Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Pse flasin shkodranët tosknisht?
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Tue Aug 24 2010, 05:38pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pse flasin shkodranët tosknisht?

Na ka lanë një gja me vlerë: librat. Aso librash, që kur u rrita unë, nuk gjendeshin në Bibliotekën e Qytetit, tek profesor Bebeziqi, ku shkoja shpesh. Ato ishin libra “të ndalueme”: Fishta, Koliqi, Anton Harapi, Konica

Kelmend Gruda

Tue qenë se gjatë stinës turistike (verës) nuk mundem me lëvizë prej Treviso (Itali), ku banoj e punoj, kthehem në Shqipni një herë në vit,për Pashkë. Aq janë edhe pushimet e fëmijëve, një javë kohë.

Vitet e para kthimi në Shkodër për mue ka qenë gjithmonë plot emocione.Por ja, me kalimin e viteve, në vend të emocioneve, ndjej zhgënjim,shpesh herë edhe trishtim të vërtetë. E arësyet janë ma se një, po sotdo t’ju tregoj për zhgënjimin e fëmijëve të mijë, veçanarisht vajzës14-vjeçare.

Ime shoqe dhe unë kemi kambëngulë me u mësue fëmijve shqipen, me e folë,me e lexue e me e shkrue. Vajza ka ardhë këtu pa mbushë vitin, kursedjali asht le këtu.

U kemi mësue shqip, po shqipen tonë, mbarëkomëtare, jo thjeshtë tëfolmen e Shkodrës ku jam le e rritë unë, kurse ime shoqe asht prej Hoti.E flasin mirë, lexojnë rrjedhshëm e shkruejnë jo fort keq (me ndonjë gabim, natyrisht).

Mirëpo, vitet e fundit, kisha vu ore se vajza kishte ma pak dëshirë medalë me moshataret. Veçanarisht këte pranëverë (për Pashkë) m’u duk edhepak e bezdisun.

Një ditë u kthye në shtëpi e më pyeti: Pse flasin shkodranët tosknisht, ba?
Nuk mujta me i kthye përgjegje shpejt. Joqë nuk i kam kthye ende përgjegje. Këte punë po e baj sot, pra, po i kthej përgjegje sime bije,njëherësh “po u trokas” në ndërgjegje bashkëqytetarëve të mijë.

Më pat thanë dy vjet ma parë një shok gjimnazi, tashti mësues letërsienë një shkollë të mesme, se të rijtë tashma nuk kuptojnë e lexojnë rrjedhshëm as Migjenin. E sime bije njena prej shoqeve i kishte thanë:U, sa trashë flet ti!?

M’u kujtue një mësues i imi, që më ka dhanë letërsi në vitin e dytë e tëtretë të gjimnazit (nuk po ia përmend emnin meqë ka ndrrue jetë). M’udrejtue një ditë: “Ju të deklasuarit edhe në të folur e shprehni qendrimin tuaj reaksionar”. Nuk i pata kthye përgjegje atëherë (edhe prej frike), nuk kam në mend me i kthye përgjegje as tash, pse edhe aima i padijtuni e kupton nga i lindte kjo ide makabër mësuesit tonë“standard”: “… edhe në të folur e shprehni qendrimin tuaj reaksionar”.

Tash, tue dashtë me i kthye përgjegje sime bije, përshkova me mend 70 vjetët e fundit të historisë sonë. Gjaja e parë që më erdhi në mendishte vrasja e gjyshit prej partizanëve (si quheshin prej popullit Brigada e Ndjekjes e toger Babës) më 1946, pse ky, flitej se kishtethanë: “E fituem lirinë me gjak. Po pranojmë ripushtimin pa gjak”(kupto: po bahemi republikë e shtatë e Jugosllavisë me dashjen tonë).Nuk ka asnjë dokument gjyqi, bile as akt vdekje të tij. Thanë se ishteanmik dhe kaq, shkoi hups, tue lanë jetim tim atë 4 vjeç.

Gjyshja u kthye tek prindët e saj, në gjini – si thuhej atëherë – po nuku martue ma. Dajat e babës nuk ishin “të deklasuem”, kështuqë, në mostjetër, vazhdoi gjimnazin, po atë gjimnaz që kam ndjekë edhe unë, “29Nandori”, Shkodër.

Mirëpo, kur ishte maturant, student i shkëlqyeshëm, dikush u kujtue se ikishin pushkatue të atin e përfundoi traktorist në Fermë të Shtojit,deri sa doli në pension invalidateti më 1987, po nuk jetoj gjatë, ma pakse nandë muej mbas daljes në pension..

