Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Sporti |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Kombetaria Shqipetare |
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | Josip Kuzhe tregohet i guximshëm, teksa deklaron që në verë do të ndërtojë një kombëtare të re Kur Oto Bariç la jashtë kombëtares shqiptare disa titullarë, si Tare, Haxhi, Murati apo Bushi, që deri në ato momente ishin shtylla e kombëtares, askush nuk besonte se Shqipëria do të arrinte rezultate pozitive dhe do të jepte shpresë për të ardhmen. Oto Bariç duket se e ka konsultuar drejt Kuzhen, i cili ka shprehur qartë vendimin e tij për ta rinovuar skuadrën kuqezi: “Që në momentin kur u emërova, fillova të mbledh sa më shumë material për futbollin shqiptar. U besoj përshtypjeve të mia të para. Kam krijuar një ide që lojtarët shqiptarë individualisht janë shumë të mirë, pra kanë përgatitje të lartë teknike, por unë dua t’i shoh në fushën e lojës. Shumë lojtarë që luajnë jashtë kanë eksperiencën e mjaftueshme dhe me ndihmën time në aspektin organizativ mendoj se do të ngremë nivelin e ekipit për ndeshjet e ardhshme, por edhe për grupin që do të riformatohet pas verës. Pika ime e fortë është taktika e lojës, e gërshetuar me aftësitë individuale të lojtarëve. Do ta bëjmë këtë formatim të kombëtares gjatë verës, pasi një pjesë e lojtarëve janë mbi 30 vjeç. Do të afrojmë lojtarë që janë më në formë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kam pranuar të qëndroj në Shqipëri me objektiv këqyrjen e elementëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Sezonin që vjen do të ndjek shumë ndeshje, shumë futbollistë, ndër të cilët do të përzgjedh më të mirët. Shumë trajnerë të rinj i lënë hapësirë lojës individuale, lojës së lirë të futbollistëve, ndërsa unë jam nga ata që besojnë te taktika. Do të kërkoj një lojë organizative, pasi një trajner i mirë është ai që bën organizimin më të mirë të kombëtares. Ky organizim do të vazhdojë gjatë, sepse nuk mund ta motivosh skuadrën vetëm 10 minuta para ndeshjes, duke u thënë lojtarëve se duhet të fitoni. Duhet punuar shumë gjatë gjithë kohës në taktikë dhe në organizim, për të pasur sukses. Pas verës, unë do të vëzhgoj lojtarë që luajnë në Shqipëri, por edhe ata që luajnë jashtë, për të sjellë elementë të rinj dhe për të krijuar një vizion të ri për kombëtaren shqiptare.” ![]() | ||
Back to top | | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | Me daten 6 qeshor ne qemal stafa luhet: Shqiperi-Portugali ne Portugali Shqiperia barazoj 0-0 duke luajtur qe ne minuten e 40 te pjese se pare me nje lojtar (Teli) mangut ![]() | ||
Back to top | | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | Ndeshjet e kombetares Shqiptare në Grupin 1 06/09/08 Shqipëri - Suedi 0‑0 10/09/08 Shqipëri - Maltë 3‑0 11/10/08 Shqipëri - Hungari 2‑0 15/10/08 Portugali - Shqipëri 0‑0 11/02/09 Maltë - Shqipëri 0‑0 28/03/09 Shqipëri - Hungari 0‑1 01/04/09 Danimarkë - Shqipëri ![]() | ||
Back to top | | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | Rekordi negativ, Shqipëria 5 ndeshje pa shënuar Statistikat janë ato që tregojnë formën e vërtetë që ka kaluar kombatërja kuqezi gjatë eliminatoreve të Botërorit 2010. Takimi i parë i kuqezinjve ishte ai i 6 shtatorit të vitit 2008 në “Qemal Stafa” me Suedinë, që përfundoi barazim 0‑0. Pika e fituar nga skuadra e Hanit në ato momente vlente më shumë se çdo statistikë tjetër, që ishte në disfavorin e kuqezinjve. Katër ditë më pas, Shqipëria mundi Maltën modeste me rezultat të thellë 3‑0, me gola të Bogdanit, Duros dhe