Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Pse cdo gja politika jon e ban mrapsht
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
shehrezade
Mon Dec 03 2007, 06:29pm
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
Gjithcka bahet mrapsht si politika e lart ashtu edhe administrata,s'e di kur do fillojm me i ba gjanat mar si tan bota.Kur menoni ju se per brezin ton se besoj se e shohim njat dit
Back to top
::bud::
Mon Dec 03 2007, 07:26pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
ha moj shehrezade,
Kur Bota te filloj te rrotullohet nga e kunderta athere na do ecim persemari. Si duket energjija Polare ndikon negativisht be shtetin shqiptar.
Nuk e kena fajin na e ka fajin posita jone gjeografike.
hahahaaa
Back to top
belgium
Tue Dec 04 2007, 02:24am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
jane si puna e sahatave me kurdisje,duhet me i kurdis fort se ndryshe nuk bjen zhavarina,dhe ne vazhdojm gjumin....e atyne ju punon ora.hahahahahahahahahaha.

Back to top
sT...
Sat Dec 08 2007, 11:33pm
PeAcE

Registered Member #261
Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pm

Posts: 788
Sepse ne ua lejojme...

Kur te funksionojne zhavarina e sahatit (sic thote Belgium) ndoshta ndryshon dicka. Problemi eshte se jemi popull pak gjumash

In heaven, all the interesting people are missing
Back to top
BRUNJA_USA
Sun Dec 09 2007, 03:01am
MRS.

Registered Member #1062
Joined: Sat Aug 11 2007, 02:54am

Posts: 1395
MENDOJ SE POLITIKA JON I BAN GJANAT PERSMPRAPSHTI SE SHUMICA E NJATYNE POLITIKANVE JAN MSU NE KOMUNIZEM DHE E KAN TE VESHTIR TE MESOHEN ME DEMOKRACI SEPSE SKAN EXPERIENCE...DO DUHEN SHUME BREZA ME E SHKATRRU KYT GJA E ISHALLA BAHEN NOJ MREKULLI EDHE NE SHQIPERI LOL

when ur in love u cant fall asleep cause reality is better than ur dreams !!!!!!!!!
Back to top
L - N
Sun Dec 09 2007, 12:51pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
=>

[ Edited Wed Feb 06 2008, 08:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Tue Dec 18 2007, 01:18pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
populli dhe qeveria jane dy pole me forca te kunderta qe shtyhen. Ngse populli nuk i ndryshon keto forca qeveria dhe politika me popullin gjithmone do te shtyhen.
Nje gja huhet te kuptohet se Qeveria vjen nga populli dhe jo e kunderta.

Sa te jena te marre na si popull aq e "zgjuar" do te jete dhe politika!!!
Back to top
zjermi
Tue Dec 18 2007, 05:19pm

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
e vertete asht,
nje shprehje e bukur thote "cdo popull meriton qeverine qe ka".
prandaj ne e meritojme kete politike te mbrapsht perderisa vete na i lejojme politikanet qe i kena zgjedh, me e ba nje gja te tille

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
guest
Wed Dec 26 2007, 01:33am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
shqiptaret nuk kan meritu ndonje qeveri qe kan pas keta vitet e fundit. populli asht ken i ndergjegjshem dhe e ka tregu me pjesmarrjen e ulet ne votime se nuk meriton asnje prej ktyne qeverive. per rregullat e lojes, rrethanat qe te gjithe politikanet shqiptare jane te pa afte apo drite shkurter dhe te korruptuar nuk duhet me ja lan fajin popullit te thjesht. elitat ketej ne perendim mbajn demokracine ne kam dhe mbrojne te drejten, dhe jo populli i thjesht.


Back to top
belgium
Wed Dec 26 2007, 01:55am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
populli nuk merret me politike,por asht populli qe shkon te votoje per partite politike.pse ateher nuk ndodh nji bojkotim total ne votime?gjithmon politika ka programet e veta per synimet e veta ,qeverise popullin ashtu siq e ka ne programin e saj politik.
Back to top
guest
Wed Dec 26 2007, 02:09am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
sa % marrin pjese ne votime? shumica e popullit nuk ka pas alternativa tjera dhe ka zgjedh mos me votu. kan votu nje pjese qe ka pas perfitime nga politika direkt me ane te njerzve te aferm, ka votu ndonje cope injoranti per tifozllek dhe pjesen tjeter i kan vjedh dhe ble si e kan zakon. kur shumica nuk merr pjese ne votime nuk mund te fajesohet populli.


Back to top
belgium
Wed Dec 26 2007, 02:47am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
populli nuk fajsohet por populli e ka ne dore,te beje shume.dikur ne diktature nji pjes shum e vogel drejtonte masen deri sa qe kemi hyre ne librin GUINNESS.ME 14 NENTOR1982 nje candidat zyrtarisht e ivetem ishte zgjedhurne nje unanimitet minus nje vote ku99,99993% te pjesmarrjes.
dhe po ne zgjedhjet ligjislative me 1 shkurt1987,
1 830652 votues te deklaruar votuan per partine komuniste shqiptare(ppsh) 1830653 ku doli nje flete teper.....hahahahaha dmth dhe pse ishim te forcuar ne diktature dhe nuk kishte parti kundershtuese,prap ky popull e ka vetine te exzagjeroje.....prandaj politikat ne shqiperi perfitojne ndaj votuesve,nga debulesa per politike qe ato kane.
Back to top
guest
Wed Dec 26 2007, 06:48pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
cfare shembullit ke marr, ahahah na ke knaq. me krahasu shqiptart e kohes komunizmit me kta sot, qe ka ndryshim si dita me naten, asht absurde. cfare ka populli ne dore me ba sot per me ndryshu? revolucion?! po kuj me i shkru mrapa?! psikopati rama me brace, dade, ruca, meta, gjinusha e kompani edhe kta qe jane maxhorance jane vetem per me shiju privilegjet e posteve dhe me vjedh. populli nuk ka gja ne dore edhe nuk fajesohet perderisa nuk voton ne shumice dhe asht apatik.