Na ka lanë një gja me vlerë: librat. Aso librash, që kur u rrita unë,nuk gjendeshin në Bibliotekën e Qytetit, tek profesor Bebeziqi, kushkoja shpesh. Ato ishin libra “të ndalueme”: Fishta, Koliqi, AntonHarapi, Konica …
Pra na lexonim edhe ndrysh nga standardi i 1972.
Mirëpo, kur ra diktatura, mendova se do t’i baheshin ndreqjet e duhunastandardit, pse, simbas meje, ai u sendërtue ashtu, e folme e njëkrahine impunue gjithë shqiptarëve, andej e këndej kufinit.
Jo, asgja nuk ndryshoi, përkundrazi. Puna shkoi deri atje sa ime bijë të më pyesë: “Pse flasin shkodranët tosknisht, ba”?
Kam mendue gjatë dhe kujtoj se e kam gjetë përgjigjen:
- Pse në pushtet, në të gjitha institucionet, edhe ato shkencore, janë po ata që vranë gjyshin tim, ose bijtë e tyne a nipat;
- Pse ata duen të ruejnë të paprekun një histori të fallsifikueme fund ekrye, një gjuhë mjet, ndër t tjera, për tjetërsimin e shqiptarëve;
- Pse ata duen t’i mbajnë sa ma larg Fishtën, Harapin, Koliqin, Martin Camajn e “të gjithë të mallkuemit prej tyne”;
- Pse ata, bijë të krimit, duen t’i kenë duert e lira me vazhdue ”veprën” e baballarëve të tyne.
E ia kanë dalë m’anë, deri sa edhe shkodranët flasin tosknisht.

© Copyright 2009 - Rrokum TV
trokit ketu

[ Edited Tue Aug 24 2010, 05:38pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Ultra-Shkodrane
Sun Sep 05 2010, 04:43pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Kjo ka ndodh prej injorancet se s'dine domethanjen e vertet te kulturs dhe historise shkodrane.
Kur e kane nryshu Shkodrant e vjeter qi asht dasht me rujt me cdo kusht kulturen e tyne, ca pret prej Shkodranve te ri. Nejse prap ka Shkodrane me kulture qi e mrojn me fanatizem Gegnishten, por jane te pakt e si kupton kush se shkodren si thashe masiper e ka myte injoranca e varfnija.
Back to top
belgium
Fri Sep 10 2010, 11:03am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
injoranca dhe varfnija kekan aa problemi i nryshimit te folunit ???
mendoj se n varfni ska koh me ju pershtat atyne tipave ose nryshe VIP-ave t sotem n shkoder qi dojm me na u hek si aristokrat m e tangardhekun e tyne ku t bijn n sy prej n avjon.
zotni gabohesh shum me i akuzu t varfnit eshkodres se janvetem ikaja klas shoqnijet qi ka met ma origjinale ne shkoder.
e n lidhje me ket deformim linguistik asht natyrshem se ka ndiku diktatura sbashku me kohen e re ku cdo gj asot duhet me ju pershtat teknologjis...celularit, internetit,gazetes, revistave apo medias televizive..jam dakord me hi sot ne universitetin eshkodre sdhe n te gjitha shkollat publike kjoft edhe ato private ne veri t vendit te shkruhet e flitet ashtu si asht origjina..

[ Edited Fri Sep 10 2010, 11:04am ]
Back to top
Ultra-Shkodrane
Wed Sep 15 2010, 07:16pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
belgium ka shkruar:

injoranca dhe varfnija kekan aa problemi i nryshimit te folunit ???
mendoj se n varfni ska koh me ju pershtat atyne tipave ose nryshe VIP-ave t sotem n shkoder qi dojm me na u hek si aristokrat m e tangardhekun e tyne ku t bijn n sy prej n avjon.
zotni gabohesh shum me i akuzu t varfnit eshkodres se janvetem ikaja klas shoqnijet qi ka met ma origjinale ne shkoder.
e n lidhje me ket deformim linguistik asht natyrshem se ka ndiku diktatura sbashku me kohen e re ku cdo gj asot duhet me ju pershtat teknologjis...celularit, internetit,gazetes, revistave apo medias televizive..jam dakord me hi sot ne universitetin eshkodre sdhe n te gjitha shkollat publike kjoft edhe ato private ne veri t vendit te shkruhet e flitet ashtu si asht origjina..

