Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Pse shqipnia a komb pa komb....
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
shehrezade
Wed May 07 2008, 04:58pm
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
PER dugagjinin e malet kam resperkt te vecant pasi kan luftu per shqipnin ma shum se qytetart FAKT asht qe komunizmi dhe demokracia e ka lan mas dore dhe kyt (se ti spo kupton) duke mos i kriju kushtet min.jetese A E MARR vesh ti ku du me dal apo jo DHE FAKTET qe 1 pjes e jugut identifikohet ma shum me KISHEN se me shqipnin nuk po kthehem ne te kalumen po shif HIMAREN e mutit marshalla smun ti them...KURSE ku ma shef se kam than per veriun-serb a ke sy me pa po SMUN TE VAZHDOJ ME TY MA se e shof se KEQ-interpreton ase nga deshira ase nuk kupton...UN flas se sduhet te ket TABU dhe jo te percaj...
Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 05:05pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
zjermi ka shkruar:

shehrezade ka shkruar:

dhe e di kam hargju koh kot se un te flas per percamje mrenda SHQ e ti thu i kam fol 1 amerikanit per atdhe...kodra mas bregut


qa ban ti per mos me thellu kete prcamje? ti perdor krahasimet ma te uleta e ma banale, thu jugu ortodoks dhe veriu serb, perdor termin dukagjin ne menyre diskriminuese. ma percarese se ti ala nuk kam pa


bravo ZJERMI po me pelqen se si ju shkapet injorancen ne fytyre disave....i ka ra kocovo ne kry dernjas, kujt i plas per kocovo, mal zi, serbi e cado !!! sot dojn paqe e jete e mireqenje te mire ..e jo me fole per pushke e fene .....se GAZA PO DIRGJET ME SHEKUJ E SPO JA SHEF HAJRIN ASAJ PUNE...KOMBI QE ASHT VERTET I MOHUM BOTNISHT ASHT VETEM PALESTINA- PHELESTINA....E JO KOCOVO .
Back to top
scutari82
Wed May 07 2008, 05:07pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
he ma belgium mas u merzit kadal kadal se nase e din napak historin malazest nak kan ken rus naj here pa u asimilune e fillune me fol at gjuhen e qelbun sllave tash avash avash bahet gjithcka se ka shume shqiptare ne mal te zi vetem te hapen shkollat ne shqip e tu jepen te drejtat qe ju takojn shife ne maqedoni avash avash jan tu i marr te drejtat e tyne dhe nase gjauha shqipe lejohet te studiohet edhe ne greqi mas e ke problem hic ti ju thojm sllaveve shkoni edhe ihere anej ka keni ardh ishalla i kan tokat e tyne hala anej ka siberija
Back to top
zjermi
Wed May 07 2008, 05:09pm

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
per c'fare tabu-sh e ke fjalen? a e kupton fjalen tabu. se per ty i bjen me kene tabu me shku ne himare se jane pro grek, tabu tjeter per ty asht mos me fol me shqiptare te jugut se na qujne maloke.
si don me e arrit bashkimin ti

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 05:12pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
scutari82 ka shkruar:

he ma belgium mas u merzit kadal kadal se nase e din napak historin malazest nak kan ken rus naj here pa u asimilune e fillune me fol at gjuhen e qelbun sllave tash avash avash bahet gjithcka se ka shume shqiptare ne mal te zi vetem te hapen shkollat ne shqip e tu jepen te drejtat qe ju takojn shife ne maqedoni avash avash jan tu i marr te drejtat e tyne dhe nase gjauha shqipe lejohet te studiohet edhe ne greqi mas e ke problem hic ti ju thojm sllaveve shkoni edhe ihere anej ka keni ardh ishalla i kan tokat e tyne hala anej ka siberija


TI E THU E DHE PO E PRANON TI SEPSE UNE NUK JAM ASIMILU..UNE JAM ME BABE PURO MALAZEZ E NANE PURO SHKODRANE...NDERSA NE MAL TE ZI KA EXZISTU SHKOLLA SHQIPER PARA SHUM VITESH E DERI ME SOT...ASHT REPUBLIKA E VETME E JUGOSLLAVISE QE JA KA DHANE DREJTAT ME KOHE SHQIPTAREVE...IK E PYETI MIRE KE NJEH...E MALI I ZI ASHT NJATY ME MBI DYMIJE VJECARE AQ SA KA EXZISTENC SHKODRA....
Back to top
scutari82
Wed May 07 2008, 05:45pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
pa ma aty ka ken mali i zi bile ma shume se 2000 vjet pa a me thu pak se car gjuhet kan fol ata para asimilimit apo sllavizimit hajt ta shohim a e ke studiju mire historin edhe nji gja qe me ka ba pershtypje kur kam taku da serb per here te pare nuk besoshin qe albania dhe shqiptaret e kosoves ishin te njejtit njerez se keshilloj propagandet ju kishin mesu neper shkolla qe albania ka ken aty gjithmone po shqiptaret e kosoves jan turq te ardhun aty