Back to top
belgium
Wed Dec 26 2007, 08:07pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
GUEST......pershendetje !

se paske kuptu nji gja mor zotni.nuk po du me te kenaq ty as me te ba humor se nuk merrem me estrade,por une tregova nji shembull,se dikur dhe pse ishim te shtypur dhe kishim diktatur ,po nji ky popull kishte nostalgji per politike.dhe sot e njejta gje se dy her shqipria ka hyre ne librin e ginesve,ne ate kohe ku nuk ishte shtet shumpartiak,por sot e ka qelb cdo vit tuj hy ne kete liber deri sa nuk pranohet te permendet.shqiperia ka qene dhe eshte nji shtet pa shtet,sepse shiko se cfar menyre jetese dhe menyre integrimi ka para botes se civilizuar.jeni mbrapa shume

50vjet me mbrapa se evropa,ne te gjitha skajet ne mentalitet,ndergjegje,respektim ndaj vetvetes duke i neglizhuar gjerat e perbashketa e konsideru negative.populli ka ne dore shume gjana:te zeje vendin e vet dhe te mos jape shance cfaredo lloj qeverisje,dhe te ndaloje rrjedhjen e saj ate emigrimin ku per nje vit i jep ndihme vetem buxhetit te shtetit mbi 2miliard euro,dmth zbut varferine dhe ndihmon keshtu perfitim i qeverise per korrupsion.te gjitha keto dergime duheshin te carkullonin ne nje konto bankare private duke mos influencuar,garanci ne shtet.pra sot duhet nji revulucion ekonomik,kulturor dhejo demostrativ sic behet cdo her per te ndryshuar qeveri sepse kjo vec e varferon e kthen mbrapsht dhe 5vite.nuk duhet ti shkojme mbrapa askujt as berishes e as psikopatit rama,por ato duhen te vihen perpara dhe japin llogari dhe pse jo largim te tyryn sepse te gjithe jane te njollosur.ne te gjithe boten nukvotohet me 100%sepse po te ndodhe atehere ka diktature sic po exziston ne kube,venezuele etj.ne shqiperi ndiqet loja politike po e njejta siq ishte ajo hirarkiake,si ne mbreteri.gjithmon duke pasuar stafeten dhe kjo eshte gremina qe nuk len te zhvilloj nje komb.
Back to top
guest
Wed Dec 26 2007, 11:23pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
belgium, me vjen keq por nuk jam dakort me ty. nuk ka kurrsesi me ken njesoj ky popull ne kohen e diktatures dhe sot . me ju referu librit guinness (kuj i intereson edhe kush e lexon librin guinness ktej ) me dal ne konkluzione per nivelin e shqiperise dhe me e ul si popull nuk asht fort me vend. ne shtypin britanik shkruhet se vendet ish-komuniste sllave e kan krimin menyre jeteset, keta vende permenden ne shqypin britanik qe asht ma prestigjos se libri guinness. shqiperia mund jet shtet pa shtet por popullin ne mase nuk mund ta perzijne asnje njeri qe don te jet realist. vendeve tjera te ish bllokut komunist qe sot jane antare te BE si polonia, rumania, bullgaria, sllovakia etj., u duhet te pakten 50-70 vjet me arrit ketu ku asht anglia sot. familja shqiptare ka te njejten menyre jetese dhe vlera si ka nje familje angleze e "klases mesme". ne pergjithesi shqiptaret ne londer dhe angli nuk mund t'i dallosh nga vendasit, kurse nje polak, sllovak, rumun, bullgar etj. i dallon fill. mora shembull angline sepse shqiptaret i kan pas edhe i kan te drejtat e barabarta me te gjithe te tjeret. sikur te kishim nje klase politike si ketej ne perendim, besoj se shqiperia me asete qe ka do te kishte arrit nivelin e perendimit brenda 20 viteve. shteti dhe institucionet kontrollojne cdo gja brenda nje vendi, mund te perkrahin dhe nxjerrin pengesa kuj te duan. ne shkoder ne zgjedhjet e fundit moren pjese rreth 30% te votusve. ca mundesh me than ti per ket?! cdo popull qe te zhvillohet duhet me pas lider te zotet dhe largpams, dhe shqiptaret po i kerkojne. uroj qe te kthehet eduart selami ne shqiperi dhe te marrin te pakten drejtimin e njerit krah politik. atje ne belgjik para disa vitesh jane ken perfshi disa pushtetar te lart ne nje rrjet pedofilie dhe asnjeher nuk asht ba nje hetim i drejt dhe trasnparent. si ka mundesi qe ata europianet e ndergjegjshem atje mos me ngrit zanin per ate padrejtesi?! shum e pranojne se belgjika asht ba aksidentalisht shtet. uroj qe te jem gjalle dhe ta shoh shqiperine ma te zhvilluar se belgjika e shume vende tjera.


Back to top
belgium
Wed Dec 26 2007, 11:49pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
guest nuk po arrij me te vertet te kuptoj por hala nuk po arrin nji democraci ate qe shum vende sllave qe nuk e pranoj cfar thote shtypi anglez qe krimin e paskan menyre jetese.shiko polonine un kam ba vizite ne varshave,dhe prage nuk arrin te gjesh gjurmet e komunizmit pervec ne shqiperi.ku don ti ta krahasosh hungarine me shqiperine?serbine me shqiperine?jo mor zotni gabohesh sepse shqiperia as me irakun qe eshte ne lufte nuk krahasohet.jena nji nder shtetet ma te lodhuna te kontinentit europian.te gjitha shtetet e botes nuk munden te bejne nji jete si anglezet ku mos i qo ne qiell se ka kombe si zvicra,luxembourg,skandinavija qe jan njiqind here ma me gjendje economike flas neper familje se per shtet jo.dhe belgjika qe ty nuk ta mbush mendjen ty renditet e 10-ta ne bote per mireqendje ku franca renditet e 21-ta.ne belgjik ka pas nji fenomen makaber pedofilijet por jan burgosur shum vete.belgjika eshte shtet federal sic ishte jugosllavija,apo sic eshte zvicra sot dhe ka 4dite qe u ribashku prap,sepse tash 5muaj ishim pa qeveri sepse nerlandofonet me partine fronti nacional ose ndryshe vlamse belang(dikur vlamsblok)nji parti raciste ku sot kryetari i kesaj partie gjindet ne burg dhe kjo parti nuk eshte me force politike ku dhe ne shqiperi meritojne pak a shume disa parti te medha......pse jo mos te shohim shqiperine me te zhvilluaren ne kontinent ose bote,por duhet nji pune,nji politike sic bene anglezet,hollandezet,portugezet,belget,francezet duke kolonizuar kombe dhe pastaj pasurohesh siq eshte britania e madhe.
Back to top
guest
Thu Dec 27 2007, 12:41am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
mjafton te kuptosh vedin ti, kollaj tjerat. mire qe nuk i permende per ndergjegje dhe mentalitet shqiptaret ne ket post. tesh ti don me hedh posht shtypin britanik se ke vizitu varshave, prage?! po europa ish komuniste asht e madhe o zotni. na e krahasove shqiperine edhe me irakun?! te lumt! ulu mor me kam ne toke po deshte me disktu ne forum shqiptar, ose ik e disktuto ne forume sllave se edhe shqipen se din mir. britania e madhe me kulturen dhe njohurit qe ka marr ne vendet e kolonizuara qe pak shum kan jetu ne gjendje te eger e ka ba tan pasurine. me gjithe respektin qe kam, shumica qe ke than tregojne nje lloj urrejte pathologjike.


