Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri
 
<< Previous thread | Next thread >>
Leter e hapur drejtuar Presidentit te republikes se Shqiperise Bamir Topi dhe mediave shqiptare ne T
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
frasher raci
Sat May 07 2011, 01:02pm

Registered Member #2887
Joined: Fri Apr 17 2009, 06:34pm

Posts: 14
I nderuar Z. President!
Ju drejtohem Ju si kreu i shtetit shqiptare me shprese se Ju, ne perputhje te plote me ligjet e kushtetutes te shtetit shqiptare dhe ligjeve nderkombetare te te drejtave te qytetarit, do te keni kurajon per te ngritur zerin ndaj padrejtesive, burgimeve dhe torturave qe u behet shqiptareve etnike nen shtetin e Malit te Zi. Une personalisht jam nje nder te burgosurit e 9 Shtatorit te vitit 2006 nga operacioni famekeq "Fluturimi i Shqiponjes," e ndermarre nga forcat speciale policoro-ushtarake te Podgorices nen moton e shpikur nga "kubeja" ultrancionaliste sllavo-malazeze e Gjukanovicit dhe klanit te tij antishqiptare.
Nga 18 shqiptaret e arrestuar dhe torturuar, 4 ishin me statusin e qytetarit amerikane, nder ta edhe une, Rrok Gjergj Dedvukaj. Operacioni famekeq malazez ishte nje farse e perpunuar me kujdes nga "kuzhina" malazeze, e cile ka nje eksperience te mire tashme ne servimin e "gjelleve" helmuese per shqiptaret. Qellimi i vertete i qeverise malazeze ishte te ndiqte dhe te burgoste shqiptaret e Malesise se Madhe nen Malin e Zi per te shuar njehere e pergjithmone zerat e tyre per te drejtat kombetare e qytetare. Ne qender te shenjestres se policise sekrete malazeze ishin vene pa dyshim militantet e hershem shqiptare qe kishin punuar me mish e shpirt per te drejtat e shqiptareve te Kosoves dhe mbare popullsise shqiptare nen ish-Jugosllavine e Titos e me pas te Miloshevicit. Keta militante ishin vene ne krye te levizjes per te drejtat e popullit te Kosoves qysh heret, menjehere pas fillimit te demonstratave te mars-Prillit te vitit 1981. Nje pjese e mire e tyre vepronin ne diasporen shqiptare te SHBA, sidomos ne New York, Detroit e Chicago. Sherbimit sekret malazez i ishte dhene nje detyre speciale nga "kubeja" e ultranacionalisteve sllavo-malazeze: te laheshin hesapet njehere e pergjithmone me militantet shqiptare antijugosllave qe kishin vepruar dhe vepronin ende ne radhet e diaspores shqiptare ne SHBA.
Une kam qene nje nder aktivistet e hershem te levisjes shqiptare per Republiken e Kosoves dhe me pas per pavaresine e Kosoves. Per 25 vjet me radhe nuk kisha shkuar ne vendlindje per te pare vendlindjen time dhe te afermit e mi. Dosja ime kishte kohe qe ishte mbushur nga agjentura e ish Jugosllavise, UDB-ja, dhe me pas ajo e shtetit sllav Serbi - Mali i Zi. Ne viziten e pare qe bera ne vendlindje, ne vitin 2006, me shprese se tashme Mali i Zi ishte i pavaruar, policia malazeze nuk me trazoi, por ne te vertete me gjurmoi ne cdo hap qe beja. Qellimi i policise sekrete malazeze ishte qe te me fuste ne kurth duke perdorur cdo lloj metode. Une kete e kisha te qarte dhe u perpoqa te shmangja cdo provokim te agjenteve te policise malazeze. U riktheva ne SHBA, ne shtetin e Michiganit, duke marre me vehte trishtimin per fatet e trojeve tona nen Malin e Zi.
