Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Proza. Perralla, tregime, novela
Go to page  1 2 3 4 5 6
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
S~erenity
Sun May 08 2011, 12:33am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
SuperGirl ka shkruar:

OLIVE OYL ka shkruar:


Ti mund ta godasësh dikë me thikë dhe t’i kërkosh falje, por plaga do të mbetet.”




Shume e vertete
Ahh ato plage qe nuk dijne me u largu kurre..edhe pse vitet kalojne


Back to top
S~erenity
Sun May 08 2011, 12:35am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
OLIVE OYL ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

Kohaaaaaaaaaaaaaa
Sepse vetem koha ia din vleren dashurise se vertete (yes)



brravo super brravooooo po ta ve nji 10
Kur arritën në breg, plaka shkoi në punë të vet. Dashurisë i ra ndërmend se duhej pyetur Dituria: “Dituri, a mund të më thuash, kush më ka ndihmuar?“. “Ka qenë Koha,” tha Dituria. “Koha?”- pyeti Dashuria, “Pse vallë më ka ndihmuar Koha?”. Dituria, plot mençuri, iu përgjigj: “Sepse vetëm Koha është e zonja të kuptojë sa rëndësi ka Dashuria në jetë.”

BORGES


Indeed
Back to top
Guest2983928
Thu May 12 2011, 02:18pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre. Qiriu i parë thoshte: Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan, dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem. Kështu pak nga pak u shua krejtësisht.. Qiriu i dytë thoshte: Unë jam Besimi, por tashmë nuk vlej për asgjë, nuk ka kuptim të rri ndezur. Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti.. I trishtuar, qiriu i tretë tha: Unë jam Dashuria dhe nuk kam forcë që të rri më ndezur. Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time. Shumë herë preferojnë të urrejnë. Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë. Në atë moment, në vendin ku ndodheshin qirinjtë, hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha: Po çfarë po bëni kështu? Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur. Unë e kam frikë errësirën.Tha kështu dhe ia plasi të qarit.. Atëherë qiriu i katërt me ëmbëlsi i tha: Mos u tremb, mos qaj. Derisa unë të jem ndezur, mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë. Unë jam Shpresa. Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët, djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë. Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë...dhe gjithkush prej nesh mund të jetë si ai fëmijë, i zoti, në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij; Besimin, Paqen dhe Dashurinë...
Back to top
OLIVE OYL
Thu May 12 2011, 03:12pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
ツ ka shkruar:

Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre. Qiriu i parë thoshte: Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan, dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem. Kështu pak nga pak u shua krejtësisht.. Qiriu i dytë thoshte: Unë jam Besimi, por tashmë nuk vlej për asgjë, nuk ka kuptim të rri ndezur. Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti.. I trishtuar, qiriu i tretë tha: Unë jam Dashuria dhe nuk kam forcë që të rri më ndezur. Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time. Shumë herë preferojnë të urrejnë. Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë. Në atë moment, në vendin ku ndodheshin qirinjtë, hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha: Po çfarë po bëni kështu? Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur. Unë e kam frikë errësirën.Tha kështu dhe ia plasi të qarit.. Atëherë qiriu i katërt me ëmbëlsi i tha: Mos u tremb, mos qaj. Derisa unë të jem ndezur, mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë. Unë jam Shpresa. Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët, djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë. Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë...dhe gjithkush prej nesh mund të jetë si ai fëmijë, i zoti, në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij; Besimin, Paqen dhe Dashurinë...


(zemer)




***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Guest2983928
Sat May 14 2011, 02:14pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Tete "genjeshtrat" e nenes sime!

Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje tejet të varfër... aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Në raste të rralla ndodhte që të kishim pak oriz në shtëpi... Nëna përgatiste shujtën e thjeshtë dhe gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hudhte në pjatën time duke thënë: "Ha biri im, unë nuk jam e uritur"...


KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PARË

Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohesha sikur fëmijët tjerë. Arriti t'i zë dy peshqi. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë me shije e ngrëna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: "Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun"...

KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E DYTË

Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Meqë nuk kishim pasuri që unë të shkollohem, nëna hyri si shitëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më tepër në punë. I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: "Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë." Ajo buzëqeshi dhe tha: "Biri im, unë nuk jam e lodhur"...


KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TRETË


Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, ndërsa sipërfaqja e rërës avullonte nga nxehtësia. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotën duke thënë: "Nënë, pi edhe ti pak", ndërsa ajo tha: "Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje"

KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E KATËRT

Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Mbi supet e saj mbajti tërë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtëpisë, thjeshtë duhej të kujdesej për çdo gjë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Pranë shtëpisë sonë jetonte xhaxhai im, njeri i mirë, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfër. Fqinjët kur panë që gjendja jonë ishte e papërballueshme, këshilluan nënën, e cila ishte ende e re, të martohej për dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: "Unë nuk kam nevojë për dashuri"

KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PESTË

Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë. Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar, nuk mund të punonte si shitëse rrobash, filloi të shesë perime në treg. Kur nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: "Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete"

KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E GJASHTË

Vazhdova shkollimin e mëtejmë dhe shumë shpejtë u bëra magjistër. Paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: "Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze"

KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E SHTATË

Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqesh. Zemra m'u copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur... Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: "Biri im, mos qaj, unë nuk kam dhembje!"

KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TETË



Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.
Ruaje këtë begati para se të pikëllohesh për humbjen e saj. Gjithmonë kujto se sa ka sakrifikuar ajo për ty.
Back to top
Guest2983928
Tue May 24 2011, 03:24pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Djali me karakter të keq

Babai i tij i jep një çantë plot me gozhdë dhe i thotë: Sa herë ti të humbësh durimin dhe nuk e kontrollon dot veten tënde kur zihesh me dikë, ngul nga një gozhdë në gardhin e shtëpisë. Ditën e parë djali nguli plot 37 gozhdë. Në javët që pasuan mësoi të kontrollonte numrin e gozhdëve që ngulte në gardh, dhe filloi ti pakësonte nga dita në ditë. Ai mësoi që ishte më e thjeshtë të kontrollonte veten se sa të ngulte gozhdë. Më në fund erdhi dita kur djali nuk nguli asnjë gozhdë në gardh dhe i lumtur shkon ti tregojë të atit. I jati i thotë: Tani fillo e shkuli gozhdët që ke ngulur për çdo ditë që humbje kontrollin. Ditët kaluan dhe djali shkoi përsëri te i jati për ti treguar që i kishte shkulur të gjitha gozhdët. Shkuan të dy para gardhit dhe i thotë të birit: Biri im, je sjellë mirë por shiko se sa vrima ka në gardh! Gardhi nuk do të jetë më si më parë! Kur zihesh me dikë dhe e fyen, i lë plagë si këto...Mund ti ngulësh një njeriu thikën, mund edhe t'ja nxjerrësh më pas, por do ti rrijë gjithmonë një shenjë...Nuk ka rëndësi se sa herë mund të kërkosh të falur, plaga do të rrijë...
Plagët që krijohen nga fjalët vrasin njësoj si plagët fizike!
Back to top
Guest2983928
Tue May 24 2011, 03:39pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Pasuria dhe varfëria

Një ditë babai i një familjeje të pasur vendos të çojë djalin e tij të vetëm në fshat që ai të kuptonte se sa me fat ishin kundrejt njerëzve të thjeshtë dhe të varfër. Ata kaluan një ditë dhe një natë si mysafirë në një familje fshatare të varfër, të cilët jetonin në një fermë të vogël. Në kthim babai e pyet të birin se si ishte udhëtimi.
"Shumë i mirë baba."
"A e pe si jetonin njerëzit e varfër? Çfarë mësove biri im?"
"Unë pashë se në shtëpinë tonë ne kemi dy qen, ndërsa ata kanë katër. Ne kemi një pishinë që na ka zënë gjysmën e sipërfaqes së kopshtit, ndërsa ata kanë një lumë që nuk ka të mbaruar. Ne kemi një verandë të mbuluar dhe të ndriçuar me dritë elektrike, ata kanë diellin dhe hënën. Kopshti ynë mbaron te porta e hyrjes së shtëpisë, ndërsa ata kanë një pyll të tërë."
Së fundmi, për habinë e të atit ai shtoi:
"Babi, faleminderit që më bëre të kuptoj se sa të varfër jemi!"

(Çdo gjë varet nga mënyra se si ne shohim botën. Nëse jemi të varfër në shpirt, s'kemi asgjë...)
Back to top
MiCoLjA
Tue May 24 2011, 04:51pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
njashtu asht perzoten maj dushe ku hyn parja spunon dajrja (se sdi em shkru drecen isha e shkruva mir ahahhaha )

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
MiCoLjA
Wed May 25 2011, 12:15pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
‎''Flutura e jetes''
Një ditë u paraqit një vrimë e vogël në fshikë.Njeriu rrinte dhe shikonte fluturën disa orë se si mundohet që të nxjerrë trupin e vet të dobët nga ajo vrimë e vogël.Pastaj flutura ndali lëvizjen e saj.U duk se nuk mundet më tej.
Për këtë njeriu vendosi ti ndihmojë fluturës:Morri gërshëra dhe e preu fshikën.
Flutura me lehtësi doli jashtë.Mirëpo kishte trup të butë dhe krah të rrudhura.

Njeriu vazhdoi ta shikojë fluturën,në pritje që çdo moment krahët do të hapen,zmadhohen dhe zgjerohen,se si do të mbante trupin e fluturës dhe ta forcojë dhe ta forcoje.

Mirëpo,asgjë nuk ka ndodhi!
Flutura tërë jetën e saj e kaloi duke rrëshqitur rrotull me trup të dobët dhe krahët të pazhvilluara.Kurrë nuk fluturoji.

Njeriu edhe përkundër sjelljeve të tija të mira,nuk ka kuptuar se nëpër cilat vështërsitë flutura patjetër duhet të kalojë gjatë daljes nga fshika,Zoti i dha kuptimin,se nga trupi i fluturës të dal gjaku dhe i njëjti të rrjedh në krahët e saj dhe kur të lirohet nga fshika të jetë e gatshme te fluturoje.

Nganjëherë vështërsitë janë ato të cilat na nevojiten në jetë...

Sikur Zoti të na lirojë nga të gjitha pengesat,do të na bëjë të gjymtë.
Kurrë nuk do të bëheshim aq të fortë sa mund të jemi.
Kurrë nuk do të ishim në gjendje të fluturonim.

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
OLIVE OYL
Wed Jun 08 2011, 11:48am
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Edukatorja e kopshtit, u kërkoi fëmijëve që për një javë të luajnë bashkërisht të njëjtën lojë. Kështu, ajo i kërkoi secilit prej tyre, të sjellin nga një qese me patate në kopsht. Për çdo njeri që urrenin në jetën e tyre, ata do të fusnin nga një kokërr patate në qese.

