Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Diskriminim ndaj Shkolles Shqipe ne Malesine e Madhe.
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
frasher raci
Wed Nov 24 2010, 08:44pm

Registered Member #2887
Joined: Fri Apr 17 2009, 06:34pm

Posts: 14
Unë, Vera Berishaj, Magjistër i kulturës fizike, e punësuar si profesor i kulturës fizike në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz, dëshiroj që të gjithë juve, të adresuarëve të kësaj shkresë, të ju lajmëroj për incidentin i cili ka ndodhur të hënën, ...me datë 25.10.2010 gjatë orës së gjashtë (dikun rreth orës 12 e 50) derisa isha duke mbajtë orën mesimore me klasën e III-a.

Pikërisht në këtë kohë, në palestren e edukatës fizike futet mbrenda pa asfarë lajmërimi polici i uniformuar, i cili u sjell në menyrë arrogante në praninë e 30 nxënëseve. Dua të përmendi, se gjatë orës mesimore kam pasur një thirrje të humbur nga një numër i panjohur, nga fakti se gjatë procesit mësimor nuk lajmërohëm në celular.

Pyetja e tij e parë ishte: “A jeni ju Vera Berishaj dhe pse nuk lajmërohëni në thirrjen telefonike të inspektorit Koraq?”

I jam përgjigjur se gjatë orës mesimore nuk pergjigjem në thirrjet e askujt, dhe njëheri kam parë se në celularin tim ishte rregjistruar disa minuta më herët një thirrje e lëshuar. I kam thënë se numri telefonik që më kishte thirrur ishte i panjohur për mua, dhe poashtu arsyeja e thirrjes. Në atë çast është lidhur me toki-vokit (serisht në praninë e nxënëseve) me njërin nga udhëheqësit e tij.

“Ndodhem në palestrën e edukates fizike dhe e kam gjetur profesoreshën e edukates fizike, ç’farë të bëj?”

Pastaj gojarisht me ka thënë, pra pa asfarë ftese të shkruar, që duhët të lajmërohëm inspektorit Koraq në qendren Policore në Podgoricë.

I kam thënë se mbas perfundimit të orëve mesimore do të shkoj të takoj inspektorin e interesuar (doticnog), edhe pse nuk e dij se ku ndodhen këto institucione, ngase deri tani nuk kam pasë as deshirë, e as nëvojë që të dij. Pa më kërkuar të falur mua, e veçanarisht nxënëseve, ai e leshoi palestren. Dua të theksoj se nxënësit kanë qënë tmerrësisht të frikuar me praninë e tij, e veçanarisht me tonin e zërit që ai kishte, ngase bëhët fjalë për fëmij të mitur. Me gjithë tendencën time që të mbaj vehtën, ishte e pamundur të vazhdoj ligjerimin në menyrë normale, për shkak se nxënësit kërkonin sqarim nga unë të ju tregoj arsyet e kësaj “vizite”.

Biseda informative me inspektorin Koraq ishte lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në gjimnazin e Tuzit, e me të cilat edhe opionioni i gjërë është i informuar.

Kërkoj nga të gjithë ju që këtë leter që ju a kam nisur, që mua dhe opinionit të gjerë, e veçanarisht nxënëseve të mij dhe të këtij shteti ti shpjegoni:

Me ç’farë të drejte një zyrtar i uniformuar (Polic) të futët në orën time, pa asfarë paralajmërimi, sikur të bëhej fjalë për aktivitetin tim kriminel, e jo për të më informuar për një ftesë të thjeshtë, e cila nuk ishte as e shkruar, por gojore.



Kush nga udhëheqësia e shkollës e ka drejtuar policin në oren time, në vend që të më ftojë në menyrë të zakontë në zyrë, dhe atje të më lajmërojnë për atë që kishin.



Kush i ka urdhëruar atij polici që të ketë një sjellje të tillë pranë nxënëseve, duke shkatërruar para së gjithash reputacionin tim para tyre, reputacionin e institucionit në të cilin punoj, reputacionin e Ministrisë së Arsimit, reputacionin e udhëheqësisë Policore të Malit të Zi, Ministrisë së Punëve të Mbrendshme e deri të shtetit të Malit të Zi, e cila, sëpaku deklarohet, që aq shumë lufton për mos prekjen e personave dhe institucioneve.



Nga të gjithë ju kërkoj që në emër të nxënëseve të mij të merrni të gjitha masat që janë në kompetencat tuaja për të shpjeguar situaten e lartëpermendur.
Back to top
L - N
Tue Jan 11 2011, 11:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
QESHTJA KOMTARE PER SHQIPTARIN E TROJET E TIJ NE VECANTI, ASHT PLAGE E THELL FORT. VEC VUJTJE!!!

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Mon Apr 18 2011, 03:32pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Jam i mendimit qe te krijom shqiperin e madhe kusht asht me mu .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
frasher raci
Thu Apr 21 2011, 06:38pm

Registered Member #2887
Joined: Fri Apr 17 2009, 06:34pm

Posts: 14
Shqipërinë Natyrale jam dakort!
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1854 sec, 0.0736 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,569kB