Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Sporti
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kombetaria Shqipetare
Go to page  1 2 3 4 5
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Zlatani
Sat Feb 14 2009, 03:31pm

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
Kush u prek ma babo? Bogdanin nuk jena tu e sha por nuk ashte ma lojtar me lujt me kombetaren dhe pik!

Mu me vjen keq qe ndokush preket por sa per dieni une kam pas dhe kontakte direkte me Erin nepermjet nji shoku te tij me te ngusht dhe i kam pas gjitha bluzat e tija qe ka lujt ne serin A origjinale te dhana nga Eri vet! Une Erjonin e kam simpatizu qysh ne kohet e Partizanit.Eri te themi te drejten ta shifesh karrieren e tij te pasun (per nji shqiptar) e ka falé shansit dhe punes tij te kushtushme,por jo se eshte naj yll futbolli. Shqipnija ka pas dhe ka futbollista shum ma te fort se Bogdani.

Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
belgium
Sat Feb 14 2009, 04:20pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
babo ka shkruar:

problemi asht se ata vijne ne kombetare me telefon, mandej na i ndjekim si idiota.
pse vetem ket vit nuk ka lujt bogdani me ekipin e vet??!!
kshu ka ba cdo sezon...
ai ne edicionin e kalum bani vetem 1 gol ne 12 ndeshje eliminatore... mandej kur ja shava njenes ketu ne forum, u prek


ahhahahhhaah babo qa ke ba me qesh ma njiri , taman thu besa se asht kot mi njek kto lepra ,se lanen nam habitem kush i merr ma ner kto skuadra te huja?, apo e bajn apostafat hajt thojn loje e radhes e sju plas hyq per kombtaren??? me ken une ju akisha ba me gjoba per mos respekt skuadret besa...
Back to top
babo
Thu Mar 19 2009, 10:36am


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
kete here me duket nuk e kane grumbullu bogun hahhaha
lujme me Hungarine javen tjeter

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Zlatani
Sat Mar 28 2009, 08:48am

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
Shqipëria ka shumë arsye për ta mundur Hungarinë, ndeshjen e 28 marsit 2009. Jo vetëm për të qenë ndër ekipet e para në renditjen e Grupit 1 kualifikues për Botërorin 2010, jo vetëm për të bërë autokritikë për zhgënjimin e fundit në Maltë, jo vetëm për të kënaqur tifozët e zjarrtë kuqezinj, por edhe për të rregulluar diçka në traditën mjaft negative me europiano-lindorët. Nga katër ndeshjet e luajtura deri tani mes këtyre dy kombëtareve, kuqezinjtë e kanë të bardhë shifrën e fitoreve dhe atë të golave të shënuar. Në kahun tjetër, bilanci është mjaft negativ, plot 17 gola të pësuar, nga të cilët, 12 gola brenda një ndeshjeje. Fjala është për 24 shtatorin 1950, në kohën kur kombëtarja jonë drejtohej nga trajneri Ludovik Jakova. Asokohe u luajt një ndeshje miqësore, e cila ka hyrë në histori si humbja më e thellë e kombëtares kuqezi, por njëherazi edhe si fitorja më e thellë në ndeshje të këtij rangu. Para kësaj ndeshjeje, njollë e zezë për kuqezinjtë tanë, ishin zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera. Konkretisht, më 20 gusht 1947, kombëtarja shqiptare do të pësonte një humbje të pastër 3-0, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin e Europës Qëndrore. Në këtë ndeshje, kuqezinjtë drejtoheshin nga një trajner i huaj, Ljubosha Broçiç. Ndeshja e kthimit, ku u fiksua barazimi 0-0, më 23.05.1948 , pati në stolin kuqezi trajnerin Adem Karapici. Ndeshja e fundit në radhë u zhvillua më 11 tetor 2008, në kuadrin e kualifikuesve për Botërorin 2010. Hungarezët fituan pastër, 2-0, ndërkohë që kuqezinjtë tanë luajtën një pjesë të parë të mirë, ndërsa në të dytën u shfytyruan fare. Tashmë, në derë është ndeshja e kthimit, e vlefshme për grupin 1 eliminator, ku Shqipëria, sikurse thamë edhe më lart, synon të shënojë golin e parë në ballafaqimet me Hungarinë, por të regjistrojë edhe fitoren e parë. Vetëm në këtë mënyrë do të prishej sadopak ai bilanc mjaft negativ me europiano-lindorët, të cilët kanë shënuar plot 17 gola në portën kuqezi, në katër ndeshje, ndërsa ne nuk e kemi shijuar asnjëherë këtë në portën hungareze. Në stolat respektivë janë dy trajner holandezë, Ari Han te Shqipëria, dhe Ervin Koeman te Hungaria. Pra, një tjetër sfidë brenda sfidës. Herën e kaluar, në Budapest, triumfoi Koemani, edhe për dobësi të kuqezinjve tanë, kësaj here Ari Han synon revanshin. Ashtu sikurse kombëtarja shqiptare ka për qëllim të bëjë “sefte” ndaj këtij kundërshtari. Ndeshja do të fillojë më 20:30, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. 90-minutat e sfidës në fjalë do të gjykohen nga një treshe holandeze, me kryesor Bjorn KUIPERS, dhe ndihmësa të tij (anësorë) Patrick GERRITSEN dhe Wilco LOBBERT. Vëzhgues i FIFA-s do të jetë Bas NIJHUIS, edhe ai nga Holanda.