Dallkut, që do të rezultonin të parët dhe të fundit deri në prag të ndeshjes së tetë. Pas Maltës, kuqezinjtë u përballën dy herë me Hungarinë, përsëri me Maltën në Takali, me Portugalinë në Bragë dhe me Danimarkën në Kopenhagen, ku në asnjë rast nuk arritën të shënonin, qoftë një gol, çka tregon qartë se pika më e dobët e kombëtares është sulmi. Bogdani, që është i vemti sulmues që ka shënuar gjatë këtyre eliminatoreve, u la jashtë në dy takimet me Hungrainë dhe Danimarkën, vendim ky i Hanit i kontestuar fort nga opinioni në vend. Kjo statistikë negative vështirë se do të ndryshojë me Portugalinë, të cilës i duhet patjetër fitorja për të shpresuar te kualifikimi. ![]() | ||
Back to top | | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | Sot ne Qemal Stafa Luhet ndeshja Shqiperi-Portugali ![]() | ||
Back to top | | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | Ne grupin nji ku ben pjese Shqiperia luhet edhe ndeshja Suedi-Danemark ![]() | ||
Back to top | | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | LEONS ka shkruar: Sot ne Qemal Stafa Luhet ndeshja Shqiperi-Portugali Luhet ne oren 20:45 me orarin shqiptar [ Edited Sat Jun 06 2009, 05:46pm ] ![]() | ||
Back to top | | ||
star |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2287 Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pmPosts: 5088 | edhe 10 min fillon ishalla po ja myllim gojen atij c.ronaldos bashke me kerioz. | ||
Back to top | | ||
:.A*S*R.: 1927 |
| ||
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя![]() ![]() Registered Member #2808 Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pmPosts: 3819 | 12 min loj Shqiperi 0-0 Portugali E kam nje gjak E kam nje emer Shqiptar me shpirt E Shkodran me zemer | ||
Back to top | | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | a ka ndryshime? ![]() * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
:.A*S*R.: 1927 |
| ||
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя![]() ![]() Registered Member #2808 Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pmPosts: 3819 | Holly ka shkruar: a ka ndryshime? ![]() 1-1 jan maj tesh ![]() E kam nje gjak E kam nje emer Shqiptar me shpirt E Shkodran me zemer | ||
Back to top | | ||
star |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2287 Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pmPosts: 5088 | 1 me 1 hala jane. | ||
Back to top | | ||
:IROLF: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2138 Joined: Tue Jul 22 2008, 10:10amPosts: 3284 | Minuta e 58-te 1-1.Nuk na e dhane mji penallti | ||
Back to top | | ||
:IROLF: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2138 Joined: Tue Jul 22 2008, 10:10amPosts: 3284 | trokit ketu [ Edited Sat Jun 06 2009, 08:12pm ] | ||
Back to top | | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | flm te dyve. ![]() * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | na mujtem ![]() ![]() * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
star |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2287 Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pmPosts: 5088 | nuk asht se skena fat po nuk asht futbolli jone ne nivelin e portugalise. | ||
Back to top | | ||
:.A*S*R.: 1927 |
| ||
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя![]() ![]() Registered Member #2808 Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pmPosts: 3819 | pimp ka shkruar: nuk asht se skena fat po nuk asht futbolli jone ne nivelin e portugalise. Kena lujt mir po zdina me mbrojt rizultat. Ne portugali melojat mangut cysh ne 20 min te par te pj. 1 kena arrit barazimin E kam nje gjak E kam nje emer Shqiptar me shpirt E Shkodran me zemer | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | si gjithmone ne shtese na bajne gol Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
