në Kalabri, është një kryevepër e letërsisë romantike që lulëzoi në shekullin e 19-të dhe që vazhdoi edhe mbasi Shqipëria fitoi pavarësinë e saj, ne 1912. Eseja përqendrohet në një krahasim midis veprës poetike të De Radës dhe përmbledhjes së tij të këngëve folklorike “Rapsodie” (1886). Ky krahasim merr formën e një studimi etnolinguistik, ne frymën e koncepteve të Vikos mbi gjeografinë poetike dhe ekonominë poetike, De Rada merret si përfaqësues i traditës letrare arbëreshe në këtë ese, konkluzioni i së cilës është se kjo traditë është një proces komulativ i disa shtresave të qytetërimit ndaj të cilit kanë kontribuar edhe etnitete jo shqiptare dhe se ajo e ka ruajtur shijen fillestare bizantine dhe vulën e ortodoksisë greke. Eseja tjetër, “Barinjtë dhe fshatarët në letërsinë shqipe” është një vëzhgim mbi letërsinë shqipe nga origjinat e saj deri në Luftën e Dyte Botërore, kur përfundon edhe tradita romantike dhe ajo postromantike. Tema e fshatarësisë përshkon tërë historinë e letërsisë shqipe, duke përfshirë edhe atë të diasporës. Në fakt, sipas Pipës, historia e Shqipërisë është një histori e fshatareve të lirë dhe e barinjve që nga koha kur ata u shfaqën si një grup i dallueshëm në Ballkan, e deri në konstituimin e vendit si shtet i pavarur. Eseja i vë detyrë vetes të identifikoje tipet e ndryshëm të fshatarësisë në traditat e ndryshme letrare, të karakterizuara nga pohimi se ato zhvillohen në formë delte, në mënyre të pavarur, për t’u bashkuar në një pikë të caktuar që historikisht përfaqësohet nga Lidhja e Prizrenit (1878). Nga këta tipa, disa prej të cilëve janë karakteristikë për tradita te caktuara letrare, si bujku arbëresh, bariu luftëtar gegë, fshatari i përzënë toskë, ka edhe një tip që është i përbashkët për të gjitha traditat dhe ky është banditi fshatar. Arsyeja për prevalencën e këtij tipi duhet kërkuar, sipas Pipës, në varfërinë e gjatë të fshatarësisë shqiptare. Letërsia tradicionale, sipas Pipës, e sublimon mungesën që krijon varfëria në heroizëm. Shkrimtari qe i dha fund letërsisë tradicionale epiko-romantike dhe post-romantike ishte vetë Migjeni. Eseja e trete, “Miti i Perëndimit në poezinë e Migjenit” është një studim i një momenti të veçantë të historisë se letërsisë shqiptare” që përfaqëson sipas Pipës edhe krizën e saj. Më parë Pipa e pat botuar ketë studim në frëngjisht, në Sudosteuropa-Forchungen. Migjeni shënon shkëputjen prej një tradite që zgjati saktësisht një shekull. (Milosao 1836-Vargjet e lira 1936), një shkëputje të dhunshme që e dramatizon edhe më shume vdekja e parakohshme e poetit. Eseja fokusohet në një segment të parabolës poetike të Migjenit të përfaqësuar nga “Kangët e Perëndimit”. Ky himn ndaj revolucionit, nga një ish-seminarist, është konstruktuar me një gjuhë biblike. Ambiguiteti i titullit “”Perëndim”, do të thotë në ketë poezi “rënie”, dhe Migjeni i këndon fitores së proletariatit mbi borgjezinë. Kjo shikohet e lidhur me ambiguitetin ideologjik te këtij Krishti modern revolucionar, i cili, për shkak të trashëgimisë sllave, të cilën e ndjen diskriminuese dhe penguese, në një atmosfere të ngarkuar me nacionalizëm, e adhuron dhe njëkohësisht e urren Perëndimin, është rebelues ndaj kapitalizmit, por adhurues i kulturës dhe i teknologjisë së tij (Migjeni vdiq në Torino). Më gjate për ketë ese te Pipës mbi Migjenin do të flasim në një paragraf të veçantë. Eseja e 4-të, “Letërsia bashkëkohore dhe problemi i fshatarësisë”, vazhdon temën e esesë së dyte, në një kontekst të ri sociopolitik të konsoliduar nga kolektivizimi i bujqësisë Nga dy tipat antitezorë të përshkruar nga doktrina e realizmit socialist, raja-ja dhe kolkozniku, qe karakterizojnë respektivisht periudhat parasocialiste dhe socialiste të letërsisë shqipe, i pari është jo realist (sipas Pipës), i krijuar për të justifikuar të dytin, i cili nga ana e tij është natyralistik më tepër sesa realist, një riprodhim mekanik i një tipi të ri social të punëtorit të bujqësisë. Realizmi socialist bëhet kështu një subjekt kritike. Pipa e cila e nxjerr atë më tepër një lloj neoromanticizmi, çuditërisht shumë i ngjashëm me romantizmin e periudhës së Rlindjes Kombëtare, në aspektin e mbitheksimit të nacionalizmit, preferencës për shpërthime epike, dhe mbështetjen ne folklor. Izolimi faktik politik i Shqipërisë shpjegon ringjalljen e nacionalizmit dhe frymën heroike dhe epike në letërsi dhe arte (kujtojmë që studimet kulturore e shikojnë produktin letrar në kontekstin e një produkti më të gjerë kulturor) të cilin e nxiste aq shume realizmi socialist. Megjithatë Pipa vë në dukje se disa shkrimtarë, si të brezit të ri ashtu edhe të brezit të vjetër të kohës, e kanë anashkaluar doktrinën në praktiken e tyre të të shkruarit dhe kanë portretizuar aspekte të fshatarësisë që tregojnë etiken e tyre tradicionale, si edhe problemet e reja dhe të vjetra të jetesës së përditshme brenda kuadrit të statusit të ndryshuar sociopolitik. Ndërkohe që dy esetë e para ndjekin një metodologji që të kujton studimet kulturore, duke u marre vetëm në pak raste me cilësitë formale letrare, dy esetë e fundit, e lidhin sociologjinë me kritikën letrare. Eseja mbi Migjenin përfundon me analizë gjuhësore që nxjerr në pah ideologjinë e tij, ndërsa eseja mbi letërsinë bashkëkohore, përfshin edhe gjykime aksiologjike mbi teknikën dhe stilin. Marrëdhënia midis letërsisë dhe sociologjisë është objekt i kapitullit te fundit, i cili e shqyrton letërsinë shqiptare si një produkt të veçante të kulturës etnike, të karakterizuar nga adoleshenca dhe naiviteti. Libri përfundon me dy kapituj bibliografikë: “Periodizimi i letërsisë shqiptare” dhe “Bibliografi e studimeve shqiptare” Kjo vepër është shkruar në mënyre tipike në frymën e disiplinës akademike të studimeve kulturore duke kërkuar të zbatoje atë në mënyre praktike. Kështu, në këtë vepër Pipa së pari, mundohet të rishikoje kanonin e letërsisë shqiptare të periudhës së mbas Luftës se Dyte Botërore. Së dyti, i gjithë vështrimi që ai ka për letërsinë shqipe është i fokusuar në marrëdhëniet e kësaj letërsie me politiken, dhe realitetin shqiptar. Së treti, ai mundohet-pikërisht ashtu siç bënin dhe autorët më të njohur të Studimeve Kulturore të marrë në konsideratë çdo lloj produksioni të letërsisë së realizmit socialist në mënyrë të imët, jo vetëm për të rivlerësuar kanonin, gjë që e ka synim të vetin, por edhe për te dhëne me hollësi marrëdhëniet midis letërsisë dhe shtetit, natyrisht në optiken e vet shumë personale. Nga ana tjetër kjo vepër mund të shihet edhe si një interesim i veçante i Pipës për veprat e letërsisë shqiptare që në kohën e tij ishin bashkëkohore. Në fakt interesimin për një vështrim gjithëpërfshirës të letërsisë bashkëkohore shqipe Pipa e demonstron shumë kohë përpara sesa të botojë “Contemporary Albanian Literature”. Në “Zeitschrif fur Albanologie” të vitit 1969 gjejmë një panoramë të Pipës mbi Letërsinë bashkëkohore shqiptare të atyre viteve. Pipa dëshmohet atje një ndjekës shumë i kujdesshëm i jetës letrare në të gjithë hapësirën shqiptare, pavarësisht largësisë fizike, dhe pavarësisht se puna e mësimdhënësit që bënte kishte lidhje me interesa të tjera. Kështu, ai është kontribues i rregullt, ne “World Literature Today”, “Zeitschrift fur Albanologie”, “Shqiptari i lire”, etj, (shih listën e publikimeve). Në “Contemporary Albanian Literature” ai në fakt do të përmbledhë shumë nga mendimet e shprehura me parë në organe shtypi. Në këtë libër mungon ndoshta për arsye të konceptimit që ai ka për rindërtimin e kanonit të historisë së letërsisë letërsia shqipe në viset shqiptare të ish-Jugosllavisë. Ajo kalon me një fraze te shkurtër përçmuese. Por ai ka qenë një ndjekës i rregullt edhe i kësaj letërsie. Në “Panorama of Contemporary Albanian Literature” (1969), ai i kushton një hapësire të madhe asaj. Si edhe autorë të tjerë më vonë (A.Vinca, “Struktura e zhvillimit te poezisë”), ai mendon se letërsisë shqipe në ish-Jugosllavi, i mungonte tradita letrare, dhe modelet, sidomos në zhvillimin e prozës. Po kështu ai gjykon se adoptimi në shkrimin letrar, i toskërishtes e ka vështirësuar, për të mos thënë e ka bërë te pamundur që të kemi cilësi estetike në veprat e autoreve shqiptare në ish-Jugosllavi. Megjithatë, ai në atë kohë veçon autorë me vepra me merita artistike Adem Demaçin me “Gjarpërinjtë e gjakut”, Kapllan Resulin me “Tradhtia” dhe dramaturgun Josip.V.Rela. Sa i përket poezisë, ai vlerëson se ajo është më lart sesa proza, edhe sepse ndikimi i realizmit socialist atje ishte më i ndryshëm edhe për shkak të ndikimit të fortë të traditës së poezisë gojore. Kështu, në atë kohë, ai veçon Esad Mekulin, Enver Gjergjekun (ngjyra dhe delikatese ndjenjash ka edhe në poezinë e Enver Gjergjekut, A.Pipa) Murat Isakun ( i pasur dhe shpeshherë i erret ne metafora), Muhamet Kërveshin, si një poet prendues, etj. Në “Trilogia albanica”, në “ Albanian literature; social perspective”, për të cilën do të flasim më poshtë, Pipa do të merret shumë edhe me letërsinë shqipe mbas Luftës së Dytë Botërore. Aty, ashtu si edhe në “Contemporary Albanian Literature”, do të trajtohen kryesisht raportet midis diktaturës dhe shkrimtarit, në një kontekst më të gjerë. Kështu p.sh. është i veçante lidhja dhe arsyetimi që bën Pipa lidhur me raportet midis letërsisë dhe politikës dhe politikës së letërsisë, duke ju referuar më shumë realizmit socialist, por duke e parë në një rrafsh shumë më të gjerë të historisë shqiptare. “Letërsia shqiptare”-thotë Pipa, “është shprehja me e qarte dhe e vazhdueshme e nacionalizmit shqiptar”. Ai argumenton se pjesa me e madhe e heroizmit qe haset ne traditën letrare shqiptare, e ka origjinën tek mungesat, te cilat ne një analize te fundit janë me natyre ekonomike. Inflacioni dhe teprimi qe karakterizon realizmin socialist shqiptar, ndjek te gjitha ligjet e kompensimit sublimativ, te hasur qe ne letërsinë gojore dhe në atë te Rilindjes. Por realizmi socialist, krahasuar me realizmin tradicional është i disavatanzhuar ne dhënien e një tabloje te vërtete te realitetit për shkak se socializmi është një ideologji qe përfshin idealet e plotësimit dhe te bollëkut, ndërkohe qe realizmi duhet te ndjeke situatën reale qe ka qene një situate e privacioneve dhe të tehuajzimit qe është shume e dukshme ne te gjitha shoqëritë kapitaliste. Përfytyroni, thotë Pipa, tani, një letërsi, si ajo e realizmit socialist shqiptar, e cila duhet te ekzistoje ne një situate ekonomike kur plotësohen nevojat elementare, por mbetet ende një ëndërr bollëku: fjalët do te kenë kësisoj tendencën te japin një realitet te dëshiruar, aq më tepër kur prodhimi dhe konsumimi i tyre jepen me receta zyrtare. Edhe një here Pipa, nën frymën sipas meje, të shkollës së studimeve kulturore, përpiqet të argumentoje dhe të rishikoje kanonin e historisë së letërsisë shqipe. Ai argumenton se përpara shpalljes së monarkisë (1928), qarqet me ndikim politik dhe ekonomik, patën ardhur në një marrëveshje të heshtur për pjesëmarrjen në trashëgiminë letrare, në përputhje me pjesëmarrjen në pushtetin politik. Secili nga grupet reklamonte autorët e vet përfaqësues. Gjykimet e tyre transmetoheshin gojarisht përmes mësimdhënies, fjalimeve publike dhe bisedave në kafe, më tepër sesa në të shkruar. Imazhet e atyre pak shkrimtareve që kombinonin poezinë me patriotizmin dhe fenë ishin të fiksuara në tekstet mësimore, në të cilat shteti kishte kontroll pothuajse total. Parnasi shqiptar ishte i ndarë kësisoj midis bektashiut Naim dhe At Fishtës, secili me adhuruesit e vet dhe që përfaqësonin respektivisht myslimanet toskë, dhe katolikët gegë në opinionin publik. Kandidatit të tretë për triumviratin letrar, Fan S. Nolit, i ishte mohuar pozicioni për shkak të simpative ndaj Bashkimit Sovjetik. Vendi bosh u plotësua gjatë pushtimit italian nga De Rada, i cili, si i biri i një prifti bizantin, italo-arbëresh dhe me një shpirt të thellë fetar në vetvete i shkonte këtij roli. Mbështetësi kryesor i De Radës, E.Koliqi, vinte në vend të katërt në radhë. Furia komuniste e sheshoi këtë sanktuar letrar, duke i prerë kokat pjesës më të madhe të idhujve dhe duke i çuar të tjerët në “magazine”. Eliminimet letrare goditën tre autorët e mëdhenj: Skiroin, Konicën dhe Fishtën si edhe një numër autoresh më të rinj apo më të vjetër, të cilët ose e kishin vënë talentin në shërbim të regjimeve antipopullore (zogizmit dhe fashizmit), ose kishin qenë eksponentë të partive antikomuniste në periudhën e pushtimit. Jo vetëm antologjitë dhe manualet shkollore, por edhe vepra studimore, si “Historia e letërsisë shqiptare” (1959), zor se i përmendin autorë si Skiroi, Fishta, Konica e Malëshova. Ostracizmi ndaj shkrimtareve pikëpamjet apo praktikat e të cilëve nuk vinin në përputhje me tendencat e komunizmit shqiptar, pati pasojën e vet edhe në qëndrimin jo kritik ndaj pjesës tjetër të letërsisë shqiptare, të vlerësuar nga studiuesit komunistë. Ky qëndrim ishte në mënyrë të ngurtë dhe të ngushtë i tipit nacionalist, nga ai lloj i dyshimtë nacionalizmi që e kishte origjinën tek Stalini. Natyrisht që kritika e kohës e shmangte me kujdes fjalën “nacionalizëm” dhe në vend të saj përdorte termat si “karakter popullor” dhe “përparimtar” për të emërtuar pjesën e pranuar të letërsisë shqipe. Lloji i letërsisë së emërtuar realizëm socialist në Shqipëri mund të përshkruhet më sakte sipas Pipës, si neo-romanticizëm socialist. Ndërkohë që ishte tërësisht socialiste në përmbajtje, duke ngritur lart ndryshimet sociale të ndërmarra nga Partia në fushën ekonomiko-sociale, kjo letërsi paraqet ngjashmëri befasuese me letërsinë romantike të periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ngjashmëria reflekton një përpjekje të ndërgjegjshme për të vendosur një vazhdimësi midis Lëvizjes Nacionale, të Periudhës së para-Pavarësisë dhe revolucionit komunist. Partia, e cila organizoi dhe drejtoi Lëvizjen për Lirimin Kombëtar kundër pushtuesve Nazi-fashiste gjatë pushtimit, shihet si trashëgimtare natyrale e lëvizjeve shekullore popullore që fillonin me Lidhjen e Lezhës (1444) dhe që përfundonin me betejën për Tiranen, në 1944. Përpjekja e komunizmit shqiptar për ta vendosur veten në traditën nacionaliste është krejtësisht e kuptueshme në kuadrin e izolimit total të vendit. Dobësia e tij e dukshme bënte imperative për lidershipin që të kërkonte një kohezion monolitik nacional, të cilin mund ta siguronte vetëm një nacionalizëm pasionant. Si pasojë, letërsia dhe artet, si edhe shkencat shoqërore u kultivuan me një marrëveshje pakashumë të heshtur për të ngritur një kulture kombëtare që kishte synim të çimentonte strukturat e reja socialiste. Kjo tendencë ka qenë veçanërisht intensive mbas “revolucionit kulturor” (1966-1969) që ndoqi modelin kinez. Kështu u riaktivizuan lavdërimet e vjetra kombëtare, u zbuluan të tjera, u ngritën në qiell virtytet kombëtare dhe pohohej me forcë autoktonia shqiptare: Skënderbeu është më shumë se kurrë simboli i kombit, poezia epike u bë përsëri zhanri i preferuar, dhe proza ndjek epikën, prozodia preferon metrin folklorik, dhe shija për folklorin karakterizon letërsinë. I parë si paraprirës, dhe pjesë integrale, më tepër sesa si shkencë sociale, folklori thërritet të mediojë midis letërsisë së vlefshme të së kaluarës dhe Realizmit Socialist, përmes bazës së tyre të përbashkët folklorike, pavarësisht dallimeve të forta ideologjike. Tek “Letërsia shqipe: perspektiva ideologjike”, trajtohen së bashku edhe realizmi socialist shqiptar edhe letërsia në ish-Jugosllavi, ndërkohë që shikohet veçmas letërsia shqipe në mërgim. Gjuha letrare, sipas Pipës, është toskërishtja dhe kjo u adoptua nga pjesa më e madhe e shkrimtareve në ish-Jugosllavi, ku filloi të lulëzojë një letërsi mbas Luftës së Dytë Botërore. Megjithëse popullsia në ish-Jugosllavi është ekskluzivisht gege, shkrimtarët shqiptarë atje, zgjodhën, për arsye thjesht politike, sipas Pipës, që të shkruajnë në toskërishte, e cila sipas tij është në fakt, një gegërishte e kamufluar. Zhvendosja nga gegërishtja në toskërishte është një zhvillim deri diku i vonshëm, por duhet marrë parasysh që të dyja letërsitë kanë të përbashkët një frymëzim socialist. Por duke qenë se në Jugosllavi u lejua një liri e konsiderueshme e shprehjes, nuk pati një doktrinë zyrtare letrare që të dominonte, dhe bashkë me letërsinë e orientuar drejt marksizmit, u zhvilluan edhe tendenca te