Pra, secili do të mbante një qese me kokrra patatesh, sipas numrit të njerëzve që urrenin. Ditën e caktuar, çdo fëmijë erdhi në kopsht me qesen me patate, ku çdo patate përfaqësonte një person të urryer nga fëmijët. Disa fëmijë, kishin dy kokrra patate në qese, disa të tjerë tre, disa pesë e kështu me radhë.
Pastaj, mësuesja u tha se një ndër kushtet e lojës, ishte që qesen me patate ta mbanin me vete kudo që të shkonin për një javë dhe ashtu u bë. Me kalimin e ditëve, patatet sa nga vapa, sa nga fakti që ishin të izoluara në qese, filluan të kalben dhe lëshonin një erë të padurueshme. Sa më shumë patate të kishte një qese, aq më e rëndë dhe me erë të padurueshme bëhej ajo. Pasi kaloi një javë, fëmijët u gëzuan pa masë, pasi do të hiqnin qafe qeset me patatet e kalbura. Ditën kur loja përfundoi, mësuesja i pyeti se si ishin ndjerë teksa mbanin kudo që shkonin, atë qese me patate. Fëmijët filluan të rrëfejnë për peripecitë që kishin hequr, teksa mbanin kudo qesen me patate të kalbura dhe me erë të qelbur.
Pasi folën të gjithë, mësuesja u tregoi për moralin e kësaj loje. Ajo u tha:”Patatet që keni mbajtur në qese, janë të ngjashme me zemrat tona kur i mbushim me urrejtje, mllef dhe neveri për të tjerët. Kjo urrejtje do e ndotë zemrën tuaj të pastër dhe të shoqëron kudo që të shkosh. Nëse ju e kishit të pamundur ta mbanit një qese me patate të kalbura për një javë, çfarë mendoni me një zemër të mbushur plot urrejtje dhe neveri gjatë gjithë jetës?!”



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Guest2983928
Sun Jul 10 2011, 05:53am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Nje femije cdo dite shkonte ne plazh dhe mbi rere shkruante "Mami,te dua!" dhe pastaj shikonte duke buzeqeshur sesi deti e fshinte shkrimin e tij...
Nje plak i trishtuar qe kalonte aty e shikonte femijen cdo dite te bente te njejten gje dhe mendonte: "Keta te rinjte e sotem jane te cuditshem dhe te perkedhelur.."
Nje dite i afrohet femijes qe ishte pak a shum 10 vjec dhe e pyet: "Po c'kuptim ka te shkruash 'MAMI TE DUA' mbi rere kur e di qe deti do ta marre me vete?! Shko dhe thuaja asaj qe e do shum.."
Femija ngrihet dhe duke buzeqeshur pergjigjet: "Un nuk e kam mamin...Zoti ma mori, njesoj sic ben deti me shkrimet e mia. Megjithate un kthehem ketu cdo dite qe ti kujtoj mamit dhe Zotit se nuk mund te fshihet dashuria qe nje femije ka per mamin e tij.!"
Plaku u gjunjezua dhe me syt e mbushur me lot filloi te shkruante ne rere "Nita te dua..". Ishte emri i gruas qe sapo i kishte vdekur.
Pastaj e kap femijen per dore dhe bashke shikojne shkrimin teksa fshihet...
Back to top
MiCoLjA
Wed Aug 31 2011, 04:22am


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
ah si knaqem s aher hi te ikja tem sa me pelqejn kta tip prrallash i adhuroj kam gje nji fqe ne fcb qe me kenaqi krejt a din kush naj liber me e ble me ishtu prrallash ???

Agai plak,bujku dhe vajza e zgjuar !
Në kohët e lashta, në një nga fshatrat e varfër të Indisë, jetonte një bujk i pafat dhe i varfër. Ai ishte zhytur në borxhe tek një aga i pasur në fshat. Borxh dhënësi, ishte një plak i moshuar dhe shumë i shëmtuar, por që kishte rënë në sevda me vajzën e varfanjakut, e cila ishte e bukur. Për tu martuar me vajzën e tij, agai i bëri një ofertë, do ia falte të gjithë borxhet nëse do ta pranonte për dhëndër. Kjo ofertë e tmerroi bujkun e varfër, por më shumë tmerroi vajzën e tij. Atëherë, agai hileqar, u bëri një ofertë tjetër, sipas të cilës fati do vendoste për martesën e tyre. Ai u tha se në një qese me flori, do të vendose dy guralecë, një të bardhë dhe një të zi. Vajza duhej të fusë dorën në qese dhe të nxjerrë njërin nga dy guralecët.

Nëse do të nxirrte guralecin e zi, ajo duhej të martohej me again, i cili nga ana e tij do ia falte të gjitha borxhet babait të saj.

Nëse do të nxirrte gurin e bardhë, ajo nuk do të martohej me again dhe ky i fundit do ia falte të gjitha borxhet bujkut.

Nëse vajza do të refuzonte të nxjerrë gurin, babai i saj do të burgosej.

Të gjithë njerëzit qëndronin në këmbë, në trotuarin e shtruar me guralecë, pranë çifligut të agait. Teksa të gjithë prisnin momentin, agai u kërrus për të marrë dy guralecë. Vajza i nguli një shikim të mprehtë dhe dalloi se agai plak mori dy guralecë të zinj dhe i futi në qese. Mandej, duke ia zgjatur qesen vajzës, i kërkoi të nxjerrë gurin.

Imagjinoje veten në mesin e turmës që kishte mbajtur frymën! Çfarë këshille do i jepje asaj në ato momente të vështira?

Nëse do e analizonim rastin në fjalë, do gjejmë se ajo ndodhej para tre alternativave:

1 – Të refuzojë nxjerrjen e guralecit

2 – Të tregojë dhe vërtetojë praninë e dy guralecëve të zinj, duke e demaskuar again mashtrues.

3 – Të nxjerrë guralecin e zi dhe të sakrifikojë veten, për të shpëtuar babanë nga borxhet dhe burgu.

