Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Sporti
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kombetaria Shqipetare
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Mir-Shkodrani
Fri Nov 23 2007, 04:30pm
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
Oto Bariç, lamtumirë e hidhur nga Shqiperia


Rumani-Shqipëri 6-1, por dhe vendi i pestë në grup, kur gjashtë ditë më parë endërronim me arrogancë të katërtin. Gjithsesi një rikthim i hidhur në realitet. Në atë shqiptar. Që me prapaskenat e tij “gëlltiti” edhe një nga legjendat e trajninut botëror. Oto Bariç nuk mundi të duronte më. Tekniku më karizmatik i huaj që ka drejtuar Shqipërinë dha dorëheqjen pas dy humbjeve jo vetëm poshtëruese, por edhe me intriga të mëdha brenda. Bariç u turpërua në ndeshjen e 100-të tij si trajner i tri ekipeve kombëtareve (Kroacisë, Austrisë dhe Shqipërisë) që kroati 75-vjeçar ka drejtuar gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner. Ndeshja me Rumaninë ishte edhe 100-ta, por edhe më e dhimbshmja gjatë për të. Oto nuk do ta kishte menduar kurrë se do të ndahej me një humbje të tillë nga Shqipëria. Kjo humbje kaloi edhe përmasat e asaj të pësuar nga Shqipëria e Agron Sulaj (5-1) në eliminatoret e Euro 1988. Më keq se kaq nuk ka ka të shkojë.

PJESA E PARË - Gjithçka filloi për rumunët, kur në minutën e 6-të, Dika ekzekutoi një goditje të lirë ballore nga rreth 20 metra , por Beqaj pret pa probleme. Duro gjuajti befasisht nga distanca pesë minuta më pas, duke paralajmëruar portierin rumin Lobonc. Sërish Shqipëria në të 17’: goditje e lirë qendrore, krosoi Duro, Bogdani bëri torrën me kokë, por Dede ishte shumë larg për të përfituar përballë portës. Goli rumun është i shpejtë. Minuta e 22-të dhe Rumania në epërsi. Aksion nga e djathta, pasim në zonë, topi kalon qetësisht para Currit e Dedes që çuditërisht nuk janë në gjendje ta largojnë dhe Dika e shtyn në portë, i pashqetësuar nga askush, vetëm pak metra larg Beqajt. Rumunët kryesojnë 1-0.

Në të 27’ Haxhi rrëmbeu një top nga mbrojtja rumune dhe shërben te Skela në zonë, gjuajtje me të majtën, por Lobonc shpëtoin portën. Mundësi shumë e mirë e Shqipërisë për të barazuar. Rasti tjetër për kuqezinjtë vjen në minutën e 36-të. Lala depërtoi drejt zonës, pasoi bukur prapa te Skela, gjuajtje e fortë e këtij të fundi dhe topi u ndal nga traversa. Shqipëria është e pafat. Minuta e 40-të. Aksion fantastik i Shqipërisë, Bulku nga e djathta pasoi te Duro, gjuajtje fluturimthi e mesfushorit të Tiranës, por i tillë është edhe grushtimi i Lobonc, që shpëton mrekullisht portën. Pjesa e parë u mbyll 1-0, për të përgatitur furtunë në 45 minutat e dyta.

PJESA E DYTË- Në të 54’ Tamash shënoi golin e dytë për Rumaninë, me një goditje të lirë rrafsh me tokën. Disi me vonesë hedhja e Beqajt, që nuk mundi të dalë topin. Rumania kryeson 2-0. Minuta e 60-të e lë Shqipërinë me dhjetë lojtarë. Curri morri kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje nga pas. Një minutë më pas erdhi dhe goli i tretë i rumunëve. Në të 61’ Nikulae shënoi i lirë vetëm dy metra larg portierit Beqaj. Mbrojtja shqiptare është totalisht e shthurur, 3-0 për Rumaninë.

