Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Emin Egriu |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Emin Egriu ![]() Emin Eddie Egriu është i lindur në Dibër të Maqedonisë. Familja e tij largohet nga presionet e regjimit jugosllav të asaj kohe, për shkak se babai i tij Abedin “Din” Egriu ishte antikomunist i përbetuar. Din Egriu është një nga organizatorët e protestave kombëtare në SHBA-të kundër regjimit komunist jugosllav. Edhe Naxhi Egriu i njohur si John, vëllai i Emin Egriut është i njohur për aktivitetet e tij kombëtare, sidomos për pjesëmarrjen e tij në luftën e Kosovës në kuadër të batalionit “Atlantiku” të UÇK-së. [ Edited Wed Jun 09 2010, 01:37pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Egriu,: "Unë do të vazhdojë garën dhe jam i bindur në fitore. ![]() Dibranët zhvilluan në Staten Island një fushat tipike amerikane, për grumbullimin e fondeve, në mbeshtje të bashkëqytetarit të tyre Emin Eddie Egriu, është dibrani, i cili banon në veri të Nju Jorkut, Bufalo, dhe thotë se në zonën 28-të elektorale atje, ai ka vendosur të hyjë në garë për një vend nga partia demokrate në Kongresin Amerikan. Megjithëse, partia demokrate në konventën e saj, javën e kaluar, e ri-mandatojë edhe një herë kongresisten në detyrë nga Distrikti 28-të, Louise McIntosh Slaughter, e cila, për 30 vite në 15 legjislatura është duke mbajtur detyrën e kongresistes, nga partia demokrate. Egriu, thotë "se unë do të vazhdojë garën dhe jam i bindur në fitore." Ai gjatë këtyre ditëve e përqëndroi fushatën e tij sipas modelit amerikan në mbledhjen e fondeve. Egriu u bëri thirrje javën e kaluar kryesishtë dibranëve në Amerikë, por edhe bashkëatdhetarve të tjerë, biznesmenve, shoqatave dhe organizatave të njohura edhe më parë për ogranizmin e fushatave të tilla, në Nju Jork e shtete për rreth tij. Emin Eddie Egriu, në lokalin Bella Vita, në Staten Isalnd, foli i bindur se ai tashmë e ka definuar kandidaturën e tij nën siglën Partisë Demokratike (PD), megjithse partia nuk i dha asnjë lloj përkrahje. Por ai pohojë se e ka nisur fushatën e mbledhjes së fondeve me sloganet "Jepni Një Dollar Për Ndryshim" ose "Egriu për Ndryshim". Shoqata Atdhetare “Dibra” me qendër në State Island të Nju Jorkut, me kryetarë zotin Ibrahim Kolari organizojë, një takim fondmbledhës - për të mbështetur ambicjen e bashkëqytetarit të tyre Emin Egriut, banorë i zonës së thellë veriperindimore të shtetit të Nju Jorkut, Buffalo. Në lokalin Bella Vita pronë e bashkëatdhetarit tonë nga Kraja, Adem Cuka, në këtë takim fondmbledhës u mblodhën disa mijëra dollar, ku vetë kryetari i sa Ibrahim Kolari dha 2000 dollar dhe Mensur Bekteshi 1000 dollar, ndërsa Din Radoveshi, Burim Pocesta e tjerë, dhanë nga 500 , 200 , 100 dollar. Fushata e modelit amerikan për mbledhjen e fonavdeve për kandidatët për në kongres, ketë të djelë u bë me mbështetjen financiare nga disa dibranë në State Island të Nju Jorkut, vendi që njihet si Dibra e Vogël në SHBA, për shkak të përqendrimit të jashtëzakonshëm të dibranëve në kët ishull të Nju Jorkut. Eddie Egriu, si i thërrasin amerikanët, pranon vetë së është përballë një gare të fortë dhe shumë të vështirë për të, si nga ana financiare por edhe elektorale për të përballuar fillimisht kandifdaten e cila ka marrë tashmë mbështetjen e partisë Demokrate . Mirpo ai beson se ka ende forca për të përballuar fushatën, ka kurajo, guxim dhe bindje të madhe se ai do të fitojë kësaj rradhe. Mbasi ai pretendon se edhe në garën e vitit 2004, ai ishte kandidat, me ç`rast doli në vendin e tretë nga 13 kandidatët demokrat, për disa gabime të tija të cilat ai thotë se i ka "korrigjuar" kësaj here. “Unë jam i bindur se kësaj radhe do të fitojë dhe se gjithçka është e mundur. Unë kam në çdo damarë gjak shqiptari dhe marrë këtë hap të rëndësishëm, sepse duhet t'i shërbejmë këtij vendi në radhhë të parë SHBA-ës, si çdo politikanë profesional, të cilët mbizotërojnë korridoret e pushtetit në Uashington”, ka theksuar dibrani Egriu. MARRE PREJ: mydibra.