tjera që e injoruan atë. Pavarësisht nga fryma nacionaliste që qëndron mbrapa të gjitha shkrimeve të shqiptareve në ish-Jugosllavi, stilet e tyre janë të ndryshëm, secili e shpreh veten sipas mendjes së tij dhe të modeleve që ka zgjedhur. Letërsia në mërgim, zakonisht e kundërshton ideologjinë e majtë (stalinizmin apo socializmin në përgjithësi), ndërkohe që i ruan rrënjët e traditës kombëtare apo graviton rreth saj. Për shkak të formatit të të shkruarit në gazetë, nuk do të hyj në detajje në lidhje me vlerat e librit. Njëgjë është e sigurtë: këto ese përfaqsojnë një nga zhvillimet më të jashtëzakonshme në historinë e kritikës shqiptare, aq sa tani mund teflasim me siguri për një “kritikë tëpara botimit të “Trilogjisë”, dhe për një kritikë të pas botimit të “trilogjisë”. Idetë , ajo ështe hedhura në ato ese janë ose origjinale,ose të pakodifikuara më parë. Nga ana tjetër, ndikimi i kësaj vepre në studimet e mëvoshme është jashtëzakonisht i madh: ajo është një vepër e cituar nga shumica e albanologëve të huaj seriozë. Eseja për Migjenin është punimi i vetëm i madh dhe i arritur për të kuptuar Migjenin, i cili pasohet për nga madhështia vetëm me Mensur Raifin. Esetë e tjera mund të funksionojnë fare mirë si modele të analizës së tekstit. Kjo është vepra e parë e kritikës shqiptare që zbaton teknikat e disiplinës akademike të studimeve kulturore. Libri mund të gjendet në bibliotekën kombëtare, por mund të blihet edhe online me çmim fare të arsyeshëm [ Edited Thu Dec 02 2010, 09:14am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Arshi Pipa ![]() Pipa i lexuar? Kur shqiptarët të bashkojnë lirinë me diturinë Elsa Demo | 14/06/2009 Nga konferenca shkencore kushtuar Arshi Pipës, del vetëm një shqetësim. Intelektuali që jetoi në ekzil periudhën më të gjatë të regjimit, njihet nga studiuesit, por jo nga shkollarët. Bashkudhëtarja e tij, motra Fehime, e gjen shpjegimin tek ky vend akoma jo demokratik Shqipëria do të jetë me të vërtetë e lirë, kur shqiptarët të lexojnë veprat e autorëve të mëdhenj të anatemuar nga regjimi. Fjalët e Fehime Pipës, e cila perifrazon një mendje tjetër të ndritun, Martin Camajn, mund të merren me rezervë, sepse në këtë mes ekziston "një konflikt interesi". Janë fjalët që një nga motrat Pipa shprehu dje, duke nënkuptuar qartë se një ndër autorët e mëdhenj është i vëllai, Arshi Pipa. Që nga korriku i 2007-ës kanë kaluar dy vjet, kur për herë të fundit është folur për Arshi Pipën (1920-1997) dhe mendimin e tij antikomunist, me rastin e botimit në shqip të "Stalinizmit shqiptar" dhe dy veprave studimore, njëra kushtuar poetit Millosh Nikolla dhe tjetra për kritikën si gjini letrare, kur lindet dhe si mbahet gjallë e kultivohet një mendim kritik ndaj letërsisë shqipe. Por, siç theksuan edhe folësit e takimit të djeshëm organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, "tani gjithkush, me pak vullnet mund të dijë më shumë për poetin, studiuesin, filozofin dhe eruditin Arshi Pipa", - tha shkrimtari, Agron Tufa. "Gjithkush mundet, së paku, të mësojë mbi peripecitë e tij, famën si profesor i universiteteve amerikane, të ketë pak a shumë një ide mbi veprat e tij studimore të botuara me veshje luksoze në akademitë dhe universitetet amerikane, gjermane apo italiane, me përjashtim vetëm të akademive dhe universiteteve shqiptare. Dijet e Pipës dhe aftësia e tij sintetike, aq e përfolur, e përpunimit të tyre, mbetën, për fat të keq, të paushtruara në auditorët shqiptarë, pikërisht në kohën e urisë për dije. Sa më shumë kridhesh në universin artistik dhe shkencor të Arshi Pipës, ndjen pikëllim e keqardhje për shkak të atij tersllëku të madh që quhet "fat historik"." Është tregues optimist për veprën e Pipës, për joshjen që rrezaton për t'u ndalur tek ajo dhe për ta analizuar. Mes të ftuarve nga Qendra e Studimeve Albanologjike shihje studiues të rinj që e shohin Pipën nga këndvështrime të larmishme, dikush për qëllime mirëfilli estetike, një tjetër nisur nga motivet e tematikës dhe dokumentaristikës. Nga kjo konferencë shkencore del vetëm një shqetësim. Intelektuali që jetoi në ekzil periudhën më të gjatë të regjimit, njihet nga studiuesit, por jo nga shkollarët. Ky është edhe shqetësimi i motrës Fehime, bashkudhëtares së tij, 87-vjeçares së kthyer përfundimisht në Shqipëri (do të arratisej me Arshiun në vitin 1956), e cila motivin pse Pipa nuk merret seriozisht në konsideratë, nuk e sheh tek motivet personale që kanë të bëjnë vetëm me Pipën dhe vetëm me idetë e veprës së tij. Ajo është e bindur se motivi i mosnjohjes buron prej statusit aktual të Shqipërisë, pse ky vend nuk është akoma demokratik, që do të thotë se lirija dhe ditunija nuk janë takuar akoma. Ajo theksoi se i vetëm libër i botuar për Arshi Pipën, i shkruar me sinqeritet dhe me dëshmi të sakta, është ai i Uran Kalakullës, "Arshi Pipa, njeriu dhe vepra", vepër që nuk e gjen më në qarkullim. Gruaja falënderoi nismëtarët e konferencës, Patricia Nugee dhe Ilir Kadija dhe pastaj bëri një prezantim fluid për punën patriotike dhe shkollare t'Arshiut e që asht sui generis. E përkorë në fjalën e saj, ajo tha se veprat e tij janë jetësore për Shqipërinë e sotme, e dalë nga terri i diktaturës gjysmëshekullore. Përmendi se shpjegimin për origjinën e termit "shkrimtar i anatemuar", me të cilin është quajtur Pipa dhe të tjerë autorë të rëndësishëm në letrat shqipe, ai e kishte bërë tek poema "Kanga simbolike", te "Libri i burgut". Ky term ishte krijuar nga ata që "urrejnë dritën sepse janë të ngrysun me terrin". Ndërsa përtej kufijve ai botohej nga Universiteti i Kolumbias dhe i Minesotës, ku dha shqipen për 10 vjet. "Shkrimet e Arshiut nuk janë të kandarit të bakajve, por janë të nji intelekti me inteligjencë dhe ditunije të madhe. Ato kanë autoritet dhe kanë superioritet dhe janë të frymëzueme prej asaj lloj energjije krijuese për të renë që don pavarësi mendimi dhe pavarësi veprimi. Shkrimet e Arshiut janë n'universitete amerikane dhe europiane. Me këta shkrime Arshiu e ka nderue atdheun tue i diftojnë botës se Shqipnija e vërtetë s'asht ajo komuniste, për të cilën bota kur nuk tallej rrëqethej, porse atdheu ka birt e saj shkrimtarët ekzilantë për me e nderue atë. Dhe krahas me mendet ma të ndrituna të botës së qytetnueme", - theksoi Fehimja dhe pas pak shtoi. "E prap, kah ana tjetër, ka edhe heshtje për Arshiun, si me dashtë me ia dënue tash atij veprat me vdekjen intelektuale t'emnit. Në Shqipninë e sotme demokratike, n'emën të disa shkrimtarëve shqiptarë që dje regjimi komunist ua bani tabu emnat, sot jepen çmime. Ky asht nji gjest për t'u lavdue. Emni i Arshiut s'asht ndër ta. E kjo për mungesë merite". I burgosur me akuzën për pjesëmarrje sa me "Grupin e Deputetëve" edhe me atë "Socialdemokrat", Arshi Pipa do të vuante 10 vjet dënim në burgjet e Durrësit, Tiranës, Vloçishtit, Gjirokastrës, Burrelit. Në fletë cigareje ai shkroi "Librin e burgut", "Libri i dashunis dhe i fatit", romanin "Rusha" dhe "Lirika të zgjedhura - përkthime". Po në burg ka shkruar "Abbozzo di una concezione della vita", e cila mbetet për t'u botuar dhe "Trilogia Albanica", rëndësia e së cilës, nevoja për t'u përkthyer dhe botuar në shqipe, është theksuar dje disa herë. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP [ Edited Thu Dec 02 2010, 09:14am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Arshi Pipa ![]() Reportazh poetik nga zgavra e ferrit Hysni Ndreu | 09/09/2009 Kur dhe si u shkrua cikli "Kanali", nga më unikalët e shkruar në letrat shqipe ku realiteti historik është shndërruar në realitet letrar. Është pjesë e "Librit të burgut" që Arshi Pipa e shkroi i burgosur dhe e përpunoi në ekzil Rrethanat në të cilat u krijua vepra poetike "Libri i burgut" janë të pazakonta dhe dramatike, jo vetëm sepse autori rrezikonte jetën e tij nëse zbulohej, as sepse i mungonin edhe mjetet më elementare që i nevojiten një shkrimtari për krijimet e tij, por edhe sepse Pipa poet, pothuajse përditë e çdo natë, e gjente veten mes kanalesh e moçalesh mbushur me ushunjëza dhe nën fshikëllimë kërbaçi, që ishte bërë diçka e zakonshme ndaj të burgosurve. Përveç kapitullit të parë dhe të fundit të këtij libri, shtatë të tjerët u shkruan gjatë vuajtjes dhjetëvjeçare të poetit nëpër burgjet dhe kampet komuniste. Kështu, duke qenë gjithmonë i survejuar nga njerëz të sigurimit, Pipa do të detyrohej të shkruante në varg dhe jo në prozë, pavarësisht se dëshira ishte për këtë të dytën. Kjo, sipas vetë autorit, sepse "Vargu âsht për natyrë të vetën synthetik, edhe atëherë kur âsht përshkrues. Ose, me fjalë mâ të shkoquna: zen vend mâ pakë dhe ruhet mâ mirë. Prandej "Libri i burgut" u-shkruejt në varg". Cikli "Kanali", pjesë e "Libri i burgut", i përbërë prej 25 sonetesh, mbetet edhe arritja më e madhe e krijimtarisë poetike të Pipës. Në këto sonete, nuk është tingulli (siç ndodh zakonisht), ai që krijon intensitet, që thekson domethënien apo zgjon emocionalitet, por janë vetë fjalët, të cilat, të pranëvendosura sipas një rendi konciz e të pazakontë, e detyrojnë lexuesin t'i qëndrojë korrekt si ritmit ashtu edhe rrjedhës sintaksore. Pavarësisht se vetë autori i cilëson këto sonete veçse si një pikturë të zbehtë të gjendjes, në fakt, ato janë një panoramë e qartëdukshme e krejt mekanizmave komunistë dhe dhunës çnjerëzore që ushtrohej ndaj të dënuarve. Pranëvënia e dy apo tri fjalëve që përmbajnë brenda kuptimit të tyre vuajtje dhe degradime, ka bërë që ky cikël sonetik të jetë i ngërthyer nga një galeri e tërë sintagmash rrëqethëse, me anë të të cilave çdocili krijon një pamje të qartë të asaj gjendjeje ekstreme ku ndodheshin të burgosurit në kamp. Jo vetëm kaq. Edhe tërësia e fjalëve të marra një nga një, ku më së shumti dominojnë foljet dhe emrat, e rrallëherë edhe mbiemrat, të krijon imazhin e një ekzistence të skajshme dhe të përdhunshme, në të cilën, pak nga të burgosurit arrinin të mbijetonin. Vetëm në sonetin e parë të ciklit që kemi marrë në analizë, gjenden këto fjalëfolje: bubullon, pështillen, struken, qelben, grindet, shan, dergjet, rënkon, fshan; këto fjalemra: rrecka, gjak, shkopinj, shqelma, britma, baraka, kanali, brraka, vorr, dhe një mbiemër: i shkretë. Fjalë të tilla nuk na orientojnë të përqendrohemi vetëm te mënyra se si janë thënë apo si janë renditur ato në varg, por na e fokusojnë vëmendjen edhe mbi atë që thuhet e përjetohet. Kjo gjuhë e përdorur nga autori, na bën që ne të mos shqitemi lehtë nga konteksti i kohëshkrimit të poezisë, duke na dhënë kështu mundësinë e një kuptimi të ri, mundësinë e formimit të një bote të re kuptimore. I gjithë ky cikël poetik është një ekzaminim, një autopsi e një regjimi gjakatar, babëzia e të cilit nuk la pa herrur elitën e shoqërisë sonë, duke rrënuar e shpërfytyruar shtresa nga më të ndryshmet të të gjithë shoqërisë së kohës. Në këtë realitet të vizatuar nga Pipa, fshihen kufijtë e rrathëve danteskë, sepse këtu nuk kemi një ndarje në i mirë, i keq dhe mesatar. Jo, këtu stivosen bashkë i ndershmi dhe i pandershmi, politikani dhe i rëndomti, shkrimtari dhe hajduti, teologu dhe ateisti, bujku dhe beu, patrioti dhe tradhtari. Të parët ishin personalitete, të cilët, të gjendur nën kthetrat e tërbuara të urrejtjes së kuqe, u degraduan dhe u shkatërruan moralisht, u kthyen në zhele mishi, në automa kockash, "me faqe qi gropohen e nofulla qi dalin si patkoj". Bashkëjetesa e tyre edhe me hajdutë ordinerë, bënte që, edhe pas vjedhjeve të njëpasnjëshme, këta të fundit dilnin të pafajshëm, sepse mentaliteti absurd komunist ishte që elita intelektuale është përfaqësuese e klasës kapitaliste-borgjeze, kurse ordinerët janë "proletarë", dhe, si të tillë, kanë të drejtë të plaçkitin të parët. Tmerri që villte makineria komuniste shpërndahej njësoj te të gjithë: te i sëmuri dhe te i shëndetshmi, te plaku dhe te i riu, te i gjymtuari dhe jo i gjymtuari. Norma për këta ishte e njëjtë: Tri metra e gjysëm kub për çdo njeri / qofsh babagjysh qi ke djalin e djalit, / a qofsh i smundë sa dalun prej spitalit, / bani ja vdis: ankimi s'ban dobi. Kjo ishte njëra nga arsyet që në çdo orë të ditës shiheshin të burgosur që jepnin shpirt sa andej-këndej, që rënkonin e ofshanin gjatë gjithë natës e që pak prej tyre mundeshin të shihnin dritën e mëngjesit të së nesërmes. Jeta e më të shumtëve shuhej nën currilat e shiut që u binin mbi krena e shtroje, të tjerë të zhytur në gropën e thellë të skamjes, urisë për bukë dhe etjes për ujë, e të tjerë akoma nga torturat prej komandantëve. Ata që vazhdonin të mbijetonin përballeshin me dy lloje dhunash: dhunën fizike - duke u rrahur me tel e kamxhik, duke u zhytur në kanalin e ujërave të zeza me trupin vijanoz dhe me currila gjaku - dhe dhunën psikologjike, e cila nuk i linte të flinin as natën, e që i bënte të zgjoheshin trembshëm nga këlthitjet, të çjerrat dhe rënkimet e rënda që vinin prej torturave që u bëheshin shokëve të tyre. Secili që i dëgjonte, e dinte se së shpejti do t'i vinte radha. Poeti zbret poshtë në rrëpirat e historisë njerëzore, zbret për të bindur botën mbarë se faraonët e mijëra vjetëve më parë vazhdojnë ta kenë shëmbëlltyrën e tyre në Shqipërinë e shekullit XX. Vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot, në kohët moderne. Pipa bën kështu një përngjasim ndërmjet dy dukurive të njëjta, por të shfaqura në kohë të ndryshme: dukuria e sistemit të dikurshëm me skllevër e skllavopronarë dhe ajo e sistemit të tanishëm diktatorial. Ai heq paralele ndërmjet skllevërve që ngritën piramidat e Koloseun dhe të burgosurve në burgjet komuniste, që zhgërryhen moçalishteve, kanaleve e kënetave, kur shprehet: "Skllevnit i banë: ashtu pat qenë zakoni. / Kjo ndodhte para nesh me mija mot. / Por eni ktu dhe bindjuni ju sot! / Skllevën modernë na jemi: krahasoni". Duke lexuar strofë pas strofe e varg pas vargu këtë cikël poetik, të duket sikur sheh, tamam si në një dokumentar, një ferr të dytë dantesk, që përshkruhet nga një rrugë e gjatë nëpër të gjithë burgjet ku Pipa e mijëra të tjerë përjetuan kalvarin e tmerreve të njëpasnjëshëm, duke nisur që nga ai i Burrelit, Durrësit e Tiranës, e për të përfunduar në Vlloçisht, aty ku thahej këneta e Maliqit. Poema karakterizohet nga një përshkrim i papërsëritshëm e i fuqishëm ngjarjesh dhe gjendjesh të mjerueshme njerëzore, nga një shpërfaqje gati-gati vizuale dhe e përjetueshme e një realiteti horror që u instalua pas viteve '45. Ajo është në këtë mënyrë, dëshmi e gjallë e metodave funksionuese të një sistemi i cili shpiku dhe eksperimentoi me qindra lloje torturash çnjerëzore, duke arritur kurbën e një tiranie të vërtetë. I gjithë "Libri i burgut" në përgjithësi, por ky cikël poetik në veçanti, është si një film me ngjarje e fakte të vërteta, është një reportazh poetik i ferrit të kuq komunist, dhe, si i tillë, ai përveçse i një shkalle tepër të lartë letrare dhe estetike - ku në gjithë ato vargje nuk janë përdorur askund licencat poetike për të arritur saktësinë në metrin e rrokjeve - është edhe një dokument historik, me të cilin gjithkush do të mësonte për karakteristikat e një regjimi të ethshëm e gjakatar, pa pasur frikë se po lexon trillime, siç ndodh zakonisht gjatë leximit të veprave letrare. Pra, nuk kemi të bëjmë me një prodhim fiction të autorit, por me një poemë të mbrujtur prej realitetit historik dhe të përjetuar nga vetë poezishkruesi. Prandaj, edhe shija që merr gjatë leximit të këtij cikli, është sa e jashtëzakonshme dhe unike letrarisht, aq edhe e trishtë dhe e zymtë nga të vërtetat që mëson, përfytyron e shikon. Por, pas gjithë këtyre, poeti e ndjen se nuk i ka thënë të gjitha, kur shkruan: "Proza, jo vargu i mallëngjyem lyrik, / t'i thotë me rend të gjitha sa ktu pati: / t'i çohen flokët, t'i përqethet shtati / kujdo që lexon kanalin satanik". Përmbledhje Ata që mbijetonin përballeshin me dy lloje dhunash: dhunën fizike - duke u rrahur me tel e kamxhik, duke u zhytur në kanalin e ujërave të zeza me trupin vijanoz dhe me currila gjaku - dhe dhunën psikologjike, e cila nuk i linte të flinin as natën, e që i bënte të zgjoheshin trembshëm nga këlthitjet, të çjerrat dhe rënkimet e rënda që vinin prej torturave që u bëheshin shokëve të tyre. Secili që i dëgjonte, e dinte se së shpejti do t'i vinte radha. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP [ Edited Sun Nov 21 2010, 03:12pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Arshi Pipa, Një 90-vjetor që trondit studimet letrare shqipe ![]() Admirina Peçi Dërguar më: 21/07/2010 - 11:37 Tri vepra të rralla nga fondi i artë i studimeve të Arshi Pipës, do të botohen për herë të parë për lexuesin shqiptar me rastin e 90-vjetorit të lindjes së studiuesit, poetit dhe shkrimtarit, që shënohet më 28 korrik të këtij viti. Veprat do të vijnë në gjuhën shqipe, përkthyer nga anglishtja përmes botimeve "Princi". Botuesi Miftar Gjana thotë se secila prej këtyre veprave do të trazojë rrethet e studiuesve, por edhe të lexuesve shqiptarë. Pasi Arshi Pipa, prej vitesh është gjykuar e kritikuar pa e njohur dhe pa qenë në kontakt me veprën e tij. Vepra e parë, me shumë gjasa do të rikthejë polemikat e ashpra rreth Kongresit të Drejtshkrimit dhe do të ngjallë reagime mes idhtarëve të standardit dhe mbrojtësve e përkrahësve të atij kongresi politik, siç e cilëson Gjana. Vepra e dytë është një dorëshkrim burgu, një traktat filozofik i shkruar në vitet '53-'55, në kohën kur Pipa vuante dënimin në burgun e Burrelit. Ndërsa vepra e tretë është e një rëndësie të veçantë, pasi në një kapitull të saj trajton thelbin e realizmit socialist shqiptar dhe si u vendos ai duke e ndarë edhe në periudha, e duke synuar të gjejë rrënjët shkencore. Në këtë intervistë, botuesi Gjana na flet gjerësisht rreth këtyre tri veprave dhe pritshmërive që ai ka sa i takon reagimeve që mund të shkaktojnë në rrethet tona letrare. Z.Gjana, e nisim këtë bisedë me veprën që ka të bëjë me Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes. Çfarë sjell kjo vepër? Dimë se ka ngjallur shumë polemika në kohën kur u botua në Amerikë në '90-ën… Ky libër titullohet "Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste". Është e vërtetë, ka qenë libri më polemizues nga gjithë rrethet elitare të letërsisë shqipe. Një nga arsyet për të cilat edhe vepra e Pipës përgjithësisht lihet në heshtje në Shqipëri, është pikërisht ky konflikt virtual që ka lindur për shkak të këtij libri, i botuar në Amerikë nga "Columbia University Press". Ky libër ka të bëjë me problemet e gjuhës dhe mënyrën se si është vendosur standardi zyrtar i shqipes në mënyrë të dhunshme nga ana e politikës shqiptare totalitare. Vepra merret me rrënjët nostralogjike të formimit të gjuhëve standarde dhe kombëtare në të gjithë Evropën. Ka një bibliografi shumë të pasur. Aty trajton gjithë problemet para dhe pas vendosjes së standardit të shqipes zyrtare në vitin 1973. Është një libër me tipare jo vetëm shkencore por edhe polemike, me një nerv të theksuar, karakteristik për sensin kritik të Pipës. Libri është 284 faqe dhe është ende në proces botimi. Mendoj se do të rizgjojë edhe një herë polemikat e hershme, por në një formë tjetër, pasi do të kemi përpara tashmë këtë tekst të shkruar. Risia e këtij libri është se do të botohet në dy variante, në gegnishten letrare dhe në standardin e shqipes dhe të dy variantet do të jenë të përfshira në të njëjtin libër, i cili do të jetë voluminoz, afërsisht 600 faqe. Kjo i jep përgjigje gjithë atyre pseudo-linguistëve shqiptarë, të ndikuar sigurisht nga ideologjia totalitare… Për cilët gjuhëtarë e bëni këtë përcaktim? Janë shumë, por po përmend këtu Xhevat Lloshin, i cili pa e lexuar librin, ka botuar një polemikë të gjatë në mungesë me Pipën asokohe. Fillimisht ka botuar një seri shkrimesh në gazetën "Sot" të Partisë Socialiste në vitin 1996, dhe më vonë e ka botuar si një vepër më vete për kontestimet që ai kishte për këtë libër. Ju thoni se "Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste" do të rikthejë polemikat për Kongresin e Drejtshkrimit…? Në ç'linja mund të shtrohen debatet? Ky libër do të rikthejë edhe një herë debatin për Kongresin e Drejtshkrimit, i cili ka qenë një kongres krejt politik dhe shumë prej nënshkruesve të dokumentit të këtij Kongresi, që kanë qenë me pjesëmarrje edhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, të ashtuquajtur personalitete, sot iu vjen turp për nënshkrimin që kanë bërë dikur. Sepse standardi i shqipes është vendosur në kundërshtim me gjithë traditën shqipe, që nga Buzuku deri në kohët moderne dhe ajo i dha një goditje fatale letërsisë së mirëfilltë shqipe dhe fillimeve të saj. Përveç kësaj, jemi në një vorbull polemikash që vetë Kongresi i Drejtshkrimit, kongresi politik i iniciuar nga vetë Enver Hoxha, ka pas lënë ca detyra që pas vitit 1973 të bëheshin konferenca që të përmirësohet norma e drejtshkrimit, qoftë edhe ajo e vendosur, gjë e cila nuk ka ndodhur. Ka raporte nga ai Kongres, shumë interesante, që dëshmojnë se si është vendosur. Edhe standardi nuk është tamam toskërisht letrare sipas parimeve të Konicës, por është një nëndialekt i toskërishtes, pra është marrë gjuha e Përmetit. Edhe vetë qytetarët toskë nuk e flasin shqipen e standardit, flasin nëndialektet e tyre. Kjo ka treguar se nuk ka zënë rrënjë. Përveç kësaj, në situatën e re gjeopolitike që ka Shqipëria, vetë përbërja demografike e sotme (80 për qind gegë e 20 për qind toskë) dëshmon se ky standard edhe nga pikëpamja sasiore nuk qëndron. Po ashtu i bëhet një goditje pothuajse asgjësuese pasurisë gjuhësore të gegnishtes, të cilën e përdorin autorët më të mëdhenj shqiptarë, përfshirë edhe Kadarenë, i cili e përdor me shumë virtuozitet gegnishten letrare. Por ç'është më e rëndësishmja e që vlen të debatohet në qoftë se vazhdojmë të ecim sipas këtij standardi, kjo mohon katër B-të e mëdha të letërsisë shqipe si: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi. E përveç kësaj, kemi një autor të shekullit XX, që është shumë i rëndësishëm, Martin Camaj, të cilit po i botohet vepra e plotë më së fundi nga "Onufri". Kjo vepër është botuar që në vitin 1990. Që nga ai moment nisën polemikat? Po, polemikat nisën fill, veç pa e lexuar librin, pa e pasur në dorë. Fillimisht polemikat e para u zhvilluan mes vetë Pipës dhe mikut të tij Peter Prifti në Amerikë, në revistën "Albanica" që nxirrte "Vatra" e ku Pipa ishte kryeredaktor i saj në fillim të viteve '90. Polemika mes tyre nuk ishte si ajo që u zhvillua në Shqipëri, pasi polemizuesi, në këtë rast e njihte veprën, por megjithëkëtë, formimi gjuhësor që kishte Peter Prifti ishte shumë i mangët për arsye se ai është historian, jo linguist, ndërsa formimi i Pipës është krejt poliedrik me bazë filozofike dhe estetike, duke qenë edhe poet shumë i mirë, por edhe shkrimtar i mirë. Pas këtij momenti nisën polemikat edhe në Shqipëri? Pipa ka pasur një sulm të pamenduar e të pabazuar nga segmente përgjithësisht ideologjike të majta në Shqipëri, për arsye se Pipën ata e konsiderojnë plotësisht një radikal të djathtë, gjë që s'është e vërtetë. Bindjet politike, qoftë edhe të pashpallura të Arshi Pipës, janë ato të një socialdemokrati europian. Dhe jo vetëm të tijat, por të të gjithë familjes së tij. Madje i vëllai, avokati i njohur, Muzafer Pipa ka qenë një antifashist i betuar. Ky është keqkuptimi që kanë pasur dhe kanë me Arshi Pipën, pa e lexuar veprën e tij… Libri i dytë që do të botoni këto ditë, dimë që është një dorëshkrim burgu. Ç'mund të na zbuloni prej kësaj vepre? Libri tjetër që po botohet është "Skicë për konceptimin e jetës", i cili do të vijë me nëntitullin "Gjeniu". Është një traktat i mirëfilltë filozofik, i shkruar në Burgun e Burrelit në vitin 1953-1955 në kushtet e mungesës së një biblioteke të mirëfilltë shkencore ose filozofike për ta shfrytëzuar e për ta cituar… Është shkruar me një sens shumë kritik, saqë një nga njerëzit që merret me filozofi në Shqipëri, shefi i katedrës filozofike, Hysamedin Feraj thotë se është hera e parë që në Shqipëri shkruhet filozofi për hir të filozofisë, pasi e gjithë pjesa tjetër janë ose artikuj publicistikë, ose politologjikë, por pa ndonjë ngarkesë filozofike. Thatë se i mungonte një bibliotekë shkencore e domosdoshme për të shkruar një vepër të tillë. Pse e shkroi pikërisht në burg? Sepse Pipa nuk e dinte se kur mund të dilte nga burgu, edhe pse ndodhi që ai u lirua pak kohë pasi e kishte përfunduar këtë vepër, pra në vitin 1956. Ai ka kaluar dënime thuajse në të gjitha burgjet e Shqipërisë. Ishte arrestuar menjëherë pas luftës në '45-ën, pasi kishte mbajtur një fjalim për Migjenin, një ese e mrekullueshme. Por meqë Pipa nuk përmendi kurrkund revolucionin dhe Partinë e Punës, e konsideruan kundërshtarin e tyre dhe e futën në burg. Nuk kishte asnjë lloj veprimtarie politike kundër sistemit, të shpallur, të paktën. "Skicë për konceptimin e jetës" është shkruar në italisht, dhe është përkthyer nga motra e Pipës, Nedrete Kalakulla. Familjarë të tij e kishin ruajtur këtë dorëshkrim, i cili u gjet në vitin 1992, në kohën kur Pipa erdhi në Shqipëri. Fletorja ishte e mbështjellë me një portret të Stalinit me ngjyra. E kishte marrë në një nga revistat e kohës. Shkaku pse e kishte mbështjellë me atë portret ishte thjesht një maskim, që gardianët e burgut të mos e kuptonin ç'fshihte brenda. Dorëshkrimi është ruajtur në gjendje të mirë e është veç të tjerave, edhe një kryevepër arkivore pas kryeveprës tjetër, që është libri i burgut, të cilin e ka shkruar në fletë letrash cigare me laps plumbi. Diçka nga vepra e tretë ne ia kemi zbuluar lexuesit thuajse një vit më parë në suplementin e GSH "Milosao". Është një vepër që trajton realizmin socialist në letërsinë shqipe apo jo…? Kjo vepër do të botohet brenda shtatorit, me titullin "Historia e letërsisë shqipe". Thelbi i këtij libri të botuar në anglisht në vitin 1991, botimet e Universitetit Columbia, trajton realizmin socialist shqiptar dhe si u vendos ai. Pipa e trajton në mënyrë të gjerë realizmin socialist, duke e ndarë edhe në periudha e duke i gjetur tamam rrënjët shkencore nga nisi kjo periudhë. Ndërsa pjesa tjetër e librit përbëhet nga dy kapituj që janë, "Zbulimi Kadare", me të cilin lexuesit janë njohur nga botimi në "Milosao" dhe kapitulli tjetër mjaft i rëndësishëm nga pikëpamja estetike është "Poetika e Martin Camajt", një studim integral për kryeveprën e Camajt, romanin "Dranja". Me ç'vepra të tjera do vijojë botimi i kësaj serie? Në planet e shtëpisë botuese është trilogjia "Albanica", një vepër e botuar në anglisht në 1978-ën, në Mynih. Libri është në tri vëllime: i pari është "Vargu popullor shqip, struktura dhe lloji" që është studimi më i plotë i bërë deri më tash për metrikën shqiptare. Vëllimi i dytë është një monografi e plotë shkencore për Jeronim de Radën, punë për të cilën autori është marrë 10 vjet duke gjurmuar nëpër arkivat e De Radës që ndodheshin në Kopenhagen. Risia e kësaj vepre qëndron jo vetëm në trajtimin komporativ që i bën De Radës si një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohor të kohës së romantizmit, por edhe në metodën strukturaliste. Mendësia e këtij libri është se De Rada, tekstet kryesore si "Këngët e Milosaos", apo "Këngët e Serafina Topias i ka ripunuar me dhjetëra herë. De Rada është një nga bedenat e letërsisë shqipe dhe sipas meje, e duke cituar edhe Pipën është i vetmi poet romantik që është në përputhje me poetët e të tjerë bashkëkohor europian, sepse "Milosao" është botuar në 1836-ën. Ndërkohë që në historinë e Letërsisë shqipe ne citojmë se romantizmi shqiptar fillon me Naimin në 1892-in, pra De Rada e shënoi këtë prag afro 60 vjet më herët. Vëllimi i tretë është "Letërsia shqipe, perspektiva sociale" dhe merret me zhvillimet periodike të të gjithë letërsisë shqipe nga fillimi deri në vitin 1978. Në këtë vëllim, Pipa bën një periodizim krejt ndryshe të letërsisë shqipe në bazë të vlerave dhe jo në bazë kronologjike siç është bërë rëndom këtu. Në këtë vëllim rëndësia më e madhe i kushtohet letërsisë së vjetër shqipe që zë faqet kryesore, shënimet kritike për veprën e Ismail Kadaresë dhe një kapitull i veçantë "Miti i oksidentit në poezinë e Migjenit". Edhe ky është një libër me shumë vlerë pasi do të ndryshojë rendin e gjithë studimeve dhe të opinionit që kanë lexuesit për letërsinë shqipe. Mund ta konsiderojmë me të vërtetë si guri i çmuar i kurorës së diamanteve të Arshi Pipës, sepse është një vepër me të cilën ka punuar për gati 15 vjet dhe është kryevepra e tij. Më këtë vepër mbyllet përgjithësisht cikli i veprave kryesore të Arshi Pipës, pasi ai ka edhe vepra të tjera, të cilat do të vazhdojnë botimin në vijim. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
:::ShkoderZemer |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1 Joined: Mon May 22 2006, 08:16pmPosts: 1803 | Pjesa eshte marre nga libri i Uran Karakulles "ARSHI PIPA, njeriu dhe vepra" Kapitulli II "Besoj se Shqiperia do te jete me te vertet e lire, vetem athere kur shqiptaret do te kene mundesi te lexojne, te studjojne dhe vlersojne veprat e shkrimtareve te tille te medhej si Arshi Pipa." Martin Camaj FEMIJERIA DHE ADOLESHENCA Arshiu u lind në Shkodër në 28 korrik 1920. Kjo është datëlindja që njihte ai. Them kështu, sepse kam gjetur në regjistrin e gjendjes civi]e në Shkodèr, ate të vitit 1930 (nuk kishte regjistër me të vjeter), si datëlindje 13 shkurtin e p0 atij viti. Por kësi punesh në Shqipëri nukjanë fort të rralla.... Ai ishte djalë i vetëm në krye të katër motrave te po një barku. Vëllanë me të madh gjashte vjet para tij, Muzaferin, i kishte të tillë nga babai. Kështu, ishte drita e syrit jo vetëm e prinderve, por edhe I motrave, të cilat gjithë jeten e kane adhuruar. Por kjo nuk do të thotë aspak se në familjen Pipa, per Muzaferin nuk ishte po e njejta gje. Aty nuk bëhej asnjë dallirn ndër dy djemtë e shtëpisë, si nga prindërit, ashtu edhe nga motrat. Jshte një familje me lidhje afektive shumë te theksuara, te pashlyeshme kurrë. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nënës se tyre, zonjes se mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e përkryer në të gjitha drejtimet, nènës së forte, të dhemshur aq edhe të drejtë den në shkallen e një modeli klasik. Fëmi I mbarë, I shëndetshëm dhe I bukur, Arshiu ishte njëkohësisht edhe një “lojcak” I madh, si thonë në Shkodër, madjé edhe një “sherret”, domethënë që nuk linte dy gure bashke. Perveç lojrave teper të guximshme me shokët e vet të lagjes, majat e pemeve të larta në oborrin e shtepise a ne kopesht, pusi i thelle dhe kulmi i çatise ishin vendet e preferuara te tij. Zakonisht femijet dhe adoleshientet çamaroke nuk I nenshtrohen disiplines dhe mësimeve të shkolles. Per pasojë, shpesh perpanimi në mësime ecen çale-çale. Por tek Arshiu ky fare rregulli s’kishte fare vend. Perkundrazi! Tek ai natyra e gjalle dhe dinamizmi I moshës se re harmonizohej qysh në fëmijëni mrekullisht me zellin e madh per shkollen, per rnesimin. Dhe faktet tregojnë se ai qe në kiasèn e pare e deri në mature dilte gjithnje i pari i klasës! Filloren e kreu tek shko]la e jezuitëve në Shkodrës, e në mos gaboj edhe në vitet e para të gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atëhere ishin me tetë e nënte klasë, den me vonë madjé, nè kohen e regjimit komunist. Vërtetë ishin te pakte këto gjimnaze para luftès Se Dyte Boterore në Shqiperi, porishin të saktë. Ejo vetëm gjimnazet (ai i Shkodrës, Tiranës, Korces etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Norrnalja e Tiranës (vetëm per vajza) dhe Shkolla Teknike Amenikane e Fullcit në Tiranë apo ajo e Kavàjës. Tek jezuitët Arshiu mori bazat e kultures klasike, me greqishten e vjetër e latinishten dhe per pasoje, kur shkoi të vazhdoje nè Gjimnazin shtetenor te Shkodres, qe quhej atehere Lice, si ai i Korçes dhe i Tiranes, kishte baza te forta per te dale i pari edhe ne dy gjuhet klasike qe permendem me lart. Dhe kèto dy gjuhe ai s'i ndau gjate gjithe jetes. Perkthimet e bollshme, të lena në doreshkrim e deshmojne me se miri kete fakt. Gjate kohes se arsimimit ne shkollen e jezuitève, ku jepnin mesim klerikë të shquar, i ati, duket per një lloj “ekuilibrimi” kulturash e futi që te ndjeki njekohesisht edhe mejtepin, per te rnesiuar format e moralit islamik. Keshtu Arshiu, deri ne moshen e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte per bukuri shume nga syret e Kuranit arabisht, per çudine dhe admirimin e miqve shkodrane te dhene fort pas kësaj feje, por qe arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!... Gjimnazi i Shkodres, si thame, ishte fort i dalluar nder ata pak homologet e tij të atèhershem në vendin tone. Dhe kjo pune jo vetem nga programi, por sidomos nga turpi i tij mèsimor, qe perbente ajken e inteligjences shqiptare te asaj kohe, qe te gjithe intelektuale