Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Proza. Perralla, tregime, novela
Go to page  1 2 3 4 5 6
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Alterran
Mon Oct 04 2010, 01:53pm
Alterran

Registered Member #1980
Joined: Tue Jun 10 2008, 08:17am

Posts: 1709
he shol-sa. veni naj tregim a naj perrall qe e keni shpik ju, per qejfin tuj ose qe ja diftoni fmive (per ata qe kan)

mosjafutkot@kodramasbregut
Back to top
OLIVE OYL
Mon Oct 04 2010, 01:54pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
a ban me vu nej prrall qe e kena lexu e qe sja kena diftu hala fmive?

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
Alterran
Mon Oct 04 2010, 01:55pm
Alterran

Registered Member #1980
Joined: Tue Jun 10 2008, 08:17am

Posts: 1709
pa maj, mas e ven tan prejher vec

mosjafutkot@kodramasbregut
Back to top
Alterran
Mon Oct 04 2010, 02:00pm
Alterran

Registered Member #1980
Joined: Tue Jun 10 2008, 08:17am

Posts: 1709
mir ban me vu naj gja tanden vec

mosjafutkot@kodramasbregut
Back to top
LUPEN
Mon Oct 04 2010, 02:03pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
teme e bukur,interresante.

edhe ktu ne forum lexojme prralla perdite.
itash sa e lexova nji te tema 'cfare po mendoni ne kto momente' :d

[ Edited Mon Oct 04 2010, 02:04pm ]

Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
SuperGirl
Mon Oct 04 2010, 02:03pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
un i them gjithmone mbeses, kur filloj me i tregu naj prralle. 'na ishte nji here nji princeshe, qe e kishte emrin E...'(si e ka mbesa) dhe ndalem itu

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Alterran
Mon Oct 04 2010, 02:28pm
Alterran

Registered Member #1980
Joined: Tue Jun 10 2008, 08:17am

Posts: 1709
pa fillaj un iher pra se e shaf se paskeni marre
asht e gjat vec, tapa e ve kajfije kajfije

80 vjet qe Njerezit preken yjet.
60 vjet qe anije kozmike luftarake prodhoheshin pa pushim neper fabrikat hapsinore rreth orbites se planetit. 60 vjet qe bij e bija nenash humbnin jeten ne boshllekun e ftohte te hapesires. 60 vjet qe Njerezit ishin ne lufte me Akuilanet.
Po si kishte filluar lufta?
Rreth 80 vjet me perpara, njerezit ndertuan nje pershpejtues grimcash atomike. Pershpejtuesi kishte formen e nje tubi te stermadh, me forme rrethore, me nje diameter prej 27 km dhe ndodhej nentoke ne nje thellesi qe varionte nga 50 ne 175m. Qellimi i ndertimit te pershpejtuesit ishte qe te vertetonte ose te hidhte poshte hipotezen e egzistences se grimces Higgs, nje grimce qe do te mund te shpjegonte origjinen e mases ne univers. Pershpejtuesi niste ne dy ane te kunderta dy rreze me protone, i jepte atyre shpejtesine e afert me te drites deri sa protonet perplaseshin me njeri tjetrin ne anen tjeter te tubit. Pergjate tubit ishin vendosur sensore te cilet kapnin dukurite qe ndodhnin gjate perplasjes se pjesezave. Ishte pikerisht ne nje nga keto sensore qe shkencetaret pane per here te pare dukurine e perkuljes se hapesires dhe kohes. Pas me pak se 1 viti, njerezit ndertuan “perkulesin e kohe-hapesires” dhe filluan te eksperimentonin me te. Nje bote e re mundesish u hap para tyre. Ata e kuptuan se me kete zbulim ato mund te preknin yjet, nje enderr qe njerezimi e kishte pasur qysh ne zanafillen e tij. Ndertimi i “perkulesit” coi ne zbulimin e “hipermotorit”, nje makinerie qe bente te mundur hapjen e nje dimensioni te ri ne hapesire, ne te cilin mund te udhetohej.. Ata e inkorporuan kete makineri tek motoret e anijeve te tyre kozmike. Kjo gje beri te mundur udhetimin me distanca jashtezakonisht te medha ne kozmos per nje kohe shume te shkurter, qindra e mijera here me shpejt se drita. Njerezit u bene pushtuesit e hapesires. Ata filluan te eksploronin yjet. Ne fillim ato me te aftert, e pastaj distancat filluan te zgjeroheshin. Njerezit filluan te eksploronin gjithnje e me shume. Ata organizonin ekspedita ne kerkim te jetes ne planete te tjera jashte sistemit te tyre diellor, gjetjen e burimeve te reja energjetike e minerare dhe gjithashtu kerkime shkencore. Dhe ishte nje ekspedite e tille qe coi ne incidentin e “Artemisit” dhe fillimin e luftes.
***

vazhdon

bani mir me e korigju nqs ka kund gabime. jepni edhe mendimet tuja ku nuk ju pelqen.
vazhdimi sante ne dark

mosjafutkot@kodramasbregut
Back to top
Holly
Mon Oct 04 2010, 02:30pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Tem e bukur shum.