I vetmi moment nderi është ai i minutës së 62-të, kur Kapllani shkurtoi diferencën për Shqipërinë, me një gjuajtje bombë në mes të zonës rumune. Kuqezinjtë reduktojnë përmasat e humbjes, 3-1. Por gëzimi i golit për Kapllanin nuk zgjati shumë. Dy minuta më pas Rumania shënoi golin e katërt. Aksion nga e djththa, pasim brenda zonës dhe Nikulae shënoi i ndihmuar edhe nga dalja e gabuar të Beqajt, 4-1. Minutat e mbetura janë një ferr i vërtetë, ku brenda dy minutash fitojnë dy penallti. Në të 68’ pas një ndërhyrjeje të gabuar të Lilës, Marika nuk gaboi nga pika e bardhë duke shënuar golin e pestë (5-1) për Rumaninë, dhe dy minuta më pas, në të 70’, ndërhyrje e gabuar e Dedes në zonë, solli edhe penalltinë e dytë dhe kartonin e kuq për mbrojtësin e Tiranës. Shqipëria mbeti me nëntë lojtarë, ndërsa Dika nga pika e bardhë shënoi golin e gjashtë. Shqipëria shkatërrohet, 6-1. Në të 82’ një moment i mirë për Shqipërinë. Bogdani mbrojti mirë topin brenda zonës dhe gjuajt, por Lobonc grushtoi. Provoi edhe Kapllani por mbrojtja rumune largoi topin. Minuta e fundit (90’) sjell zëvendësuesin Mazilu pranë golit të shtatë, por nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë. Pas pak sekondash, gjyqtari kroat i dha fund tmerrit, duke sinjalizuar fundin e takimit.

RUMANI-SHQIPËRI 6-1

Shënues: Dika 22’, 73’ (pen), Tamash 53’, Nikulae 64’, 66’, Marika 71’ (pen)/ Kapllani 65’

E mërkurë, 21 nëntor 2007, stadiumi “Lia Manoliu”, Bukuresht

Rumania: Lobont; Ogararu, Tamas (78’ Konstantin), Goian, Raç, F.Petre (65’ Bukur), Margaritesku, Kocis, Nikulae, Marika (73’ Mazilu), Dika. Trajner: Viktor Picurka

Lojtarë të papërdorur: Koman, O.Petre, Marin, Trika

Shqipëria: Beqaj, Curri, Dede, Vangjeli (40’ Kapllani), Lila, Haxhi, Lala, Bulku, Duro, Skela (78’ Hyka), Bogdani (82’ Bakaj)

Trajner: Slavko Kovaçiç

Lojtarë të papërdorur: Hidi, Rustemi, Bushi, Salihi

Kartonë të verdhë: Marika/ Vangjeli, Dede

Kartonë të kuq: Curri (61’), Dede (71’)

Gjyqtarë: Trivkoviç, Novesel, Dujela (të gjithë nga Kroacia)

Ndeshjet e fundit

Rumani-Shqipëri 6-1

Bjellorusi-Holandë 2-1

Slloveni-Bullgari 0-2

RENDITJA PERFUNDIMTARE

Rumania 12 29

Holanda 12 26

Bullgaria 12 25

Bjellorusia 12 13

Shqipëria 12 11

Sllovenia 12 11

Luksemburgu 12 3

Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
Mir-Shkodrani
Fri Nov 23 2007, 04:32pm
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
Presidenti Duka falenderon Baricin pas largimit

Nje ore pas ndeshjes me Rumanine ku perfaqsuesja Shqiptare u mund thellesisht , Otto Baric i ka komunikuar Presidentit te FSHF-se Armand Duka doreheqjen nga posti i trajnerit te ekipit.

Vete Baric ka sqaruar se arsyeja per te cilen jep doreheqjen eshte se skuadra ne dy ndeshjet e fundit ka zhvilluar loje te dobet duke i shkaktuar atij mjaft shqetesim .Duke pare gjendjen e skuadres ne keto dy ndeshje ai u shpreh se nuk eshte ne gjendje te drejtoje skuadren dhe se nuk e ndjen veten te forte per te vazhduar punen me kombetaren kuqezi.

Presidenti Duka pasi ka marre komunikimin e dorehqejes se z.Baric me keqardhje dhe me mirekuptim e ka pranuar kete levizje te teknikut kroat.

Z.Duka ne emer te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se ka falenderuar trajnerin i cili ne kete sezon arriti qe ti jap nje imazh te ri skuadres kombetare duke bere nje paraqitje pozitive ne eleminatoret e EURO 2008 si dhe duke bere gradualisht rinovimin e skuadres me lojtare te rinj.




Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
Mir-Shkodrani
Fri Nov 23 2007, 04:33pm
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
Humbjet e mëdha të Shqipërisë

Kjo me Rumaninë nuk është e para që Shqipëria humbet dukë pësuar 6 gola. Statistikat e Kombëtares ofrojnë në fakt edhe rezultate më të thella. Përfaqësuesja e drejtuar nga Agron Sulaj është mundur në Spanjë me rezultatin e thellë 9-0, më 19 dhjetor 1990, në takimin e luajtur në Sevilje të Spanjës, i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian 1992. Edhe Shqipëria e Loro Boriçit ka pësuar një humbje shokuese me Gjermaninë në Dortmund: 8-0, më 18 nëntor 1981, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 1982. Legjenda Boriçi ka pësuar edhe një tjetër humbje të hidhur 6-0 me Gjermaninë, po në Dortumund, më 8 prill 1967. Humbja më e thellë historikë është ajo me Hungarinë 12-0, më 24 shtator 1950, por për fat të mirë ajo ishte thjesht një miqësore. Franca na ka shkaktuar një tjetër humbje 5-0, më 30 mars 1991 për elimiantoret e Euro 1992, kur kuqezinjtë i drejtonte Bejkush Birçe. Në eliminatoret e Kampionatit Botëror 1990, Shqipëria e drejtuar nga Shyqyri Reli u mund 5-0 nga Anglia, më 26 maj 1989. Edhe Austria na ka mundur 5-0, më 22 shtator 1982, kur në bankinë ishte po Rreli.




Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
Mir-Shkodrani
Fri Nov 23 2007, 04:33pm
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
Shqipëria zbret ne vendin e 38-në Europë dhe zyrtarisht në vazon 5

FIFA publikoi renditjen e muajit nëntor të ekipeve kombëtare, mbi bazën e të cilave janë përcaktuar edhe skuadrat që do të bëjnë pjesë në 6 vazot europiane për shortin e Kampionatit Botëror 2010 që do të hidhet të dielën në Afrikën e Jugut. Dy humbjet e muajit nëntor në eliminatoret e Euro 2008, ato me Bjellorusinë (2-4, në shtëpi) dhe Rumaninë (6-1, në Bukuresht) i kushtuar shtrenjtë kombëtares shqiptare, duke e zbritur në vendin e 38-të në Europë dhe në vazon e pestë, në të njëjtën vazo ku ishim edhe gjatë shortit të Euro 2008, eliminatoret e të cilave sapo përfunduan. Surpriza i takon Bjellorusisë, e cila pas dy fitoreve të bujshme me Shqipërinë (2-4) dhe Holandën (2-1) u ngjit në vendin e 34-t dhe vazon e katërt, atë që kishte ëndërruar dhe e kishte shumë pranë Shqipëria.

VAZO 5

37. Gjeorgjia 414

38. Shqipëria 407

39. Sllovenia 403

40. Letonia 383

41. Islanda 380

42. Armenia 367

43. Austria 366

44. Kazakistani 297

45. Azerbajxhani 274




Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
Mir-Shkodrani
Fri Nov 23 2007, 04:34pm
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
Katanec? “Na e kërcënon” Bullgaria




Nëse Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe përsonalisht presidenti Armand Duka do të kërkojnë që trajner i ardhshëm i Shqipërisë të jetë Sreçko Katanec, duhet të veprojnë shpejt. “Gjahun” e përfolur si të parapëlqyer nga bosi i Federatës e kërkojnë edhe drejtuesit e Federatës Bullgare të Futbollit. Këtë lajm e bën të ditur gazeta sllovene, “Ekipa”, që sqaron se Dimitar Penevi është larguar nga drejtimi i përfaqësueses bullgare dhe se kandidatë për ta marrë atë janë kroati Zllatko Kranjçar, mbiquajtur “Cico” dhe slloveni Katanec. Mediat sllovene shkruajnë se “do të jetë sërish betejë mes Katanecit dhe Kranjçarit, që tani për tani punon në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Katanec njihet si një trajner i ashpër, ashtu siç ka qenë edhe si futbollist kur ka luajtur në radhët e Partizanit të Beogradit dhe Sampdorias, përkatësisht në ligën federale ish-jugosllave dhe në Serinë A. Të dielën duke u gdhirë e hënë, ai i ngriti nga gjumi në orën 3 të natës futbollistët e Maqedonisë duke u bërë stërvitje, për të mos humbur seancën e paradites, pasi do të kishte udhëtim ajror drejt Izraelit. Mediat kroate shkruan se Katanec i mbylli punët me Maqedoninë dhe se pret ofertat. Më parë atë e kanë kërkuar edhe Partizani i Beogradit dhe Hajduku i Splitit.

Refuzoi vlonjatët

Sreçko është i njohur për episodin me një futbollist të Flamurtarit, pas ndeshjes ndaj Partizanit të Beogradit në “JNA” për Kupën UEFA. Atë shtator 1987, vlonjatët eleminuan skuadren serbe, përkatësisht ish-jugosllave dhe njëri prej lojtarëve shkoi në dhomën e zhveshjes së Partizanit për të ndërruar bluzën me Katanecin. Slloveni, që ishte duke qarë, nuk pranoi.

