Forums
Go to page  1 2 3 ... 22 23 24
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Vaskja
Tue Mar 05 2013, 04:27am
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
Paradoksi i mendimtarit
dhe qe ne kte menyre qe Jeta u shfaq
ne nji cep te rastesishem te universit,
ne nji glaktik te ktij universi,
ne nji sitem te ksaj galaktike,
ne nji planet te ktij sistemi,
ne nji gjitar te ktij planeti,
po pse ky gjitar duhej/duhet
te luftoj per ta mposht Jeten...

Back to top
Vaskja
Thu Mar 07 2013, 08:27pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
ja dhe dita po mbaron e une gjendem...bosh...prap tek starti...si ka mundesi qe me ka maru karburanti pa fillu gara...e bukra asht se skuderia jeme jam vetem une po si ka mundesi qe kam harru karburantin...apo kam harru celsin????
dammn it whats wrong...ca asht kjo ndjesi konfuzioni...c'asht ky ankth qe rritet pa si zhiva e termometrit ne nji dit vere...QETSOJU...merre shtruar dhe futi nji:

por heret a von as kjo kang s'do baj ma efekt...

Back to top
~*Christel*~
Thu Mar 07 2013, 08:39pm

Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
efekti i darkes vaskja
Back to top
Vaskja
Thu Mar 07 2013, 08:48pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
efekti i te kenit esull se zakonisht kam mendje ma kreative...hahahaha

Back to top
WORLD
Sun May 05 2013, 08:08pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Ti, s'mund ta imagjinosh pasionin qe ndez mbrenda meje, emcionin qe deperton lekuren teme, e tretet thelle ne gjak per te me shtuar edhe ma shume, mallin per ty!

Sonte tek rrija nen krahet e tu, ndjeva papritas zemren tande qe gufonte e per nje caste e gjeta tek i perngjante zemres teme, i perngjate emicionint tem... E per nji cast, me pelqente te ndjehesha si femije i llastuar vetem me vetem qe kisha shikim tend, ledhatimin tend...

Sonte ndjej qe jam ketu, vetem, vetem me aromen tande, padyshim!
Sonte ndjej qe jam ketu, vetem, por i mbushun me ty, e dashura ime!

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
☼sunshine
Sun May 05 2013, 10:31pm
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)

Registered Member #2555
Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pm

Posts: 11539
WORLD ka shkruar:

Ti, s'mund ta imagjinosh pasionin qe ndez mbrenda meje, emcionin qe deperton lekuren teme, e tretet thelle ne gjak per te me shtuar edhe ma shume, mallin per ty!

Sonte tek rrija nen krahet e tu, ndjeva papritas zemren tande qe gufonte e per nje caste e gjeta tek i perngjante zemres teme, i perngjate emicionint tem... E per nji cast, me pelqente te ndjehesha si femije i llastuar vetem me vetem qe kisha shikim tend, ledhatimin tend...

Sonte ndjej qe jam ketu, vetem, vetem me aromen tande, padyshim!
Sonte ndjej qe jam ketu, vetem, por i mbushun me ty, e dashura ime!

* * *
O nate e qete...
qe xhiron bosh...
kur degjon frymemarrjen time..
mos mendo..
te luash muziken tende
te vetmis...
une veshtroj qiellin..
duke prit mengjesin..
te vallzoj...me diellin...

Back to top
Vaskja
Mon Jul 08 2013, 10:00pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
G: I wish i could see what would happen if I live near you.
B: Hmmmm it would be like the rainbow after a storm, a medley of colours...a shade by the dark to the light...

Back to top
Vaskja
Sun Feb 23 2014, 02:40am
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
Epilogue