Back to top
belgium
Thu Dec 27 2007, 03:40am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
un me kambe ne tok jam mor zotni .guest....
pse ca po te duket nji shtyp britanik me nji shtyp te nji kombi tjeter sepse itu asht problemi se harruat qe britanija e madhe na ndau 4copash,dhe sot nuk po asht ne gjendje te bashkoje te pakten 2copa kosov-shqiperi.i nderum zotni une urrejtje pathologique,nuk kam pse dhe thjesht jap mendim timin dhe neqoftese nuk ju pelqen mundeni te mos pergjigjeni.po te ishim me nje mendjeje te gjithe nuk do egzistonte nji parlament,parti te shumta etj etj...ndersa shqiperine e njoh kaq sa jam une 34vjec dhe nuk po ka rendesi sa e njeh ti me nerv o vetem ti o askushi.gjithsejcili e njeh ne menyre te veten..........................................

une shqiperine e njoh si nje komb,shum i urte dhe fati e ruajti sepse existon,ne europen jugperendimore po te ishte ne azi apo afrike o neper oqeani,sot do ishte acoma coloni e osmanllinjeve.dhe mos ngaterro teme me nese iku apojo ne forume sllave se dhe shkoj pse ke problem.....pse jo me irakun sepse ajo vete,po i kruhet shiko se cfar po ben amerika me turqine!po don te largohet nga zona e nxehte dhe po ja fut turqise pse jo neser shqiperise....pse po te pranojne ne nato?sepse jemi te forte ushtarakisht?jo mor zotni sepse nuk kan rruge tjeter,se e dine cfare gafet kan bere nji shekull me par.jemi dhe pak dite ne vitin 2008 dhe nuk ka drita ne shqiperi,nuk ka rroga te mira per te zbutur cmimet galopante sikur jane ne mes te brukselit.ku e kunderta per vitin e ri dhe festat,behen zbritje cmimesh ketu ne belgjike dhe ne angli se minimumi 1her ne tremuj vizitoj londren,dhe ne shqiperi sanksionohen consumatoret vendas shqiptar duke dyfishuar cmimet,pse keshtu?nga etja per te pire gjak ne vetull?sic thojshin te mocmit....ndersa per shqipen qe nuk e di mire un shqip po te shkruj,apo srbisht?e leme dialogun bashk o skiptar.no coment !
Back to top
guest
Thu Dec 27 2007, 06:54pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
cfare kamsh ne toke, ke met t'i kcy sa ne 1 deg, ne 1 tjeter. shqip po shkrun, por sintaksa asht po te thush komplet gabim. shtypi britanik asht ma realisti ne bote, keshtu me duket dhe asht. sa mir e paske mesu historine?! britania e madhe nuk na ka nda, ka leju ndarjen por ne '99 ishte kryemnistri blair qe kembengulte me teper se te gjithe me sulmu serbin edhe me u fut me toke ushtarakisht. me kosoven (nqs nuk futena ne BE) do te mundohna te bashkohemi me dimplomaci, po nuk eci diplomacia do ta provojme me force. ti te japesh mendimin tand dhe te ulesh nje "popull" padrejtesisht dhe ne nqs nuk na pelqen duhet te heshtim, cfare llogjiket asht kjo?! shqiptaret nuk jane nje komb i urte, i drejt po, por jo i urte. kena luftu gjate gjithe historise, dhe nuk kena ba ndonje lufte te ndyt si shum popuj tjere duke vra gra e fmi, kena luftu per vetmbrojtje gjithmone dhe nuk kena ndej ne meshire te fatit. me turqit u humb lufta, por kur turqit pushtuan kostandinopolin ne arberi vazhdonin te thyheshin. nen perandorine turke shqiptart kan komandu shumicen e ballkanit. shum shqiptar u ban kryeministra ne perandorine turke, dhe ataturku ishte shqiptar. shqiperia se asht ne juglindje te europes e kufizuar me nje popull barbar si serbet asht pa fat dhe jo me fat. shqiperine tesh shum analiste e krahasojne me izraelin, kta vendet tjera i kena lan mrapa. strateg i politikave nderkomtare je! turqia ka gjysen e kurdistanit, dhe si keka t'i ja fut amerika kur pjesa kurde ne irak asht ma e qeta? se nuk ka shtet dhe konkurence te ndershme e pranoj, kur shteti nuk mbledh taksa normal qe tregtaret do te abuzojne. mos u kap me ndergjegjen edhe mentalitetin e popullit te thjesht ne mase. nejse, ca shkrun ti duhet me i ra vize. dialogun po deshte lene e vazhdoje se nuk po i prishet e as i rregullohet kuj.


