Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Proza. Perralla, tregime, novela |
Go to page 1 2 3 4 5 6 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | hahaha oli e bukur shum po kush me marr vesht se :-? ![]() ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
S~erenity |
| ||
~Joy of Life~![]() ![]() Registered Member #2891 Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41amPosts: 5994 | OLIVE OYL ka shkruar: Një çiftë festonte me rastin e përvjetorit te 40 të kurorëzimit të tyre, dikush, si është zakon në këto festa, e pyeti gruan: “Cili është sekreti yt, per kete mirekuptim qe keni me burrin tuaj?” Gruaja, duke buzëqeshur e lumtur, tha: “Ditën e kurorëzimit, vendosa të bëja një listë të gabimeve të burrit tim, nje liste që unë gjithmonë do të isha gati t’ia falja atij pa probleme. Vendosa që do të mbijetoj me ato dhjetë gabime”. Kur e pyetën gruan cilat ishin këto dhjetë gabime të shkruara në listën e saj, ajo u përgjigj: “Nuk e kam shkruar fare asnjëherë këtë listë. Kështu çdo herë që burri im bën diçka për të cilën do të doja të zemërohesha, unë i thoja vetvetes: “Lum ai! Ky gabim është në listen time!” E bukur Oli, gjithashtu gjitha ma siper ![]() | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët: "Kush e dëshiron këtë para?"Shumica e studentëve ngritën duart.Profesori tha: "Do t'ia jap njërit nga ju, por pasi ta ndrydhi.Përsëri pyeti: "Kush e dëshiron këtë?"Duart përsëri u ngritën."Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu?" E hodhi në tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë, duke e njollosur, pastaj mori 500 Euron e ndrydhur, të përlyer, të shkelur dhe përsëri i pyeti : "A e dëshiron përsëri dikush nga ju këtë 500 Euro?"Përsëri të gjithë ngritën duart.Atëherë profesori tha: "Mendoj se tani keni mësuar diçka të rëndësishme". Çfarë do që bëra me këtë 500 Euro ju përsëri e dëshironi sepse nuk e ka humbur vlerën e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet përsëri 500 Euro".Kështu edhe ne, ndonjëherë demoralizohemi, gjunjëzohemi, ndrydhemi për shkak të gabimeve, veprimeve të këqija, përvojave të ithta, vështirësive, dhe atëherë mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë.Mos lejo që humbja e shpresës të fshijë ëndrrat tua. Vlera e një gjëje është për sa ti e vlerëson, andaj për vete zgjidhe çmimin më të lartë... ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Një fshatar duke udhëtuar me devenë e tij në shkretëtirë ndeshet me një burrë me buzë të thara nga etja e që mezi ecte nga lodhja. Fshatari zbriti nga deveja dhe i dha ujë për të pirë. Burri pasi piu ujin i dha një të shtyrë fshatarit, i hipi devesë dhe filloi t'ia mbathte. Fshatari i thërriti nga mbrapa - Hej, mire, në rregull. Merre devenë dhe ik, por kam një lutje për ty. Të lutem mos ia trego askujt këtë ngjarje!" Hajduti i çuditur nga kjo kërkesë ndali pak dhe e pyeti për arsyen. Fshtari i dha këtë përgjigje që duhet të jetë mësim për të gjithë: - Po ta tregosh, kjo ngjarje do të përhapet kudo dhe njerëzit nga frika nuk do t'i ndihmojnë më nevojtarët që i shohin në rrugë. ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Ishte një djalë, i cili ishte nervoz dhe e humbte vazhdimisht durimin. Një ditë, i ati i dha një qese me gozhda dhe i tha: “Biri im, dua që çdo herë që të kap vala e zemërimit dhe e humb durimin, të ngulësh një gozhdë në gardhin e kopshtit tonë.” Kështu djaloshi filloi të zbatojë këshillën e të atit. Ditën e parë nguli 37 gozhda, por ngulja e tyre nuk ishte e lehtë. Kështu filloi ta përmbajë veten kur zemërohej dhe pas disa ditësh filloi të ngulë më pak gozhda. Pas disa javësh ai arriti ta ndalonte veten nga zemërimi dhe nga ngulja e gozhdëve. Shkoi tek ai ati dhe i tregoi rezultatet. I ati u gëzua për këtë ndryshim dhe i tha: “Biri im, tani duhet që çdo ditë që nuk zemërohesh, të nxjerrësh nga një gozhdë.” Dhe kështu djaloshi filloi të nxjerrë gozhdë çdo ditë që nuk zemërohej. Shkoi sërish tek i ati dhe e lajmëroi për rezultatet që kishte arritur. I ati e çoi deri te gardhi dhe i tha: “Biri im, të lumtë, por a i sheh këto vrima në gardh? Ky gardh nuk është si ka qenë. Kështu është kur ti flet i zemëruar dhe lë gjurmë te të tjerët, si këto vrima në gardh. Ti mund ta godasësh dikë me thikë dhe t’i kërkosh falje, por plaga do të mbetet.” ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Prindrit te japin edukaten ,ndersa jeta te meson me ke me e perdor. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Njëherë e një kohe, një druvar shumë i fuqishëm, kërkoi punë te një shitës i drunjëve; dhe, ai arriti të punësohet. Pagesa dhe kushtet e punës ishin me të vërtetë të kënaqshme. Për këtë arsye, druvari ishte i vendosur të japë më të mirën e tij. Shefi i tij i dha një sëpatë dhe i tregoi vendin ku do të punonte. Kështu, në ditën e parë druvari preu 18 drunjë. Të gjitha i solli tek shefi i tij. Me ta parë shefi i tij këtë vullnet të druvarit e uroi dhe e inkurajoi të vazhdonte më tej. Si pasojë, stimuli që kishte marrë druvari nga shefi, e shtyu që në ditën tjetër të punonte më shumë. Por, edhe pse përpjekjet e tij ishin që sa më shumë të sjellë drunjë, në fund arriti që t’i sjellë vetëm 15 sosh. Kurse, në ditën e tretë arriti që vetëm 10 drunjë t’i sjellë; pavarësisht përpjekjeve të mëdha. Në këtë mënyrë, dita ditës filloi të sjellë pak e më pak drunjë. “Duhet ta kem humbur fuqinë”, mendoi druvari. Ai shkoi tek shefi i tij për t’i kërkuar falje sepse as vet nuk e dinte se ç’po ndodhte. “Kur ka qenë hera e fundit që e keni mprehë sëpatën tuaj?” – e pyeti shefi. “Ta mpreh?! – Nuk kam pasur kohë ta mpreh sëpatën time. Në të vërtetë isha çdoherë i zënë duke prerë drunjë.” ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Ki Kujdes cfarë po mbjell ! Në një ditë pranvere kur dielli po shndriste duke e bërë kohën të ngrohtë, hyri në zyrën time një punëtor së bashku me drejtorin e kompanisë për të cilën punoja. Drejtori kishte marrë vendim të jep dorëheqje në mënyrë që tu ofronte shansin të rinjve që të punonin dhe të tregonin zotësitë e tyre në drejtimin e punëve të kompanisë. Nuk dëshironte që këtë detyrë të ua trashëgonte ndonjërit prej fëmijëve apo nipërve të tij, e për këtë arsye kishte marr një vendim të çuditshëm. Pasi që i ftoj të gjithë drejtuesit e rinj të sektorëve të ndryshëm të kompanisë për në dhomën e mbledhjeve, ai e deklaroi dorëheqjen e tij. "Ka ardhur koha për mua që të jap dorëheqje dhe të zgjedh nga mesi juaj një drejtor të ri i cili do të udhëheqë me kompaninë në të ardhmen". Të gjithë i kaploi gëzimi. Ndërsa drejtori vazhdoi fjalimin e tij duke thënë: "Do t’i nënshtroheni një testi praktik dhe do të ktheheni në të njëjtën ditë pas një viti në po këtë vend, ndërsa testi do të jetë i këtij lloji; Do t’ju shpërndahet nga një farë të cilat i kam sjellë enkas për ju nga kopshti im. Tani do ta merrni secili prej jush nga një farë, do ta mbjellni dhe do t’i kushtoni kujdesin tuaj maksimal përgjatë tërë vitit. Kush arrin prej jush ta sjell një lule e cila do të ua kaloj të tjerave, ai do të jetë drejtori i ardhshëm i kompanisë". Në mesin e të pranishmëve ishte edhe një djalosh që quhej Ahmet. Edhe ky, si gjithë të pranishmit, e