Nga Maqedonia: Është edhe Sokoli

Media shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni pohon se ekziston edhe një kandidaturë për stolin e Shqipërisë: Bylbyl Sokoli. Në këtë rast mund të ndërmjetësojë dhe babai i Lorik Canës, i cili ka njohje me Sokolin. Bylbyl Sokoli për gazetën “Lajm” ka njoftuar se pas kthimit të delegacionit shqiptar nga Johanesburgu do të ketë një takim me krerët e FSHF-së, ku do të bisedohet për kalimin e tij në postin e seleksionuesit të Shqipërisë. “Është e vërtetë se gjatë këtyre ditëve do të bisedohet në këtë drejtim, - tha Sokoli, cituar nga “Albania Sporti”, - Për momentin s’mund të them asgjë. … Nëse këtu gjejmë gjuhë të përbashkët, për punë të tjera lehtë mund të merremi vesh. Unë e njoh mirë mentalitetin e lojtarëve shqiptarë, sepse nëpër duart e mia kanë kaluar shumica e futbollistëve kuqezi”




Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
Mir-Shkodrani
Fri Nov 23 2007, 04:34pm
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
Metropol Sport: E tradhtuan, na tradhtuan


Një tradhti e paralajmëruar – ky mund të ishte titulli që do të vihej një dokumentari që mund të bëhet në të ardhmen për fundin e papritur të karrierës së Oto Bariçit në drejtimin e kombëtares shqiptare. Një fund pa lavdi dhe jo në mënyrën e duhur për një njeri që dha aq shumë për përfaqësuesen e kombit tonë. Një tradhti që filloi të vinte erë që të shtunën në Tiranë, por që u qelb fare dje në Bukuresht. Mbase do të duket se këto radhë janë shkruar nën ndikimin emocional të humbjes së turpshme në Bukuresht, por jo. Janë rreshta që kanë qenë gati që nga humbja në Tiranë me Bjellorusinë. Nuk ka se si të shpjegohet që një skuadër të shndërrohet në këtë mënyrë brenda një muaji. E njëjta skuadër që luante në fushë sikur të ishte Holanda apo Bullgaria, u shpërfytyrua në atë Shqipëri që kishim shumë vjet pa e parë. Besa e famshme shqiptare ka marrë përsëri një goditje në reputacionin e saj. Ata lojtarë që i dhanë fjalën trajnerit Bariç se do të jepnin maksimumin me Bjellorusinë, bënin sikur luanin në “Qemal Stafa”. Ata lojtarë që kishin dhënë fjalën se do të vinin në vend nderin e humbur në Bukuresht, çuditërisht e kanë harruar futbollin që dinin. Sa keq! Sa turp! Për disa interesa të vogla, për një kapriço e egoizëm të sëmurë disa prej “yjeve” kuqezi harruan se, kur luajnë në ekipin kombëtar, nuk luajnë për Bariçin apo për cilindo trajner që e drejton atë. Kur vishet fanella kuqezi, ata luajnë për Shqipërinë. Përfaqësojnë dinjitetin e një kombi të tërë. Përfaqësojnë një popull të tërë dhe jo vetëm atë që jeton në Shqipërinë zyrtare, por atë që jeton në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Atë dinjitet që ata e kanë nëpërkëmbur dje në Bukuresht. Një skuadër pa shpirt e pa dëshirë për të luajtur futboll, është tallur me fanellën që mban veshur. Janë tallur me ngjyrat kuqezi. Bariç mbase ndihet i tradhtuar nga këta futbollistë, që e detyruan t’i jepte fund me turp një karriere të mbushur me suksese. Por nuk është i vetmi që ndihet kështu. Të gjithë ne jemi tradhtuar. Kuqezinjtë na kanë bërë të ndihemi të tradhtuar, dhe ky është mëkati i tyre më i madh. Ata na bën të kthehemi në realitetin tonë të përditshëm, duke na vrarë ëndrrën. Dhe e gjitha kjo pse? Sepse duhej tradhtuar një trajner i huaj, që nuk dinte të “vlerësonte” yjet e futbollit shqiptar. Sa keq që disa prej nesh nuk duan të ndryshojnë!

Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
Mir-Shkodrani
Fri Nov 23 2007, 04:35pm
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
Metropol Sport: "Jeni të mallkuar!"