Back to top
belgium
Thu Dec 27 2007, 07:12pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
guest ka shkruar:

cfare kamsh ne toke, ke met t'i kcy sa ne 1 deg, ne 1 tjeter. shqip po shkrun, por sintaksa asht po te thush komplet gabim. shtypi britanik asht ma realisti ne bote, keshtu me duket dhe asht. sa mir e paske mesu historine?! britania e madhe nuk na ka nda, ka leju ndarjen por ne '99 ishte kryemnistri blair qe kembengulte me teper se te gjithe me sulmu serbin edhe me u fut me toke ushtarakisht. me kosoven (nqs nuk futena ne BE) do te mundohna te bashkohemi me dimplomaci, po nuk eci diplomacia do ta provojme me force. ti te japesh mendimin tand dhe te ulesh nje "popull" padrejtesisht dhe ne nqs nuk na pelqen duhet te heshtim, cfare llogjiket asht kjo?! shqiptaret nuk jane nje komb i urte, i drejt po, por jo i urte. kena luftu gjate gjithe historise, dhe nuk kena ba ndonje lufte te ndyt si shum popuj tjere duke vra gra e fmi, kena luftu per vetmbrojtje gjithmone dhe nuk kena ndej ne meshire te fatit. me turqit u humb lufta, por kur turqit pushtuan kostandinopolin ne arberi vazhdonin te thyheshin. nen perandorine turke shqiptart kan komandu shumicen e ballkanit. shum shqiptar u ban kryeministra ne perandorine turke, dhe ataturku ishte shqiptar. shqiperia se asht ne juglindje te europes e kufizuar me nje popull barbar si serbet asht pa fat dhe jo me fat. shqiperine tesh shum analiste e krahasojne me izraelin, kta vendet tjera i kena lan mrapa. strateg i politikave nderkomtare je! turqia ka gjysen e kurdistanit, dhe si keka t'i ja fut amerika kur pjesa kurde ne irak asht ma e qeta? se nuk ka shtet dhe konkurence te ndershme e pranoj, kur shteti nuk mbledh taksa normal qe tregtaret do te abuzojne. mos u kap me ndergjegjen edhe mentalitetin e popullit te thjesht ne mase. nejse, ca shkrun ti duhet me i ra vize. dialogun po deshte lene e vazhdoje se nuk po i prishet e as i rregullohet kuj.




te uroj shendet,dhe GEZUAR VITIN E RI 2008!
Back to top
ShKoDrAn_NyC
Thu Dec 27 2007, 08:55pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
i paskeni hi gjane e gjate ksaj teme... une ma mir s'po perzihem... muhabet te mbare... lol

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
L - N
Tue Jun 09 2009, 12:03pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rasti Bushati, një ndëshkim që e meritojmë

Nga Mero Baze

Kolegu ynë, Andi Bushati, një nga emrat më autoritarë në gazetarinë shqiptare, dha dje dorëheqjen nga TV “Klan”. Pronari i televizionit, Aleksandër Frangaj, i ka kërkuar atij censurimin e tri dokumentarëve për tri figurat kryesore politike në vend, Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën. Emisioni i tij shumë i shikuar në vend, “Zonë e Ndaluar”, zhbironte në këto tri dokumentarë detaje të jetës së tyre politike, ulje-ngritjet e tyre dhe natyrisht mungesat e parimeve në shumë nga momentet e tyre politike. Aleksandër Frangaj e bllokoi transmetimin e dokumentarit të parë për Edi Ramën, që duhej të transmetohej të hënën në orën 21.00, dhe sot Andi Bushati nuk është më pjesë e TV “Klan”.

Shumë kolegë u tronditën nga kjo ngjarje dhe janë gati të përfshihen në fushata sensibilizuese për lirinë e medias në Shqipëri. Natyrisht, diçka duhet bërë dhe në këtë drejtim. Por i gjithë ky ritual më ngjan si një ankesë e gjatë për pafuqinë e gazetarisë shqiptare.

Ne mund të ankohemi gjatë për këtë që ndodhi. Unë mund dhe do përpiqem ta transmetoj atë që u censurua në emisionin tim. Mund të ndodhë ta bëj këtë dhe ndonjë koleg apo kolege tjetër që kanë emisione televizive. Por asgjë s’do të kemi zgjidhur përfundimisht. Fakti që censura goditi tashmë një nga gazetarët më të mirë të Shqipërisë, do të thotë që sistemi është bërë arrogant dhe ka tejkaluar frikën nga autoriteti i gazetarisë. Ne të gjithë e dimë se këtu censurohen gjërat e vogla, se këtu censurohen reporterët, vetëcensurohen redaktorët, dhe vetëpërmbahen shpesh gazetarët e njohur konformistë. Por ende nuk ishte guxuar të censuroheshin gazetarët shumë të njohur. Ia arritëm dhe kësaj duke prekur fundin. Tani s’na mbetet gjë tjetër përveçse të kundërvihemi dhe jo vetëm të reagojmë.

Duke qenë një gazetar “veteran” i brezit të ri, nga gjithë fushatat elektorale që kam ndjekur me shumë përkushtim dhe shpesh me tifozllëk që nga viti 1991, kjo është fushata elektorale më e censuruar dhe e fabrikuar e historisë së Shqipërisë. Me një përsosje të teknologjisë së trukimit të veprimtarive publike, dy partitë kryesore, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë imponuar për mediet vizive pamje të regjistruara të takimeve të tyre dhe nuk lejojnë medien të jetë dëshmitare e historisë së tyre elektorale. Sali Berisha ka mobilizuar Gardën e Republikës të mbajë larg kamerat e paautorizuara nga takimet e tij dhe u ofron me dhunë televizioneve pamje të trukuara nga regjia e tij. Të njëjtën gjë e bën dhe Edi Rama, natyrisht pa përdorur Gardën e Republikës. Ky trukim, i cili i ka hequr përfundimisht medias misionin e saj si dëshmitare e historisë elektorale në këtë vend, është një fyerje e madhe për autoritetin e saj dhe një turp i pafundmë për standardin që po i imponon politika pronarëve të medieve. Fale tolerimit të një imami në xhaminë e Tiranës, që na lejoi të filmonim një minutë mitingun e hapjes së PD në sheshin “Skënderbej”, unë zbulova në emisionin tim sheshin bosh dhe dëshpërimin e Sali Berishës, i cili u detyrua të largohej nga mitingu i mërzitur. Pamjet që na solli pastaj në TV zyra e PD, të krijonin idenë se sheshi ishte plot me qindra-mijëra njerëz. Kjo histori përsëritet në çdo miting, në Elbasan, në Korçë, në Durrës në Fier, kudo. Dhe përsëritet njësoj për të dy palët. Disa drejtues lajmesh po përpiqen të tregohen më të ndershëm duke futur titrat “Pamje PD” apo “Pamje PS”, por kjo nuk ndryshon asgjë. Thelbi i gazetarisë është të dëshmojë dhe askush nuk mund t’ia mohojë as këtë të drejtë, as Garda e Republikës së Sali Berishës, as kompanitë e imazhit të Edi Ramës. Ata kanë të drejtën e tyre të prodhojnë imazh të trukuar dhe të na i ofrojnë, por ne kemi të drejtë të hetojmë dhe të zbulojmë të vërtetën, për ta balancuar informacionin te shikuesi.

