Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ne cilin drejtim po shkon sot rinia Shqipetare???
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
sT...
Sun May 13 2007, 06:05pm
PeAcE

Registered Member #261
Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pm

Posts: 788
Mendova te hap kete teme, pasi vizitova nje sit Shqipetar: Zone e lire! Vizitova kete sit duke ndjekur keshillen e nje miku, i cili mundohej te me shpjegonte se si kish ndryshuar rinia Shqipetare! Akoma nuk arrij te besoj ate qe pashe ne ate sit, qe me teper se nje zone e lire qe duhej te sherbente si nje faqe ku shpreh lirshem idete tuaja, ngjante shume me teper me nje sit pornografik.Nuk arrij te kuptoj se si rinia ka vajtur deri aty, ku cunat pa karakter dhe burreri duan te duken si PIMPs, ndersa gocat pa dinjitet mundohen te duken "cool", duke ndjekur rrymen "moderne" Shqipetare. Ajo qe ndodh sot ne Shqiperi nuk eshte emancipim apo modernizim, eshte thjesht terbim, dhe per mua eshte me te vertete shqetesuese. Per faktin qe jetoj larg Shqiperise prej shume vitesh, do kisha shume deshire te di nga ju qe jetoni atje dhe i jetoni nga afer keto ndryshime, cilat jane sipas jush arsyet qe ndikojne ne nje formim jo te paster, jo te shendeteshem te rinise Shqipetare?
Ju lutem mos me keqkuptoni, nuk dua te bej pergjithesime. Ketu ne forum ka te rinj qe jane per t'u marre si shembull (duke mos i njohur personalisht, por ama kete pershtypje kam krijuar).
Atehere, ku jemi, si kemi arritur, pse kemi arritur dhe ku po shkojme???


In heaven, all the interesting people are missing
Back to top
Z. Zamir Kaceri
Sun May 13 2007, 06:25pm
Lumi Dushes

Registered Member #106
Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pm

Posts: 1625
Ja pra menyra se si e konceptojme ne Shqiptaret "Demokracine". Per sa i perket pyetjeve qe ke bere ne fund po i pergjigjem shume shkurt.
1. Jemi me larg se aty ku eva adamin ishin, dmth kemi edhe me shume rruge se sa kishin ato per te shkuar drejt evolimit dhe emancipimit. 2. Arritem nga injoranca qe perben pjesen kryesore te personalitetit tone si Shqiptar, une ja ve fajin kryesore komunizmit qe na nderpreu cdo kontakt me zhvillin. Arritem edhe per arsyen pasi Demokracia u perfaqesua dhe u interpretua nga njerezit e gabuar. Personalisht mendoj se do qendrojme keu edhe per disa vite por shpresoj te ndodhe e kunderta.

Lumi Dushes
Back to top
shkodra
Sun May 13 2007, 09:27pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
rinia shqiptare mire po ecen mendoj une ,
pastaj te mos shofim ne gjera ne internet,nuk e di cfare ka pare ajo shoqja po une mendoj se ne rrugen e duhur eshte rinia shqiptare-.----.... pak te shèerbam po mire..

no comment......
Back to top
SuperGirl
Mon May 14 2007, 01:40am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Ke te drejte qe ke hap kete temen ST. Si fillim, dihet qe jo te gjithe shkojne sipas asaj rrymes qe the ti, sidomos te rinjte qe po arsimohen dhe kane qellime te qarta ne jete jane vertete per tu marre si shembull (e the dhe ti vete).
Po flisja nje dite me nje shok, dhe atij i kishte bere cudi ngaqe kishte pare ne Shkoder tre vajza te reja (pothuajse ne klase te shtate) duke hipur ne makine me tre cuna shume me te rritur qe dukeshin qe e kishin mendjen per aventura......ne Univ na shohin syte cdo dite gjera nga me te ndryshmet, vajza qe e ulin veten shume poshte, qe nuk njohin kufinj, moral as etike...nje tjeter shok po me thoshte nje dite qe kur kishte ardhur ne Shkoder i kishin bere pershtypje cunat, shume te paedukuar, qe gjithnje sillen me makina me muziken ne max, me nje krah jashte duke ngacmuar femra..........pra, keto gjera ne i shohim cdo dite, dhe askush nuk mund t'i mohoje.
Shoqeria shqiptare ka keqkuptuar nocionin 'demokraci' ose 'emancipim'. Nje nder faktoret qe ndikon ne sjellje te tilla te papershtatshme mund te kete qene shume mire kalimi i vrullshem nga diktatura ne demokraci. Kujtojme vitin '91 ku u shfaq shpirti i ndryshur i shqiptareve. Pikerisht kjo shtypje, ky represim 50 vjecar i ndjenjave, lirise se veprimit e nxjerr koken edhe sot dhe manifestohet ne keqformimin e personalitetit te rinise se sotme.
Nje tjeter faktor eshte edhe 'miti' PERENDIM........kjo qe te rinjte per te cilet po flasim eshte nje kopje e shemtuar e asaj qe bejne te rinjte jashte vendit tone. Ne jemi rritur me deshiren neurotike per te hyre ne perendim, per te qene te njejte dhe te emancipuar, por sigurisht qe cdo gje e sforcuar dhe jo natyrale do te gjeneroje ne vulgaritet dhe thyerje te normave morale.....kjo na transmetohet keq nepermjet mediave, internetit...
Me pak fjale, ne si shoqeri nuk kemi ditur te zgjedhim ose me mire kemi zgjedhur me te keqen e atij miti shekullor te quajtur perendim.
Kam dyshim nese qeverisja eshte nje faktor i 'rreshqitjes' se rinise, apo rrjedhoje e kesaj...