mori një farën, u kthye në shtëpi, dhe i tregoi gruas së tij për rastin. Gruaja me nxitim e përgatiti enën me dhe, duke hedhur në të edhe materie ushqyese të nevojshme në mënyrë që të jetë sa më ushqyese për farën. E mbolli farën me shpresë se do të fitonin. Ishte e pamundur të kalonte një ditë e të mos kujdeseshin për farën nga dëshira e flaktë që kishin për postin. Kaluan tre javë, dhe të gjithë po flisnin rreth këtyre farave dhe asaj se çfarë po ndodh me to, me përjashtim të Ahmetit, të cilit me gjithë mundin dhe kujdesin që po ia kushtonte farës, ajo nuk kishte mbirë ende. Kështu kaluan ditë, javë e muaj, derisa erdhi edhe dita në të cilën duhej t’i dërgonin rezultatet e tyre për të parë se kush do të ishte fituesi, por Ahmetit ende nuk i kishte mbirë fara të cilën e kishte mbjell. Ahmeti i mërzitur nuk donte të shkonte fare në punë atë ditë, por pasi që gruaja insistonte duke iu arsyetuar se duhej të ishte i sinqertë me atë se çfarë i kishte ndodhur, vendosi të shkoj pasi e dinte se gruaja kishte të drejtë por frikohej se do të largohej nga puna, pasi do të ishte i vetmi dështak brenda kompanisë. Mori enën në të cilën e kishte mbjell farën e tij dhe kur arriti tek zyra, i impresionuar nga lulet që i kishin sjell të tjerët, mezi arriti me enën e zbrazët të ulej në fund të dhomës pa u vënë re nga të tjerët. Më në fund erdhi edhe drejtori, dhe pasi që i pa rezultatet filloi t’i lavdëroj për punën që kishin bërë, dhe para se të fillonte vlerësimin, e vërejti Ahmetin i cili ishte fshehur në fund fare dhe po priste se çfarë do të ndodhte. Pasi e vërejtën kolegët e tij, mezi mbaheshin nga të qeshurat, ndërsa drejtori e ftoi të dilte para të gjithëve dhe të tregonte rezultatet e tij. Duke ecur drejt drejtorit e kishte kapluar frika dhe ishte i sigurt se tani do të largohej përgjithmonë nga puna si dështak i vërtetë që ishte. Me të arritur pran drejtorit filloi t’i tregonte me sinqeritet të plotë për dështimin e tij me gjithë kujdesin e madh që i kishte bërë farës. Në këtë moment të gjithë ishin ngritur në këmbë dhe po prisnin se çfarë do të ndodhte. Drejtori kërkoi nga të gjithë të uleshin përveç Ahmetit, dhe iu drejtua të pranishmëve duke ju thënë: "Dëshironi mirëseardhje drejtorit tuaj të ri, Ahmetit". Menjëherë filluan reagimet dhe akuzat se si mund të ishte drejtor ai i cili nuk kishte arritur fare rezultate, ndërsa drejtori vazhdoi fjalimin e tij duke thënë: "Vitin e kaluar kur ne u takuam këtu dhe kërkova prej jush mbjelljen e farës dhe sjelljen e rezultateve për të zgjedhur drejtorin e ri, ju të gjithë i keni ndërruar farat, sepse unë ua kam dhënë farën e prishur vetëm për të parë sinqeritetin tuaj. I vetmi që është treguar i sinqertë është Ahmeti, prandaj edhe është i vetmi meritor të jetë drejtori juaj". Këshilla ime për ju: Nëse e mbjell "BESNIKËRINË" do ta korrësh "BESUESHMËRINË" Nëse e mbjell "MIRËSINË" do te fitosh "SHOQËRINË" Nëse e mbjell "MODESTINË" do ta korrësh "RESPEKTIN" Nëse e mbjell "VLERËSIMIN" do ta korrësh "LLOGARITJEN" Nëse e mbjell "MUNDIN" do ta korrësh "SUKSESIN" Nëse e mbjell "BESIMIN" do ta korrësh "QETËSIN" Nëse e mbjell "ANGAZHIMIN" do ta korrësh "PËLQIMIN" Prandaj ke kujdes se çfarë po mbjelle sot, sepse atë do ta korrësh nesër. Aq sa do të japësh për këtë botë sot, po aq do të të vijë nesër…. ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | OLIVE OYL ka shkruar: Ti mund ta godasësh dikë me thikë dhe t’i kërkosh falje, por plaga do të mbetet.” Shume e vertete ![]() Ahh ato plage qe nuk dijne me u largu kurre..edhe pse vitet kalojne ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Babai dhe i biri janë duke ecur nëpër pyll .Në një moment fëmija pengohet dhe bie .Dhimbja ishte e fortë dhe ai filloi të bërtasë " Ahhhhh " Ai shtangu i habitur kur dëgjoi një zë t'i kthehej nga mali " Ahhhhh " Plot kureshtje thirri " Kush jeni ju ?" Por e vetmja përgjigje që ai mori ishte : " Kush jeni ju ? " Kjo e zemëroi pa masë dhe b...ërtiti : " Ju jeni frikacak !" Dhe zëri përsëri i përgjigjet : " Ju jeni frikacak ! " I hutuar shikon të atin dhe i thotë : çfarë po ndodh ? I ati i thotë që të shikojë me kujdes dhe thërret :"Të dua shumë !" Dhe zëri i përgjigjet : " Të dua shumë !" Përsëri thërret :" Ju jeni i mrekullueshëm !" Zëri i përgjigjet :" Ju jeni i mrekullueshëm !" Djali u befasua por përsëri nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte . Kështu që i ati filloi ti shpjegojë : Njerëzit e quajnë "Jehonë "por në të vërtetë ajo është vetë jeta .Jeta të jep gjithmonë atë që ti jep , është si një pasqyrë që tregon veprimet e tua . A kërkon Dashuri ? Jep Dashuri ! Do Mirësi ? Jep Mirësi ! Nëse dëshiron që njerëzit të jenë të respektueshëm dhe të qetë me ty ,ji ti i pari i respektueshëm dhe i qetë ! Mos harro biri im : Ky ligj i natyrës zbatohet në çdo aspekt të jetës sonë ! Në të mirë e në të keq ti do të marrësh gjithmonë atë që jep ! ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
sunríse |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2659 Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pmPosts: 11479 | OLIVE OYL ka shkruar: Babai dhe i biri janë duke ecur nëpër pyll .Në një moment fëmija pengohet dhe bie .Dhimbja ishte e fortë dhe ai filloi të bërtasë " Ahhhhh " Ai shtangu i habitur kur dëgjoi një zë t'i kthehej nga mali " Ahhhhh " Plot kureshtje thirri " Kush jeni ju ?" Por e vetmja përgjigje që ai mori ishte : " Kush jeni ju ? " Kjo e zemëroi pa masë dhe b...ërtiti : " Ju jeni frikacak !" Dhe zëri përsëri i përgjigjet : " Ju jeni frikacak ! " I hutuar shikon të atin dhe i thotë : çfarë po ndodh ? I ati i thotë që të shikojë me kujdes dhe thërret :"Të dua shumë !" Dhe zëri i përgjigjet : " Të dua shumë !" Përsëri thërret :" Ju jeni i mrekullueshëm !" Zëri i përgjigjet :" Ju jeni i mrekullueshëm !" Djali u befasua por përsëri nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte . Kështu që i ati filloi ti shpjegojë : Njerëzit e quajnë "Jehonë "por në të vërtetë ajo është vetë jeta .Jeta të jep gjithmonë atë që ti jep , është si një pasqyrë që tregon veprimet e tua . A kërkon Dashuri ? Jep Dashuri ! Do Mirësi ? Jep Mirësi ! Nëse dëshiron që njerëzit të jenë të respektueshëm dhe të qetë me ty ,ji ti i pari i respektueshëm dhe i qetë ! Mos harro biri im : Ky ligj i natyrës zbatohet në çdo aspekt të jetës sonë ! Në të mirë e në të keq ti do të marrësh gjithmonë atë që jep ! ^:)^ Think happy thoughts! ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | ѕυммer ka shkruar: OLIVE OYL ka shkruar: Babai dhe i biri janë duke ecur nëpër pyll .Në një moment fëmija pengohet dhe bie .Dhimbja ishte e fortë dhe ai filloi të bërtasë " Ahhhhh " Ai shtangu i habitur kur dëgjoi një zë t'i kthehej nga mali " Ahhhhh " Plot kureshtje thirri " Kush jeni ju ?" Por e vetmja përgjigje që ai mori ishte : " Kush jeni ju ? " Kjo e zemëroi pa masë dhe b...