Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Teknikat me ra nga pesha !
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
WORLD
Sun May 13 2007, 11:55am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Muskujt jane inde aktive nga ana metabolike. Nje kilogram muskul ka nevoje per rreth 60-100 kalori ne dite vetem per te mbijetuar. Perfytyro sikur te shtosh 1 kile muskul me ane te stervitjes trupi do shpenzoje 420 - 700 kalori ekstra cdo jave. Nga ana tjeter cdo kilogram dhjam ka nevoje vetem per 6 kalori ne dite per tu mirembajtur. Pra sic e shikon ja vlen te shtosh nja dy kile muskuj duke ngriture pesha thjesht per faktin se trupi do djege me shume kalori ne dite, duke rezultuar ne uljen e dhjamit trupor. Stervitja me pesha e shton mase muskulare ne cdo moshe. Qe nga moshat e reja e deri tek me te moshuarit stervitja eshte vertetuar qe e shton masen e muskujve dhe cdo moshe mund te perfitoje nga ajo. Pra nuk eshte teper vone per te filluar stervitjen, nuk ka rendesi se cfare moshe jeni. Bejeni sot diten tuaj te pare te stervitjes!
Pse duhet te stervitemi me pesha?
Personat sedentare, pra qe nuk bejne nje jete aktive mund te humbasin deri ne 30% te mases se tyre muskulare nga mosha 20 deri 70. Kjo do te thote disa kilogram mase muskulare cdo 10 vjet.


Humbja e peshes muskulare sjell si pasoje ngadalesimin e metabolizmit.

Ngadalesimi i metabolizmit do te thote qe trupi djeg me pak kalori dhe si rezultat fillon ti depozitoje keto kalori ne forme dhjami ne trup.

Muskujt jane inde aktive nga ana metabolike. Nje kilogram muskul ka nevoje per rreth 60-100 kalori ne dite vetem per te mbijetuar. Perfytyro sikur te shtosh 1 kile muskul me ane te stervitjes trupi do shpenzoje 420 - 700 kalori ekstra cdo jave. Nga ana tjeter cdo kilogram dhjam ka nevoje vetem per 6 kalori ne dite per tu mirembajtur. Pra sic e shikon ja vlen te shtosh nja dy kile muskuj duke ngriture pesha thjesht per faktin se trupi do djege me shume kalori ne dite, duke rezultuar ne uljen e dhjamit trupor.

Stervitja me pesha e shton mase muskulare ne cdo moshe. Qe nga moshat e reja e deri tek me te moshuarit stervitja eshte vertetuar qe e shton masen e muskujve dhe cdo moshe mund te perfitoje nga ajo. Pra nuk eshte teper vone per te filluar stervitjen, nuk ka rendesi se cfare moshe jeni. Bejeni sot diten tuaj te pare te stervitjes!


Po cfare te mirash ka stervitja me pesha ?
- Sic e permendem me siper, shpejton metabolizmin e trupit.
- Shton forcen dhe rezistencen e trupit.
- Te be te ndjehesh me energjitik dhe i fuqishem
- Te permireson energjine mendore duke ju ndihmuar te mendoni me mire
- Ju ben me te shkathet ne punet e perditshme
- Permireson tonusin e muskujve
- Ndihmone ne balancen dhe koordinimin e trupit.
- E rrite sasine e dhjamit qe trupi djeg
- Forcon ligamentet dhe tendonat
- Permireson paraqitjen e trupit
- Shume e shume te tjera…
- Me pak fjale do dukeni dhe do ndjeheni si yll.

Si ta filloj stervitjen me pesha?
Para se t’ju tregoj se si te filloni stervitjen do ju shpjegoj teorine e stervitjes:
- Filloj gjithmone stervitjen me nje nxemje te lehte. Kjo do i pregatisi muskujt e ftohte per stervitjen e forte qe do vijoje duke rritur qarkullimin e gjakur ne muskujt perkates. Nje menyre e mire per tu nxehur eshte aktiviteti i lehte aerobic si nje ecje e shpejte, biciklete etj per rreth 5-10 minuta.

- Gjithmone stervit muskujt e medhenj ne fillim (gjoksi, shpina, kuadricepsat) dhe pastaj vazhdo me ato me te vegjelit (supet, bicepsi, tricepsi etj).

- Numri i perseritjeve eshte numri se sa here e ke ngritur dhe ulur peshe. Pra nje ngritje dhe ulje e peshes eshte nje perseritje. Duhet bere rreth 12-20 perseritje per cdo ushtrim si fillim.