Por une dhe kusheriri im, Kol Dedvukaj,Pjeter Dedvukaj perjetuam nje histori te hidhur gjate vizites se dyte qe bera ne vendlindje. Policia sekrete malazeze e kishte thurur me kujdes planin e saj te operacionit "Fluturimi i Shqiponjes," ku rame edhe ne te tre rastesisht. Nuk dua te tregoj me hollesi se cfare ndodhi me pas, se te gjitha keto do ti trajtoje ne librin tim qe to te botohet se shpejti. Ne te kater, Kol Dedvukaj, Rrok Dedvukaj dhe Sokol Ivanaj u denuam me tre vjet burg, (Sokoli me kater vjet)dhe(Dode Lucaj me gjashte vjet e gjysem) edhe pse kishim statusin e qytetarit amerikane. Gjate gjithe procesit gjyqesore, drejtesia malazeze solli ne sallen e gjyqit fakte dhe prova te sajuara dhe te perpunuara me kujdes nga agjentet e policise sekrete malazeze. Nga informacioni qe kemi mundur te shtjeme ne dore nga burime brenda "kubese" malazeze, kemi mesuar se elita e Gjukanovicit kishte marre urdher te prere nga ultranacionalistst malazeze qe "grupi i terroristeve shqiptare, me faj ose pa faj, duhet te denohet patjeter." Keshtu ne vuajtem denimin me burg dhe "shijuam" edhe torturat me te egra te policise se shtetit malazez qe sot me mburrje kerkon te anetaresohet ne Europe. Sot ceshtja ime e Kol Dedvukaj dhe Pjeter Dedvukaj ndodhet ne duart e Gjykates se Strasburgut.
Per ngjarjet e Shtatorit te 2006 u vune ne dijeni edhe qeverite shqiptare te Tiranes dhe Prishtines, por per fat te keq e vetmja pergjigje qe morem ishte vetem heshtja e tyre. Perfaqesues te familjeve tona i derguan letra qeverise shqiptare dhe personalisht Berishes, ku iu kerkua qe te nderhynte tek qeveria e Malit te Zi per te gjykuar ceshtjen tone konforme rregullave dhe ligjeve nderkombetare. Familjet tona nuk i kerkuan Berishes te ngrinte telefonin dhe ti thoshte kryeministrit malazez qe te lironte te burgosurit shqiptare pa gjyq. Jo! Ne i kerkuam Berishes qe te burgosurit shqiptare te gjykoheshin pa tortura dhe jo si qytetare te dores se dyte. Por Berisha e beri veshin e shurdher dhe nuk denjoi te jepte qofte edhe nje prononcim formal para mediave shqiptare dhe nderkombetare.
Ndersa Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulezim Basha, ne nje vizite pune qe beri ne vitin 2008 ne Washington, takoi edhe te afermit e te burgosurve shqiptare, perfshi edhe familjen time dhe te Kol Dedvukaj. Atij iu dorezua edhe dosja e ceshtjes sone per tu njohur me mire ngjarjen si dhe me faktet dhe provat qe kishte sajuar policia dhe prokuroria malazeze. Pasi e kaloi shpejt dosjen tone, Lulezim Basha, si nje "diplomat i shquar" i shtetit shqiptare, dhe" avoka"t, pa iu dridhur qerpiku deklaroi para familjareve te te burgosurve shqiptare: "Nuk mund te nderhyjme te qeveria e Malit te Zi sepse nuk na lejon Amerika." "Bomba" e Bashes u ra si bombe jo vetem te afermeve te te burgosurve , por te gjithe shqiptareve qe ishin te pranishem ne takimin me ministrin e jashtem shqiptare. Thenia e tij nuk perputhej aspak me te verteten.
Administrata e presidentit te atehershem te SHBA, George W. Bush u interesua per fatin tone dhe ngarkoi persona te posacem per te ndjekur gjykimin tone ne Podgorice. Nderkohe senatore dhe kongresmene Amerikane derguan letra tek qeveritaret malazeze, ambasada e Malit te Zi ne Washington ku kerkonin gjykimin tone konform rregullave dhe ligjeve nderkombetare. Vlen te permend ketu letren e senatorit Joe Biden, tashme Zevendespresident i SHBA, te senatorit Carl Levin, Tom Lantosh, kongresmene Sander Levin, Eliot Engel, etj.Pra, sic shihet qarte, Amerika jo vetem qe nuk heshti per ceshtjen tone, por e ndoqi ate hap pas hapi. Si eshte e mundur qe ligjevenesit amerikane e ngriten zerin tek qeveria e malit te Zi, ndersa ministri i jashtem i Shqiperise Lulezim Basha deklaronte pa hezitim se 'amerikanet nuk na lejojne te nderhyjme tek qeveria e Malit te Zi?!"