Une i tregoj femive perralla ne shqip ata te dikurshmet...vetem Ujkun dhe kecat pelqejne ,te tjerat nuk ju pelqejne. Per me ju tregu diqka shqip kam gjet nje menyr tjeter. Ju tregoj nja te fort qe me ka ndoll mu kur jam ken e vogel... po me shpesh trilloj ndonje histori qeasharake qe me vjen per momentin.Gjithmone personashe te perralles jan njerzit e shpis teme, baba, nana,motra e vellezerit ose une

Keshtu fillon nje nga perralla.
Kur ka ken mama e vogel , Nje dite ka ken tu lujte ne oborre,ka ardhe nje lepur dhe ja ka hanger mames gishtin. (Femit qeshin me te madhe) hahahhahahahhaahha. Masandej daja F... dhe Daja B... tu marr leprin mrapa kan ra ne kanal e jan ba tan llac. hahahhahahahahahahhaha (prap qeshin). Tezja tu i tham mames hajt mas u merzit se ke gishta boll hahahahhahahaahahaha
Kur ka ardhe nana daje dhe babi daje ne shpi i sjell mames nje gisht te ri. hahahahahhahahahahha...... Ishtu me marrina keta lodhen tu qesh :d

Por perparra perrallave se mames me kerkojne me ju lexu libra ne anglisht.

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Alterran
Mon Oct 04 2010, 02:31pm
Alterran

Registered Member #1980
Joined: Tue Jun 10 2008, 08:17am

Posts: 1709
hahahaha kan ra ne kanal e jan ba llac
hahahahah sa her kam shku ne shpi un i zhigatun e i lym me balt hahahahah

mosjafutkot@kodramasbregut
Back to top
Holly
Mon Oct 04 2010, 02:36pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
hahhahahahaha Alterran me thote djali cili ashte aj gishti qe te kan ble? hahahahahahhaah Je tu rrejt thote se gishti nuk blehet

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Holly
Mon Oct 04 2010, 02:38pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Shum interresant dhe i bukur postime jot Aletterran.

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
OLIVE OYL
Mon Oct 04 2010, 03:09pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
un kam debules prrallat.skam lan liber me prralla ne librari pa e ble qysh e vogel.me pelqejn se pavarsisht se e kan emrin prralla kan shum gjana te verteta dhe morali asht gjithmon aktual

po e fillaj me nji prrall shkodrane:
TRI KESHILLAT E PLAKUT

U martue nji djale i ri njizet e pese vjec.Ate nate u martue, te nesermen e mueren nizam e ndenji njizet vjet perjashta.
E shoqja pas nante muejsh lindi nji djale po per te shoqin nuk muer vesh a gjall a vdek.E kjo jetoi me ate femije.Femija u rrit e u ba zot i vedit e e mbate te amen e vet mir fort.Pas njizet vjetesh i shqi u nis me ardh ne shpi.Tue ardh iu afrue shehrit te vet.Aty has nji plak ne rrug.I thote ky plaku:
-Sa vjet ke qe je ne kurbet?
-Njizet vjet
-A ke fitue gja?
-Vetem 3 mexhide
-Nuk them per pare-i thote plaku- po a e ke nxane ilmin(dijen)
-Nuk e di cka asht ilmi-i thote ky
-Mbasi nuk di cka asht ilmi-i thote plaku-duhet me u kthye prape e me e nxane, se pa ilm ske ku vete
I thote udhetari:-Mir se po kthehem,po ku me e nxane ket ilm?
Hajt shko ne filan sheher, aty gjen nji plak qe shet ilm
Ky kurbetciu shkon ne at sheher e e gjeti plakun
Si u njoh me te e pyet ky plaku:-Cka lyp tek une?
_Kam ardh me xan ilmin- i thote kurbetciu
-Per nje fjale duhet 1 mexhide-i thote plaku
Edhe ky ia jep nji mexhide e plaku i thote:
"RRuges per shkurt mos i bjer"
I thote, me kallzo nji fjale tjeter
Te dyten fjale i thote ky
"Ujit te turbullt mos i del"
Masi meti me nji mexhide ky mendon, une keq se keq jam t'ia jap edhe kete e te me thote edhe nji fjale, se te mira po i thoka.
te treten fjale i thote plaku
"Idhnimin e mramjes lene per nadje e te nadjes per mramje"
Udhetarit nuk i mbeten ma pare
U nis ky me shkue ne vend te vet.Rruges u ba me nji shok bashk.Tue shkue i thote ky shoku
-po i biem ksaj rruges per shkurt e nuk po i biem per gjate
Ky kurbeciu e majti mend fjalen e plakut qe mos me i ra rruges per shkurt e i thote shokut qe une du me i ra ruges per gjate.
Ky shoku i thote-ti ne dac shko une po i bie rruges per shkurt se shkoj ma shpejt.
e keshtu u ndane.ky qe i ra rruges per shkurt ne mes te rruges i dolen disa bandite i moren paret e e vrane.ky qe i ra per gjate mrriti shndosh
Tue shkue rruges merr me dale nji uj,por uji ishte i turbullt.Ky kujtoi fjalen e plakut e ndenji me prit gjersa te kullonte uji.Ne ate cast vjen nji tregtar me kale.Fillon me i dale ujit po i thote ky kurbetciu
-mos del se asht turbullt
-Nuk ka gajle se une i dal turbullt e paturbullt
Sa shkoi ne midis te ujit u rrzue me gjith kal e u myt e kali doli ne breg ka ishte ky kurbetqari.e keshtu e muer kalin ky dhe pavi qe kali kishte 2 trasta me flori
Kur kulloi uji muer ky kalin e duel matane shendosh e mire
U nis ne shtepi te vet i bie deres e del e shoqja i cil deren por nuk e njef te shoqin
i thote ky- a me len sonte me fjet?
e pyet e shoqja kah vjen e ku shkon e m'at fjal i vjen i biri i grues prej pazarit, e perqafon te birin kjo.
Ky i shoqi filloi me u idhnue me me mendu me vedi 'qenka martue ose paska zan ndonji jaran'
Masi ranen me fjet ky desh me u cue me e myt te shoqen e djalin por i ra ndermend fjala e plakut e pret deri nadje.
U cue nadje e pasi pin kafen djali u nis me shkue ne pazar,
e ama i thote 'udha e mbare bir'
Ky i puth doren s'ames e i thote 'te mbare pac nane'
Ky i shoqi pasi ndivi kto fjal e pyet te shoqen
-I kuj asht ky djal?
Asht djali im-i thot kjo
-Po tand shoq ku e ke?
-Nuk e di a asht gjalla a ka vdek se ka 20 vjet qe jemi nda e haber prej burrit nuk di
Atehere cohet ne kam ky e merr ne krahe te shoqin e gruen e u diftohet
E njikjo asht puna e dijes dhe e durimit!