[ Edited Wed May 07 2008, 06:01pm ]
Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 05:51pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
scutari82 ka shkruar:

pa ma aty ka ken mali i zi bile ma shume se 2000 vjet pa a me thu pak se car gjuhet kan fol ata para asimilimit apo sllavizimit hajt ta shohim a e ke studiju mire historin edhe nji gja qe me ka ba pershtypje kur kam taku da serb per here te pare nuk besoshin qe albania dhe shqiptaret e kosoves ishin te njejtit njerez se keshilloj propagandet ju kishin mesu neper shkolla qe alabania ka ken aty gjithmone po shqiptaret e kosoves jan turq te ardhun aty


KU I KE TE NJEJTIT NJEREZ KOSOVART E SHQIPTARET??? MA TREGO NJI HERE NJI QEVERI E NJI KRYEQYTET QE KAN KEN BASHK NOJ HERE?? O JU JENI VERIU I EPIRIT (EPIRIOTA BASHK ME MAQEDONINE)....e ndersa ILLYRIA FILLON NGA SHKODRA DERI NE ISTRIA...SHIKO FILMIN ME SKENDERBEUN DHE ATY GJEN NE KRAH TE DJATHTE TE SKENDERBEUT PRINCIN MALAZEZ...QE KAN BA ALEANCE ME TO.E MRETI KARAGJORGJEVIC I SRBISE ASHT GJAK SHIPTARIT PREJ KOCOVO.....CRNAGORA KA FOLE NASHKIH-NE TONEN.GJA QE KE NE DIALEKT EDHE SHKODREN ME TO.
Back to top
scutari82
Wed May 07 2008, 06:11pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
o belgium a je tu i nxerr prej vedit tash apa i ke me dokumenta e mas len nam kur thu qe dardant edhe shqiptaret nuk jan te njejtit persona edhe shume faleminderit kur e pranon qe jena epirot duhesh me ja than grekeve kte edhe mas i shtremno gjanat mbi ilirine belgium iliria ka pas shume fise te nryshme shume dialekte te nryshme pa jan kuptu me njeni tjetrin maqedont jan kuptiu me iliret edhe me epirotet edhe me dardanet por jo me greket qe erdhen prej afriket apo me aziatiket qe erdhen prej siberise masanej sa mire e dike qe skenderbeu paska pas princin malazes ne krah pa a din gja a kan pas perkthys ma edhe dica tjeter belgium edhe shqiperia e ka pas nji princ mas e harro nji vid -vid rrot budallet ka ken thojn pa nuk ka ken shqiptar nase e din me kte du me te tregu se princat mund te ken pas perzierje me ane te martesave sepse ashtu jan ba lidhjet a e shef serbia me ane te martesave bani lidhje me francen edhe u ba superfuqi e franca asht proserbise gjithmone a e shef greku me ane te lidhjeve martesore qe bani rreth viteve 1600-1800 u ba greqia pa aja nuk dan me than qe populli qe jeton aty kan nryshu e di qe ti i din kta gjana shume mire pa nuk e disha qe na doli edhe nashkja tash gjuhe se mu me duket shume e ngjashme me jugosllavishten pak alla katunarshe pa prap dialekt i jugosllavishtes asht
Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 06:19pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
princ vidi austro-hungarez-magyar, ka ken ne vitin 1911.deri me 1913 kur shkodra ishte ne gje,dje si kosova dikur! nen mbikqyrje te kombeve ma te forta dikur e me 2shkurt 1913 ju dha tiranes ..edhe iliria sc po e thu vet ti ka pas principata te ndryshme, asht e vertet por kurre nji shtet....pak alla katunarshe atje nuk ka se i qujn katunart campine, ndersa katunart jan ne shqipri qe quhen fshatar...nuk do thot gja kjo....une nuk lexoj neper internet e vrap me ardhe ketu e me ba noj koment rufe...nji gja asht e kjart: kur dy kishat kristiane edhe njiher do bashkohen, atehere do shifet e verteta......nuk po kam sot mushkni me hargju naq se jam rehat pa politik e histor' ranci ka qe ti e une te mirekuptohena itu ne forum...te uroj shnet naqe.
Back to top
scutari82
Wed May 07 2008, 06:22pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
o belgium mas u nervozo he burr as mas te mesin hatri se nuk jena tu da tokat po u bashkune kishat un do bahem muslimani ma i forte
Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 06:24pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
scutari82 ka shkruar:

o belgium mas u nervozo he burr as mas te mesin hatri se nuk jena tu da tokat po u bashkune kishat un do bahem muslimani ma i forte


hahhahahaahahahah ca je ti eee ....
Back to top
shehrezade
Wed May 07 2008, 07:08pm
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
ja pra skuter a e pave se dolme te tema komb pa komb se kosovart-dardan nuk kekan shqiptar :TEZA e Miloshevicit...no koment ...
Back to top
scutari82
Wed May 07 2008, 07:14pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
pa mire maj shehrezade belgiumit i lejohet me e than ate po neve jo
Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 07:15pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
belgium ka shkruar:

scutari82 ka shkruar:

o belgium mas u nervozo he burr as mas te mesin hatri se nuk jena tu da tokat po u bashkune kishat un do bahem muslimani ma i forte


hahhahahaahahahah ca je ti eee ....


pse ma naq nuk tham me dmth kunder feve por bashkimit sic kerkon kosova me shipnin ...me kyt kuptim e thash..
Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 07:16pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
scutari82 ka shkruar:

pa mire maj shehrezade belgiumit i lejohet me e than ate po neve jo


hahhahahahahaahah pse ma a jena ne forum demokratik apo ne kshillin e frontit demokratik te enver hoxhes qe nuk ke drejt fjalet?
Back to top
scutari82
Wed May 07 2008, 07:22pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
pa ate pa tham edhe un ma belgium ty nuk te pelqejn shqiptaret mu nuk me pelqejne zagaret e ruseve te tan jena te lire me than fjalen e lire pa neve shqiptareve sikur nuk na lejohet me ken antishqiptar por ty te lejohet
Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 07:28pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
scutari a ma ven nji crtani film ti mu se ishin bukra naq hhhahahahaha
mu me pelqejn shkodrant se jam edhe vet shkodran, naqe .ndersa qa te jene larg bahcallekut as nuk du me dit se qa jane, kjo asht deshira jeme naq...une faktikisht nuk duhet me hi ner kto tema por e ve re se ajo zonja tash e pare ven komente me dmthanje....edhe une per inat pergjigjem keq, vetem me ja ba qejfin se kishte drejte...po ti une jam rrite me buk zeze shkodret e me tallon si ti...keshtu qe nuk kena qa me e pa tjetrin me ngjura mendoj..
Back to top
scutari82
Wed May 07 2008, 07:31pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
pa ma belgium ti je shkodran pa un jam shkodran edhe shqiptar kshuqe po hangre mut ti duhet me hanger mut edhe un nase e kupton ku e kam fjalen si me paska dal krejt aja ku thohet ne car ditet ke lind se un vetem me kundershtu kurr e mas lidh jam

[ Edited Wed May 07 2008, 07:32pm ]
Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 07:34pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
scutari82 ka shkruar:

pa ma belgium ti je shkodran pa un jam shkodran edhe shqiptar kshuqe po hangre mut ti duhet me hanger mut edhe un nase e kupton ku e kam fjalen si me paska dal krejt aja ku thohet ne car ditet ke lind se un vetem me kundershtu kurr e mas lidh jam


po po .
Back to top
shehrezade
Wed May 07 2008, 08:41pm
Registered Member #1166
Joined: Thu Aug 30 2007, 01:49pm

Posts: 149
edhe une per inat pergjigjem keq, vetem me ja ba qejfin se kishte drejte...