te formuar me se miri, me prirje te theksuara perendimore, por me shpirt teresisht kombëtar. Figura te tilla si Hil Mosi, Mirash Jvanaj, Ndue Paluca, Gjergj Canco, Gjergj Kokoshi, Kolë Kamsi, Skender Luarasi, Anton Deda e tè tjerë si keta, e deshmojne qarte çfare thashe pak me lart. Dhe kjo pune sigunisht ndodhte edhe ne shkollat e tjera te mesme ne Shqiperi të cilat jepnin dije te shendoshe dhe farketonin qytetare te denje te zotet per vendin, farketonin shqiptare të vertete e te denjë, plot humanizem, drejtesi dhe dashuni, den në adhunim per kombin dhe shqiptanizmin. Ne ate kohe, den nè prak te ardhjes se pushtetit komunist në fuqi, shkolla shqiptare mund te krenohej me te drejte se nuk kishte aspak pse t’ia kishte zili shkollave me te mira e prestigjtoze europiane dhe ainerikane! Por kete e deshmojne edhe plot reivsta arsimore a peclagoejike qe botoheshin ne Shqiperi para Iuftes se dyte boterore si “Laboremtis”, "Norma1isti” etj. Ashtu sic mund te deshmojne mesuesit e nxensit e asaj kohe qe ende jane gjalle sot, e qe po behen gjithnje e me te paket... Familjaret dhe shoket e tij te moshes se re, me kane treguar se Arshiu, jo vetem qe ishte i pari ne mesinie, por edhe nder me të dalluarit nder lojra, ne gjimnastike e sport. Ndersa i vellai me i madh, Muzafeni, mbasi kishte lojtur futholl ne gjimnaz, kishte arnitur te behet nder asat e skuadres “Vllaznia”, Arshiti ishte efektiv i skuadres se gjimnazit, edhe pse nuk kishte talentin e shpllar Futbollistik te Muzaferit dhe nuk hyn ne skuadren e qytetit. Keto qe them ketu jane te trajtuara me gjere e me sakte tek kujtimet e mjaft sportisteve shkodrane te asaj kohe si dhe te gazetareve sportive te koheve te sotme. Për guximin tek Arshiu do te sjell tre shembuj nga rnomente te ndryshein te jetes se tij: Kur ishte adoleshent, me tregonte ne Shkoder shoku i tij i moshës, tek vinin ne lurn per t’u lare, Arshiu, si asnje nga shoket etij, hidhej ne pellgun e lumit nga nje shkemb i larte pozicioni i te cilit ishte shumë i rrezikshem per kete pune. Ne Burgun e Burrelit Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokeve te denuar atje duhan, ndopak sheqer a ç'te kishte mundur te mbledhi, me rrezik qe po ta shohin rojet, e fusnin dhe ate në biruce, mes dimnit, ne çiniento, vetem me mhathje e kanotjere ne trup, per nje muaj rresht, megjithese ai ishte I semure. Kurse rasti i trete i takon moinentit te arratisjes kur ai can kufinin, bashke me te motren Fehimen, me kobure ne dore, i vendosur te mos bijne ne dore i gjalle me tek rojet. Me shoke Arshiu ishte, si me gjithe te tjeret i sjellur dhe shume i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdiinisht ne mesimet. Ne albumin e familjes, mes te tjerave ka edhe nje fotografi ku ai eshte bashke me tre shoke te tij te klases, para nje tabele te zeze, ne oborr, tek po man noun e profesonit, ne per gatitjen per provimet e matures. Ne tabele, veç disa shprehjeve algjebrike, ka ne nje ane edhe nje vjershe, me shkrimin e tij të njohur, vjershe qe tregon bukur shpirtin e preokupuar të nxënësve para “tortures” se matures: Me studime e numra te shkreta. kot na shkuen te rijt e jeta....... Gjimnazi i kohes së tij si dhe i kohes sime ndahej, mbas semimatures, ne (Iy dege: Reale e klasike. Realja ishte e prirur me fort ndaj shkencave te natyres, me preferim matematiken e fiziken. Klasikja ishte e priru ndaj dijeve humanitare te gjuheve. E Arshiu zgjodhi me deshire ketë të fundit. Duket qe në moshë fare te re ai e kishte percaktuar rrugën e tij në jete. Dhe kjo pune duket edhe nga dy fakte te tjerë. Gazeta “Cirka” e vitit 1936’’, kur Arshiu ishte dy vjet para matures, kishte shpallur nje konkurs poetik. Ne te mori pjese edhe studenti i klases se gjashte te Gjiinnazit shkodran, i deges klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull “Ne Lamen e Luftes” fitoi çmimin e trete. Ishtë nje vjershe e gjate me plot 26 strofa, secila gashtevangeshe, here me rime e here pa rime. Vjersha ka karakter epiko- lirik. Tema e saj eshtë nje lloj proteste e hapur kunder luftes si nje veprim mizor. qe sjell vetem vdekje. Pra eshte te terthorazi nje hymn per paqen, rnire kuptimin, vllazerimin e njerezve e popujve. Keshtu humanizini i shpirtit te tij nis e nxjerr krye qe ne moshe fare te re, ate te nje adoleshenti gjimnazist. Prova e tij e dyte e hotuar ne shtypin e kohës, kete here ne lemin e prozes, shifet tek tregiini me titull “Liqeni”, nje tregim lirik, botuar tek “Vatra Shqiptare’’, shtator-tetor 1941. Kjo proze, sigunisht eshte shkruar ne moshe fare te re, por u botua atehere, sic tregon data, nderkohë qe autori i saj ishte tashme pedagog ne gjimnazin e Tiranes dhe jepte filozofi. Nuk e dinie me saktesi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur të shkruaje poezi. Por nje gje eshte e .sigurte qe kete pune ai e ka nisur qe ne bangat e gjimnazit te Shkodres. Dhe keto poezi gjimnaziale ne shumicn e tyre do te mbushin me vone faqet e librit te tij të pare me titull “Lundertare" botuar ne Tiranë me 1944. Pjesa eshte marre nga libri: ARSHI PIPA njeriu dhe vepra Shkrimtari: Uran Kalakulla BOTIMET TOENA ISBN: 99927 1 169 8 © 1999-2010 Shkodraonline.com - Te gjitha te Drejtat e Rezervuara Ju Lutem Respektojeni Punen tone [ Edited Sun Jul 25 2010, 12:58am ] http://www.shkodraonline.com/galeria | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Dorëshkrimi i burgut, një traktat filozofik/ DOMETHËNIA E ARTIT ![]() Arshi Pipa Dërguar më: 25/07/2010 - 14:15 E shkroi në burg, në vitin 1953-1955, kur vuante dënimin në Burrel. Arshi Pipa, asokohe nuk e dinte sa mund të zgjaste dënimi i tij, kësisoj e hartoi këtë traktat filozofik në kushtet e mungesës së një biblioteke të mirëfilltë shkencore ose filozofike për ta shfrytëzuar e për ta cituar… "Skicë për konceptimin e jetës", sapo është botuar nga shtëpia botuese "Princi" me nëntitull "Gjeniu". Vepra vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, e përkthyer nga motra e shkrimtarit, Nedrete Kalakulla, pasi Pipa e shkroi në gjuhën italiane. Historia e mbijetesës së këtij dorëshkrimi është e rrallë. Pipa arriti ta nxjerrë nga burgu i Burrelit përmes një maskimi, gjë që kishte nisur të kthehej në domosdoshmëri për intelektualët që shkruanin në burg. Fletorja e shkruar me laps plumbi ishte mbështjellë me një portret të Stalinit me ngjyra, të cilin Arshi Pipa e kishte marrë në një nga revista e kohës. Për shkak se survejohej dhe kontrollohej çdo gjë që shkruhej e që lexohej në burg, Pipa e kishte menduar këtë maskim për t'iu shmangur kontrolleve të gardianëve të burgut, që këta, të mos e kuptonin ç'fshihte brenda dorëshkrimi. Botuesi Myftar Gjana thotë se dorëshkrimi, të cilin vetë Pipa e mori sërish që duar që nga koha e arratisjes, vetëm në vitin 1992, është ruajtur në gjendje shumë të mirë. Familjarët e shkrimtarit e kanë mbajtur fshehur për vite me rradhë dhe tashmë ky dorëshkrim veç vlerave si vepër filozofike, është edhe një kryevepër arkivore pas kryeveprës tjetër të Pipës që është Libri i Burgut, të cilin e ka shkruar në letra cigaresh, me laps plumbi. Vepra është shkruar me një sens shumë kritik dhe vlerësohet si një ndër veprat e vyera të Pipës. Sipas botuesit Gjana, "shefi i katedrës filozofike, Hysamedin Feraj e ka vlerësuar këtë vepër si rasti i parë që në Shqipëri shkruhet filozofi për hir të filozofisë, pasi e gjithë pjesa tjetër janë ose artikuj publicistikë, ose politologjikë, por pa ndonjë ngarkesë filozofike". "Skicë për konceptimin e jetës" i prezantohet lexuesit të "Milosaos" përmes këtij fragmenti të mëposhtëm, i cili është kapitulli i tetë i veprës dhe mban titullin "Domethënia e artit". Ad.Pe. DOMETHËNIA E ARTIT Me përqafimin e njerëzimit, veprimi moral e ka kryer misionin e vet. Përtej kësaj pike ai nuk mund të shkojë. Në këtë drejtim kufijtë janë mbyllur. Por moraliteti nuk e shteron dinjitetin njerëzor. Dhe kur njeriu pushon së vepruari, zbulon natyrën. Ç'është natyra? Është mbretëria e ndjeshmërisë, është tërësia e gjithckaje që është trup: është kafsha, bima, fushat e lumenjtë, pyjet e malet, e gjithë toka; por edhe qielli dhe yjet. A nuk është vetë njeriu një trup? A nuk i jeton ai, në vetë trupin e tij, aq të dashur për të, ngjarjet e vetë natyrës? Sapo të duket dallëndyshja e parë, ai do të hovi menjëhershë nga gëzimi, një fijë bari që mbinë, do ta mbushë me habi, furtuna e detit do ta trazojë shpirtin e tij dhe perëndimi i qetë do të shkaktojë tek ai një melankoli të ëmbël dhe të vagët. Përpara natyrës njeriu zbulon botën e tij të ndjenjave, pra ndërgjegjen e drejtëpërdrejtë të shqisave të tij: një gamë të ndryshueshme "nuances" shumë të lëvizshme, të papërqendrueshme, që polarizohen në kënaqësi dhe vuajtje; e para rrit tonalitetet e të jetuarit, e dyta i dobëson ato. Por a nuk kish qenë njeriu, tashmë, subjekt veprues, në lidhje me natyrën? Po, por për të vepruar mbi të, domethënë për ta përdorur si një mjet për qëllimet e tij. Ai kish prerë pemën për të bërë dru, kish vrarë kafshën për t'u ushqyer me mishin e saj. Kishte konsideruar cdo gjë që jeton, vetëm ne raport me të, gati sikur gjërat të ishin krijuar për përdorimin e tij ekskluziv, kish lënë pas dore të kërkuarit në to të një kuptimi të pavarur. Por tashti që ai e sodit natyrën, e kupton që ajo ka një vlerë të veten: ai nuk mund të mos e vërejë këtë të vërtetë të thjeshtë, mjafton që të dëgjojë atë që shfaqet në jetën e tij të ndjenjës. Përse shpirti i tij përmallohet thjesht duke soditur kafshët e bimët? Përse dashuron ai atë që është e bukur tek ata dhe urren atë që është e shëmtuar? A mund të ndiente ai në këtë mënyrë, sikur dicka të mos e lidhte me këto qenie, megjithëse të ndryshme me të? Nëse ato janë të ndryshme me të në disa drejtime, janë të ngjashme me të në disa të tjera: një Jetë e njëjtë rrjedh në të gjitha ato, një parim më i gjerë se mendimi që përmbledh së bashku gjithcka që jeton. Kafsha, bima e shfaqin farefisninë e tyre më shumë apo më pak të largët me njeriun, në jetën e bërë të ndërgjegjshme për vetveten, në formën e vet të drejtëpërdrejtë të ndjenjës. Njeriu e ndien errtazi, që ai u detyrohet për dicka edhe atyre. Sigurisht nuk është kjo ndjenja që kemi ndeshur në jetën morale: njeriu, ka detyrim vetëm ndaj njerëzimit. Si subjekt moral unë ndihem i detyruar të respektoj njerërzoren e përbashkët që gjendet në cdo njeri. Si subjekt estetik unë nuk ndiej detyrim ndaj asgjëje; unë ndihem vetëm i prirur të simpatizoj me jetën e cdo qenieje të gjallë. Vetëm solidariteti njerëzor është një detyrë; solidariteti natyror është vetëm një nevojë sentimentale. Me anë të ndjenjës, më fort se me anë të arsyetimit, njeriu zbulon kështu që ai është një prodhim i evolucionit natyror, që kafsha dhe bima janë tashmë pjesë e tij, që një lidhje e pandashme e bashkon me ta dhe, nëpërmjet tyre, me natyrën e tërë. Ndjenja e kulluar, pa problemet praktike, që na përshkon kur vihemi në pozicionin e spektatorit përpara natyrës, është ajo që quhet soditje. Derisa ne veprojmë, emocionet e shpirtit tonë janë pak a shumë të vrullshme. Këtu, përkundrazi, emocionet janë zbutur, nuk është më vala e shkumbëzuar, është dridhja e saj. Kënaqësia këtu është e brishtë, fine, dhe po kështu është edhe dhimbja: gëzim në rastin e parë, melankoli në të dytin. Prandaj gjatë soditjes shpirti është i prirur të njohë. Cili është objekti i soditjes? Vetja ime, së pari, dhe pastaj të ngjashmit e mi; por edhe ata të ndryshmit, bimët e kafshët, gjithcka që jeton në përgjithësi. Pastaj edhe cka nuk jeton. Është kënaqësi të sodisësh kuqërrimin e agimit, pasqyrën e detit, llamburitjen e yjeve. Gjithcka që bie nën pushtetin e ndjenjave mund të jetë objekt soditje dhe do të shkaktojë tek unë gëzim ose melankoli. Soditja është qëndrimi karakteristik i ndërgjegjes para ndjeshmërisë, është perceptimi që s'ka lidhje me një qëllim praktik, është përceptim i painteresuar. Nga qëndrimi soditës lind arti. Të ndiesh natyrën, të jetosh në komunikim me të, kjo nuk i mjafton njeriut. A nuk është dhe ai vetë natyrë në thellësinë e vet? Prandaj, ai do të shtyhet të imitojë atë që bën natyra, dhe jo vetëm ta imitojë, por ta vazhdojë dhe ta përkryejë: sepse ai është gjithnjë një shpirt që qëndron mbi natyrën. Çfarë bën natyra? Për të nuk mund të themi me të vërtetë që vepron; veprimi është aktivitet që zhvillohet kur ke qëllimshëri, të cilat janë në përfytyrimin, në mendimin. Natyra nuk ka asnjë qëllimshmëri të vërtetë. Cfarë jeton, kërkon vetëm të jetojë. Natyra krijon: të krijuarit është forma e saj e vecantë e të vepruarit. Krijimi është, së fundi, organizimi i materies bruto në një individ nga ana e spontaneitetit jetësor. Krijimi është formimi i formave, duke qenë se materia është një e dhënë fikse e një sasie energjie. Forma individuale riprodhon formën e species. Individët s'janë vecse variacione më shumë ose më pak të theksuara mbi temën e species. Dhe speciet janë ato që shkenca tashmë i ka klasifikuar. Natyra nuk ka pushuar së krijuari specie të reja: por ritmi i saj është ngadalësuar shumë në periudhën e tanishme, në krahasim me kohën kur specia nuk ishte fiksuar ende, kur nga njëra specie te tjetra, tranzicioni ishte i vazhdueshëm dhe shumë i lëvizshëm. Pasi krijoi speciet e ndryshme të gjalla, Jeta duket sikur është lodhur, shteruar. Tashti ajo kufizohet te rikrijimi i asaj që është krijuar më parë. Njësoj si artisti që ka shteruar damarin e tij krijues dhe që në moshën e tij më të pjekur, përsërit vetveten. Por evolucioni ka krijuar njeriun. Dhe ja, njeriu është spontaneiteti që ka thyer rrethin. Përsa i përket njeriut, që është qenie shpirtërore, të krijuarit vazhdon: nuk është më përsëritja e asaj që është krijuar tashmë, është të krijuarit e formave gjithnjë e më të reja që pasurojnë jetën e shpirtit. Sigurisht, nuk është ai që do të krijojë forma të gjalla: njeriu s'është Zoti. Por ai mund të imitojë vazhdimin e jetës, duke i dhënë trajtë materies bruto. Mund të përvijojë linjat e lëvizjes së saj duke i shoqëruar me një asortiment të pasur ngjyrash. Mund të bëjë më shumë; me anë të tingujve, mund t'ia japë vetë ritmin jetës, duke i kthyer modulimet e ndërgjegjes dhe të asaj që qëndron poshtë saj, në melodi të ndjeshme. Mundet, më në fund, të përfaqësojë veprimin njerëzor në të gjithë varietetin e koklavitur të tij duke e bërë të vetëdijshëm për veten me anë të lojës se ndjenjave dhe pasioneve. Gjeniu artistik është shpirti që vepron si natyrë. Dhe ai është natyrë, sigurisht, përderisa i bën të vetat zhvillimet e saj. Por nuk është imitim vepra e tij, vecse pjesërisht. Madje në pjesën më të madhe është fryti i spontaneitetit të vet. Duke e paraqitur natyrën, ai do ta transfigurojë, domethënë do ta ngrejë në dinjitet njerëzor. Bima që ai do të vizatojë, kafsha që ai do të plazmojë, do të jenë shprehje të përkryera të jetës, por do të jenë edhe dicka më tepër. Ai do t'u shtojë atyre dicka nga vetja… …the gleam The light that never ëas on sea or land The consecration, and the Poet's dream Uordsuorth Nëse është e vërtetë se cdo gjë që jeton dëshiron tejkalimin e vetvetes , duke pasur pothuajse një parandjenjë për formën superiore që është specia njerëzore, artisti do ta kapë këtë dëshirë dhe këtë përpjekje, duke theksuar në paraqitjen disa tipare, pikërisht ato që afrohen me të, si qenie shpirtërore që është. Kështu natyra, me anën e artistit, që e ka bërë si mish të vetin e si gjak të vetin, përmbush në një farë mënyre atë që vetë s'ka mundur të bëjë: lartësohet në njerëzore. Kjo kërkesë ideale është edhe më e theksuar kur objekti i paraqitur është vetë njeriu. Piktori që pikturon një fytyrë, nuk kënaqet duke shprehur mbi telajo fizioniominë e saj si një barazim të përkryer: piktura nuk është fotografi. Ai do të kërkojë të verë në dukjë disa tipare me anë të të cilëve mund të shkëlqejë më mirë forma individuale, që të japë qartë, gati të prekshëm atë spiritualitet të ngulitur në të. Nuk ka artist që ta gjejë natyrën të përshtatshme në mënyrë perfekte me kërkesat e veta: edhe te një Helenë, ai do të dijë të dallojë një defekt të vogël. Kjo kërkesë e thellë e artistit për të korrigjuar dhe përmirësuar natyrën, është në fund të fundit, një kërkesë morale. Është shpirti që modelon sipas vetes natyrën, duke e gjetur të papërshtatshme, është tejkalimi i reales dhe pajtimi me idealen që është tek ai. Dhe po të ndodhë ndonjëherë, shumë rrallë, që artisti