Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Pse shqipnia a komb pa komb....
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Sep 16 2009, 10:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjykatës nga BE për dënimin e shqiptarëve në Maqedoni

Shkup - Forumi IGFM në Maqedoni ka njoftuar se ekspertë dhe përfaqësues të drejtësisë nga Gjykata e Strasburgut kanë konfirmuar ardhjen në Maqedoni, ku në mesin e tyre do të jetë edhe një përfaqësuese shqiptare, por nga ana e kësaj gjykate.

Së shpejti përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Në mesin e tyre është edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Ata më kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e Maqedonisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Forumi Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) me seli në Frankfurt të Gjermanisë. Kjo organizatë kohë më parë i ka dërguar pranë Gjykatës së Strasburgut rastet e njohura të dënimit me qindra vite burg të shqiptarëve në Maqedoni.

“Lëndët janë pranuar nga Gjykata e Strasburgut dhe se së shpejti përfaqësues të këtij institucioni të drejtësisë do ta vizitojnë Maqedoninë, për të grumbulluar fakte dhe informacione shtesë për këto lëndë, saktësisht për Rastin e Sopotit, Brodecit, dhe Manastirit”, ka theksuar Idriz Sinani, nga përfaqësia e IGFM-së në Maqedoni.

Rasti i Brodecit dhe Sopotit janë të njohura për opinionin, ndërsa rasti i Manastirit ka të bëjë me një rast të montuar për vrasje, ku si të akuzuar dhe të dënuar me nga 12 vite burg janë vëllezërit Klenja nga Manastiri.
Kryetari i IGFM në Maqedoni, Idriz Sinani ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA se këtyre ditëve ka marrë një telefonat nga Strasburgu përmes së cilës është konfirmuar se kërkesa për shqyrtimin e lëndëve të lartpërmendura është pranuar, por se nevojiten informacione shtesë.

“Së shpejti përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Në mesin e tyre është edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Ata më kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e vendit”, ka nënvizuar Idrizi.

Prania e përfaqësuesve të gjykatës ndërkombëtare do të nxjerrin fakte dhe dëshmi lidhur me këto raste, që u ndoqën me dënime të larta për shqiptarët, të akuzuar për vepra terroriste. (ina/start)

Copyright 2009 © GazetaStart.com

Per mu njekja e ktij lajmi te keq per mare Shqiptart prej Europs vetem me ban mu ni shum keq e mezi po pres me nigju perfunimin e saj, nejse s'munem me nejt pa shpreh se asht marre me prit Erupiant me zgjell hallet e problemet Shqiptare qe kan te bajn me qeshtjen shqiptare. S'po shtoj gja tjeter se itash jam i rrevoltum e noshta po shprehem keq karshi klas politike marshqiptare ne trojet Shqiptare e kastan e pruna kyt shkrim te kjo teme.



- Deklarate skandaloze e presidentit Ivanov: Ne Maqedoni nuk ka teritore shqiptare

21:55/15.09.09

Presidenti I FYROM, Ivanov Ka bere nje deklarate skandaloze dhe fyese per shqiptaret dhe komnib shqiptar. Ai ka mohuar ekzistencen e trojeve shqiptare brenda shtetit maqedonas. Sipas Ivanov, teritori I FYROM eshte 100 perqind Maqedoni. Domethene edhe Tetova, edhe Struga, edhe Gostivari edhe Shkupi etj nuk jane teritore shqiptare, por maqedone. Deklarimi eshte bere ne zyrtarisht ne Berlin ne nje conference nderkombetare. Duke ju pergjigjur ambasadorit grek, Ivanov ka thene se vendi i tij zoteron 39 perqind te Maqedonise se hershme. Por sipas tij, ky 39 perqindesh eshte 100 perqind maqedoni dhe asgje tjeter. Sipas Ivanov, shqiptaret jane mysafire ne teritorin dhe toke maqedone dhe jo ne trojet e tyre.

|||Lajme.Net|||

Hahahahahahahaha se paskam dite se Presidenti i shtetit fantazem te quajtun Maqedoni na mroka historine e vjeter Maqedonse me master, me bahet qefi qi sllavt e Maqedonise anrrojn me adoptu civilizimin e Maqedonise t'vjeter si t tynen e nuk shof asnji lloj problemit me nryshimin apo asimilimin komtare sllav ne nji shtet se supozum ish Maqedonas por ca nuk kuptoj asht se pse kan problem me shqiptart e se pse vazhdojn me mohu te drejtat e deri ne egzistencen Shqiptare, s'habitem qi kta sllavt e ardhun prej stepeve te Aziz qe dojn me thirr vedin Maqedonsit e vjeter ba me nryshu mene e me fillu me thirr vedin Trak, apo Dacian, nejse s'habitem ba me fillu me pretendu se jan pellazgt e vjeter se s'ju ka met tjeter gja pa pretendu.

Nejse nuk asht gja mu cudit kur historiant shqiptare flejn e merren me ngatrresa e me paragjykime med vedit

Nejse nuk asht gja mu cudit kur klasa politike Shqiptare s'menet me eduku vedin me vu kombin si trup para cdo gjaje, por jan ma te shqetsum me zan naj karrike e me fitu familiarisht





[ Edited Fri Oct 23 2009, 07:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Oct 23 2009, 07:38am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përse feja e shqiptarit sot asht interesi vetjak


(Dërguar më: 22/10/09) Kiço Blushi

Vazhdon procesi i varrimzhvarrimeve në Shqipëri. Këtë politika e quan thellim të mëtutejmë të demokratizimit. Vetëm se kësaj here varrim-zhvarrimet i nxorëm jashtë Shqipërisë, në Indi, në SHBA dhe në Francë, natyrisht për qëllime vetjake e aspak kombëtare. Vetëm India lëvizi nga vendi, u trondit nga themelet dhe më në fund, u detyrua të deklarojë: jo, ne indianët nuk e japim Nënë Terezën! Ndërsa, Kisha Ortodokse shqiptare në Amerikë ende nuk ka bëzajtur për eshtrat e Nolit, ashtu si u shpreh Kisha Katolike në Tiranë për eshtrat e Nënë Terezës…Një rrokopujë eshtrash të të vdekurve ka rinisur ndër ne me një tërsëllimë të habitshme mediatike! Kush e kush të përfitojë e të nxjerrë dhjamë edhe nga pleshti, në rastin konkret nga eshtrat. Taborri i Leka Zogut shfaqi sakaq ngazëllim, por ama kërkoi që bashkë me eshtrat e Zogut të rivarrosen në një mauzole të përbashkët familjar edhe eshtrat e motrave të Zogut, të nënës, të dajës, etj. Pra, që nga bërja hajmali e eshtrave të Skënderbeut e deri te hedhja e eshtrave të Fishtës në lumë kaluan disa shekuj, por me sa duket, edhe në këtë shekull, pas zhvarrimeve të udhëheqësve komunistë, ne shqiptarët do të bëjmë politikë-eshtrash, d.m.th, do të nxjerrim përfitime edhe me varrim-zhvarrimet e të vdekurve, pse jo, edhe të të gjallëve…!

Me gjasme pra, do të vijnë së jashtmi në atdhe eshtrat e Nolit dhe të Nënë Terezës, etj, etj., e paskësaj krerët shqiptarë do të lumturohen, sepse do të rishkruhet më në fund historia, do të vihet në vendin e merituar nderi (apo menderi, sipas disave?) kombëtar, figurat e shquara të kombit do të prehen në tokën amë, meqë do të vendosen në panteoni e kështu, më në fund, do të konsolidohet edhe më tepër sistemi demokratik…Sepse, bëhet sikur besohet (në fakt kjo është një tjetër shtirje!) që me varrim-zhvarrime të njëpasnjëshme e spektakolare mund të kryhet dekomunistizimi i mendësisë së shqiptarëve... gjë që do të thotë se kësisoj ne do të lajmë përfundimisht edhe shpirtin, edhe mëkatet, edhe fytyrën nga e kaluara e jonë e pistë!

Askush nuk pyet pas kësaj politike të shtirosur: sa janë ata qytetarë të rrjedhur që do ta hanë dhe do ta besojnë këtë farsë të radhës me eshtra e varrim-zhvarrime? Tek e fundit, kjo do të thotë se në Salistanin tonë demokratik punët po shkojnë aq mbroth, sa nuk kanë mbetur më halle e probleme të tjera për të zgjidhur (për të gjallët, kuptohet), përveç ca varrim-zhvarrimeve të njerëzve të shquar që janë hapërdarë nëpër botë… Me sa duket, me “kodin e vdekjes” do të kyçen dhe do të varros-zhvarrosen njëherë e mirë edhe kodet e pazgjidhura të të gjallëve të sotëm!