interesant: PER inat dhe me ja ba qejfin...Po te kthej gjegje se tash po me vjen keq per ty...Une jam racionale dhe iracionale.JAM ne pozicion racional dhe kam kulturen e argumentat e duhun sot kur mendoj shqipnin.E Pranoj 2- nacionalitetin-identitetin,ne kushte te tjera edhe per ty.PROBLEMI qendron po ta shpjegoj me shemull te thjesht:nuset prej rrethinave te shkodres jan martu me sllav-malazez.mgjth ne jena ata qi na kan shtyp(nuk a e vertet ajo se paska pas shkolla shqip ma par atje ne M ZI pasi un kam njerz ne ULQIN DHE baben e nan tererzes shkijet e malit te zi e kan helmu pse ka dasht me hap shkoll shqip)un (shqiptarja tolerante-naive)tham po mir mar martesa bashkon etj po malziu i thot vajzes se varfen un te martoj ty po ti ke me ndryshu IDENTITET..nese E KE VERA bane svetllana...Pra un nuk jam si ti iracional pasi normalisht ty te terhek gjaku e keq prej njerzve te babs nuk ke pas...Un per te miren e KOMBIT I THAM JO DEPERTIMIT TE propogands sllave,gr te tyne te interesave dhe shkaut nuk i BESOJ dhe per ket kam arsy qofte ne lidhje me mal i zi -ks apo atyne shkjave te maqedonis serbis e rusis pasi slajn rast pa e tregu ANMIQSIN ndaj nesh.kshu qi ju mund te vazhdoni lirine kjo sdo me than edhe pse e doni shkodren ne menyren tuj,se e din ca a e mir per shkodren,KS,apo shqipnin qi ka nje identitet te dobet nacional dhe e percame smund ti lejojm vedit shkolla serbe greke etj UJKU QIMEN E NDERRON po zakonin mse harron
Back to top
belgium
Wed May 07 2008, 09:46pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
shehrezade ka shkruar:

edhe une per inat pergjigjem keq, vetem me ja ba qejfin se kishte drejte...

interesant: PER inat dhe me ja ba qejfin...Po te kthej gjegje se tash po me vjen keq per ty...Une jam racionale dhe iracionale.JAM ne pozicion racional dhe kam kulturen e argumentat e duhun sot kur mendoj shqipnin.E Pranoj 2- nacionalitetin-identitetin,ne kushte te tjera edhe per ty.PROBLEMI qendron po ta shpjegoj me shemull te thjesht:nuset prej rrethinave te shkodres jan martu me sllav-malazez.mgjth ne jena ata qi na kan shtyp(nuk a e vertet ajo se paska pas shkolla shqip ma par atje ne M ZI pasi un kam njerz ne ULQIN DHE baben e nan tererzes shkijet e malit te zi e kan helmu pse ka dasht me hap shkoll shqip)un (shqiptarja tolerante-naive)tham po mir mar martesa bashkon etj po malziu i thot vajzes se varfen un te martoj ty po ti ke me ndryshu IDENTITET..nese E KE VERA bane svetllana...Pra un nuk jam si ti iracional pasi normalisht ty te terhek gjaku e keq prej njerzve te babs nuk ke pas...Un per te miren e KOMBIT I THAM JO DEPERTIMIT TE propogands sllave,gr te tyne te interesave dhe shkaut nuk i BESOJ dhe per ket kam arsy qofte ne lidhje me mal i zi -ks apo atyne shkjave te maqedonis serbis e rusis pasi slajn rast pa e tregu ANMIQSIN ndaj nesh.kshu qi ju mund te vazhdoni lirine kjo sdo me than edhe pse e doni shkodren ne menyren tuj,se e din ca a e mir per shkodren,KS,apo shqipnin qi ka nje identitet te dobet nacional dhe e percame smund ti lejojm vedit shkolla serbe greke etj UJKU QIMEN E NDERRON po zakonin mse harron



hhahahahaha ujku qimen e nderon por zakonin se harron .....



Back to top
belgium
Fri May 09 2008, 01:33am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
belgium ka shkruar:

shehrezade ka shkruar:

edhe une per inat pergjigjem keq, vetem me ja ba qejfin se kishte drejte...