03:02 ora e perafert me ate te efekteve paranormale te filmave horror...po pra fiks si aftesite e mija per te shkrujt ...Mendime...Mendime...Mendime...eh kto dreq mendimesh qe gjithmone na mbajn pre mes realitetit dhe deshirave...por qe asnjiher nuk na kallxojn udhen qe i lidh t'dyjave...eh kto dreq Mendimesh...qe pervec se po na rrisin vllimin e kres e po na bajn me ra floket... po na hajn edhe kohe... kohe...ky burgu qe po mban andrrimtarin lerg realitetit...po pse ka ra ne burg ky andrrimtar?...po ky asht si puna e Cekes qe ka hi me deshir ne burg ...se asht kaq frikacak sa i tremet deshtimit edhe n'kjoft se deshtimi i tij vret njerzit qe e dun per te asht traum apokaliptike...por ky andrrimtar asht edhe kaq shume dinak sa meqe ka hi vet ne burg ka marr edhe nji arm nga ma vetkonsumuset, Rrenen dhe si nji boss mafiet, ka fut realitetin ne iluzion edhe andrrat i man deshira, qe kshtu realiteti asht si cdo njiri i afert mendon se asht, por pa e njoft, se burgu e run, e msheh, e konsumon, e harron edhe do e vrase...ahhhh Mendime...Mendime...Mendime...kto dreq mendimesh qe po me mbajn pre mes realitetit e deshirave dhe qe asnjiher s'me kallxojn udhen qe i lidh t'dyjave...

[ Edited Sun Feb 23 2014, 02:52am ]

Back to top
SuperGirl
Mon Jun 23 2014, 01:37am
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Interesant qe hina itesh itu me shkru. Ora 03.09

I'm having this thought again: ca kam ba per me meritu kaq shum. Jam tu jetu, ndoshta periudhen ma te mrekullushme te jetes teme. E keni parasysh, ato caste qe te hekun frymen, qe te zgjasin jeten, qe te mbushin, te plotesojne, te bajne me shndrit, me lulezu. Ishtu iu pergjigja dikujt qe me pyti para da ditsh. Si je? - tha. Tu lulezu, i thash!

Asht nji lumturi qe un nuk di me e pershkru me fjale, sepse nuk jam aq e zoja. Kisha dasht me dit me shkru poezi. Kisha dasht me dit me pikturu ma mire. Ndoshta do ta kisha pas ma kollaj me u shpreh ashtu.

Nderkohe qe shijoj kto momente qe me ofrohen perdite...me shkon mendja te menyra e t'mendumit negative e shqiptarve. "..mos qesh shum se te del vaj. mos u gzo shum se merzitesh mrapa. nqs e shpreh shum lumturine dica e keqe mund te ndodhin..."

Mandej e pys vedin pse. Pse ishtu? Pse mos me e lan lumturine me rrjedh? Te qeshunat...momentet e vogla te gzimit...gjanat qe te vogla ose te medhaja, bajne diferencen e na lajne njato gjurme qe na bajne me ken sa te forte, aq edhe vulnerabel, te prekshem, te ndjeshem.

Kur jam kaq e lumtun sa iket moment, nji pjese e vogel e jemja besoj gjithmone mendon "...mos qesh shum se te del vaj...". Mendon ishtu kunder deshires teme. Nuk mund ta kontrolloj. Ajo frika e vogel qe tan ikja qe kam, tan ikja qe jam, nji dite mund te vanitet, se di se pse, ndoshta nga dica krejt e pa randsishme. Por mund te ndodhin. Fatkeqesisht. Dhe ne na duhet gjithmone me jetu me ket peshe.

Pse une? Pse une me pas gjithca qe kam dasht ne jete? Nuk flas per gjana materiale, per ato qe preken. Flas per ato qe jane thelle ne zemer. Qe te prekun mrend. Ndoshta jam thjesht me fat. Po nji pjese e vogel e jemja ndin empati per ato njerez qe kam rrotull qe dojne me arrit dica qe dojne deshperimisht e nuk munden. E mandej pys prap vedin, pse une!!

.....

Itu me micen tu mendu te dy. Sdi pse m'u shfaq para syve hera e fundit qe isha me ty, te bari i vogel te ajo qoshja, mbeshtjell me batanije. Te nesermen kishe me ik e m'kishte kap nji trishtim. Sdi pse m'u kujtu iky moment. Itesh. E ndiva prap njat trishtim. Sante. Sdi pse. Jam e lumtun pra...jam tmerresisht e lumtun.

Te du. Sante. Nuk mundem me prit edhe tre dit.

Ose ndoshta mundem. Duhet!
Gjithsesi, te du!

........

“Some things, once you’ve loved them, become yours forever. And if you try to let them go, they only circle back and return to you. They become part of who you are, or they destroy you.”