[ Edited Sat Mar 28 2009, 08:50am ]

Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
Zlatani
Sat Mar 28 2009, 09:06am

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
.


[ Edited Sat Mar 28 2009, 09:08am ]

Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
Zlatani
Sat Mar 28 2009, 09:07am

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
Formacioni: Cana në mbrojtje, Salihi vetëm në sulm

Tashmë nuk ka dilema. Ari Han e ka fiksuar në mendjen e tij formacionin kuqezi, me të cilin do të nisë ndeshjen e së shtunës mbrëma në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Pavarësisht se i duhet fitorja, pavarësisht se ka folur e punuar gjatë tërë javës përgatitore në emër të saj, edhe ndaj Hungarisë, holandezi do të luajë vetëm me një sulmues të deklaruar, me Hamdi Salihin. Pra, nuk bëhet fjalë për ndryshim skeme. Në mbështetje të tij, me detyra sulmuese do të jenë edhe Klodian Duro me Ervin Skelën. Këta dy të fundit i përkasin repartit të mesfushës, ku Skela ka për detyrë të organizojë lojën e kuqezinjve, ndërsa Duro të bëjë rolin e “pistonit” në krahun e djathtë, edhe për të dalë në fundore e për të krosuar topat drejt zonën kundërshtare, por edhe për të ndihmuar mbrojtjen në krahun e tij. Në krahun e majtë të mesfushës do të aktivizohet Gilman Lika, i cili, mesa duket, pas atij përfaqësimi dinjitoz në ndeshjen paraardhëse, me Maltën, ka fituar një vend titullari në kombëtare. Edhe ai, ashtu si Duro, duhet ta marrë krahun e tij dhe të shërbejë nga e majta me krosime. Qendra e mesfushës u është besuar Lalës dhe E.Bulkut, që do të kenë për mision kryesor prishjen e manovrës sulmuese hungareze që në startin e saj. Prapavija kuqezi do të përbëhet nga katër lojtarë, të vendosur para portierit Isli Hidi, i cili do të mbrojë kuadratin e kombëtares në mungesë të Arjan Beqajt, që pësoi një dëmtim të rënë në stërvitjen e së enjtes. Në qendër të mbrojtjes ka vend për Canën dhe Beqirin, ndërkohë që krahët do të plotësohen, në të djathtë nga Dallku, dhe në të majtë, nga Debatik Curri. Sikurse shihet, skema e Ari Hanit nuk ka ndryshuar, cka tregon se do t’i kushtojë vëmendje të vecantë mbrojtjes, për të kundërsulmuar me shpejtësi dhe befasi, duke shfrytëzuar më së miri nuhatjen e Salihit drejt portave kundërshtare, i cili do të qëndrojë në majë të sulmit.



Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
Zlatani
Sat Mar 28 2009, 09:09am

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
Renditja aktuale e Grupit 1



Skuadra

ndeshje

fitore

barazime

humbje

pike

DANIMARKA
3
2
1
0
7

HUNGARIA
4
2
1
1
7

SHQIPERIA
5
1
3
1
6

PORTUGALIA
4
1
2
1
5

SUEDIA
3
1
2
0
5

MALTA
5
0
1
4
1





Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
Zlatani
Sat Mar 28 2009, 09:11am

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
.

