Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: VLLAZNIA JONE
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ekipi i Vllaznisë do të gjejë temperatura më të ulta në Serbi, atje ku do të vazhdojnë stërvitjen ..
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
belgium
Mon Jul 26 2010, 07:48am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
E kanë mbyllur me shumë dëshirë stërvitjen në Shkodër futbollistët e Vllaznisë. Të stërlodhur nga vrapimi dhe mbi të gjitha nga vapa e madhe, ata i janë gëzuar së tepërmi ikjes nga qyteti i tyre dhe vajtjes në Serbi, aty ku mendohet që temperaturat të jenë më të ulëta. Ka mjaftuar të dëgjohej vërshëllima e fundit e bilbilit të trajnerit Radonjiç paraditen e djeshme, që sinjalizonte përfundimin e stërvitjes së fundit dhe të gjithë futbollistët njëkohësisht kanë duartrokitur gjatë dhe kanë lëshuar thirrje të ndryshme, duke shprehur kënaqësinë e tyre që mori fund një kalvar i tillë stërmundimi në temperatura 40 gradë.

Në fakt, ishte edhe e bukur t’i shikoje futbollistët e Vllaznisë që në çdo moment pauze të stërvitjes të vraponin drejt kovave dhe shisheve të ujit për t’u freskuar, madje bërë edhe qull. Njëri prej futbollistëve, që ishte i gjithi i lagur, bënte humor: “Thonë pastaj që futbollistët e Vllaznisë nuk djersijnë në fushë. Ne jo vetëm djersijmë, por jemi të qullosur krejt.” Pas përfundimit të seancës së paradites (pasditja ka qenë pushim), trajneri Radonjiç, me një listë në dorë, ka lexuar emrat e lojtarëve që të dielën (sot) do të niseshin për në Serbi.

Sigurisht, mund të ketë pasur edhe ndonjë pakënaqësi tek elementi i ri, megjithatë vetë trajneri malazez në fund të stërvitjes ka mbledhur grupin dhe në prani edhe të zëvendëstrajnerit të ekipit të të rinjve Samuel Nikaj, u ka komunikuar atyre lojtarëve që nuk do të jenë në Serbi planin e punës për periudhën kur nuk do të jenë me skuadrën. Sipas Radonjiçit, përzgjedhja e lojtarëve që do të jenë pjesë e ekipit të parë nuk mbaron tani, por një javë përpara nisjes së kampionatit dhe prandaj ai u ka këshilluar këtyre lojtarëve të rinj të vazhdojnë punën në mënyrë sistematike.

Lista e lojtarëve që udhëtojnë sot drejt Serbisë
1. Miroslav Vujadinoviç
2. Armir Grimaj
3. Fabiol Rexhepi
4. Dritan Smajli
5. Blazho Rajeviç
6. Sadush Danaj
7. Olsi Gocaj
8. Ilir Nallbani
9. Arsen Sykaj
10. Amarildo Belisha
11. Edon Hasani
12. Albert Kaçi
13. Armando Vajushi
14. Ndriçim Shtubina
15. Ari Djepaxhija
16. Ansi Nikaj
17. Ervis Kraja
18. Vioresin Sinani
19. Valdano Nimani
20. Liridon Kukaj
21. Alis Baçi
22. Eklen Hotaj
23. Stivi Shaba
24. Daniel Jumiç


[ Edited Mon Jul 26 2010, 07:49am ]
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2514 sec, 0.1028 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,469kB