interesant: PER inat dhe me ja ba qejfin...Po te kthej gjegje se tash po me vjen keq per ty...Une jam racionale dhe iracionale.JAM ne pozicion racional dhe kam kulturen e argumentat e duhun sot kur mendoj shqipnin.E Pranoj 2- nacionalitetin-identitetin,ne kushte te tjera edhe per ty.PROBLEMI qendron po ta shpjegoj me shemull te thjesht:nuset prej rrethinave te shkodres jan martu me sllav-malazez.mgjth ne jena ata qi na kan shtyp(nuk a e vertet ajo se paska pas shkolla shqip ma par atje ne M ZI pasi un kam njerz ne ULQIN DHE baben e nan tererzes shkijet e malit te zi e kan helmu pse ka dasht me hap shkoll shqip)un (shqiptarja tolerante-naive)tham po mir mar martesa bashkon etj po malziu i thot vajzes se varfen un te martoj ty po ti ke me ndryshu IDENTITET..nese E KE VERA bane svetllana...Pra un nuk jam si ti iracional pasi normalisht ty te terhek gjaku e keq prej njerzve te babs nuk ke pas...Un per te miren e KOMBIT I THAM JO DEPERTIMIT TE propogands sllave,gr te tyne te interesave dhe shkaut nuk i BESOJ dhe per ket kam arsy qofte ne lidhje me mal i zi -ks apo atyne shkjave te maqedonis serbis e rusis pasi slajn rast pa e tregu ANMIQSIN ndaj nesh.kshu qi ju mund te vazhdoni lirine kjo sdo me than edhe pse e doni shkodren ne menyren tuj,se e din ca a e mir per shkodren,KS,apo shqipnin qi ka nje identitet te dobet nacional dhe e percame smund ti lejojm vedit shkolla serbe greke etj UJKU QIMEN E NDERRON po zakonin mse harron



hhahahahaha ujku qimen e nderon por zakonin se harron .....






DAKORD ZONJUSHE FITON MAGJORANCA .....NA FALNI!
Back to top
L - N
Mon Oct 20 2008, 06:17am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Shqiptarët janë si i don armiku”

Nga Ndue Ukaj

At Gjergj Fishta e shkroi satirën “Nën hajat të parrizit” më 1914. Pikërisht në kohën e tensioneve të mëdha nacionale shqiptare dhe vlimeve të shumta ballkanike, kur jeta e përgjithshme nacionale karakterizohej nga një kaos i vërtetë. Kjo satirë e fuqishme, e përshkuar nga diskursi sarkastik i ashpër, sado e shkruar afërsisht një shekull më parë, me idetë themelore të saj korrespondon thellë me të sotmen nacionale, sikundër në Kosovë, po ashtu në Shqipëri e hapësira të tjera shqiptare. Edhe pse si rezultat i ndryshimeve të natyrshme, problemet nacionale shqiptare, në planin e jashtëm politik nuk janë identike me ato të që ishin para një shekulli, ndërkaq qenësisht, problemet e brendshme të jetës sonë praktike s’kanë ndryshuar fare. Madje, nëse e kontekstualizojmë satirën e Fishtës brenda hapësirave të sotme shqiptare, shohim se idetë, të cilat i artikulonte autori, janë krejtësisht identike dhe konotojnë fuqishëm me botën e sotme shqiptare, edhe përkundër kësaj diference të madhe kohore. Artikulimet e Fishtës mund të lexohen si artikulime të shkruara për receptuesin e sotëm shqiptar. Leximi i kësaj satire, sidomos në ditët e sotme, kur shqiptarët shkojnë dhe i bëjnë lavdi marrëzisë, krimit, diktaturës, dhunës, do të mund të ndihmonte shumë për të njohur e rinjohur probleme të ashpra të jetës sonë nacionale, që janë bërë diga të fuqishme që pengojnë në rrugën e konsolidimit dhe përparimit si komb. Mbi të gjitha, leximi i kësaj satire të shkëlqyer të shkrimtarit tonë brilant mbetet alternativë shembullore për të zgjedhur rrugë të shëndosha dhe progresive, në vend të atyre që ndërtojnë idhuj krimit e marrëzisë.

Personazhi Shën Pjetri në derë të Parrizit mediton për fatin e shqiptarëve dhe ky fat është i mbuluar nga një tis i zi dhe absurd. Duke biseduar me Djallin dhe Skënderbeun ai thotë se “shqiptarët janë çorodit krejt”, apo në trajtat e tjera tragjike “kanë dal faret”, prandaj as që iu shkon mendja të trokasin në derë të parrizit për të kërkuar shpëtimin. Pikërisht për këtë Shqipëria s’e gjen shpëtimin. Në këtë mënyrë, shqiptarët luajnë pavetëdijshëm lojën e djallit. Të paftë për të udhëhequr, për të pas lider të fuqishëm, të ndarë e përçarë, shqiptarët heroin e tyre, Skënderbeun, e kanë në fjalë e në libra dhe jo në zemër. Sa trishtueshëm klith teksti i Fishtës! Po për këtë, ata kanë devijuar dhe as që kanë mendjen të trokasin në derën e parajsës për të kaluar nëpër katharsisin e domosdoshëm në rrugën e lartësimit si komb, të cilin Fishta e shpreh si intencë qëllimmirë të kësaj satire.