[ Edited Sat Mar 28 2009, 09:12am ]

Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
babo
Sat Mar 28 2009, 10:58pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
karagjoza te pacipe

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
guest
Sun Mar 29 2009, 12:25am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
nuk ja vlen me i ndjek kur te lozin


Back to top
Zlatani
Sun Mar 29 2009, 08:45am

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
Shqipëri-Hungari 0-1
Shënues: Torgelle 39′

SHQIPËRIA: Hidi, Dallku, Cana, Curri, Vangjeli, Lala, Skela, Lika (Bakaj 70’), Duro, Salihi, Berisha. Trajner Ari Han.

HUNGARIA: Babos, Vasko, Vanzcak, Bodor, Szelesi, Halmdosi (Gera 90’), Rudolf, Dardai, Torghelle, Husti, Hajzal. Trajner Ervin Koeman

Gjyqtarë: B.Kuipers, G.Patrick, A.Lobert (Holandë)
Kartonë të verdhë: Cana, Duro, Dallku / Vanzcak, Babosh, Halmdosi

Radiografia
1’- Topi i parë nga qendra e fushës shkelmohet nga Hungaria.
4’- Skela fut një top të bukur në zonën hungareze, ku Lala synon gjuajtjen, por portiere mik është më i shpejtë në dalje.
6’- Goditje dënimi për kuqezinjtë. Ekzekuton Skela, duke harkuar topin në zonën hungareze, por pa rrezik.
12’- Besart Berisha fut një top të bukur në zonën hungareze për Salihin, por ky i fundit nuk koordinohet si duhet, duke humbur një mundësi të mirë shënimi.
13’- Cana merr karton të verdhë dhe do të mungojë ndaj Danimarkës. Pas një ndërhyrje të gabuar ndaj hungarezit Torghelle, gjyqtari holandez nuk e fal.
14’- Krosim i miqve në zonën tonë, nga një godtje dënimi. Hidi bën një dalje të gabuar, Torghelle godet me kokë, por jashtë.
19’- Berisha kroson në zonën kundërshtare, ku gjendet Salihi, i cili zhytet me kokë, godet bukur, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të portës hungareze.
30’- Hajzal ndërmerr një aksion personal, godet fort nga larg, por topi nuk i bindet vullnetit të tij, jashtë kuadratit
39’- Stadiumin kombëtar e mbulon heshtja. Hungaria ka shënuar. Torghelle, pas një gafe të Dallkut, i vetëm me portierin Hidi, gjuan fort dhe rezultati shkon në 0-1.
46’- Loja rinis nga mesi i fushës për tanët. Salihi e kthen topin tek Cana, I cili gabon, përfiton Torghelle, por hungarezi, i vetëm përballë Hidit, gjuan gabimisht, jashtë.
63’- Tjetër gabim në mbrojtjen kuqezi. Curri i dhuron një top Torghelles, i cili vërshon drejt Hidit. Portieri ynë ndërhyn, për një moment duket sikur kemi të bëjmë me 11-metërsh, por nuk është kështu.
69’- Kombëtarja kuqezi bën zëvendësimin e parë. Trajneri Ari Han hedh në fushë Bakajn, në vend të Gilman Likës.
73’ –Bakaj merr një top nga Skela, gjuan prirtazi drejt portës mike, topi grushtohet nga gardiani hungarez, prek edhe shtyllën e majtë pingule të tij, dhe përfundon jashtë.
75’ – Dallku duket i nervozuar, shkakton një ndëryrje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Ky është kartoni i tretë i verdhë për lojtarët tanë: Cana, Duro dhe Dallku.
80’- Kroson Bakaj nga krahu i majtë i sulmit kuqezi, topi gjen kokën e Berishës, që godet me kokë, por gjuajtja është qëndrore. Pa problem për portierin hungarez.
83’- Dallku ka marrë krahun e djathtë, ka future një top të rrezikshëm në zonën mike, ku shkaktohet një lëmsh para portës hungareze. Ndërhyn Vancszak, që eviton rrezikun.
90’+2 – Pas dy minutash shtesë, gjyqtari holandez, mjaft i kontestuar nga kuqezinjtë për vendimet e tij, vërshëllen për mbarimin e ndeshjes. Hungaria merr 3 pikë mjaft të cmuara kreu, ndërsa Shqipëria shënon zhgënjimin e radhës, pas Maltës. Tifozët e shumtë që kishin mbusbhur stadiumin “Qemal Stafa” largohen me kokën ulur.