Nuk lipset të kesh shumë mend e kulturë për të kuptuar se vetëm të pafetë, udhëheqësit pa din e pa iman, pa besë e pa turp, mund të bëjnë allishverish politik me të ashtuquajturin kod të vdekjes, duke bërë propagandë edhe me kokallat e të shquarve për të fituar ca më tepër nam, përjetësi e lavdi për vete! Të kërkosh të përfitosh politikisht edhe nga varrim-zhvarrimet e të shquarve, kjo është pak ta quash makabritet! Ashtu si në të kaluarën konvertimi fetar bëhej për të përfituar prona, qyl, pasurim të shpejtë, poste, ofiqe, grada, tituj, çifligje, shmangie taksash, etj, edhe sot përkatësia partiake, pushteti, emri, mbiemri, vota, nderi, lidhjet familjare e fisnore, nënshtetësia e huaj, një vizë, puna shkencore (si p.sh shkrimi i tekstit të historisë), shitja e kufijve shtetërorë, sharlatanizmi, servilizmi, klientelizmi, etj, bëhen për interes vetjak (d.m.th material). Ky “proces “, kjo “liri-demokraci”, ky tjetërsim moral nuk kryhet më me turp e drojë, as tinëz, përkundrazi, me bujë e krenari!

Ra ky mort moral dhe ne nuk e shohim dot veten dhe njëri-tjetrin në pasqyrën e së vërtetës; sepse, teksa sot të hedhim eshtrat në lumë, nesër të nderojmë e të quajmë nder i kombit! Nëse dje të ngritëm monumentin në mes të Shkodrës e të shpallëm hero, sot të hedhim te vendi i plehrave; nëse dje Nënën Terezë e quanin…sot po ata e quajnë shenjtore; nëse dje u bëre ministër prej filan partie, sot je kundër saj meqë të nxorën nga lista; nëse dje të zgjodhën kryetar partie, sot nuk e lëshon partinë dhe postin sikur të bëhet qameti; nëse dje quheshe Murat, sot quhesh Mihal; nëse dje cilësoheshe tradhtar, kolaboracionist, sot je patriot…Ec e mos beso paskësaj se feja e shqiptarit sot nuk është përfitimi vetjak, i çastit, me çdo çmim e me çdo kusht!

Nuk ka shqiptar, sadopak të kulturuar, që nuk e di dhe herë pas here, nuk e përmend me mburrje, si një vlerë të çmuar e të veçantë mbarëkombëtare thënien e famshme të Vaso Pashës: “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Por, a është bërë ndërkohë shqiptarizmi për ne një mbi-fe? A mos vallë përvoja e hidhur, zhgënjimet e njëpasnjëshme, dështimet historike, po edhe ato aktuale e kanë bërë interesin vetjak një fe sunduese, ndonëse të pashpallur?

Nuk ka dyshim që kjo frazë lapidare ka ndikuar rrezëllitshëm në Rilindje, e sidomos në pas Rilindje, në dobi të ringjalljes së ndenjës kombëtare, pasi si komb ne kemi pas qenë nëpër shekuj të shkërbërë, nën trysninë e asimilimit e synimit shfarosës prej fqinjëve, të cilët më parë se ne kishin formuar shtetin e tyre kombëtar, e për më tepër, ishin edhe më të privilegjuar, për shkak se ishin një komb-një fe, krejt ndryshe nga ne, që jo vetëm nuk kishim një shtet amë, që të na mbronte e të na njëjtësonte, po qemë edhe të hapërdarë sa andej këndej nëpër territore të huaja, e ca më keq akoma, edhe me/nëpër disa fe...Ndaj, nuk është mëkat të pranohet se fjalia programatike:”feja e shqiptarit asht shqiptaria” ka përjashtuar qëllimisht rolin e pazëvendësueshëm të tri feve si një mekanizëm rregullator i domosdoshëm që do të shërbente për mbrothësim e njëjtësim të shoqërisë, të unitet-bashkimit, të moralit e të vetëdijes, d.m.th, të raporteve të ndërsjella, sa solidare aq edhe humane mes bashkëkombësve, si dhe të nacionalizimit të njëmendtë të shpirtit të shoqërisë...

Fatkeqësisht, ky proces nuk ka ndodhur tek ne normalisht e vijimësisht për shkak se nuk ishim një komb-një fe… Ndaj, në pamundësi që këtë rol kombëtar ta merrnin e ta kryenin përsëmbari të tri fetë së bashku, nga rilindasit u gjet mençurisht kjo zgjidhje, që është më shumë pragmatike, se ideologjike: përjashtimi i të tri feve nga ky funksion për të ngjallur sa më shpejt, dhe natyrisht, edhe me sa më shumë efektivitet frymën kombëtare të mohuar ndër shekuj nëpërmjet emfazës poetike, e pse jo, edhe folklorike. U tentua kësisoj të realizohej e të zëvendësohej ajo që në dy mijëvjeçarë, në disa qytetërime dhe për më tepër edhe pavarësisht nga sistemet politike, nuk ka qenë e mundur të kryhet veçmas as nga heronjtë kombëtarë, e më vonë, as nga partitë dhe liderët e tyre, që pa mbështetjen e feve kombëtare të mundësonin ngjizjen dhe mbajtjen gjallë të kombeve…

Janë të pafundmë shembujt, deri edhe te kamikaxet e kohëve tona, që provojnë se vetëm fetë, përgjatë dy mijë vjeçarëve kanë bërë të mundur të bindin qeniet njerëzore se mbi gjithçka ja vlen të sakrifikohet edhe jeta, d.m.th, ja vlen të vesh interesin e përgjithshëm dhe interesin kombëtar mbi interesin vetjak, nëse këtë sakrificë e bën për një bindje e për një besim, në rastin konkret, fetar...Por, shqiptarët, duke u distancuar nga roli kombëtar i fesë, në të vërtetë u bënë më shumë laikë se fetarë, të pafe, se besimtarë… Kur interesi fetar është në mënyrë të natyrshme i njëjtësuar me interesin kombëtar, kjo e bën kombin, shoqërinë, njeriun dhe më pas edhe shtetin të jenë të pathyeshëm! Kurse tek ne marrëdhënia e individit me shtetin ka qenë e dobët, edhe pse marrëdhënia e shqiptarit me besimin fetar ka qenë e brishtë.

Dihet që diktatura shqiptare, si më e rralla e më origjinalja në botë, tentoi ngulshëm të shkulë me rrënjë e me degë fenë, duke i dhënë thënies së Vaso Pashës një karakter jo mbi, po antifetar, ndaj e pati shumë për zemër formulën “feja e shqiptarit asht shqiptaria”, sepse me sa duket i shërbente si motivim dhe si një “amanet” që vinte nga rilindasit për të shembur nga themelet kishat dhe xhamitë, (“mos shikoni kisha e xhamia”…) Pra, edhe diktatura u përpoq me një mijë e një mënyra të bindte shqiptarët sa i nderuar dhe i vlefshëm për shoqërinë e përjetësinë do të ishte bash ai njeri që bëhej kamikaxe, d.m.th, që pranonte të vinte interesin e përgjithshëm mbi atë vetjak, natyrisht për ideologjinë e saj...

Pas përmbysjes së diktaturës ne pamë se ky synim i makinës së fuqishme mediatike të saj e paskësh denatyruar dhe shfytyruar “njeriun e ri” deri në atë shkallë, sa për hir të së vërtetës - kjo duhet pranuar, pavarësisht se sa e hidhur mund të duket - shqiptari i sotëm, edhe pse jeton në liri e demokraci, për fat të keq po detyrohet të besojë se sukses mund të kesh vetëm po të vesh interesin vetjak mbi gjithçka! Nëse qytetari fetar, veç ligjeve respekton edhe dogmën fetare, laiku respekton ligjin dhe shtetin, njeriu i pafe respekton vetëm mbijetesën, përfitimin e atypëratyshëm vetjak, makutërinë dhe amoralitetin. Për këtë arsye, njeriu i pafe, njeriu që quhej nga të parët pa din e pa iman, në çdo kohë e në çdo sistem, veçanërisht në demokraci, i ngjan një kafshe të rrezikshme, dëmsjellëse, antishoqërore, pak ose aspak humane e përherë e paparashikueshme.

Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve pushtetet dhe shtetin tonë e kanë drejtuar të pafetë, ata që me kodin e vdekjes vijnë dhe qëndrojnë gjatë në pushtet, ata që duke mbajtur gjallë kodin e vdekjes krijojnë bindjen te qytetarët se në këtë dynja asgjë tjetër nuk ka vlerë veç makutërisë; interesi vetjak nuk do t’ia dijë për krizën morale të shoqërisë, as për interesin kombëtar, aq më pak për hallet e komunitetit…Një i pa fe me pushtet është dyfish diktator, sepse sundon jo vetëm nëpërmjet dhunës, por edhe nëpërmjet demagogjisë dhe mashtrimit. Për këtë arsye punët na kanë shkuar historikisht keqemosmëkeq!

Pas pluralizmit dhe lejimit të besimit fetar, partitë e reja, ndoshta edhe për shkak se monizmi e kishte bërë shpërdoruar “interesin e përgjithshëm”, jo vetëm që nuk e stimuluan frymën e solidaritetit, po bënë të kundërtën, duke bindur qytetarët se demokraci do të thotë si e si të mendosh vetëm për vete, duke mos përfillur as interesat e katundit, as të pallatit, aq më pak të qytetit, e ndonjëherë as të familjes….Ky u quajt proces i domosdoshëm dekomunistizimi.

