Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Guzhina Shkodrane - Gatimi Tradicional
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kuzhina serbe “pushton” bulevardin
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
belgium
Sun Jul 18 2010, 09:06am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Një restorant provizor, me 12 punëtorë serbë, ka zbarkuar në sheshin përpara Piramidës, ku shërbehen bërxolla derri, pieskavice, qofte të vogla e suxhukë të gatuar në zgarë. Sipas organizatorëve, kjo sofër e përbashkët shqiptaro-serbe është pjesë e një bashkëpunimi kulturor dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Serbisë

Kuzhina serbe “pushton” bulevardin

– Bërxolla derri, qofte e suxhukë të zgarës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht në sheshin para Piramidës. Tani që kioskat e qofteve dhe pulave të pjekura, që dikur mbushnin qendrën e Tiranës, janë harruar ose zhvendosur në periferi, tymi i zgarave dhe era e mishrave të pjekur në bulevard është kthyer si ekstravagancë, me lejen e bashkisë sigurisht. Ata që kanë zbarkuar me zgara e prush në sheshin përpara Piramidës nuk janë ambulantë shqiptarë, por punëtorë serbë të një prej rrjeteve më të njohura të restoranteve tradicionale në Serbi. Kanë ardhur të “pushtojnë” me guzhinën e tyre Tiranën, por edhe Durrësin e Vlorën, ku gjithashtu janë ngritur restorante të tilla provizore. Filiale të këtyre restoranteve me kuzhinë sllave, të quajtur “Perper” (që është paraja e lashtë malazeze), ka prej kohësh edhe në Holandë dhe Gjermani, por jo të vendosur në natyrë.
Zbarkimi gastronomik i serbëve në Tiranë duket se ka qenë i suksesshëm dhe në më pak se një muaj ata kanë krijuar tashmë klientelën e tyre, njerëzit e bulevardit, me të cilët nuk kemi parasysh ata që frekuentojnë qebaptoret, pasi çmimet e specialiteteve sllave që gatuhen në restorantin provizor përpara Piramidës, nuk janë për xhepat e atyre të fundit. Megjithëse serviren shpejt e shpejt në tavolina e karrige plastike, poshtë çadrash të vendosura nën diell, pranë trotuarit në rikonstruksion dhe rrugës ku rendin në çdo çast plot zhurmë makina të pluhurosura, gatimet e serbëve nuk kanë kaluar pa tërhequr vëmendjen dhe sidomos oreksin e kalimtarëve.
Milisav Shuroviç, 40 vjeç, nga Beogradi, që kryen edhe funksionin e drejtorit serb të restorantit (ka edhe një partner shqiptar), thotë se gatimi më i preferuar nga shqiptarët në restorantin serb është pa dyshim bërxolla e derrit e tymosur. Ai tregon se bërxolla, ashtu si edhe suxhukët e qoftet, përgatiten tërësisht në Serbi dhe vetëm sa gatuhen në Tiranë. Madje shton se edhe mishi merret nga kafshët e mbarështuara vetë dhe nuk blihet në treg. Milisavi (që nuk di asnjë fjalë shqip dhe me të cilin merremi vesh nëpërmjet përkthyesit malazez me origjinë shkodrane) na tregon se specialiteti i tyre kryesor në restorant janë pieskavicet, lloj qoftesh të mbushura me djathë dhe proshutë, të cilat kanë patur sukses edhe në Tiranë, pavarësisht çmimit relativisht të shtrenjtë.
Të gjithë punëtorët e restorantit janë serbë, deri edhe pastrueset. Një staf prej 12 vetësh punon në restorantin te Piramida, por dy grupe të tjerë serbësh janë vendosur në Vlorë e Durrës, ku Milisavi na thotë se po pëlqehen gjithashtu gatimet serbe. Menaxheri shqiptar preferon ta quajë këtë nismë si një lloj bashkëpunimi kulturor ndërmjet dy vendeve. Ai na shpjegon se për herë të parë, këto lloj gatimesh tërhoqën vëmendjen në Tiranë gjatë zhvillimit të panairit Klik Ekspo-Group dhe u vendos që të vinin me një restorant provizor, i cili do të qëndronte i hapur për afro një muaj këtu. Duket se po ky restorant provizor në natyrë, është një lloj testimi për të parë mundësinë e sjelljes së specialiteteve serbe në tregun shqiptar. Krejt të ligjshme interesat tregtare të serbëve, me të cilët shqiptarët kanë nga ana tjetër marrëdhënie shumë të hershme tregtare!



Edhe kosovarët në “sofrën” serbe

Duket se për vetë punëtorët serbë që gjenden në Tiranë, nuk ka qenë e lehtë të vijnë të punojnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk u kanë treguar familjarëve se ku po shkojnë të punojnë, pasi nuk do t’i kishin lejuar, për shkak të paragjykimeve të natyrës nacionaliste dhe për shkak të rrethanave që dihen tashmë. Megjithatë, tregojnë se janë të befasuar nga pritja dhe mirësjellja e shqiptarëve ndaj tyre, edhe pse përmendin rastin e ndonjë klienti kosovar që kur ka marrë vesh se aty gatuajnë serbët, është ngritur e ka ikur nga restoranti. Por ka patur plot nga ata klientë kosovarë që kanë vazhduar të hanë me shije pieskavicet, duke i kërkuar edhe një birrë kamerierit serb, për lehtësi komunikimi, në serbisht.

Back to top
::bud::
Sun Jul 18 2010, 09:43am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ku asht ky sheshi i Piramides ne Shkoder?
Back to top
belgium
Mon Jul 19 2010, 08:18am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
::bud:: ka shkruar:

Ku asht ky sheshi i Piramides ne Shkoder?


mas ban demek se se ke lexu shoku por edhe aty ne ket shesh ka shku bashk me specialist serb edhe disa shkodran ..dmth trego pak qytetari ne vend se me tregu ironi zotni bud...po ato njerez(shkodran)qe kan hap rosticeri ne bruxelles, amsterdam nuk i pranon ti ne ket faqe ??
me habit fakti se si shum disa prej jush keni mendime shum te mykuna .......keni vetem me vetem nenin e kundershtimit o ju o askush ktu.
Back to top
LUPEN
Wed Feb 10 2016, 02:12am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kuzhina serbe: bërxolla derri, qofte e suxhukë në zgarë.

Këtë e quan kuzhinë!!!!

Nuk e kam lexu me kohë (e nuk i vë faj vedit, duke parë titullin) se do isha përgjigjë ndryshe

[ Edited Wed Feb 10 2016, 02:12am ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2568 sec, 0.0838 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,578kB