Ndoshta u zgjata. Theksoj individet qe permend ST jane ne minorance.......nje pjese e mire po formohen dhe po japin shume per te miren e pergjithshme, sidomos rinia.




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
WORLD
Mon May 14 2007, 08:22am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
mire e the super girl !

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
.: Deno :.
Mon May 14 2007, 08:07pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Jeni tu me marr neper goje te tan po hajt ...

Me pelqen qe pakeni kete qendrim per kete teme . Me pelqen menyra se si i shikona gjanat ne sy. Pasojat e ktij fenomeni qe me plot te drejt shtron St..the one eshte sigurisht shtimi i numrit te abortve ne spitalet shqiptare, shtimi i te semurve me sida ...etj etj.
Por un, ne vijim te asaj qe Denion thote, do shtoja qe plus faktit te ktij tranzicjoni pos-komunist eshte edhe fenomeni i ndikimit dhe inspitimit me dashje te rinise sone. I tille eshte per shembull edhe levizja MJAFT. Jam habit shum, kur morra vesht se kjo organizate , per me protestu per TEC ne vlore kishte ba nje mnyre te re protestet. Aktiviteti ishte i i tille: Pas nje miniproteste do behej nje mgaparti te shtunen, dhe pas megapartit do shkoshin ne pyllin e sodes ku ishin vu cadrat dhe do kaloshin naten atje... shto ktu edhe filmin erotik qe kishin vu ne shesh... edhe cadrat .....cndodhi... orgji e vertet ... si n'karadak ... E keqja ishte se aty kishte edhe nen 15 vjec.. dhe jo pak. Ma than drejten , per ket etem kam shum me shtu e me fol... por per arsye kohet do vazhdoj here tjera...BYE

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
shkodra
Mon May 14 2007, 08:07pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
super po me vjen mire se paske shoqeri te mire ti naqe...po keto qe thua ti nuk ndodhin vetem ne shkoder,edhe thuaj atyre shokeve se keto gjera ndodhin ne gjithe shqiperine.....

no comment......
Back to top
Rusjani
Mon May 14 2007, 08:53pm

Registered Member #501
Joined: Mon Feb 12 2007, 05:42pm

Posts: 101
super ato qe permende ti jane komplet te verteta por me dica me duket se bie ne kontradit pasi thu se jane te pakta, ne njekohe kur sot shikohe si nje fenomen qe ka prek te gjith shqiperin, dhe eshte me pasoja.
Back to top
Rusjani
Mon May 14 2007, 08:59pm

Registered Member #501
Joined: Mon Feb 12 2007, 05:42pm

Posts: 101
kjo eshte nje nje material i marr nga gazeta shqip, ku shpjegon fenomenin ne fjale ne europe dhe nje pyetje bej a ka shance te jete shqiperia larg keti fenomeni?


Brezi i parazitëve të vetëpërjashtuar

Një fenomen masiv e shqetësues në Evropë, por që haset jo rrallë edhe në SHBA dhe Azinë Juglindore