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Mon Oct 04 2010, 03:19pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
hahhahaha Holly sa lezet fmit knaqen me gjithca hahahah
njashu i diftosha edhe une vajzes te tezes kur ishte ma e vogel prralla marrina aja u mekte 300 her mund tja kem diftu te njejten prrall por tana hert ndrysh

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
_GUINNESS_
Mon Oct 04 2010, 05:24pm
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
Olive Oyl ka shkruar:

un kam debules prrallat.skam lan liber me prralla ne librari pa e ble qysh e vogel.me pelqejn se pavarsisht se e kan emrin prralla kan shum gjana te verteta dhe morali asht gjithmon aktual

po e fillaj me nji prrall shkodrane:
TRI KESHILLAT E PLAKUT

U martue nji djale i ri njizet e pese vjec.Ate nate u martue, te nesermen e mueren nizam e ndenji njizet vjet perjashta.
E shoqja pas nante muejsh lindi nji djale po per te shoqin nuk muer vesh a gjall a vdek.E kjo jetoi me ate femije.Femija u rrit e u ba zot i vedit e e mbate te amen e vet mir fort.Pas njizet vjetesh i shqi u nis me ardh ne shpi.Tue ardh iu afrue shehrit te vet.Aty has nji plak ne rrug.I thote ky plaku:
-Sa vjet ke qe je ne kurbet?
-Njizet vjet
-A ke fitue gja?
-Vetem 3 mexhide
-Nuk them per pare-i thote plaku- po a e ke nxane ilmin(dijen)
-Nuk e di cka asht ilmi-i thote ky
-Mbasi nuk di cka asht ilmi-i thote plaku-duhet me u kthye prape e me e nxane, se pa ilm ske ku vete
I thote udhetari:-Mir se po kthehem,po ku me e nxane ket ilm?
Hajt shko ne filan sheher, aty gjen nji plak qe shet ilm
Ky kurbetciu shkon ne at sheher e e gjeti plakun
Si u njoh me te e pyet ky plaku:-Cka lyp tek une?
_Kam ardh me xan ilmin- i thote kurbetciu
-Per nje fjale duhet 1 mexhide-i thote plaku
Edhe ky ia jep nji mexhide e plaku i thote:
"RRuges per shkurt mos i bjer"
I thote, me kallzo nji fjale tjeter
Te dyten fjale i thote ky
"Ujit te turbullt mos i del"
Masi meti me nji mexhide ky mendon, une keq se keq jam t'ia jap edhe kete e te me thote edhe nji fjale, se te mira po i thoka.
te treten fjale i thote plaku
"Idhnimin e mramjes lene per nadje e te nadjes per mramje"
Udhetarit nuk i mbeten ma pare
U nis ky me shkue ne vend te vet.Rruges u ba me nji shok bashk.Tue shkue i thote ky shoku
-po i biem ksaj rruges per shkurt e nuk po i biem per gjate
Ky kurbeciu e majti mend fjalen e plakut qe mos me i ra rruges per shkurt e i thote shokut qe une du me i ra ruges per gjate.
Ky shoku i thote-ti ne dac shko une po i bie rruges per shkurt se shkoj ma shpejt.
e keshtu u ndane.ky qe i ra rruges per shkurt ne mes te rruges i dolen disa bandite i moren paret e e vrane.ky qe i ra per gjate mrriti shndosh
Tue shkue rruges merr me dale nji uj,por uji ishte i turbullt.Ky kujtoi fjalen e plakut e ndenji me prit gjersa te kullonte uji.Ne ate cast vjen nji tregtar me kale.Fillon me i dale ujit po i thote ky kurbetciu
-mos del se asht turbullt
-Nuk ka gajle se une i dal turbullt e paturbullt
Sa shkoi ne midis te ujit u rrzue me gjith kal e u myt e kali doli ne breg ka ishte ky kurbetqari.e keshtu e muer kalin ky dhe pavi qe kali kishte 2 trasta me flori
Kur kulloi uji muer ky kalin e duel matane shendosh e mire
U nis ne shtepi te vet i bie deres e del e shoqja i cil deren por nuk e njef te shoqin
i thote ky- a me len sonte me fjet?
e pyet e shoqja kah vjen e ku shkon e m'at fjal i vjen i biri i grues prej pazarit, e perqafon te birin kjo.
Ky i shoqi filloi me u idhnue me me mendu me vedi 'qenka martue ose paska zan ndonji jaran'
Masi ranen me fjet ky desh me u cue me e myt te shoqen e djalin por i ra ndermend fjala e plakut e pret deri nadje.
U cue nadje e pasi pin kafen djali u nis me shkue ne pazar,
e ama i thote 'udha e mbare bir'
Ky i puth doren s'ames e i thote 'te mbare pac nane'
Ky i shoqi pasi ndivi kto fjal e pyet te shoqen
-I kuj asht ky djal?
Asht djali im-i thot kjo
-Po tand shoq ku e ke?
-Nuk e di a asht gjalla a ka vdek se ka 20 vjet qe jemi nda e haber prej burrit nuk di
Atehere cohet ne kam ky e merr ne krahe te shoqin e gruen e u diftohet
E njikjo asht puna e dijes dhe e durimit!

