Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Prifti: 400 mln euro investime në zonat e përmbytura ???
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Apr 26 2010, 01:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Prifti: 400 mln euro investime në zonat e përmbytura



Tiranë – Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka bërë të ditur se qeveria do të zbatojë një projekt konkret në zonat e nën Shkodrës, për t’i shpëtuar nga përmbytjet.
Sipas Priftit, për këtë arsye do të investohen 400 milionë euro për shmangien e përmbytjeve në këtë zonë.

Projekti parashikon ndërtimin e argjinaturave të reja, stacionet e pompimit dhe thellimin e lumit Buna, për të zgjidhur përfundimisht problemin e përmbytjeve atje.

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë muajit të fundit të vitit të shkuar por edhe në fillim të këtij viti, bënë që të përmbyten dhjetëra hektarë tokë dhe qindra banesa në zonat e ultësirës së Shkodrës. Përmbytjet i kane shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit, pas dëmshpërblimit për banorët.
2010-04-26 09:58

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


[ Edited Mon Apr 26 2010, 01:08pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Apr 26 2010, 01:20pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Po du me besu metaman se prejmend kane me investu 400 milion euro per me mrojt Shkodren prej permytjeve qeveria e zotit Berisha.

Po ashtu s'po du me ja vu fajin as te djathtve, e as nuk po du me mshtet te majtit per me perfitu ata prej permytjeve.

S'du as me i qit bishta apo me njellos zojen Topalli si Krytarja e Parlamentit dhe deputetja ma me ransi prej Shkodres ne Partine qi qeverise, po ashtu s'du me fajsu asnji deputet te djatht apo te majt, sepse nuk mendoj se kane gja ne dore ma shum se njat qi kan pas munsi me ba deri sot. I zoti i shpise te ksaj qeveria asht vetem zotni Sali Berisha e kerrkush tjeter!

Por gjithsesi tuj pa premtimet e pafunme, dhe tu pa se c'ka asht arrite ne vepra konkrete prej ktyne premtimeve te bame prej zotit Berisha, di me thane se pa frige shkodres i duhet mos me besu shum kto premtime, pamvarsisht se Shkodra asht e deshprume per mu investu ne te, sepse vazhdon me mete jo vetem e permbytun por edhe e izolume komplet pa asnji infrastrukture t'mirfillt rrugore me qytet dhe trevat tjera Shqiptare, qi gjithmone asht zhvillu bashk me to prej infrastrukturs.


[ Edited Mon Apr 26 2010, 01:23pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Mon Apr 26 2010, 01:22pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Mase e domosdoshme mu ba. Pytja jeme per Priftin kishte me ken: Si do te sigurohen kto fonde per kyt projekt? Sepse ne rastin me te keq jane premtime bosh. Ne rastin ma te mire jane borxhe qe merren me kredi e populli ka mi pagu e jo qeveritaret.



Back to top
L - N
Mon Apr 26 2010, 01:27pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Miri74 ka shkruar:

Mase e domosdoshme mu ba. Pytja jeme per Priftin kishte me ken: Si do te sigurohen kto fonde per kyt projekt? Sepse ne rastin me te keq jane premtime bosh. Ne rastin ma te mire jane borxhe qe merren me kredi e populli ka mi pagu e jo qeveritaret.



Pak si shum pyt ti zotni Miri74, masanej prej eksperienc qi asht arrite me vepra deri sot, te sygjeroj qi edhe kyt premtim me e marre si tana premtimet tjera qi i jane ba shkodres tash 19 vjet. S'ke nevoje me shku larg po shif temat tjera me premtimet e masanej nxjerre vet konkluzionin se sa i besueshem asht ky premtim, dhe se a duhet mu marr seriozisht apo me rendit vetem si premtim euforik/imomentit e si teme qi me kalimin e kohs ka mu harru ose edhe ma keq mu mshef nakund nen ndoj tapet, ashtu si asht ba me tana premtimet tjera me shkodren.

[ Edited Mon Apr 26 2010, 01:28pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Mon Apr 26 2010, 01:33pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Une ne fakt fillova me lodh mendjen se mos jan afru zgjedhjet, po duket politikanet tone kane fillu mi kthy rrenat ne hobby.