Medito pak rreth kësaj ndodhie! Ajo na tregon diferencën mes të menduarit sipërfaqësor dhe atij logjik. Kjo vajzë nuk mund të dalë nga telashi, nëse mendojmë sipërfaqësisht dhe në mënyrë tradicionale. Çoji ndërmend dhe një herë tre alternativat e saj! Çfarë këshille do i jepje ti kësaj vajze në ato çaste?

Le të shohim vajzën, si veproi. Ajo e futi dorën në qese dhe që andej nxori guralecin. Por, pa e hapur dorën për të treguar çfarë ngjyre kishte, ajo bëri sikur u pengua, u rrëzua mbi trotuarin e mbushur me guralecë, ku i ra dhe guraleci që mbante në dorë. Kështu, ishte e pamundur të gjykohej se çfarë ngjyre kishte guraleci që kishte nxjerrë ajo nga qesja.

Por... ishte e mundur që të konstatohej ngjyra e guralecit që gjendej akoma në qese. Vetëm atëherë, mund të gjykohej drejt çfarë ngjyre kishte qenë guraleci i nxjerrë nga qesja. Meqë guraleci në qese ishte ngjyrë e zezë, supozohej që vajza të kishte nxjerrë guralecin e bardhë. Dhe, meqë agai borxh dhënës e kishte të pamundur të demaskojë veten, duke pohuar se kishte futur dy guralecë të zinj, pranoi ti falë borxhet bujkut, edhe pse nuk u martua me vajzën e tij.

Kjo vajzë, e bëri të mundur atë që dukej krejtësisht e pamundur.
Ekzistojnë zgjidhje edhe për problemet më të ndërlikuara, por ne thjesht nuk përpiqemi të mendojmë


Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
OLIVE OYL
Wed Aug 31 2011, 06:26am
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
MiCoLjA ka shkruar:

ah si knaqem s aher hi te ikja tem sa me pelqejn kta tip prrallash i adhuroj kam gje nji fqe ne fcb qe me kenaqi krejt a din kush naj liber me e ble me ishtu prrallash ???

Agai plak,bujku dhe vajza e zgjuar !
Në kohët e lashta, në një nga fshatrat e varfër të Indisë, jetonte një bujk i pafat dhe i varfër. Ai ishte zhytur në borxhe tek një aga i pasur në fshat. Borxh dhënësi, ishte një plak i moshuar dhe shumë i shëmtuar, por që kishte rënë në sevda me vajzën e varfanjakut, e cila ishte e bukur. Për tu martuar me vajzën e tij, agai i bëri një ofertë, do ia falte të gjithë borxhet nëse do ta pranonte për dhëndër. Kjo ofertë e tmerroi bujkun e varfër, por më shumë tmerroi vajzën e tij. Atëherë, agai hileqar, u bëri një ofertë tjetër, sipas të cilës fati do vendoste për martesën e tyre. Ai u tha se në një qese me flori, do të vendose dy guralecë, një të bardhë dhe një të zi. Vajza duhej të fusë dorën në qese dhe të nxjerrë njërin nga dy guralecët.

Nëse do të nxirrte guralecin e zi, ajo duhej të martohej me again, i cili nga ana e tij do ia falte të gjitha borxhet babait të saj.

Nëse do të nxirrte gurin e bardhë, ajo nuk do të martohej me again dhe ky i fundit do ia falte të gjitha borxhet bujkut.

Nëse vajza do të refuzonte të nxjerrë gurin, babai i saj do të burgosej.

Të gjithë njerëzit qëndronin në këmbë, në trotuarin e shtruar me guralecë, pranë çifligut të agait. Teksa të gjithë prisnin momentin, agai u kërrus për të marrë dy guralecë. Vajza i nguli një shikim të mprehtë dhe dalloi se agai plak mori dy guralecë të zinj dhe i futi në qese. Mandej, duke ia zgjatur qesen vajzës, i kërkoi të nxjerrë gurin.

Imagjinoje veten në mesin e turmës që kishte mbajtur frymën! Çfarë këshille do i jepje asaj në ato momente të vështira?

Nëse do e analizonim rastin në fjalë, do gjejmë se ajo ndodhej para tre alternativave:

1 – Të refuzojë nxjerrjen e guralecit

2 – Të tregojë dhe vërtetojë praninë e dy guralecëve të zinj, duke e demaskuar again mashtrues.

3 – Të nxjerrë guralecin e zi dhe të sakrifikojë veten, për të shpëtuar babanë nga borxhet dhe burgu.

Medito pak rreth kësaj ndodhie! Ajo na tregon diferencën mes të menduarit sipërfaqësor dhe atij logjik. Kjo vajzë nuk mund të dalë nga telashi, nëse mendojmë sipërfaqësisht dhe në mënyrë tradicionale. Çoji ndërmend dhe një herë tre alternativat e saj! Çfarë këshille do i jepje ti kësaj vajze në ato çaste?

Le të shohim vajzën, si veproi. Ajo e futi dorën në qese dhe që andej nxori guralecin. Por, pa e hapur dorën për të treguar çfarë ngjyre kishte, ajo bëri sikur u pengua, u rrëzua mbi trotuarin e mbushur me guralecë, ku i ra dhe guraleci që mbante në dorë. Kështu, ishte e pamundur të gjykohej se çfarë ngjyre kishte guraleci që kishte nxjerrë ajo nga qesja.