- Serite jane nje grup perseritjesh. Pra kur mbaron 15 ulje dhe ngritje sapo ke mbaruar nje seri te plote. Fillo me nje seri per cdo ushtrim. Me vone fillo dhe shto nga nje seri tjeter deri sa te arrish te besh 3 seri per cdo ushtrim.

- Frekuenca – Per te shtuar apo thjesht per te mbajtur forcen e arritur duhet te stervitesh te pakten 2-3 here ne jave me nje dite pushim ne mengjes. Pra po qe se ben stervitje tre here ne jave bej te henen, te merkuren dhe te premten. Ler nje dite pushim ndermjet cdo seance stervitjeje. Ky pushim i jep kohe trupit te rigjenerohet dhe te behet me i forte per seancen qe vjen.

- Intensiteti – Intesiteti tregon sesa e veshtire eshte stervitja. Fillo me pesha qe jane as te lehta e as te renda, mesatare sa per ta lodhur muskulin. D.m.th zgjidh nje peshe qe e di qe do besh vetem 15 perseritje. Po qe se e ben me teper se 15 shtoje peshen, nese jo ule peshen.

- Progresi – Stervitja duhet te perparoje gjithmone sepse po qe se behet e lehte e humb efikasitetin. Ky eshte parimi me i rendesishem per tu mbajtur mend. Kur te vije koha qe me nje peshe te caktuar eshte shume e lehte per te bere 15 perseritje, fillo e shto peshe me ngadale, ndoshta me 3-5 kg cdo here qe perparon.

- Kujdesi – Gjithmone beje ushtrimet me formen e duhur:
1. Mbaje trupin drejt, sidomos kur fillon dhe lodhesh.
2. Kur trupi fillon ta humbase formen e duhur ka ardhur koha per te ndaluar. Nuk duhet vene ne rrezik muskujt dhe tendinat per te kenaqur egoizmin.

- Kohezgjatja e cdo perseritjeje – Ky eshte nje factor shume i rendesishem per te shfrytezuar te mirat e stervitjes. Ngrije peshen me ngadale duke numeruar deri ne dy dhe ule akoma me ngadale duke numeruar deri ne kater.

- Forma - Kur ta ngresh peshen, ngrije me ngadale duke e mbajtur nen kontroll. Mos i jep me sforco apo me kolpo sepse e para muskuli nuk kontraktohet ne maksimum dhe e dyta mundesia per te terhequr apo dhe per te keputur muskujt shumefishohet.

- Frymemarrja – Kij parasysh te mbushesh me fryme ne fazen kur e je duke e ulur peshen dhe nxirre frymen me force kur je duke e ngritur peshen. Sido qe ta besh, koncepti me kryesor eshte qe most a mbash frymen kurre. Kjo mund te shkaktoje ngritje tensioni te gjakut dhe ndoshta humbje ndjenjash.

- Pushimi – Bej te pakten 60-90 sekonda pushim ndermjet cdo serie.






[ Edited Thu Oct 08 2009, 11:52am ]

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
WORLD
Sun May 13 2007, 11:56am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Stervitja Juaj e Pare:
- Fillo me 8-10 ushtrime duke u fokusuar ne muskujt me kryesore ne fillim.

- Fillo me 1 seri per cdo ushtrim dhe pas 3-4 javeve stervitje shtoje dhe nje seri tjeter.

- Duhet ta kesh peshen aq te veshtire sa te besh 15 perseritje.

- Pas 2-3 javeve mund te fillosh e te shtosh pak peshe dhe ta besh stervitjen me te rende.

- Gjithmone mbaj nje ditar mbi stervitjen. Kjo do ju ndihmoje te matni progresin dhe gjithashtu do ju ndihmoje te piketoni dobesite tuaja.

- Mos harro te besh streching pas stervitjes.

- Nje dhimbje muskujsh duhet parashikur, sidomos 1-2 dite pas stervitjes se pare. Me kalimin e kohes kjo do permiresohet.

Ta permbledhim dhe nje here para se te fillojme:
Fillo me pesha te lehte dhe shtoji ngadale, mos u nxito pa bere nxemje para stervitjes dhe mos mbaro pa bere strecing pas stervitjes


MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
.: Deno :.
Sun May 13 2007, 01:41pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Ej... un e kam zgjidhjen por kam pritu per me than drejten...
Vrap, vrap dhe vetem vrap... perdit ka i fije ... bahesh king.