U stimulua, herë me e herë pa ligje, një kapitalizim i egër dhe barbar, ku njeriu për njeriun u bë kërcënim, ku njeriu për natyrën u bë rrezik, ku njeriu për shtetin u bë armik, ku njeriu për pronën publike u bë hasëm, ku qytetari për të drejtat e njeriut u bë indiferent…

Këto “arritje demokratike” tashmë duken sheshit. Por, çudia është se për të ndrequr këtë katrahurë morale që tashmë ka hyrë si një krimb edhe brenda familjes, nuk po ndërhyjnë as shteti, as pushtetet, as partitë, as shkolla, as mediat, mjerisht as institucionet fetare. Tek ne ka një pajtim të frikshëm me sundimin dhe yryshin që kanë marrë të pafetë….Thundra e të pafeve jo vetëm që të shtyp e të poshtëron, por ajo mban erë të keqe e nuk të le të ngrihesh… Është kjo thundër që na ka lënë e po na le të zhytur në baltën e në llucën e Ballkanit Perëndimor!

Krerët e lartë të tri feve një gjë e bëjnë mirë: presin e përcjellin politikanët e lartë në ditë festash fetare dhe pas këtyre takimeve zyrtare e publike, pas përsëritjes së “harmonisë sonë shembullore fetare”, i gjithë meraku i tyre del se …se qenka “kthimi i pronave nga shteti”… Nuk kemi parë e dëgjuar të ketë nisma e përpjekje serioze që nëpërmjet mësimeve të fesë shoqëria dhe qytetari e veçanërisht rinia të humanizohet, të pastrohet, të edukohet, të kurohet prej pasojave të globalizmit e konsumizmit, të shërohet prej sëmundjeve sociale, si droga, sida, prostitucioni, ngujimi, gjakmarrja, apo edhe makutëria e pushtetarëve e biznesmenëve…As sakrifica e Krishtit dhe as humanizmi universal i Nënë Terezës nuk po shërbejnë si një model, po vetëm si mjete propagande, sepse tek ne më shumë ndikon shembulli i përditshëm i një kryeministri të papërgjegjshëm e zullumqar, apo edhe i një të forti kokërruar të lagjes… Vetëm klerikët, pra dogma fetare, pas një vakuumi fetar, pas këtij shkatërrimi moral që kanë bërë ideologjitë, partitë dhe liderët në shoqërinë tonë, mund të ndikojnë, mundësojnë e ndihmojnë rimëkëmbjen morale….

Por, fatkeqësisht, as këtë mision nuk po e ndiejmë… Klerikët tanë merren më shumë me ngritjen e një kryqi në majë të një mali, të një xhamie në majë të një kodre, me amplifikimin në maksimum të zërit të imamëve e të kambanave, se sa me përpjekjen për të kuruar moralisht shoqërinë dhe njeriun e sotëm të traumatizuar…

Të rinjtë e dërguar jashtë për teologji, çuditërisht nuk kthehen këtu për të kryer misionin e mësipërm, po na shfaqen me ca fytyra të fondamentalizuara, gjë kjo e huaj për shoqërinë tonë, duke ndikuar kësisoj edhe në largimin e rinisë nga feja….

E pra, ra ky mort moral dhe ne ende nuk po e shohim dot as veten, as njëri-tjetrin, dhe as kombin drejt e në sy.

Kështu ka qenë, por kështu nuk duhet të jetë!

Feja sunduese nuk duhet të jetë më interesi vetjak, dhe ne nuk duhet të pranojmë të drejtohemi pafundësisht nga të pafetë! Tjetër rrugë nuk ka!

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Fri Oct 23 2009, 07:44am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Nov 21 2009, 04:42pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kali i “Antikomunizmit” tashmë ka ngordhur!

Written by Gazeta SOT

E Shtune, 21 Nentor 2009 00:00
Nga Gjon BRUÇI


Edhe pas njëzet viteve të rënies së komunizmit në vendin tonë, kali i “Antikomunizmit” nuk ka ndalur së renduri nëpër bisedat e opinionistëve e analistëve të studiove televizive, editorialëve të gazetave, memuarëve të filozofëve e politologëve, ligjëratave paneragjike të politikanëve e pushtetarëve, rezolutave të institucioneve shtetërore e gjer tribunave elektorale që për fat i kemi patur e i kemi me tepri. Ndryshe nga ajo që thuhet se “çudia më e madhe zgjat

tre ditë”, çudia e antikomunizmit dhe galopi i kalit të tij “prehistorik” plotësoi në kohë një brez njerëzor e po gatitet të nisë kohën e brezit pasardhës.
Në fundvitet tetëdhjetë, kur ra “muri i Berlinit”, simboli i rënies së komunizmit, vendet e ish demokracive popullore me pak zhurmë e me më shumë punë, ndërruan sistemin dhe pa u vonuar u futën në hullinë e sistemit për të cilin shembën “murin”. Ndryshe ndodhi tek ne. Shembjen e “murit” dhe të sistemit komunist ne e shoqëruam me djegie e pjekje të gjithçkaje që binte erë komunizëm. Gati sa nuk përsëritëm pikë për pikë “Oso Kukën”, veçse për motive krejt të tjera. Mbi “Vraninën” tonë nuk hipën të huajt, por vetë ne, gjer sa e shembëm, e shkatërruam dhe e dogjëm me gjithsej. E gjitha kjo, sipas idesë so organizatorëve, presupozonte kalim të shpejtë në sistemin e ri që na rekomanduan “dashamirët” tanë e që ne e pranuam apriori. Por ndërsa komshinjtë tanë (për nga sistemi) e mbyllën kapitullin e “Antikomunizmit” dhe ju futën punës për sistemin e ri, tek ne ky kapitull mbeti i hapur. Edhe tani pas dy dekadash slogani i “antikomunizmit” na shoqëron gjatë 24 orëve të ditës e të natës. Ujë e drita ka ndodhur e ndodh të mos kemi në një pjesë të ditës apo natës, por kurrsesi nuk ndodh të mos kemi “antikomunizëm”
Megjithëse gjatë këtyre njëzet viteve tranzicion, dy apo tri herë në vit parti politike, apo organizata e shoqata gjithfarësh kanë deklaruar se “komunizmi vdiq”, përsëri ai qerrata komunizëm është ngritur nga varri dhe na është fanepsur prapa derës, duke na diktuar kështu nevojën e luftës kundër tij. Dhe o burra me shpatë e shtizë në dorë nisim kalërimin mbi “Kalin e antikomunizmit”.

Luftëtarët e antikomunizmit në vendin tonë janë të llojeve e të kategorive të ndryshme. Duke lënë mënjanë ata që historikisht kanë qenë e mbeten antikomunistë të mirëfilltë si ish pronarët e mëdhenj, ish të persekutuarit e disidentët e ndërgjegjes etj., të tjerët janë antikomunistë të lindur në ekonominë e sotme të tregut të cilët, bash për nevoja e interesa të “tregut” kanë vendosur koracën e luftëtarit dhe me shpata e shtiza të ndryshkura qëndrojnë “si burrat” në frontin e ashtuquajtur “ Antikomunist”. Në këtë front, kategorinë kryesore e përbëjnë politikanët dhe pushtetarët të cilët, duke alternuar epitetet “komunist” e “antikomunist”, siç alternojnë karriget pushtetit, kanë mundur të qëndrojnë me sukses në politikën e ditës duke zënë qoshen e oxhakut dhe kreun e sofrës ku shërbehet koka dhe bishti i dhjamur i dashit.

Pas këtyre rreshtohen falangat e militantëve të cilët tundin flamurët përkatës dhe recitojnë sloganet që u kanë gatitur eprorët. Shumica dërmuese e këtyre militantëve, as që kanë ndonjë ide të saktë për komunizmin dhe “antin” e tij, por kanë mësuar përmendësh parullat “poshtë” dhe “vdekje” të cilat janë të vlefshme si për komunizmin dhe për çdo lloj regjimi a kundërshtari që “shefat “mendojnë e urdhërojnë për t’u sharë e sikterisur.

Por komuniteti më interesant i këtij fronti janë intelektualët (gazetarët, shkrimtarët, krijuesit, interpretuesit etj.) të cilët, ndonëse në shumicë e dinë fort mirë se “antikomunizmi” tashmë është kapërcyer, ua do puna ta mbajnë atë në rend të ditës, në qendër të bisedës e analizës, në thelb të shkrimit e të krijimit.

Nuk besoj se ka sot ndonjë intelektual, apo politikan me dy pare mend që të besojë p.sh. se Partia Socialiste ka në ideale, në program, apo në praktikat e saj ndonjë gram nga komunizmi, nga teoria, ideologjia e praktikat e tij. Është e vërtetë se ajo e ka origjinën nga PP (komuniste), por kjo “origjinë” tek Komunizmi ngjan si origjina e njeriut tek majmuni. Aq sa larg jemi ne njerëzit nga majmuni, aq larg është PS nga komunizmi.