Por... ishte e mundur që të konstatohej ngjyra e guralecit që gjendej akoma në qese. Vetëm atëherë, mund të gjykohej drejt çfarë ngjyre kishte qenë guraleci i nxjerrë nga qesja. Meqë guraleci në qese ishte ngjyrë e zezë, supozohej që vajza të kishte nxjerrë guralecin e bardhë. Dhe, meqë agai borxh dhënës e kishte të pamundur të demaskojë veten, duke pohuar se kishte futur dy guralecë të zinj, pranoi ti falë borxhet bujkut, edhe pse nuk u martua me vajzën e tij.

Kjo vajzë, e bëri të mundur atë që dukej krejtësisht e pamundur.
Ekzistojnë zgjidhje edhe për problemet më të ndërlikuara, por ne thjesht nuk përpiqemi të mendojmë




un thash se e ka marr me vedi ne mang nji guralec te bardh e po ban demek se e ka kap njat hahahah



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Mon Nov 21 2011, 07:04pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Djali dhe dijetari.


Një i ri, pasi u kthye nga studimet u kërkoi prindërve një dijetar fetar që t'u përgjigjej 3 pyetjeve të tij.
Pasi prezantohet me dijetarin i bën pyetjet : "A ekziston Zoti? Nëse po, ma trego formen e Tij. Cfarë është fati? Nëse shejtani është krijuar nga zjarri me siguri zjarri i ferrit nuk do ta dëmtoje aspak."
Papritur, dijetari i jep një shuplake të fortë fytyrës dhe i thotë se kjo është përgjigja ime për të 3 pyetjet e tua.
-Nuk po ju kuptoj, -thotë djali.
-Nëse ndieve dhembje pasi të rashë, ma pershkruaj pak formën e saj? -pyet dijetari.
-S'mundem,thotë djali.
Atëherë,- shton dijetari: "Të gjithë e ndiejmë ekzistencën e Zotit, edhe pse nuk e shohim formen e Tij. Po mbrëmë, a ëndërrove se do të të gjuaj një shuplakë? -Jo, i thotë djali. - Epo ky është fati. Dhe a nuk është prej lëkure dhe dora ime dhe faqja jote? Pse ty të dhembi,e mua jo?...



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Guest2983928
Fri Jan 20 2012, 10:20pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Dikur, ishin 2 shok që duheshin aq shume saqë mund te sakrifikonin gjithçka per njeri tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve e kishin qëndruar në te njëjtën shtëpi. Njeri prej tyre dukej si më kurnac, kurse tjetri shume bujar.
Vjen nje ditë që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit. Asnje përpjekje nuk ndikonte ne përmirësimin e punës. Shkon tek shoku i tij bujar e i kërkon që ta ndihmojë me nje shumë të caktuar të hollash. Miku i tij nxorri ç’kishte e ia dhuroi me shume dëshirë. “Urdhëro vëlla, gjithçka kam le te jete e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.
Shoku që nuk kursehej per asgjë, tashmë ishte fejuar e priste që së shpejti te martohej. Miku i tij kurnac vjen dhe e fton per kafe. “Dua të te them diçka shume të rëndësishme, por sdi se si”, i tha ai. Te ketë vallë gjë më te rëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar. Dëgjo vëlla, mua me pëlqen shume e fejuara jote, prandaj dua te martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe.
Pas nje qetësie të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë e nga dashuria që kishte per shokun e tij s’ia refuzoi atë. “Le te bëhet ajo që thua ti”,- i tha e kështu u nda nga e fejuara per te bërë te lumtur mikun e tij.
Kaluan vite dhe punët e mikut te mirë po i shkonin keq e më keq. “Të shkoj te kërkoj pune tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet te më ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai. Kur trokiti ne portën e mikut të tij dhe i kërkoi punë, ç’të shikonte e ç’të dëgjonte. “Nuk kam si të te ndihmojë”, i tha ai e ashtu e përcolli.
I miri, i mërzitur per atë që kishte ndodhur nisi te mendonte sërish pozitivisht. “S’ka gjë, s'dihet si kanë ardhur punët, prandaj s'më ndihmoi dot.
Kaluan dite e djali bujar takon në rrugë 1 burrë të vjetër e të sëmurë, që po i afronte vdekja. E merr, e çon ne shtëpinë e tij, e ndihmon dhe e përcjell deri diku ku mund të gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. 1 avokat troket ne derën e shtëpisë së djalit bujar e i thotë që plaku të cilin kishte ndihmuar kishte qenë shumë i pasur dhe i kishte lënë atij të gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur, merr 1 shtëpi pranë asaj të mikut të tij.
Një ditë, teksa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon 1 grua të lodhur e të sëmurë që i kërkon diçka per të ngrënë pasi ishte shume e uritur. Djali, e merr ne shtëpi, e ushqen dhe duke qenë se jetonte vetem dhe i kërkon asaj që te qëndrojë me të. “Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, un shkoj në punë e vij. Kështu as ti s'mbetesh rrugëve, as unë s'vuaj nga këto gjëra”, tha ai. E moshuara pranoi me kënaqësi. Pas disa kohësh, gruaja, e kthyer në nje nënë per djalin që e kishte ndihmuar aq shume, i kërkon atij që të gjejë një vajzë e të martohet. “Në fakt, dhe unë kam menduar, por deri tani smë ka dalë ndonje njeri i përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi të martohej me një vajzë që e njihte nga afër. Dy të rinjtë njihen dhe më në fund vendosin të martohen.
Erdhi koha për dasmën dhe të riut bujar i duhej të mendonte per të ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të ftonte dhe mikun e tij të vjetër. “Miqësia jonë duhet tjetë me e fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj dhe atë në këtë ditë të lumtur timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën.
Në ditën e dasmës, dhëndri e nusja dukej se ishin më të bukur se gjithkush tjetër. Nisi muzika e të gjithë po argëtoheshin më së miri. Dhëndri, merr mikrofonin dhe nisi të shpjegojë historinë e jetës së tij.
Nje herë e nje kohe, kam pasur një mik per kokë. E doja shume e jepja kokën per të. Nje ditë, kur punët po i shkonin keq, më kërkoi para e i dhashë gjithçka . Nje ditë tjeter, me kërkoi te fejuarën që e doja shume. I mërzitur, i dhashë dhe atë, se në ishim miq, e donim njeri-tjetrin. Pas disa kohësh, kur un isha ne gjendje të keqe ekonomike, ju drejtova atij e i kërkova punë. Smë dha, madje me nje zë të vrazhdë gati sa smë përzuri. U mërzita, por përsëri smund te mendoja keq per të. Ishte miku im i shtrenjtë.
Pas këtyre fjalëve, miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:
Nje herë e nje kohë dhe unë kisha nje mik per kokë. Kur punët spo më ecnin siç duhet, i kërkova ndihmë e më dha gjithçka kishte. I kërkova dhe te fejuarën edhe atë ma dha. Arsyeja pse i kërkova te fejuarën, ishte se ajo vajzë s’ishte e duhura per të, ishte një grua e pamoralshme. Ne ketë mënyrë, shpëtova mikun tim te shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë per të. Nje ditë, kur punët spo i shkonin mire miku erdhi e kërkoi punë nga unë. Une si dhashë diçka të tillë, pasi smund të urdhëroja atë që te bënte diçka në atë ambient. Ndërsa, burri i moshuar që miku im takoi ne rrugë, ishte babai im. Im atë ishte në prag të vdekjes e unë e dërgova pranë mikut tim. I kërkova babait që te gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse, gruaja lypsare që i erdhi shtëpi, është nëna ime. E dërgova atë që te kujdesej per mikun tim e ta ndihmonte që te kalonte një jetë sa më te qetë. Ndërsa vajza me te cilën miku im po martohet, është motra ime. Unë e binda atë që te martohej me mikun tim.
Back to top
SuperGirl
Thu Jan 26 2012, 02:51pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
E thoni qe femnat skane mend haha