Pse kush na kenka per ty arsyja e te nryshumit te dialektit ????? Belgjika
Sjam zotni se e njof vedin se jam zoj.

Pse ca asht diktatura ne qoft se nuk asht ishte injoranc ?????
Pse ca asht prapametja ne qoft se nuk asht injoranc ?????

Njiri nryshon per mire dhe e pasunon gjuhen e kulturen e vet, por gjuhen e nryshon vetem se s'ka rrespekt per gjuhen e tij e per kulturren e tij. Shkurt i duket vedja kerkushi, pra s'ka as kulture e as dije me vlersu kulturen e vet asht injorant.

Kur te impunohen gjanat (si shtypi e Tosknishtja sot) njiri i dishem nuk asimilohet por e kunershton me force dhe e run me fanatizem kulturen dhe cdo gja kultunore te vleftshme.
Kurse injoranti asimilohet se kujton se asht tuj u civilizu.

Shkodrani sado i dishem ka nevoje mu zhvillu e eduku deri sa te desin, si asht pa eduku gjithmone qysh se asht kriju Shkodra, por Shkodrani s'ka nevoje me ja adoptu kulturen dhe trashigimine gjuhsore kerrkuj mbi kyt bote se ka kene gjithmone burimi dhe themeli i kulturs Shqitare ne cdo qelize te tij.

Mire po injoraqnca e diktaturs te Enverit dhe Berishs deshti e don me na mush menen se na Shkodrant jena njers pa marke dhe ja ka mrrit qellimit, se kastan njerzit si ti flasin kshtu, e kastan rinia lahet trushe me injorancen qi ka pushtu Shkodren dhe Shkodranin qi me prqnu me varros kulturen e vet tuj varros dialektin dhe krejt mrekulline qi i ka dhane kulturse Shqiptare ezistencen e trashigimi t'pa krahasushme.

[ Edited Wed Sep 15 2010, 07:20pm ]
Back to top
belgium
Sun Sep 19 2010, 09:46am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Ultra-Shkodrane ka shkruar:

me fal zonje e nderume per ngatrimin ...
per mendimin tem dikatatura ishte nji rregjim e jo injoranc zonje, ashtu sic asht demokracia stil rregjimi e po ne demokraci exsiston me shumic injoranca.
diktatura ka prodhu varfni e nji koh edhe thjeshtesi por ne demokraci ka vetem dy klasa at injorancen etheksume dhe varfnin e krijume prej injorantit kapitalist pse jo edhe pa shkoll ku lirshem po krijon
korrupsion ....ku te thjeshtit nuk po i degjon kush .
Shkodra dhe shkodrant zonje hala ecin me qa kena ken dikur ....mburren hala me migjenin e pashko vasen enji koh harrojn me ec me t sotmen ku ke s adush ti njerez edhe ma te shqum s eato para 100vjetesh e kjo po tregon sot s eshkodra ka aarrit ne kulmin e saj te harreses e natyrshem ka dominu tosknishtja se vetem prej atyne ka met e sotmja me u dallu..
qa dojm ne me pretendu kur nji koh n bashki ska tradit??
ne bashki ska formular ne t folunen ton?
n bashki nuk flitet shkodranshe..
ne shkoder pankartat dhe urimet shtypen ne dialekt fantom...
e ti den me u justifiku me qa zonje?/
vetem me at qe shkodrani eka ves tuj kja tan diten aaaa?/

krejt thjesht asht e kjart se shkodrant e flasin tosknishten vetem prej tangardhekut e dhe edyta duhet pranu se jena me nji dialekt ma kompleks n krahasim me kusurin eshqipnis ...don me than i pershtatena ma leht dialekteve tjera..
merr nji shembull ti neper vende te botes se si e sashpejt arrin me kap nji gjuh te huj shkodrani ne krahasim me shqiptart etjer....