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
MiCoLjA
Mon Jun 23 2014, 02:32am

Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
ah super me knaqe me kyt shkrim shum i bukur edhe cdo njeri qoft edhe nji her e ka ni vedin ne kyt shkrim

fakti qe je shum e lumtun po qe don njeriun e zemres afer don me than qe ne jet gjithmon ka per te met nji gja per tu ba nji shpers nji deshir nji gja me pas ose me dasht cfar kuptimit do te kishte jeta nqs sdo te ishin kta gjana

Zemren plot gjithmon ishalla te perqafoj zemer

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I

Back to top
SuperGirl
Mon Jun 23 2014, 11:22am
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
MiCoLjA ka shkruar:

ah super me knaqe me kyt shkrim shum i bukur edhe cdo njeri qoft edhe nji her e ka ni vedin ne kyt shkrim

fakti qe je shum e lumtun po qe don njeriun e zemres afer don me than qe ne jet gjithmon ka per te met nji gja per tu ba nji shpers nji deshir nji gja me pas ose me dasht cfar kuptimit do te kishte jeta nqs sdo te ishin kta gjana

Zemren plot gjithmon ishalla te perqafoj zemer

Falemnders Micole. Edhe un t'perqafoj!

Asht bukur kur mezi pret per dica, per dike. Po kajhere bahet e lodhshme

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
MiCoLjA
Mon Jun 23 2014, 11:28am

Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
ja ja se nuk lodhesh ti je e re sa ke prit nuk ke me prit kshu thosha un kur isha ne shqiperi dhe nuk mujsha mu bashku me burrin kam kalu situat shum te veshtir se isha gati mu ba prin e se kisha afer burrin po desht zoti dhe me durim cdo gja e bani zoti me dor te vet mrekulli kshuqe cher up se edhe dy dit jan hahahaah se e mramshmja kaloi

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I

Back to top
SuperGirl
Mon Jun 23 2014, 11:36am
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
haahahaa po pooo ne kot me u anku se ma shum jena tu nejt bashke sesa larg. Po heh kto netet kshtu kajhere..

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Mon Jun 23 2014, 11:54am
Al Bundy

Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
I had a good read.

Back to top
SuperGirl
Mon Jun 23 2014, 12:26pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Al Bundy ka shkruar:

I had a good read.

I know this reference
Good one. Upvote. Upvote!!

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Wed Aug 20 2014, 10:39am

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
SuperGirl ka shkruar:

Interesant qe hina itesh itu me shkru. Ora 03.09

I'm having this thought again: ca kam ba per me meritu kaq shum. Jam tu jetu, ndoshta periudhen ma te mrekullushme te jetes teme. E keni parasysh, ato caste qe te hekun frymen, qe te zgjasin jeten, qe te mbushin, te plotesojne, te bajne me shndrit, me lulezu. Ishtu iu pergjigja dikujt qe me pyti para da ditsh. Si je? - tha. Tu lulezu, i thash!

Asht nji lumturi qe un nuk di me e pershkru me fjale, sepse nuk jam aq e zoja. Kisha dasht me dit me shkru poezi. Kisha dasht me dit me pikturu ma mire. Ndoshta do ta kisha pas ma kollaj me u shpreh ashtu.

Nderkohe qe shijoj kto momente qe me ofrohen perdite...me shkon mendja te menyra e t'mendumit negative e shqiptarve. "..mos qesh shum se te del vaj. mos u gzo shum se merzitesh mrapa. nqs e shpreh shum lumturine dica e keqe mund te ndodhin..."

Mandej e pys vedin pse. Pse ishtu? Pse mos me e lan lumturine me rrjedh? Te qeshunat...momentet e vogla te gzimit...gjanat qe te vogla ose te medhaja, bajne diferencen e na lajne njato gjurme qe na bajne me ken sa te forte, aq edhe vulnerabel, te prekshem, te ndjeshem.

Kur jam kaq e lumtun sa iket moment, nji pjese e vogel e jemja besoj gjithmone mendon "...mos qesh shum se te del vaj...". Mendon ishtu kunder deshires teme. Nuk mund ta kontrolloj. Ajo frika e vogel qe tan ikja qe kam, tan ikja qe jam, nji dite mund te vanitet, se di se pse, ndoshta nga dica krejt e pa randsishme. Por mund te ndodhin. Fatkeqesisht. Dhe ne na duhet gjithmone me jetu me ket peshe.