Gjatë këtyre dy dekadave ajo jo vetëm është transformuar, por ka degraduar e degjeneruar na atë far feje sa nuk i ka mbetur as nami e as nishani nga “origjina” e saj e fillimit. Tashmë, nisur nga programi, ndërtimi, përbërja e anëtarësisë dhe praktikat që ka realizuar e realizon në pushtet apo në opozitë, gjithkush e ka të qartë se PS dhe simotrat e saj majtas apo djathtas janë parti klanesh, parti të superklasës që ka ardhur në drejtim, superklasë e cila sistemin tradicional kapitalist mundohet t’a paraqesë si kapitalizëm popullor duke i veshur këmishën e “ekonomisë së lirë të tregut”, me synimin t’i mbulojë kthetrat e zeza të shfrytëzimit me thonj fallco e gjithë ngjyra manikyrësh.

E megjithëse këto fakte shihen, konstatohen e preken çdo ditë, përsëri ndonjëri e madje dhe shumënjeri nga komuniteti i intelektualëve e politikanëve preferon ta quajë PS parti komuniste, kryetarin e saj kriptokomunist dhe anëtarësinë një “turmë komunistësh shqiptarë të inkuadruar tashmë në Partinë Socialiste”.

Ajo që tërheq vëmendjen në këtë luftë njëzet vjeçare anikomuniste, është fakti që në vijën e parë të këtij fronti, nuk janë të përsekutuarit, disidentët e kundërshtarët historikë të komunizmit, por beniaminët e tij. Të ishin të parët, d.m.th. të persekutuarit, ish pronarët dhe disidentët, çështja do të ishte normale. Ata kanë të drejtën e revanshit dhe veprimi i tyre nuk do të na habiste. Por kur ish komunisti i dy dekadave më parë bëhet sot antikomunist i thekur, kjo është më tepër se komedi. Kalemxhinjtë e mëdhenj të politikës e të letrave shqipe, që gjer dje na ushqenin papushim me ideologjinë komuniste, sot kanë përlarë flamurin e antikomunizmit dhe pa u bërë tërr syri deklarohen kampion të demokracisë borgjeze e të ekonomisë së tregut.
Si shpjegohet e gjitha kjo? Pse lufta kundër komunizmit tek ne ende nuk ka mbaruar? Si nuk u lodh ky kali i antikomunizmit shqiptar?


Të jesh antikomunist sot është detyrë dhe modë. Është detyrë për ata që e dinë fort mirë se ç’është komunizmi, sistem e rend që nuk të len të pasurohesh në kurriz të të tjerëve, gjë që do t’u prishte disave “planet” e “ekonomisë së lirë të tregut”. Ndërsa modë është për naivët antikomunistë të cilët shkojnë pas berihajit, pa e kuptuar as objektin e as qëllimin e këtij “berihajtizmi”. Por nuk e kemi fjalën për këto dy kategori.

Fjala është për rrufjanët e politikës e të letrave të cilët Antikomunizmin e tyre e kanë kalë beteje për të përfituar pasuri e privilegje, por e kanë edhe armë justifikuese për dështimet e tyre dhe të sistemit që përfaqësojnë. Revani i pandalshëm i kalit antikomunist të këtyre rrufjanëve , edhe tani pas dy dekadave, e ka shpjegimin pikërisht tek dështimet madhështore që ata kanë arritur e po arrijnë me politikat, propagandën e sistemin që kanë reformuar e po menaxhojnë. Njëzet vite nuk janë pak për të bërë një bilanc të qartë të suksesit e të mossuksesit. Ky bilanc duket sheshit se anon nga ky i fundit, nga mossuksesi, ose më saktë nga dështimi i plotë.

Njëzet vite pas instalimit të sistemit të ri të “ekonomisë së treguit” (kapitalizmit të egër popullor), jemi vendi me papunësinë më të madhe në rajon; me mbi një të tretën e popullsisë (pjesa më vitale) në emigracion të pakthyeshëm; një vend me bujqësi të paralizuar e dalë jashtë loje; me një industri inekzistente që nuk prodhon as edhe gozhdën; me një sistem arsimor të nakatosur e të çartafiluar që më shumë “prodhon” mediokra e analfabetë se sa njerëz të aftë për drejtimin e shtetit e të ekonomisë; një sistem shëndetësor komplet të korruptuar, të cilin s’ka reformë që t’a ngrejë në këmbë etj., pa përmendur krimin e organizuar e atë ordiner që na i ka mbushur burgjet kapicë dhe rekordin e korrupsionit e shtrirjen e tij në çdo qelizë të pushtetit ekzekutiv e gjyqësor, detaje këto që e radhitën këto ditë vendin tonë pas Ruandës!!! Hyrja e Shqipërisë në NATO, ose më saktë hyrja e NATOS në Shqipërinë pa ushtri; rrugët rurale të asfaltuara jo vetëm me serë, por edhe me korrupsion, apo liberalizimi i pritshëm i vizave, që ka mundësi të na vënë vizën, janë shumë pak për të justifikuar dështimet e mësipërme e që përbëjnë thelbin e jetës social shoqërore të vendit, të një vendi që quhet Republikë, por që qeveriset si një “feud privat” nga klanet familjare që marrin pushtetin.

Të gjitha këto dështime duhen justifikuar përpara opinionit, përpara “turmave”. Dhe e vetmja mënyrë e mundësi justifikimi është të akuzojnë komunizmin, i cili edhe pse e kanë varrosur me dhjetëra herë, ringjallet dhe vjen e na saboton demokracinë duke na futur sherrnajën midis politikanëve, duke na sjellur drogën e prostitucionin, duke na vjedhur jo vetëm fondet e rrugëve “patriotike”, por edhe votat e kutive të votimit etj. bidate që nuk kanë të mbaruar.

Para disa ditësh, shkrimtari i mirënjohur I. Kadare, bëri një deklaratë serioze: “Tani e mbrapa, - tha ai, - nuk do të merrem më me komunizmin”. Sipas kësaj deklarate të shkurtër, por domethënëse, ai la të kuptohej se nuk do të shkruante më për komunizmin. Siç duket, shkrimtari në fjalë pasi balancoi me të shara e sulme njëzet vjeçare lëvdatat e pakrahasueshme tridhjetëvjeçare për komunizmin, e quajti betejën të mbaruar dhe e ndali luftën. Me fitore, me barazim apo me remi, s’ka rëndësi. Rëndësi ka që ai e futi shpatën në mill dhe kjo është një sinjal i qartë për të gjithë njerëzit e letrave. Kali i “antikomunizmit” na thotë ky sinjal tashmë ka dalë nga skena, madje ai ka ngordhur. Ndaj zbrisni prej tij dhe futjuni punës për sistemin që keni zgjedhur.

Komunizmi si teori e si praktikë në mendjen , aspiratën dhe perspektivën e shoqërisë njerëzore nuk mund të shembet e të zhduket as me topa e mitraloza e as me kuaj të propagandës antikomuniste. Ai mund të shembet e të harrohet vetëm me suksesin e sistemit të kundërt të tij. Nëse sistemi i ekonomisë liberale të tregut, apo kapitalizmi i vetëquajtur “popullor” që po instalojmë, do të shënojë suksese të vërteta e jo false në të gjitha fushat e jetës social ekonomike të shoqërisë, komunizmi vdes e harrohet. Deri tani kjo “teoremë” nuk është vërtetuar. Megjithatë jemi të detyruar të “presim e të shpresojmë” - siç thotë aventurieri Edmond Dantes tek “Konti i Montekristos” së A. Dyma.

© 2008 Gazeta "Sot"


Jam dakord me pothujse shumicen e shkrimit por s'jam dakord me titullin sepse ishkomunistat udhheqin edhe sot, njerzit ma te indoktrinum qe kan shkatrru cdo celize te ktij kombi tash 64 vjet udhheqin ala (apo ma mire fmite e tyne dhe miqsia)

Po ashtu Shqipnia asht i vetmi vend ne Europe qe si ka denu krimet e komunizmit dhe autort e krimeve te deri 1991, perkunrazi shumica e ktyne kriminelave sot kane qeverine dhe komandojn partit ma te mdhaja ne Shqipni, pra kan ne dore cdo celize te ktij kombi gjysmak, se s'po jap emna se dihen se vetem emnat e ngjyrat kane nryshu se te njatit njerz me te njajtin brum jan ala qi vazhdojn me kontrollu kyt komb gjysmak



Ustallarët e vjetër dhe çirakët e rinj kthejnë në tellall Edi Ramën…

Written by Gazeta SOT
E Shtune, 21 Nentor 2009 00:00
Nga Kristo MËRTIRI


(Nga cikli “Si u “shartua” Rama në Partinë Socialiste”)

Ore babam, po të dëgjosh sot vetëm dopjokryetarin Rama, sikur të priten gjunjët nga ultimatumet demagogjike, radikale e krejt personale. Dhe sidomos kur e mbështet hazër-xhevap e me tërsëllëmë polipartiaku i shumënjohur, Ngjela, të duket se po vjen fundi i botës tek dera!, -na drejtohet supengritur miku im i vjetër, Kiço Peshtanaku, te grykat e Mezhgoran-Këlcyrës. Por mbrëmë, një moshatari im donte të më vinte në siklet. Si me shaka, filloi të

lakonte a recitonte (s’e mora vesh mirë) vetëm këtë llaf: “Partia është Rama dhe Rama është Partia”. Dhe më këshillonte të bëja durim se këtë gjë do ta kuptoj shumë shpejt edhe unë i pabinduri. Harroi i uruari, që e kisha mbledhur mendjen top qysh kur shkrepi fort shifra 93 për qind pas farsës zgjedhore në parti dhe pas asaj dite votimi (lexo: mashtrimi) për kolltukun e Kryetarit. Shifër që lemerisi dynjanë brenda e jashtë Shqipërisë sonë! Të jem i sinqertë, nuk pata durim për sqarime të mëtejshme e kokë më kokë nga ato pranë oxhakut. Krreva gjyslykët dhe një copë kartë nga xhepi, e ia këndova me zë:
“Po të shohësh sot aktivitetin politik të PS, ndjehesh i zhgënjyer dhe i
shqetësuar.