Të përhumbur nëpër rrugët e Londrës, të përzierë me adoleshentët e tjerë nëpër rrugët e qytetit të Anglisë, të veshur si të gjithë me pantallona të gjera, bluzat dhe kapelat e veçanta, të lidhur pas Ipod-it, t‘i zbulosh dhe t‘i pagëzosh me një emër, kësaj here nuk ka qenë ky objekti i një studimi sociologjik. Në të vërtetë, për të individualizuar brezin e të vetëpërjashtuarve, si tribuja e fundit për t‘u mbajtur nën kontroll, ka menduar një studim i "London School Economics", i quajtur "The cost of esclusion". Janë pasojat ekonomike të atij që përcaktohet si "një brez i dështuar", miliarda sterlinat në vit që kushton sjellja e tyre, 6-7 miliardë euro për veshjet e çuditshme dhe mendimet që kanë janë tërësisht të ndryshme nga adoleshentët dhe moshatarët e tyre normalë. Bëhet fjalë për fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, që nuk kanë një punë dhe që atë të fundit as që duan ta kërkojnë, ose të mësojnë. Në fakt, emri me të cilin i kanë pagëzuar është "neets", që do të thotë të rinj "të paedukuar, të papunësuar, apo trajnuar". Me pak fjalë, të rinjtë e dorës së dytë, të përjashtuarit, ata pa punë e pa zanat, ata që zgjedhjet e sotme i lënë edhe për nesër. Me pak fjalë, të rinj pa asnjë të ardhme. Janë një fis i madh, i përbërë të paktën nga një milion të rinj, adoleshentë dhe pak më të rritur. Mosha e tyre shkon nga 16 deri në 24 vjeç, sepse sot edhe një moshë e tillë mund të cilësohet si adoleshencë. Mund të jetë akoma e mundur të jesh student, apo të fillosh të bësh praktikë në ndonjë zanat, me pak fjalë të gjesh rrugën e duhur. Por "neets" rrugën e tyre nuk e duan, ndaj dhe nuk duan ta kërkojnë. Janë të pa interesuar ndaj gjithçkaje, cinikë dhe indiferentë. Braktisin studimet dhe pastaj nuk bëjnë asgjë. Në kohën kur në Angli regjistrohet një nga shifrat më të ulëta të papunësisë, rreth 9%, ata janë dyfishi. Me pak fjalë, duke mos bërë asgjë, sot janë të destinuar për të qenë të papunë në të ardhmen. Në të vërtetë, ky është një fenomen që ekziston edhe në vende të tjera të botës, madje edhe në Evropë. Por ekspertët britanikë, pikërisht për këtë arsye, janë akoma edhe më të shqetësuar: "neets" anglezë janë të paktën dyfishi i atyre që janë shokët e tyre gjermanë dhe francezë. Sikur kjo sëmundje e të jetuarit është infektuar më shumë në Angli se sa në vendet e tjera. Kështu, e tashmja e pasigurt shndërrohet në një patologji serioze për të ardhmen. Studimi i bërë nga "London school of economics" për shoqatën "Prince‘s trust", e themeluar nga Princi Karl, pikërisht për të ndihmuar të rinjtë që të edukohen dhe të gjejnë rrugën e duhur në botën e punës, parashikon se pasojat mund të jenë edhe më të mëdha. Jashtë botës së punës dhe edukimit, duke kërkuar më vonë një mënyrë për të jetuar, këta të rinj mund të përfundojnë shumë lehtë në kriminalitet. Martina Milburn, kryetare e projektit të dëshiruar nga Princi i Uellsit, thotë: "Ky problem ka kosto sociale dhe ekonomike shumë të lartë dhe parashikimet tona janë me siguri më optimiste se ato që janë në të vërtetë". Faktikisht problemi më i madh ka të bëjë vetëm me kriminalitetin, sepse një rritje e tij do të thotë një "torturë" e vërtetë për shtetin që nuk dëshiron kurrsesi të klasifikohet ndër vendet e para, për sa i përket kësaj dukurie. E njëjta gjë vlen edhe për arsimimin. Kështu, qeveria ka ndihmuar tashmë 700 mijë të rinj mes 18 dhe 24 vjeç, por ka zbuluar se është shumë e vështirë që një ndihmë e tillë të jetë definitive. Ndoshta, për t‘u kujdesur për "needs" duhet të jenë edhe sociologët. Të bësh llogaritë nuk mjafton për të ndihmuar brezin e dështuar. Duhet më parë të kuptosh se cilat kanë qenë arsyet që i kanë shtyrë deri këtu.



Back to top
Z. Zamir Kaceri
Tue May 15 2007, 01:22am
Lumi Dushes

Registered Member #106
Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pm

Posts: 1625
O Rusjani ai artikull qe ke postuar ti i perket rinise me ngjyre. Une jetoj ne UK, te garantoj qe ai artikull i perket rinise me ngjyre te zeze. I njeti fenomen ndodh dhe ne USA. Pse mendon ti se ka llotari Amerikane ne Shqiperi? Thjesht per te mundur sadopak fluksin e madh te afrikane dhe karabianve qe kane pushtuar USA dhe UK. mendoj se mund te te sqaroje per me teper edhe shkodraonline.

Lumi Dushes
Back to top
sT...
Tue May 15 2007, 05:40am
PeAcE

Registered Member #261
Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pm

Posts: 788
Denion, rinia me ngjyre mos valle nuk eshte rini??? Mos te fillojme e te bejme dallime e te shprehim mendime pa vend, se po dalim dhe jashte teme. Kjo teme eshte hapur te diskutojme per rinine Shqiptare.
Vazhdoj me vone se nuk kam kohe.
Nje dite te mbare te gjitheve.

In heaven, all the interesting people are missing
Back to top
.: Deno :.
Tue May 15 2007, 07:17am
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Jo jo Denion ... nuk esht tamam e vertet ajo qe thua ti ... fenomeni ne fjale nuk ka te bej vetem me njerzit me ngjyre... Ka kohe qe e kam lexu ket artikull te gazeta SHQIP dhe ne fakt jam habit nga ky studim...

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
SYZEZA
Tue May 15 2007, 11:25am

Registered Member #828
Joined: Tue May 15 2007, 09:55am

Posts: 291
MENDOJ SE FAJIN PER RININE SHQIPTARE E KAN PRINT QE NUK KAN DITE ME EDUKU NJI BREZ ME VLERA. FAKTI QE RINIJA RRIN E SJELLET TAN DITEN NEPER KAFE NE VEC CE ME PUNU, DJEM 27-28 VJECARE KAN MAKINA QE IA KAN BLE PRINT E SJELLEN NEPER QYTET(SHPRESEJ QE KAN TE TANE PATENTE) PA BA NJI HAJR PO VEC TU NGACMU FEMNAT, TE CILAT NUK NGURROJN ME HYP ME TA NE MAKINE SEPSE PRINT I KAN EDUKU QE ME GJET NJI BURRE ME PARE QE ME KALU JETEN RAHAT. KY ASHT FAJI I RINISE SHQIPTARE...NUK DIJN TE VLERESOJN KOHEN QE HUPIN KOT CDO DITE, NUK KAN RRESPEKT PER PARET(SEPSE SA HER QE KAN NEVOJE JAN GATI PRINT ME IA DHAN) E PER ATE QE PUNON ME E FITU PAREN E SHKRETE, E SI RRJEDHIM NUK KAN RRESPEKT PER VETVETEN...