OLOVE shume e gjate une per me lezu kete GAZETE ose ROMAN duhet me marr pushimet dimnore mandej me del koha me e lezu hhhahahahahh hahhahah
Back to top
Alterran
Mon Oct 04 2010, 06:18pm
Alterran

Registered Member #1980
Joined: Tue Jun 10 2008, 08:17am

Posts: 1709
mas e lexa ma guiness.

mosjafutkot@kodramasbregut
Back to top
Holly
Mon Oct 04 2010, 06:22pm

Qa me ke kenaq me iket prralla maj zemer.
Mu duk vedi si femi dikur tu na i diftu gjyshat prradha.Me ke kenaq primen .:x Tesh me duhet me ja diftu femive ,sidomos djali ka shum qef me dit per Shipnin. Me ka kerku per kalan e Lezhes dhe vorrin e Gjergj Kastriotit (se e vizitume kete ver)... me i ble Librin po nuk e gjeta.
Flm dhe i her shum qe e solle ketu.:-*

[ Edited Tue Oct 05 2010, 11:20am ]

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Holly
Mon Oct 04 2010, 06:29pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Prralle shum e ngjashme me perrallen qe ka vu Olivia po them se vlen me u lexu dhe kjo.
U takuan nje here Ngutja dhe Durimi! te dy per te njejtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur per te qepur nje fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjate ,mori gersheret e filloj te priste.
Prit ketej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e beri copa-copa gjithe basmen.Pasi beri
kete pune ,u mendua pakez,morri dy copa dhe i vuri per se gjati trupit,dhe per te zezen e saj vuri
re qe kish bere dem gjith copen.
-------Qyqja c'bera !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajze vajze e vogel nuk do ta kish bere kete
e jo une qe jam goxha cupe!
Por gabimi tani qe bere.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <<korba une >> <<korba une>>,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me nje fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dore ,duke matur me kujdes dhe duke shenuar me nje cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te nje pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
---Duket sikur cdo gje eshte ne rregull -tha Durimi
---po ky cepi ketu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, per bese bera mire qe nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kete mire e kam shenuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shenimet ne fund tha;Tani nuk me mbetet gje tjeter vetem te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajme me shendet dhe fer fer e preu copen.
Ngutja e habitur shume nga Durimi e pyeti
--Kush te ka mesuar te presesh kaq bukur ,more Durim?
------Me ka mesuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
-----Ja me ka ngulur ne mendje gjashte fjale
<<MAT SHTATE HERE DHE PRIT NJE HERE!>>

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Holly
Mon Oct 04 2010, 06:37pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Shum prralle e bukur.