Skandali i dytë i madh i kësaj fushate elektorale është se kryeministri, Sali Berisha, ka marrë pozitën e shefit të shtypit të Komitetit Qendror, ndërsa Edi Rama ka hyrë në spiralen e tij dhe vazhdon të fusë medien në një qorrsokak informativ. Ndërsa ligji elektoral detyron TV t’u japin hapësirë gjithë partive, Sali Berisha ndan ekranet ku do të shfaqet dhe ekranet ku nuk do të shfaqet. Kolegët e mi që duhet të drejtojnë debatet televizive janë bërë me makthe nga përgjigjet pa kuptim të Majlinda Bregut apo Endri Fugës. Praktikisht, Berisha dhe Rama funksionojnë si dy kryeredaktorë televizionesh, me turne, që diktojnë listën e të ftuarve vetëm për ata gazetarë që “kanë sjellje të mirë”, që nuk ua kanë prishur qejfin dhe që kanë besim që nuk i pyesin gjatë emisionit. Nga ana tjetër, është poshtëruese që ata, përveçse diktojnë listat e tyre, diktojnë dhe zhdukjen nga ekrani të Polit të Lirisë dhe LSI, dy koalicioneve të dyta që kanë të drejtë të jenë pjesë e debatit publik. Për të pavarurit dhe të vegjlit as që bëhet fjalë. Ky diktat pa fund i medias në këtë fushatë i ka bërë ekranet qendra zëri propagandistike dhe ka zhdukur gazetarinë nga fushata elektorale. Dhe kjo e ka rritur aq shumë arrogancën e tyre ndaj atyre që tentojnë të bëjnë gazetari, sa guxuan dhe hoqën nga ekrani më të mirin e gazetarëve të sotëm të medias shqiptare, Andi Bushatin.

Andi Bushati kishte kohë që përdorej si alibi për gjithë akuzat që i bëheshin TV “Klan” si TV klientelist, joprofesional dhe gjobaxhi. Sa herë ngriheshin me të drejtë akuza të tilla në adresë të Frangajt, Andi Bushati ishte një alibi e gatshme. Ai mund të kritikonte dhe Sali Berishën, dhe Edi Ramën, dhe Rezart Taçin, dhe Shkëlzen Berishën dhe Fatmir Mediun. Maksimumi që bënte Frangaj në këto raste, merrte viktimat në telefon dhe i sqaronte që Bushati u duhej ashtu “disident”. Tashmë zullumi është trashur kaq shumë, sa as kjo alibi nuk i hyn më në punë. Sistemi ka prodhuar një super-arrogancë ndaj lirisë së fjalës, dhe sot gazetaria është vërtet në ditën e saj më të zezë. Jo për Andi Bushatin, jo për emisionin e tij, por për guximin për të ndalur nga ekrani një zë që përpiqet të tregojë me gisht nga e vërteta. Duke guxuar të ngrihen kundër tij, ata, kryeredaktorët realë të shtypit shqiptar, kanë guxuar të thonë: “Mbyllni gojën, se s’jeni asgjë veçse shërbëtorët tanë!” Ky është alarmi real që duhet të nxisë reagimin tonë ndaj kësaj arrogance.

Në këtë aspekt duhet të shikojmë dhe vlerat pozitive që ka gjesti arrogant ndaj Andi Bushatit, kësaj “maske” prej dylli mbi fytyrën e gënjeshtërt të një ekrani që është servis manipulativ i qeverisë. Ndëshkimi ndaj Andi Bushatit është në njëfarë mënyre fat për betejën tonë, dhe mbi të gjitha fakt për protestën tonë reale. Tashmë, TV “Klan” është më i sinqertë në dashurinë e tij për pushtetin dhe në bilancin marramendës të miliona eurove që përfundojnë në arkën e tij nga servise jogazetareske dhe gjoba në emër të pushtetit. Ky është po ashtu një moment i mirë për të gjithë ata që duan të kuptojnë se steka e arrogancës së këtij sistemi është ngritur lart mbi çdo kokë gazetari.

E kuptoj se kjo nuk është betejë që mund ta përballojnë të gjithë. E kuptoj se ky sistem ka triumfuar pikërisht nga mungesa e solidaritetit dhe nënshtrimi ndaj së keqes së radhës. Po jam optimist nga ana tjetër se për beteja të tilla të mëdha nuk duhen shumë vetë, nuk duhen qindra apo mijëra, duhen disa, qoftë dhe me një numër të paktë, por që thonë të vërtetat që duan të varrosin. Para njëqind medieve që thonë të njëjtën gënjeshtër, një zë që thotë të vërtetën e kundërt, ka fuqinë e atyre 100 gramafonave që flasin, por nuk mendojnë, që shkruajnë, por nuk lexojnë, që përfillen, por nuk dëgjohen, që krekosen, por nuk respektohen.
© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Sun Mar 28 2010, 01:22pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 15 2009, 09:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Standardet” që shpëtojnë Berishën dhe Ramën

Nga Mero Baze
Në kushtet kur opozita po paralajmëron mundësinë e mosnjohjes së zgjedhjeve, për shkak të shkeljes me dy këmbët të standardeve të numërimit të votave dhe një KQZ-je partizane, qeveria po përpiqet të stimulojë debatin rreth standardeve demokratike në Partinë Socialiste dhe dorëheqjen e mundshme të Edi Ramës. Në mënyrë të paprecedent, media e përjetshme antiopozitare në vend, që ka si simbol të saj TV Klan, ka shpallur si prioritet të së ardhmes së Shqipërisë fatin e standardeve demokratike në Partinë Socialiste.

Në të vërtetë, jemi para dy standardeve të rrezikuara, standardin e zgjedhjeve dhe standardet demokratike në partitë tona parlamentare, ku përfshihen PS, PD dhe LSI.

Natyrisht debati për standardin e zgjedhjeve është prioritet i çdo shoqërie perëndimore, dhe çdo zhurmë për ta mbuluar atë me debatin për standardet demokratike brenda partive, është vazhdim i manipulimit të zgjedhjeve.