Komenti

Jemi shfryrë sërish, pavarësisht se u kemi rënë tam-tameve të një fitoreje, që do të na mbante akoma të tendosur për ndeshjet në vazhdim, pavarësisht se kuqezinjtë dhe trajneri Ari Han kishin premtuar për të marrë 3 pikët ndaj Hungarisë, si autokritika më e mirë për atë zhgënjim të Maltë. Por, asnjëra nga këto nuk ka ndodhur, përkundrazi, kombëtarja e ka ”trashur zullumin“ e saj, jo se është mundur, por sepse loja e saj ka qenë mjaft e shplarë. Hungaria mbetet për Shqipërinë “macja e zezë“, pasi nuk i ka shënuar dot asnjë gol në të gjitha ballafaqimet, nuk i ka marrë asaj asnjë fitore. Trajneri Han ka qëndruar “i ngrirë“ në stolin kuqezi, pasi patrioti i tij, gjqtari holandez, ka vërshëllyer plot tri herë për mbarimin e kësaj ndeshjeje. I ka ikur mundësia më e mirë e mundshme për të marrë një fitore në këto eliminatore, ndërkohë që pjesa e mbetur e kësaj faze kualifikuese për në Botërorin 2010 është një “ferr“ i vërtetë për të dhe kombëtaren shqiptare. Duke nisur nga data 1 prill, kur do të udhëtojë drejt Danimarkës, për t’u ndeshur me skuadrën vendase, që është e para në grup dhe vjen me moralin e lartë, atë të fitores së të shtunës 3-0 në Maltë. Po si filloi kjo ndeshje për kombëtaren tonë. Të gjithë janë habitur në fillim, kur kanë parë jo pak ndryshime në formacionin e kombëtares sonë, të deklaruar në konferencën për shtyp edhe nga trajneri Han. Ervin Bulku është në stol, ndërkohë që Kristi Vangjeli gjendet në fushë, duke “përjashtuar“ kështu nga tapeti i blertë Elvin Beqirin. Në sulm, i deklaruar, është Hamdi Salihi, ndërkohë që Berisha gjendet i dyzuar mes krahut të djathtë të sulmit, por edhe detyrave sulmuese, për të mbështeur shkodranin e Riedit në Austri. Lala dhe Klodian Duro përbëjnë qendrën e mesfushës, ndërsa krahët e saj përbëhen nga Skela dhe Gilman Lika, Mbrojtja ka dyshen e qendrës, Cana-Curri, me krahët, Dallku dhe Vangjeli. Loja nis e vakët për tanët, ndërsa nga ana e tyre, hungarezët, që në sekondën e parë, tregojnë se janë të vendosur të marrin maksimumin e tyre. Miqtë kontrollojnë mesfushën, ushtrojnë presing në këtë repart, cka e bën tepër të vështirë punën e Lalës, ndërkohë që Duro dhe Skela janë jashtë formës së tyre më të mirë. Inkursionet e Gilman Likës në të majtë të mesfushës kuqezi sjellin pështjellim në radhët e hungarezëve, por krosimet e tij gjejnë një mbrojtje të pagabueshme të miqve, që janë të pakalueshëm, në luftën në ajër, por edhe në lojën në tokë. Skela nuk është në gjendje të krijojë e të dirigjojë lojën e kombëtares sonë, ndërkohë që Berisha mundohet në krahun e tij të depërtojë, por loja individuale nuk e shoien gjëkundi. Ai mbetet i larguar nga Salihi, që detyrohet të kthehet deri në mesfushë për të marrë topin e për të goditur portën kundërshtare. Mbrojtja, me në krye Canën dhe Currin, por edhe Dallku me Vangjelin, është në ditën e saj më të zezeë. Gabime të të gjithëve, njëra pas tjetrës, që derivojnë në minutën e 39-të të ndeshjes me një dhuratë për sulmuesin kryesor të hungarezëve, Torghelle, i cili nuk fal, i jep fitoren skuadrës së tij. Pas një gabimi në gjysmëfushën tonë nga Vangjeli, i cili mbetet i shtrirë përtokë, topi shkon në zonën tonë, ku Dallku nuk e spastron zonën kuqezi, por e godet sferën aq sa për t’ia bërë tepër të lehtë punën Torghelles. Ky i fundit, i gjendur vetëm me portierin Hidi, gjuan fort dhe shënon. Minutat pasojnë më tej, por kuqezinjtë tanë nuk kanë forcë të reagojnë. Përkundrazi, kontrollohen pa problem nga hungarezët, që vazhdojnë të jenë zotër të mesfushës. Trajneri Ari Han shikon nga stoli, në pjesën e dytë, largon nga fusha Gilman Likën, ndër të dalluarit në këtë ndeshje, së bashku me Lalën, dhe hedh në lojë Elis Bakajn. Lojtari i Dinamos në kampionatin shqiptar është konfuz, nuk arrin të futet në lojën e duhur, kështu që nuk i shpëton as ai ditës së errët të kombëtares. Nga ana e tyre, hungarezët fillojnë të vonojnë lojën, derisa presin fiunishin e 90 minutave si fitimtarë. Kuqezinjtë lënë stadiumin ”Qemal Stafa” kokulur, së bashku me tifozët e shumtë kuqezinj, duke zhgënjyer totaliht, në lojë dhe rezultat. Bashkë me ta, edhe trajneri Ari Han rregjistron një tjetër ndeshje të dobët, duke i detyruar të pranishmit të thonë se kjo kombëtare, bashkë me Hanin, është vërtet në pikën zero. Edhe pse ka arritur të grumbullojë 5 pikë, nuk ka bindur në lojë logjike dhe në një filozofi të qartë loje.