Back to top
Holly
Tue May 15 2007, 04:30pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Un mendoj se rina shipetare eshte pak e q'thurur ka pak nga ato qe e kane marre shtruar ,shum shkojne ne shkolle te mesme vetem per te bere gallade e jo per te mesuar.Them se edhe respekti ndaj me te medhejve i mu ngon rinis shipetare,sdon me dite per asgje veq te beje qa te dojne vet,Ka shum nga ata qe jetojne me te ardhurat e prineve ,ndoshta ai prinde ska ku ti marre ato lek te shkret por por rina sot s'don me e dit ,dojne te vishen gjera te shtrejtat qe te dalin me bukur se shoqet e shoket e tyre.Eshte per te ardhur keq per rinin e sotme, ne vend qe te mendojne per te ardhmen e tyre e te behen dikush ne jete,ato nuk dojne taja din.Gjeja qe me ben te acarohem eshte se ka nga ato qe munde te gjejne nje pune te vogel qe do ti le koh edhe te studiojne po ata kan turp te punojne.
Deshta te shkruaj nje poezi te Ndre Mjedes.

SA VELEN MESIMI
Njaj qe spunoj me kohe kur ishte i ri.
Mende e vet me i sbukurue me dije,
damin e madh ka per ta pa ne peleqeri.

Mocat e vet me drite,vet nen hije.
T'paditunis e shef,zemra po i tundet.
Kur mujt nuk desht,
tesh qe deshiron nuk mundet.

shpresoje qe te jene te paket ato qe do te ndihen keshtu .
Nuk munde te mos permed ata qe mesojne le te shpresojme qe numeri i tyre te rritet, se nese jo eshte e veshtir te kemi nje te ardheme te mir.

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
sT...
Tue May 15 2007, 07:26pm
PeAcE

Registered Member #261
Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pm

Posts: 788
Jam shume dakord me analizen qe ben ti Denion, shkurt dhe sakte (e kam fjalen per postimin e pare)! Fakti qe kemi qene nje popull i izoluar per gati gjysem shekulli sigurisht nuk ka ndikuar pozitivisht mbi popullin dhe pasojat tashme i njohim mjaft mire. Megjithate, ne '90 shansi per nje jete me te mire na u dha. Problemi qendron qe ne nuk arritem te kuptonim momentin dhe ndryshimin qe do sillte. Qe ne e kemi kuptuar gabim democracine po ashtu dhe lirine, e kam permendur shpesh ne postime te meparshme. Shqetesues eshte fakti qe ne refuzojme akoma sot te njohim permbajtjen e mirefillte te ketyre fjaleve. Ne te njejten menyre, nga dita ne dite refuzojme te kuptojme fjalet emancipim, respekt, edukim, etj. Ne jo vetem qe nuk ecim me hapa perpara, por dhe ato pak gjera te mira qe trasheguam nga e kaluara po i perdhosim! Ne kete pike nuk arrij te kuptoj: Jemi ne nje popull fatkeq qe udhehiqemi nga figura negative dhe te pa afta qe po na cojne drejt humneres, apo jemi ne popull qe nuk marrim vesh???

Supergirl thote:
Nje nder faktoret qe ndikon ne sjellje te tilla te papershtatshme mund te kete qene shume mire kalimi i vrullshem nga diktatura ne demokraci. Kujtojme vitin '91 ku u shfaq shpirti i ndryshur i shqiptareve. Pikerisht kjo shtypje, ky represim 50 vjecar i ndjenjave, lirise se veprimit e nxjerr koken edhe sot dhe manifestohet ne keqformimin e personalitetit te rinise se sotme.

Supergirl, brezi yne nuk e ka jetuar represionin qe thua ti me lart. Une mund te mendoj qe brezi i prinderve tane nuk e kishte te lehte kete ndryshim kaq radikal dhe kaq te shpejte. Nuk ishin te pregatitur per kete, dhe prandaj i justifikoj nese sot e kane akoma te veshtire te pranojne ca koncepte qe per ne jane normale. Po ne valle, ne qe praktikisht u lindem apo u rritem kur lindi "demokracia", cfare na mungonte qe te ndiqnim rrymen e duhur? Duhet te ishim ne ai brezi i mirefillte, i emancipuar, i arsimuar, brezi qe do sillnim ndryshimin per mire, apo jo?! Ne Shqiperi sot, verifikohet e kunderta! Sot nuk ekzistojne me respekti, disiplina, mirenjohja, vullneti i mire per te bere dicka te mire. Nuk ekziston me nje shoqeri e paster!
Pse rinia sot po rritet pa vlera, e cthurur?? Kujt duhet t'i veme fajin, nese eshte dikush qe mund te fajesohet? Cfare roli ka sot familja apo shkolla ne lidhje me edukimin e rinise Shqiptare?? A eshte e mundur, qe ambjenti i jashtem te ndikoje aq shume, sa qe nje person te humbase personalitetin, thjesht per te njekur ate qe quan "mode"?!

