Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Zoti e rujt Shkodren!
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
shehrezade
Sat Dec 04 2010, 01:22am
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
Zoti per shkodren ishalla e pushon shiun
Back to top
:::ShkoderZemer
Sat Dec 04 2010, 01:47am

Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Amin

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
Paal Syshkaba
Sat Dec 04 2010, 02:19am

Registered Member #3598
Joined: Tue Dec 22 2009, 07:49pm

Posts: 595
shehrezade ka shkruar:

Zoti per shkodren ishalla e pushon shiun

Dmth, na ktu po i kerkojm Zotit me pushue shiun per krejt rajon t'Kosoves, Maqedonise dhe Shqypnise lindore(veri-lindore)???... Sepse sic ma merr mendja mue, tan ata qi kan me lexue ikyt shkrese e kane t'pakten i deftese 8vjecarjet, dhe prej bazave t'njoftunive nga gjeografia e shqypnise, dim qi tan ai uj nuk bahet sepse po bjen 1muej shi n'Shkoder... por nga shiu e d'bora qi bjen e shkrihet e akumulohet, e perfundon n'lumin Drin... e lumi Drin, fort mire po e dime qi ka burimet nga grumbullohet dhe akumulohet uji, jashta Shkodres e Shqypnise... Por belda po duhet me ju lut Zotit per me e "ndicue" trunin Shqypni-dashtes, e shum t'preht t'Zotni Sally B. (KryeMONISTer i RREPublikes VeryPopullore t'Shqypnise...Fashiste) e me'e detyrue me marr i vendim, sic i ka hije Krye-arit Shtetit t'nji vendit i cili m'blohet prej ujtnavet n'mnyre teper banale per t'dytin vit, rresht. Aq banale sa-qi, asht marre e tyrp me dal per t'dytin vit rresht n'gazeta e telivizione interrnacionale.

C'faj kane Maqedonija e Kosova t'cilat duhet me vuejt "thatsinen" per fajin tone, se faji jone asht kur pranojm fyemje e neperkambje t'bereqetit e djerses' stergjyshavet', gjyshvet', prindvet' tone(se djersen tone spo e njehi sepse s'ka pikue asnji pike n'kyt dhe, por vetem neper tastiera kompjutrash)...?

A thu dini me m'u 'gjegje ju o bashkqytetar, ju o patriot, ju o gondolier?

"N'kjoft'se dikush t'thrret "Gomar", thirre edhe ti "Gomar"... n'kjoft'se prap t'thrret "Gomar", gjueje n'shpute... n'kjoft'se prap t'thrret' gomar, ater belda a' koha me dale e me kerkue per i' samar."

PISSS And Love My Friends. (se na ka ardh me nder me than para jush, sh-rra, ifije pa na'u fut n'goje)

[ Edited Sat Dec 04 2010, 02:35am ]

I don't want any of you boys thinking, that you're gonna score. You don't score, until you *score*!

Back to top
Ari78
Sat Dec 04 2010, 09:59am
Registered Member #744
Joined: Mon Apr 30 2007, 05:31pm

Posts: 63
Zoti e rujt Shkodren se nuk ka qeveri qe mendon per te.....cdo vit e ma keq ka me shku gjendja me kete qeveri hajdutash
Back to top
Ultra-Shkodrane
Sat Dec 04 2010, 03:00pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
MOS LENI NAM TUJ U LUTE PER GJANA KOT, POR KONTRIBONI SIDOMOS ELITA-BISNES E EMIGRANTAT QI SHKODREN ME E MARRE NE DORE SHKODRANT E MEQEM T'NDERSHEM E PATRIOTA QI MU U CU PREJ MASHTRIMEVE E RRENAVE SE NJERZIT E BAJN, SE NUK E BAN ZOTI SHKODREN, PER ZOTIN S'KISHTE ME PAS SHKODER HIC SE E KANE SHU DISA HET RROMAKT-SHKJATE-TURQT-KOMUNISTAT E SOT T'FIKUN MASHTRUSAT, E HAJDUTAT ANTI-SHQIPTARE POLITIKAN SHQIPTARE.