Pas arrestimeve te shqiptareve te Tuzit me 9 Shtqtor 2006, ne Shqiperi, ne Malesi dhe ne diaspore qarkulluan fjale se ne arrestimet e shqiptareve kishte dijeni edhe policia sekrete e Shqiperise dhe se kjo e fundit kishte siguruar te dhena per policine malazeze. Shume nuk e besonin nje gje te tille, biles edhe ne qe ishim ne burg nuk do ta besonim kurre nje gje te tille. Por sot dyshimi se policia shqiptare jo vetem kishte dijeni te plote per shqiptaret qe uqrrestuan nga policia malazeze por i kishte dhene informacione te plota malazezeve per te ndihmuar ne kapjen e "terroristeve shqiptare qe donin te destabilizonin shtetin e Malit te Zi." Per te vertetuar kete dyshim flet edhe fakti i arrestimit te te riut shqiptare nga Tuzi, Gjon Lucaj, ne Shqiperi nga policia shqiptare. Lucaj ishte ne listen e arrestimeve famekeqe te 9 Shtatorit 2006. Ai u shpall fajtor nga drejtesia malazeze dhe u denua ne mungese me tre vjet burg. Lucaj gjendet ende ne duart e autoriteteve policore shqiptare dhe pritet qe ti dorezohet policise malazeze. Ne me pak se nje muaj, Lulezim Basha ishte kreu i Ministrise se Brendeshme te Shqiperise, dhe me siguri ai ka patur dijeni per te "superkerkuarit" qe u ishte vene damka ne dosjet e tyre si "teroriste shqiptare." Do te deshiroja ti beja Z. Berisha dhe Z. Basha nje pyetje: Deri dje ishin amerikanet qe nuk ju lejonin te nderhynit ne qeverine e Malit te Zi per te burgosurit shqiptare te Malesise Po sot kush ua jep urdherin per te arrestuar shqiptare te pafajshem dhe ti dorezoni ata tek malazezert se gjoja ata jane "terroriste?" Ky fakt nuk na habit aspak, pasi ishte policia shqiptare ajo qe arrestoi edhe legjendarin e Kosoves Adem Jasharin dhe luftetare te tjere te Kosoves ne kohen kur president i Shqiperise ishte Sali Berisha.
Nuk eshte e veshtira te kuptohet se pas shpines se shqiptareve etnike nen Malin e Zi jane luajtur dhe po luhen pazarlleqe te pista qe nje dite do te dalin ne shesh dhe nje dite pazaberesit do te vihen para drejtesise mbareshqiptare. Nuk mund te harrojme deklaratat e Berishes per Gjukanovicin gjate vizites se ketij te fundit ne Tirane. Nderkohe qe mbi trupat tane binin pa pushim kamzhiket e policise malazeze, kreu i qeverise shqiptare deklaronte me mburrje: "Sot ne kemi midis nesh mikun me te madh te kombit shqiptare." Ne te vertete Gjukanovici dhe klani i tij jane miqte me te medhenj te Berishes e Bashes, por jo te kombit shqiptare. Cfardo lloj fraze diplomatike qe do te perdorte kreu i qeverise shqiptare do te ishte i pranueshem per hir te mardhenieve qe dy shtetet fqinje kane midis tyre, por ajo e "mikut me te madh te kombit shqiptare" eshte nje fraze qe te ngjall neveri. Une, Kol Dedvukaj,Pjeter Dedvukaj vijme nga fisi i legjendarit Ded Gjo Luli dhe e dime fort mire se cilet jane miqte me te medhenj te kombit shqiptare. Padyshim qe kombi shqiptare ka patur ka dhe do te kete miq te mire dhe besnike, por sa per malazezet dhe serbet, ata kane qene dhe do te mbeten armiqet me te medhenj per kombin shqiptare.