P.S. Me falni qe u zgjata kaq shume

[ Edited Tue May 15 2007, 07:45pm ]

In heaven, all the interesting people are missing
Back to top
sT...
Tue May 15 2007, 07:35pm
PeAcE

Registered Member #261
Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pm

Posts: 788
I dashur Shkodra, nuk mund te rri dot pa replikuar ate qe ti shkruan. Ti duhet te jetosh me te vertete ne boten e endrrave (dhe lum si ti) qe nuk e shikon realitetin! Te lutem vizitoje pak ate sitin qe permend une me lart, lexo dhe nje interviste te nje 17 vjecare, studente. Lexo pak dhe komentet qe behen, nje fjalor i larmishem... Pastaj hajde ketu dhe flasim.

Supergirl, te permendi vetem 2 shembuj me lart, dhe duke qene se Super jeton ne Shkoder, shembuj te tille do sillte. Keshtu qe nuk ke pse hidhesh perpjete! Pastaj a nuk eshte rinia Shkodrane pjese e asaj Shqiptare, apo qeveri ne vete ne??

Nuk ka me keq kur njeriu i mbyll syte dhe para evidences


In heaven, all the interesting people are missing
Back to top
Rusjani
Tue May 15 2007, 10:44pm

Registered Member #501
Joined: Mon Feb 12 2007, 05:42pm

Posts: 101
jam kurioz te di se cfar mendoni ju super pasi po shfaqen shum kritika ndersa ju keni shfaq nje mendim tjeter ne lidhje me emancipimin.
meqe paske qene dhe ne mal te zi javen qe kaloj si tu duk rinia atje me rinine ne shkoder, mendoj se vetem shqipetaret qe benin mesim atje binin ne sy ndaj te tjereve, apo jo?
Back to top
sT...
Wed May 16 2007, 10:16pm
PeAcE

Registered Member #261
Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pm

Posts: 788
Rusjan, kur kemi folur per emancipimin kemi folur per figuren e gruas ne pergjithesi, dhe jo per gruan shqiptare, ne vecanti. Ndersa tek kjo teme, po flasim per rinine duke perfshire vajza dhe djem. Disa nga ju mundoheni, ne menyre indirekte, te jeni te njeaneshem. Jam e sigurt qe per ju eshte femra ajo qe po "rreshqet" me teper, jo per gje por e keni permendur dhe ne tema te tjera. Ndersa une mendoj qe si djemte dhe vajzat sot ne shqiperi ndodhen ne te njejten situate.

p.s. kjo nga pikepamja ime, dhe pse ti pret pergjigje nga super

In heaven, all the interesting people are missing
Back to top
Rusjani
Wed May 16 2007, 10:39pm

Registered Member #501
Joined: Mon Feb 12 2007, 05:42pm

Posts: 101
e rrespektoj mendimin tend per faktikisht kur kam folur per emancipimin ne nje tem tjeter ka qene i prekur muhabeti mbi femren por pas shkrimit tim te par e kam pas si qellim rinin shqipetare ne pergjithsi pavarsish se ishte cilesu femra ne veqanti, dhe sigurisht qe nuk eshte vetem femra qe po "reshqet" pasi pikpamjet e mia per femren jane komplet ndryshe nga shumica e rinis qe gjithsesi nuk eshte vendi te japim mendime per femren ne kete tem.
Back to top
.: Deno :.
Thu May 17 2007, 06:48am
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
St ... e kuptoj se den me me futprep me ba sherr ... po se ha ma at tek... lol

Edhe un tham se e gjith rinia pa perjashtim asht pjese e kti deformimi social-kuturor, mirpo, arsyeja se pse un mendoj dhe them se femrat jan ato qe me shum jan faktor dhe pre e ktoj tranzicioni eshte sepse une mendoj se femra, ne pergjithsi, eshte natyr me zemerbut, me e brisht ....(etj qe i kam permend) ... edhe ma e keqja asht se sot, ka hy nje mentalitet , ku mendohet se femra nuk ka nevoj fare per nje partner (legjitim flas) si i ban tana gjanat vet, pa ndihmen e askujt ... ky asht fakti pse femrat jan ma te prirura per rrshqitje.....

ST.... mas tento me me fut ma ne sherr se ta po te mys ....a merr vesht maj majmune

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
sT...
Thu May 17 2007, 05:49pm
PeAcE

Registered Member #261
Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pm

Posts: 788
Bossi (majmun), nuk te fut njeri ne sherr. Ti hyn ne sherr me kembet e tua. Mos me akuzo kot:P.
Dhe kujdes se po fyen inteligjencen tone. Te jesh zemerbute apo e brishte, nuk do te thote te jesh budallacke!
Para se te dergosh postimet kaloji nga une per nje kontroll, qe mos te gabosh here te tjera . (shaka eee, se ty te kemi te vecante)

In heaven, all the interesting people are missing
Back to top
shkodra
Fri May 18 2007, 07:28pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
hahhahahaha je e madhe..complimenti....

no comment......
Back to top
L - N
Mon Dec 01 2008, 06:54am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqipëria me sytë e 5 studentëve shqiptarë në Itali
Bisedë me 5 studentë shqiptarë në Breshia të Italisë. Dy shkodranë, një pukjane, një lushnjar dhe një kavajas. Si është të studiosh në Itali, si e shohin Shqipërinë dhe a duan të kthehen më në shtëpi

Nga Breshia Elton Xhanari
Diel, 30 Nentor 2008 10:08:00


Bisedë me 5 studentë shqiptarë në Breshia të Italisë. Dy shkodranë, një pukjane, një lushnjar dhe një kavajas. Si është të studiosh në Itali, si e shohin Shqipërinë dhe a duan të kthehen më në shtëpi

1

VELBANA MYFTARI: 25 VJEÇARE NGA PUKA. STUDION NË FAKULTETIN E JURIDIKUT, VITI I FUNDIT

Çfarë ju ka shtyrë të vini në Itali me studime?

