Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra - Tradita - Jeta sot |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Shkodër, dy familje i japin fund gjakmarrjes në ditën e Pashkës. |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Festa e Pashkëve është festuar në mënyrë të vecantë këtë vit në fshatin Grudë e Re, pasi është shënuar pajtimi i hasmërisë mes dy familjeve të këtij fshati. Bëhet fjalë për familjet Kasneci dhe Deda ku 45 pjesëtarë të këtyre dy familjeve ndodheshin prej tre vitesh të ngujuar. Ky pajtim është shënuar gjatë ceremonisë së meshës së shenjtë të zhvilluar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Prifti i Kishës së Grudës, Xhovani Kolombo ka bërë të ditur gjatë meshës pajtimin e këtyre dy familjeve, duke e cilësuar si një ngjarje shumë të rëndësishme, në një ditë të shenjtë sic është festa e Pashkëve. “Krishti u ngjall nga vdekja, po kështu edhe komuniteti jonë përmes pajtimit të këtyre dy familjeve. Sot me të vërtetë jeta ka fituar mbi vdekjen. Kemi pasur një shembull konkret në fillimin e së nesërmes. Për këto lloj shembujsh kemi nevojë në jetën tonë”,- u shpreh prifti. Më pas anëtarët e dy familjeve janë mbledhur në një darkë të përbashkët tek familja Deda, ku është bërë zyrtarisht pajtimi i hasmërisë, me simbolin e shtrëngimit të duarve, mes dy anëtarëve të këtyre familjeve. Dy familjet Kasneci dhe Deda prej 3 vitésh ndodheshin të ngujuar, pasi njëri prej anëtarëve të familjes Kasneci kishte aksidentuar për vdekje njërin prej anëtarëve të familjes Deda, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e nevojshme të aksidentuarit, i cili humbi më pas jetën në spital. Pas 3 vitesh me ndërhyrjen e pleqve të pajtimit, u bë i mundur kthimi i paqes e harmonisë mes familjeve në hasmëri. Ballkanweb trokit ketu ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | M'bahet qejfi qe po degjoj kshtu lajmi. Cfare fatkeqesie asht gjakmarrja ![]() ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
TOTO-R |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2326 Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pmPosts: 1780 | Mjer kush e provon, Asht burr kush fal ,per mu ka vlera te mdhaja aj kryfamiljari qe e ka ba kyt xhest kaq te mir per tedyja familjet. Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno. | ||
Back to top | | ||
S~erenity |
| ||
~Joy of Life~![]() ![]() Registered Member #2891 Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41amPosts: 5994 | Bravo ju kjofte qe kane arrit me vendos paqe dhe harmoni mes dy familjeve!! Paska ndodh mrekulli ne diten e pashkeve, falja e gjakut!! | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System