Debati për standardet demokratike të këtyre partive ka pasur vlerë përpara zgjedhjeve, atëherë kur kryetarët e këtyre partive deri në sekondat e fundit, madje dhe pas sekondave të fundit fshehën listat e deputetëve dhe nuk respektuan asnjë normë elementare brenda partisë. Në kushtet e një Kodi Elektoral që fuqizon lidershipin e tyre, normat demokratike në partitë respektive janë jetike dhe mund të kthehen në instrumentin e vetëm për garë dhe konkurrencë në jetën politike të Shqipërisë. Por këto kritere, jo vetëm që nuk i respektuan kryetarët e partive, por as media tashmë e zellshme për normat e demokracisë në PS nuk ua përmendi kurrë. Përkundrazi, në disa raste i vlerësoi ato si forcë të kryetarëve. Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit, edhe pse po nxjerr një shumicë koalicionesh fituese, nuk i dha askujt mandat fituesi, dhe nëse nisemi nga normat e brendshme në parti të tre kryetarët, Berisha, Rama dhe Meta, duhet të japin dorëheqjen, se nuk kanë realizuar objektivat e tyre. Pazari i koalicioneve nuk mund të jetë varkë shpëtimi për objektivat e shpallura elektorale. Ashtu sikundër e ka thënë dhe Ilir Meta, nëse nuk do kishte bërë ai koalicion me Berishën, mund të kishte bërë Rama dhe atëherë nuk do thërrisnim për dorëheqje të tij, por për dorëheqje të Ilir Metës!!!!

Por unë nuk mendoj se mungesa e demokracive të brendshme ishte përcaktuese për fitoren apo humbjen në këto zgjedhje të secilës parti. Gjëmat më të mëdha të autoritarizmit i bëri Sali Berisha, i cili zboi me një të rënë të lapsit 30 për qind të ish-deputetëve që nuk i konsideronte njerëz të sigurt të tij, përfshi dhe figura të spikatura si Mustafaj, Ngjela, Zogaj, dhe prapë po quhet fitues. E rëndësishme në këto zgjedhje ishte strategjia elektorale e koalicioneve të mëdha, të cilën PS nuk e aplikoi dhe mbeti koalicioni i dytë, edhe pse në rang vendi është parti e parë, më e votuar nga shqiptarët.

Pra, në këto kushte, nëse flasim për përgjegjësi të lidershipit të PS dhe kryetarit Rama, jemi të detyruar të përqendrohemi vetëm tek ata elementë politikë që nxitën idenë e tij të fitores pa koalicion të madh. Nëse i hedh një sy faqeve të gazetave të asaj kohe, kur bëhej kjo betejë publike, e shikon se ata që i kërkojnë sot karrigen Edi Ramës, ishin dhe partizanët më të mëdhenj të luftës ndaj LSI, dhe aleatëve të tjerë. Nëse atëherë kanë qenë të sinqertë, sot janë po aq përgjegjës sa Rama, nëse e kanë bërë me vetëdije për të dëmtuar Ramën, në të vërtetë kanë prerë degën ku kanë hipur të gjithë.

Për këtë arsye, së paku deri në certifikimin e këtyre zgjedhjeve, shoqëria duhet të përqendrohet në debatin mbi standardin e prishur të këtyre zgjedhjeve. Ky standard është virusi që shkatërron çdo normë demokracie në vend dhe bllokon demokracitë e brendshme në parti dhe që ka shpëtuar dikur Sali Berishën dhe natyrisht do të shpëtojë tani dhe Edi Ramën. Ishte ky standard i shkatërrimit të zgjedhjeve që la me të drejtë Sali Berishën kryetar të Partisë Demokratike pas gjithë humbjeve të njëpasnjëshme nga 29 qershori i vitit 1997 deri në dhjetor të vitit 2003. Të njëjtët gazetarë, me të njëjtin patetizëm, me Aleksandër Frangajn dhe Fevziun në krye, bërtisnin “të ikë Sali Berisha” se ka humbur, edhe pse atë nuk e lejuan në vitin 1997 të votohej në gjysmën e Shqipërisë, edhe pse në zgjedhjet e tetorit të vitit 2000 ia bënë KQZ-në 6 me 1 dhe e arrestuan vetëm pse donte të protestonte, edhe pse në zgjedhjet e 2001 Ilir Meta i grabiti me dhunë, me policë dhe Gjykatë Kushtetuese 40 mandate, edhe pse në vitin 2003, kartonët ogurzi të Ilirian Celibashit, që ngriheshin lart jashtë çdo logjike kundër opozitës, bënë kërdi elektorale. Pas secilës prej këtyre masakrave elektorale mbaj mend të njëjtat fytyra që bërtisnin “Poshtë Sali Berisha!” siç thërrasin tani të “Të ikë Edi Rama!” Asnjëherë këto qenie që rriten si parazitë në dhjamin e një regjimi autokrat që vjedh votat, nuk kanë folur në jetën e tyre për standardet e zgjedhjeve dhe nuk kanë atakuar kurrë regjimin.

I vetmi politikan që bën përjashtim nga ky sua është ish-kryeministri Fatos Nano. Deri më sot ai është politikani i vetëm i këtij vendi, që ka bërë një proces zgjedhjesh të lira dhe të drejta dhe ka dorëzuar pushtetin me zgjedhje. Ai nuk ka asgjë të përbashkët në këtë histori, as me Sali Berishën dhe as me Ilir Metën. Keqpërdorimi i tij në këtë situatë paszgjedhore për shkak të emocioneve të tij të arsyeshme kundër Edi Ramës mbetet thjesht keqpërdorim. Ai iku, se pranoi një humbje duke qenë në pushtet, dhe kjo është e vetmja vlerë që ka prodhuar tranzicioni ynë politik. Kurse sulmet e djeshme ndaj Berishës dhe të sotmet ndaj Ramës bazohen në humbje që i dikton regjimi dhe në debate që i nxit fryma antiopozitare në vend. Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë asgjë të përbashkët në sjelljen e tyre politike dhe elektorale me Fatos Nanon. Ilir Meta grabiti 40 mandatet e opozitës dhe stimuloi një parti antiopozitare si parti e Genc Pollos, së cilës i dha me gjykatë dhe siglën PD vetëm që të nxirrte nga skena politike Sali Berishën, dhe Sali Berisha po përdor gjithë arsenalin e mbetur të së majtës dhe manipulimin e procesit për të nxjerrë nga skena kundërshtarin e tij politik. Kjo hipokrizi duhet të ndalet. Sali Berisha, Ilir Meta, madje dhe ndërmarrjet e tyre të përbashkëta financiaro-mediatike, nëse nuk duan të merren me standardet e zgjedhjeve, le të merren me fitoren e tyre të përbashkët. Ata nuk paguhen nga shqiptarët për të reformuar Partinë Socialiste, por për të qeverisur dhe për të reformuar PD dhe LSI, nëse duan të bëjnë gjimnastikë demokratike. Fronti i përbashkët antiopozitar që ata po ngrenë është më i rrezikshëm sesa vetë manipulimi i procesit zgjedhor, pasi, përveçse duan të na heqin të drejtën të kemi zgjedhje me standarde, duan që në emër të këtyre standardeve të shkelura të na bëjnë dhe një opozitë qesharake.