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | SHQIPTARO-AMERIKANI EMIN EGRIU FLET EKSKLUZIVISHT NË ARB-TV NË BOSTON PËR GARËN E TIJ ![]() JA PSE VENDOSA TË KANDIDOJ PËR NË KONGRESIN AMERIKAN E Mërkurë, 06.09.2010, 06:48am (GMT+1) Së pari një njohje me ju? Unë jam Emin Egriu nga Buffalo NY. Unë jam tani një kandidat për në Kongresin e SHBA, Zona-28 e NY Perëndimor. Jam biznesmen, veprimtar i komunitetit dhe punoj për rizhvillimin e grupeve të lëna në harresë si dhe krijimin e vendeve të punës. Jam luftëtar për njerëzit punëtor si edhe për ata në nevojë. Unë nuk ngrihem për atë ç'ka s'mund të bëj (ose nuk kam). Sot jam mes bashkësisë së shqiptarëve për të kërkuar mbështetjen e tyre dhe për t'i njohur ata se unë jam i pari shqiptaro-amerikan që garoj për Kongresin Amerikan, që ka lindur në Dibër të Madhe të Maqedonisë. Jam shumë i përulur me respekt përpara pritjes që mora këtu në Bronx në mbrëmjen kushtuar Nënë Terezës, si pjesëmarrës në këtë veprimtari. - Dëgjova të shpreheshit se me dy duart tuaja, Juve keni ndërtuar dy Kisha? Kam qenë me fat që jam ndërtuesi i tyre. Sa herë që kaloj pranë të parës ndjej lavdi. E para kishë me hirësinë e Tij dr.Baines... kishin mbledhur para, por jo të mjaftueshme dhe po shikonin ndër kohë për kontraktorë ndërtues, por që jepnin çmime "të kripura"... Hirësia e Tij më takoi duke më treguar: Edi ne kemi grumbulluar para, por jo sa duhet dhe besimtarët do të humbin besimin tek unë. A mundet të më ndihmosh?... dhe unë i thashë se çfarë mund të bej... Ne kemi vetëm 450 mijë $ dhe ndërtuesit kërkojne 800 mijë $ e më shumë për ta ngritur... Unë e vështrova atë, shikova projektin, punova me materialet dhe i thashë hirësisë së Tij se, ne mund ta bëjmë këtë, por dua një favor,...çfarë ju bëni në këtë industri është, se nëse ju e nisni atë dhe puna mbetet në mes, Ju dhe unë duhet të largohemi. Por ajo që ndodhi ishte se pas pesë muajsh punë, kisha përfundoi, njerëzit erdhën dhe e bekuan...unë mora uratën e tyre dhe atë që njerëzit u kthyen me mirënjohje nga unë se: pa një njeri si Edi ata nuk do të luteshin tek kjo kishë... Por pqr mua, pa kurajon që perëndia më dha, ishte se mbase edhe unë nuk do të bëja atë që bëra. - Në fjalën tuaj sonte përmendët sonte se kërkoni municion nga njerëzit, të cilin unë figurativisht e mendova si një municion shpirtëror që ju kërkoni mbështetjen e tyre?! Sa për këtë ju do të flisni me mikun tim këtu pranë. Ai me tha diçka para fjalës time në mbrëmje... Ai më kujtoi se vëllai im shkoi në Kosovë për të luftuar. Ishin bashkëatdhetarët e tij që i dhanë armë dhe municion për të luftuar për Lirinë e Kosovës, për Çlirimin dhe Demokracinë e saj, kështu që më pëlqeu kjo ide dhe ndaj e shpreha dhe them se ka kuptim... Unë ju thashë sot atyre se mua më duhet kjo mbështetje për në Uashington, dhe kjo ka të bëjë me burimet e ndihmës që bashkëatdhetarët e mi më japin, është e njëjtë si për çdo garues tjetër, qoftë italian, hispanik, afro-amerikan, etj. Të gjithë kandidatët i drejtohen komuniteteve të tyre sëpari. Ja p.sh me guvernatorin Pataki, po të mos ishte mbështetja e bashkësisë greke me burimet që atij i duheshin, ai nuk do të mund t'ja dilte në krye. Unë e di që bashkësia e shqiptarëve në shtetin e NY është shumë e madhe. Ndërsa nesër, unë nuk do të përfaqësoj jo vetëm NY perëndimor, por do të jem një ligjbërës në Uashington. Unë do të përfaqësoj