Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Avokati Smith: Vendimi i Hagës – shokues
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Artani
Wed Jul 21 2010, 02:35pm

Registered Member #3191
Joined: Wed Jul 29 2009, 11:30pm

Posts: 262

Share
Gregor Gaj Smith, avokat i ish pjesëtarit të UÇK-së, Lah Brahimaj, u shpreh sot jashtëzakonisht i befasuar për vendimin e Dhomës së Apelit të Tribunalit të Hagës, që të bëhet rigjykim i pjesërishëm, për klientin e tij, për Ramush Haradinajn dhe për Idriz Balajn.
“Vlerësoj se vendimi është shokues. Është shumë gjë e rrallë, që një dhomë apeli ta kthejë vendimin për lirim, siç ka ndodhur në këtë rast”, tha avokati Gregor Gaj Smith, para gazetarëve në Hagë.
AAK: Rigjykimi i Haradinjat, lajm shumë i keq për Kosovën
Njoftimi për rihapjen e pjesërishme të gjykimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, është “një lajm shum i keq për AAK, për qytetarët e Kosovës, për shtetin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me rastin e vendimit të Dhomës së Apelit të Tribunalit të Hagës, për rigjykimin e pjesërishëm të zotit Haradinaj dhe të dy ish pjesëtarëve të UÇK-së, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
AAK- është “tejmase e befasuar me vendimin e Tribunalit të Hagës, veçmas kur dihet se me një vendim të Shkallës së Parë të Këtij Tribunali, më 3 prill të vitit 2008, Haradinaj është shpallur i pafajshëm prej të gjitha akuzave”, thuhet mëtutje në deklaratën e AAK-së.
AAK-ja thekson se proceset politike në Kosovë, “veçmas ato që pasojnë në vijim të shpalljes së qëndrimit këshillëdhënës të GJND-së në Hagë, më 22 korrik, do të dëmtohen thelbësisht”.
Në reagimin e AAK-së, mëtutje shkruan se “gjatë gjithë këtyre viteve të rënda për të, për familjen e tij, për AAK-në, Ramush Haradinaj është dëshmuar si njeri i fjalës, i parimeve, i respektimit të Ligjit dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare”.
Aleacna për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e sigurt se pas rigjykimit të pjesërishëm, kryetari i saj, Ramush Haradinaj, “do të shpallet plotësisht i pafajshëm”.
Gjini: Jemi të shokuar
Rigjykimi i pjesshëm në rastin Haradinaj nuk i ndihmon asnjë procesi në Kosovës, thotë Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Gjini, Dhoma e Apelit të Gjykatës së Hagës vendosi për rigjykim të pjesshëm për rastin Haradinaj. Si e ka pritur këtë vendim Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës?
ARDIAN GJINI
Ne sot kemi qenë seriozisht të befasuar dhe të shokuar. Ka qenë krejtësisht e papritur për ne, jo vetëm për faktin se ne besojmë në pafajësinë e tij dhe se njëherë ishte liruar me vendim unanim të Gjykatës, por edhe për faktin që ka ndodhur në një moment tepër të rëndësishëm për Kosovën, pra vetëm një ditë para se të jepet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në kohën kur kërkohen bisedime me Serbinë.
RADIO EVROPA E LIRË
AAK-ja, në një kumtesë të lëshuar, ka pohuar se pas këtij vendimi proceset politike mund të dëmtohen seriozisht. A mund ta shpjegoni më hollësisht këtë pohim?
ARDIAN GJINI
Kryetari i partisë më të madhe opozitare është larguar nga skena e Kosovës në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe kjo vetvetiu shkakton problem.
Kryetari Haradinaj, gjatë të gjitha këtyre viteve, ka qenë ndër faktorët kyçë në skenën e Kosovës dhe një zhvillim i tillë në rastin më të butë shkakton ndjenja të këqija te qytetarët.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Gjini, kohëve të fundit është folur shumë për bisedime teknike me Beogradin dhe të tjera. Si do të mund të reflektohet kjo në skenën politike, në çastin kur lideri i opozitës ndalohet në Hagë?
ARDIAN GJINI
Mendoj se të gjitha prospektet për suksese në Kosovë zbehen pas një zhvillimi të tillë. Pa dashur të paragjykojmë, më duhet të them se kjo ka shkaktuar ndjenja shumë të këqija në Kosovë.
Mendojmë se nuk ka qenë dashur të ndodhë kështu dhe se kjo nuk i ndihmon asnjë procesi në Kosovë, para të cilit mund të gjendemi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1768 sec, 0.0274 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,475kB