Deklaruan pas ndeshjes:


Ari Han: Dhamë gjithçka, e meritonim një gol

Zhgënjimi i humbjes së dytë radhazi me Hungarinë, skuadër që kemi pretenduar në fillim të eliminatoreve t’i merrnim gjashtë pikë, ka përfshirë të gjithë lojtarët dhe stafin kuqezi. Zëri i mekur dhe i trishtë i Ari Hanit është dëshmia më e gjallë e atmosferës së zymtë që ka mbizotëruar pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit të takimit. Ari Han është shprehur në konferencën për shtyp se futbollistët kuqezinj kanë dhënë maksimumin dhe se meritonin të merrnin një pikë nga kjo sfidë. “Eshtë për të ardhur keq që kjo ndeshje shkoi kështu, sepse skuadra ime dha gjithçka në fushën e lojës. Ne patëm shanset tona, sidomos në pjesën e dytë, kur patëm mundësitë më të mira, por nuk mundëm t’i kthenim në gola. Nuk ka kuptim të flasim për gjyqtarin. Mund të them vetëm që nuk jemi të kënaqur me të. Hungaria është një ekip i mirë, çka tregohet edhe nga pikët që kanë grumbulluar. E përsëris, më vjen keq për futbollistët e mi, të cilët e kanë merituar një gol, që fatkeqësisht nuk erdhi. Tani na pret ndeshja e radhës me Danimarkën. Duhet të shkojmë me kokën lart, për të marrë pikë, siç kemi bërë edhe më parë me skuadra të mëdha. Kemi shumë punë për të bërë dhe gjithashtu gjëra për të përmirësuar.” Këto kanë qenë fjalët e para të holandezit, që në njëfarë mënyre e ka pohuar dështimin e kombëtares shqiptare në këto eliminatore. “Hungaria është shfaqur e fortë edhe në fazën sulmuese, pra nuk na ka vënë në vështirësi vetëm në mesfushë. Ndoshta Canën mund ta aktivizonim edhe në mesfushë. Kjo mbetet për t’u analizuar. Duhet të jemi realistë, Shqipëria nuk është në nivelin e skuadrave të tjera të grupit (përveç Maltës). Qëllimi ynë është të përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje. Shqipëria tashmë ka ndeshje shumë të vështira dhe që të bëjë përpara, duhet t’i mundë jo vetëm një herë kundërshtarët e mbetur. Nëse do ta bënte këtë, thjesht do të ishte një mrekulli. Duhet të jemi realistë, nuk besoj se mund të bëjmë mrekullinë,” - është shprehur më tej Hani. Holandezi ka përsëritur faktin që Shqipëria është skuadër e vogël, e cila e ka shumë të vështirë ta organizojë lojën në fazën sulmuese. Kjo është edhe arsyeja pse me skuadra të tilla si Hungaria dhe Malta nuk arrijmë të fitojmë, ndërsa me të mëdhatë thjesht mund të barazojmë. “Mund t’i shpjegojmë shumë kollaj problemet që hasim me skuadra të nivelit tonë. Me skuadrat më të forta nuk kemi pse të organizohemi për të sulmuar, por për t’u mbrojtur dhe kjo është shumë më e thjeshtë për një trajner. Ndërsa me skuadra si Hungaria duhet të sulmojmë, të krijojmë raste dhe të shënojmë. Këtë e kemi shumë të vështirë,- është shprehur holandezi, i cili ka shpjeguar edhe mungesën e zëvendësimeve të tjera. Futbollistët e stolit nuk besoj se do të bënim më shumë se ata që mbetën në fushë.” Rastet e Shqipërisë në pjesën e dytë erdhën nga këmbët e Elis Bakajt, futbollistit që zëvendësoi Gilman Likën. Hani ka mbetur i kënaqur nga mesfushori i Dinamos, por ka theksuar se kampionati shqiptar nuk i jep shumë mundësi për t’u zhvilluar: “E vlerësoj shumë lojën e Bakajt, që në kampionatin shqiptar nuk ka shumë mundësi të tregojë veten. Përveç topit të parë, që humbi, gjithçka tjetër e bëri mirë. Stërvitja me kombëtaren e ka ndihmuar shumë.”