SHBA-në, ligjet që do të aprovohen do të kalojnë edhe nëpërmjet meje. Dhe kur vjen fjala për demokracinë dhe kombësinë time, për nevojën e njerëzve të mi, shqiptarëve anë e mbanë si dhe të atyre që jetojnë këtu, unë do të jem përkrah tyre. Kjo është natyrale, janë gjaku im, kam lindur atje në një nga familjet më patriote të shqiptarëve në Maqedoni, siç thonë të tjerët, por edhe unë e them këtë, sepse e ndjej të tillë. - Le të flasim për garën tani që edhe muaji Maj sapo kaloi, si ndjeheni? Kjo është një përpjekje luftarake. Nëse bashkësia jonë do të bashkohet me mua, unë kam nja dy premtime. Do t'i bëj që të ndjehen krenarë nga unë. Unë do të jem krenar me ata. Nëse ne bëhemi sëbashku dhe më japin ndihmën që më duhet, unë i premtoj atyre se unë do e fitoj garën! - Një tjetër pyetje lidhet me bashkëkombasit e tjerë shqiptarë në SHBA, si mund t'ju mbështesin ata? Më duket se nuk është e vështirë që unë të gjendem. Po bëhet objekt i lajmeve ngado dhe di të them se ne jemi një bashkësi me lidhje të ngushta që e gjejmë shpejt njëri-tjetrin, atëherë kur i duhemi njëri-tjetrit. Ata mund të më gjejnë mua në FB, ashtu siç bëri edhe Obama. FB është një rrugë e mirë se si mund t'i gjesh njerëzit. Unë mund të lidhem më shpejt me ta. Mund të gjendem me Eddie Emin Egriu ose Egriu për Ndryshim, ose dhe në rrjete të tjera ku nuk kam edhe aq shumë kohë, pasi tani për tani jam shumë i zënë me FB. Më kujtohet se kur Obama e nisi misionin e tij, ishte FB ai ku, Obama gjeti mbështetësit. Edhe unë kur nisa të kërkoj lidhjet mes bashkësisë sime, unë rishtazi arrita të gjej mbështjetjen e më shumë se 3000 njerëzve në më pak se dy muaj. Këta njerëz janë me interesa dhe që duan ta bëjnë edhe më të mirë jetën tonë... Kështu shikoni për mua dhe më ndihmoni mua, më telefononi... - Si u ndjetë juve në këtë mbrëmje mes shqiptarëve që nderojnë Nënë Terezën dhe ndihmojnë për ngritjen e Katedrales në Prishtinë? Kur unë fillova të merrem me politikë në Bufalo NY, ndodhi 11-Shtatori, kishte njerëz që "më hodhën" me origjinë nga Lindja e Mesme, por ajo që na mblodhi sëbashku për të treguar se kush jemi ne, ishte Nënë Tereza. E kam shprehur ndjenjën time për të që kur ajo ishte e gjallë. Jam krenar që gjendem këtu sonte. Jam si të them mes njerëzve të familjes sime që prej kohësh nuk i kam parë,...por që i gjeta përsëri. Unë jam rritur me ndjenjën që jemi NJE dhe besoj se kështu do të jem deri në fund. -Një përshëndetje e Juaja për ARB-Tv në Uster MA, dhe po kështu për shikuesit e saj në paketen e TV-ALBA në mbarë Amerikën? Miq të mi, shqiptarë dhe amerikanë, ky është vendi im. Unë jam këtu që ta përfaqësoj këtë vend e të jem pjesë e asaj që të sjellim një të ardhme më të mirë. Jo thjesht për mua, pasi vetë e kam arritur dhe jam në gjendje t'i gjej burimet. Unë kam familjen time sikurse dhe juve, kam fëmijë dhe biznes si dhe juve, keni shtëpitë që po i humbisni... Unë dua që t'ju përfaqësoj juve atje që të luftoj për çështjen tuaj, duke ulur taksat dhe shpenzimet, për të lehtësuar huatë e biznesit të vogël. Do të përpiqem për atë që ka qenë Amerika. Atë që kur erdha i vogël, Amerika ishte ëndrra e të gjithëve dhe jo e pakicës. Kështu që unë ju drejtohem juve se ky është njeriu që nevojitet për në Kongres. Ai që do ta sjellë ndryshimin. Edhe njëherë bashkohuni me mua... - Ju faleminderit për mundësinë e intervistës dhe ne ju urojmë suksese dhe fat në përpjekjet tuaja për t'u përfaqësuar në Kongresin Amerikan! Desha t'ju kujtoj një thënie të bukur: Sëbashku ne mund t'i bëjmë të gjitha!... MARRE PREJ: Copyright © 2008 VOAL - Voice of Albanians - Zëri i Shqiptarëve . All rights reserved trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System