Kuqezinj, ju faltë Zoti për këtë skandal të dytë në Rumani! Kombëtare, Zoti të faltë për këtë turp që i keni bërë fanellës kuqezi në ndeshjen e dytë skandaloze këta 20 vjetët e fundit! 10 gola në 180 minuta as në kohën e qepës nuk kemi pësuar dhe të tillë turpërime i kishim harruar tashmë. Por ju, krenaria e kombit tonë, deri dje nuk keni bërë gjë tjetër veçse në stadiumin “Lia Monoliu” i keni rënë sërish murit me kokë. Pothuajse të gjithë jeni fajtorë dhe normalisht ai që do të drejtojë kombëtaren shqiptare në të ardhmen duhet të mendohet 10 herë para se të grumbullojë këta futbollistë. Përjashtim duhet të bëjë vetëm sulmi dhe ndonjë element tjetër. Gjithsesi, duke u kthyer te loja, të gjithë kanë qenë skandalozë me paraqitjen e tyre. Akuzat bien mbi Beqajn, që edhe me Bjellorusinë dhe Rumaninë ka ngrënë dy gola shumë të dyshimtë. Më pas Dede, Curri dhe Vangjeli, të cilët vetëm për këto dy ndeshje nuk duhet ta guxojnë më ekipin tonë kombëtar, e jo më të grumbullohen. Lala me shokë në mesfushë duket se vazhdojnë të jenë me shëtitje dhe kur të kthehen në Tiranë, më mirë të vinë natën. Të vetmit që shpëtojnë janë në njëfarë mase Skela, Bogdani, Kapllani dhe Lila. Por edhe ky më pas përfshihet nga degradimi i ekipit.

Thjesht kuqezinjtë dje kanë vërtetuar se nuk janë një skuadër. Ose më mirë, nuk duan të jenë një skuadër për inat të njëri-tjetrit, trajnerit apo interesave të tyre të xhepit. Këtë le ta zgjedhin tifozët, pasi ata janë ndërgjegjja e kombëtares. Po kështu, është më se e vërtetë se me Bjellorusinë ju “kuqezinjtë” ishit në ditë të zezë. Dje ju “trimat” me fanellat e kombëtares keni qenë në një tunel, nga i cili nuk duhet të dilni më kurrë. Ju dje keni bërë atë që asnjeri me pak ndërgjegje nuk e ka bërë deri më sot me kombëtaren. Ju sot ishit aktorët dhe regjisorët e një pjese tragjikomike që luhej në Bukuresht, e cila nuk ka kuptim pse të luhet.

Thjesht ju faltë Zoti për këtë mëkat kaq të madh që keni bërë dje. Më kot të shkoni nëpër kisha dhe xhami për të kërkuar falje dhe pastruar. Shpirti juaj tashmë është aq i pistë, sa edhe vetë Krishti nuk mund ta marrë përsipër ta pastrojë pas kësaj katrahure.




Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
L - N
Fri Nov 23 2007, 04:56pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Marre e turpi zotit per konmtaren, por tash duhet me ekthy humjen ne pozitivitet e humor se nuk ka rruge tjeter, ne fun te funit asht dicka jasht munsive personale dhe duhet me e pranu sado e keqe qofte ky rrezultat per ne. (Njaq i madh me duket marrja dhe zhgenjimi ekstrem sa i thom vedit se noshta me pa nertu nji ekip me fmite e mi qi i kam 3 vjec e 8 mujsh noshta kishim dale ma mire megjithse nuk jam difoz i cmenun).

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
visho
Fri Nov 23 2007, 06:07pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
marre e turp a pak me ju than theshin kamt ma mir thuj



Back to top
belgium
Fri Nov 23 2007, 08:23pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
tranierat me te mire po vihen ne kombetaren shqiptare,para po paguhen boll por nuk kane motivacion dhe ndergjegje futbollistet qe lozin neper evrope.vec shkojn e hapen mendsh a thu se jan vipa si ronaldo,berkami .pse i aktivizojn dreqnit?ma mire te japin shance futbollistave qe nuk largohen prej shqipnijet,se ka dhe ma te mire sic kujtojn ato.lorik cana e company si kurvat e kotorrit,shkrrahen neper fushe me ka taku me pa ndeshje ne strasbourg -me olimpikun e marseilles(om),nuk kuptoj eshte kapiten i skuadres mire din me lujt?po per shqipnin si me e pas marr kush me te rrahun kyt coftin.....komtarja shqiptare pse nuk krijon formacion futbollistesh qe jetojne ne shqiperi,e te japin premio e keni me pa ateher,spo them se kan me dal ner te mirte por me e rrit renditjen dreqi e hangert......
Back to top
Mir-Shkodrani
Tue Nov 27 2007, 12:56pm
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
Shqipëria në grupin e hekurt te zones europiane ne Boterorin 2010