Pse une? Pse une me pas gjithca qe kam dasht ne jete? Nuk flas per gjana materiale, per ato qe preken. Flas per ato qe jane thelle ne zemer. Qe te prekun mrend. Ndoshta jam thjesht me fat. Po nji pjese e vogel e jemja ndin empati per ato njerez qe kam rrotull qe dojne me arrit dica qe dojne deshperimisht e nuk munden. E mandej pys prap vedin, pse une!!

.....

Itu me micen tu mendu te dy. Sdi pse m'u shfaq para syve hera e fundit qe isha me ty, te bari i vogel te ajo qoshja, mbeshtjell me batanije. Te nesermen kishe me ik e m'kishte kap nji trishtim. Sdi pse m'u kujtu iky moment. Itesh. E ndiva prap njat trishtim. Sante. Sdi pse. Jam e lumtun pra...jam tmerresisht e lumtun.

Te du. Sante. Nuk mundem me prit edhe tre dit.

Ose ndoshta mundem. Duhet!
Gjithsesi, te du!

........

“Some things, once you’ve loved them, become yours forever. And if you try to let them go, they only circle back and return to you. They become part of who you are, or they destroy you.”

Shkrim prekes e delikat,Super. Falemnders qe ndave n'forum keto ndjesina intime e qe t'perkasin
E gjeta edhe un vedin ne disa fragmente e u ndiva ' e pershkrume'.

Gjithsesi di me te than se cdo gja e mire qe te rrethon, njerzit, shoqnija, arritjet profesionale nuk te kan ardh kot, te kan ardh se ke dhan kontribute me durt tuja, me zemren tande, me mendimet tuja e me miresin tande qe e shpreh n'cdo gjest. M'ka mjaftu njaja pak kohe qe kena ndej bashk me e lexu ket gja te ti. Kshtuqe lehtsoju prej peshet e shprehe lumtunin qe ke n'zemer pa frige

Me iket postim m'erdhi n'mend ikja poezi e Phil Bosmans. E permbledh pak ket mendimin tem

La felicità ha il suo inizio
nel profondo del cuore.
Non è un prodotto
della conoscenza o della tecnica,
ma dipende dall’amare e dall’essere amati,
e da tante altre cose belle
che non costano nulla,
ma rendono la vita interessante
e degna di essere vissuta.
La pace, la gioia e la felicità nel mondo
non germogliano dalla ragione:
sono una conquista del cuore.

[ Edited Wed Aug 20 2014, 10:44am ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle

Back to top
LUPEN
Fri Mar 17 2017, 04:37pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264

mendime....

kajhere, si sot nadje bie fjala, kur po shkojsha ne pune, zhytem n'disa mendime...

mendime prej atyne te gjata si i thojne, qe t'i hajne disa ore te mira te dites duke i sjell neper krye...

mendime prej atyne qe t'bajne me u ndi fajtor, dhe keq ne njifare kuptimit, anisè disa gjana s'kane t'bajne direkt me mue...

mendime t'shoqnueme me nji siii... me nji si lamsh... me nji si lamsh qe t'jep ate ndjesine sikur dikush te ka vue pllamben e vet nermjet gjoksit e stomakut dhe e shtyn fort, gadi me t'lane pa fryme...

e them me vedi; he prà, s'asht se s'm'ka rastisun tjera here me pà raste te tilla...