Arbereshi i Vogel

Ditën kur Gjergji shkoi për herë të parë në shkollë, nuk ndjehu asnjë gëzim. Mësuesi foli e foli dhe djali pothuajse s'mori vesh gjë. Ai fliste në një gjuhe që Gjergji nuk e kuptonte.
Gjergji rrinte në bankë, me kokën e mbështetur në te dy duart dhe s'dinte ç'të bënte. Shikonte muret, vërente dritaret, ndiqte lëvizjet e mësuesit. Ora nuk ecte dhe ai ndiente sikur dikush e mbante me zor në klasë.
Mezi priti sa të mbaronte mësimi i ditës së parë. Doli nga shkolla dhe, i mërzitur, u kthye në shtëpi. te porta e vjetër me hark, takoi gjyshin. Gjyshi i përkëdheli kokën dhe e pyeti :
- Hë, Gjergj, si shkove sot në shkollë?
Djali u vrenjt në fytyrë dhe uli sytë. Iu lidh gjuha.
- Ti fol, more trim, ç'më rri kështu? - ngriti zërin gjyshi - Mos të ka rrahur njeri?
-Jo, - u përgjigj djali dhe me sy të përlotur mbështeti kokën pas trupit të gjyshit.
Plaku e vështroi nipin e dëshpëruar dhe i erdhi keq.
- Gjysh, jo, nuk shkoj më në shkollë. Mësuesi flet vetëm Italisht e unë s'kuptoj gjë. Pse, nuk ka shkollë arbërisht?
Gjyshi u mundua të buzëqeshte.
-Dalëngadalë do ta kuptosh çfarë thotë mësuesi. Mos u mërzit, - i tha të nipit - Po më thuaj çfarë mësove sot?
- Thash që unë nuk kuptova asgjë, o gjysh - i tha Gjergji me sy të përlotur - Pse nuk flasim në shkollë siç flasim në shtëpi, siç flet mami, babi, ti gjysh, nëna, dhe xhaxhai?
-Ke të drejtë Gjergj, në shkollë këtu flasin gjuhën e tyre, dhe jo gjuhën tonë. Gjuha jonë është gjuha shqipe.
-Po pse ne flasim ndryshe nga Italianët? - pyeti Gjergji.
-Po ata janë në vendin e tyre o Gjergj, ne jemi të ardhur këtu - ia priti gjyshi.
-Nuk të kuptoj, gjysh - tha Gjergji duke e vështruar në sy.
Gjyshi e mori djalin përdore, dhe bashkë filluan të ecnin në një rrugice të ngushtë, e më pas, drejt një kodre të lartë. Atje lart ishte një lis i gjatë degëshumë. Kur arriten atje gjyshi tha:
-Këtu do rrimë dhe do bisedojmë pak. Si thua?
-Mirë. - tha djali.
Pasi plaku erdhi rreth e rrotull lisit e pyeti djalin:
- A ngjitesh dot në majë të lisit, Gjergj?
-Ngjitem, si nuk ngjitem! - tha djali i gëzuar.
Gjyshi nxori nga xhepi një shami të kuqe, dhe i tha djalit ta lidhte këtë shami në majën e këtij lisi të gjatë. Djali u nis gjithë gëzim.Pasi Gjergji arriti majën e lisit, gjyshi i tha ta nxirrte shaminë, dhe ta lidhte fortë. Gjyshi pyeti:
-ç'po bën shamia?
-Asgjë, gjysh.
-A po e valëvit era?
-Po, gjysh.
-Nga po valëvit, nga lindja apo nga perëndimi?
-Nuk e di, gjysh.
Gjyshi priti dhe pastaj tha:
-Nga deti, apo nga toka?
-Nga deti, nga deti...
-Shumë mirë, shiko mirë andej nga deti, dhe zbrit pastaj, mirë?
Gjergji po shikonte, po nuk po kuptonte asgjë. Pasi pa nga deti, ai zbriti poshtë lisit. Kur u afrua afër gjyshit, gjyshi i tha:
-Dëgjo të thotë një fjalë gjyshi sot, që të mbash mënd deri sa të rrosh. Andej nga deti, ku valëviste shamia e kuqe, është Arbëria. Atje është dheu ynë. Këtu, në Itali, në jemi në vënd të huaj. Para shumë vitesh, gjyshi i gjyshit tim luftoi me Skëndërbeun, kundra turqëve. Kur mbaroi lufta familja e tij erdhi këtu. Kur erdhën, ata ndërtuan vendin e tyre. Ne këndojme dhe qajmë Arbërisht, ate kemi folur të gjithë, prandaj ti nuk kuptove gjë në shkollë sot. Do kuptosh më vonë, se këtu do jetosh. Por mba mënd "Ta kesh për nder që jë arbëresh dhe këtë emër ta mbash lart". A ma jep fjalën?
- Po, gjysh, ta jap- tha Gjergji i mallëngjyer.
Dhe pastaj ai ngriti zërin dhe tha:
- Për gjakun e arbërit, do të rroj dhe do të vdes arbëresh...
Gjyshi e puthi në ball, fshiu sytë, dhe ia tha të shkonin në shtëpi tani. Djali shikoi dhë njëherë shaminë e kuqe dhe tha:
-Shamia valëvitet nga Arbëria, që është në anën tjetër të detit, apo jo?
-Po, Gjergj, - tha gjyshi.

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Holly
Mon Oct 04 2010, 06:55pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Dhe kete per sonte . (me iku dhimbje e krytit tu i lexu ito prralla,u kenaqa )

Na ishte nje here nje plak i varfer, por shume i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plote. Plaku zinte ndonje cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Nje dite dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gje.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte dicka. Dhe me ne fund fija e vjeter e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur c'te shihte? Nje cirua
i vogel, fare i vogel vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dore. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjeter dhe...
-Te lutem, me hidh perseri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Te lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe une do te te realizoj cdo
deshire qe te kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me nje cironke aq te vogel dhe e hodhi ne lume. Ne cast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj nje deshire!
-Te kisha nje torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalen, torba me cironj i erdhi prane. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, keta pleqte e mire!) dhe ja tregoi gjithe
historine...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qe cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi neper te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha deshiren.
Kur shkoi ne shtepi, plaka kishte perfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgje.
Sa here qe plakes i kujtohej ndonje gje ajo dergonte plakun t'ia thoshte kete
deshire cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bente realitet deshiren e plakes. Keshtu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mire, kuaj, hyzmeqare...Cdo gje,
cdo gje. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kerkonte dhe nje dite e urdheroi
plakun:
- Shko merre cironken tende te qelbur dhe sille ketu!
Plakut te shkrete i therri ne zemer dhe cale-cale u nis e shkoi ne ane te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne cast mbi uje. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj nje deshire!- i tha ajo plakut si gjithmone.
-Plaka me tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet te vish me mua tani.
Pra...plaka do qe ti ta lesh lumin dhe te vish me mua...
Cironka e vogel heshti. Heshti disa caste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit per te mos dale me kurre.

Plaku u kthye ne shtepi..shtepia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kerkuar shume...

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Alterran
Mon Oct 04 2010, 07:17pm
Alterran