Teksti i Fishtës nënkupton tragjiken e shqiptarëve që kanë humbur parajsën, prandaj me artin e satirës troket në ndërgjegjen e çiltër: ata duhet të rikthehen në këtë derë simbolike për të gjetur shpëtimin për Shqipërinë. Teksti i kësaj satire të ngjeshur me mendime socio-politike, ndërtohet nëpërmjet një bisedë dramatike për fatin e zi të shqiptarëve, mes tre personazheve, të cilët bartin kuptime të fuqishme simbolike e semantike: Shën Pjetri, Skënderbeu dhe Djalli. Shën Pjetri, figurë që shpreh një kod religjioz e kulturor, është rojtarit i derës së Parajsës, prandaj ai shpreh habinë, pyetjen e dilemën pse shqiptarët nuk trokasin një kohë të gjatë në derë të parajsës. Dhe kështu Fishta sikundër riciklon reminishencën e mbuluar nga shtresat e mjegullta, nëpërmjet simbolikës së moralitetit. Kjo reminishencë përçon kuptime ambivalente. Autori këtu godet fuqishëm përmes sarkazmës së thellë ata shqiptarë që nuk e duan pendimin, ata që s’pendohen. Dhe kështu ata as që duan ta zgjedhin rrugën e mirë të përparimit nacional, por përkundin verbërisht të këqijat dhe hijet e zeza që vërtiten mbi tokat shqiptare. Kjo ndodh, ngaqë, siç del nga dialogu i Shën Pjetrit, shqiptarët janë pre e veseve të këqija, tradhtisë, krenarisë së madhe, koprracisë, rrenës, patriotizmit të rremë, adhurimit të gabuar. Kur lexojmë këto implikime që ngërthen teksti i Fishtës, nuk mund të mos shtrojmë sot pyetjen e dilemën e madhe: A nuk korrespondon kjo sekuencë trishtueshëm me aktin më të çoroditur dhe më të marrë që ndodhi para pak ditësh në Prishtinë, ku struktura politike pretendojnë ta rehabilitojnë diktaturën e egër të Enver Hoxhës? Shqiptarët në vend që të trokasin në derë të parrizit dhe të hyjnë në procesin e spastrimit, katharsisit të domosdoshëm për të filtruar idealet, ata bëjnë të kundërtën, shkojnë dhe ndërtojnë tempuj imagjinarë, ku i përkulen verbërisht diktatorit më të çmendur që ka njohur historia. Në këtë mënyrë ata enden kotësisht në një labirint të tmerrshëm të këqijash pa fund.

Dialogu i Skënderbeut më Djallin përshkohet nga tone dramatike, ku shpërfaqet një realitet i vrazhdë shqiptar. Ndërsa kulmi i tij arrihet, kur djalli i thotë Skënderbeut se emri i tij është në libra, por nuk dihet, nëse është në zemër të shqiptarëve. Klithma se Skënderbeu nuk është në zemrat e shqiptarëve, mbetet një klithmë tragjike.

Diskursi i ashpër satirik i Fishtës në fund të këtij teksti shpërthen në një paradoks të papritur dhe tekstit i jep një përfundim shpresëdhënës. Bisedën dramatike mes Djallit dhe Skënderbeut e ndërpret Shën Pjetri, i cili thotë se “për inad të Djallit dhe Shqiptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kombë me nder e me lumni”.

Leximi i kësaj satire një shekull pas dhe nxjerrja e kaq shumë problemeve identike në jetën tonë, nuk ka se si të mos të të tronditë. Dhe për fund nuk ka se si në Prishtinë, adhurimi i figurës së Enver Hoxhës mbetet ngjarja më ogurzezë që vërtitet mbi tokat shqiptare tash e dy dekada. Prandaj, sot, kemi nevojë më tepër së kurrë ta rilexojmë Fishtën e madh. Ngase vepra e tij është një referencë e fuqishme, e cila vërtet mund të të ndihmojë në çdo kohë. Sidomos, në kohë të vështira.

* Titulli është një varg nga satira “Nën hajat të parrizit” e Gjergj Fishtës.

Marre prej Gazetz Tema Online


Menova se ne kyt teme e ka venin ky analizim i problemeve qe shqiptari s'po din me perballu e kurr s'po din me msu.