ërtiti : " Ju jeni frikacak !" Dhe zëri përsëri i përgjigjet : " Ju jeni frikacak ! " I hutuar shikon të atin dhe i thotë : çfarë po ndodh ? I ati i thotë që të shikojë me kujdes dhe thërret :"Të dua shumë !" Dhe zëri i përgjigjet : " Të dua shumë !" Përsëri thërret :" Ju jeni i mrekullueshëm !" Zëri i përgjigjet :" Ju jeni i mrekullueshëm !" Djali u befasua por përsëri nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte . Kështu që i ati filloi ti shpjegojë : Njerëzit e quajnë "Jehonë "por në të vërtetë ajo është vetë jeta .Jeta të jep gjithmonë atë që ti jep , është si një pasqyrë që tregon veprimet e tua . A kërkon Dashuri ? Jep Dashuri ! Do Mirësi ? Jep Mirësi ! Nëse dëshiron që njerëzit të jenë të respektueshëm dhe të qetë me ty ,ji ti i pari i respektueshëm dhe i qetë ! Mos harro biri im : Ky ligj i natyrës zbatohet në çdo aspekt të jetës sonë ! Në të mirë e në të keq ti do të marrësh gjithmonë atë që jep ! ^:)^ ahhh...fjale te shenjta! Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | OLIVE OYL ka shkruar: Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët: "Kush e dëshiron këtë para?"Shumica e studentëve ngritën duart.Profesori tha: "Do t'ia jap njërit nga ju, por pasi ta ndrydhi.Përsëri pyeti: "Kush e dëshiron këtë?"Duart përsëri u ngritën."Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu?" E hodhi në tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë, duke e njollosur, pastaj mori 500 Euron e ndrydhur, të përlyer, të shkelur dhe përsëri i pyeti : "A e dëshiron përsëri dikush nga ju këtë 500 Euro?"Përsëri të gjithë ngritën duart.Atëherë profesori tha: "Mendoj se tani keni mësuar diçka të rëndësishme". Çfarë do që bëra me këtë 500 Euro ju përsëri e dëshironi sepse nuk e ka humbur vlerën e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet përsëri 500 Euro".Kështu edhe ne, ndonjëherë demoralizohemi, gjunjëzohemi, ndrydhemi për shkak të gabimeve, veprimeve të këqija, përvojave të ithta, vështirësive, dhe atëherë mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë.Mos lejo që humbja e shpresës të fshijë ëndrrat tua. Vlera e një gjëje është për sa ti e vlerëson, andaj për vete zgjidhe çmimin më të lartë... me like it ![]() * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | SuperGirl ka shkruar: ѕυммer ka shkruar: OLIVE OYL ka shkruar: Babai dhe i biri janë duke ecur nëpër pyll .Në një moment fëmija pengohet dhe bie .Dhimbja ishte e fortë dhe ai filloi të bërtasë " Ahhhhh " Ai shtangu i habitur kur dëgjoi një zë t'i kthehej nga mali " Ahhhhh " Plot kureshtje thirri " Kush jeni ju ?" Por e vetmja përgjigje që ai mori ishte : " Kush jeni ju ? " Kjo e zemëroi pa masë dhe b...ërtiti : " Ju jeni frikacak !" Dhe zëri përsëri i përgjigjet : " Ju jeni frikacak ! " I hutuar shikon të atin dhe i thotë : çfarë po ndodh ? I ati i thotë që të shikojë me kujdes dhe thërret :"Të dua shumë !" Dhe zëri i përgjigjet : " Të dua shumë !" Përsëri thërret :" Ju jeni i mrekullueshëm !" Zëri i përgjigjet :" Ju jeni i mrekullueshëm !" Djali u befasua por përsëri nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte . Kështu që i ati filloi ti shpjegojë : Njerëzit e quajnë "Jehonë "por në të vërtetë ajo është vetë jeta .Jeta të jep gjithmonë atë që ti jep , është si një pasqyrë që tregon veprimet e tua . A kërkon Dashuri ? Jep Dashuri ! Do Mirësi ? Jep Mirësi ! Nëse dëshiron që njerëzit të jenë të respektueshëm dhe të qetë me ty ,ji ti i pari i respektueshëm dhe i qetë ! Mos harro biri im : Ky ligj i natyrës zbatohet në çdo aspekt të jetës sonë ! Në të mirë e në të keq ti do të marrësh gjithmonë atë që jep ! ^:)^ ahhh...fjale te shenjta! * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
☼sunshine |
| ||