të arrijë të marrë një qëndrim gati armiqësor ndaj natyrës (Leopardi,Vinji), le ta kuptojmë këtë si një shenjë që ka një domethënieje më të lartë: nga dashuria e tepërt e urrejmë, sepse ajo nuk i përgjigjet idealit tonë, idealit që krijojmë për të. Arti, arrin kështu, megjithëse me anë të ndjenjës, atë formë të vecantë universaliteti që është e bukura artistike, superiore ndaj së bukurës natyrore. Dhe është ky një universalitet më i gjerë se universaliteti i arsyes, megjithëse më e tretur. Universaliteti i arsyes imponohet me detyrim; ajo e ndjenjës vetëm sipas shijes: presupozon larushinë e temperamentit dhe të humorit që e kushtëzojnë shijen. Cdokush do të jetë i prirur për të quajtur të bukur atë që i pëlqen atij vetë. Por, nuk ndodh rrallë - dhe kjo ndodh më shumë për të bukurën natyrore, sesa për të bukurën artistike - që një lloj bukurie u pëlqen pothuajse të gjithëve. Dhe është ndoshta kjo arsyeja që shpjegon se përse arti klasik është më universal: sepse, nëse nga njëra anë u jep kënaqësi kërkesave ideale të njeriut, është më afër natyrës se cdo art tjetër. Jo të gjithë njerëzit janë të gatshëm të pranojnë të mirën me ndërmjetësinë e së cilës vepron arsyeja; për faktin e thjeshtë se ata nuk arsyetojnë gjithmonë. Por, ata do të jenë gjithmonë të gatshëm të pranojnë të bukurën, t'i bëjnë jehonë të menjëhershme, sepse, është e bukura që e bën jetën, madje, të gjithë natyrën, që u flet dhe i thërret, dhe ata s'mund të qëndrojnë të shurdhër ndaj thirrjes së jetës, sepse janë të gjallë. Nga të gjitha aktivitetet shpirtërore Arti është ai më i afërt me jetën, është më i përshtatshmi, pra, që t'ia zbulojë kuptimin. Dhe ja përse, derisa jeta vazhdon të jetë një sinol i trupit dhe i shpirtit, kulti i së bukurës do të përbëjë gëzimin më të lartë të njerëzimit, dhe priftërinjtë e saj, artistët, do të rrethohen nga dashuria e përgjithshme. E mundur gati gjithmonë në planin etik, natyra e kërkon shpagimin e të drejtave të saja në planin estetik. Në planin etik shpirti e trupi rrallë ishin dakord: dhe duhej që ligji moral ta bindëte natyrën kundërshtuese, kokëfortë, duke e shtypur dhe ndëshkuar: si një kalorës, të cilit i duhet të zbuzë një kalë të egër që të mund ta përdorë. Në planin estetik, përkundrazi, ata janë aleatë. Më parë ishte natyra që ngrihej në dinjitet të shpirtit, tashti është shpirti që tkurret duke u ribërë natyrë. Dhe ja, të dy shkojnë tashti si miq të mirë. Por duhej që shpirti të zbuste më parë natyrën, duhej ta mundte, ta fitonte këtë Brunilde, këtë Circe, duke rrezikuar të përcudnohej, të humbiste. Nga superiorja tek inferiorja: kjo është rruga e drejtë në selinë shpirtërore të vlerave. Nga ana e natyrës, nuk do të arrijmë kurrë shpirtin: përpjekjet e kota të natyralizmit janë provë e mjaftueshme. Duhet të nisemi nga subjekti - cdo nisje tjetër është e dënuar të mos ketë sukses - nga subjekti që vepron si sintezë e shpirtit dhe e natyrës, për të ndjekur zhvillimin e veprimit deri në maksimalen e shtrirjes dhe të vlerës së tij. Dhe vetëm pasi të kemi arritur në këtë pikë, të tërhiqemi në vetvete, për të zbuluar një formë tjetër spiritualiteti, që të jetë si një vazhdim i tij. Në këtë kuptim arti është plotësuesi i nevojshëm i moralit. Aty ku mbaron zotërimi i veprimit, atje fillon fuqia e krijimit. Kështu, me anën e artit ne depërtojmë në zotërimin e gjerë të jetës, ku njeriu s'është vecse një specie në mes të specieve të tjera. Me anë të artit kemi kërkuar të gjejmë kuptimin e jetës në përgjithësi. Pengesat janë hapur në këtë anë: kemi provuar se jeta është një parim më përfshirës sesa arsyeja. Nëse kemi humbur në intensitet, kemi fituar në shtrirje. Arti plotëson moralitetin me atë që i mungon, një parfum thjeshtësie dhe natyrshmërie, një frymë që e bën fërgëlluese atë që është shumë e ngurtë dhe e rreptë në jetën morale. Natyralizmi i mundur në planin etik, është plotësisht i justifikuar në art. E kundërshtuam më parë si të pamjaftueshëm dhe të papërshtatshëm. Por, tashti që kemi mësuar të zbulojmë me anën e artit një formë solidariteti më të gjerë, le të ndjekim rrymën natyraliste dhe të përpiqemi të kapim të vërtetat e saj. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Arshi Pipa: Si e zhdukën Fishtën në diktaturë ![]() Arshi Pipa Një aksion për zhdukjen e çdo gjurme të gegnishtes. Kështu e quan Arshi Pipa ndërmarrjen e vitit 1972 përmes Kongresit të Drejtshkrimit në emër të shqipes së njësuar letrare. Dhe sipas tij rrënjët e këtij dënimi dhe dhunimi të gjuhës ishin shumë më të hershme, që me vendosjen e diktaturës në Shqipëri, ku u ndaluan rreptësisht autorë si Fishta, Camaj, Harapi,etj. Pipa shkruan se “Stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegë, si kryearmikun e vet. E kjo ishte një nga arsyet pse Fishta ndalohej, sepse ai ishte përfaqësuesi kryesor i katolicizmit. Në prag të botimit të një prej veprave më polemizuese të Arshi Pipës, një vepër me nerv të theksuar me titullin mjaft ngacmues “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste”, “Milosao” sjell për lexuesit një fragment mjaft intrigues të këtij libri krejt të panjohur për lexuesin shqiptar. Kemi zgjedhur këtë fragment nga kjo vepër pasi këtu autori analizon këtë proces dhunimi të gjuhës me një stil mjaft grishës dhe sens të fortë kritik, duke u nisur nga fjalori i hartuar prej Androkli Kostallarit e duke sjellë shembuj konkret të censurës së pashoqe ndaj autorëve gegë, e jo vetëm. Arsyet e këtij dhunimi sipas Pipës nuk janë thjeshtë dhe vetëm gjuhësore. Më tepër se kaq...Ato ishin arsye thellësisisht politike... Pipa e shkroi këtë vepër në anglisht dhe e botoi në Amerikë në vitin 1990 në “Columbia University Press”. Vepra merret me rrënjët nostralogjike të formimit të gjuhëve standarte dhe kombëtare në të gjithë Evropën. Ka një bibliografi shumë të pasur dhe trajton gjithë problemet para dhe pas vendosjes së standartit të shqipes zyrtare në vitin 1972. Është një libër me tipare jo vetëm shkencore por edhe polemike… Libri do të vijë në shqip me dy variante përkthimi në shqipen e njësuar dhe në variantin e gegnishtes letrare. Të dy variantet do të përfshihen brenda një vëllimi me rreth 600 faqe. Botimi realizohet nga shtëpia botuese “Princi” dhe pritet të dalë në qarkullim në fillim të vjeshtës. Ad.pe. Si u zhduk Fishta në diktaturë Kur Kostallari flet për njësimin e gjuhës shqipe, ajo çfarë ai realisht kupton me njësim, është asimili mi prej ShNjL i leksikut dhe frazeologjisë gege. Një hulumtim i Fjalorit të 1980-ës tregon se kështu është në të vërtëtë. Në parathënien për Fjalorin, Kostallari e përcakton si “fjalor i ri shpjegues, sa më normativ, me një fjalës më të gjerë e më sistemor, me frazeologji më të pasur dhe me kërkesa ideoshkencore më të larta”(v). Le ta shqyrtojmë këtë përcaktim: Fjalori është vërtet shpjegues, në kuptimin se ai rreshton kuptimet e ndryshme të çdo fjale dhe ilustron çdo kuptim me shembuj. Modeli i kësaj procedure, mund të gjendet te fjalori i Kristoforidhit, megjithëse një numër shpjegimesh te Kristoforidhi, janë dhënë në greqisht. Model më i plotë, është rasti i fjalorit të Cipos, i cili qe i pari fjalor që përcaktonte të gjithë kuptimet me shqipen. Por fjalori i Kostallarit, është edhe më përfshirës e i hollësishëm. Një shembull: përgjigjem ka 3 kuptime që ilustrohen me 4 shembuj te fjalori i Cipos, por 8 kuptime që ilustrohen me 27 shembuj (plus dy fraza idiomatike) te fjalori i Kostallarit. Prej këtyre shembujve 6 kanë stampë ideologjike: “ne i përgjigjemi thirrjes së Partisë”, “rinia iu përgjigj me luftë trup me trup”, “ata iu përgjigjën sulmit (zjarrit)”, “ata iu përgjigjen dhunës me dhunë”, “një letërsi (art) që duhet t’i përgjigjet jetës sonë socialiste”, “jam i përgjegjshëm ndaj masave”. Asnjëri prej të katër rasteve të Cipos, nuk motivohet ideologjikisht, madje i fundit është një përcaktim gjuhësor: “ë-ja toske i përgjigjet â-së nazale gege”. Fjala ilustron çfarë Kostallari kupton me “kërkesë më e lartë ideo-shkencore”. Për këtë të fundit ne do të kemi edhe më shumë për të folur. Sa i përket thënies së Kostallarit, se ky fjalor “ka një fjalës (leksik) më të gjerë e më sistemor, një frazeologji më të pasur”, s’na mbetet tjetër veç të jemi dakord, e komenti im kishte për të qenë “një frazeologji shumë e pasur”. Dëshiroj gjithashtu të përdor një superlativ në lidhje me thënien “sa më normativ”, bile do të thoja se normativiteti në këtë fjalor ka shkuar aq larg, sa ai mund të quhej Fjalor Normativ i Shqipes. Italishtja, gjuhë me histori mijëvjeçare, bujarisht i pranon variantet. Duke i hedhur një sy rastësisht shkrojave C e D në Fjalorin autoritar të Gjuhës Italiane me autorë G. Devoto-n e G.C.Oli-n, unë gjej comecché dhe come che (ndonse), colletteria dhe collettoria, cominciare dhe incominciare (me fillue), dapresso dhe da presso (prej afër), demonio dhe dimonio (demon), domani dhe dimani (nesër) 14). Te Fjalori i Kostallarit, variantet janë tepër të rrallë. Ai e donte ushtrinë e tij prej 41 000 fjalësh, të mbajtur nën disiplinë ushtarake. I Cipos i ka të dyja format si sulmues, ashtu dhe sulmonjës. I Kostallarit, ka vetëm të parën. Por mund të gjesh edhe punues dhe punonjës. Si duhet ta marrim këtë mospërputhje? Parathënia nuk e shpjegon fare. Për këtë le t’i kthehemi parathënies së Kostallarit te Fjalori drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, ku rreshton parimet e ndjekura prej reformës drejtshkrimore: “Pjesa më e madhe e fjalëve janë shkruar mbi bazën e parimit fonetik”(4). Shumë grafema i binden “parimit morfologjik”. Për disa fjalë me traditë të gjatë historike, zbatohet “parimi historiko-tradicional”. Disa fjalë të “hallakatura” me prejardhje të huaj, janë shkruar sipas “parimit etimologjik”. Por ka edhe raste “zgjidhjesh të veçanta” për një numër fjalësh të hueja(5). Asnjëri prej këtyre parimeve, nuk e shpjegon dualin anormal punues / punonjës. Një tjetër parim përtej pesë a gjashtë të përmendurve, punon fort: eklektizmi. Leximi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe m’i përforcon dyshimet: rregullat e tij përmbajnë kaq shumë përjashtime, sa s’e marr vesh, pse duheshin paraqitur si rregulla. Të krijohet përshtypja e një kryekomandanti, i cili e ka disiplinuar ngurtësisht ushtrinë e tij, por që nuk di si ta komandojë. Klasa karshi kombit Fjalori quhet Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, titull ky fort i pazakontë për një fjalor. Çfarë kuptimi ka fjala “i sotëm” edhe pse është theksuar kjo fjalë? Pasazhi i mëposhtëm u përgjigjet të dyja pyetjeve: “Për të zgjedhur e për të shpjeguar fjalët, për të përcaktuar ndërtimin e tyre e trajtat përfaqësuese dhe për t’i vlerësuar ato nga pikëpamja e normës gjuhësore kombëtare në të gjithë rrafshet, ky fjalor është mbështetur kryesisht në lëndën gjuhësore të këtyre katër dhjetëvjeçarëve të fundit, në prirjet e zhvillimit të gjuhës letrare të kohës sonë. Por termi “gjuha e sotme shqipe”, nuk përfshin vetëm këtë periudhë. Ai ka caqe kohore më të gjera. Themelet e gjuhës së sotme letrare kombëtare, në tërë sistemin e saj, u hodhën që gjatë Rilindjes. Lënda kryesore për këto themele, ishte gjuha e gjallë e popullit, por në to u derdhën edhe vlerat më të mira të traditës shkrimore të shekujve të kaluar e të krijimeve të Rilindjes Kombëtare. Prandaj caqet historike të leksikut të gjuhës së sotme shqipe dhe të “Fjalorit” që po botojmë, përfshijnë periudhën që nga Rilindja e këtej, duke pasur parasysh se letërsia artistike e Rilindjes, publicistika e saj përparimtare, mendimi shkencor i asaj periudhe hyn si një trashëgim i shquar i së kaluarës në kulturën tonë kombëtare të sotme (VIII)”. Duke thënë se “ky fjalor është mbështetur kryesisht në lëndën gjuhësore të këtyre katër dhjetëvjeçarëve të fundit”, është njëlloj si të thuash, se materiali gjuhësor është zhvilluar gjatë periudhës së Shqipërisë socialiste, pasi “katër dhjetëvjeçarët”, i përgjigjen një periudhe kohe që shtrihet prej vitit të themelimit të partisë (1941), deri më datën e botimit të fjalorit (1980). Cilësori “i sotëm” do të thotë se leksiku i rreshtuar në fjalor, është rezultat i një “përzgjedhje” ideologjike i tipit stalinist, meqë stalinizmi kishte qenë ideologjia e pandrrueshme për katër dhjetëvjeçarët në fjalë. “Shpjegimi” i fjalëve i përgjigjet të njëjtit kriter (sapo e vumë re se si funksiononte kjo në analizën tonë rreth fjalës “përgjigjem”). Por menjëherë pas shkrimit se “fjalori është mbështetur kryesisht (korsivi i shtuar, A.P.) në lëndën gjuhësore të katër dhjetëvjeçarëve”, Kostallari shton, se fjalori gjithashtu bazohet (termi i tij “bazament” është sinonim me “bazë”) mbi leksikun e periudhës së Rilindjes, i cili specifikohet si “gjuhë e gjallë e popullit”, plus (“shto”) krijimet leksikore të periudhës së vetë Rilindjes Kombëtare, plus “traditën leksikore të shekujve të kaluar”. Meqë përbërësi “kryesor” i fjalorit është leksiku i Shqipërisë Socialiste, i përplotësuar ky prej trashigimisë së periudhës populiste të Rilindjes, përfundimi është se fjalori është konceptuar si fjalor klasor e pastaj si fjalor kombëtar. Po ta marrim D si “fjalori” i ShNjL, S për përbërësen e tij “mbidialektore” socialiste, P për shtresë populiste të periudhës së Rilindjes dhe E për një shtresë më të hershme leksikore, formula e hartimit të këtij fjalori i bie të jetë: D = S + ( P + E), në të cilën S është e barabartë me të paktën një të tretën e D. Një fjalor, ku një e treta është produkt i Shqipërisë së sotme komuniste, s’mund të jetë tjetër veçse një fjalor klasor Formula e ShNjL S’do mend, se përzgjedhja është kriter themelor për hartimin e çfardo fjalori. Le të shohim se si e përcakton Kostallari: “Është pasur parasysh nëse fjala pasuron apo jo leksikut të sotëm letrar, nëse ndihmon për thellimin e pastërtisë së gjuhës letrare shqipe, nëse e zgjeron larminë e mjeteve të saj stilistikore e shprehëse etj., dhe nëse lidhet me shtresat leksikore, që rriten e zhvillohen apo me ato që rrëzohen e shuhen, ky është parimi themelor që ka udhëhequr zgjedhjen e fjalëve dhe të frezeologjisë”(ix). Kriteret realisht janë dy, pasurim dhe spastrim: pasurim i leksikut ekzistues në përgjithësi, me vemendje të veçantë te stili, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, spastrim i leksikut, kryesisht i fjalëve e shprehjeve që janë të papajtueshme me ideologjinë e një lloji, kriter klasor ky. Kostallari e konsideron gjuhën dukuri klasore. E shikuam se fjalori ishte “kryesisht i bazuar” në gjuhën e Shqipërisë socialiste. Po ashtu pamë se hapësira e zënë në diagramën e mësipërme prej leksikut “mbidialektor”, është pothuajse e së njëjtës madhësi sa hapësira e “spastruar” (jo e vizatuar) e leksikut letrar toskë e gegë. Dy kriteret, të cilët janë të gërshetuar kaq ngushtë njëri me tjetrin, sa vetë veprimet e zbrazjes e mbushjes, veprojnë përkatësisht si pompë uji, si kanal kullimi. Rezultati i një politike të tillë gjuhësore, është i parashikueshëm, po të kemi parasysh se mendimi kushtëzohet prej gjuhës. Pas nja dy a tre brezash, nuk do të mbetet në këmbë fjalë që të mos jetë e përshtatshme me ideologjinë ekzistuese. Për rrjedhojë, njerëzit nuk do të jenë më në gjendje ta mendojnë kundërshtimin – prite Zot, dëmtimin e partisë dhe të shtetit. Fjalë të tilla si “disident”, “rebelim”, “demokraci”, mund të zhduken prej fjalorëve dhe konformizmi do të mbërrinte pikën e vet të ngopjes. E nëse toskërishtja letrare do të jetë pjesërisht e kuptueshme, për shkak të strukturës së ShNjL bazalisht toske, gegërishtja letrare, do të katandiset diçka si Old English (anglishtja e moçme), pra një relike e pakuptueshme gjuhësore. “Spastrimi” i Fishtës Merrni me mend një adoleshent shqiptar që, duke kërkuar në një raft të vjetër të gjyshes së vet, zbulon një libër të hollë, botuar më vitin 1905. Ai mund të lexojë pjesën e parë të titullit, Te ura ..., pa qenë në gjendje për të vazhduar, pasi ka hasur vështirësi në shkollimin e disa shkronjave. Libërthi është në vargje, e djalit i pëlqen poezia. Fillon të lexojë këngën e parë, të titulluar “Marash Uci”. Pak nga pak, ai fillon të njohë shkronjat e pazakonta. Edhe pse nuk arrin të kapë kuptimin e disa fjalëve, ai merr vesh se poema flet për një bari, që ka udhëtuar deri në Stamboll. Mbërrin te vargjet 51 – 52: Por shka, Zot, ka Mashi sot, Qi na â vrâ e nuk bân zâ? Ai e kupton rreshtin e parë, por të dytin jo. Atëherë, ai hap