nderkohe qe po iu avitsha kadale buktores - ku zakonisht shkoj cdo nadje me ble nji kafe me qumesht e nji korrneto, para se me shkue ne pune - e pashe qe e futte krahin deri ne fund neper disa kazana te vegjel plehnash, duke kerkue per naj gja...
parkova makinen...
u futa ne dyqan dhe bleva cka dojsha me ble e, t'u dale, me cep te synit, pashe qe ishte ulun nja dy metra lerg deres...
mund t'kem ba nja tre-kater hapa, jo ma shum, para se me ndigjue nji "moorgeen"...
u ndala njihere, pune 2-3 sekonda, pa e kthye kryet, e mandej eca, per te makina....
ia hodha edhe nji veshtrim te shpejte nderkohe qe po delsha nga parkingu, t'u pa ma teper nga kalimtaret, qe i kalonin para pà ia hedhun nji veshtrim, dhe i dhashe gaz makines...
mbas nja 20 metrave hasa n'semafor t'kuq...
nderkohe qe po pritshe me u ndezun jeshilja, rrijshe t'u e pà nga pasqyra e makines...
nji grumbull mendimesh po m'u perziejshin neper krye n'ata pak sekonda, sa nuk arrij me i kujtue t'tana... veç vedin...
po besa... vedin... t'u kujtue vedin qe n'sa e n'sa raste kam tretun ushqime, a pse kane teprue a pse i kam ble ma teper se sa konsumoj zakonisht... t'u kujtue vedin n'sa e n'sa raste t'u tretun rroba vetem pse i kam ble para dy vjetve...
hë... hë mar Lupen... me tretun kot, gjana... sot... n'kto kohna... hë mar Lupen...
njate moment sa u ndez jeshilja iu rrotullova lagjes e shkova edhe nji here te buktorja...
i kalova para me nxitim me krye t'ulun dhe pa e veshtrue... vetem me cep t'synit...
- uhh prap ktu! - m'tha zonjusha e dyqanit...
- ndihem i uritun sot nadje - i thashe...
bleva nji kafe me qumesht dhe nji korrnet... te "saketoja" prej karte ku ndodhej korrneti futa 20 euro.
dola jashte e me qendrim jo krejt serioz, se mendova se mos po kujton se jam ndonje civil e po trembet... por as dhe shume i buzeqeshun, se mendojshe se po kujton se po tallem me te... dhe iu avita...
- me fal per pare, por ngaqe po nxitoj me shkue ne pune, nuk t'u pergjigja - i thash, dhe shtova - a mundesh me i pranue ito prej meje, kam ble ma shume se sa me nevojiten...
nuk foli por bani nji levizje te krytit sa nelt poshte, n'shenje pohimi...
kur me pa se po largohesha me makine ia bani - "danke" - me nji za pak te ngritun e t'u m'ba me njenen dore, n'cilen mbante 20 eurshin...

Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Mbreteresha
Fri Mar 17 2017, 08:31pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
LUPEN ka shkruar:

Ohhhh nje prej atyne shkrimeve qe tlajne pa fjale..edhe qe don me pas prap e prap me lexu...xhest i mrekullueshem lupen..Zoti te dashte e te shperblefte me te mira per kete sevape qe ke ba 😇

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
LUPEN
Fri Mar 17 2017, 09:57pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Mbreteresha ka shkruar:

Ohhhh nje prej atyne shkrimeve qe tlajne pa fjale..edhe qe don me pas prap e prap me lexu...xhest i mrekullueshem lupen..Zoti te dashte e te shperblefte me te mira per kete sevape qe ke ba 😇

Mbreteresha, nuk kam ba ndonje gja te madhe dhe as qe e kam ba me qellim qe me me marre ndonje shperblim prej kujt. Faktin qe e postova ketu e konsideroj si nji postim cfaredo ne nji teme cfaredo. Megjithate, falemnders per fjalet e amla dhe urimin

PS: desha me theksu dicka, tash po e lexoj perseri. Kyt e shkruva sapo jam kthy nga puna e ndoshta u nxitova pak. Disa fjale nuk duhet me i marre ne kuptimin e ngushte t'tyne, si psh:

"kazana plehnash" - nenkuptoj kazana mbeturinash

Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Mbreteresha
Sat Mar 18 2017, 06:34pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
LUPEN ka shkruar:

Mbreteresha ka shkruar:

Ohhhh nje prej atyne shkrimeve qe tlajne pa fjale..edhe qe don me pas prap e prap me lexu...xhest i mrekullueshem lupen..Zoti te dashte e te shperblefte me te mira per kete sevape qe ke ba 😇

Mbreteresha, nuk kam ba ndonje gja te madhe dhe as qe e kam ba me qellim qe me me marre ndonje shperblim prej kujt. Faktin qe e postova ketu e konsideroj si nji postim cfaredo ne nji teme cfaredo. Megjithate, falemnders per fjalet e amla dhe urimin

PS: desha me theksu dicka, tash po e lexoj perseri. Kyt e shkruva sapo jam kthy nga puna e ndoshta u nxitova pak. Disa fjale nuk duhet me i marre ne kuptimin e ngushte t'tyne, si psh:

"kazana plehnash" - nenkuptoj kazana mbeturinash

Hmm pse a spret me te shperbly Zoti aa??? Shperblimet e Tia jane te magjishme 😍😍

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
OLIVE OYL
Fri Mar 24 2017, 12:38pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Inlove, kur asht njiri tuj dhan ne kyt forme asht sikur shpirti ta terhek trupin drejt atij xhestit.