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)![]() ![]() Registered Member #2555 Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pmPosts: 11539 | Lufta mes Ujqve Në ditë ndërsa po kalonin kohën bashkë, nipi pyet gjyshin: “Gjysh pse njerëzit luftojnë”? Gjyshi, me shikim drejt diellit që po perëndonte, ndërsa nata po hidhte petkun e saj, foli me zërin tashma të plakun: “Biri im, njeriut herët a vonë do t’i duhet të luftojë, gjë së cilës nuk mund t’i shmanget. Ekziston gjithmonë një luftë ku gjithsecili prej nesh merr pjesë, dhe si në çdo luftë dilet i humbur ose i fituar... Lufta më e ashpër te ne është ajo që ndodh mes dy ujqve biri im.” Me sytë që tregonin habi nipi pyet: “Ujq? Po cilët ujq?” “Ata ujq që gjithsecili prej nesh i mban fshehur.” Djali i vogël edhe më tepër i habitur nuk po arrinte të kuptonte. Mezi po priste që gjyshi të prishte heshtjen që kishte zënë vend, dhe më në fund plaku, të cilit koha i kishte dhuru dijen, vazhdoi me zërin e qetë: “Brenda nesh ka dy ujq, njëri jeton duke u ushqyer me urrejtje, xhelozi, inat, përçmim, krenari të rreme, gënjeshtra dhe egoizëm.” Plaku ndaloi, ndoshta që të linte vend që fëmija i vogël të kuptonte atë që sapo tha. “Po tjetri gjysh?” “Ndërsa tjetri është ujku i cili ushqehet me paqe, dashuri, shpresë, ndershmëri, përulje dhe besim.” Djali i vogël ra në mendime për atë që sapo i kishte thënë i moshuari dhe mendimit të tij të sinqertë i dha zë, “po mirë, cili ujk fiton?” Fytyra me rrudha u kthye drejt fëmijës me nje buzeqeshje te lehte, “Ai ujk që ne ushqejmë më se tepermi biri im...” (Giorgio Faletti - Io sono Dio) * * * O nate e qete... qe xhiron bosh... kur degjon frymemarrjen time.. mos mendo.. te luash muziken tende te vetmis... une veshtroj qiellin.. duke prit mengjesin.. te vallzoj...me diellin... ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Na ishte njëherë një ishull ku jetonin të gjitha ndjenjat dhe vlerat e njerëzve: Gazmendi, Zymtësia, Dituria, sikurse të gjitha të tjerat, përfshirë Dashurinë. Një ditë iu bë e ditur ndjenjave se ishulli do të shpërngulej, Atëherë ato të gjitha përgatitën varkat e tyre dhe u nisën, Vetëm Dashuria donte të priste deri në çastin e fundit. Kur ishulli përfundoi së shpërnguluri, Dashuria vendosi të kërkojë ndihmë. Pasuria kaloi pranë Dashurisë me një barkë tejet luksoze Dhe Dashuria i tha: “Pasuri, a më merr me vete?” “Nuk mundem, ka shumë ar e argjend në varkën time e nuk ka vend për ty.” Dashuria atëherë vendosi t’i kërkojë Krenarisë që po kalonte pranë Mbi një anije të mrekullueshme: “Krenari, të lutem, më merr me vete?”. “Nuk të ndihmoj dot, Dashuri,“ u përgjigj Krenaria, “Këtu është gjithçka e përkryer, mund të ma dëmtosh varkën time.” Atëherë Dashuria i kërkoi Zymtësisë që kalonte pranë saj: “Zymtësi, të lutem, lermë të vij me ty.” “Oh Dashuri,” iu përgjigj Zymtësia, “Jam kaq e trishtë dhe kam nevojë të rri vetëm.” Edhe Gazmendi kaloi përbri Dashurisë, Por ishte shumë i kënaqur që nuk dëgjonte se dikush po e thërriste. Papritur e pakujtuar një zë tha: “Eja, Dashuri, të marr unë me vete.” Ishte një plakë ajo që fliste. Dashuria u ndje pa masë mirënjohëse dhe plot gëzim Saqë harroi ta pyeste plakën si e kishte emrin. Kur arritën në breg, plaka shkoi në punë të vet. Dashurisë i ra ndërmend se duhej pyetur Dituria: “Dituri, a mund të më thuash, kush më ka ndihmuar?