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
WORLD
Sun May 13 2007, 06:55pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
perpara se me hy ne forum e lash me 1 mik me shku ne paleter vetem bark kam vu pak se keshtu jam super !!!
keshtu a kur te mban gruja mire lool

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Mon May 14 2007, 01:50am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Bravo Altin....po si i bahet me fillu me i ba ato ushtrime!!!
Kur kam ken e vogel perdite praktikoja ushtrime te tilla...kurse tesh...tu u rrit e tu u corodit!!!!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
WORLD
Mon May 14 2007, 08:26am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
SuperGirl ka shkruar:

Bravo Altin....po si i bahet me fillu me i ba ato ushtrime!!!
Kur kam ken e vogel perdite praktikoja ushtrime te tilla...kurse tesh...tu u rrit e tu u corodit!!!!


thuje shprehjen deri ne fund !!!!! Dhe une kam nis me ja var ushtrimeve por ....e duhet pasi barku a shenja qe jam tu shku per lesh !!!


MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
.: Deno :.
Mon May 14 2007, 08:10pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
altin ... mos u merzit se ke shok shum ... edhe shoqe

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
WORLD
Tue May 15 2007, 11:48am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
BOSSI ka shkruar:

altin ... mos u merzit se ke shok shum ... edhe shoqe


Pa ma po .....shyqyr !!! Mos na lafte Zoti pa ta !


MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
:::ShkoderZemer
Wed May 16 2007, 12:06am


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
fiskulture fiskulture fiskulture.

ecje, vrapim , ciklizem , ndryshe... bani vend raftit per tesha te reja

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
WORLD
Thu May 17 2007, 04:29pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
ShkodraOnline ka shkruar:

fiskulture fiskulture fiskulture.

ecje, vrapim , ciklizem , ndryshe... bani vend raftit per tesha te reja


hahahahahahahahhahahaahahha ciklizem ( po imagjinoj vedin me kokore looool )

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Fri Sep 21 2007, 12:26pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Nese duam te kemi nje trup te bukur, duhet te merremi me gjimnastike. Vec kesaj, gjimnastika te rregullon humorin. Me levizjet gjimnastikore, organizmi cliron “substanca euforike” dhe keshtu do te vini re se do te ndiheni me mire. Pervec kesaj gjimnastika forcon muskulaturen e trupit, pra te ben me te forte. Edhe nese jeni llupsa, sporti ju lejon qe te hani ndonje embelsire me teper. Atehere c’prisni? Vishni nje pale atlete, nje t-shirt dhe pantallona te shkurtra, telefonojini mikut ose mikes se zemres dhe forca per vrap.

Po cfare programi duhet te ndjekim?

Ne stinen e veres vendi ideal per gjimnastike jane parqet dhe pyjet, sidomos ato halore. Nese deshironi te jeni mire e te qendroni ne forme, stervituni te pakten 3 here ne jave. Ndersa nese keni ndonje gje qe nuk shkon me trupin tuaj dhe deshironi ta rregulloni (psh nese keni pak tule te barku dhe kofshe me te forta), organizoni nje orogram personal, duke ndjekur disa keshilla me teper.
Perpara se te fillojme gjimnastiken e vertete duhet te bejme nxehjen e muskujve, duke bere nje vrapim te lehte prej 20 minutash. Nese keni ndonje kile me teper, atehere vraponi per gjysem ore. Eshte koha qe i sherben trupit per fillimin e djegieve te rezervave te yndyres se tepert. Per te vrapuar mire, mbani koken lart, krahet lirshem dhe afer trupit, eshte nje ritem i lehte qe ju lejon te beni edhe muhabet me dike tjeter qe ju shoqeron. Nese ndjeni se po ju merret fryma, ngadalesojeni vrapimin, por mos ndaloni kurre. Ndersa per ata qe duan te dobesohen, duhet te vendosin edhe nje regjim ushqimor, duke evituar ushqimet e yndyrshme dhe brumrat. E mbi te gjitha nuk duhet te hani ne asnje menyre embelsira ne darke.

Disa keshilla per femrat

Nese deshironi te keni kembe te forta, duhet te beni kercime se larti, duke kaluar keshtu 10 pengesa. Ne kete menyre forcohen muskujt dhe “tonifikohen” kembet. Nese kofshet jane pika juaj e dobet, dyfishojeni numrin e kercimeve. Ndersa per te holluar kofshet, cdo dite pasi beni dush masazhojini kofshet me uje te ftohte, 2 minuta per njeren kembe.