Back to top
L - N
Mon Apr 26 2010, 01:41pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Miri74 ka shkruar:

Une ne fakt fillova me lodh mendjen se mos jan afru zgjedhjet, po duket politikanet tone kane fillu mi kthy rrenat ne hobby.



Hahahaahaha si duket gjanat jane tu u ba si vete premtimet, e truni ka fillu me na u la me konkluzionin se ita paskena pas per rrisk!!!

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Special_One
Mon Apr 26 2010, 06:11pm
I'm number one

Registered Member #3944
Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09am

Posts: 1854
Shife thuj priftit....

Shkodër, i pëmbyturi blen karamele me paratë e dëmshpërblimit
Monday, 26 April 2010 14:46
E-mail Print PDF
Shkodër, i pëmbyturi blen karamele me paratë e dëmshpërblimit

SHKODER -Një banor i zonës së NënShkodrës e cila u përmbyt nga uji në fillim të këtij viti, ka protestuar sot në mënyrë simbolike duke blerë karamele me paratë e marra nga dëmshpërblimi.
Lush Ndoci, banor i zonave që u prekën nga përmbytjet në Shkodër tha se kishte marrë vetëm 5 mijë lekë të reja dëmshpërblim edhe pse për mëse 6 javë ka qëndruar në evakuim larg banesës së tij me gjithë familjen.
Pasi ka marrë paratë e dhëna në formë dëmshpërblimi, Ndoci tha se kishte vendosur të blinte karamele e tua shpërndante fëmijëve nëpër shkolla në shenjë proteste për shumën e dëmshpërblimit.
Më shumë se 2500 banesa dhe qindra mijëra hektarë tokë u përmbytën gjatë muajit janar në zonën e nënShkodrës si pasojë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit dhe shkarkimeve nga hidrocentralet.
Disa banorë qëndruan për mëse një muaj të evakuar nga banesat e tyre të përmbytura dhe më pas, qeveria caktoi disa komisione për vlerësimin e dëmeve dhe caktimin e faturave të kompensimit.

Prite punen pa u ba
se kur te bahet...
mos ban za!!!

Back to top
Ultra-Shkodrane
Sun Sep 05 2010, 04:28pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Hahahahaha ka desht me thane 400 milion rrena te Priftit, megjithse ky prifti si tuj lujt e tu qeshe i bane gadi 2 milion euro qysh se u ba minister. Shkodra mire e ka se ka zevendsu parullen e Parti Enver me at te Parti Saluk.
Back to top
Ultra-Shkodrane
Sun Sep 05 2010, 04:32pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Shkodra asht si lopa e qumshtit, kur ka nevoje Salia er votime vjen me premtime autostradash e investimesh, e masanej sa merr qeverine gjithmone ja fut shkodres si ka ba tash 20 vjet, fajin e kena na vete se jena njerz te paditun qi mashtrohna prej Salukave, Tosave e Edushave. Shkodra e shkodrant kane nevoje per mu rrevoltu ja me mshtet hajdutat e halabakt e Tirans.
Back to top
L - N
Tue Sep 28 2010, 05:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, me shirat rinisin përmbytjet