Registered Member #1980
Joined: Tue Jun 10 2008, 08:17am

Posts: 1709
hallall holly
te bukura

ky asht vazhdimi i asaj ma siper

“Artemisi” ishte anija e trete, e afte per per udhetim ne hiperhapesire, me e persosura deri atehere, qe njerezit kishin ndertuar. Me nje gjatesi prej 198m dhe gjeresi qe varionte nga 30m tek bashi, ne 100m tek kici, me nje ekuipazh prej 60 personash. E armatosur rende, me nje korace prej titani 1m te gjere, me nje shpejtesi sub-drite deri ne 60.000km/s ishte krenaria flotes se anijeve hapesinore dhe gjithashtu anija kryesore e Forces Hapsinore te Tokes.
Ishte data hapsinore 2091.215 (2091 viti kurse 215 dita e 215 e vitit) kur Artemisi mberriti tek ylli Altair, nje yll ne yjesine e shqiponjes. Misioni i ekuipazhit ishte te shihte nga afer sjelljen e yllit, i cili eshte ylli me i shndritshem ne yjesine e shqiponjes. Ylli ka pak a shume 1.8 here masen e diellit tone, eshte 11 here me i shndritshem dhe ka nje largesi rreth 16.7 vjet drite nga Toka. Ajo cka shtyu njerezit qe te studionin kete yll, ishte shpejtesia e rrotullimit te yllit rreth vehtes, e cila ishte 286km/. Si rrjedhim, polet e yllit jane te shtypura per shkak te forces centrifugale dhe ylli eshte me i shndritshem ne pole e me pak i shndritshem ne ekuator. Kjo per shkak se drita kryen me pak rruge nga qendra e yllit per te dale nga polet sesa nga ekuatori. Ekuipazhi kishte gjithashtu si detyre te vezhgonte forcen elektromagnetike dhe forcen e radioaktivitetit te yllit ne pole dhe ne ekuator. Pra, thjeshte nje mision i mirefillte shkencor.
Ishte ora hapsinore 14:00 dhe shkencetaret kishin filluar me kohe matjet e tyre. Ishte nje misjon i merzitshem per ekupazhin ushtarak te anijes dhe timonieri, pasi e kishte ndalur anijen ne pozicionin e duhur qe sensoret dhe shkencetaret te mblidhnin te dhena, ndezi nje radio me frekuence super te larte. Duke nderruar frekuencen ne ekranin qe kishte para tij, ai arriti te kapte nje sinjal qe dukej si artificial. E fiksoi frekuencen dhe nuk po i besonte vesheve. Tingulli perseritej. Vetem ndonje jete inteligjente ishte e afte te krijonte vale rradioje te tilla. Menjehere ja tregoi kapitenit te anijes, i cili me gjakftohtesi thirri nje shkencetar ne uren e anijes. Shkencetari menjehere e zbuloi prejardhjen e valeve te radios. Sinjali vinte nga nje pike pas unazes se pluhurit dhe gazrave qe rrethonin yllin, ne nje distance pak a shume te njejte me largesine e Jupiterit nga Dielli. Ata vendosen te hetonin prejardhjen e sinjalit dhe keshtu pasi perfunduan matjet u nisen drejt origjines se sinjalit. Me nje shpejtesi optimale ne nen-drite, ata kaluan unazen e gazte pas 4 oresh dhe, per cudine e tyre, sensoret e anijes, zbuluan 3 planete te tjere qe silleshin rreth yllit Altair. Te tre planetet kishin permasa te njejta me Token. Planeti i pare kishte ngjyre te kuqe, si planeti Mars dhe ishte nje planet shterp. Temperaturat e siperfaqes varionin nga +50 ne +90 grade C diten. Planeti i trete ishte komplet ndryshe nga i pari, kishte nje siperfaqe te ngrire dhe temperaturat varionin nga -70 gjate nates ne -5 gjate dites. Ishte planeti i dyte qe i befasoi ata. Nje sfere blu ne mes te erresires se kozmosit. Mos valle ata kishin zbuluar Token e dyte? Planeti permbante uje te lengshem, kishte nje temperature rreth 22grade C gjate dites dhe kishte nje atmosfere te pasur me oksigjen. Ata po i afroheshin planetit kur dicka goditi anijen ne anen e djathte. U degjua nje shperthim i madh i ndjekur nga nje levizje e menjehershme e ajrit ne brendesi te Artemisit. Ata po humbisnin atmosfere. Menjehere filluan te mbyllnin portat e sigurise qe te izolonin pjeset e anijes te prekura nga shperthimi. 30 sekonda dhe ajri ne anije ndaloi levizjen. Majori kerkoi te raportohej per demet. Ne ate cast nje shperthim tjeter u degjua, ne te njejtin vend si perpara. Per fat te mire dyert e sigurise ishin te mbyllura dhe nuk pat humbje atmosfere.
- Mos ishte valle ndonje asteroid qe na goditi? – tha timonieri.
- Nuk e besoj – tha navigatori. – Skanova per asteroide sapo mberritem ketu dhe nuk kapa asgje. Nuk e ... prit... kontakt me nje objekt te panjohur rreth 14km ne oren 3 te anijes. Nuk ishte aty me perpara.
- Nisu drejt tij – tha majori - te gjithe ne vendet e luftes.

vazhdon

mosjafutkot@kodramasbregut
Back to top
OLIVE OYL
Mon Oct 04 2010, 07:21pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Holly ka shkruar:

Prralle shum e ngjashme me perrallen qe ka vu Olivia po them se vlen me u lexu dhe kjo.
U takuan nje here Ngutja dhe Durimi! te dy per te njejtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur per te qepur nje fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjate ,mori gersheret e filloj te priste.
Prit ketej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e beri copa-copa gjithe basmen.Pasi beri
kete pune ,u mendua pakez,morri dy copa dhe i vuri per se gjati trupit,dhe per te zezen e saj vuri
re qe kish bere dem gjith copen.
-------Qyqja c'bera !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajze vajze e vogel nuk do ta kish bere kete
e jo une qe jam goxha cupe!
Por gabimi tani qe bere.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <<korba une >> <<korba une>>,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me nje fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dore ,duke matur me kujdes dhe duke shenuar me nje cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te nje pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
---Duket sikur cdo gje eshte ne rregull -tha Durimi
---po ky cepi ketu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, per bese bera mire qe nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kete mire e kam shenuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shenimet ne fund tha;Tani nuk me mbetet gje tjeter vetem te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajme me shendet dhe fer fer e preu copen.
Ngutja e habitur shume nga Durimi e pyeti
--Kush te ka mesuar te presesh kaq bukur ,more Durim?
------Me ka mesuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
-----Ja me ka ngulur ne mendje gjashte fjale
<<MAT SHTATE HERE DHE PRIT NJE HERE!>>