Në Parlamentin Europian bëhen tre javë debate për Shqipërinë, në PS nuk mblidhet asnjë forum për të maksimizuar veprimet tona politike. Në Bruksel mblidhen dhe miratojnë kërkesën e Shqipërisë për vend anëtar, në PS nuk mblidhet asnjë forum. Shumë institucione ndërkombëtare dhe qeveri të vendeve të ndryshme bëjnë deklarata kundër bojkotit, ndërsa në PS bëhen deklarata kush e kupton më mirë, PS-ja apo PD-ja këtë fjalë apo këtë paragraf të çdo deklarate ndërkombëtare. Pra, kemi një PS pa forume, pa analizë dhe përpunim qëndrimesh ndaj dinamikës e situatës politike. Akoma duket se sunduese është fryma e partisë së kryetarit dhe jo e partisë së forumeve…”.
Këtë deklarim publik nuk e bën një njeri a militant dosido, por vetë anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj. Ky intelektual me kontribute shumë vjeçare në atë forcë politike, mendimet e tij ndryshe nuk i mban në kasafortën e frikës dhe as nën lëkurën e ca eunukëve të pështirë që heshtjen e vlerësojnë si flori e shkuar floririt përballë mujsharit të pandreqshëm Rama. Këta mbeten si numërorë topi të përjetshëm nëpër grupe e klane rrotull Njëshit në parti, në pushtet e në opozitë. Dje, sot dhe nesër. Sa për 93 përqindëshin erërëndë, nuk kanë folur ende sot e kësaj dite. E thoshte bukur e saktë një kolegu ynë serioz : Fitoi Rama, por humbi Partia Socialiste, humbi vetë demokracia e brendshme që po rrudhoset përditë.

- Kjo shifër tragjikomike, miku im, ky “moral politik” pa din e iman që
mban gjallë, ushqen e ndërsen Njëshin e gjithëfuqishëm, arrihet me 3 rrugë : me Dhunë, me Manipulim dhe me Frikë ! Të tjerat janë broçkulla, përralla me mbret dhe pa mbret. Veprojnë bashkërisht të udhëhequr nga ustallarët e vjetër dhe çirakët e rinj, e mbi të gjitha nga mjeshtrat e Manipulimit. Në këto raste, ata vendosën në kokë një maskë “demokratike” dhe nisën yryshin që i doli herët kallaji sipas avazit “Një anëtar një votë”(?!). Fjala vjen, kur Berisha na thotë publikisht se me Ramën shpesh është marrë vesh mirë, këtu tregon të vërtetën (e ëmbël apo e hidhur qoftë). Se njerëzia nuk hanë bar në këtë Shqipërizën tonë. Konkretisht, a mund të fshihet nga kujtesa gjumi opozitar i SHPK-së “socialiste” të Edit përballë Gërdecit të djegur e të pjekur?! Dhe pas kaq kohësh, ndonjë pasanik tepër i dyshimtë (dje në PD e sot në PS) të cilit Dopjokryetari i dhuroi mandatin e deputetit, na del në ekran dhe telikoset për të mbrojtur e shfajësuar me sadopak djallëzi “bamirësin” e vet në kokën e partisë (?!). Dhe nuk guxon të thotë të paktën ndonjë fjalë për ato gra e nëna gërdecare fatzeza dhe të veshura korb të zeza, që rendin frymëmarra nëpër dyert e Prokurorisë e të Gjykatave zemraakull. Përshembull, kur Dopjokryetari flet e bërtet për lirinë e demokracinë partiake, duke u tundur e shkundur prapa shifrës mashtruese 93 për qind (shifra më manipulative që ka parë historia e PS-së), përse e mban gojën kyçur për mosvotimin e rrëzimin e Platformës vetiake në vjeshtën e 2005-ës? Përse nuk guxon të na bëjë me dije se si u “zgjodh” e u “përzgjodh” brenda asaj nate duke u gdhirë Dopjokryetar në mëngjes? Më tej. Po për disa aguridhe nga lëvizja “Mjaft” që i lëshoi nëpër udhët e Tiranës duke thirrur me megafonë “Nano, ik!”, cilën demokraci të brendshme e cilin Statut begenisi kur i ngjiti sa hap e mbyll sytë në majat e kupolës së SHPK-së “socialiste”? Po përvojën e fituar në kohë rekord e prapë natën e 21 Prillit për ndryshimet në Kushtetutë bashkë me Berishën, kur do na e rrëfejë me transparencë Rama? Apo e ka pagëzuar si “një punë me ustallëk”?!...

Gojëlidhuri Dopjokryetar, mbase do zgjidhet gojë e duar më 20 Nëntor ! Mbase do na drejtohet pa pushim me atë gishtin tregues e irritues të mitingjeve, me atë gishtin tepër mujshar e si të lëshuar nga zinxhiri demagogjik. Le të na mbushë radaken tonë edhe për Kodin e Ri Zgjedhor që e miratoi fët e fët me Sekretarin e tij të Çështjeve Ligjore. Po të dojë, le të na shkoqisë 93 përqindëshin ose për ata 20 mijë anëtarët e PS-së që nuk pranuan të votonin për “ringjitjen” e mandatit të tij. Ose le të na mbushë radaken të paktën për ata që morën tërë ata sheshe e leje ndërtimi në prag të 28 Qershorit, se nuk ishin nga klani i ngushtë i kupolës së SHPK-së (?!) etj.

Aventurat dhe radikalizmi i sotëm i Ramës, kjo shoshë e ndryshkur nuk mund të mbulojë kurrsesi dështimin e tij politik në fushatën elektorale, fushatë që e personalizoi aq shumë nga fillimi në fund. Dhe nuk bëhet asnjë analizë. Dhe nuk po bëzan asnjë forum ! Vërtet do mbeten prapa krahëve, nga bojkoti në bojkot me urdhër të Njëshit dhe me bekimin e ustallarëve të vjetër? Vërtet do vrapojnë nga protesta në protestë sipas oreksit të Dopjokryetarit që po kalëron 12 vjet në pushtet? Vërtet “populli opozitar” do mbetet peng i kokës së SHPK-së “socialiste”? Vërtet fjala “Bojkot” do rrijë e veshur dhe e ngjeshur si “këmishë antiplumb” përballë socialistëve të vërtetë, përballë deputetëve që mendojnë ndryshe dhe përballë ndërkombëtarëve që nuk po thonë ende asnjë fjalë të mirë për këtë rrugë pa krye ? Apo të besojmë atë shqipërimin e përshtatjen unikale, të dremisim duke u kolovitur në litarin e parullës “Partia është Rama dhe Rama është Partia”?...Dhe ndonjë usta i regjur fërkon barkun e gërhet se “vetëm ky mund t’i bëjë ballë Saliut”! Ndërsa çirakët e rinj presin të lëpijnë ndonjë kockë nga partia dhe bashkia, duke i shërbyer verbërisht Edi “bamirësit”. Shuarjen e “yllit” të tij politik në 28 Qershor, këta po e përjetojnë realisht me një lloj ankthi jo të zakonshëm. Aq më tepër ata që erdhën në majë nga hiçi ose nga istikamet e djathta pa bereqet.