Dërguar më: 28/09/2010 - 15:00

Brikena Shllaku

SHKODER -Fillimi i shirave rikthen rrezikun e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij. Tashmë, ky rrezik i paralajmëruar nuk vjen vetëm nga anomalitë në administrimin e kapaciteteve ujore të hidrocentraleve të veriut, por nga gjendja teknike e lumenjve, përkatësisht e lumit të Kirit. "Nëse nuk sigurohet një investim prej 930 mijë dollarësh, për një projekt që prej kohësh rri në sirtarë, katër komuna në rrethin e Shkodrës do të mbesin të izoluara pasi lumi Kir do të shkatërrojë rrugën kryesore që lidh këto komuna me Shkodrën". Alarmin e jep Fazë Shabaj, kryetari i Komunës së Postribës në Shkodër. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", ai bën apel që projekti për argjinaturën e lumit Kirë të financohet sa më parë, pasi nëse pritet, dëmi që do të shkaktohet do të jetë shumë i madh.
INTERVISTA
- Si paraqitet situata e gërryerjeve nga lumi Kirë?
- Lumi Kir gjithnjë ka qenë një rrezik për zonën tonë. Por tani, me ndërhyrjet e ndërtimet vend e pavend, situata sa vjen e bëhet më e rrezikshme. Duhet patjetër që të ndërhyhet sa nuk është vonë. Nga viti në vit lumi Kir po shkatërron rrugën nacionale. Rrjedha e lumit gërryen pjesët anësore të argjinaturës së këtij lumi duke dëmtuar në maksimum shtratin e rrugës që kalon në Postrribë. Pra, ai e "ha" tabanin e saj nga dita në ditë, duke shkatërruar sipërfaqe të shumta dhe devijime të rrjedhjes. Uji i lumit Kir po gërryen pjesën e poshtme të argjinaturës, ndërkohë që rruga nacionale ndodhet rreth 100 m mbi shtratin e lumit. Në këtë rrugë kanë filluar të vihen re plasaritjet e para duke bërë që të rrezikohet seriozisht jeta e të kalimtarëve.
- A ka një projekt të bërë gati në lidhje me këtë ndërhyrje?
- Specialistët e Këshillit të Qarkut kanë realizuar projektin përkatës që duhet për një ndërhyrje të tillë. Është prezantuar si projekt dhe është miratuar me një fond 930 mijë dollarë. Mendohet që argjinatura të jetë 200 metra linear e gjatë dhe 10 metra lartësi. Kjo argjinaturë do të mbrojë një herë e mirë aksin rrugore nga gërryerja e lumit Kir. Ka mbetur pa u zgjidhur gjetja e fondeve. Janë bërë disa takime me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Pas disa takimeve na kanë premtuar se do të financojnë një projekt të tillë. Ne po presim akordimin e fondit të financimit pasi situata është e rënduar. Duhet patjetër që faza e parë e projektit të nisë këtë prag vjeshtë. Në të kundërt 4 komuna të zonave të thella malore që kalojnë në këtë aks rrugor do ta kenë të pamundur që të lidhen me rrugë tokësore me rajonin e Shkodrës dhe më gjerë.
- Cilat janë komunat që rrezikohen të izolohen nga gërryerja e rrugës?
- Nëse nuk ndërhyhet në kohë lumi Kir do të bllokojë katër komuna: një pjesë të komunës së Postrribës si dhe komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht atë të Temalit, Shllakut dhe Pultit. Ne jemi duke bërë maksimumin që kjo të mos ndodhë. Megjithatë nuk kemi kohë për të pritur, ndaj u bëj apel të gjithë institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë. Çdo ditë apo orë vonesë, mund të jetë me pasoja të pariparueshme.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu

Thashe po e ve edhe ihere kyt shkrim ktu, se asht mire me kujtu fjalt e bukra por boshe te politiks Shqiptare, qi kur ka nevoje per propagand ban namin, por kur bahet fjale per me punu e me meajt premtimet perfunon si Shkodra sot.

Sa lesha jane investu prej ktyne 400 milion Eurove, qysh se u permbyt Shkodra e deri sot, a thu e din kush me na e diftu.

Ky zotnia i bani gadi 2 milion per vedi per 6 muej, i lumt e ishalla po pshtojm me kry ne na nodht prap mu permyte!


[ Edited Tue Sep 28 2010, 05:25pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 02 2010, 08:48am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
400 milion lesha, Shkodra prap se prap ne fund te ujit.
Mu m'duket pse olitika e Tirans po don me na kthye ne nji zone te ruejtun n'fund te ujit, se vetem nen uj kjo qeveri mashtrusash e rrencaksh menon me na ruejt trashigimine kulturore!


"Per fjale te bukura s'ja merr kush qeveris te Sali Berishs" por fatkeqsisht bastioni i PD "fatkeqsisht Shkodra" asht kthye ne bastionin e eksperimenteve t'varfnise e prapametjes tash 20 vjet Berishizem.

Hajt se perpara asht dite se Shkodra ka ken hal ne sy te t'kuqve por tash duket se edhe qeveria e Berishs po don edhe me na myte krejt.

A thu se ju kane maru hallet e s'kane pa pase halle tjera Shkodrant vec me u myt ne uje.
M'vjen keq shume per cdo njiri qi i ka ardh kjo fatkeqsi


[ Edited Thu Dec 02 2010, 08:52am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2876 sec, 0.0815 of that for queries. DB queries: 46. Memory Usage: 2,747kB