Dëshira për një eksperiencë arsimore më tepër.

Cilat janë mbresat që keni mbi Italinë dhe italianët?

Kam pesë vite që po jetoj këtu. Më kanë dhënë mbështetje ekonomike dhe morale.

Jeni të kënaqur mbi çfarë dhe si po studioni?

Sido që të jesh, duhet të kesh pjekurinë e duhur për të ecur vetë.

Cila është ambicia juaj mbi profesionin e ardhshëm?

Ambicia ime më e afërt është të mbaroj provimet. Në të ardhmen do kisha ëndërr fushën e magjistraturës, dhe veçanërisht prokurorinë. Pse jo, në Shqipëri.

Le të kthejmë sytë mbrapa: krahasoni Shqipërinë që latë sapo mbaruat gjimnazin, me atë që gjetët herën e fundit që u kthyet.

Shqipëria ka përparuar. Por fusha më problematike është ajo e shkollimit. Cilësi e ulët.

Cili është pikëvështrimi juaj mbi arsimin shqiptar?

Gjimnazi për mua ka qenë një bazë e fortë, edhe pse njohuritë mbi juridikun ishin të dobëta, për të mos thënë nuk ekzistonin.

Imagjinoni një sekondë veten në krye të shtetit: cilat do ishin ligjet tuaja të para?

Mbështetje e madhe financiare në Drejtësi dhe në Rendin publik.

Përse sipas jush emigrantët shqiptarë, në prag të 2009-ës, nuk kanë akoma mundësinë e votës për vendin e tyre?

Sepse politikanët që kemi sot i frikëson e vërteta. Dhe e vërteta është që shumica e shqiptarëve jashtë e brenda vendit, nuk i do.

Çfarë do ndryshonte nëse do e kishit mundësinë e votimit?

Politikanët do na dëgjonin shumë më shumë.

Sa larg standardeve evropiane është Shqipëria?

Aty-këtu aparenca është e bukur, sidomos për ne që kthehemi në Shqipëri vetëm një herë në vit, por shumë gjëra janë sipërfaqësore, mungon substanca.

Të bëjmë një udhëtim në të ardhmen: ku dhe si e imagjinoni veten pas dhjetë viteve?

Në Shqipëri besoj. Shpresoj të gjej punë në vendin tim dhe në fushën time.

2

MEMETJON BEQO: 25 VJEÇAR NGA LUSHNJA. STUDION NË FAKULTETIN E EKONOMIKUT, NE VIT TË PARË

PËR MONEDHË DHE FINANCË.

Çfarë ju ka shtyrë të vini në Itali me studime?

Kryesorja ishte mundësia e pakët për të vazhduar fakultetin në Tiranë; me pak fjalë ishte një zgjedhje e detyruar.

Cilat janë mbresat që keni mbi Italinë dhe italianët?

Për personat me të cilët jam në kontakt në jetën studentore, nuk kam aspak mbresa negative, por kam 7 vjet që punoj dhe shoh më shumë racizëm në punë sesa në fakultet.

Jeni të kënaqur mbi çfarë dhe si po studioni?

Nga ana didaktike jam mëse i kënaqur; gjatë këtyre viteve shkolla më ka dhënë në dorë instrumente që më vonë do t'i përdor në praktikat e punës.

Cila është ambicia juaj mbi profesionin e ardhshëm?

Do kisha dëshirë të qëndroja në fushën e financës. Konsulent ndërmarrjeje nuk do ishte keq.

Le të kthejmë sytë mbrapa: krahasoni Shqipërinë që latë sapo mbaruat gjimnazin, me atë që gjetët herën e fundit që u kthyet.

Në përgjithësi jemi zhvilluar në mënyrë eksponenciale, sidomos në turizëm dhe ndërtime. Ana negative është që ka monopole, nuk ke mundësi të hysh në botën e biznesit pa suport politik.

Cili është pikëvështrimi juaj mbi arsimin shqiptar?

Unë vij nga “Qemal Stafa” i Tiranës, dhe për mua ka qenë një përgatitje shumë e mirë. Për lëndën time, më ka ndihmuar në mënyrë të veçantë matematika. Universiteti mund të ketë të gjitha cilësitë e botës, por kur studenti di që e merr provimin me para, nuk ka më vlerë asgjë.

Imagjinoni një sekondë veten në krye të shtetit: cilat do ishin ligjet tuaja të para?

Do pyesja veten: populli im për çfarë ka nevojë? Për një jetë dinjitoze. Pengesa më e madhe është korrupsioni. Do ishte sëmundja e parë që do luftoja.

Përse sipas jush emigrantët shqiptarë, në prag të 2009-ës, nuk kanë akoma mundësinë e votës për vendin e tyre?