fjalorin e ShNjL dhe fillon të kërkojë për â. Në vend të kësaj fjale (që është një kontraktim i âsht) ai gjen a-në, e shpjeguar si pjesëz pyetëse (fjalia vetë është pyetëse). Mungon gjithashtu edhe vrâ, fjala më e afërt me të është vras. Mos e kanë vrarë turqit Marashin? - pyet veten djali. Pjesa e mbetur e vargut, duket se tregon në atë drejtim. Sepse, ndonëse nuk është gegë, djali i bie lehtësisht në të se nuk bân zâ është e njëjta me nuk bën zë. Dhe kur dikush nuk nxjerr zë, do të thotë se ka vdekur. Por ai do për t’u siguruar dhe prapë hap fjalorin e ShNjL. Kërkon për ndonjë idiomë në seksionin frazeologjik të zë. Nuk gjen asgjë. Nuk ka fat më të mirë sa kërkimi te seksioni frazeologjik i bëj. Kostallari nuk e ka futur idiomën, e cila është gege tipike. Në fakt, jo vetëm që idioma nuk ekziston në toskërisht, por vetë toskizimi i saj do të tingëllonte i çuditshëm. Libri s’e paska shënuar idiomën. Duhet të ketë ndonjë problem këtu, - thotë djali. Dhe kështu ai e ndërpret leximin e poemës. Ditën tjetër ai vrapon te mësuesi plak i shkollës fillore dhe i kërkon shpjegime. Zhvillohet biseda e mëposhtme: - Kam gjetur dje një libër të hollë, të ngrënë mole, i shkruar nga njëfarë Gjergj Fishta... - Oh, mos! E gjete apo ta dha njeri? - E gjeta kur po kërkoja për ca fotografi në një raft. Ka emrin e gjyshit tim në kopertinë. - More vesh gjë kur e lexoje? - Ca po, e ca jo. Është fjala për një hero shqiptar, që u vra në betejë me turqit. Ky shkrimtar ishte vërtet shqiptar? Përdor ca fjalë shumë të çuditshme. - Shkrimtari ka qenë prift. - E, po, ja përse nuk i merrja vesh shumë fjalë. Priftërinjtë duhet të kenë pasur një gjuhë të ndryshme, një lloj zhargoni, ndoshta një kod sekret. Se ku kam lexuar, që ata, ditë e natë, rrinin duke komplotuar kundër Partisë. - Kjo është arsyeja, biri im, përse udhëheqësit tanë mendjendritur i kanë dënuar shkrimet e tyre. - E drejtë. Ato nuk shkruheshin për popullin, por për priftërinjtë dhe pasuesit e tyre. Atë libër do ta fus në stufë. - Më mirë ma jep mua. E rregulloj unë. Padyshim, lexuesi duhet ta ketë marrë vesh, se Fishta është me gjithë zemër i neverituri i stalinizmit shqiptar. Mund të pyetet me të drejtë se pse. Fishta konsiderohet “armik i popullit”, para së gjithash, sepse kryevepra e tij poetike, Lahuta e Malcís, është idhtësisht antijugosllave. Veçanërisht për këtë arsye, ai u nxor jashtë prej letërsisë shqiptare, si dhe prej shkollave shqipe që me ardhjen e pushtetit stalinist. Ishin ditët kur PKSH, faktikisht, ishte shtojcë e PKJ, më saktë e degës serbe të saj. Ishte koha kur nëpër rrugë brohoritej “Enver-Tito”, e ky çift emrash shkruhej me të mëdha nëpër mure e banderola.15) Nënshtrimi i PKSH ndaj Partisë Komuniste Serbe, ishte i tillë saqë shtypi shqiptar kopjonte mënyrën serbe të të shkruarit të emrave të huaj gjeografikë e të përveçëm. Ai i shtypte, jo si shkruheshin në vendet e veta të prejardhjes (sikurse ishte praktika në Shqipërinë parasocialiste), por sipas mënyrës që i shqiptonin serbët, kur i shkruanin me shkroja cirilice. Ky zakon, i filluar në Rusi shumë përpara se të vinte komunizmi, arsyetohej me vështirësinë e përdorimit të shkrimit cirilic rus në dhënien e tingujve latinë, grekë e arabë. Meqë Shqipëria zgjodhi alfabetin latin, pozita e saj në ketë pikëpamje, është e njëjtë me vendet e tjera të Lindjes Komuniste, si Polonia, Çekosllovakia e Hungaria, të cilat gjithashtu kanë në përdorim shkrimin latin. Por ndërsa këta vende vazhduan të shkruanin emrat gjeografikë si dhe të përveçmit, ashtu siç shkruhen në vendet e prejardhjes, udhëheqja komuniste zgjodhi mënyrën serbe (dhe ruse) të të shkruamit të tyre. Kështu, Chateaubriand shkruhet “Shatobrian”, Chigi “Kigji”, Shakespeare’s Julius Ceasar Jul Cezari i Shekspirit speare (heshtë) bëhet “shpirt”, meqë ra fjala “në njerën dorë pushkën dhe në tjetrën librin”, është parullë e mirënjohur stalinisto-shqiptare, por edhe italo-fashiste. Po le të kthehemi prapë te Fishta. Ai u refuzua, jo vetëm për shkak të antijugosllavizmit të tij (skicat sarkastike të Hoxhës për Titon dhe udhëheqësit e tjerë jugosllavë në librin e tij Titistët, janë të krahasueshme – duke lënë mënjanë poezinë – me karikaturat e Fishtës për Knjaz Nikollën e Malit të Zi e ushtarët e tij te Lahuta e Malcís), por edhe për arsye të tjera: ai kishte pranuar një medalje merite prej sulltanit turk, pastaj qe bërë agjent i imperializmit austro-hungarez me botimin e Posta e Shqypnís, nuk kishte refuzuar caktimin e tij si anëtar i Akademisë fashiste Italiane të Shkencave pas pushtimit të Shqipërisë prej Italisë16). Po të jetonte edhe disa vjet të tjerë e të shihte ardhjen e stalinizmit shqiptar, me siguri do të arrestohej e do të procesohej si armik i popullit e tradhëtar i kombit (vëllai i tij françeskan Vinçenc Prenushi, një folklorist i shquar e shkrimtar, e më vonë Arqipeshkëv i Durrësit, vdiq në burg) 17). Arsyeja e vërtetë me të cilën mund të shpjegohet fishtofobia e partisë, është se ai ishte gegë i Shqipërisë së Veriut dhe prift katolik, si edhe poet i madh. Në këtë pikë, lexuesi duhet të informohet se (para se vendi të shpallej si vendi i parë ateist i botës), shqiptarët praktikonin katër lloj besimesh: islamin sunit, bektashizmin shiit, ortodoksinë e katolicizmin. Për shkak të qëndresës së tyre ndaj propagandës ateiste dhe presionit, katolikët e kanë vuajtur më tepër përndjekjen fetare. Dhe meqë ata banojnë vetëm në Shqipërinë e Veriut, regjimi ka qenë i prirur të identifikojë ketë pjesë të vendit me katolicizmin. Por Fishta është brohoritë si poet kombëtar, jo vetëm prej shqiptarëve veriorë. Ai ishte sigurisht personaliteti katolik më i shquar i Shqipërisë parasocialiste. Fishta u bë gogoli i socializmit shqiptar, për shkak të staturës së tij dhe statusit si ideolog përfaqësues i katolicizmit shqiptar. Spastrim edhe në fushën e leksikut Megjithatë, ajo që të bë përshtypje në rastin e Fishtës, është se ai është “spastruar” jo vetëm prej fushës së letërsisë, por edhe prej asaj të leksikut. Dihet se Fishta ka leksik të pasur poetik. Max Lambertz-i, cili e ka përkthyer Lahutën e Malcís në gjermanisht, futi në Albanisch – Deutsches Wörterbuch (Fjalor shqip – gjermanisht) fjalë si me dheskë ‘locken’ (me joshë, me ndjellë), dumbare ‘doppellaüfiger Revolver’ (revolver vetëmbushës), grrêç ‘Kurbisflasche’ (susak uji), me kandritë ‘ausstaffieren’ (me pajisë), kryqalí ‘Christ’(i krishterë), latrâc ‘Viebauch’ (mullëz, lukth bagëtie), me leçitë ‘ankündigen’ (me kumtue, me bë të ditur), mêc ‘Bursche’ (djalë), shkallme ‘Schwert’ (pallë, shpatë), shkinë ‘Slavin’ (grua sllave), shkjení ‘Slavenland’ (popullsia e sllavëve të jugut, kryesisht serbë e malazezë), shmrijak ‘Almhirte’ (bari kullotash alpine), vithna, shumës i vath ‘Hürde’. Asnjëra prej këtyre fjalëve, nuk gjindet në fjalorin e Kostallarit. Por një fjalë e tillë si me dheskë “e pasuron leksikun ekzistues”, sepse, me sa di unë, nuk ka në shqip një fjalë tjetër që t’i përgjigjet fjalës anglisht ‘to lure’. Kurse një fjalë si me kandritë “e zgjeron larminë e mjeteve të saj stilistikore e shprehëse”, ngaqë fjala nuk ka një të barazvlefshme të vet të saktë në shqipe. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për me leçitë, grrêç, shmrijak, ku kjo e fundit është karakteristike për zakonin e malësorëve që shtegtojnë me bagëti, sipas stinës nga kullotat verore në ato dimërore. Së njëjtës emërtesë bariore i përket edhe fjala vithna, shumësi i vath. Kostallari regjistron vathë, por jo shumësin vithna, siç dëgjohet në Shqipërinë e Veriut. Ai parapëlqen shumësin vatha. Por kjo formë e shumësit, nuk del në asnjërin prej trembëdhjetë shembujve dhe frazave që ilustrojnë përdorimin e kësaj fjale. Prej nga vjen ky shumës vatha? Cipoja e ka vathë, vithna; po kështu edhe Lambertz-i; po kështu Kristoforidhi. Por ky i fundit regjistron edhe formën vatha të shumësit, e cila duket se është forma e gegërishtes qendrore. Kostallari ka zgjedhur këtë formë. Ngaqë tjetra qe përdorë prej Fishtës? Apo ngaqë kjo ishte një formë e gegërishtes së Veriut? Raste të tjera “spastrimi” Por rasti i Fishtës është vetëm ai që bie më tepër në sy, në trajtimin që i bën Fjalori i 1980 gegërishtes letrare të veriut. Nikollë Gazulli, një tjetër prift katolik, hartoi një Fjalor të Ri: Fjalë të rralla të përdoruna në Shqipninë e Veriut (1941) (19). Fjalori i Kostallarit, ndërsa përfshin një pjesë të madhe të leksikut të Gazullit, lë jashtë fjalë, të cilat janë tipike për kulturën materiale të Shqipërisë së Veriut. Kështu, psh, q½th, një dërrasë rrumbullake që përdoret për të pjekur bukë misri ose gruri në furrë (Zadrimë), tehak (por edhe qepç) vegël për latim guri (kulla e famshme e Shqipërisë së Veriut ose banesa e fortifikuar ndërtohet me gurë të latuar); shpardh, një lloj guri i grimcuar, kur bluhet dhe përzihet me gëlqere, jep një llaç të cilësisë së lartë ; tërrkaç, gërhanë për shprishje leshi; tymën, gjerm. Fadenkette. Por aty mungojnë edhe fjalë që “i sjellin ndonjë pasurim leksikut të sotëm letrar”, si psh, unt (gjithashtu ânge) (vendi ku pjesa e sipërme e shalëve takohen me trupin, ose balli i vetes, ndër vete). Herdhe e dhënë prej Kostallarit, do të thonë bole, koqe. Por mungojnë edhe fjalë që “ndihmojnë për thellimin e pastërtisë së gjuhës letrare shqipe” si, psh, trevë (direk anije). Fjala direk është turqisht, e, megjithatë, del në fjalor. Autorët e Fjalorit të ShNjL, nuk janë konsekuentë në zbatimin e kritereve të veta. Ata diskriminojnë leksikun e shqipes së veriut, e ky diskriminim vepron kundër interesave të pasurisë leksikore të kombit. Edhe shembuj të tjerë mund të sillen që mbështetin këtë konstatim. Dranja e Martin Camajt, një kryevepër e letërsisë shqipe, përmban mjaft fjalë të rralla, prej të cilave një numër shumë i vogël, nuk gjenden në fjalorët shqip ekzistues, përfshirë këtu edhe fjalorin e Gazullit, me fjalë prej Shqipërisë së Veriut. Këto fjalë duhet të jenë nëndialektore, ngushtësisht të zonës së Dukagjinit, ku Camaj pati lindur. Por shumë prej këtyre fjalëve e pasurojnë edhe më leksikun kombëtar, përderisa këtij të fundit i mungon fjala që tregon se çfarë po bëjnë ata, ose “zgjeron larminë e mjeteve të tij [të leksikut letrar] stilistikore e shprehëse”, fjalë pa kurrfarë korresponduesje në leksikun tonë kombëtar, është fjala i lezëm (elegant, i hijshëm). Fjalë tjetër që e pasuron larminë stilistike të gjuhës, është fjala bujrí, e cila gjindet në një këngë të fëmijërisë: “Po bie borë – për malcorë. /Po bie shí – për bujrí”. Shqipja ka dy fjalë për të shënuar banorët e fshatit: G katundarí dhe T fshatarësí. Por asnjëra prej këtyre dy fjalë, nuk përmban në vetvete nuancën e fshatarit që jeton në fushë (për opozicion me ata që jetojnë në male), e që merren kryesisht me lëvrimin e tokës (për opozicion me barinjtë alpinë). Fjala bujrí, me gjasë, rrjedh nga fjala bujk. Te Dranja, sikurse edhe në vepra të tjera, Camaj heq një kufî të qartë mes fshatarësisë së fushës dhe asaj të malit. Por, meqë Dranja u botua më 1981, pra një vit pas Fjalorit, ky fjalor nuk pritet t’i përfshinte fjalët që sapo përmendëm. Por një numër veprash të Camajt, në prozë e në poezi, e që përdornin, pak a shumë, të njejtën gjuhë si te Dranja, kanë parë dritën e botimin edhe para daljes së fjalorit në fjalë. A kanë përfshirë autorët e tij diçka nga leksiku i Camajt? Jo, ata nuk e kanë përfshirë, sepse Camaj qe ndaluar për arsye politike, sikurse edhe Fishta (ai kishte mbaruar seminarin Jezuit të Shkodrës) dhe, për pasojë, konsiderohej çfarë Ismail Kadare quan “gjuhë e Krishtit” në romanin e vet Pashallëqet e mëdha.(20) Le ta përsëritim vargun e kritereve të Kostallarit, që janë ndjekur në përzgjedhjen e materialit gjuhësor: “...nëse fjala i sjell apo jo ndonjë pasurim leksikut të sotëm letrar, nëse ndihmon për thellimin e pastërtisë së gjuhës letrare shqipe, nëse e zgjeron larminë e mjeteve të saj stilistikore e shprehëse etj., dhe nëse lidhet me shtresat leksikore që rriten e zhvillohen, apo me ato që rrëgjohen e shuhen” (ix). Ta gjykosh nga sa kemi gjetur në fjalor, i bie të thuash se procesimi i “pasurimit” të leksikut (me neologjizma, fjalë të rralla dhe huazime nga gjuhët e tjera), shkon dorë për dorë me procesin e “spastrimit” prej “shtresash leksikore që rrëgjohen e shuhen”, dmth spastrim i asaj pjese që është e dënuar të vdesë. I tillë, në radhë të parë, është leksiku i “gjuhës së Krishtit”, leksiku i asaj krahine që mban vulën e fesë katolike. Me fjalë të tjera, procesi i spastrimit, ka motive të pastra ideologjike, duke qenë ideologjia në fjalë ajo e stalinizmit shqiptar. Çdo gjë që është kundër kësaj ideologjie, duhet të pushojë së qeni. Dhe, nëse ka ekzistuar në të kaluarën, ajo duhet të fshihet nga kujtesa, duhet të zhduket, të bëhet e paqenë. Mënyra më e shpejtë për të mbaruar ketë punë, është dëbimi prej fjalorësh i të gjitha fjalëve, që tregojnë koncepte fetare dhe praktika të së kaluarës, si dhe heshtje e plotë mbi emrat e atyre që qenë përfaqësuesit e ideologjisë fetare. Kështu shpjegohet, në analizë të fundit, pse Fishta u nxorr jashtë prej letërsisë shqipe dhe gjuha e tij u dëbua nga fjalori shqip. Kjo nuk e shpjegon, nga ana tjetër, se pse Naim Frashëri, ky përfaqësues shqiptar i fesë bektashiane, çohet në qiell edhe si poet i madh, por edhe si përfaqësues i nacionalizmit shqiptar. Sipas opinionit të përgjithshëm, i të huajve e i vendasve, at Fishta është edhe ai poet i madh dhe figurë përfaqësuese e nacionalizmit shqiptar. Atëherë pse i thuhet “po” Naimit dhe “jo” Fishtës? Se Naimi është mysliman, kurse Fishta katolik? Shumë i respektuar është edhe peshkopi Noli, një shkrimtar i klasit të parë dhe përfaqësues i shquar i nacionalizmit shqiptar, si edhe dinjitari më i lartë i Kishës Ortodokse Shqiptare. Trioja Frashëri, Noli, Fishta qe brohoritur si një triní e shenjtë e gjenisë shqiptare tripartish në kohën para ardhjes së stalinizmit. Tani trioja është katandisur në duet. Arsyeja themelore pse Fishta u la jashtë, del në pah fare lehtë, meqë arsyetimi merr formën e një entimeme (te Aristoteli enthymema): Stalinizmi shqiptar, është një dukuri dërrmuese toske dhe toskët janë edhe myslimanë edhe ortodoksë. Fishta nuk është toskë, por as mysliman, as ortodoks. Ai është katolik edhe gegë. Katolicizmi është një dukuri e kulluar gege. Stalinizmi e konsideron katolicizmin gegë, si kryearmikun e vet. Fishta ndalohet, sepse është përfaqësuesi kryesor i katolicizmit. Spastrim dhe për Malëshovën... Por procesi i “spastrimit”, nuk ka qenë i kufizuar vetëm te shkrimtarët gegë katolikë, të konsideruar si armiq të popullit. Të njëjtin fat pësuan dhe disidentët partiakë, të cilët vunë në dyshim vlefshmërinë e politikës staliniste, të zbatuar në gjuhë, letërsi dhe arte. Më i shquari ndër ta është Sejfulla Malëshova, një toskë mysliman. Ai kishte qenë sekretar i Nolit gjatë periudhës së shkurtër kur peshkopi ishte kryeministër i Shqipërisë në qeverinë revolucionare (1924). Më vonë ai iku në Moskë, ku thuhet se punoi për Kominternin dhe dha mësime marksizmi. Më 1943, u kthye në Shqipëri dhe u bë anëtar i byrosë politike. Për shkak të prirjeve të tij të moderuara, shpejt u ndesh me pjesën konservatore të partisë, të përfaqësuar prej Hoxhës e Xoxes. Si ministër kulture në qeverinë e parë komuniste të Shqipërisë, ai kundërshtoi prirjen për eliminimin prej letërsisë shqipe të Fishtës, Konicës dhe shkrimtarëve të tjerë madhorë. Menjëherë, ai u përjashtua nga byroja politike dhe, më vonë, edhe nga partia, duke përfunduar kështu një person krejt të parëndësishëm. Për atë kohë Malëshova ishte i vetmi intelektual shqiptar, që njihte mirë teorinë marksiste dhe praktikën staliniste. Nën pseudonimin Lame Kodra, ai kishte shkruar edhe disa poema, të cilat qenë botuar më 1945 me titullin Vjersha. Ky libër i hollë përfshin përkthimin e tij në shqip të Internacionales, e cila u adoptua prej partisë. Malëshova nuk është ndonjë poet madhor, por është njohës i mirë i gjuhës. I hodha një sy këtij libri, për të parë nëse gjuha e këtij poeti - i vetmi poet marksist, për të cilin Shqipëria mund të mburrej gjatë viteve të parë të periudhës socialiste - pësoi të njëjtin fat me poetët disidentë, të cilët, të rënë në fatkeqësi, u përjashtuan prej letërsisë shqipe të realizmit socialist. Në njerën prej poemave të tij, ai përdor një fjalë gege debojë (arsenal), fjalë që nuk është e përfshirë në Fjalorin e ShNjL. Në përkthimin e tij të Goethe-s “Mbreti i Tulës”, Malëshova e përkthen fjalën gjermanisht Zecher ‘amator pije” me bekrí, fjalë turke kjo, e pabarazvlefshme në shqip. Fjalori i Kostallarit, është i mbushur plot me fjalë prej turqishtes, shumica e tyre të pabarazvlefshme në shqip. Por fjala bekrí nuk del në të. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | “ARSHIU DO TË FLASË VETË, PA DRAGOMANË” ![]() "Politika e Gjuhës në Shqipninë Socialiste" e Arshi Pipës vjen në shqip në momentin kur Qendra e Studimeve Alabanologjike përgatitet për konferencën mbi gjuhën standarte 15.11.2010 "Ky libër duhet të ishte shkrue kohë mâ parë, kur debatohej dhe vendosej çështja e standartizimit të gjuhës shqipe. Por në atë kohë, unë ndodhesha në burg, sepse kisha fye regjimin Stalinist. Vjet mâ vonë, në mërgim, puna ime studimore qe kushtzue prej detyrimesh profesionale si italianist që isha. Dhe kur, në vjetët '60, e ktheva vëmendjen kah kultura shqiptare, unë u dhashë mâ fort mbas letërsisë sesa mbas gjuhës. U bana i ndjeshëm për punët e gjuhës në Shqipni prej shkrimesh që shpërndanin mërgimtarë kroatë lidhë me çështjen e gjuhës kroate." Duket se botimi i një libri që merrej me çështje të shqipes, nisur nga vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit (1972), i kish mbetur peng Arshi Pipës (1920-1997), deri sa shkroi "Politika e gjuhës në Shqipninë Socialiste" (Princi, 2010). Libri është botuar fillimisht në gjuhën angleze, nga Columbia University Press, Nju Jork më 1989. U deshën mbi 20 vjet t'i vinte në dorë atyre për të cilët është shkruar. Botuesi Myftar Gjana në prezantimin e librit dje në Panair, bashkë me Fehime Pipën (motra), përkthyesin Primo Shllaku dhe gjuhëtaren Ledi Shamku-Shkreli. Fehimja, që ka qenë gjatë në krah të të vëllait në Amerikë, që pas arratisjes nga Shqipëria më 1957, me një zë të vogël e të shtruar, tregoi se i vëllai, "tanë punën që e ka ba, e ka ba për të mirën e këtij vendi". Ajo tregon që Arshi Pipa nuk u ndal kurrë së shkruari, as në kohën e burgut ku shkroi "Librin e Burgut", e lirikat, e më vonë kur punonte për futjen e shqipes si folklor, si gjuhë dhe si letërsi, në shkollën amerikane. Tani vjen në shqip edhe "Politika e Gjuhës në Shqipninë Socialiste", për të cilin zonjës Pipa i vjen mirë që është shqipëruar në dy variante: në gegërisht dhe në shqipe standarte. Kjo simbolikë i sjell në mendje studiueses Ledi Shamku-Shkrelit, "thënien e Galileit, e megjithatë ajo rrotullohet". "Ja ku jemi në atë moment të komunikimit shqip, të cilin shqipja nuk e ka pasur ndonjëherë siç e ka sot. Pavarësisht nga standartet, e kufijtë e paqenë, komunikimi shqip nuk ka qenë ndonjëherë në ditë më të mirë se sot. Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini, të gjitha trevat ku sot flitet shqip, janë në komunikim me njëra-tjetrën, pa kurrfarë pengese. Shqipja sot merr frymë jo vetëm me dy mushkëritë e veta, por edhe me të gjitha indet", shprehet Shkreli, që e ka pritur me kohë ardhjen e Arshi Pipës në gjuhësinë shqipe. Studiuesja, si edhe të tjerë në sallë, mendon që së pari rëndësia e kësaj vepre qëndron te botimi në shqipe i saj, sepse "më e mira në të tilla raste është që autori të flasë vetë". I një mendje është edhe poeti Primo Shllaku: "Le të njihet kjo vepër e ndaluar, e bllokuar, si pjesa më radikale, më diabolike e Arshi Pipës". Shllaku tregon se në kohën kur shkruante veprën, Pipa e mendonte çështjen e gegërishtes "tragjikisht të mbyllur dhe i doli dramatikisht e hapur". Këtë e thotë vetë studiuesi në parathënien e librit. "Sot për sot, gegënishtja âsht praktikisht e vdekun. Shkatrrimi i saj erdhi mbas nji fushate sistematike terrori kundër individësh e grupesh gegë antikomunistë: oficerë të mbretit Zog (mbreti Zog vetë ishte gegë), bashkpuntorë të sistemit fashist e nazist (shumica gegë), kleri (shumica katolikë, psuen goditjen ma të randë të nji Partie ateiste", intelektualë që guxuen me i thanë jo regjimit Stalinist dhe, madje, edhe njerz të thjeshtë e fshatarë që disi banë nji farë qëndrese. Shkurt, heqja nga qarkullimi i gegnishtes letrare e gjen spjegimin e vet te antigegizmi mâ i errët i udhëheqjes toske staliniste", pohon Pipa. Te "Politika e Gjuhës në Shqipninë Socialiste", Arshi Pipa bën një analizë fonologjike, morfologjike mes dy dialekteve, bën analiza për "Spastrimin e Gjuhës së Njëhsuar Letrare ndaj leksikur gegë", bën krahasime me "revolucionet kulturore" që kanë ndodhur në vende të tjera të Lindjes etj. Ai e tregon kështu shembullin e Rusisë: "Vetëm nji udhëheqje gjysmë e arsimueme, mund ta ndërmerrte nji sezonë si kjo, tue lanë jashtë kritike edhe vetë Stalinin, i cili megjithë përziemjen e tij amatoreske në një fushë krejt të huej për tê, e pati mençuninë me thanë se ndryshimet cilësore në gjuhë "lypin" shekuj dhe se nocioni i "revolucioneve të befasishme" në fushë të gjuhsisë âsht "qesharak". Sezonë âsht fjalë e papërshtatshme sepse shqipja standart, âsht nji koktejl doktrinash kundërthanëse, njena prej të cilave, âsht doktrina e re e Marr-it, i cili shpiku idenë e revolucionit gjuhsor. Marr-i sundoi mbi gjuhsinë sovjetike ashtu sikurse Stalini sundoi shtetin sovjetik. Tingllon mjaft ironike që ishte Stalini, ai që e shpartalloi Marr-in dhe pikërisht për atë vepër, prej të cilës gjuhtarët shqiptarë thithën argumentat për sajimin e ShNjL (Shqipja e Njëhsuar Letrare)". Intervistë me gjuhëtaren Ledi Shamku-Shkreli: Ku qëndron rëndësia e botimit shqip të kësaj vepre? Qëndron në faktin që kjo vepër vjen mes nesh. Deri në vitin '90, publikisht ka qenë një grupim njerëzish që anatemonin Arshi Pipën me fjalët e Arshiut, por të shkëputura dhe interpretuara sipas oreksit të secilit. Pas '90-ës, me rënien e mureve u ballafaquan dy grupe njerëzish, disa që vijonin ta shanin, dhe disa që e mbronin. Më e mira në të tilla raste është që autori të flas vetë. Kështu që rëndësia e saj në radhë të parë është që vjen në shqip. Pra secili nga ne ka mundësinë të gjykojë mbasi të ketë lexuar Arshiun. Nuk është problemi që kjo vepër nuk ka qenë e përkthyer, jo ajo mirëfilli nuk ka qenë! Ka munguar si vepër krejtësisht. Përveçse në anglisht, ajo ishte e internuar në një skaj të dijes. Ndërsa tani, posë se kthehet në gjuhën amtare, ajo vjen edhe në logun ku diskutohet për shqipen. Mendoni se do të rikthejë sërish diskutime mes gjuhëtarëve? Këto diskutime kanë kohë që bëhen e kurrë ndonjëherë nuk kanë qenë më të gjalla se sot. Madje nga sa duket do të intensifikohen. Pa këto diskutime as Pipa "i ndaluar" nuk do ish përkthyer. Më gjatë se kudo tjetër komunizmi këtu tek ne ka mbijetuar në gjuhësi, dhe kjo është e kuptueshme. Sot qëndrimi ndaj gjuhës shqipe nënkupton në thelb qëndrim ndaj demokracisë. Në çështjen e demokracisë së gjuhës Arshi Pipa nuk ka qenë i vetëm. Krahas tij, Koliqit, Camajt etj, kanë qenë edhe mjaft autorë të huaj (po veçoj syresh amerikanen Janet Byron) të cilët, në këtë proces normëzues, që do të krijonte një standart tjetër nga ai i Komisisë Letrare, analizuan vullnetin ideologjik, që shpërfilli pa kriter argumentin shkencor. Një mit i gënjeshtërt, i ndërtuar nga komunizmi, dhe i përkrahur fatkeqësisht nga lagjja e re e gjuhëtarëve shqiptarë, qe që çlirimi i vendit e gjeti shqipen pa standart zyrtar. Në fillim kjo nuk u tha, më pas u pëshpërit nën zë, dhe me shuarjen e gjuhëtarëve të mëdhenj zuri vend si tezë a priori. Duket absurditet, por ky mit i rrejshëm gjallon ende sot. Kur një gjuhë standartizohet, natyrisht janë pranuar në përgjithësi kriteret e Garwinit, ndër të cilët, vetëm njëri është politik. Por nuk mundet dot që njëri ndër kriteret ai politiku, të diktojë edhe mbi kriteret e tjera, të cilat kanë natyrë gjuhësore, historike, gjeografike etj. Kjo sjell pashmangësisht anomali gjuhësore. Anomali prej të cilave sot të gjithë qahen, ndonëse nga pozicione të ndryshme. Gjithsesi ajo që mbetet është se gjuha shqipe paraqet probleme që duhen zgjidhur. Me çfarë argumentesh i mbron Pipa këto ide në veprën e tij? Në këtë libër merren në analizë të gjitha argumentet jashtë-gjuhësore, ose thënë shqip, argumentet ideologjike të cilat kishin në bazë atë vullnet të mbrapshtë politik, që u drejtua me shumë forcë kundër Veriut shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë kundër elitës shkodrane, laike dhe klerike. Çka është për të ardhur keq, dhe që Pipa ka guximin ta thotë, është se Partia Komuniste e Shqipërisë deri në 1948-ën i bënte fresk politikës antishqiptare të Jugosllavisë, segmente të caktuara të së cilës, që ushqeheshin nga ideologji të vjetra serbomadhe, i kishin parë elitat tona veriake si pengesën kryesore të depërtimit sllav në zonat e Republikës së Shqipërisë që ata i synonin prej kohësh. Kjo është një e vërtetë shumë e hidhur që pati peshë të madhe qysh në krye të herës edhe në politikat gjuhësore. Kështu u krijua një standart tjetër nga ai kod zyrtar që ishte në fuqi deri në 1944-ën. Them kod zyrtar, pasi njerëz që kontribuan në formësimin dhe lëmimin e vijuar të e tij sikundër Xhuvani, Kamsi, Cabej etj, nuk guxuan, për shkak të objektivitetit shkencor, ta shpallnin atë edhe si Normë Letrare Kombëtare. E megjithatë, edhe pse u rishpik standarti zyrtar, gjithsesi nuk kish asnjë arsye shkencore që Norma Letrare t'i nënshtrohej me pahir këtij kodi. Ajo nuk u desh barazuar me të, pasi ky i fundit nuk është një gjuhë, është një varietet, i cili mund të shërbejë për të hartuar që nga manualet e përdorimit të lavatriçes e deri te ligjet e larta të shtetit, por nuk ka punë me krijesën e shpirtit, siç është letërsia. Një argumentim të tillë do ta gjeni te vepra e Arshiut; do të gjeni të ndara pastër këto madhësi të komunikimit, e po ashtu do gjeni të zbardhura mëkatet e kryera në gjuhën shqipe si dhe manipulimet e një politike të mbrapshtë gjuhësore, e cila, duke shpërfillur shkencën, përzgjodhi si gjuhë letrare vetëm një gjysmë të gjuhës shqipe, madje më pak se gjysmën. E nuk u mjaftua por duke shkelë sërish mbi shkencën, e barazoi këtë varietet, me një trashëgimi shumë të madhe e shumë më të moçme siç është gjuha e përbashkët shqipe, e cila kish funksionuar gjithnjë si një gjuhë letërsie. Kjo ngutì antishkencore shkonte në kah të kundërt me atë evolucion të gjatë që sugjeron dija mbi gjuhën, apo për ta thënë me fjalët e Koliqit shqipja e njësuar "duhej t'ishte nji përftesë e vetvetishme e lavrimit të vijuem të çdo kandi". Nuk ka ngut në punët e gjuhës. Kur nguti merr fuqi diktuese, siç i ndodhi punëve të shqipes, është thjesht e vetëm për shtysa ideologjike, dhe këto shtysa Arshi Pipa i merr në analizë, kthjellët dhe troç. Ndaj tij do të vijojë me pasë qëndrime kundra e qëndrime pro sërish, por së paku tash e mbrama Arshiu do të flasë vetë, pa dragomanë. (“Shekulli”, Tirane) © Copyright 2009 - Rrokum TV trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Profecia e Pipës: Ne, sot, nuk flasim shqip ![]() Violeta Murati 28/11/2010 20:46:00 Kur e shkroi Arshi Pipa monografinë “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste”në vitin 1989, në mbyllje, kur ende këtu s’kishte rënë diktatura, do të lajmëronte se, pas dy-tre brezash, ne nuk do të mund të flisnim shqip. Kjo i “dedikohet” një analize të thellë dhe të hollësishme si ndër të vetmit e sojit të tij, që Pipa i bëri Shqipes së Njësuar Letrare, që u instalua brenda 11 vjetësh, nga diktatura me udhëheqës Androkli Kostallarin dhe shpurës së gjuhëtarëve që e ndoqën. Kongresi i Drejtshkrimit më ’72 rezultoi më fatali; rrëzohen përpjekjet me argumente shkencore të Çabejt mbi pamundësinë për të zhdukur gegërishten, po ashtu dhe Xhuvani, dhe “shqipja e njësuar” me në krye Kostallarin gjendet fitimtare edhe me përkrahjen e Dhimitër Shuteriqit. Çabej ishte për një gjuhë të përbashkët letrare ku të përfshiheshin të dy dialektet, gegë e toskë, pikërisht aty ku e la punën e tij, 100 vjet përpara Kongresi i Manastirit, pasi miratoi alfabetin, me në krye Midhat Frashërin lanë një periudhë të mëvonshme zgjidhjen e problemit të gjuhës së përbashkët. Por me Fjalorin e Shqipes së Njësuar, më ’82 vuloset përfundimisht çdo shpresë për mbijetesën e gegërishtes, ndonëse “magazina gjuhësore” e saj ishte fshehur brenda toskërishtes. Sot kur lexojmë monografinë e Arshi Pipës, pas 20 vitesh çlirimi nga diktatura, ka skepticizëm të madh, herezi të madhe në lidhje me gjuhën standarde, pasi gjëja e parë që shkon në mendje është përmbysja revolucionare, lufta; një luftë që do të donte po aq vite për ta sjellë shqipen në rrafshin kur gegët flisnin gegë-e-vetëm-gegë, dhe toskët flisnin toske-e-vetëm toskë, dhe terreni ishte i hapur për evolucionin gjuhësore, ndoshta, nga më të pasurat. Por as se si do të zgjidhet kjo çështje deri tani nga gjuhëtarët dhe studiuesit nuk është hedhur asnjë ide, a debat për këtë. Fjalori i “shqipes së njësuar” bazuar në një tokërishte “hajdute” nuk mund të vazhdojë gjatë; fakti është; shkrimtarët e veriut, ato gegë kanë nisur në këto vitet e fundit të shkruajnë gegërishten letrare. Por kjo për ironi nuk zgjidh punë, megjithatë është një lloj përpjekje për ta dëshmuar gegërishten për herë të parë pas gati 50 vjetësh kur zyrtarisht pushoi së qeni. Brenda Shqipërisë. Ja pse është koherente monografia e Pipës në botimin “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste”, pasi pa lexuar këtë të shkuar, aty ku kanë ndodhur të çarat më të thella të gjuhës, pra pa diagnostikuar plagën në mënyrë të plotë, siç na e sjell Pipa nuk do mund të niset nga sot një debat mbi Gjuhën. Botimi i këtij libri hap këtë rrugë. Një libër polemizues, tronditës për nga dëshmitë, shokues për nga përfundimi racional, dhe i qartë mbi të vërtetën e gjuhës staliniste. Në 11 kapituj bisturia e gjuhës ndan dialektet nga “shqipja e njësuar”, njerëzit të nomenklaturës, gjuhëtarët servilë që janë në katedra edhe sot, po aq indiferentë,- me gjuhëtarët me integritet shkencor si Çabej dhe Xhuvani, që iu qep goja nga terrori, frika ku as vdekja nuk i trembte para “partisë”, për të marrë guximin e kundërshtimit. Pipa është denoncuesi më i ashpër i komunizmit deri tani, qoftë politikisht, por edhe në masakrën më të rëndë që iu bë gjuhës. Ndërsa pritet edhe një botim po kaq polemizues që ka të bëjë me shkrimin e letërsisë së realizmit socialist. Tema këto që vetëm sa preken, por kurrë nuk analizohen. Pipa “ruan” mllefin ndaj diktaturës për të mos sakrifikuar librin mbi gjuhën, që ky botim të jetë referim i gjallë, i gjithëkohshëm i një dëshmie sa të frikshme për t’u pranuar, aq dhe pastruese për të kuptuar mbi të vërtetën e gjuhës, e sidomos gegërishtes letrare. Thesaret ruhen në banka. Dhe shqyrtimi i Pipës për fjalorin e GjNjL ngjan me to, duke “krijuar përshtypjen se leksiku e frazeologjia gege, rrinë të magazinuara në fjalorin e GjNjL, krejt si puna e arit shqiptar që rri në Bankën e Anglisë, në pritje për t’iu kthyer pronarit të ligjshëm” . Pipa thotë se opinioni i tij rreth grupit hartues të GjNjL është: një grup monopolist, i cili ka trajtuar dialektin gegë ashtu sikurse trustet evropiane trajtojnë naftën dhe pasuritë e tjera koloniale. Pasi e ka pushtuar ushtarakisht një koloni (Shqipëria e Veriut u pushtua ushtarakisht prej Jugut) fitimtari zakonisht i jep të drejtën një kompanie kombëtare të shfrytëzojë në mënyrë të ligjshme burimet ekonomike të vendit, sidomos lëndët e para të tij. Këto, të importuara dhe të rafinuara në vendin kolonizues, eksportohen pastaj si prodhime të vetat, të markuara me “made in”, të ndjekur prej emrit të atij vendi. Tani në kohët më të fundit, për shkak të zgjimit dhe të përparimit të ish-kolonive, shfrytëzimi merr një pamje më pak brutale”. Marre prej Gazeta Standart trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Një kronologji rreth procesit të GjNjL-së ![]() Arshi Pipa 18/12/2010 12:48:00 Njeriu mëson mjaft rreth këtij procesi, nga raporti i mbajtur prej Kostallarit në Kongresin e Drejtshkrimit. Ky proces ka filluar qysh më 1951 me botimin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe nga një grup i ngarkuar prej tre autorësh: Xhuvani, Cipo dhe Çabej, grup ky i përbërë prej dy nga gjuhëtarët më me influencë dhe prej të vetmëve gjuhëtarë në vend me reputacion ndërkombëtar. Xhuvani e Cipo, elbasanas, nga Shqipëria e Mesme, kishin marrë pjesë në Frontin Antifashist, një front mbështetës ky i organizuar prej Partisë, kurse Çabej nuk kishte marrë pjesë. Kështu pra, grupi ishte