star |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2287 Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pmPosts: 5088 | ULTRAS ROMA ka shkruar: pimp ka shkruar: nuk asht se skena fat po nuk asht futbolli jone ne nivelin e portugalise. Kena lujt mir po zdina me mbrojt rizultat. Ne portugali melojat mangut cysh ne 20 min te par te pj. 1 kena arrit barazimin po gjithmone baj lojen e hajm golat ma a se ke dit a ? | ||
Back to top | | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | “Botërori 2010″, grupi 1 kualifikues. 6 qershor 2009, stadiumi “Qemal Stafa”, Shqipëri‑Portugali 1-2 Shënues: Bogdani 29′/ H.Almeida 27′, B.Alves 93′ Shqipëria: Hidi, Vrapi, Curri, Cana, Vangjeli, Beqiri, E.Bulku, Skela (Bylykbashi 94′), Agolli, K.Duro (Berisha 87′), Bogdani (Salihi 65′). Trajner: J.Kuzhe Portugalia: Eduardo; Bosingëa, R.Carvalho (Nani 76), B.Alves, Duda, Pepe, R.Meireles, Deco; C.Ronaldo, H.Almeida (Edinjo 69′), Boa Morte (Simao Sabroza 46′). Trajner: K.Kueiroz Gjyqtarë: F.Mayer, C.Kadach, S.Glindemann (Gjermani) Kartonë të verdhë: Curri, Agolli / Meireles, Pepe Radiografia 1′- Topin e parë nga qendra e luajnë portugezët. 8′- Goditje dënimi për portugezët. K.Ronaldo shmang Beqirin dhe Canën, ndërkohë e ndal në mënyrë të gabuar Curri. Gjuan vetë K.Ronaldo, por jashtë kuadratit të mbrojtur nga Hidi. 10′- Agolli fut një kros të rrezikshëm në zonën mike, por ka dalë porteri Eduardo. 15′- Skela fut një top në zonën portugeze, por e largon rrezikun një prej mbrojtësve miq. 25′- Agolli fut një top në zonën mike, mjaft bukur për Bogdanin, që nuk e shtyn dot në rrjetë, pasi i ndërhyn në momentin e duhur mbrojësti portugez Pepe. 27′- Duda bën ç’të dojë në krahun e djathtë të sulmit portugez me Vrapin, kroson në zonën kuqezi, ku Curri del huq, nuk e largon dot topin, i cili shkon në kokën e Hugo Almediës, që e përcjell me lehtësi në rrjetë. 1-0 për Portugalinë. 29′- Kundërsulm i kuqezinjëve. Skela kroson për Bogdanin, i cili, i ndodhur në zonën mike, kërcen mbi mbrojtësit portugezë, gjuan bukur me kokë dhe e dërgon sferën në trekëndëshin e djathtë të Eduardos. Shqipëria barazon 1-1. 37′- Deko kroson për R.Meireles, i pambuluar nga tanët, që gjuan, por largon rrezikun Hidi me këmbë. 40′- Gjuan nga jashtë zone Kristi Vangjeli, por jashtë kuadratit të Eduardos. 44′- Kroson Meireles për Pepen, i ardhur nga mbrojtja e tij, që gjuan me kokë, mbi tranversën e Hidit. 48′- H.Almeida, i ndodhur brends zonës sonë, gjuan fort, por mbi tranversën e Hidit. 55′- Goditje dënimi e Portugalisë. Gjuan bukur K.Ronaldo, por ka pritur Hidi në dy kohë. 58′- Bogdani shmang një lojtar portugez, futet në zonë, ku i ndërhyn Karvalo, që ia largon topin nga këmbët, edhe pse tanët pretendojnë për 11-m. 78′- Kroson bukur Nani, aty ku është K.Ronaldo, që gjuan fort me kokë, por jashtë kuadratit të Hidit. 93′- Krosim i portugezëve, topi i harkuar shkon tek Alvesh, i ardhur në ndihmë të sulmit, i cili shfrytëzon daljen e pasigurtë të Hidit, gjuan me kokë dhe kalon Portugalinë në “qiellin e shtatë”. 2-1 për miqtë. ![]() | ||
Back to top | | ||
Shoku Noc |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2946 Joined: Mon May 04 2009, 09:14amPosts: 147 | Kombetarja 5 me hiç...... Shqiptar me gjak.... Shqiptar me emer.... Ilir me fis... Shkodrane me zemer!!! | ||