“... Do ta vazhdoj historine masi te bani nji perpjekje me gjet se kush ishte 'Plaka' ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Ta them une, ta them une, ta them uuuuuuun!!! me lejeeeee (haha) Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | Super ulu gjithmon ti ulu aty mas ta nij zanin ma hihihi un e di po sdu me ju tregu :p ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | un e di un e di un e diiii....nuk xa vend deri sa ta them (girl_cray) Ps. t'pakten mendoj se e di, lol (o0*) Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | Ahhh oli jam knaq tu i lexu falemners qe i dan me ne kta vepra te mrekullushme artiste te kena kukull votoj met ba head admin hihihihi :d :-* ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | shka he dreq se po mhekun edhe prej itu ku ja, skam moderu kergja sat hahahahahahahahhah Super, thuje presoresh, urdhna ![]() ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Kohaaaaaaaaaaaaaa Sepse vetem koha ia din vleren dashurise se vertete (yes) Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | SuperGirl ka shkruar: Kohaaaaaaaaaaaaaa Sepse vetem koha ia din vleren dashurise se vertete (yes) brravo super brravooooo po ta ve nji 10 Kur arritën në breg, plaka shkoi në punë të vet. Dashurisë i ra ndërmend se duhej pyetur Dituria: “Dituri, a mund të më thuash, kush më ka ndihmuar?“. “Ka qenë Koha,” tha Dituria. “Koha?”- pyeti Dashuria, “Pse vallë më ka ndihmuar Koha?”. Dituria, plot mençuri, iu përgjigj: “Sepse vetëm Koha është e zonja të kuptojë sa rëndësi ka Dashuria në jetë.” BORGES ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | oooo flm per 10-ten, kahere skam marr (haha) Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Shumë kohë më parë, një mbret kishte dënuar me vdekje dy të burgosur për një krim të bërë. Data e ekzekutimit ishte një muaj pasi ishte marrë vendimi. Njëri prej dy të dënuarve ishte demoralizuar, i kishte këputur shpresat dhe ishte strukur në një nga qoshkut e burgut duke qarë, në pritje të ditës së ekzekutimit. Kurse i dënuari tjetër, demonstronte zgjuarsi, mençuri dhe dinamizëm. Ai mendonte mbi një mjet dhe mënyrë, e cila do e shpëtonte nga fundi i tmerrshëm, ose të paktën diçka që ta shtynte dënimin për më vonë. Një natë vonë, edhe pse duhej ta kishte zënë gjumi, ai qëndronte zgjuar duke menduar mbi gjërat që i pëlqenin mbretit dhe e joshnin. Në një moment, atij iu kujtua pasioni që kishte mbreti për një kalë të veçantë të tij. Ai kalonte shumë kohë duke kalëruar me të dhe duke shëtitur në lulishtet e pafund të pallatit mbretëror. Ai brofi në këmbë, pasi ideja që i kishte ardhur i dukej brilante dhe plot rreze shprese. Kështu, i kërkoi rojeve të takohej menjëherë me mbretin, pasi donte ti përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm. Mbreti pranoi ta takojë dhe menjëherë e pyeti mbi këtë çështje të rëndësishme dhe kaq të ngutshme. Menjëherë, i burgosuri iu përgjigj:”Kalin tuaj madhëri! Kalin tuaj mund ta mësoj të fluturojë brenda një viti. Por gjithmonë, nëse do të më lejoni të jetoj gjer atëherë.” Mbretit iu duk shumë joshëse kjo ide, saqë menjëherë filloi të përfytyrojë veten mbi kalin e tij të dashur duke fluturuar tutje në horizont. Kali i tij, do të hynte në histori si kali i vetëm në botë që ka fluturuar. Kur e shkëputi fillin e imagjinatës, ai u kthye nga i burgosuri dhe i tha:”Harroje dënimin për një vit, veç ma mëso kalin të fluturojë.” Kur u kthye në qeli dhe i tregoi të dënuarit tjetër çfarë kishte ngjarë, ai e pyeti:”Ti e di mirë se kali nuk do të mësojë kurrë të fluturojë. Si guxove dhe ia paraqite këtë ide të marrë mbretit?!” Bashkëvuajtësi i zgjuar ia ktheu:”E di, por kështu kam katër mundësi të reja për të fituar lirinë: E para, gjatë këtij viti mund të vdesë mbreti. E dyta, mund të vdes unë dhe vdekja në shtrat është më e ndershme se vdekja si i dënuar. E treta, mund të ngordhë kali. E katërta, kali mund të mësojë me të vërtetë të fluturojë.” ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 6 | |
Powered by e107 Forum System