LUTUNI ZOTIT E VEDID QI TE ZGJELLIM NJERZ TMEQEM QI E DASHUROJN SHKODREN ME SHPIRT E ZEMER, E JO BATAKQI E SHERBTORE TE HAJDUTAVE ANTISHQIPTARE N'TIRANE
Back to top
guest
Sat Dec 04 2010, 05:45pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
ultra shkodrane, e vleresoj mesazhin tan por jo vetem shkodren duhet me e marr ne dore njerz te ndershem, duhet me marr ne dore gjithe shqipnin njerz e ndershem e te afte.

Back to top
MiCoLjA
Sat Dec 04 2010, 06:01pm

Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
Ultra-Shkodrane ka shkruar:

MOS LENI NAM TUJ U LUTE PER GJANA KOT, POR KONTRIBONI SIDOMOS ELITA-BISNES E EMIGRANTAT QI SHKODREN ME E MARRE NE DORE SHKODRANT E MEQEM T'NDERSHEM E PATRIOTA QI MU U CU PREJ MASHTRIMEVE E RRENAVE SE NJERZIT E BAJN, SE NUK E BAN ZOTI SHKODREN, PER ZOTIN S'KISHTE ME PAS SHKODER HIC SE E KANE SHU DISA HET RROMAKT-SHKJATE-TURQT-KOMUNISTAT E SOT T'FIKUN MASHTRUSAT, E HAJDUTAT ANTI-SHQIPTARE POLITIKAN SHQIPTARE.

LUTUNI ZOTIT E VEDID QI TE ZGJELLIM NJERZ TMEQEM QI E DASHUROJN SHKODREN ME SHPIRT E ZEMER, E JO BATAKQI E SHERBTORE TE HAJDUTAVE ANTISHQIPTARE N'TIRANE

=D>

skam qa me shtu ma teper veq se te lumt

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I

Back to top
Ultra-Shkodrane
Sun Dec 05 2010, 02:17pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
guest ka shkruar:

ultra shkodrane, e vleresoj mesazhin tan por jo vetem shkodren duhet me e marr ne dore njerz te ndershem, duhet me marr ne dore gjithe shqipnin njerz e ndershem e te afte.

EDHE UN JAM DAKORD ME TY MAR guest, POR NUK PATA KOMENTU PER PERGJITHSINE, SE TEMA ASHT HAPE ME U LUT PER SHKODREN APO JA. MEGJITHSE ASHT BA SI ZAKON QI FATKESIS E SHKODRES ME ARDH OSE MU NDIHMU PREJ TJERVE SODOMOS PREJ TIRANS QYSH ME ESAT TOPTANIN E FAMSHEM QI NA SHITI KREJT TE SHKIT GJYSEN E TERRITORIT SHQIPTARE, E MANDEJ ME ZOGUN, T'KUQT E ME RADHE BASHK ME TANE KTA TJERT QI JANE NE TIRANE SOT.

SA LEXOVA NI SHKRIM INTERRESANT E PO E POSTOJ KTU ME DIFTU SE HISTORIA E SHKODRES N'VECANTI T'KQIJAT I KANE ARDH PREJ TJERVE SI T'HUJ ASHTU EDHE SHQIPTARE. KASTAN MAS QI TA LEXOSH KYT HISTORI NDOSHTA KA ME PAS KUPTIM KOMENTI JEM I MASIPERM!

Shkodra, një histori deri në 1939-ën
Shekulli Online | 05/12/2010 | Dossier | 0 KOMENTE | Facebook | - +

Disa të dhëna historike për Shkodrën, si qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore e vendit

E shkuara mbresëlënëse e një qyteti të lashtë që ka bërë histori

Shkodra (Scodra) është një nga qytetet më të lashta dhe më të mëdha të Shqipërisë, qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore. Shtrihet në skajin jugor të Ultësirës së Mbishkodrës pranë liqenit të Shkodrës, në lartësinë 16 m, ndërmjet lumenjve Drin e Bunë, malit të Taraboshit dhe kështjellës së Rozafës.
Shkodra është themeluar aty nga shek. IV p.e.r në kodrat përreth Kështjellës së Shkodrës. Ishte qendër e fisit Ilir të Labeatëve dhe gjatë sundimit të Gentit u bë kryeqendra e shtetit Ilir.

