Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Shqiptaret shtojne perdorimin e kartave te kreditit
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Artani
Sat Jul 24 2010, 03:08pm

Registered Member #3191
Joined: Wed Jul 29 2009, 11:30pm

Posts: 262
romovimi i përdorimit të gjerë të parasë elektronike nga qytetarët shqiptarë përmes kartave të kreditit është kthyer në një nga elementet e fushatave sensibilizuese të bankave shqiptare kohët e fundit. Prej kohësh bankat vijojnë të promovojnë avantazhet që sjell për konsumatorët dhe klientët përdorimi i tyre. Në një raport të publikuar dje, pohohen avantazhet e të paguarit me kartë si një sjellje konsumatore tipike e qytetarëve europianë, të cilët udhëtojnë pa mbajtur sasi të mëdha parash me vete. Duke pohuar madje se kjo ka më shumë rëndësi tani në sezonin veror, ndërsa janë duke lëvizur në vende të ndryshme për të pushuar. Mesazhet e bankave gjatë këtij muaji janë shtuar, ndërkohë që në të gjitha filialet e tyre ofertat për promovim dhe përdorim të kartave të kreditit janë shpeshtuar. Bankat ftojnë pushuesit e pajisur me një kartë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të udhëtojnë lehtë, pa mbajtur para të tepërta me vete, sepse për shpenzimet e kryera në POS-et PCB nuk mbahet asnjë komision.
Qytetarët shqiptarë që mbajnë me vete kartë krediti ndihen si çdo qytetar europian, sepse mund të kryejnë blerje nëpërmjet internetit apo rezervime online me kartat tona, të cilat përdoren kudo në botë.
Kjo fushatë e operatorëve bankarë përkon me sezonin aktual veror, ku lëvizjet e shqiptarëve në hapësirën rajonale janë shtuar së tepërmi. Sipas njoftimit të gazetës “Lajm” në Shkup, vetëm gjatë 6-mujorit të fundit nga Maqedonia kanë vizituar Shqipërinë rreth 200 mijë pushues. Pohime nga pika kufitarë e Qafë-Thanës, në hapësirën e Maqedonisë shtojnë se gjatë këtij muaji janë rreth 100 mijë qytetarë të këtij shteti që kanë shkelur Shqipërinë, duke frekuentuar zonën bregdetare shqiptare. 
Fluksi i pushuesve ka shënuar rritje të jashtëzakonshme prej fillimit të korrikut, kur në vendlindjet e tyre në Maqedoni masivisht kthehen mërgimtarët shqiptarë nga vendet perëndimore. Një pjesë të pushimit të tyre ata vendosin ta kalojnë edhe në bregdetin shqiptar.
Janë bukuritë e bregdetit, mikpritja, por edhe çmimet e volitshme që tërheqin ata të kthehen sërish në Shqipëri, por edhe lehtësirat që ofrohen në tregun shqiptar, përfshi edhe mundësitë për të operuar me valutë.

Burimi: Gazeta Shqip
Back to top
belgium
Sat Jan 29 2011, 09:36pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Jo nuk jan carte credit por debiti,zoteri.edhe tjetra ajo raifessen bank ma skandal se asht bashk me pro credit bank.Banka ma e mire ne shqiperi asht SOCIETE GENERALE ALBANIA.ajo asht filial i bankes popullore franceze.Gjithsesi prap mire qe arritme me u ndergjeqsu sa do pak......
Back to top
lissandro
Tue Sep 06 2011, 05:17pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
belgium ka shkruar:

Jo nuk jan carte credit por debiti,zoteri.edhe tjetra ajo raifessen bank ma skandal se asht bashk me pro credit bank.Banka ma e mire ne shqiperi asht SOCIETE GENERALE ALBANIA.ajo asht filial i bankes popullore franceze.Gjithsesi prap mire qe arritme me u ndergjeqsu sa do pak......




hahahah pse Belgium nuk kan besim me dhan kredit ne shqiperi, apo nuk i kthen kush ma.(birr)

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1962 sec, 0.0295 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,530kB