Berisha dhe Basha nuk donin dhe kurre nuk do ta ngrejne zerin per fatet e shqiptareve pertej kufirit me Malin e Zi. Ata kurre nuk do te kene kurajon qe te ngrejne telefonin dhe te shqetesojne miqte e tyre te ngushte qe u kane sjelle aq shume fitime jo vetem me heshtjen, por edhe me perdorimin e policise sekrete shqiptare per interesat e malazezeve. Ne i dime fort mire reagimet e Berishes edhe kur atij i eshte kerkuar drejtpersedrejti nga shqiptare te diaspores qe te nderhynte tek Gjukanovici per te ndihmuar sadopak jo thjesht ne lirimin e te burgosureve, por ne zbardhje e vertete te te ashtuquajturit "operacioni kunder terroristeve shqiptare," qe nuk ishte gje tjeter vetem nje farse e felliqur alla malazeze dhe ndoshta e "bekuar" jo vetem nga "prifti" Gjukanovic, por edhe nga "imami" Berisha.
Si mund te quhet Gjukanovici "miku me i madh i kombit shqiptare," kur ne kishen katolike shqiptare te Tuzit lejohen vetem snajperet e policise malazeze sahere qe vjen per vizite Miloja, ndersa flamuri i kombit shqiptare nuk lejohet nga malazezet brenda kishes shqiptare edhe ne momentet ceremoniale te venies se kurores per ciftet shqiptare?!! Kol Dedvukaj ka qene deshmitari okulare i nje ngjarje sa te shemtuar aq edhe te turpeshme ne kishen katolike shqiptare te Tuzit. Gjate nje ceremonie te venies se kurores per nje cift shqiptare, Kola urdherohet nga priti i kishes ne fjale: "Ti me qat flamur dil jashte,...mund te hysh brenda, por pa flamurin!!" Por plaku i urte, Kol Dedvukaj, biri i Hotit dhe i vatres se Ded Gjo Lulit, e veshtroi fratin (mund te them nje sherbetore te Gjukanovicit dhe klanit te tij) me nje qetesi dhe me pas iu drejtua me keto fjale: "Do te futem brenda kesaj strehe te Zotit se bashku me kete flamur, sepse ky eshte flamuri i kombit tim!" Ja pra zoterinj Berisha dhe Basha, ky eshte miku juaj me i madh dhe jo miku i kombit shqiptare. Ju mund te krenoheni qe keni dhe miq te tille qe nuk iu lejojne flamurin tuaj as edhe ne strehen e Zotit. Por ju nuk mund te krenoheni qe jeni lidere te shtetit shqiptare, as edhe mbrojtes te interesave te kombit shqiptare. Nese ju kembengulni me fodullekun tuaj te mbani miq te tille, atehere mos qofshi kurre shqiptare.
Ne jetojme jashte kufijve te tokes ame, por jemi dhe do te mbesim perhere ushtare te interesave te kombit tone. Do te punojme e luftojme per te drejtat e shqiptareve dhe per interesat e kombit shqiptare. Kemi patur dhe do te kemi miq te mire dhe besnike, por kurre nuk do te quajme miq ata qe kerkojne te na mohojne identitetin tone si shqiptare. I kerkojme Presidentit te Republikes se Shqiperise qe te kerkoje pa hezitim lirimin e shqiptarit Gjon Lucaj nga prangat shqiptare dhe te pengohet me cdo menyre ekstradimi i tij ne duart e policise malazeze. Kerkojme gjithashtu qe Presidenti i Shqiperise te ngreje zerin per te drejtat humane, kombetare e qytetare te shqiptareve etnike nen Malin e Zi. Amerika nuk i kerkon asnje qeverie, kryeministri, apo ministri te jashtem te ndonje vendi qe te hesht per te drejtat e bashkekombasve te tyre edhe kur ata jetojne jashte shtetit ame. Perkundrazi, Amerika eshte ne pararoje te mbrojtjes se te drejtave kombetare e humane dhe nuk te afrone kurre bashkepunim ndonje shteti qe nuk respekton te drejtat e pakicave etnike dhe ato humane e qytetare. Shpresojme qe Berisha e Basha te mos vazhdojne pazerlleqet e tyre te pista me "miqte" e tyre malazeze ne kurriz te kombit shqiptare.
Zoti e bekofte mbare Kombin Shqiptare!

me nderime
Rrok Gjergji Dedvukaj
ish i burgosur politik
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1518 sec, 0.0344 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,527kB