Dhe shpresojnë e fluturojnë pas fishekzjarreve mitingashe të Dopjokryetarit. Dhe blegërijnë qesimçe…

- Miku im, a e dëgjove një çirak në mes të Fierit, kur tha për 20 Nëntorin “të shkruajmë historinë tonë” dhe se aty fillon beteja për pavarësinë? Vura duart në kokë, por e mblodha shpejt veten. Ti e di mirë, m’u kujtua ajo mençuria e nahijes tonë: Çiraku nuk i sheh këmbët e veta! Ai e ngrys jetën si shërbëtor pa sy e pa veshë,- thotë jo pak i pezmatuar, miku im i vjetër që jeton e punon midis Golikut e Trebeshinës.- Ose të mbledhësh me urdhër rrogëtarët e bashkive dhe të komunave e t’i nxjerrësh nëpër bulevardin e Tiranës për hir të kolltukut kryeministror të ëndërruar e të humbur, kjo nuk mund të quhet thjesht aventurë apo thjesht të tallesh me shtetin e së drejtës. Të shpenzosh pa hesap për mitingje, protesta e bojkote, për postera, reklama, fletëpalosje, udhëtimet me veturat luksoze etj., nuk janë vetëm veprime kundër rrymës a rrjedhës evropiane. Po të dilnin nga xhepat e pasanikëve që janë në krye të SHPK-së ediramiste, mbase do ua bënim hallall, por… “Një shoqëri e lirë që s’ndihmon dot të shumtët që janë të varfër, nuk shpëton dot as të paktët që janë të pasur”. Këtë definicion të saktë, në mos gaboj, na e ka lënë Xhon Kenedi…Nuk thonë kot se hipokrizia është shumë pranë gënjeshtrës. Përshembull, jo më kot u kujtua më në fund Edi të na shfaqet si kryebashkiak (lexo: si tellall), se për pak po i humbte nami e nishani poshtë Kullës së Sahatit në qendër. Kryeqytetasit i kish pikur malli për t’u parë nga afër! Dhe doli nëpër rrugë duke mbajtur në duar një thes me letra. Mjaft banorë kujtuan se do merrnin vendimet me firma e vula për të ndalur një herë e mirë mungesën e ujit të pijshëm. Të tjerë menduan se do të merrnin fund përmbytjet e rrugëve pa kanalizime nga shirat vjeshtake e dimërore. Disa fërkonin duart plot emocione sepse dikush u tha që sot e tutje nuk do ketë më ndërtime pa leje apo nga ato shumëkatëshet brinjë më brinjë e kurriz më kurriz që të marrin frymën. Madje, një murator pensionist nuk u përmbajt. Ashtu i ngjeshur përgjatë rrugës “Komuna e Parisit”, thirri: Rrofsh, o Kryetar, pa hajde të çapitemi bashkë në këmbë dhe më thuaj ku të eci, në cilin trotuar vallë ?...Më mirë vonë se kurrë! Se hallet tona nuk kanë të sosur…

Por të gjithëve u doli huq. Ai thesi me letra nuk kishte asgjë nga qederet
dhe problemet që ngrenë qytetarët. Ai thes rëndonte nga fletëpalosjet me ngjyra e pa ngjyra që ftonin banorët të bëheshin “numërorë topi” për protestën e 20 nëntorit (?!). Sepse “kur dimër del behari” i fushatës dështake elektorale, Dopjokryetari bën sikur zbret nga kali dhe përpiqet të rrijë si me këmbët në tokë.

Një rrugë e dy “punë”: Zbaton këshillat e ustallarëve e të çirakëve dhe “realizon” takimet me popullin opozitar e jo opozitar! Dhe dërgata hyzmeqare i rri tellallit hap pas hapi. Madje një shkodran i thekur po i lutej komshiut të vet skraparlli te një pallat 11 katësh, për ta treguar prapë ata ankdotën me Pashanë. Dhe ai nuk ua prishi qejfin dhe humorin:

“Paria e një fshati vajtën e i thanë Ali Pashait:
- Ç’është kjo punë, Pasha, një verë dhe një dimër? Neve s’na del
koha për punë. Pse s’na i bën dy beharë dhe një dimër?
- Punë e kollajtë është kjo,-u tha.-A jemi në verë tani?
- Si urdhëron, Pasha!,-i dhanë xhevap ata.
- Po pas verës a do të vijë dimri?
- Po, si urdhëron!
- Po pas dimrit a do të vijë prapë vera?
- Poo, vallahi, po!
- Epo, ja tek ua bëra dy vera dhe një dimër. A u kënaqët?
- Rrofsh, o Pasha, të paçim sa mali i Tomorrit!...Dhe ja mori me oi
asaj këngës që nuk humbi kurrë:
Falna, zot, Ali Pashanë,
Një dimër dhe dy beharë!...Oi, oi…!

© 2008 Gazeta "Sot"


Kriza politike, opozita ulet këmbëkryq në shesh

Majko: Të tërhiqet Sali Babai me 40 parti. Ngjela citon Luter Kingun

Ylli Pata

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është mbushur mbrëmë nga valë protestuesish që niste në këmbët e sheshit "Këshilli i Europës" poshtë monumentit të Skënderbeut dhe përfundonte poshtë zyrës së Kryeministrit Sali Berisha. Një tubim ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra vetë që erdhën që në orën 16.00 dhe u stacionuan në sheshin "Skënderbej" e më pas deri në orën 19.00 morën pjesë në mitingun e protestës të organizuar nga opozita. Por më shumë se 2 mijë veta, bashkë me deputetët socialistë të udhëhequr nga kreu i opozitës, Edi Rama, dhe drejtuesit e partive aleate, kanë qëndruar non stop poshtë selisë së qeverisë. Mitingu i mbrëmshëm ka qenë një sfilatë e gjatë politikanësh të opozitës, të cilët kanë pasur një rezultante: thirrjen për zgjidhje politike, ose ndryshe do të ketë protesta të njëpasnjëshme. Mitingun e ka hapur kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, duke replikuar me Berishën, që deklaroi në Kuvend se nuk ka pronë tjetër veçse një Parlament, deklaroi se "Saliu i apartamentit na thotë të hyjnë në Kuvend. Ai kërkon që të bëhemi makijazhi i një gjoja demokracie, të bëhemi maska e një pseudopluralizmi. Por ja ku është Kuvendi i Shqipërisë. Është këtu në këtë protestë masive të qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Këtu është Kuvendi i Shqipërisë, sepse ne, qytetarët e këtij vendi nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të jetojnë në republikën e mashtrimit, që e nesërmja jonë të jetë në duart e satrapit tonë të pashpallur".

Por pa dyshim një nga kulmet e mitingut ka qenë fjala e ish-kryeministrit, Pandeli Majko, fjalim i cili ka korrur një entuziazëm të madh te pjesëmarrësit. Majko deklaroi se "Ne jemi këtu për t‘i thënë Sali Babait me 40 partitë se t‘i nuk mund të na ndryshosh. Ne këtu sot jemi mbledhur e nuk do të lëvizim derisa të hapim kutitë, nga ky pushtet që e ka bërë këtë në pazar për ndarje kolltuqesh, e jo në ndarje të majtë e të djathtë. Sot është mitingu i votës së lirë, kaq nuk jemi mbledhur as për mitingun elektoral të 28 qershorit, sepse sot nuk ka veç të majtë e socialistë, por dhe njerëz të tjerë që u është vjedhur vota. Të gjithë sot nuk jeni as tiranas, as vlonjatë, as beratas, as korçarë, por jeni shqiptarë që kërkojnë votën e tyre, e vota është e drejtë". Ndërsa avokat Ngjela, i entuziazmuar siç duket nga pjesëmarrja e madhe, ka perifrazuar Martin Luter Kingun. "Dua ta mbyll duke thënë se kam pasur e kam një ëndërr që shqiptarët të jenë të lirë, që Shqipëria të jetë një shtet europian, si streha e sigurt e të gjithë shqiptarëve, e jam i bindur që e keni të gjithë. Ja ku jemi të gjithë që të rrëzojmë të gjithë së bashku këtë tirani, për të hapur kutitë, që janë banka e popullit, ato i mban të mbyllur ligësia, tirania", deklaroi Ngjela. Mitingu i djeshëm i opozitës ka shkuar pa probleme, megjithëse në raste të veçanta është krijuar mundësia e një ngritjeje tensioni siç kanë qenë fikja e dritave për foninë. Kjo ka ndodhur pikërisht kur në podium po ngjitej kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi. Situata ka zgjatur disa minuta, duke ngritur tensionin e pjesëmarrësve, por organizatorët i kishin marrë masat duke aktivizuar menjëherë gjeneratorin që e kishin sjellë në bulevard. Ndërkaq, u mësua se një pjesë e mirë përkrahësish të opozitës ishin ndaluar nga policia te "Zogu i Zi", por edhe në pjesë të tjera të rrugëve nacionale, gjë që rrezikoi sërish ngritjen e tensionit. Pas tri orësh miting, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve të shumtë janë larguar në destinacionet e tyre, ndërsa në bulevard kanë qëndruar vetëm dy mijë pjesëmarrës që kishin regjistruar emrat e tyre më përpara. Por sipas porosisë së Ramës, ata pritet të vijnë sërish gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.