[ Edited Tue Sep 01 2009, 04:32pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 05 2008, 07:38am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Bashkimi kombëtar

Nga Mehmet Kraja

Këtu e dhjetë vjet më parë, ende pa filluar beteja finale e luftës së fundit në Kosovë, njëri nga prijësit e atëhershëm të UÇK doli e tha se lufta në Kosovë bëhej për bashkim kombëtar. Vetë UÇK dhe klasës politike kosovare, në periudhën vijuese, iu desh shumë mund ta korrigjonte “gafën e paqëllimshme” të këtij “eksponenti nacionalist”, në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare t’i hiqte sadopak dilemat rreth Kosovës dhe, në mënyrë të veçantë, ndaj UÇK. Që atëherë ky “eksponent nacionalist” i UÇK, pavarësisht nga postet që ka zënë dhe nga funksionet që ka ushtruar, vazhdon të konsiderohet njeri me dije të mangët politike, ndërkohë që ideja e bashkimit kombëtar, që dhjetë vjet e këndej, është vënë nën një embargo të fortë dhe më shumë është bërë objekt talljeje për humoristët sesa një temë që duhet diskutuar me seriozitet, me dije dhe akribi politike. Natyrisht, kësaj gjendjeje i ka kontribuar më së shumti situata në të cilën u gjend Kosova në përfundim të luftës dhe menjëherë pas saj, ndërhyrja e NATO-s, protektorati i OKB, vëzhgimi i kujdesshëm i bashkësisë ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, lidershipi kosovar, i cili duhej t’i rrëfehej bashkësisë ndërkombëtare jo më për bëmat politike, por edhe për ëndrrat që guxonte t’i shihte. Në një atmosferë të këtillë, bashkimi kombëtar u bë temë e ndaluar pothuajse për të gjithë, madje edhe më keq se kaq, një subversion, një ide që prodhon negativitete politike, një opsion politik që Kosovën e vë në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe miqtë e saj më të mëdhenj. Konsekuenca e kosovarëve në këtë pikë është e pashembullt, është lapidare. Ta zëmë, edhe atëherë kur ndonjë analist i huaj në mënyrë evazive e paraqet si të rrezikshëm opsionin e ndarjes së Kosovës për shkak të prishjes së balancave rajonale, kosovarët nuk dalin të thonë në mënyrë sado perifrastike se një ndarje e këtillë do të rishtrojë pashtyshëm çështjen shqiptare në Ballkan dhe ristrukturimin politik të hapësirave ku jeton ky popull. Pra, thënë me një fjalë, kosovarët nuk duan ta përdorin argumentin e bashkimit kombëtar, as atëherë kur ai paraqitet i imponuar nga faktorët e tjerë rajonalë ose ndërkombëtarë. Ky kujdes kaq i madh për konstruktivitet nuk është natyrë e jona, përveç nëse e pranojmë faktin se, ndërkohë, ka ndodhur një “tredhje mendore”, e cila jo vetëm që na ka bërë inferiorë në ide dhe opsione politike, por na ka bërë edhe ta pazakonshëm, madje të tillë që të mos e njohim veten as në pasqyrë.

Në të vërtetë, sa i përket Kosovës, çështja e bashkimit kombëtar aktualisht duhet të shtrohet pak më ndryshe, në përputhje me pragmatizmin e sotëm politik, larg nga skemat tradicionale dhe idetë e mjegullta romantike. Problemi fokusohet në një pikë: A kanë shqiptarët potencial real të mbajnë dy shtete dhe të participojnë në mbajtjen e një shteti të tretë? Ose, pak më ndryshe: A ka Kosova resurse dhe kapacitete të mbajë shtet? Po të shtrohej kjo çështje në një të shkuar jo shumë të largët, përpara se Kosova të bëhej shtet, keqkuptimet do të ishin të mëdha, katastrofike. Tani, kur procesi i bërjes së Kosovës mund të quhet i përfunduar, ose në përfundim e sipër, njerëzit kanë të drejtë të mendojnë për perspektivat dhe të ardhmen e tyre, për të ardhmen e shtetit të tyre, në një kohë që ky shtet, që në fillimet e tij, jep shenjat e një vazhdimësie fataliste me Shqipërinë e fillimit të shekullit XX, kur Konica, i mbërthyer nga zhgënjimi, thoshte se Shqipëria u bë e tillë, që t’ua plaste zemrën atyre që e deshën më së shumti. Në këtë trajektore historike me një shekull në mes, Kosova me Shqipërinë kanë ngjashmëri të madhe, me një ndryshim se bashkësia ndërkombëtare (siç iu themi me eufemizëm atyre që e kanë marrë përsipër të na nxjerrin në stom të lumit, pa u mbytur) kësaj radhe është treguar më e kujdesshme me shqiptarët.