Lala: Humbëm shumë raste përpara portës

Kapiteni i kombëtares Altin Lala pas ndeshjes, edhe pse tepër i mërzitur, ka analizuar humbjen e skuadrës së tij. Sipas nr.14 të kuqezinjve rastet e humbura përpara portës kundërshtare kanë ndikuar negativisht në lojën e Shqipërisë.”Them se humbëm 3 pikë për vetë faktin se krijuam më shumë shanse se Hungaria.

Fatkeqësisht pësuam një gol nga një aksion i turbullt, ku hungarezët nuk e pritën as vetë që do të shënonin. Kemi vite të tëra që pësojmë gola të tillë. E përsëris që patëm shumë raste, por s’mundëm të shënojmë. Loja ishte e mirë, e rivalizur nga të dyja krahët, edhe kundërshtari luftoi shumë. Sidomos sulmuesi tyre me nr.9 doli fitimtar në shumë duele dhe mund të them se ishte pika më e fortë e tyre. Më tepër loja ishte luftarake dhe jo e rrjedhshme, për tifozat mendoj se ishte një ndeshje e bukur”.



Salihi: Zhvilluam një ndeshje pozitive

Sulmuesi Hamdi Salihi mendon se skuadra e Shqipërisë ka zhvilluar një ndeshje të mirë ndaj hungarezëve, pavarësisht rezultatit në fundin e takimit. “Për mendimin tim loja e skuadrës nuk mungoi, krijuam disa raste, por që nuk i finalizuam. Nëse do të kishim shënuar që në fillim, do ta kishim më të lehtë për të fituar, por futbolli kështu e ka. Ndoshta na mungoi dhe pak fati në këtë sfidë. Nuk mund të them që si sulmues nuk u furnizova me topa. Në syrin tim krijuam raste dhe loja e skuadrës ishte pozitive në përgjithësi, duke lënë veç rezultatin. Duhet të shikojmë përpara tani.”



Duro: Humbje e trishtueshme për të gjithë

Duro është nga ata lojtarë që gjithmonë ka sakrifikuar për fanellën kuqezi dhe në këndvështrimin e tij ndeshja e djeshme ka qenë jo 100% pozitive, pasi sipas mesfushorit të kombëtares shqiptare, skuadra duhet të tregohej më agresive brënda zonës së rreptësisë për të shënuar qoftë dhe një gol.

Futbollisti kuqezi e konsideron këtë humbje tepër të trishtueshme, për më tepër përballë publikut të zjarrtë. “Më vjen keq, sepse dhamë gjithcka për të arritur një rezultat pozitiv dhe është e trishteshme të humbësh në këtë mënyrë. Për më tepër luanim përballë publikut tonë të mrekullueshëm, i cili sot ishte në maksimumin e tij. Megjithatë, futbolli do edhe pak fat, por ky i fundit sot (dje) na mungoi. Që të fitosh, ose që të marrësh maksimumin, duhet diçka më tepër brënda zonës së 15-metërave. Duhet më tepër mund, sakrificë dhe agresivitet për të shënuar. Gjithsesi, mendoj se dhamë maksimumin dhe në fushën e blertë duhet të ishte një tjetër rezultat”.