[ Edited Sun Sep 19 2010, 09:50am ]
Back to top
jimm
Sun Sep 19 2010, 10:15am

Registered Member #2202
Joined: Mon Aug 04 2008, 08:56pm

Posts: 725
per mendimin tem asht ma e rancishme pastrimi i gjuhes manej rujtja e dialektit. sa her vi ne shqipni shof i nryshim edhe te fmit, edhe sban vaki me than i fjali deri komplet pa fut fjalen: ropt e shpis e shum tjera.
Back to top
Cen Durimadhi
Sun Sep 19 2010, 10:24am
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
pash allahilen mas leni nam se skam ni deri tesh naj shkodran tu fol tosknisht veq ato si jan te ardhun prej toskve

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
lissandro
Wed Aug 31 2011, 05:50pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Cen Durimadhi ka shkruar:

pash allahilen mas leni nam se skam ni deri tesh naj shkodran tu fol tosknisht veq ato si jan te ardhun prej toskve

Hahahahah Cen kan fillu tak tuk

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
LUPEN
Sun Jan 29 2017, 03:32am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Opinioni i jem, që nuk jam ekspert në fushën e gjuhësisë, asht ...

1. Nuk mendoj se «shkodranët flasin tosknisht». Jam dakort që vitet e fundit, sidomos ndër të rinjtë, evidentohet njifarë "hollim" i dialektin. Por me ç'ka po hollohet se!? Ndikimi ma i madh vjen nga ajo që njihet sotpërsot në vendin tonë dhe në botë si gjuha zyrtare e Shqipnisë. Ky asht realiteti (Kushtetuta e Shqipërisë - Neni 14 - Nr 1: Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja). Mandej, a na pëlqen a nuk na pëlqen, a ka fjalori ma shum fjalë tosknisht a gegnisht dhe se a mund të quhet shqip gjuha që kanë zgjedhun për t'u mësue në shkollë e për t'u përfaqësue me të nëpër botë, asht punë tjetër; janë ba kongrese e mbledhje, me pjesëmarrjen e shum gjuhëtarëve, q'e kanë vendosun. Unë s'kam njohuri të mjaftueshme që me diskutue mirëfilli në lidhje me kët çeshtje, por dua të dal këtu: t'u pasë parasysh, pra, që gjuha zyrtare mësohet në shkollë, flitet në tv e radio dhe shkruhet nëpër revista e gazeta zyrtare e jo, më duket e arsyeshme dhee natyrshme ndikimi që sjell në mënyrën e komunikimit e, si rrjedhojë, në përziemjen midis dialektit dhe gjuhës zyrtare. Vlen gjithashtu të kemi prezent edhe faktin që, njohja mirë e gjuhës zyrtare (sidomos të shkruarit korrekt) asht nji domosdoshmëri jo vetëm për studentët por edhe për ata persona që punojnë ose që mendojnë të punojnë në disa fusha, si shtetërore ashtu dhe private.

2. Ç'ka mundet me ba prindi (rrethi familjar) për m'e trashëgue dialektin te fëmija (nipi/mbesa)!!? - Mendoj se përveçse me folë vazhdimisht n'dialekt, nuk shikoj mënyrë tjetër. Por edhe kjo mënyrë ka efektet e veta: a) fëmijët mësohet vetëm t'u e ndigjue (nuk m'ka rastisun me pa prindër që ulen me ua mësue fëmijëve si m'e shkrue gegnisht) e kjo vihet re shpeshherë kur lexojmë shkrimet e disa personave që përpiqen me shkrue n'dialekt; b) krijon konfuzion te fëmijët. M'ka qellue me pa disa raste ku fëmijë, n'fletore të detyrave, me shkrue ashtu si u flet prindi n'shpi. Mirëpo, kur kanë shkue n'shkollë, mësuesi/mësuesja i ka qortue ose i ka vu notë të keqe.

3. Ç'ka mundena me ba në rang kombëtar!!? - Kam lexue para do kohe nji artikull ku shkruhej se duhet futur Fishta në librat shkollor, dhe jam krejt dakort me artikullshkruesin. Bile kishe me futë edhe Shantojen (që m'pëlqen fort) e shum tjerë.

4. Në mbyllje - Jam dakort me komentin e Jimm (Sun Sep 19 2010, 11:15AM) dhe po i shtoj edhe dy gjana. Pjesa ma e madhe e atyne që kanë me lexue këta pak rreshta që kam shkrue, do të vërejnë gabimet drejtëshkrimore që kam ba. E kjo lidhet me faktin që përmenda sipër, se nuk jam njohës i mirë si i gjuhës zyrtare ashtu dhe i dialektit. Megjithatë, vetëm nji pjese të vogël kanë me ua "vra" synin/veshin përdorimi, me dashje, i disa fjalëve që nuk janë në fjalorin e shqipes:

ekspert, evidentohet, prezent, konfuzion.

Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 
Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3374 sec, 0.0994 of that for queries. DB queries: 47. Memory Usage: 2,759kB