Motivi kryesor është se politikanët e tanishëm nuk e kanë këtë vullnet sepse kanë një vizion të ndryshëm nga ne. Dhe tashmë e dinë që ne nuk kemi më besim te ta.

Çfarë do ndryshonte nëse do e kishit mundësinë e votimit?

Ana pozitive është se do ndryshonin fytyrat në politikë.

Sa larg standardeve evropiane është Shqipëria?

Nga ana ekonomike, për fat të keq, është ende larg.

Të bëjmë një udhëtim në të ardhmen: ku dhe si e imagjinoni veten pas dhjetë viteve?

Imagjinoj veten në Shqipëri, shpresoj në një profesion të mirë dhe me familje. Nuk besoj se do qëndroj në Itali, asnjëherë nuk e kam dashur një gjë të tillë.

3

ALBAN MUZAKA: 21 VJEÇAR NGA KAVAJA. STUDION NË FAKULTETIN E INXHINIERISË, DEGA E

TELEKOMUNIKACIONIT, VITI I PARË SPECIALISTIK.

Çfarë ju ka shtyrë të vini në Itali me studime?

Të gjithë vëllezërit i kisha jashtë Shqipërisë.

Cilat janë mbresat që keni mbi Italinë dhe italianët?

Kam miq italianë, shkoj fle edhe në shtëpitë e tyre. Kjo më ndihmon sepse nuk më duket më se jetoj në emigracion.

Jeni të kënaqur mbi çfarë dhe si po studioni?

Profesorët janë të gatshëm për të të ndihmuar, leksionet janë të cilësisë së lartë, dhe çdo degë ka laboratorin e vet. Gjithçka është ndërtuar për studentin.

Cila është ambicia juaj mbi profesionin e ardhshëm?

Shpresoj inxhinier telekomunikacioni, me specializim në transmetim sinjalesh.

Le të kthejmë sytë mbrapa: krahasoni Shqipërinë që latë sapo mbaruat gjimnazin, me atë që gjetët herën e fundit që u kthyet.

Nuk kam shumë që kam ikur, vetëm tre vite më parë isha një maturant. Më ka bërë përshtypje teknologjia dixhitale, por më bëjnë prapë përshtypje nga ana negative 700 partitë dhe po ata politikanë që ishin po në ato poste 20 vite më parë.

Cili është pikëvështrimi juaj mbi arsimin shqiptar?

Kur semestrin e parë universitar bëra provimet e matematikës dhe fizikës, kuptova që nga ana e shkencave ekzakte, gjimnazi im ishte i një niveli të lartë.

Imagjinoni një sekondë veten në krye të shtetit: cilat do ishin ligjet tuaja të para?

Do rregulloja shërbimin spitalor

Përse sipas jush emigrantët shqiptarë, në prag të 2009-ës, nuk kanë akoma mundësinë e votës për vendin e tyre?

Sepse, nëse votojmë ne, të gjithë politikanët në vend kanë për të humbur.

Çfarë do ndryshonte nëse do e kishit mundësinë e votimit?

Ujku, pavarësisht ngjyrës, ujk mbetet. Jam pesimist nga kjo anë, sepse nuk kemi alternativa politike po ta mendosh mirë.

Sa larg standardeve evropiane është Shqipëria?

Ne ecim përpara, por BE nuk rri në vend. Është një garë shpejtësie që nuk kemi për ta fituar ndonjëherë, nëse vazhdojmë me po këta njerëz të lodhur në drejtim.

Të bëjmë një udhëtim në të ardhmen: ku dhe si e imagjinoni veten pas dhjetë viteve?

Shpresoj të gjej punë dhe të stabilizohem në Itali. Nuk besoj të kthehem në Shqipëri.

4

EDVIN MANDIJA: 25 VJEÇAR NGA SHKODRA. STUDION NË FAKULTETIN E EKONOMIKUT, DEGA E FINANCËS DHE RISK MANAGER. VITI I PARË SPECIALISTIK.

Çfarë ju ka shtyrë të vini në Itali me studime?

Shikoja Italinë si një mundësi më e mirë për t’u shkolluar.

Cilat janë mbresat që keni mbi Italinë dhe italianët?

Me brezin e mesëm dhe me studentët kam raporte shumë të mira. Problematikat pastaj rriten në proporcion me moshën.

Jeni të kënaqur mbi çfarë dhe si po studioni?

Padyshim që po. Jam veçanërisht i kënaqur edhe për tre muajt e stazhit: një periudhë kohe ku je në kontakt direkt me botën reale.

Cila është ambicia juaj mbi profesionin e ardhshëm?

Sigurisht fusha financiare dhe ajo bankare. Ëndrra ime do ishte të punoja në Bankën Qëndrore të Shqipërisë.

Le të kthejmë sytë mbrapa: krahasoni Shqipërinë që latë sapo mbaruat gjimnazin, me atë që gjetët herën e fundit që u kthyet.

Kanë ndryshuar shumë gjëra (në infrastrukturë për shembull), por më duket sikur disa rrugë janë akoma të bllokuara, sidomos për brezin e ri.

Cili është pikëvështrimi juaj mbi arsimin shqiptar?

Erdha në Itali me një bazë të shëndoshë për sa i përket shkencave ekzakte dhe gjuhës së huaj. Por, më e rëndësishmja është që erdha në Itali me një metodë të rreptë studimi.