Per krahet:
Beni kryqezimin e kraheve, ky ushtrim sherben per te forcuar kurrizin, hapjen e shpatullave dhe riforcimin e gjoksit. Nje ushtrim tjeter eshte edhe ky: mbani krahet e hapura sa laresia e shpatullave, kembet e mbledhura dhe gjunjet e perthyer. Beni ulje-ngritje duke e perseritur kete ushtrim 10 here. Mbajeni frymen ndersa uleni dhe merrni fryme thelle kur ngriheni ne kembe.

Per te rregulluar formen e kofsheve:
Per te “tonifikuar” zonen e brendshme te kofsheve, duhet te beni ulje-ngritje. Qendroni me kembe te hapura, me krahe te shtrira perpara per te ruajtur ekuilibrin, hapni lehte gjunjet dhe beni nje zbritje te ngadalshme, duke nxjerre jashte gjithe ajrin qe keni ne mushkeri. Nrijeni trupin po ngadale. E perserisni kete ushtrim te pakten 10 here. Ne kete menyre pjesa e brendshme e kofsheve forcohet dhe merr forme te bukur. Per te permiresuar me mire formen e kembeve, beni dhe nje ushtrim te tille: qendroni perpara televizorit dhe shtrengoni nje top tenis mes gjunjeve per dy minuta. Perseriteni dhe dy here te tjera, me nje minut pushim.




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Kafscett@
Mon Oct 15 2007, 02:09pm
°*°OnE LikE NonE°*°

Registered Member #642
Joined: Thu Apr 05 2007, 02:42pm

Posts: 1370
Vini re, vini re Kafscett@ ka fillu djeten..... =)) %%- =D>

Eshte e çuditshme por edhe une kam filluar nje eksperiment te tille. Per nje kohe te gjate kame qene kunder çdo lloj djete qe te ben te dobesohesh per 2 jave dhe pas kesaj shendoshesh edhe me teper. Ishte nje Djalli i vogel qe me beri te ndryshoj mendje.
Disa libra te shkruar nga nje amerikan +eksperienca e te tjereve.
Ne fakt nuk eshte nje djete e mirefillte por nje menyre per t'u ushqyer. Me pak karbohidrate, me shume fruta dhe perime e proteina...gjithsej 5 vakte ne dite, pa harru min. 1,5 ore ne jave aktivitet fizik ( palester aop fiskulture)
Kishte kohe qe shigjeta e peshores nuk ulej me shume se 67, por kohet e fundit ka arritur 64 e ca muajin e fundit dhe sodisfaksioni me i madh eshte se nuk jam me e uritur.
Djeta ne fjale quhet ZONA dhe ka si qellim mbajtjen e hormoneve ne nivele te caktuara, sidomos te insulines.



Iluzjone optike

Back to top
.: Deno :.
Mon Oct 15 2007, 10:53pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
8-} I-| [-O< %-( :-B :-?? :-L :-@ B-) :O) o=<

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
visho
Mon Oct 15 2007, 10:55pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
djeta ma e mir asht ha shum e ngaj shum



Back to top
.: Deno :.
Mon Oct 15 2007, 10:56pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Kafscett@ ka shkruar:

Vini re, vini re Kafscett@ ka fillu djeten..... =)) %%- =D>

Eshte e çuditshme por edhe une kam filluar nje eksperiment te tille. Per nje kohe te gjate kame qene kunder çdo lloj djete qe te ben te dobesohesh per 2 jave dhe pas kesaj shendoshesh edhe me teper. Ishte nje Djalli i vogel qe me beri te ndryshoj mendje.
Disa libra te shkruar nga nje amerikan +eksperienca e te tjereve.
Ne fakt nuk eshte nje djete e mirefillte por nje menyre per t'u ushqyer. Me pak karbohidrate, me shume fruta dhe perime e proteina...gjithsej 5 vakte ne dite, pa harru min. 1,5 ore ne jave aktivitet fizik ( palester aop fiskulture)
Kishte kohe qe shigjeta e peshores nuk ulej me shume se 67, por kohet e fundit ka arritur 64 e ca muajin e fundit dhe sodisfaksioni me i madh eshte se nuk jam me e uritur.
Djeta ne fjale quhet ZONA dhe ka si qellim mbajtjen e hormoneve ne nivele te caktuara, sidomos te insulines.





a ban me na e tregu pak njat djet ti nuse ...