Të gjithë e konsiderojnë “grupi i hekurt” e nëntë grupeve të zonës europiane për eliminatoret e Kampionatit Botëror, pasi në Grupin 1 takohen tre gjigantë: Portugalia, Suedia, Danimarka, që do të luftojnë midis tyre për dy vendet e para, por dhe përfaqësuese ambicioze si Hungaria, Shqipëria e Malta, që do të synojnë nga ana e tyre për një performancë sa më të mirë. Shqipëria është e 38-ta në Europë, dhjetë vende më lart se Malta, e 48-ta, ndaj së cilës duket se do të luftojmë edhe për të ndarë vendet 5-6.

PORTUGALIA - Nënkampionia në fuqi e Europës e ka mundur Shqipërinë në tri ballafaqimet e deritanishme: 2 zyrtare (3-0, 2-0) dhe një miqësore (5-3). Në kujtesë ka mbetur një fakt i hidhur: Neptun Bajko dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare pikërisht pas humbjes 3-0 në “Qemal Stafa”, më 9 tetor 2006, ku ish-trajneri i Partizanit, e ndjeu veten të tradhëtuar nga lojtarët e tij. Edhe Astrit Hafizi dështoi në ballafaqimitn e dytë duke humbur 2-0 në Lisbonë. Ballafaqimi i tretë prodhoi 8 gola në miqësore, kur në bankinë ishte Brigeli. Adrian Aliaj shkëlqeu për dy golat e tij, ndërsa portieri Strakosha “shkëlqeu” për gafat e tij, aq sa u përfol se dhe ndeshja kishte një rezultat të parafiksuar. Portugalia ka disa emra të mëdhenj në radhët e saj si Kristiano Ronaldo, i cili aktivizohet te Mançester Junaitid, por kombëtarja luzitatane drejtohet edhe nga një trajner kampion bote, siç është “Fili i madh”, braziliani Luis Felipe Skolari. Renditja aktuale në Europë: 6 (1241 pikë)

SUEDIA – Emri i Zlatan Ibrahimoviç, lojtarit më të paguar në kampionatin italian dhe së shpejti edhe në botë, me 11 milionë euro pagë sezonale është e vetmja kënaqësi që mund të kemi ën “Qemal Stafa” nga skuadra suedeze, duke i shtuar edhe një dozë të lehtë “shurupi” nga fitorja 2-1 në miqësoren 18 shkurtit 2004, kur nën drejtmin e bankinës kuqezi ishte Hans Peter Brigeli. Në eliminatoret e fundit për Euro 2008, Suedia siguroi një vend për në finalet e Austrisë e Zvicrës pasi zuri vendin e dytë në grupin F, pas Spanjës, por duke lënë pas Danimarkën, një tjetër skuadër e grupit 1 në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010. Kjo ishte hera e pestë rresht që Suedia merr pjesë në finalet e dy turneve të mëdha: Europian dhe Botëror. Trajneri Lars Lagerbak. Renditja aktuale në Europë: 17 (853 pikë)

DANIMARKA – Legjenda e madhe e trajningut shqiptar, Loro Boriçi, është tekniku i parë shqiptar që është përballur me Danimarkën, por dhe dëshmimtar i humbjes së thellë 4-0, më 29 qershor 1963. Ndeshja e kthimit, katër muaj më pas, rezultoi një kryevepër e jo e tij, por e Zuber Konçit, i cili ka regjistruar edhe fitoren e vetem kundër danezëve (1-0) me golin e legjendës shqiptare Panajot Pano. Në katër të tjerat kemi pësuar humbje. Për eliminatoret e Kupës së Botës 1994: 4-0 Shqipëri 4-0 dhe 1-0 në stolin kuqezi ka qenë, Bejkush Birçe. Ndëra për eliminatoret e Kupës së Botës 2006: 2-0 dhe 3-1, ku golin e nderit me anë të Erion Bogdanit. Në drejtimin e përfaqësueses shqiptae ishte Hans Peter Brigel. Përfaqësuesje daneze vazhdon të mbetet në duart e trajnerit Morten Olsen. Ka një grup lojtaresh që e njohin mirë lojën e njeri-tjetrit si Tomason, Helveg, Kroldrup, Poulsen, Jorgensen dhe Romedahl, danezet jane nje prej pretendenteve per te fituar kualifikimin ne Boterorin 2010. Trajner Morten Olsen. Renditja aktuale në Europë: 22 (797 pikë)

