Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Policia Shqiptare ne Sherbim te Policise Malazeze !
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
frasher raci
Mon May 02 2011, 08:40pm

Registered Member #2887
Joined: Fri Apr 17 2009, 06:34pm

Posts: 14
trokit ketu
Back to top
frasher raci
Mon May 02 2011, 08:45pm

Registered Member #2887
Joined: Fri Apr 17 2009, 06:34pm

Posts: 14
O Zot qfare turpi ushtron Qeverija Shqiptare ndaj popullit shqiptar qe ka mbetur nen okupimin e armiqeve tane sllave .TURP TURP TURP PER QEVERINE SHQIPTARE TA DERGOSH NE BURG NJE SHQIPTAR ME TE VETMIN PRETEKS SE ASHT SHQIPTAR KJO ESHTE MARRI,TA DERGOSH VELLAUN NE GOJ TE UJKUT KJO ESHTE PABESI,POR NUK ESHTE PER TU ÇUDITUR SE KJO QEVERI E ARRESTOI EDHE ADEM JASHARIN PSE KERKONTE LIRI DHE BASHKIM TE KOSOVES ME SHQIPERI.
Back to top
Al Bundy
Mon May 02 2011, 08:46pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Me aq pak infomacion sa kishte ne lajm e nqs nuk jam gabim aty len me kuptu qe interpoli asht marre me kyt pune.



Back to top
frasher raci
Thu May 05 2011, 06:13am

Registered Member #2887
Joined: Fri Apr 17 2009, 06:34pm

Posts: 14
Shoqata e Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me seli në Pejë të Kosovës dhe Tuz të Malësisë

APEL, LUTJE APO REAGIM I ASHPËR , E SI TA QUAJMË O KRYEMINISTËR ?!