Imagjinoni një sekondë veten në krye të shtetit: cilat do ishin ligjet tuaja të para?

Ligji i parë që do firmosja do ishte eliminimi i taksave doganore.

Përse sipas jush emigrantët shqiptarë, në prag të 2009-ës, nuk kanë akoma mundësinë e votës për vendin e tyre?

Besoj se nga ana organizative një gjë e tillë do ishte shumë e vështirë dhe impenjative.

Çfarë do ndryshonte nëse do e kishit mundësinë e votimit?

Ndryshimet do ishin tepër relative: ndoshta në gusht do bëhej më shumë propagandë elektorale, por asgjë më tepër.

Sa larg standardeve evropiane është Shqipëria?

Nuk jemi shumë larg. Personalisht e shoh realitetin shqiptar nga një kënd optimist.

Të bëjmë një udhëtim në të ardhmen: ku dhe si e imagjinoni veten pas dhjetë viteve?

Dëshira ime është të kthehem. Por gjithçka varet nga puna që arrij të gjej. Një gjë është e sigurt: dokumentet italiane nuk kam për t’i djegur.

5

ARTAN BASHLI: 32 VJEÇAR NGA SHKODRA. STUDION NË FAKULTETIN E JURIDIKUT, VITI I FUNDIT SPECIALISTIK.

Çfarë ju ka shtyrë të vini në Itali me studime?

Kam ardhur në Itali për probleme ekonomike. Por gjëja e parë që mësova ishte që shkolla ishte ideja më e mirë për jetën time.

Cilat janë mbresat që keni mbi Italinë dhe italianët?

Popull indiferent, por nuk është Italia që pasqyrohet për shumicën e të huajve. Ka natyrisht vështirësi për t’u integruar, por më të shumtat e tyre burojnë nga ne.

Jeni të kënaqur mbi çfarë dhe si po studioni?

Marrim shumë informacione, por nuk më pëlqen mënyra autodidaktike, sepse jemi mësuar më një sistem rus kontrolli. Këtu pavarësia është e madhe, dhe nuk e di sa e ndihmon studentin.

Cila është ambicia juaj mbi profesionin e ardhshëm?

Do kisha dëshirë të bëhesha një avokat dhe një politikan i mirë.

Le të kthejmë sytë mbrapa: krahasoni Shqipërinë që latë sapo mbaruat gjimnazin, me atë që gjetët herën e fundit që u kthyet.

Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht, dhe, sikur të kthehesha në atdhe pas një kohe të gjatë larg, nuk do u besoja syve. Problemi kryesor për mua ngelet mentaliteti ynë mendjengushtë që nuk na lë të ecim përpara. Duhet të ndryshojmë përditë nga pak, pa humbur traditat e mira që kemi.

Cili është pikëvështrimi juaj mbi arsimin shqiptar?

Sistemi shkollor shqiptar, për sa i përket lëndëve sociale, është i ndikuar nga regjimi i kaluar, ndërkohë që shkencat ekzakte janë më të zhvilluara.

Imagjinoni një sekondë veten në krye të shtetit: cilat do ishin ligjet tuaja të para?

Ligji i parë që do firmosja, do ishte reforma e drejtësisë. Duhet rikthyer besimi te shteti.

Përse sipas jush emigrantët shqiptarë, në prag të 2009-ës, nuk kanë akoma mundësinë e votës për vendin e tyre?

Për dy faktorë: së pari falë çorganizimit tonë, sepse ne mezi sigurojmë mbarëvajtjen e votimit në vend, jo më jashtë shtetit. Së dyti kam përshtypjen që politika shqiptare ka frikë nga emigrantët.

Çfarë do ndryshonte nëse do e kishit mundësinë e votimit?

Duke na dhënë të drejtën e votës, do saldohet më shumë lidhja morale dhe ekonomike me Shqipërinë. Të mos harrojmë që emigrantët investojnë gjithmonë e më pak në vendin e tyre, dhe me të ashtuquajturën “gjeneratën e dytë”, do bëhet akoma më keq.

Sa larg standardeve evropiane është Shqipëria?

Besoj se Shqipëria në përgjithësi është larg. Aparenca luksoze e shtresës së lartë të gënjen. Blloku nuk është Tirana, dhe Tirana nuk është Shqipëria, dhe mos të harrojmë që në Evropë nuk do futet vetëm Blloku.

Të bëjmë një udhëtim në të ardhmen: ku dhe si e imagjinoni veten pas dhjetë viteve?

Ëndrra ime është të gjej veten në Shqipëri, në shërbim të njerëzve, dhe në shërbim të vetes.

Marre prej Gazets Shekulli Online

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Loris
Tue Feb 03 2009, 12:51am
Veni-vidi-vici !!

Registered Member #2417
Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pm

Posts: 2261
Mrapa

Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme!
Back to top
Edmond-Cela
Tue Feb 03 2009, 01:02am
Rrushi


Registered Member #977
Joined: Mon Jul 30 2007, 10:12am

Posts: 3038
une e shoh perpare. jam me at studentin e fundit qe ne shqiperi duhet nderru mentaliteti

Pa Buk e Pa uje Rri, por Pa Bukuroshet e ShkodraOnline nuk Mund te Rri!!


Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3766 sec, 0.0889 of that for queries. DB queries: 68. Memory Usage: 3,227kB