Un refuzoj me e mendu ne kete menyre "po baj dicka se po me shperblehet prej Zotit a kujtdo tjeter" ba me mendu ashu me duket qellimi egoist, me duket sikur xhesti ndyhet. Perkundrazi e mendoj sikur Zoti mi ven ne rrugen teme do njerz qe kan nevoje per ndihmen teme e i jam mirnjohse se mjep knaqsi te vecante.
Nji rast qe mfrymzoiper me shkru ktu, po ta tregoj.
Nat Bajramit, ora pak pa ra 8, sa kisha maru msimin e kur flas tan kohen e rri ne kam e sjellem papushim neper klas mbjen sheqeri (kshu them un se mvjen shum me hanger), them po blej te supermarketi afer nejgja me mmajt der ne shpi e dy tri blemje per dark para se me u myll (se myll ne 8). Si perfundim 5 klientat e fundit te kasa, para mejet nji burr ne moshe prej ktyne pa shpi por e njof si ftyr, e mka qellu me e pa shpesh, gjithmone blen me hanger se kam pa kurr dejshem edhe asht shum i respektshem. e shof kishte ble gjanat qe jan me zbritje mas ores pes per arsye skadences, buk, qumsht e kto baziket edhe i grusht monedhash ne dore.
I afrohem asaj vajzes te kasa (se e kam shoqe) me e puth e pershdnet dhe i them ne vesh kaloja ktij e shtyp karten se du me ja ba dhurate une.

Ajo qeshi mbani me sy i kalon edhe ndez butonin e kartes. Nderkoh qe ai po thote sa bajne e kjo spo i kthete un fus karten kryj e heku e ai po shifte cuditshem skishte kuptu kergja, po numrote monedhat me pa a i dalin. Ajo i thote ne rregull jane zotndi edhe vazhdon me mu. Ai kishte met ca nodhi, i thot "po per kto gjanat e mija sa kam me ju dhan". ajo vajza i ban me shenj ka une edhe i them leht jua bana dhurate se sonte asht feste.

Un sdesha me i dhan fort za, thash po falenderon leht e po ik si nodh shpesh. Ai gati filloi tuj m'u fal.Cote durt nelt e me falenderote. Me thote dita jeme ka ken e errt sot mdoli dilli naten mu, ti ishe dilli i dits teme, faleminders e faleminders e bertitte me te madhe. Me thote ti nuk e ke idene si mke ba me u ndi.
Po shko mor zotdni me mend se sdesha me u duk

Nejse tesh sa her qe me shef kalon te kasa mandej vjen e me takon me thot erdha me te pershdnet, erdha me te than bonjour e uroj qe dita me tu pri mar.

As nuk don njiri me tu dit hic kur e ndin se atij njirit ja ke ndricu nja 2 or te jetes

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
Mbreteresha
Fri Mar 24 2017, 10:24pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
OLIVE OYL ka shkruar:

Sa bukur i shpreh ndjenjat...sa me fat jam qe kam nji shoqe kshu si je ti..like a angel 😇
Qofsh gjthm e perkedhelun prej dores Zotit e ta prifte mar tan jeten..😇
Kto lloj shkrimesh..kto lloj xhestesh tbajne me reflektu..

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
OLIVE OYL
Sat Mar 25 2017, 03:34pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Faleminderit shoqe edhe ty te lumtë goja e tu priftë mbar gjithmonë ishalla.

Shoqe e di se monsieur sipër i ka shkrimet ku e ku ma te kandshme se un me u lexu,por ishte thjesht me të diftu ndjesinë në lidhje me komentin për at qe e din Zoti xhestin.

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
Mbreteresha
Sat Mar 25 2017, 10:17pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
OLIVE OYL ka shkruar:

Faleminderit shoqe edhe ty te lumtë goja e tu priftë mbar gjithmonë ishalla.

Shoqe e di se monsieur sipër i ka shkrimet ku e ku ma te kandshme se un me u lexu,por ishte thjesht me të diftu ndjesinë në lidhje me komentin për at qe e din Zoti xhestin.

mvjen deri nshpirt bukur ajo qe ti shkrun 😘

[ Edited Sat Mar 25 2017, 10:29pm ]

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Go to page  1 2 3 ... 22 23 24  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3281 sec, 0.1071 of that for queries. DB queries: 66. Memory Usage: 3,208kB