I nderuari Kryeministër i shtetit shqiptar. Z. Sali Berisha, e nderuara Qeveri e shtetit tonë , u Jemi drejtuar edhe herëve tjera me shkresa në adresën Tuaj , por edhe në media dhe gjithmonë me APELIN që ta respektoni Kushtetutën e shtetit dhe të merrni në mbrojtje shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë, sepse për këtë edhe Ju obligon ky akti madhor i një shteti. Ju as edhe një herë nuk na jeni përgjigjur, e duke u nisur nga fakti se jeni të zënë me fushatën parazgjedhore, mbase,nuk do të na përgjigjeni as edhe kësaj radhe, por nuk kemi se si e të mos u lodhim edhe me këtë shkresë.
I nderuari Kryeministër i shtetit shqiptar. Z. Sali Berisha, e nderuara Qeveri e shtetit tonë , nuk ka pasur vlerësim nga Institucionet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut që nuk e ka thënë se me aksionin famëkeq “Fluturimi i shqiponjës” Mali i Zi dhe aparati i saj i dhunës kanë shkelur mbi të drejtat elementare të shqiptarëve në Malësi. Shumë vëzhgues dhe media ndërkombëtare e shqiptare , bashkë me Shoqata të shumta , kanë cekur me argumente se në këtë aksion famëkeq është dhunuar e janë nëpërkëmbur edhe simbolet kombëtare, edhe libri për Nënën Terezë, edhe është sharë nëna shqiptare dhe e gjithë kjo kaloi, disi në heshtje, nga shteti amë , por edhe nga institucionet e Kosovës. Malësorët, i nderuari kryeministër shqiptar, ishin hidhëruar me të drejtë në shtetin amë pse heshti ndaj gjithë këtyre katrahurave që po i bëheshin malësorëve dhe Malësisë, por mundoheshin ta kuptonin këtë heshtje me përpjekjet për nismat e hyrjes në BE dhe NATO. Malësia për këto qëllime edhe u pajtua të vuaj dhe ua bëri “ hallall” heshtjen, Por ...
Por, kjo që lexuam në media këtyre ditëve nuk mund t’i falet shtetit shqiptar dhe policisë së saj. “Ndalohet e prangoset Gjon Lucaj, i cili ishte i akuzuar dhe u dënua me 3 vjet e 3 muaj burgim nga Gjyqi i lartë i Podgoricës në kuadër të aksionit famëkeq të 9 shtatorit të vitit 2006, “Fluturimi i Shqiponjës”, lexuam në media e urojmë që të jetë lajm i pasaktë ky.
I nderuari Kryeministër i shtetit shqiptar. Z. Sali Berisha, e nderuara Qeveri e shtetit tonë , kjo që ndodhi dhe duke u lexuar shqip i bie se : “ Nëna po e zë djalin e saj të pafajshëm dhe po ia dërgon xhelatit ”. Qe besa keq e s’ka ku shkon më keq o Sali Berisha. E di se jeni i zënë me fushatën, por sytë e kombit janë të drejtuar drejt shtetit amë dhe nëse edhe kjo tokë e bekuar e policët e saj na zënë e na prangosin pse Mali i Zi po kërkuaka një gjë të tillë keq i kemi punët pasha Besën.
I nderuari Kryeministër i shtetit shqiptar. Z. Sali Berisha, e nderuara Qeveri e shtetit tonë ,
Çfarë bëri Gjoni, apo të themi në shumës, çfarë bënë kundër njerëzimit të 18 të arrestuarit malësorë në atë farë aksionin famëkeq të malazezëve? Nuk kanë bërë asgjë e as edhe krimin më të vogël ata burra përveç që ishin shqiptarë dhe kishin një kërkesë “të rrezikshme” për tërë Ballkanin e botën, që Malësia të fitonte një komunë, si shumë komuna të tjera në Mal të Zi. Këta malësorë dhe, gati gjithë Malësia, shtetit malazez i kishin dhënë votat për t’u bëri i pavarur dhe me këtë e konsideruan, në sytë e botës, si shtetin e tyre. E, ai ua ktheu bukur këtë nder duke i sharë, maltretuar e burgosur. Ani, nuk u habiten njerëzit se pushteti i huaj edhe të burgos, edhe të maltreton, por ta prangos policia shqiptare një njeri të pafajshëm , e që po ndiqej padrejtësisht, për ta dërguar në Shpuz e për ta dhunuar, maltretuar e mbajtur në qeli , vetëm pse është shqiptar dhe vetëm pse kështu po kërkon Podgorica, kjo nuk ka si të vlerësohet ndryshe vetëm si “haj medet e kuku për ne”.
I nderuari Kryeministër i shtetit shqiptar. Z. Sali Berisha, e nderuara Qeveri e shtetit tonë , A do të thotë kjo se gjithë njerëzit që teket të jenë të burgosur sipas dëshirës së Podgoricë e Beogradit Ju do t’i vëni nën pranga”? Nëse po, atëherë ky është një ogur i zi. Serbia nuk po e dorëzon njërin nga kriminelët më të mëdhenj, Mlladiqin, e Ju , nuk dimë pse, po vrapuakeni të prangosni njerëz të pafajshëm, por pse Mali i Zi a Serbia i sheh si kundërshtar të ambicieve antishqiptare. Shqipëri o nënë , te Ti kemi ardhur lirshëm edhe ne që nuk jemi pajtuar me politikat antishqiptare të Podgoricës e Beogradit, tani nuk na paska mbetur vend as edhe në truallin e tokës mëmë sepse na frikëson realiteti se :
“ Nëna po e zë djalin e saj të pafajshëm dhe po ia dërgon xhelatit”

Rrahman Jasharaj, Zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj “me seli në Pejë të Kosovës dhe Tuz të Malësisë (rraha_j@hotmail.com)
Back to top
lissandro
Wed Jul 06 2011, 11:42pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Interesante nuk edi se ca me than , Pa sikur ta kishte marr ne ate koh Leka Zogu ne dore ,sot i kishe pas mbase te gjitha trojet shqiptare bashke.

Kurse persa i perket Qeverise se tashme, i esht servilosur komplet Everopes dhe per hater te saje nuk njef te drejtat e kombesive shqiptare, marre.

Edhe ky Sala jon, trap fare nuk mesoj kurr mend, as politik
taman si gomari ne muzik...

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2164 sec, 0.0786 of that for queries. DB queries: 39. Memory Usage: 2,595kB