Por, ta lëmë historinë, sepse diskutimi për të gjithmonë krijon mjegulla. Puna është e thjeshtë dhe përgjigjja duhet të jetë e qartë: Kemi apo nuk kemi resurse dhe kapacitete për të mbajtur shtet? Sepse, shteti i Kosovës ende duket si koncept idealist, në një kohë që ne tashmë kemi zbritur nga idealizmi në pragmatizëm dhe Kosovën nuk e shohim më si sakrificë, por si hapësirë reale për jetë sa më të dinjitetshme. Që të bëjmë jetë të dinjitetshme, Kosova nuk na e jep këtë mundësi, nëse nuk e rrjepim tokën e saj deri në ka të zi. Kjo ka të bëjë me resurset. Po kapacitetet? A kemi kapacitete politike në radhë të parë për të mbajtur shtet? Uluni dhe mendoni njëherë dhe do të shihni se kapacitetet politike të Kosovës janë minore, të pamjaftueshme edhe për një protektorat të gjithmonshëm ndërkombëtar. Po kapacitetet institucionale? Shikoni përreth, vëreni gishtin ku të doni dhe do të shihni se asnjë institucion i Kosovës nuk funksionon jo më në përputhje me standardet evropiane, por as me standardet tona të shkokërdhavta. Po kapacitetet intelektuale? Llahtarisht të dobëta dhe të paqëndrueshme: një shtresë shoqërore e ekzagjeruar, me profesorë universiteti që kanë nivelin e mësimdhënësve të shkollave të mesme, me inxhinierë që kanë nivelin e teknikut të makinerisë, me mjekë që kanë nivelin e teknikut medicinal. Kjo është pasqyra pak e përmbysur, por reale e Kosovës.

Atëherë, çfarë duhet të bëjmë? Ndoshta është koha të hapim diskutimin për bashkimin kombëtar, si unifikim të potencialeve dhe kapaciteteve, pra jo si idealizëm politik-historik, por si pragmatizëm dhe realitet jetësor, si rrugë, mbase e vetmja, për të shpëtuar nga një dështim me përmasa të mëdha.

Marre pej Gazets Tema Online


[ Edited Tue Sep 01 2009, 04:33pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 01 2009, 04:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSh) me nji e-mail njofton adresat se e ka mbajt me 29 dhe 30 Gusht tryezën e tretë të rrumbullakët.

Ne e-masil thuhet se tryeza e parë asht mbajte para 1 viti n’Tiranë, kurse e dyta para 6 muejsh n’Prishtinë, dhe kjo e treta keto dite n’Shkup.

Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSh) me nji e-mail njofton adresat se e ka mbajt me 29 dhe 30 Gusht tryezën e tretë të rrumbullakët. Ne e-masil thuhet se tryeza e parë asht mbajte para 1 viti n’Tiranë, kurse e dyta para 6 muejsh n’Prishtinë, dhe kjo e treta keto dite n’Shkup.

E-mail njofton se Artan Grubi perfaqesoi Lëvizjen Qytetare ZGJOHU nga Shkupi, Leart Kola Lëvizjen MJAFT! nga Shqipnia, Albin Kurti Lëvizjen VETËVENDOSJE! nga Prishtina, Belgzim Kamberi Këshillin për të Drejtat e Njeriut nga Bujanoci, Edlira Çepani rrjetin e studentëve shqiptarë në botë ASAN, Adri Nurellari Institutin Liberal Shqiptar dhe Gentian Sala Klubin Kombëtar.

E-maili njofton se u iniciuen ide per nisjen e fushates për konsumimin e produkteve shqiptare me moton “Blej SHQIP”, per tubime publike nëpër universitete shqiptare në vjeshtë (kësaj radhe në Kosovë), per shenimin e 101 vjetorit te Kongresit të Manastirit me 22 Nandor, per shenimin e Dites se Flamurit me 28 Nandor, per inicimin e çashtjes se dyshtetësisë për shqiptarët jashtë Republikës së Shqipnise....

© Copyright 2009 - Rrokum TV - -email-


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2843 sec, 0.0799 of that for queries. DB queries: 61. Memory Usage: 3,123kB