Pas kësaj shumice të deklaruar numerike vendi ka nevojë për opozitë politike të fortë, qoftë dhe për shkakun se kjo shumicë është peng i nevojës për të plaçkitur. Perceptimi popullor për këtë shumicë është nevoja që ka për kompensim Ilir Meta nga agjërimi i gjatë në opozitë dhe ky perceptim ka nevojë të kompensohet me një institucion moral opozitar që duhet t’i bëjë opozitë kësaj shumice numerike. Unë nuk besoj te modeli i derisotëm opozitar i Edi Ramës, i cili ka qenë taktizues dhe joparimor, por besoj te nervi politik i një opozite të bashkuar rreth tezave dhe aksionit politik, rreth këtij realiteti, që të përballojë këtë shumicë numerike. Dhe kjo opozitë e fortë duhet të bëhet tani, pa marrë ende frymë, pa i lënë kohë këtij regjimi shifror të konsolidohet. Unë besoj se dështoi modeli opozitar i Edi Ramës dhe u ndëshkua taktika e tij politike, por po ashtu dështoi dhe akuza e madhe ndaj tij që “kishte një marrëveshje të heshtur me Berishën për t’i dorëzuar pushtetin”. Tashmë në pushtet është dyshja Meta-Berisha dhe nëse ka vend për paranoja, mund të flitet për ndonjë tjetër pakt të fshehtë parazgjedhor. Kjo opozitë ka tanimë një objektiv afatshkurtër dhe radikal, të mundësojë një opozitë të fortë dhe një qeveri jetëshkurtër deri në zgjedhje të reja. Pas kësaj ajo duhet t’i rikthehet vetvetes dhe të rindërtojë besimin e humbur brenda saj edhe duke riparë pozicionin dhe rolin e Edi Ramës.

Tanimë askush nuk është i shqetësuar për fatin personal të Edi Ramës, madje as vetë Sali Berisha që po udhëheq kryqëzatën mbi të. Megjithëse duket sikur shigjetat janë drejtuar tek Edi Rama, në të vërtetë në shënjestër është grupi parlamentar i tij, një grumbull jo shumë politik, që janë në parlament për shkak të përzgjedhjes prej Edi Ramës. Goditja ndaj Edi Ramës e lë këtë grup pa identitet politik dhe e bën mish për top për shumicën, e cila shpreson të shtojë numrat dhe të jetë më e qetë në mandatin e saj. Dhe nëse ia arrijnë kësaj, jo vetëm që do shijojmë katër vitet e çiftit Berisha-Meta, por kam frikë se do vijë dita të kemi në parlament dhe Sarën me Borën, përkatësisht vajzën e Argitës dhe Monikës, dhe prapë të diskutojmë për standardet e shkelura të demokracisë në PS dhe “standardet e respektuara” në familjet politike Berisha e Meta.

© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Sun Mar 28 2010, 01:22pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Dergutsiani
Wed Jul 15 2009, 12:36pm

Registered Member #3136
Joined: Tue Jul 07 2009, 07:35am

Posts: 3023
Cdo gja bahet mrapsht pse ? ....... Cdo gja bahet mrapsht sepse njerezit e medhej nuk e kan mendjen tek ne por vetem tek parja dhe parja ja ka hek trunin dhe keshtu nuk din gja tjeter vetem vjedhin etj ... Ky asht mendimi im !

12 klube ka Shqipnia,por nuk gjen asnji si VLLAZNIA !!!

E kaluara i perket Vdekjes , Enderrat Sperseriten , Jeta Vazhdon...:)

Back to top
L - N
Fri Jul 17 2009, 03:09pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Spiunët" e Sigurimit, që i rezistuan Parlamentit të ri

Zgjedhjet e 28 qershorit reduktuan numrin e tyre, por nuk i zhdukën

Erjon Ajazi

Ish-Sigurimi i Shtetit vazhdon të lërë gjurmë edhe në Parlamentin e ri. Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit reduktuan numrin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit famëkeq në Parlamentin e ardhshëm, pa mundur dot t‘i lërë përfundimisht jashtë. Shkak për këtë ishte fakti që subjektet politike renditën ndër emrat e parë në lista personazhet të cilët ndër vite janë thërritur në Kuvend me pseudonimet si "Dizejnatorja", "Financieri", "I vogli", "Alfons Ballsha", "Murrizi", "Proletari", "Gjeli" dhe "Plepi". "VIP"-at e politikës së djeshme dhe të sotme, që janë peng i të kaluarës së tyre me "njollë", do të kenë mundësi të futen sërish në Parlament në muajin shtator.

Politika shqiptare ka qenë prej 19 vitesh e helmuar nga "mbetjet" e së kaluarës komuniste, e cila ka lënë si peng të rëndë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, aparatit të dhunshëm që diktatura përdorte ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Shumë prej "aktorëve" të Parlamentit shqiptar, por edhe të strukturave të tjera të shtetit, janë pjesë e atij kontingjenti që Sigurimi i kishte në listat e tij si bashkëpunëtorë, pavarësisht sesi ata janë përdorur. Me gjithë sugjerimin e Komisionit Europian për hapjen e dosjeve sekrete të komunizmit, politika shqiptare e ka pasur një mision "të pamundur" shkëputjen përfundimtare nga e kaluara e sigurimit famëkeq.