HUNGARIA – Takimi i parë kundër tyre është zhvilluar 50 vjet më parë, më 20 gusht 1947, ku pësuam një humbje të pastër 3-0 për Kampionatin e Europës Qëndrore, kur përfaqësuesja jonë drejtohej nga Ljubosha Broçiç. Ndeshja e kthimit (23.05.1948) prodhoi një barazim 0-0. Në bankinën kuqezi ishte trajneri Adem Karapici. Ballafaqimi i tretë dhe i fundit regjistroi edhe humbjen më të thellë të Shqipërisë në një ndeshje ndërkombëtare: 12-0, më 24 shtator 1950. Një ndeshje katastrofike që nuk ka nevojë për koment, nga ana jonë, teksa nga pala hungareze konsiderohet ende një kulm. Finalistja e Kampionatit Botëror 1954 është shumë larg emrit të saj të dikurshëm. Në eliminatoret e fundit të Euro 2008 ndodhej në grupin C dhe së bashku edhe Maltën ndanë vendet e parafundit dhe të fundit. Hungaria grumbulloi në 12 takime 12 pikë (Shqipëra 11 në 12 takime). Trajner Peter Varhidi.Renditja aktuale në Europë: 30 (581 pikë)

MALTA - Kundër kësaj skuadre kemi dhe statitistikat që peshojnë nga ana jonë: 3 fitore në pesë ballafaqime. Katër trajnerë shqiptarë: Bajko, Hafizi, Zhega (2 herë) dhe i fundit Bariç janë ndeshur kundër skuadrës ishullore. Teorikisht ekipi më i dobët i grupit tonë, ndaj të cilit kemi fituar edhe në miqësoren e fundit: 3-0, më 22 gusht 2007. Malta bëri një paraqitje modeste në grupin C, duke u renditur e fundit (me 5 pikë). Skuadra malteze e drejtuar nga çeku Dushan Ficel ka në radhët e saj shumë pak futbollistë që luajnë në kampionate profesioniste, më i njohuri është sulmuesi Mifsud, që luan me Koventrin në kategorine e dytë angleze. Trajner Dushan Ficel. Renditja aktuale në Europë: 48 (183 pikë)

Shqipëria me ekipet e grupit 1

Me Portugalinë

09.10.1996/ Tr.: Neptun Bajko

Shqipëri-Portugalia 0-3 (El. Kamp.Europian)

07.06.1997/ Tr.: Astrit Hafizi

Portugalia-Shqipëri 2-0 (El. Kamp.Europian)

11.10.2003/ Tr.: Hans P.Brigel

Portugali-Shqipëri 5-3 (Miqësore)

Bilanci: 3 takime;

0 fitore, 0 barazim, 3 humbje

Me Suedinë

05.11.1988/ Tr. Shyqyri Rreli

Shqipëri-Suedi 1-2 (El.Kupa e Botës)

08.10.1989/ Tr.: Shyqyri Rreli

Suedi-Shqipëri 3-1 (El.Kupa e Botës)

18.02.2004/ Tr.: Hans P.Brigel

Shqipëri-Suedi 2-1 (Miqësore)

Bilanci: 3 takime;

1 fitore, 0 barazim, 2 humbje

Me Danimarkën

29.06.1963/ Tr.: Loro Boriçi

Danimarkë-Shqipëri 4-0 (El. Kamp.Europian)

30.10.1963/ Tr.: Zyber Konçi

Shqipëri-Danimarkë 1-0 (El. Kamp.Europian)

02.06.1993/ Tr.: Bejkush Birçe

Danimarkë-Shqipëri 4-0 (El. Kupa e Botës)

08.09.1993/ Tr.: Bejkush Birçe

Shqipëri-Danimarkë 0-1 (El. Kupa e Botës)

09.10.2004 / Tr.: Hans P.Brigel

Shqipëri-Danimarkë 0-2 (El. Kupa e Botës)

08.06.2005/ Tr.: Hans P.Brigel

Danimarkë-Shqipëri 3-1 (El. Kupa e Botës)

Bilanci: 6 takime;

1 fitore, 0 barazime, 5 humbje

Me Hungarinë

20.08.1947/ Tr.: Ljubisha Broshiç

Hungari-Shqipëri 3-0 (Kam. Europës Qëndrore)

23.05.1948/ Tr.: Adem Karapici

Shqipëri-Hungari 0-0 (Kam. Europës Qëndrore)