Back to top | | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | Lorik Cana: Sot shqiptarët u ndienë krenarë Mbrojtja e kombëtares kuqezi ka qenë më e organizuar se kurrë dhe për këtë meritë të veçantë ka pasur Lorik Cana. Pasiguria e Hidit në minutat e fundit sikur ia ka prerë këmbët, megjithatë ai është i kënaqur me atë që dhanë futbollistët në fushë. Sipas Canës, tifozët shqiptarë duhet të ndihen krenarë, sepse Shqipëria dha ç’kishte mundësi përballë Portigalisë. “Jemi profesionistë të vërtetë, ndaj duhet ta pranojmë edhe humbjen në minutën e fundit. Pa dyshim që u zhgënjyem. Nuk kisha dyshim për dëshirën dhe shpirtin luftarak si dhe për lojtarët e rinj, që japin maksimumin kur kanë në krah lojtarë me përvojë. Ashtu ndodhi edhe sot ndaj portugezëve. Sot prisnim të bënim ndodnjë mrekulli, siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Besoj që sot të gjithë shqiptarët janë krenarë për ekipin që kanë. Normalisht që tifozët presin maksimumin, por them se me dëshirën e madhe që ka ky grup si dhe me lojtarët e rinj do të krijohet një ekip që në katër pesë vitet e ardhshme do t’i japë frytet e tij,” - është shprehur Cana. Sikurse paraardhësi Han, edhe kroati Josip Kuzhe ia ka besuar Canës organizimin e mbrojtjes. Për gjakovarin, Kuzhe ka bërë këto ditë një punë të shkëlqyer, si një trajner i madh, duke u hyrë në zemër të gjithëve, lojtarëve dhe tifozëve. “Për Kuzhen do të thosha vetëm përshtypjet e mia më të mira, megjithëse është vetëm java e parë e punës së tij. Ka ardhur me një dëshirë të madhe. Ai nuk ka ardhur për të qenë thjesht trajner i Shqipërisë. Është një njeri që flet hapur me të gjithë lojtarët dhe shumë i komunikueshëm. I gjithë grupi është i kënaqur me trajnerin e ri, prandaj duhet të jemi gjithnjë nën urdhrat e tij për të qenë të suksesshëm,” - ka vijuar Cana. U bënë disa ndeshje radhazi që Cana luan në mbrojtje, por për të pak rëndësi ka. Nëse trajnerët e shohin të nevojshëm aktivizimin e tij në prapavijë, në të mirë të kombëtares, për Canën nuk ka asnjë problem: “Për sa i përket pozicionit tim, do të thosha se ndihem mirë edhe në mbrojtje. Kuzhe e di që unë luaj me skuadrën time në mesfushë, para mbrojtjes, por dy vitet e fundit takimet më të mira me kombëtaren i kam luajtur si mbrojtës. Trajnerët që kanë qenë në krye të kombëtares në dy vitet e fundit si dhe Kuzhe besojnë se jam në gjendje që të luaj denjësisht prapa. E rëndësishme është që të gjithë Erjon Bogdani Nuk ka dyshim që ka qenë një nga më të mirët në fushë sulmuesi i Kievos, jo vetëm për golin e barazimit, por edhe për volumin e madh të lojës që ka bërë deri në momentin e zëvendësimit. Lënia e tij jashtë kombëtares nga ish-trajneri Han ka qenë një gabim i madh, sepse Bogdani e ka treguar veten gjithmonë me fanellën kuqezi. E ka mbajtur mbrojtjen portugeze nën presion, ka vrapuar shumë, ndërkohë që i është mohuar edhe një 11-metërsh në pjesën e dytë nga gjyqtari Meier Lorik Cana Ai është frymëzuesi i ekipit tonë kombëtar, i pakalueshëm në qendër të mbrojtjes. Me egon e tij në fushë, Cana u jep zemër të gjithë shokëve të ekipit dhe i mban ata të karikuar gjatë gjithë kohës. Eshtë një trajner në fushë. Edhe pse nuk është roli i tij natyral, ai gjendet në pozicionin e duhur në çdo moment. Pa dyshim që është elementi kyç në kombëtaren kuqezi, ndërsa dje ka qenë në formën e tij më të mirë. Ndoshta ka ardhur momenti që Cana ta lërë Olimpikun e Marsejës për ndonjë ekip më të mirë europian. Debatik Curri Edhe Curri ka ndihmuar jo pak në mbrojtje, sidomos në pjesën e dytë, kur ka dalë në lojën e