Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Asimilimi i Shqiptareve në Mal të zi!
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
frasher raci
Mon Oct 04 2010, 10:50pm

Registered Member #2887
Joined: Fri Apr 17 2009, 06:34pm

Posts: 14
Vëllezër të dashur shqiptar, shpresoj që ky mesazh të Ju gjejë shëndosh e mirë.
Po Ju dërgoj dy video të cilat ju këshilloj që t'i shikoni në lidhje me shqiptarët e Malit të Zi dhe procein e asimilimit të tyre.
Kur t'i shikoni, besoj që do e kuptoni se sa në gjëndje të vështirë janë shqiptarët në Mal të Zi dhe në video nuk paraqiten as 5% e problemeve të shqiptarëve në Mal të Zi. A mendoni se kështu si Plava dhe Gucia do jetë nesër edhe Malësia dhe Ulqini???!!!
Kush është fajtor për këtë situatë, apo vetëm politika e mbrapsht e Tiranës zyrtare e cila për shqiptarët jasht kufijve as 1 euro në vit nuk e harxhon. Askush nuk interesohet për shqiptarët e Malit të Zi! Flamuri i parë pas atij të Gjergj Kastriotit u ngrit në Mal të Deçiqit që është në Tuz të Malësisë, kjo dëshmon historinë e lashtë dhe traditën të cilën e kemi ruajtur me shekuj, pse Shqipëria po ndihmon në zhdukjen e këtij populli që as historia nuk e din se sa i lashtë është! Malet janë lëkundur nga dridhjet dhe erozionet e ndryshme tokësore, por populli shqiptar në Mal të Zi, e veçanërisht në trevën e Malësisë së Madhe të Mbishkodrës mbeti i njëjtë dhe nuk ndryshoi as gjuhën, as kulturën, as traditën, as asgjë tjetër, e përsëri askush nuk kujdeset për Të!

1. trokit ketu

2. trokit ketu

Shpresoj që do ju ngjall momente emocionale, që këto video t'i dërgoni edhe tek të tjerët, miqt tuaj, që edhe ata të mësojnë se dikund larg jasht kufirit shqiptar, në një cep të Shqipërisë Etnike, jeton një popull autokton i cili është pjesë e trungut të lashtë iliro - pellazg, që mundohet të ruaj kulturën dhe traditën shqiptare me çdo fuqi që ka, edhe pse ka pak fuqi!


Me nderime dhe respekt
Anton Lulgjuraj
Universiteti Europian i Tiranës
Fakulteti Juridik
Back to top
guest
Mon Oct 04 2010, 11:13pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
flm qe e hape ket teme dhe na informove per problemet qe kan shqiptart ne ato treva. pavarsisht se jane shum afer me shkodren pak e kush ja ka idene se cfare ndodh ne ate vend.


Back to top
frasher raci
Tue Oct 05 2010, 07:40am

Registered Member #2887
Joined: Fri Apr 17 2009, 06:34pm

Posts: 14
Shkodra mund te luaj rol vendimtar per bashkepunimin me Malesine e Madhe te mbiShkodres dhe ta ndal asimilimin e shqiptareve ne trojet e tyre.Pozita tejete e veshtire ne Malesi eshte shkak qe i detyron shqiptaret te orientohen nga Podgorica.Malesia duhet te integrohet ne Shkoder dhe ti krijon lidhjet ekonomike ,kulturore dhe familjare.
Back to top
L - N
Wed Oct 06 2010, 02:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
frasher raci ka shkruar:

Vëllezër të dashur shqiptar, shpresoj që ky mesazh të Ju gjejë shëndosh e mirë.
Po Ju dërgoj dy video të cilat ju këshilloj që t'i shikoni në lidhje me shqiptarët e Malit të Zi dhe procein e asimilimit të tyre.
Kur t'i shikoni, besoj që do e kuptoni se sa në gjëndje të vështirë janë shqiptarët në Mal të Zi dhe në video nuk paraqiten as 5% e problemeve të shqiptarëve në Mal të Zi. A mendoni se kështu si Plava dhe Gucia do jetë nesër edhe Malësia dhe Ulqini???!!!
Kush është fajtor për këtë situatë, apo vetëm politika e mbrapsht e Tiranës zyrtare e cila për shqiptarët jasht kufijve as 1 euro në vit nuk e harxhon. Askush nuk interesohet për shqiptarët e Malit të Zi! Flamuri i parë pas atij të Gjergj Kastriotit u ngrit në Mal të Deçiqit që është në Tuz të Malësisë, kjo dëshmon historinë e lashtë dhe traditën të cilën e kemi ruajtur me shekuj, pse Shqipëria po ndihmon në zhdukjen e këtij populli që as historia nuk e din se sa i lashtë është! Malet janë lëkundur nga dridhjet dhe erozionet e ndryshme tokësore, por populli shqiptar në Mal të Zi, e veçanërisht në trevën e Malësisë së Madhe të Mbishkodrës mbeti i njëjtë dhe nuk ndryshoi as gjuhën, as kulturën, as traditën, as asgjë tjetër, e përsëri askush nuk kujdeset për Të!

1. trokit ketu

2. trokit ketu

Shpresoj që do ju ngjall momente emocionale, që këto video t'i dërgoni edhe tek të tjerët, miqt tuaj, që edhe ata të mësojnë se dikund larg jasht kufirit shqiptar, në një cep të Shqipërisë Etnike, jeton një popull autokton i cili është pjesë e trungut të lashtë iliro - pellazg, që mundohet të ruaj kulturën dhe traditën shqiptare me çdo fuqi që ka, edhe pse ka pak fuqi!


Me nderime dhe respekt
Anton Lulgjuraj
Universiteti Europian i Tiranës
Fakulteti Juridik





Fatkeqsia Kombtare Shqiptare vazhdon!

Asimilimi i Shqiptarve te TREVAVE SHQIPTARE prej ne Tivare-Ulqin e ne Plave Guci apo ish gjysa territorit Shkodrane deri ne 1918, asht rast ekstrem qi asht tuj perfundu ne fatkeqsi si asimilimi i Ortodoksve Shqiptare te Epirit.

Fatkeqsia e asimilimit te Shqiptarve te trevave te shkodres deri dje asht tuj ndoll ne tana dimensionet, sepse gjenerata e dyte/trete e t'shperngulunve shqiptarve prej ktyne trevave shekullin e kalume ne Amerike sot jane asimilu ne qytetare Amerikane.

Kjo fatkeqsi ka ba qi Shqiptart e ish trevave Shqiptare te Shkodres prej ne Tivare-Ulqin e Plave e Guci sot jane gadi gjys milionit qytetare Amerikane ne Amerike, kur krejt popullsia e Malit te Zi ashtdikun te 450 000 banore dhe ku vetem 7% e saje sot jane Shqiptare, fatkeqsisht edhe kta 7% kane fillu me asimilu ne Sllave.

Ky territor asht ish gjysa e territorit Shkodrane historikisht, dhe Shkodra historikisht ka kene zemra dhe lidhja e ktyne trojeve, mire po qysh se Shkodra ka perfundu per vedi ne nji qytet te coptuem ne 1918 e te prapapmetun, krejt te izoluem e te sakatuem tash 90 vjet pushtim mas pushtimit e poshtnim mas poshtnimit, Shkodra fatkeqsisht ka hupe rrugen e vet te influenc politike/ekonomike/kultunore ne ish territoreve te saj te zaptueme prej Mala Zezve.

Fatkeqsia e asimilimit te ktyne trojeve asht edhe vete fatkeqsia e Shkodres tash 90 + vjet, mirpo sot me duket se asht shume vone me nryshu gja kur shkodra per vedi ala asht ne fund te pusit per vedi, e kur politika dhe klasa intelektuale e Tirans asht kriju dhe ka ndiku vetem per fatkesin kombtare


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2524 sec, 0.0764 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,576kB