24.09.1950: Tr.: Ludovik Jakova

Hungari-Shqipëri 12-0 (Miqësore)

Bilanci: 3 takime;

0 fitore, 1 barazim, 2 humbje

Me Maltën

16.08.1995/ Tr.: Neptun Bajko

Maltë-Shqipëri 2-1 (Miqësore)

06.02.1998/ Tr.: Astrit Hafizi

Maltë-Shqipëri 1-1 (Kupa Rothmans)

10.02.2000/ Tr.: Medin Zhega

Maltë-Shqipëri 0-1 (Kupa Rothmans)

15.11.2000/ Tr. Medin Zhega

Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)

22.08.2007/ Tr.: Oto Bariç

Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)

Bilanci: 5 takime;

3 fitore, 1 barazim, 1 humbje



Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
babo
Tue Dec 25 2007, 09:40am


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
tesh pa ta shofim b..... e mices

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
ShKoDrAn_NyC
Thu Dec 27 2007, 03:08pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
hahahahahahaha...

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
zjermi
Fri Dec 28 2007, 06:27am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
arie haan de facto trajner i kombetares tone.
de jure duhet me prit 5 janarin

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
zjermi
Mon Jan 07 2008, 01:56am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
Arie Hann perfundimisht e ka firmos kontraten per dy vjet me drejtu Shqipnine. Ishalla ka me e qu deri ne fund se kishte pase disa eksperienca tjera qe kishte lane ne mes punen e fillume.

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
zjermi
Mon Jan 07 2008, 02:02am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
ma ne fund u caktune edhe datat, qe ka me lujt Shqipnia per fazen eliminatore te Botnorit 2010
6. Shtator 2008:
Shqiperi-Suedi

10. Shtator 2008:
Shqiperi-Malta

11. Tetor 2008:
Hungari-Shqiperi

15. Tetor 2008:
Portugali-Shqiperi

11. Shkurt 2009
Malta-Shqiperi

28. Mars 2009:
Shqiperi-Hungari

1. Prill 2009:
Danimarke-Shqiperi

6.Qershor 2009:
Shqiperi-Portugali

9. Shtator 2009:
Shqiperi-Danimarke

14. Tetor 2009:
Suedi-Shqiperi


ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
babo
Wed Nov 19 2008, 01:49pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
sot kena miqesore me azerbajxhanin

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
☆_CorOnA_☆
Fri Nov 21 2008, 12:24am
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
E pate sa albiter skandaloz aj Gjeorgjiani







████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
babo
Sat Nov 22 2008, 10:55pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
hajt se miqesore asht ne na e kane fut ne ndeshje eliminatore aty te djeg, po jena edhe vete te vegjel s'kena ca bajme

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
babo
Fri Feb 13 2009, 01:31pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
turpi i rradhes dhe laperave qe lujne ne kombetare 0 - 0 me Malten

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Zlatani
Fri Feb 13 2009, 09:55pm

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
Edhe nga ana jeme vecse fjalen TURP e MARRE marrin!!!
Nuk ashte e mujtun nji lojtar si Bogdani qe nuk ka lujt asnji ndeshje me ekipin e vet te chivo-verones per kyt sezon dhe ta nis ndeshjen si titullar! Marre Turp e Faqja zez per ata qe e kuptoj Futbollin!

Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
star
Fri Feb 13 2009, 11:57pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
skandal.
Back to top
babo
Sat Feb 14 2009, 08:45am


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
problemi asht se ata vijne ne kombetare me telefon, mandej na i ndjekim si idiota.
pse vetem ket vit nuk ka lujt bogdani me ekipin e vet??!!
kshu ka ba cdo sezon...
ai ne edicionin e kalum bani vetem 1 gol ne 12 ndeshje eliminatore... mandej kur ja shava njenes ketu ne forum, u prek

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
WazzaaPPP!!!!
Sat Feb 14 2009, 09:49am

Registered Member #2560
Joined: Fri Jan 16 2009, 04:33pm

Posts: 1236
Shume pertoke ishim,,kishim shiju vendin e pare per nje cope kohe,,,

Back to top
babo
Sat Feb 14 2009, 10:41am


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
nji gja duhet me kuptu, po te kishim fitu dhe te kishim dale ne vend te pare ma keq kishte me ken, se kiushin shit mend e kishin than qe vetem na kena arrit vendin e pare ne grup./.
e bogdanin me shoke i kishe pas edhe 2 a 3 vjet te tjera ne kombetare

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3138 sec, 0.0893 of that for queries. DB queries: 67. Memory Usage: 3,209kB