SHBA: Ushtroni të drejtat me qetësi dhe respekt

Mesazhi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi dje paradite se mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe tubimit për të gjithë njerëzit. Në një njoftim për shtyp të shpërndarë përmes postës elektronike thuhej se "një shprehje e tillë duhet të jetë paqësore dhe të mos cenojë të drejtat e të tjerëve". U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, vijonte deklarata, si ata që marrin pjesë në protesta edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin, të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt. Apeli i diplomacisë amerikane është bërë publik shumë orë përpara se të fillonte mbledhja e simpatizantëve të opozitës në sheshin "Skënderbej" dhe më tutje vendosja e tyre në sheshin përpara godinës së Këshillit të Ministrave


© Gazeta Shqip - 2006-2008


Edvin Rama, në maratonën e Gëlbazes

21-11-2009 / Redaksionale

Maratona retorike filloi si poshtë Lanës, ashtu edhe sipër lumit. Siç pritej, një bori e padurueshme bashkëtingëlloresh çjerrëse u hodhën në eter sikur të ishin jashtëqitje gojore e neveritshme. Aktualisht sporti më i nxehtë atletik në Tiranë është nxitja politike për të krijuar konflikte të panevojshme. E panevojshme për njerëzit normalë, sepse për të alien-uarit hormonalë, çdo gjë është e mundur. Lufta për pushtet e Edi Ramës është qëllimi i mitingut maratonomak të filluar dje pasdite. Mirëpo, përtej retorikës së kutive të shqepura, që deklarojnë dukshëm një fobi personale, që po i infekton të gjithë të papunët e Shqipërisë plot probleme. Dikush me të qeshur e të ngjeshur mund të thotë se Rama po i punëson për tre ditë këto të panafakë, dhe nuk e ka gabim. Por mbas tre ditësh? E pra kur Rama s’kishte një program përpara zgjedhjeve, si mund ta ketë mbas zgjedhjeve? Këto janë paradokse shqiptare që vetëm psikanalisti i bashkisë i zhbiron. Edhe shtimi i dozës së fjalëve që përbëjnë urrejtje të papara si ndaj parimeve demokratike, ashtu edhe njëfarë testimi që po u bëhet militantëve, shërbejnë për të kuptuar se sa janë të gatshëm ta ndjekin deri në fund radikalizmin gati xhihadist të sheikut të Bashkisë. Përpara kryeministrisë kërkohet amputimi i shtetit ligjor, meqë partia e Edi Ramës ka vendosur kështu.

Dora vetë Edi Rama. Në mënyrë të paprecedentë, ai tha dje se “në rast të mos-hapjes së kutive, opozita do të kërkojë me forcë largimin e qeverisë". Pra, ai do të përdorë dhunën dhe forcën për ta bërë realitet ëndrrën maniakale për të pasur pushtet mbi gjithçka. Është sindroma perverse e megalomanisë që i djeg çdo mundësi arsyetimi normal. Gjuha e Rambos me karikatorin e përhershëm të goditjes në breshërinë ndaj Kryeministrit dhe investimeve të qeverisë ishte në një linjë - me aq sa deklaroi edhe ish-ministri i Sigurimit, kromozomi që mbart komunizmin, Gramoz Ruçi. Kuptohet vetiu se, ky i fundit, një njeri që e di mirë sesi punohet dhe përgatitesh me protestat pasi ka shtypur me armë protestat e 2 prillit të 1991 në Shkodër, ku vdiq Arben Broci, pishtari i lirisë. Afërmendsh, për të arritur në këtë situatë banale, ka pasur një investim dymujor të Partisë së Edi Ramës.

Kemi afro tetë javë që po asistojmë në një angazhim total të ish-strukturave të sigurimit, me blerjen e mediave të shkruara dhe vizive, me përdorimin e policisë bashkiake të Tiranës apo me provokimin e konflikteve të ndryshme të krijuara in-vitro nga Edvini, vetëm e vetëm për të tensionuar artificialisht vendin, si dhe për të minuar procesin e integrimit të Shqipërisë.
Në fakt, me këso deklaratash alla Edvin bej Rama, i biem rradakes se protestat nuk e frenojnë Shqipërinë, por hajde besoje se...!

Na pompohet një realitet i dhimbshëm, i droguar më shiringën e PS. E kuptohet se ky realitet po na poshtëron ne vetë, por edhe familjen e kombin në sytë e botës. Gjithçka politike e Ramës po punon kundër çështjes kombëtare, kundër aspiratës legjitime të integrimit.

Mirëpo Rama, që është zënë në lak, duke u marrë peng nga palo-industritë e ndryshme, prej çimentos e deri tek lejevet e ndërtimit, industria e licencave të transportit, ajo e reklamave apo nga industria e shpifjes së gël-bazes. Ky njeri nuk njeh asnjë kod moral apo etik të shqiptarëve, ka dhënë prova të pakundërshtueshme se nuk njeh as kodin e heshtjes, as të vdekjes, as të familjes, as të gëzimit dhe as të hidhërimit. Egoarku Rama ka gjasa të këtë abortuar nga qenia shqiptare, të ketë abdikuar nga raca tokësore, sigurisht e gjitha kjo vjen kur je divorcuar nga arsyeja njerëzore.

Slogane nxitëse të dhunës dhe “vox-popul”-i nëpërmjet protestës ishin në vetvete një kundërthënie e seriozitetit në politikë. Edhe ndërkombëtarët thanë që tubimi mos të shkojë në nxitje dhune, por sutaku i Ramës aq kupton sepse delli i kriptës komuniste për të arritur majat e pushtetit me çdo far mjeti është makiavelinizmi që ka përfaqësuar që kur është në politikë. Ky është në pak fjalë i biri i Kristaq Ramës, njeriu më i afërt i diktatorëve komunistë, që ka firmosur e kundër-firmosur burgime dhe internime njerëzish.

Marre prej Gazeta 55 Online

Rama pas deklaratës së Berishës: Ke fyer një popull të tërë, hap kutitë

Shekulli Online | 21/11/2009

UPDATE- Pas përgjigjes së Berishës se nuk hap kutitë e votimit as sikur të ngrihet nga varri Enver Hoxha ka reaguar lideri i opozitës, Edi Rama.

Duke falënderuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë për mijëra njerëz që ishin në shesh
Rama i bëri thirrje edhe njëherë Berishës të dëgjojë dhe respektojë vullnetin e shqiptarëve, të bëjë transparencën e votave dhe të hapë kutitë e votimit.

"Sot në një çerek dritareje të hapur të kësaj godine shurdhe ai që me votat e vjedhura quhet kryeministër u shfaq pas xhamit për t'i bërë turmës shenja me gishta si i marrë që ka humbur gojën. Ky kloun i tmerruar fyen publikisht një popull të tërë dukë thënë se nuk hap kutitë, as sikur Enver Hoxha të ngrihej nga varri. Ky palo kryeministër që jeton me fantazmën e Enverit, nuk është i qetë mendërisht aq sa të mos i tregoj popullit adhurimin për diktatorin. Ne jemi të qartë për atë që kërkojmë dhe ky zotëri nuk na ndalon dot. I bëjmë thirrje qetësisht të dëgjojë sa nuk është vonë dhe t'i hapë rrugë kërkesave kushtetuese, ligjore e demokratike. Të pranojë verdiktin, të bëjë transparencën e plotë, të hapë kutitë e votimit dhe të çlirohet nga makthi i pushtetit të votave të vjedhura"- tha Rama.

Sipas tij, mbrëmë në Shqipëri ka lindur një lëvizje e re popullore për liri e demokraci, bashkim qytetar kundër padrejtësisë në pushtet, një aleancë njerëzish për t'i dhënë fund pushtetit të pabarazisë.

"I jam mirënjohës atyre mijërave që janë gdhirë sot bashkë me deputetët në këtë shesh proteste dhe atyre që qëndrojnë këtu për të kërkuar me ngulm hapjen e kutive;
100 mijë njerëzve që ishin mbrëmë në këtë bulevard që mbështesin hapjen e kutive të votimit dhe transparencën e 28 qershorit"- tha ai.


Berisha-Ramës: Edhe Enveri të ngrihet nga varri, nuk hapen kutitë

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur nga Kruja opozitës dhe protestuesve që sot janë në ditën e dytë të protestës dhe kërkojnë hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

"Unë jam i hapur për bashkëpunim, i bëj thirrje Ramës të vijë në parlament, por unë nuk mund të dal kundër vendimit të gjykatës. Edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri nuk mund të dalë mbi gjykatat"- ka thënë Berisha.

Sipas tij nuk mund të ketë ndryshim të vendimit të gjykatës, e cila është shprehur njëherë për këtë çështje, që sipas Berishës është e mbyllur.