Skela: Bilanci me Hungarinë mbetet negativ

Mbase nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë, por fantazisti Ervin Skela, mbetet një nga pikat më të forta të Shqipërisë. Sipas Skelës, rastet e humbura kanë rezultuar fatale për Shqipërinë. Ndërkohë që bilanci ndaj hungarezëve mbetet negativ. Skela ka qenë një nga lojtarët që e ka vuajtur më shumë sfidën e parë në Hungari. “Bilanci ndaj Hungarisë është negativ. Ne u munduam shumë për ta ndryshuar

atë, por fatëkeqësisht sot nuk ia arritëm. Mendoj se në radhë të parë duhet të kishim shfrytëzuar momentin tonë të mirë në fillimin e takimit, ku

nuk arritëm të shënonim”.



Cana: Falënderoj publikun fantastik

Mesfushori kuqezi dhe kapiten i Marsejës, ditën e djeshme ka dhënë maksimumin e tij, por në fund Shqipëria është mundur. Sipas Canës, rastet e humbura në fillimin e takimit kanë qenë fatale për Shqipërinë. Kosovari falënderon në mënyrë të vençantë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë përkrahur skadrën në mënyrë më fantastike ditën e djeshme dhe bën apel te shokët e skuadrës për një ndeshje sa më burrërore në Danimarkë ditën e mërkurë. “Ne e dimë shumë mirë që nuk jemi një skuadër e madhe, por sot (dje) kishim një dëshirë shumë të madhe për t’u dhuruar një fitore të gjithë shqiptarëve. Kishim një mbështetje fantastike dhe për këtë dua t’i falendëroj të gjithë që na përkrahën. U munduam të japim maksimumin me të gjitha mundësitë tona. Kundërshtari nuk ishte në një nivel më të lartë sot, por ka shfrytëzuar ato momente që kishte dhe shënoi një gol. Pasi pësuam ishte shumë e vështirë për ne. S’mund të them se kisha vështirësi në pozicionin tim në mbrojtje, pasi unë jam aktivizuar dhe më parë aty. Nuk mund të them se nëse do të isha aktivizuar në mesfushë gjërat do të kishin ndryshuar. Mbas një humbjeje ka shumë aludime, por nëse do të kishim fituar, do të flisnim ndryshe dhe do t’i jepnit të drejtë zgjedhjeve të trajnerit tonë. Por kam mendimin se ndeshja u vendos që në ato raste të para që ne kishim. Nëse do të kishim shënuar, do të ishte ndryshe. Por tani duhet të shohim përpara, rruga jonë nuk mbaron këtu. Duhet ta përfaqësojmë vendin tonë me nder dhe krenari si shqiptar të vërtetë.”






Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
:.A*S*R.: 1927
Tue Mar 31 2009, 01:59pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
ishalla po fitojm me danimarken ma se ky vjet na ka dal pak grup e dobet ma se kena pas mundei me u kualifiku ma. barazimi me malter, me hungerin 2 humje ma. barazon ne portugali me nje lojtare mangut gadi tan lojen e shkona me barazu ne malt. papaapaapap marre ma. jeni dakord me mu ma apo jo????????

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
star
Tue Mar 31 2009, 02:00pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
ja na kan neru me hungari ta po bajn te njejten gja edhe me danimarken.
Back to top
:.A*S*R.: 1927
Tue Mar 31 2009, 03:35pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
apapapapapap. ishalla po fitoname danimarken ma naq. se po mos me fitu po na kalon malta.

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
star
Tue Mar 31 2009, 03:59pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
ja he burr mas o demoralizo kaq shum sdalim te funit po te parafunit.po kta trajnerat e huj na e kan shktrru futbollin tone.
Back to top
:.A*S*R.: 1927
Tue Mar 31 2009, 04:27pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
si ma na kan nderu me hungarin?
pakten barazimin ma per lojen se kena ba. pos shpresona per neser mrama

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
star
Tue Mar 31 2009, 04:40pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
danimarka nuk dan me hup venin e pare se e din qi mrapa asht suedia e portugalia,kshu qi menoj se kan me lujt fort.
Back to top
shkodra
Tue Mar 31 2009, 04:43pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
oh ne kena hall mas mu rendite te fundit se per tjeter gja nuk kena shpresa......

no comment......
Back to top
star
Tue Mar 31 2009, 05:01pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
po ja he burr se malten e kalojm mas te bim ne kyt pesimizem kaq te ran.
Back to top
:.A*S*R.: 1927
Tue Mar 31 2009, 05:08pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
hahahahah po mos me kalu malten hahahaha. ishalla pakten 3 mrapa danimarkes e portugalis ma

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
babo
Tue Mar 31 2009, 05:19pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
para maltes edhe mu me m'marre trajner i qes

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
:.A*S*R.: 1927
Tue Mar 31 2009, 05:34pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
hahahahha. po ma par maltes dalna


E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
star
Thu Apr 02 2009, 02:08pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
a cfar komtare nallash kena hup 3-0 me danimarken.
Back to top
:.A*S*R.: 1927
Wed Apr 08 2009, 09:19am
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
Ja ma me Danimarken esht ma e fort po me ban me nerva golat ma se kan marr.

