Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Besimet e ndryshme |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
LE TE REFLEKTOJM |
Go to page 1 2 3 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Mbreteresha |
| ||
Love and Peace !!![]() ![]() Registered Member #2649 Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55amPosts: 8531 | Konsumimi i mishit të derrit shkakton një sërë sëmundjesh Të tjerët jomuslimanë dhe ateistë, do pajtohen vetëm nëse binden përmes arsyes, logjikës dhe shkencës. Ngrënia e mishit të derrit mund të shkaktojë hiç më pak se shtatëdhjetë lloje të ndryshme sëmundjesh. Njeriu mund të ketë (fitojë) një sërë krimba zorrësh si krimba të rrumbullakët, krimba të hollë-me kokë, krimba të zgjatur, etj. Njëri prej më të rrezikshmëve është Taenia Solium, i cili në terminologji quhet shirit. Ai gjen strehim në zorrë dhe është shumë i gjatë. Vezët e tij, hynë në qarkullimin e gjakut dhe mund të arrijë gati të gjitha organet e trupit. Nëse hyn në tru mund të shkaktojë humbje të memories. Nëse hyn në zemër mund të shkaktojë sulme zemre, nëse hyn në sy mund të shkaktojë verbëri, dhe nëse hyn në mëlçi mund të shkaktojë dëme në të. Ai mund t'i dëmtojë pothuajse të gjitha organet e trupit. Tjetër krimb zorre i rrezikshëm është edhe Trichura 'Tichurasis'. Është e përhapur ideja e gabuar rreth mishit të derrit se nëse zihet mirë, këto vezë vdesin. Në një projekt hulumtues të bërë në Amerikë, është zbuluar se nga njëzetekatër persona që vuajnë nga Trichura 'Tichurasis', njëzet e dy prej tyre, e kanë zier mishin shumë mirë. Kjo tregon se vezët që gjenden në mishin e derrit nuk vdesin në temperaturën normale të zierjes. 4. Derri ka substancë trashësie Derri ka shumë pak substancë muskulore dhe përmban tepër shumë trashësi. Kjo trashësi depozitohet në enë dhe mund të shkaktojë hipertension dhe sulm në zemër. Nuk është për tu çuditur se mbi 50% e amerikanëve vuajnë nga hipertensioni. 5. Derri është njëra prej kafshëve më të fëlliqura në tokë Derri është njëra prej kafshëve më të fëlliqura në tokë. Jeton dhe rritet në ndyrësi, fekale dhe fëlliqësira. Është pastruesi i fëlliqësirave më i miri që unë e di se ka krijuar Zoti. Në fshatra që nuk kanë tualete moderne dhe fshatarët sekretohen në vende të hapura. Shumë shpesh sekretimet pastrohen nga derrat. Dikush ndoshta argumenton se në vendet e zhvilluara si Australia, derrat mbahen e ushqehen në kushte shumë të pastra e higjienike. Edhe pse në këto kushte higjienike, derrat mbahen së bashku (kope) në stallë. Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqesh t'i mbash pastër, ata janë të fëlliqtë nga natyra. Ata hanë dhe i kënaqen jashtëqitjes së vet dhe të tjerëve afër tyre. Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !! | ||
Back to top | | ||
Mbreteresha |
| ||
Love and Peace !!![]() ![]() Registered Member #2649 Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55amPosts: 8531 | Njëzet e nje metodat më të mira për ta bërë jetën tënde të lumtur 1. Kushtoja nga koha jote 10 deri 30 minuta për të ecur. 2. Kushtoja nga koha jote për çdo ditë nga 6 orë për gjumë. 3. Kushtoja një kohë për ushqime shpirtërore (namaz; tesbih; istigfare). 4. Kaloje një pjesë të kohës me njerëz që janë të moshës 70 vjeçare, dhe me disa qe janë nën moshën 6 vjeçare. 5. Konsumo më shumë ushqime natyrale dhe përmbaju sa ke mundësi nga ato artificiale. 6. Pi një sasi të konsiderueshme të ujit. 7. Mos e kalo kohën tënde të shtrenjtë në thashetheme. 8. Harroj rastet dhe gabimet e kaluara, e mos ia kujto shoqëruesit tënd të jetës. 9. Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë detyrave matematikore që kanë zgjidhje. 10. Haje mëngjesin tënd sikurse mbreti, drekën si një princ dhe darkën si i varfri. 11. Jeta është shumë e shkurtë, mos e shpenzo duke urryer të tjerët. 12. Nuk është patjetër të fitosh në të gjitha dialogjet dhe debatet. 13. Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve, e as shokun e jetës me të tjerët. 14. I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti. 15. Fali të gjithë pa dallim. 16. Mendo mirë për Allahun e Lartëmadhëruar. 17. Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshoj. 18. Zilia është humbje kohe, ti i posedon të gjitha gjërat e nevojshme. 19. Telefono pa ndërprerë prindërit e tu. 20. Ruaji kufijtë e tu. 21. Kur zgjohesh i gjallë në mëngjes, falënderoje Allahun e Lartëmadhëruar. Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !! | ||
Back to top | | ||
Mbreteresha |
| ||
Love and Peace !!![]() ![]() Registered Member #2649 Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55amPosts: 8531 | ![]() Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !! | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 | |
Powered by e107 Forum System