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Tue Oct 16 2007, 01:56am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Djetat nuk punojne ose ma mire me thane, punojne sa me te rrejte e manej tane i ven mrapa mos ma shume...kg...
Menyra ma e mire asht me kene aktive, me heke disa gjana ne menu tanin personal...
Pije kafen pa sheqer,
Mos ha vone (mas 6 pm maksimumi)
Pi 3lt uje ne dite
Buken haje po te erret
Ushqime qe te majne jo ushqime te bardha (mjell i bardhe, buke e bardhe, oriz i bardhe, pasta e bardhe NO NO) zevendesoi me buk te zeze e te tana te tjerat ashtu...ka alternativa edhe ne Shqiperi tash...Per mendimin tem, kane shije ma te mire dhe te majne ma gjate...Psh. buka e bardhe asht si sfungjer dhe s'ka shije...
Ha undyra te mira qe jane voj peshku, arra, lajthija, etj nuts...
Si perfundim...mos e lodh trunin nqse i fut ita ushqime ne djeten tane natyrale..pesha bjen vete dhe rrin ashtu se nuk e ke lane trupin tu vujte...
Gjaja ma kryesore....thuj jo amelsinave sa ma shume....

I care and I wish well!

Back to top
Guest2983928
Tue Oct 16 2007, 03:58am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Green tea & Gym!


Patjeter qe duhet te ruhen ushqimet...me i eleminu undyrnat e teperta & sheqernat.
Sa ma shum fruta & zarzavade.


[ Edited Tue Oct 16 2007, 03:58am ]
Back to top
Kafscett@
Tue Oct 16 2007, 01:25pm
°*°OnE LikE NonE°*°

Registered Member #642
Joined: Thu Apr 05 2007, 02:42pm

Posts: 1370
Boss libri qe kam lexuar per kete menyre te te ushqyeri perputhet me pershkrimin e a-cat dhe quhet ZONA autori asht Barry Sears, nuk e di a gjehet eshe ne Shqiperi.

P.S A asht tu te rrejt ideja me ra ne pe peshe? :-/ \:D/

Iluzjone optike

Back to top
SuperGirl
Wed Oct 17 2007, 08:38pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
a-cat ka shkruar:

Pije kafen pa sheqer,
Mos ha vone (mas 6 pm maksimumi)
Pi 3lt uje ne dite
thuj jo amelsinave sa ma shume....



Mosssssssss.............une kafen me sa ma shume sheqer qe te jete e mundur, perndryshe nuk me shijon

Ba me hanger ne 6, deri ne 2 te nates qe rri cut un kam maru krejt

3 litra uje?????????? a i pij a si pij 3 gota...........edhe pse doktoresha e veshkave me keshilloi te pakten 1.5 litra lengje....

Si i thuhet 'JO' amelcinave? po nuk mora sasine e duhur te sheqerit fillon e me dridhet trupi, kam varesi te tmerrshme, dhe me pelqejne tmerresisht shume






Me pak fjale, shansi im i vetem me ra nga pesha, asht qe me hanger ca te me teket e kur te me teket, por me ba sa ma shume levizje e ushtrime
kete jua keshilloj edhe ju.......mos hiqni dore nga kenaqesite e jetes



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Thu Oct 18 2007, 12:17am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Naqe super...te betohem qe me llogarite 3 kafe qe pi une me ja fute me sheqer...imagjino sa kalori i fus trupit?
Kam mendu edhe une se nuk pihet po te betohem qe te mesohet shija dhe tash nuk me besohet as vete po s'mund ta fus ne goje me sheqer asht dica qe te bahet pozitive dhe e ke per tane jeten...
Amelcinat kaj here naqe se itash ti je e re ala dhe kur fillon me shku ka fundi i 20-tave, trupi fillon me i majte gjanat ma kollaj hahahaha me beso per ate asht mire me msu do rutina te mira qe perfiton trupi mas disa vitesh...te tham une qe kam do vite ma shume se ti...
Ke te drejte qe thu mos me heke kenaqesite po ti naqe pak si teper me ca shoh une me gjanat e amla hahahaha...celulit ne byt...te bahen hahaha...imagjino kur te fillojne femijet hahahah...boll se s'po ta fus frigen ma shume...po vec te jesh ne levizje dhe me perdor trunin se ai ka gjithcka ne dore...kiss dhe si dush je s'ke nevoje me u prekupu me peshe... \:D/

I care and I wish well!