Të kësaj periudhe janë monedhat e prera me emrin e qytetit. U pushtua nga romakët më 168 p.e.r. Nëpër Shkodër kalonte rruga e njohur tregtare - ushtarake që vinte nga V dhe nëpër luginën e Drinit kalonte në Kosovë e më tej. Më 1040 u pushtua nga serbët dhe ishte më pas kryeqendra e Zetës. Gjatë shek. XIV u bë qendër e rëndësishme komune autonome me institucione të zhvilluara dhe më pas qendër e feudalëve Balshaj. Më 1396 u pushtua nga venedikasit, sundimi i të cilëve u ndërpre nga një varg kryengritjesh të popullsisë.

Shkodra u bëri ballë dy rrethimeve osmane, më 1474 e 1478-79 dhe ra në duart e tyre pas një mbrojtje që pati jehonë ndërkombëtare. Ishte vendlindja e humanistëve M. Barleti e M. Becikemi. Pas pushtimit popullsia u shpërngul, qyteti u rrënua sa u kthye në fshat. U rimëkëmb dhe në shek XVII arriti 1800 shtëpi. U bë qendër kryesore ekonomike e Shqipërisë së Veriut dhe e sanxhakut të Shkodrës. Lulëzuan zejtaritë, punimi i armëve, i mëndafshit, argjendaria etj... U ndërtuan shtëpi dykatëshe prej guri me çardak, pazari, Ura e mesit etj. Në shek XVIII u bë qendër e pashallëkut të Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve (1775-1831). Edhe pas rënies së pashallëkut, banorët kanë bërë një varg kryengritjesh kundër pushtuesit osman (1833-1836, 1854, 1861-62, 1869).

Zhvillim të madh ekonomik Shkodra arriti në mesin e shek. XIX. Më 1870 kishte 50.000 banorë. Përveç si qendër e vilajetit, ishte nyje e rëndësishme tregtare për gjithë Ballkanin perëndimor me 3500 dyqane. Më 1807-1808 ishte ndërtuar bezistani. Punoheshin pëlhurat, veshjet kombëtare, lëkurët, duhani, baruti etj. Tregtarët kishin agjencitë e tyre në vende të huaja dhe u ngrit një organizëm i posaçëm për rregullimin e punëve tregtare, si dhe një gjykatë tregtare e drejtoria e postave për shërbime të huaja. Që më 1718-ën ishin hapur agjenci konsullore të disa vendeve të huaja. Si port përdorej Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Me ndërhyrjen e fuqive të huaja në mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi françeskan.

Gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit, Shkodra ishte vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Banorët morën pjesë në luftimet për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nënshkruan botërisht në sheshin kryesor të qytetit protestat drejtuar fuqive të mëdha. Dega e Lidhjes për Shkodrën që pati edhe gardën e vet, ishte nga më veprueset dhe dha ndihmesë për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës dhe në Luftën për Ulqinin. Ajo u shtyp e para me armë nga Porta e Lartë.

Shkodra ka qenë në këtë periudhë gjithashtu një qendër e rëndësishme kulturore. Përmendet biblioteka e Bushatllinjve, për të cilën në vitet 40 të shek. XIX u ngrit ndërtesa që shërbeu më pas si seli e degës së Lidhjes. Libra me vlerë u grumbulluan edhe në bibliotekat e urdhrave katolikë. U themeluan shoqëri letrare, kulturore e sportive, si shoqëria "Bashkimi" dhe "Agimi". U ngritën shtypshkronja, ku u botuan edhe të parat gazeta e revista brenda kufijve të Shqipërisë. Më 1878-ën u ngrit e para bandë muzikore e vendit dhe në Shkodër, nisi puna e fotografëve Marubi, nga e cila trashëgohet një fototekë shumë e pasur.