krejt përfaqësues nga ana politike në një kohë kur Shqipëria, pasi ishte prishur me tutelën jugosllave, po jetonte një eufori nacionaliste, që preku vetë udhëheqësit komunistë (në 1948 PKSH e ndërroi emrin dhe u bë PPSH). Cipoja kishte botuar tashmë Gramatikën shqipe (1949), të shkruar në toskërisht dhe ai vetë për njëfarë kohe kishte qenë edhe ministër i Arsimit. Politbyroja e dinte se ai ishte protoskë. Por ata e dinin gjithashtu se Xhuvani nuk ishte dakord me planin e tyre. Por ata e kishin varur besimin te Çabej, që ishte toskë. Por, megjithatë, ai u rreshtua me Xhuvanin. Rezultati ishte një punë një sistem të reformuar drejtshkrimor në dy variante, gegërisht e toskërisht, "të cilët ishin në rrugën e afrimit". Nga pikëpamja shkencore kjo ishte, në fund të fundit, zgjidhje e drejtë dhe e arsyeshme. Partia u zhgënjye dhe reagoi me mbledhjen e dy konferencave kombëtare. Konferenca e parë (janar 1952) e mori në shqyrtim gjuhësinë shqiptare në dritën e veprës së Stalinit, “Marksizmi dhe gjuhësia”, kurse e dyta, (shtator 1952) u fokusua në çështjen e gjuhës kombëtare letrare shqipe. Rezultatet e konferencës së dytë, u publikuan në Buletinin për shkencat shoqërore IV 1952. Buletini hapet me një raport të gjatë (f. 3-66) "Mbi gjuhën kombëtare letrare shqipe" të Dhimitër S. Shuteriqit, më vonë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë. Megjithëse vetë ishte gegë (nga Elbasani), Shuteriqi qe pionieri që avokatoi çështjen e GjNjL-së të bazuar te toskërishtja në shkrimet e tij, të cilat përfshinin vjersha për Partinë dhe liderin e saj Hoxha. Teza e Shuteriqit është se, duke filluar me periudhën e Rilindjes (1872-1912) toskërishtja letrare ka dominuar mbi gegërishten letrare. Këtë ai e provon me statistika të nxjerra prej Bibliographie Albanaise (1912) të Legrand-it për periudhën 1800-1877, si dhe prej veprës së Guys me të njëjtin titull (1938) për periudhën 1900-1910. Statistikat e tij, tregojnë se nga një total prej 282 librash dhe të tjera botime të veçanta, 177 (63%), janë toskë (përfshi këtu edhe arbëreshët) dhe 105 (37% prej të cilëve 32% në shkodranishte) janë gegë. Ai specifikon se prej 105 titujve gegë, 59 janë letërsi fetare (d.m.th., katolike) në krahasim me 29 botime fetare (myslimane e ortodokse), nga 177 tituj toskë. Ai nuk jep asnjë shembull për periudhën 1900-1944, duke u kufizuar vetëm në statistikat që kanë lidhje me shtypin: prej 177 gazetave, 51% janë toskërisht dhe 27% në gegërisht (12% në shkodranishte) pjesa që mbetet, 22%, janë në të dy dialektet. Një tjetër argument kishte lidhje me numrin e shkollave fillore. Sipas statistikave zyrtare, me 1938 Shqipëria kishte 643 shkolla të tilla, prej të cilave 377 gjinden në Jug dhe 266 në Veri, me një total prej rreth 52 000 nxënësish. Nga kjo sasi, përafërsisht 300 000 janë jugore dhe vetëm 220 000 veriore (57% me 43%). Në të njëjtin vit, numri i analfabeteve ishte përafërsisht 291 000, prej të cilëve rreth 125 000 ishin toskë dhe 166 000 gegë (43% me 57%). Po të nisemi të gjykojmë prej këtyre të dhënave, mund të bihet dakord me përfundimin e Shuteriqit: "Si gjuhë e shkruar, dialekti Një arsye tjetër e sjellë prej Shuteriqit në favor të toskërishtes është se ky dialekt ka një gjuhë letrare, kurse gegërishtja ka dy. Për rrjedhojë "idiomat gegë patën zhvillim letrar. Por si gjuhë Po, gjithsesi, sa i rëndësishëm është ky dualitet? Diferencat mes dy varianteve janë minimale dhe, çfarë është edhe më e rëndësishme, ka ekzistuar prirja për t'i eliminuar ato. Mandej, as toskërishtja letrare nuk ishte krejtësisht e unifikuar (siç e provon vetë procesi i formimit të ShNjL-së), edhe pse ishte diçka më e unifikuar se gjegjësja e saj gegë. Por kjo nuk mund të ishte arsyeja vendimtare që të parapëlqehej e para ndaj së dytës. Shuteriqi vetë e pranon se "shkalla e zhvillimit të dy dialekteve është pothuajse e njëjta". Dhe pastaj shton: "A mund të themi sot se njëri dialekt i shqipes është më i përparuar se tjetri, d.m.th. më i pasur në leksik dhe më i përkryer në sistemin gramatikor? Për sa kemi njohuri në sot mbi gjuhën tonë, mendoj se një gjë e tille nuk mund të thuhet". Raporti i njëanshëm dhe plot kundërshti i Shuteriqit hasi në rezistencë të fortë. Në fjalën e tij Xhuvani theksoi, se "të dy dialektet kanë ndikuar të njeri-tjetri, duke ecur së bashku si dy qe në një zgjedhë". Ai e gjente gramatikën toske më konservative, kurse leksikun gegë më të gjerë. Ai theksoi se disa gjuhë ballkanike, si p.sh. rumanishtja e serbokroatishtja, e kryen unifikimin e tyre pas një procesi evolucionar, përkatësisht, dy e tre shekujsh, kurse greqishtja vazhdon të jetë e paunifikuar. Që një dialekt të bëhet gjuhë kombëtare letrare, ku dialekti duhet të arrijë e të depërtojë të gjitha shtresat e popullatës, gjë që kërkon një proces shumë brezash. Ai e quajti përdorimin e një abetareje toske nga shkollarët gegë si "antipedagogjike" dhe, madje, "antifiziologjike", për sa kohë që kjo gjë e dhunon aparatin e tyre të të folurit për t'iu përshtatur një fonetike për të cilën nuk është gatuar. Më në fund, ai e quajti projektin e Shuteriqit për një ndryshim revolucionar në zhvillimin e gjuhës si në kundërshtim me tezën e Stalinit, se gjuhët nuk pranojnë përmbysje të papritura. Çabej e quajti të gabuar vetë konceptimin e GjNjL-së. Sipas tij, zgjidhja shkencore e çështjes së gjuhës kërkon realizimin e dy detyrave paraprake: mbledhjen e materialit gjuhësor dhe studime të avancuara gjuhësore. Ai vuri në dukje se nuk ekzistonte ende një fjalor përfshirës i shqipes, që të përmbante fjalët që përdoren në të gjitha krahinat e vendit plus diasporën. Mungonte gjithashtu një fjalor etimologjik i shqipes, atlasi linguistik, një regjistër sistematik për toponimet; mungonin monografi për gjuhën e autorëve të vjetër, përshkrime monografike për të paktën dialektet më kryesore një histori e gjuhës shqipe, një gramatike historike e po asaj monografi që evidentojnë shkallën e ndikimit të gjuhëve të huaja mbi shqipen. Kur erdhi te çështja nëse gegërishtja letrare duhej t'i nënshtrohej toskërishtes letrare, ai tha: "...Nga pikëpamja letrare, nuk shoh ndonjë hata te fakti se jo të gjithë shqiptarët e shkruajnë gjuhën e tyre me të njëjtën mënyrë. Lulëzimi i letërsisë antike greke ka ndodhur në kohën e dialekteve". Formula e Çabejit ishte "diversitet në unitet"; rekomandimi i tij: "afrim i vijueshëm i të dy dialekteve në të shkruar". Ai përfundoi duke thënë se problemi i gjuhës kombëtare letrare "është i pazgjidhshëm, për sa kohë që dialektet e shqipes nuk janë studiuar mirë". Kritika e Çabejit ishte një rrëzim i pakompromis i projektit të ShNjL-së, ku strumbullari i argumentimit të tij ishte se agjencia e GjNjL-së, e ngutur për realizimin e projektit të saj, po mprehte karrocën para kalit. 17 studiues dhe shkrimtarë (11 gegë e 6 toskë) morën pjesë në debat. Gjuhëtari Domi shprehu rezervë rreth projektit të bashkëqytetarit të vet. Dy gjuhëtarë të tjerë gegë, Dodbiba dhe Myderrizi, e hodhën poshtë komplet. Shkodra ishte e përfaqësuar prej tre historianësh të gjuhës: Zamputti, foli kundër projektit; Ashta dhe Kastrati, iu shmangen çështjes. Poeti më i mirë i Shqipërisë së asaj kohe, Siliqi, ishte mohues; dhe po i tillë qe edhe i vetmi dramaturg i kohës, K. Jakova (të dy shkodranë). Prej atyre që e mbrojtën projektin, Spasse dhe Varfi ishin shkrimtarë, Z. Sako folklorist. Një tjetër shkrimtar toskë, J. Xoxa, qëndroi neutral. Përfundimi: 9 diskutantë, të gjithë gegë me përjashtim të Çabejit, u shprehën kundër projektit; të pestët, që ishin pro, qenë toske, përveç S. Kodrës. Kur erdhi puna për t'u hedhur në votë, konferenca miratoi rezolutën, sipas së cilës, të gjitha botimet ishin bërë në toskërisht. Pas një viti, një tjetër Konferencë Kombëtare për Drejtshkrimin, rekomandonte "thellimin e mëtejshëm të procesit të unifikimit drejtshkrimor", i cili nënkuptonte që shqipja letrare duhet të bazohej në variantin drejtshkrimor toskë. Fati i letrarishtes gege po zgjidhej me dy variante. Fjalori i Cipos (1954) pasqyron konkretisht rezultatet e debatit lidhur me çështjen: fjalori është shkruar toskërisht, por përmban, siç e kemi parë, një numër të madh fjalësh në dy variantet dhe, madje, frazeologji gegë. Megjithatë, ai sanksionon hegjemoninë e toskërishtes, e cila vazhdoi për gjithë dekadën që vinte pas. Por udhëheqja nuk ishte e kënaqur me hegjemoninë e toskërishtes letrare. Ajo çfarë kërkonte ajo, ishte asgjë më pak se shkallmimin e gegërishtes letrare, madje, shuarjen krejt të gegërishtes si dialekt. Më 1956, doli në dritë edhe një tjetër Drejtshkrim i Gjuhës Shqipe, këtë herë i hartuar prej një grupi katër vetësh: Xhuvani, Çabej, Domi e Kostallari. Cipoja kishte vdekur ndërkaq. Një tjetër militant, Domi, edhe ky nga Elbasani, i kishte zënë vendin. Grupit iu bashkua edhe një leksikograf i ri, Kostallari. Ai ishte komunist, njeri i Partisë brenda një grupi pa parti. Roli i tij ishte të transmetonte atje diktatin e Partisë. S'ka asgjë për t'u çuditur që anëtarët e tjerë, shto këtu edhe Xhuvanin, edhe Çabejin, u topitën. Nëse atyre nuk u kishte rënë në vesh se çfarë e kishte gjetur Polivanovin, ata mund ta merrnin me mend. Kostallari e përshkruan veprën drejtshkrimore me një shënim: në të "zgjidhjet për dy variantet u reduktuan në mënyrë të ndjeshme". Kështu, pra, Partia e fitoi betejën madhore ideologjike. Kishte zgjatur rreth pesë vjet, periudhë kohe e papërfillshme kjo për të, po të kemi parasysh se të dy dialektet kanë qenë zhvilluar krahpërkrah, edhe pse jo krejt në përputhje, për më shumë se dhjetë shekuj, kurse tradita letrare me dy variante ka një histori të paktën pesë shekullore. Kostallari ka të drejte kur thotë se Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe është përmbyllësi i fazës së parë të politikës së ShNjL-së. Faza e dytë, do të ishte ajo e konsolidimit dhe e rregullimit, e rritjes dhe e "spastrimit". Zgjati 12 vjet për të ardhur botimi i Rregullave të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1967), gjë që shënoi edhe fundin e fazës së dytë. Njëmbëdhjetë vjet për të hartuar rregullat drejtshkrimore të një gjuhe, kriteret kryesore të të cilave ishin përcaktuar në manifestin drejtshkrimor të 1956-s, mund t'i duket dikujt një periudhë e gjatë. Kostallari shpjegon, se ideja për një drejtshkrim mbi një variant, nuk kishte qenë punë e lehtë për t'u realizuar. Ai veçon dy faktorë: "Së pari, vetë gjuha letrare me ritmin e saj të pashoq, i përcaktoi më qartë prirjet e saj themelore të zhvillimit". Kësaj i thonë se unifikimi i drejtshkrimit ishte thjeshtë hapi i parë për unifikimin e gjuhës, diçka e cila nuk mund të kryhej brenda një apo dy vitesh. "Së dyti, duke përvetësuar gjerësisht metodologjinë marksiste, gjuhësia jonë depërtoi më thellë në njohjen e strukturës dhe historisë së shqipes bashkëkohore: disa nga problemet kyçe të saj u trajtuan në analiza të hollësishme monografike me gjuhën letrare e normat e saj si bosht qendror”. E kemi paksa të vështirë për ta kuptuar sesi "përvetësimi gjerësisht i metodologjisë marksiste" mundet "të depërtoje më thellë në njohjen e gjuhësisë". Ajo që të lë pa mend në këtë frazë është "gjuha letrare e normat e saj" një lapsus calami tipike që na zbulon, se ndërmarrja e ShNjL-së, nuk priti botimin e rregullave drejtshkrimore që të pohohej si e tillë. Fjalori i 1954-s si dhe manuali drejtshkrimor i dhanë tashmë gegërishtes letrare një goditje vdekjeprurëse dhe funerali i saj pa ceremoni do të ishte një çështje kohe. Gjuhëtarët e rinj komunistë, që e kishin mësuar metodologjinë marksiste-leniniste në Bashkimin Sovjetik, ndër ta edhe Kostallari, mund të punonin tani e prapa me nge e t'i përkushtoheshin me përshkrime monografike nëndialekteve gegë e toskë, punë e padëmshme kjo, po qe se do të ishin të kujdesshëm e me të njëjtën frymë, Kostallari shton se gjatë fazës së dytë, shumë kujdes iu kushtua mbledhjes sistematike të leksikut dhe frazeologjisë, si dhe mjeteve për "pasurimin e tij". Ky i fundit ishte specialitet i Kostallarit. Pjesën tjetër ne tashmë e dimë, d.m.th. se çfarë ngjau pas botimit të rregullave drejtshkrimore. Mund ta quajmë këtë fazë të tretë, si faza kostallariane, ku ai po ngrihej shkallë-shkallë në statusin, të cilin dikur e gëzonte Marr-i në Bashkimin Sovjetik. Te një artikull që kam shkruar në shqip, Kostallarin e kam quajtur marrist dhe, madje, e përshkrova si Marr të Shqipërisë. Por Kostallari ka shkruar një artikull të gjatë, në të cilin përshëndet dënimin e Marr-it prej Stalinit. Mos vallë i kisha rënë në qafë kot kolegut tim të nderuar? Fragment nga libri i sapobotuar në nëntor të këtij viti, “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste”, botimet “Princi” Marre prej Gazeta Standart trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kur Arshi Pipa ju ul në gjunjë drejtorit të burgut, Eqerem Çabej: Fyet nacionalizmin shqiptar me përuljen tuaj të turpshme. Familja Çabej: Nuk ka qenë asnjëherë në burg Në librin e tij “Shqipëria në burg”, Kurt Kola sjell një dëshmi të rrallë të Arshi Pipës dhe bisedën e tij me Eqerem Çabej në burg. Kola përshkruan sesi Arshi Pipa iu gjunjëzua, komandantit Tasi Marko që të kthehej në burgun e Durrësit. Pas këtij gjunjëzimi Çabej i thotë se ka fyer gjithë nacionalizmin shqiptar. Eqerem Çabej, sipas Kurt Kolës në librin e tij “Në Shqiperine burg”, paska bërë burg në vitet pas Luftës së Dytë Botërore. Aty ai ka qenë me intelektualë të tjerë antikomunistë, mes të cilëve edhe Arshi Pipa, që Kurt Kolës i’a kanë treguar këtë ngjarje, e nuk është ai dëshmitar i ngjarjes. Por burimet të emisionit Zululand (ku Kurt Kola e ka thënë për here të pare) thone se familjarë të Eqerem Çabej janë skandalizuar me këtë dëshmi, ngaqë sipas tyre Çabej nuk ka bërë asnjë ditë burg. Më poshtë pjesa e shkëputur nga libri Do ta shohim, do ta shohim. Ta bisedojmë… Ne atë çast, një i burgosur ja dha vrapit nëpër fushën e kampit drejt shpurës së ushtarakëve. Ai çau me forcë grupin e vogël të të burgosurve dhe hapi krahët para komandantit. – Ju lutem zotëri më dëgjoni edhe mua,- tha burri duke u lutur. Jetoj në kushte të tmerrshme, zotëri, dhe nuk duroj dot. Ju lutem! – Kush jeni ju? – e pyeti komandanti. – Unë jam profesor Arshi Pipa. Nuk e di nëse do më dëgjoni. – Po të dëgjoj. – Unë kam qene në luftën Nacional-çlirimtare qysh në vitin 1941. Në shkoder kam punuar bashkë me shokët e mi, Sadik Boci, Sadik Bekteshi, Adil Carcani, Sule Baholli, Qemal Gavoci e të tjerë . Nëse nuk më beson, pyesni secilin prej tyre. Në fushën e kampit kishte rënë një qetësi e thellë, e befasishme. Dëgjoheshin vetëm të luturat e profesor Pipës. Unë vuaj në burg kot, zotëri, kot! Jam duke vuajtur gabimet e vëllait tim, deputetit Muzafer Pipa. – Me grupin e deputetëve,he! – tha Tasi Marko. – Po… po ç’faj kam unë zoti komandant? Më ktheni të paktën në burgun e Durrësit, zotëri, sepse këtu jam duke vdekur. Më piu uji i kënetës dhe ushunjëzat! – Kjo nuk bëhet,- ia ktheu Tasi Marko i bezdisur.Ti nuk je më i mire se këta të tjeret. Të punosh, të realizosh normën se je i ri, derisa je i denuar me punë të detyruar. Ndryshe ka edhe më keq. – Po vdes,- thirri profesori. – Një armik me pak!- ia ktheu tjetri dhe bëri të ikte. Arshi Pipa bëri një lëvizje befasuese. Ra në gjunjë para Tasi Markos. – Të lutem!- tha me zë të këputur gati duke qarë. Tasi Marko i hodhi një vështrim përbuzës dhe qëndroi. – Derisa ti je nga ata burra që i bie në gjunjë armikut tënd, atëhere unë do të kthej në burgun nga ke ardhur,pra, në Durrës. Urdhëroi nëntoger Qaniun të plotësonte fletë-transferimin e Arshi Pipës. Ndjenja nga më të ndryshmet pushtuan të burgosurin. Aty, në kënetën e Maliqit ishin duke vuajtur dënimin edhe dy armiq të Arshi Pipës. Këta ishin avokat Shefqet Celkupa dhe komisionari Et’hem Podgorica, të dënuar secili me nga 20 vjet burg politik, me deshmitar Arshi Pipën. Të dy të burgosurit donin të dilnin ta pështynin Pipën për këtë pafytyrësi, por njëri nga ata që ishte prezent i ndaloi. Në kete çast një tjetër personalitet i doli para teksa po vinte drejt kazermës dhe i tha: – Ju, zoti Pipa keni fyer të gjithe nacionalizmin shqiptar me përuljen tuaj te turpshme! Profesori ngriti kokën. ishte intelektuali Eqerem Çabej. Arshi Pipa u transferua në burgun e Durrësit, ku beri ca vjet dhe e liruan. gazetatema.net trokit ketu ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System