Back to top
SuperGirl
Thu Oct 18 2007, 05:06pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
ke te drejte moj a-cat, duhet me fillu me i kufizu pak, po gjithsesi kafen pa sheqer nuk besoj se msohem naj here

duket se ne femrat edhe kur nuk kena shume nevoje, e kena ne gjak me u preokupu per peshen



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
ShKoDrAn_NyC
Thu Oct 18 2007, 05:51pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
popull hani pini e bani qejf se nji jete asht kjo... nqs jeni i fije mbi peshe bani ushtrime e e hupni tan peshen dietat jan krejt kot s'duhen 1 lek...

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Thu Oct 18 2007, 11:50pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
ShKoDrAn_NyC ka shkruar:

popull hani pini e bani qejf se nji jete asht kjo... nqs jeni i fije mbi peshe bani ushtrime e e hupni tan peshen dietat jan krejt kot s'duhen 1 lek...


Ke te drejte per djete ashtu asht. Thote nji doktorr ne nji liber... mendo sa kohe mundesh me majte kryt nen uje? S'ke ka shkon pa dale me marre fryme hahahah.. ashtu asht edhe djeta...nuk han gjana e marrina po manej ja fut si me pa kene i uritun e s'len gja perpara.. trupi dhe e man se mendon se s'ke me ja dhane ma hahaha...Pune mmm... po ca me ba...Kam inad do femna se tash po i shkapes qe hane ca t'ju teket dhe nuk e ven nji gr... %-(

I care and I wish well!

Back to top
BRUNJA_USA
Fri Oct 19 2007, 01:20am
MRS.

Registered Member #1062
Joined: Sat Aug 11 2007, 02:54am

Posts: 1395
AHHAHAHAHAA A-CAT CA TE KAM BA MAR S'ASHT FAJI JEM QE BOLL HA E SME LAN DREQNINAT ME E SHTU I KILE LOL

when ur in love u cant fall asleep cause reality is better than ur dreams !!!!!!!!!
Back to top
ShkodraniUSA
Wed Jun 18 2008, 05:24am
Registered Member #1861
Joined: Tue May 06 2008, 07:40pm

Posts: 36
Marrja e medikamenteve kimike apo sic quhen ne gjuhen popullore "ilaceve" per te humbur peshe nuk eshte aspak e rekomandueshme. Ne shumicen e rasteve keto ilace jo vetem qe nuk kryejne funksionin e pershkruar ne legjenden e tyre, por mund te kene efekte anesore shume te rrezikshme qe mund te cojne deri ne fatalitet. Ne ditet e sotme ekzistojne shume medikamente ne tregun e lire, apo edhe ne ate te zi, prodhuesit e te cilave ju premtojne per rezultate te shpejta qe ne shumicen e rasteve bien ndesh me fiziologjine e organizmit te njeriut. Dua te permend ne kete rast disa qe reklamojne sikur do humbasesh deri ne 10 cm per nje muaj nga yndyra e vene ne zonen abdominale (te barkut,) gje qe bie komplet ndesh me parimet fiziologjike te organizmit. Nuk ekziston asnje gje e tille qe te kete fuqine e eliminimit te nje mase yndyrore ne nje kohe kaq rekord te shkurter, pervecse nderhyrjes kirurgjikale.
Prandaj ju sugjeroj qe mos tu genjehet mendja per t'i provuar ndonjehere. Mjetet me efikase ne humbjen e kileve te teperta jane ushtrimet e rregullta fizike, te cilat jo vetem te mbajne nje forme te shkelqyer trupore por edhe te ndihmojne jashte mase ne nje kthjellim te pamase te gjendjes shpirterore dhe fiziologjike te organizmit. Nuk eshte gjithmone ushqimi i cili konsumojne ne jeten e perditshme, faktori primar dhe kryesor i shtimit te peshes. Nder faktoret me te rendesishem qe kane rezultuar deri me sot ne shtimin e peshes te njerezit, jane ata psiko-fiziologjike.Ushtrim aktiv e fizik do te thote nje gjendje emocionale sa me e paster dhe sa me e shendoshe, e cila perkthehet ne nje gjendje te paster fizio-patologjike.
Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2723 sec, 0.0786 of that for queries. DB queries: 67. Memory Usage: 3,189kB