Holly njikyt prrall e kam te nji liber qe patjeter do tma ket marr nakush se e kerkaj e se gjej dhe e maj mend figuren kja vajza me fustan jeshil qe e ka nji mang te gjat tjetren te shkurt me thak e ky djali me pantallona kerrk si i thojn.me vjen shum keq per at liber ka pas edhe nji prrall me nji djalin e nji mretit qe nuk hate askergja edhe u mlodhen te mocmit me e diskutu edhe e cunen dica ne mal edhe i shrushin leter perdit mretit qe djali sot ka ba perparime ka hander 33 fije makarona edhe 50 kokrra grosh.se maj mend taman e me vjen inat me plas

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Mon Oct 04 2010, 07:27pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Holly ka shkruar:

Dhe kete per sonte . (me iku dhimbje e krytit tu i lexu ito prralla,u kenaqa )

Na ishte nje here nje plak i varfer, por shume i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plote. Plaku zinte ndonje cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Nje dite dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gje.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte dicka. Dhe me ne fund fija e vjeter e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur c'te shihte? Nje cirua
i vogel, fare i vogel vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dore. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjeter dhe...
-Te lutem, me hidh perseri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Te lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe une do te te realizoj cdo
deshire qe te kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me nje cironke aq te vogel dhe e hodhi ne lume. Ne cast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj nje deshire!
-Te kisha nje torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalen, torba me cironj i erdhi prane. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, keta pleqte e mire!) dhe ja tregoi gjithe
historine...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qe cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi neper te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha deshiren.
Kur shkoi ne shtepi, plaka kishte perfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgje.
Sa here qe plakes i kujtohej ndonje gje ajo dergonte plakun t'ia thoshte kete
deshire cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bente realitet deshiren e plakes. Keshtu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mire, kuaj, hyzmeqare...Cdo gje,
cdo gje. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kerkonte dhe nje dite e urdheroi
plakun:
- Shko merre cironken tende te qelbur dhe sille ketu!
Plakut te shkrete i therri ne zemer dhe cale-cale u nis e shkoi ne ane te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne cast mbi uje. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj nje deshire!- i tha ajo plakut si gjithmone.
-Plaka me tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet te vish me mua tani.
Pra...plaka do qe ti ta lesh lumin dhe te vish me mua...
Cironka e vogel heshti. Heshti disa caste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit per te mos dale me kurre.

Plaku u kthye ne shtepi..shtepia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kerkuar shume...

eh kja asht per ata njerz qe si ngin Zoti.e si thojn 'edhe deti ka nevoj per uj"

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Mon Oct 04 2010, 08:09pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Qe nji tjeter prap shkodrane per ju

LIREN E FUNDIT E HODHI NE PUS

Ishte njihere nji djele i ri te cilit i ati i kishte lene pasuri te madhe.Ai ne vend qe ti shtonte duke punuar i prishte me grushta duke bere qejf me shoke dembela e jo te mire.E ema here pas here i thoshte me te mire
-Mos i prish parate ashtu more bir se do te mbarohen
-Pune e madhe moj nene.Kur te mbarohen parate qe me ka lene babai do te punoj e do te fitoj-i thoshte djali
-Po cfare pune do te besh more bir, ti nuk ke asnje zanat?
-Ashtu moj nene si gjithe bota
Megjithe keshillat e mira dhe te vazhdueshme te nenes djali prishte para pa hesap
Nje dite e ema i tha:
Kjo more bir eshte lira e fundit qe te ka mbetur nga 5000 lirat qe te la yt ate.Te gjitha parate i bere rrush e kumbulla!Mbasi te prishet edhe kjo lire ti duhet te fillosh nga puna sepse ndryshe nuk do kemi buke per te ngrene.
Djali mori liren e fundit, shkoi te pusi dhe i tha nenes se vet:Eja nene degjoje se si do tingelloje lira kur ta hedh ne pus
Dhe sa iu afrua plaka grykes se pusit djali e hodhi liren e fundit ne uje dhe qeshi tere gezim.
Te nesermen djali shetiti gjithe qytetin per te gjetur pune.Kurrkush se merrte ne pune sepse nuk kishte asnje zanat.Me ne fund u fut hamall.Kur e pane shoket e tij me dengje ne krah te tere u larguan dhe as me goje nuk i flisnin me.Punoi hamall nje muaj nga mengjesi deri ne darke dhe ne fund te muajit kishte kursyer vetem nje gjysme mexhide.E ema mori gjysmen e mexhides dhe i tha djalit:eja more bir degjoje se si do te tingelloje gjysma e mexhides tende kur ta hedh ne pus.
-Mos nene mos pash Zotin se e kam fituar me djersen e ballit
-Po yt ate me cka i kishte fituar parate qe ti prishje me shoket e keqinj te cilet sot as me goje nuk te flasin.
-Koka ben koka pesn moj nene-i tha djali

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Mon Oct 04 2010, 08:11pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
_GUINNESS_ ka shkruar:

Olive Oyl ka shkruar:

un kam debules prrallat.skam lan liber me prralla ne librari pa e ble qysh e vogel.me pelqejn se pavarsisht se e kan emrin prralla kan shum gjana te verteta dhe morali asht gjithmon aktual

po e fillaj me nji prrall shkodrane:
TRI KESHILLAT E PLAKUT

U martue nji djale i ri njizet e pese vjec.Ate nate u martue, te nesermen e mueren nizam e ndenji njizet vjet perjashta.
E shoqja pas nante muejsh lindi nji djale po per te shoqin nuk muer vesh a gjall a vdek.E kjo jetoi me ate femije.Femija u rrit e u ba zot i vedit e e mbate te amen e vet mir fort.Pas njizet vjetesh i shqi u nis me ardh ne shpi.Tue ardh iu afrue shehrit te vet.Aty has nji plak ne rrug.I thote ky plaku:
-Sa vjet ke qe je ne kurbet?
-Njizet vjet
-A ke fitue gja?
-Vetem 3 mexhide
-Nuk them per pare-i thote plaku- po a e ke nxane ilmin(dijen)
-Nuk e di cka asht ilmi-i thote ky
-Mbasi nuk di cka asht ilmi-i thote plaku-duhet me u kthye prape e me e nxane, se pa ilm ske ku vete
I thote udhetari:-Mir se po kthehem,po ku me e nxane ket ilm?
Hajt shko ne filan sheher, aty gjen nji plak qe shet ilm
Ky kurbetciu shkon ne at sheher e e gjeti plakun
Si u njoh me te e pyet ky plaku:-Cka lyp tek une?
_Kam ardh me xan ilmin- i thote kurbetciu
-Per nje fjale duhet 1 mexhide-i thote plaku
Edhe ky ia jep nji mexhide e plaku i thote:
"RRuges per shkurt mos i bjer"
I thote, me kallzo nji fjale tjeter
Te dyten fjale i thote ky
"Ujit te turbullt mos i del"
Masi meti me nji mexhide ky mendon, une keq se keq jam t'ia jap edhe kete e te me thote edhe nji fjale, se te mira po i thoka.
te treten fjale i thote plaku
"Idhnimin e mramjes lene per nadje e te nadjes per mramje"
Udhetarit nuk i mbeten ma pare
U nis ky me shkue ne vend te vet.Rruges u ba me nji shok bashk.Tue shkue i thote ky shoku
-po i biem ksaj rruges per shkurt e nuk po i biem per gjate
Ky kurbeciu e majti mend fjalen e plakut qe mos me i ra rruges per shkurt e i thote shokut qe une du me i ra ruges per gjate.
Ky shoku i thote-ti ne dac shko une po i bie rruges per shkurt se shkoj ma shpejt.
e keshtu u ndane.ky qe i ra rruges per shkurt ne mes te rruges i dolen disa bandite i moren paret e e vrane.ky qe i ra per gjate mrriti shndosh
Tue shkue rruges merr me dale nji uj,por uji ishte i turbullt.Ky kujtoi fjalen e plakut e ndenji me prit gjersa te kullonte uji.Ne ate cast vjen nji tregtar me kale.Fillon me i dale ujit po i thote ky kurbetciu
-mos del se asht turbullt
-Nuk ka gajle se une i dal turbullt e paturbullt
Sa shkoi ne midis te ujit u rrzue me gjith kal e u myt e kali doli ne breg ka ishte ky kurbetqari.e keshtu e muer kalin ky dhe pavi qe kali kishte 2 trasta me flori
Kur kulloi uji muer ky kalin e duel matane shendosh e mire
U nis ne shtepi te vet i bie deres e del e shoqja i cil deren por nuk e njef te shoqin
i thote ky- a me len sonte me fjet?
e pyet e shoqja kah vjen e ku shkon e m'at fjal i vjen i biri i grues prej pazarit, e perqafon te birin kjo.
Ky i shoqi filloi me u idhnue me me mendu me vedi 'qenka martue ose paska zan ndonji jaran'
Masi ranen me fjet ky desh me u cue me e myt te shoqen e djalin por i ra ndermend fjala e plakut e pret deri nadje.
U cue nadje e pasi pin kafen djali u nis me shkue ne pazar,
e ama i thote 'udha e mbare bir'
Ky i puth doren s'ames e i thote 'te mbare pac nane'
Ky i shoqi pasi ndivi kto fjal e pyet te shoqen
-I kuj asht ky djal?
Asht djali im-i thot kjo
-Po tand shoq ku e ke?
-Nuk e di a asht gjalla a ka vdek se ka 20 vjet qe jemi nda e haber prej burrit nuk di
Atehere cohet ne kam ky e merr ne krahe te shoqin e gruen e u diftohet
E njikjo asht puna e dijes dhe e durimit!

OLOVE shume e gjate une per me lezu kete GAZETE ose ROMAN duhet me marr pushimet dimnore mandej me del koha me e lezu hhhahahahahh hahhahah

Asht e gjat por jo e gjere,ty edhe te pelqejn elegante
Jam e sigurt qe cdonjeri prej nesh e ka gjet vedin ne nji menyr a ne nji tjeter ne situata qe kto kshilla do ti kishin vlejt patjeter.un per vedi kur bahem me nerva po randshem gjithmon pres me ardh dita tjeter

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Mon Oct 04 2010, 09:00pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Alterran si profesion te dyt a e pranan nji vend punet si rregjizor telenovelash se gjithmon e len te pjest ma te bukra hhahha

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3176 sec, 0.0855 of that for queries. DB queries: 62. Memory Usage: 3,213kB