Perkthimi poshte fotos




Edhe pse jo shume e msume me liqenin, nje dite nji gru vendos me dal me varke. Ndez motorin e largohet ne njifare distance; e fik motorin, hedh spirancen edhe fillon me lexu librin e saj.
Vjen nji roje pyjesh, i afrohet e i thote:
-Miredita zonje. ca jeni tu ba?
-Po lexoj nji liber, i thote ajo (tu mendu qe asht e dukshme ca asht tu ba!)
-Ju ndodheni ne nji zone qe asht i ndalum peshkimi, i thote ai.
-Me vjen keq agjent, po nuk jam tu peshku, jam tu lexu.
-Po, por i keni tan pajisjet...dhe keni mundesi me fillu me peshku ne cdo moment. Me duhet me ju marr e me raportu!
-Nese e bani ket gja, do t'ju denoncoj per ngacmim seksual. i thote gruja.
-Po un as qe ju kam prek, i thote roja.
-Vertete - i thote ajo, por i keni tana pajisjet, e per aq sa di, mundeni me fillu ne cdo moment!
-Ju uroj dite te mbare zonje, e roja ik.


MORALI: Kurre mos diskuto me nji femen qe lexon. Ka mundesi qe din edhe me mendu




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
MiCoLjA
Thu Jan 26 2012, 02:57pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
hahahahahhahahahaha sa e madhe kja hahaha

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
MiCoLjA
Sat Feb 11 2012, 06:12pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
Pasi kishin kaluar 18 vjet martese, pas nje lodhje te gjate nga gatimi i perditshem,gruaja pergatiti ushqimin per burrin e saj.Por kjo gjelle nuk ishte si zakonisht…Zarzavatet ishin zier shume,mishi ishte djegur dhe sallata kishte shume kripe.Bashkeshorti u ul per te ngrene dhe gjate gjithe kohes qendroi i heshtur.
Kur gruaja po lante pjatat,ai iu afrua gruas se tij dhe e perqafoi.Ajo e pyeti e habitur:”C’ne ky perqafim ?”Burri iu pergjigj:”Sepse gatimi yt sot i ngjante gatimit te nje nuseje te re dhe une mendova qe te te trajtoj si nuse te re !”

A nuk eshte me mire ta korrigjosh gruan tende ne nje menyre te bute
dhe qe shton dashurine mes jush, sesa te bertasesh
dhe ta ngresh zerin me ofendime dhe ankesa ?!

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
MiCoLjA
Sat Feb 11 2012, 06:13pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
Paragjykimi

PARAGJYKIMI
Ne folklorin gjerman tregohet historia e nje burri,i cili kur u zgjua ne mengjes,vuri re se sopata e tij ishte zhdukur.I zemeruar deri ne kulm,mendoi se ia kishte vjedhur komshiu i tij dhe per kete arsye,e kaloi gjithe diten duke e vrojtuar.
Ai vuri re se komshiu kishte sjelljen tipike te nje hajduti,ecte vjedhurazi si nje hajdut dhe peshpersite si nje hajdut,qe donte te fshihte vjedhjen qe kishte bere.Ishte kaq i sigurt ne dyshimet e tij,saqe vendosi te futet ne shtepi,
te nderronte rrobat dhe te shkonte ta denonconte ne polici.
Por,ne momentin qe u fut ne shtepi,gjeti sopaten.Ne fakt,gruaja e tij ia kishte nderruar vendin.Burri doli perseri,e pa edhe nje here komshiun dhe vuri re se ai ecte, fliste dhe sillej si c'do njeri tjeter i ndershem.
A nuk vlen te permendet ketu ajo shprehja:
" I shohim gjerat ashtu sic duam dhe jo ashtu sic jane "?