Shkodra është vendlindja e P. Vasës, Z. Jubanit, L. Gurakuqit, F. Shirokës e mjaft shkrimtarëve të mëdhenj. Nga dhjetëvjeçari i fundit i shek. XIX, Shkodra nisi të humbiste rolin e madh ekonomiko-tregtar, më 1895 kishte 36.000 banorë. Ngritja e punishteve të mëdha (manifakturave) solli shtimin e punëtorëve me mëditje (elhakçinjve) dhe në fillim të shek. XX këtu shfaqet për herë të parë lëvizja punëtore në Shqipëri. Më 1901 u bë greva e parë e punëtorëve, ndërsa më 1905 u festua për herë të parë 1 maji në Shqipëri.

Shkodra, gjatë luftës Ballkanike dhe gjatë Luftës I Botërore u bë pre e synimeve të shteteve fqinje, e Malit të Zi dhe e Serbisë. Populli i Shkodrës mbajti për shtatë muaj me radhë qytetin kundër ushtrive rrethuese malazeze e serbe, të cilat hynë në qytet më 23.4.1913, me tradhtinë e Esat Toptanit, duke dëmtuar rëndë qytetin dhe duke djegur pazarin. Por, ato u detyruan më 14.5.1913 të linin Shkodrën, e cila në bazë të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër ishte pjesë e Shqipërisë, por duke u vendosur nën një administrim ndërkombëtar.

Me shpërthimin e Luftës I Botërore forcat Malazeze përsëri hynë më 27.6.1915 në Shkodër. Më 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro - Hungaria dhe u bë qendra e zonës së tyre të pushtimit. Me mbarimin e Luftës u vendos përkohësisht administrata ushtarake ndërkombëtare dhe më 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverinë kombëtare të Tiranës. Në gjysmën e dytë të vitit 1920 ajo përballoi një rrezik të ri; ndërhyrjen ushtarake të shtetit serbo-kroat-slloven.

Shkodra ka qenë një nga vatrat kryesore të lëvizjes demokratike-revolucionare në vitet 1921-1924. Në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese (27.12.1923), me shumicë dërrmuese votash, fitoi opozita. Natën e 31-të të majit 1924 forcat revolucionare morën nën kontroll qytetin dhe nga këtu u nisën për në Tiranë.
Në vitet 1924-1939 pati një zhvillim industrial të ngadaltë, u ngritën fabrika të vogla dhe punishte të industrisë ushqimore, të tekstilit e çimentos. Nga 43 që ishin më 1928 ato arritën 70 më 1938. Më 1923 Shkodra kishte 20.000 banorë, ndërsa më 1939 kishte 29.000.

Back to top
:Oli-veR:
Fri Dec 17 2010, 07:24pm

Registered Member #2779
Joined: Mon Mar 16 2009, 10:14am

Posts: 225
Nje reportazh qe flet per Shkodren..ju ftoj qe ta shikoni.impresionante !!!

kopertine !!!

Koha shëron të gjitha plagët...
me përjashtim të një zemre të plagosur dhe te thyer si e imja !!

Back to top
guest
Sat Dec 18 2010, 08:41pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
cfare vujtjesh

Back to top
belgium
Sun Dec 26 2010, 10:04pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123

Nje fjale e urte thote ne shkoder....
me shikju te kalumen vetem i vdekun mbetesh...je.
me nji fjale vetem perpara duhet tash e mrapa dhe pse jo i bashkohem Shehrezades me lutjen e saj.e leni prrockulllat e historis te kohes se shkume
Back to top
lissandro
Sat Sep 03 2011, 06:26pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Te pakten munges ujrash nuk ka te ne sikurse ne disa vende qe nuk kan uje me pi ky esht nji plus per ne.

Kurse permbytjet ndollin per arsye te shtetit qe nuk investon per zgjerimin e rrjetave...... ujore

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
::bud::
Sun Oct 16 2011, 10:10pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
:Oli-veR: ka shkruar:

Nje reportazh qe flet per Shkodren..ju ftoj qe ta shikoni.impresionante !!!

kopertine !!!

Besoj titulli i temes asht plot kuptim.
Nuk di qa me thane po ishalla nuk perseritet ma se prap ne dore te zotin ka me kene situata.
Mjer aj popull e mjer ajo qeveri.
Back to top
 
Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3045 sec, 0.1000 of that for queries. DB queries: 55. Memory Usage: 2,904kB