tij. Ka gabuar në rastin e golit të parë të Portugalisë, kur nuk ka arritur ta largojë topin nga zona, por natyrisht që nuk është ai përgjegjësi i vetëm. Falë shtatlartësisë, del fitimtar në luftën në ajër. Duket se Debatik Curri do të mbetet gjithmonë një mbrojtës në kombëtaren shqiptare, pasi është një lojtar mjaft i fuqishëm fizikisht. Ndërrimi i ekipi këtë verë do t’i bënte mirë edhe atij. Kristi Vangjeli Këtë radhë, në të djathtë të mbrojtjes, futbollisti korçar ka lënë përshtypje nga më të mirat. Shpesh ai ka avancuar përpara, duke e ndihmuar ekipin në sulm, madje ka provuar edhe të gjuajë në drejtim të portës. Gjatë gjithë ndeshjes është treguar i kujdesshëm dhe ka arritur të fitojë shumicën e dueleve me kundërshtarin. Eshtë mjaft pozitiv fakti që Vangjeli luan pa problem në të dy krahët e mbrojtjes. Me zgjuarësinë e tij, reagon mirë në shumë situata të vështira. ![]() | ||
Back to top | | ||
LEONS |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2969 Joined: Sun May 10 2009, 04:23pmPosts: 1887 | Elvin Beqiri I është besuar një detyrë e vështirë në këtë ndeshje delikate, madje të shumta kanë qenë ata që çuditeshin me rolin e tij të ri. Për herë të parë, Elvin Beqiri ka luajtur në mesfushë dhe deri diku e ka justifikuar, por ka pasur momente, që kuptohej që nuk ishte pozicioni i tij. Mbrojtësi shkodran është përpjekur maksimalisht gjatë gjithë ndeshjes, si gjithë të tjerët, për të prishur aksionet e portugezëve. Dhe shpesh ia ka arritur qëllimit, duke dhënë një dorë në prapavijën kuqezi. Hamdi Salihi Për aq minuta sa luajti është përpjekur të bëjë diçka. I është dhënë një mundësi e artë për golin e dytë, por gjuajtja e tij me kokë nuk ka qenë e saktë. Ndoshta meriton më shumë minuta, pse jo dhe titullar, por në natyrisht që taktika e trajnerit bëhet edhe në varësi të kundërshtarit. Kueiroz: Ishte një fitore e mundimshme Trajneri portugez, Karlos Kueiroz, e ka konsideruar të mundimshme, por mjaft të shijshme, fitoren që ka marrë në Tiranë. Ndër të tjera, pas ndeshjes, ai u shpreh: “Fituam dhe kjo u jep fund vuajtjeve të një ndeshjeje delikate për ne. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por ndeshëm në një mbrojtje të përforcuar të vendasve. Ndoshta edhe fati ishte me ne, sepse e shënuam golin e dytë në kohën shtesë. Megjithatë, mendoj se fitoi ekipi i duhur. Shqipëria realisht na e ndërlikoi detyrën. Në minutat e fundit ishim të gjithë në ankth, por lojtarët e mëdhenj në të tilla situata e tregojnë veten. Falë një goli të Alvesh, arritëm të mbijetojnë, të dalim me fitore nga Tirana, dhe të provojmë çdo gjë për kualifikimin, deri në fund. Danimarka është në një pozitë më të mirë për të ruajtur vendin e parë. Ne jemi të bindur se duhet të luftojmë për vendin e dytë në grup. Kushtet janë më të mira, sidomos pas humbjes së Suedisë në ndeshjen e sotme me danezët. Përfundimisht, morëm një fitore me shumë djersë në Tiranë, por që na shijon shumë. Fitore vendimtare, një lehtësim për sfidat që na presin!” ![]() | ||
Back to top | | ||
:.A*S*R.: 1927 |
| ||
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя![]() ![]() Registered Member #2808 Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pmPosts: 3819 | Kena lujt mir, Portogalia me ata ylle ne fush ska mujt me ba shum loj. Problemi jon esht se zdina me mbrojt rizultat ne fun te lojes. Gjithashtu kena lujt mir me Portogalin, hem ne shqiperi hem ne Portogali E kam nje gjak E kam nje emer Shqiptar me shpirt E Shkodran me zemer | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 | |
Powered by e107 Forum System