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
MiCoLjA
Sat Feb 11 2012, 06:15pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
Mendo me zgjuarsi,puno me zgjuarsi,pusho me zgjuarsi

Nje grup punetoresh shkonin ne pyll per te prere dru.Mes tyre ishte nje djalosh i ri,i cili nuk pushonte gjate kohes qe te tjeret pushonin,sepse donte te priste sa me shume dru.Mirepo ne fund te dites,rezultati ishte i njejte per te dyja palet.Te nesermen ai vendosi te punonte akoma me shume,por rezultati ishte akoma me i ulet.Nje dite ,nje prej punetoreve e ftoi te pushonte me ta e te pinte dicka.Djaloshi nuk pranoi dhe u tha se nuk kishte kohe per te humbur.Punetori buzeqeshi dhe i tha se ishte e kote te vazhdonte te priste dru pa e mprehur sepaten.Herat a vone ai do te hiqte dore nga lodhja,pasi do te kishte shpenzuar shume energji.Me ne fund,i riu e kuptoi se gjate kohes se pushimit,punetoret e tjere e mprihnin serish sepaten.Keshtu ata mund te prisnin dru me shpejt se ai dhe ne me pak kohe.Punetori i tha, se ai kishte nevoje per efektshmeri dhe duhej te perdorte zgjuarsine.Vetem ashtu do te kishte kohe per te bere gjera te tjera.Duke pushuar pak gjate punes,do te ndihesh me i fresket,do te mendosh me mire do te punosh me mire pas pushimit.Te shlodhesh nuk do te thote te lesh punen,por te rimendosh strategjine nga nje kendveshtrim tjeter.

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
MiCoLjA
Sat Feb 11 2012, 06:17pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
Frytet e punës

Djali i nje tregtari ishte shume dembel.Mirepo tregtari donte qe i biri te behej punetor dhe ta kuptonte vleren e punes.Nje dite i ati i thote:-Sot dua te dalesh te fitosh dicka, perndryshe do te rrish pa ngrene sonte.Djali nuk ishte mesuar me pune.Kerkesa e te atit e frikesoi dhe shkoi me vrap tek e ema, te ciles i erdhi keq dhe i dha nje monedhe floriri.Ne mbremje djali i jep te atit monedhen,i cili i tha ta hidhte ate ne pus.Babai e kuptoi se ate ia kishte dhene e ema,prandaj te nesermen e dergoi ate te prinderit e saj.Diten tjeter i kerkoi te birit te njejten gje.Kete radhe djaloshi i kerkoi ndihme te motres,e cila kishte dy monedha.I ati i kerkoi serish qe t’i hidhte ne pus.Ai e kuptoi se djaloshi nuk i kishte fituar vete dhe e dergoi vajzen te disa te aferm te saj.Edhe diten e trete i kerkoi djalit te dilte te fitonte dicka.Kete radhe djaloshi nuk kishte nga t’ia mbante.Shkoi ne treg, kerkoi pune dhe nje shites i tha se do t’ia jepte dy monedha, nese i dergonte nje senduk ne shtepi.Djaloshi pranoi dhe u lodh shume, teksa po e transportonte.Kur kthehet ne shtepi,i ati i thote qe t’i hedhe parate ne pus.Djaloshi ia kthen i tmerruar:-Mua me dhemb gjithe trupi.Shpina me eshte bere cope dhe ti me kerkon t’i hedh ne pus ! Tregtari buzeqeshi, pasi djaloshi tashme e kishte kuptuar vleren e punes.


Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
MiCoLjA
Sat Feb 11 2012, 06:18pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
BUJARIA

Një vajzë u martua për një tregtar të pasur. Ai posedonte një punëtori të madhe në të cilën shiste pëlhura dhe veshje. Një ditë kishte blerë mish pule dhe kërkoi nga gruaja e tij që ta përgatiste në mënyrë që të hanin për darkë.

Kur filluan darkën dikush iu trokiti në derë. Burri e hapi derën dhe e shikoi një varfanjak të uritur i cili kërkonte diç për të ngrënë. Burri refuzoi t’i jepte diçka, ia ngriti zërin dhe e largoi.

– Allahu të faltë, zotëri – i tha lypësi – po të mos kisha nevojë të madhe dhe të mos më mundonte uria e madhe nuk do të trokitja në derën tënde!

Tregtari nuk priti që ta përfundonte lypësi, me forcë ia përplasi derën dhe u kthye pranë tavolinës.

– Pse ia mbylle derën ashtu atij të varfëri? – e pyeti gruaja.

– Çfarë duhej të bëja? – i nervozuar ia ktheu burri.

– Ke mundur t’i japësh një pjesë mishi, qoftë edhe krahët e pulës të cilat sa do pak do t’ia zbutnin urinë!

– A t’ia jap komplet krahët?! A je çmendur?!

– Por, të paktën ke mundur të sillesh mirë!

Pas një kohe duke shkuar në punëtori, tregtari e pa se e kishte kapluar flaka dhe se ishte djegur gjithçka brenda. I mërzitur u kthye në shtëpi dhe i tha gruas: – Flaka e ka shndërruar në hi punëtorinë time, kam mbetur pa as gjë!!

– Mos vuaj, burri im! Pajto me caktimin e Allahut! Mos e humb shpresën nga mëshira e Tij, e Ai do të ta kompensojë.

– Dëgjomë grua, deri sa kjo nuk ndodh, shko te babit yt, sepse unë nuk mund të përkujdesem për ty!