Për vite me radhë ironitë e deputetëve mbi kolegët e tyre të implikuar në ish-Shërbimin Sekret nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë as në Kuvendin e ardhshëm, sa herë që në arenën politike do hapet një debat i ashpër që cenon interesat e zyrtarëve më të lartë të shtetit, të cilët përdorin "ciceronët" e tyre në Kuvend për të dramatizuar situatën dhe trembur spiunët e dikurshëm për të mbyllur problemet më delikate të politikës aktuale. Bashkëpunëtorët e Shërbimit Sekret komunist, ose të quajtur ndryshe Sektorit Special të Partisë së Punës, do të vazhdojnë betejën në sallën e Kuvendit edhe për vitet në vazhdim. Ndryshe nga herët e tjera, kur dikur ky kontingjent ishte në masë, këtë herë në Kuvend kemi një numër shumë herë më të reduktuar. Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme si "Cigarja", "Dizejnatorja", "Financieri", "Profesori", "Inxhinieri", apo shumë pseudonime të tjera si "Parafabrikati", "Sqepi", apo "Çiftelia". Lista me nofkat e parlamentarëve është reduktuar, por në Kuvend do të vazhdojë edhe për disa kohë të dëgjohet jehona e atyre që i shërbyen Sigurimit famëkeq, pasi në zgjedhjet e fundit, ata që dikur thirreshin me pseudonime, këtë herë ishin në krye të listave për deputetë të subjekteve të ndryshme politike. Vitet kalojnë dhe rrethi ngushtohet, por largimi i bashkëpunëtorëve të Sigurimit nga Parlamenti duket se do të jetë një ëndërr e largët, pasi nofkat "Financieri", "Proletari", "Dizejnatorja", apo i "I vogli" janë dominues brenda partive të tyre. Një ndër kushtet për të hyrë në BE, është shkëputja njëherë e mirë e politikës shqiptare nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të shtetit komunist. Kjo tregon se VIP-at e politikës me nofkat e së kaluarës do të kenë shumë pak kohë për të fshehur të vërtetën në lidhje me spiunazhet e kryera në kohën e komunizmit. Deri atëherë, çështja e dosjeve dhe akuzat e deputetëve ndaj njëri-tjetrit do të vazhdojnë të trumbetojnë në sallën e Parlamentit. Në fondin e arkivave shtetërore ekzistojnë dy lloj dosjesh, ato të personit që gjurmohej dhe dosjet e atyre që i vëzhgonin. E kaluara "e hidhur" pritet të përdoret politikisht në Kuvend, tashmë që numrat për formimin e një mazhorance të thjeshtë janë të brishtë. Kryetarët e partive do ta kenë në dorë këtë kartë për të komanduar dhe ushtruar presion për mosshkëputje në hallkat e zinxhirit. Sigurimi famëkeq i Shtetit vazhdon të militojë në politikë, por edhe në administratën e lartë.


Tabela

Pseudonimet e politikanëve që rezistuan

Dizejnatorja

Financieri

I vogli

Alfons Ballsha

Murrizi

Proletari

Gjeli

Plepi

Shishja e Qumështit

Intelektuali

Topi: Listat e partive nuk u pastruan nga ish-sigurimsat

Kreu i shtetit, Bamir Topi, deklaroi më 18 qershor, pak ditë pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë, se "është folur shumë dhe kam qenë një nga ata që kam dëshiruar që kjo çështje të marrë një zgjidhje definitive". Por, shtoi ai, s‘jam i sigurt nëse partitë politike te personat që kanë katapultuar në garën elektorale i kanë pastruar radhët e tyre nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. "Kjo është një çështje që ka të bëjë me vullnetin e partive politike dhe kjo vlen më shumë për ata që kanë më shumë informacion", theksoi Topi. Me një deklaratë të tillë, Presidenti u bëri një kritikë të fortë subjekteve politike, që ndryshe nga vullneti i mëparshëm nuk kontribuuan në pastrimin e listave dhe rrjedhimisht Parlamentit të ri. Apeli i Presidentit duket se ra në vesh të shurdhët, pasi ish-bashkëpunëtorët u konsoliduan në pozitat e tyre dhe do të jenë sërish në sallën e Parlamentit të ri.

Kronologjia Ligji i miratuar dhe mbetur pezull

Presidenti Bamir Topi, në janar të këtij viti vendosi të mos mbajë një qëndrim për ligjin për verifikimin e pastërtisë së figurës të zyrtarëve të lartë. Kuvendi miratoi në fund të dhjetorit vetëm me votat e Partisë Demokratike ligjin e dosjeve, ndërkohë që kreu i shtetit lejoi hyrjen në fuqi të këtij ligji duke heshtur. Gjatë periudhës prej 20 ditësh, Presidenti nuk mori asnjë vendim për ta dekretuar ose jo ligjin. Por në nenin 84 të Kushtetutës është parashikuar e drejta e Presidentit për të mos u shprehur për ligjin. Ligji i dosjeve u kundërshtua edhe nga ndërkombëtarët, të cilët kërkuan rishqyrtimin e tij. Kreu i shtetit duket se e mori vendimin për të heshtur për këtë ligj pas konsultimeve që zhvilloi me grupe interesi, veçanërisht me shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Ligji aktualisht ndodhet në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, teksa shtresa e prekur ishte pro miratimit në Parlament të ligjit, por shprehu kundërshtitë pasi ligji ngushtoi hapësirën e personave të cilëve duhej t‘u hapeshin dosjet.

Kërkesa Topalli, Kushtetueses: Mos pezulloni ligjin

Kryetarja e Kuvendit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese në shkurt të këtij viti në mënyrë zyrtare të mos pezullojë ligjin e dosjeve. Mospezullimi i ligjit të lustracionit dhe shmangia e konfliktit të interesit nga gjyqtarët që do marrin këtë ligj në shqyrtim, janë dy kërkesat bazë që Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Gjykatës Kushtetuese në letrën e dërguar për ligjin e dosjeve. "Nisur nga një pretendim i kërkuesve për pezullimin e zbatimit të ligjit ‘Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve‘, gjykojmë se një kërkesë e tillë nuk mbështetet në nenin 45 të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese", thuhet në letrën e Kuvendit. Sipas saj, ky ligj nuk sjell pasoja që prekin interesa shtetërore, shoqërore apo të individëve. Për më tepër pasoja të tilla nuk mund të jenë të menjëhershme për të justifikuar shqyrtimin për marrjen e masës së pezullimit përpara se kjo kërkesë të shqyrtohej në Seancë Plenare të Gjykatës Kushtetuese.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Sat Aug 29 2009, 08:15am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2877 sec, 0.0885 of that for queries. DB queries: 66. Memory Usage: 3,230kB