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
LEONS
Sun May 31 2009, 11:46am

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887


Kroati beson se Shqipëria do të korrte sukses të madh nëse do të përsëriste barazimin e Bragës

Konferenca e parë për shtyp pas grumbullimit për dy ndeshjet e radhës i përket kreut të pankinës kuqezi, kroatit Josip Kuzhe, që ka premtuar një epokë të re për kombëtaren shqiptare. Të jesh optimist apo të kërkosh rezultat pozitiv në tri ndeshjet e radhës, me skuadrat më të forta të grupit, do të thotë të kesh besim të tepruar në vetvete. Josip Kuzhe është nga ata trajnerë që kudo ka drejtuar ka lënë gjurmë për sa i përket përgatitjes profesionale dhe nuk e tremb aspak emri i kundërshtarit, Portugalia, para së cilës do të druhej trajneri i skuadrës më të mirë në botë.

Detyra e tij bëhet edhe më e vështirë kur mendon se akoma nuk i njeh lojtarët kuqezinj. Një seancë stërvitore të premten pasdite është shumë pak për të krijuar një ide sa më të qartë për mundësitë që ka kombëtarja jonë, aq më tepër që futbollistët më të rëndësishëm janë akoma të impenjuar me skuadrat e tyre. Kuzhe është nën presion, sepse kushtet që i ka vënë FSHF ja kanë bërë që shumë trajnerë të tjerë të mos i pranojnë, por kroatit 57 vjeçar i pëlqejnë sfidat.

“Objektivat janë afatgjatë, ku mund të veçojmë rritjen e nivelit të futbollit në të ardhmen, ndërsa objektivat afatshkurtër janë: të luajmë me sukses në tri ndeshjet e ardhshme në grup dhe të përgatitim një ekip për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Unë kam vetëm tri ditë punë me ekipin dhe mund të them se ende jam në fazën seleksionuese. Për këtë qëllim kam shumë materiale filmike për futbollistët si dhe jam konsultuar me disa pjesëtarë të FSHF-së. Kam vendosur të grumbulloj një listë prej 27 futbollistësh, por nuk përfundon me kaq. Selektimi do të vazhdojë për të nxjerrë 18 futbollistët për ndeshjen me Portugalinë dhe gjatë këtyre ditëve do të përcaktojmë edhe mënyrën se si do të luajmë kundër kësaj skuadre. Natyrisht, duhet të përmirësohemi në aspektin taktik si dhe në organizimin e lojës.

Kam vënë re se disa futbollistë kanë nevojë të përmirësohen individualisht dhe për këtë besoj se do të bëj gjithçka mundem gjatë këtyre ditëve, edhe pse koha nuk është e mjaftueshme,” - e ka nisur prononcimin Josip Kuzhe. Portugalia nuk është një ekip dosido, ndaj së cilës me pak zgjuarësi mund të arrish rezultat pozitiv, por Kuzhe është i bindur se me aftësitë e tij dhe shpirtin e garës që duhet të tregojnë futbollistët tanë, suksesi nuk është i largët. “Në radhë të parë, kombëtares shqiptare i duhet shpirti i lartë i garës, pasi nuk është kollaj ta përballosh me kualitete këtë kundërshtar. Që nga dita e hënë, kur grupi do të plotësohet me futbollistët kryesorë, do të fillojmë punën për planin taktik të takimit me Portugalinë. Të martën kemi një miqësore me kombëtaren U-17, ku do të shikojmë formën e lojtarëve, ndërsa të mërkurën apo të enjten do të kemi një ekip në letër, që do të jetë në fushë kundër Portugalisë. Po e pres ndeshjen me Portugalinë me një ndjesi pozitive dhe këtë po ua transmetoj edhe lojtarëve. Besoj se tifozëve do t’u dhurojmë lojë dhe rezultat pozitiv,” - ka premtuar kroati i kuqezinjve.





Back to top
Go to page  1 2 3 4 5  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2556 sec, 0.0817 of that for queries. DB queries: 64. Memory Usage: 3,172kB