Atëherë, gruaja e braktisi atë, mirëpo Allahu e shpërbleu me martesë të re me një burrë i cili ishte i zoti dhe ishte i mëshirshëm ndaj mysafirëve. I ushqente të uriturit dhe nuk i largonte të varfrit dhe lypësit. Një natë kur u ulën për darkë dikush trokiti në derë. Ajo u ngrit të shohë se kush ishte.

– Është një lypës i cili ankohet se është i uritur dhe kërkon diçka për të ngrënë – tha gruaja.

– Jepja njërën nga këto dy pula. Neve na mjafton njëra. Allahu do të na e kompensojë. Nuk do ta dëshpërojmë atë që na ka trokitur në derë.

-Sa i sjellshëm që je burri im!

Gruaja e mori pulën dhe ia dha lypësit. Por, u kthye me lot në sy për të vazhduar darkën. Kur (burri) e vërejti këtë gjë i tha asaj i habitur: – Ç’të bëri të qashë moj gruaja ime e dashur?!

– Po qaj nga mërzia e madhe!

Burri e pyeti për arsyen, ndërsa ajo iu përgjigj: – Po qaj sepse lypësi që ishte në derë, ishte ish-burri im!!!

Ajo ia tregoi tërë atë që kishte ngjarë me burrin e saj koprrac, i cili i ofendonte lypësit dhe i dëbonte ata duke mos iu dhuruar asgjë.

– Gruaja ime, nëse lypësi që kishte trokitur në derën tonë ishte burri yt i parë, atëherë dije se unë jam lypësi i parë! – i tha burri i saj bujar.

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
MiCoLjA
Sat Feb 11 2012, 06:20pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
EGOISTI

(Tregim me vlerë)Njëherë e një kohë, jetonte një egoist. Ai dëshironte që gjithçka të ishte e tij. Nuk donte t’i ndante sendet e veta me askënd, as me miqtë e as me të varfrit.Një ditë ai humbi 30 monedha ari. Ai shkoi në shtëpinë e mikut të tij dhe i tregoi se i kishin humbur monedhat. Vajza e mikut kishte gjetur 30 monedha dhe ia kishte dorëzuar babait. Atëherë babai ia ktheu paratë shokut të tij.

Pasi i numëroi paratë, egoisti tha se kishte pasur 40 monedha dhe se vajza e shokut të tij i kishte vjedhur 10. Por djali dhe vajza thanë se nuk kishin gjetur më shumë para. Egoisti shkoi në gjykatë dhe i tregoi gjykatësit se çfarë kishte ndodhur.

Gjykatësi kërkoi që të thërrisnin vajzën dhe babanë e saj, dhe kur ata erdhën, gjykatësi e pyeti vajzën se sa monedha kishte gjetur. Ajo i tregoi se kishte gjetur vetëm 30.

Pastaj gjykatësi e pyeti egoistin se sa monedha kishte humbur. Ai u përgjigj se kishte humbur 40. Atëherë gjykatësi i tha egoistit se monedhat nuk i përkisnin atij, duke qenë se vajza kishte gjetur 30, ndërsa ai kishte humbur 40 monedha.

Prandaj, i tha vajzës t’i merrte monedhat dhe nëse ndokush kërkonte 30 monedha që i kishin humbur, dhe t’ia jepnin. Në atë çast egoisti rrëfeu se kishte humbur 30 monedha, por gjykatësi nuk e dëgjoi.

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
MiCoLjA
Sat Feb 11 2012, 06:21pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
Portokallja në shishe

Një fëmije nëntëvjeçar, i ati i tregoi një shishe, brenda së cilës ndodhej një kokër portokalle e madhe. Fëmija u çudit si kishte hyrë ajo kokër portokalleje brenda asaj shisheje më grykë të ngushtë. Ai u orvat ta nxjerrë portokallen nga shishja por më kot. I habitur, ai e pyeti të atin:”Si ka hyrë kjo kokër portokalli kaq e madhe në grykën e ngushtë të shishes?!”

I ati, pa folur fare e mori për dore dhe të dy e panë veten tek bahçeja e shtëpisë. Mandej, babai mori një shishe boshe, e lidhi tek një degë portokalli dhe pastaj futi brenda shishes një filiz nëpërmjet grykës së saj të ngushtë. Pastaj, të dy u larguan për në shtëpi. Me kalimin e ditëve, kokra e vogël e portokallit që ndodhej në filiz, filloi të rritej, derisa u bë aq e madhe, saqë nuk mund të nxirrej më nga shishja. Asokohe e kuptoi fëmija dhe iu shua kureshtja si kishte hyrë portokalli brenda shishes.

I ati, e pa një rast të volitshëm për ti përcjellë djalit të tij një mësim të rëndësishëm, prandaj bëri këtë koment:”Të tilla janë dhe moralet, vlerat dhe parimet. Nëse ato kultivohen tek një fëmijë që në vegjëli, është pothuaj e pamundur që të shkulen dhe të çbëhen në moshë të rritur. O bir! Në jetë do të ndeshesh me shumë njerëz, të cilët me gjithë intelektin, kulturën dhe statusin social, mund të ndjekin rrugë të gabuar që nuk u shkon për shtat. Ata mund të bien pre e veseve të liga dhe akteve të shëmtuara, të dënueshme për shoqërinë ku jetojnë. Kjo, sepse këto vese u janë kultivuar që në vegjëli dhe janë zhvilluar bashkë me ta. A nuk ishte e pamundur nxjerrja e portokallit nga shishja, veçse duke e thyer shishen?

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
Guest2983928
Sat Feb 11 2012, 07:46pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Sa te bukra Micole! Flm qe na I solle.
Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3273 sec, 0.0786 of that for queries. DB queries: 61. Memory Usage: 3,220kB