Deklaratën Berisha e ka bërë gjatë ceremonisë për inaugurimin e rrugës së re Krujë-Sarisalltëk.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP



[ Edited Sat Nov 21 2009, 04:59pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 24 2010, 08:01am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ilir Meta me mungesën në Hagë hyri si hero në historinë e Serbisë



Nga Kastriot MYFTARAJ




Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë shkëlqeu në historinë e Serbisë me mungesën e tij në seancën e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, kur u dha vendimi për Kosovën. Në Hagë ishte i pranishëm, siç ishte paralajmëruar homologu serb i Metës, “miku im Jeremiç”, siç e quan ai rëndom. Por prania e Shqipërisë në seancë ishte reduktuar në drejtorin Mal Berisha nga Ministria e Punëve të Jashtme, dhe në ambasadorin shqiptar në Holandë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë duhet të ishte i pranishëm në Hagë dhe kishte të drejtë të ishte. Çdo vend anëtar i OKB që dëshironte, mund ta ndiqte seancën gjyqësore në nivelin që dëshironte vetë. Shqipëria ishte dashur që ta ndiqte seancën gjyqësore në të njëjtin nivel përfaqësimi me Serbinë, për të theksuar vullnetin e Shqipërisë për pakthyeshmërinë e aktit të pavarësimit të Kosovës nga Serbia.
Por Ilir Meta nuk shkoi në Hagë, ashtu siç i takonte të bënte, se vajtja e tij në Hagë nuk do t’ i pëlqente ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Jeremiç. Mungesa e ministrit të Jashtëm shqiptar në Hagë ishte i vetmi satisfaksion që pati Serbia nga ky gjyq. Ilir Meta kishte rastin të bënte një gjest që do të shënohej në historinë e kombit shqiptar, por ai zgjodhi të bënte një gjest që do të regjistrohej në historinë e Serbisë, nëse në të do të shënoheshin shërbimet që joserbët tradhtarë të kombeve të tyre i kanë bërë Serbisë.
Në vitin 2002, në kohën kur Ilir Meta kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër dhe priste të merrte postin nr. 2 në Qeverinë “Nano” që do të krijohej në verë, ai filloi të hapë fjalë se po hynte në qeveri për të qenë negociatori shqiptar për çështjen e Kosovës. Madje Ilir Meta e infiltroi këtë tezë edhe në shtypin e Kosovës, siç qe rasti i editorialit të botuar në revistën “Java” në prill 2002 “Një negociator shqiptar për Kosovën”. Tash po del qartë se Ilir Meta në fakt do të kishte qenë një negociator “serb” për Kosovën.
Njeriu i cili i ka veshur vetes atributin e protagonistit në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, me mungesën e tij në Hagë dha të kuptojë se ai më tepër është zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, se ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Opozita shqiptare ka detyrimin historik që të kërkojë një interpelancë me ministrin Meta që ky të japë shpjegime se përse mungoi në seancën e shpalljes së vendimit në Hagë. Duket qartë se Ilir Meta priste një tjetër vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dhe mezi po priste që ta uronte mikun e vet Jeremiç për suksesin e Serbisë.
Ilir Meta, pasi nuk shkoi në Hagë, u detyrua që ta përshëndeste nga Tirana vendimin e gjykatës, por edhe këtu u tregua i neveritshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Serbinë. Kur duhet të kishte folur për të kundërtën, për rëndësinë e bashkëpunimit të Serbisë me Kosovën, se është Serbia e mikut të tij Jeremiç ajo që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por Ilir Meta nuk mund ta bënte këtë se ai ka konflikt interesi në marrëdhëniet me Serbinë, pasi Ilir Meta para se të jetë një politikan është një biznesmen dhe madje biznesmeni më i madh shqiptar që ka partneritet tregtar me Serbinë dhe biznese në Serbi.
“Tradhtia i solli fatkeqësi” thotë Shekspiri tek “Makbethi”. Ilir Metës qartësisht i solli fatkeqësi tradhtia kombëtare që bëri duke mos shkuar në Hagë, se pikërisht në ditën kur do të jepej vendimi për Kosovën në Hagë, në Tiranë një tjetër gjykatë dha një vendim asgjësues për Ilir Metën, duke e lënë në burg sekretarin e tij personal të arrestuar me kërkesën e drejtësisë amerikane, si trafikant droge. Të dy vendimet gjyqësore, ai në Tiranë dhe ai në Hagë, qenë dy plumba për Ilir Metën. Me vendimin e Hagës Ilir Meta u godit si tradhtar i kombit, ndërsa me vendimin e Tiranës u godit si kapo faktik i një karteli ndërkombëtar droge.
Ku është Lëvizja “Mjaft” pranë opozitës që të shkojë dhe të protestojë para Ministrisë së Punëve të Jashtme, pse jo dhe para shtëpisë superluksoze të Ilir Metës në lagjen trendy bllok, për skandalin e mungesës së tij në Hagë? Pse nuk thërret opozita në interpelancë Prokuroren e Përgjithshme dhe t’ i kërkojë se përse nuk thirret Ilir Meta në Prokurori që të pyetet në lidhje me sekretarin e vet personal. Nëse drejtësia amerikane është e interesuar vetëm për bëmat e sekretarit të Ilir Metës në Amerikë, drejtësia shqiptare duhet të jetë e interesuar edhe për bashkëpunimin e tij me Ilir Metën se dihet që çdo njeriu i tij i paguan atij 50% të të ardhurave nga aktivitet e kundërligjshme të çdo lloji. Vetë Ilir Meta është shndërruar në një rentier të një megaskeme korrupsioni, duke vjelë të ardhura nga të emëruarit të tij, që nga Leshkoja i avionëve, dhe deri tek Petrit Vasili i morgut, se të shëndetësisë nuk mund ta quash. Partia e Ilir Metës po zbulohet gjithmonë e më tepër që të jetë një organizatë kriminale, ku ai që nuk merret me trafik droge, merret me shitblerje abuzive aksionesh e pronash publike, me tenderë të kundërligjshme, me dëme të mëdha për buxhetin e shtetit dhe interesat e qytetarëve.
Opozita e majtë duhet ta përqendrojë goditjen tek Ilir Meta dhe të mos shpenzojë kohë dhe energji me Dritan Priftin. A nuk e di opozita se nuk ka prokurori dhe gjykatë në botë që të marrë të pandehur dhe të dënojë një invalid me gjysmë truri si Dritan Priftin? Në çdo vend të botës ku ka shtet juridik prokuroria dhe gjykata do t’ i përgjigjeshin çdo denoncimi për një njeri të tillë se një njeri i tillë nuk duhej të bëhej ministër. Përgjegjësinë për Dritan Priftin e ka Ilir Meta dhe Berisha si dhe deputetët që ngritën kartonin që ai të bëhej ministër.
Një njeri si Ilir Meta, niveli intelektual i të cilit është stopuar tek filmi “Beteja e Sutjeskës”, të cilin e ka të nevojshme ta shikojë po aq sa xhaketën e vet jeshile si xhybe dervishi, dhe që kur e shikon ngazëllen me trimërinë e serbëve në luftën e Sutjeskës, nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitin 2010. Njeriu i cili në karrigen e vet në mbledhjen e qeveris dhe në zyrën e vet në ministri, është peng i sekretarit të vet personal në qeli, një pohim i të cilit e çon drejt e në qelinë ku është sekretari i tij, nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe nënkryetar i qeverisë. Nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme një njeri si Ilir Meta, i cili i ka kërkuar kryeministrit Berisha dhe Lulzim Bashës besën se nëse sekretari i tij personal në birucë bën disa pohime, që do të bënin që Ilirit t’ i ndalohej lëvizja jashtë vendit, në pritje të procedurave për të shkuar në qelinë e sekretarit të tij, atëherë Berisha duhet t’ i japë një orë kohë gjatë së cilës policia nuk do ta ndalojë të largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit ku i besuari i tij Leshkoja ka marrë si përforcim edhe Kol Baren e Lalë Hekrit për këtë operacion delikat. Nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë një njeri si Ilir Meta i cili që ditën që u arrestua sekretari i tij personal i thotë Hysni Burgajt “shef”. E të mendosh se Ilir Meta është recidivist në këto afera se kur ishte herën e parë Ministër i Punëve të Jashtme në 2003, dy njerëz që kishin marrë vizë italiane në një listë të çuar nga ministria me firmën e tij, sikur qenë bodyguardë, u arrestuan si trafikantë droge. Kur ishte kryeministër, shoferi familjes së tij, të cilin ai e kishte emëruar edhe shofer të njeriut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, u arrestua në Morinë me një ngarkesë droge. Dhe kjo është vetëm maja e dukshme e ajsbergut. Njeriu cili del në politikë me sloganin “Koha për veprim”, na jep të kuptojë gjithmonë e më tepër se veprimet kryesore të tij janë trafiku drogës. Njeriu cili del në fushata elektorale me sloganin “E kuqja do të fitojë”, na jep të kuptojnë se e ka fjalën për ngjyrën e lulëkuqeve nga të cilat nxirret opiumi dhe hashashi.
Ilir Meta duhet të bojkotohet dhe të izolohet nga diplomacia e huaj në Tiranë, në mënyrë që të japë dorëheqjen dhe të largohet nga politika. Ambasadorët perëndimorë në Tiranë duhet të çojnë raportet me të dhënat e vërteta për bëmat e tij në kancelaritë përkatëse, ndryshe do të besojmë se disa prej tyre janë në borderonë sekrete të Ilir Metës, i cili ka pasur një bordero për diplomatët e huaj në Tiranë që kur ka qenë kryeministër. Nuk është e rastit që dëshmitar në martesën e tij ka qenë ambasadori zviceran kur dihet që Zvicra është vendi më konsekuent në botë sekretit bankar që mbulon paratë e pista. Por llogaritë kryesore bankare të Ilir Metës duket se janë në Beograd, atje ku janë bizneset e tij kryesore. Për Beogradin Ilir Meta është “Njeriu ynë në Tiranë”.

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2620 sec, 0.0703 of that for queries. DB queries: 36. Memory Usage: 2,835kB