Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Sporti |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
::Lajme Mbi Sportin ne Bote:: |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | ARGENTINA - ALBANIA MIQESORE LUKSI Nje miqesore luksi per kuqezinjte kunder lojtarit me te mire ne bote, Lionel Messi. Argjentina do te zhvilloje nje miqesore me Shqiperine, te programuar per me 20 qershor, ne stadiumin e River Plate. Takimi eshte konfirmuar si nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Argjentines. Ndeshja konsiderohet si nje “warm up” (nxehje) per Argjentinen para Kupes se Amerikes (1-24 korrik) qe do te zhvillohet ne atdheun e Lionel Messi. “Shqiperia eshte numri 50 ne renditjen e FIFA, keshtu qe ajo do te jete nje kundershtare ideale per ne”, - tha trajneri i Argjentines, Sergio Batista. Sipas medieve argjentinase, trajneri Batista do te kompozoje nje skauder te bazuar te gjenia e Lionel Messi ne takimin kunder Shqiperise. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Milani të paguajë 30 milionë euro për Hamsik Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, është duke u përcjellë nga drejtuesit e Milanit për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror. Sllovaku ka kaluar edhe një tjetër sezon të shkëlqyer me napolitanët, të cilët siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke joshur kështu intere simin e shumë skuadrave të mëdha. Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli nuk do të lejojë largimin e 23-vjeçarit për më pak se 30 milionë euro, ndërsa Massimiliano Allegri dhe Adriano Galliani do të takohen këtë javë për të diskutuar mundësinë e transferimit. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Busquets luan në finale Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, pasi që ai ka dalë i pastër nga akuza për racizëm ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Marcelo. Los Blancos publikuan një video nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve duke thënë se Busquets e kishte quajtur Marcelon “majmun” dhe e kishte mbuluar gojën që të mos shihej nga kamerat. UEFA filloi një hetim mbi këtë rast duke ftuar edhe Marcelon të dëshmojë, mirëpo akuza është hedhur poshtë, ashtu që mesfushori spanjoll nuk do të dënohet. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Guardiola: Unitedi është sikurse Reali Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka krahasuar rivalin në finalen e Ligës së Kampionëve, Manchester Unitedin, me rivalin e përgjakshëm spanjoll Real Madrid. “Manchester Unitedi është jashtëzakonisht i fortë, i ngjashëm sikurse Real Madridi”. “Është një skuadër mjaft punëtore dhe është vështirë për t’i ndëshkuar”, ka thënë Pep. Ai njëherit ka shprehur shqetësim për aftësitë sulmuese të Antonio Valencias, Nanit dhe Javier Hernandezit, të cilët Alex Ferguson i shfrytëzon si armë kryesore këtë sezon. | ||
Back to top | | ||
Gurabi |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1920 Joined: Thu May 29 2008, 09:10pmPosts: 6466 | Shkodran^Xh ka shkruar: ARGENTINA - ALBANIA MIQESORE LUKSI Nje miqesore luksi per kuqezinjte kunder lojtarit me te mire ne bote, Lionel Messi. Argjentina do te zhvilloje nje miqesore me Shqiperine, te programuar per me 20 qershor, ne stadiumin e River Plate. Takimi eshte konfirmuar si nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Argjentines. Ndeshja konsiderohet si nje “warm up” (nxehje) per Argjentinen para Kupes se Amerikes (1-24 korrik) qe do te zhvillohet ne atdheun e Lionel Messi. “Shqiperia eshte numri 50 ne renditjen e FIFA, keshtu qe ajo do te jete nje kundershtare ideale per ne”, - tha trajneri i Argjentines, Sergio Batista. Sipas medieve argjentinase, trajneri Batista do te kompozoje nje skauder te bazuar te gjenia e Lionel Messi ne takimin kunder Shqiperise. hmmmm zdi me ke me ken kyt dite i kam n"zemer te dyja ......:(((( go albania go argjentina ![]() ♥ Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! ....... | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Gurabi ka shkruar: Shkodran^Xh ka shkruar: ARGENTINA - ALBANIA MIQESORE LUKSI Nje miqesore luksi per kuqezinjte kunder lojtarit me te mire ne bote, Lionel Messi. Argjentina do te zhvilloje nje miqesore me Shqiperine, te programuar per me 20 qershor, ne stadiumin e River Plate. Takimi eshte konfirmuar si nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Argjentines. Ndeshja konsiderohet si nje “warm up” (nxehje) per Argjentinen para Kupes se Amerikes (1-24 korrik) qe do te zhvillohet ne atdheun e Lionel Messi. “Shqiperia eshte numri 50 ne renditjen e FIFA, keshtu qe ajo do te jete nje kundershtare ideale per ne”, - tha trajneri i Argjentines, Sergio Batista. Sipas medieve argjentinase, trajneri Batista do te kompozoje nje skauder te bazuar te gjenia e Lionel Messi ne takimin kunder Shqiperise. hmmmm zdi me ke me ken kyt dite i kam n"zemer te dyja ......:(((( go albania go argjentina ![]() Eshte miqesore .. per qejf .. ban tifo per te dyja | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Elis Bakaj e con Dinamon ne Europa League Per mesfushorin shqiptar behet fjale per golin e 4-t ne 15 ndeshje Bakaj realizoi golin hapes te ndeshjes ne minuten e 2-te (1-0). Per Bakaj behet fjale per golin e 4-t ne 15 ndeshje. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Fiton Reali- Ronaldo arrin rekordin ‘Pichichi’ Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Villarrealit në kuadër të javës së 37-të në La Liga. Marcelo shënoi golin e parë për Los Blancos (17’), ndërsa Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë (22’). Në pjesën e dytë (51’), Cani shënoi golin e nderit për vendasit, ndërsa në minutat shtesë, ishte sërish Ronaldo që po nga gjuajta e lirë realizoi golin e 38-të në Primera Divison këtë sezon, për të arritur rekordin e Hugo Sanchez dhe Telmo Zarra, ndërsa ky ishte goli i 51-të në të gjitha garat. Ndërkohë, Barcelona ka barazuar pa gola ndaj Deportivo La Corunas, që po lufton të mbetet në Primera Division. Një hap pozitiv për mbijetesë e kanë bërë Zaragoza dhe Getafe duke mposhtur Espanyolin, respektivisht Osasunan, ndërsa Herculesi edhe matematikisht është në Secunda Division, duke iu bashkuar kështu Almerias | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ka rinovuar kontratën me kampionin e Italisë edhe për një sezon tjetër. “A.C Milan dëshiron të bëjë të ditur se Alessandro Nesta ka nënshkruar vazhdimin e kontratës deri më 30 qershor 2012”, shkruan në komunikatën e klubit nga San Siro. Milani kështu ka edhe një arsye më shumë për të festuar, pasi pos fitimit të titullit të kampionit të Serie A, kuq e zinjtë ua kanë rinovuar kontratat edhe Thiago Silvas, Van Bommellit dhe portierit Flavio Roma. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | United në kontakt me Realin për Benzema Klubi anglez, Manchester United është në kontakt me gjigantin spanjoll, Real Madridin për të biseduar rreth sulmuesit të Los Blancos, Karim Benzema. Ferguson për një kohë të gjatë është duke e kërkuar Benzeman ndërsa kur ky i fundit ishte ende lojtar i Lyonit, menaxheri i United, bëri njër ofertë prej 40 milion euro për të. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Agjenti i argjentinasit Sergio Aguero, të martën është takuar me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli dhe me drejtorin sportiv, Guiseppe Marotta- njofton agjencia e lajmeve Ansa. Aguero ia ka bërë të qartë Atletico Madridit se ai dëshiron të transferohet te një klub më i madh, ndërsa Bianconerët janë në kërkim të një sulmuesi me emër pas sezonit katastrofal. Takimi mes Jose Seguit dhe drejtuesve të Juves është konsideruar si konfirmim i interesimit të Zonjës së Vjetër për argjentinasin, megjithatë nuk duhet harruar se Segui është po ashtu agjent i Momo Sissokos. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Manuel Neuer, portieri i Schalke 04, do të jetë portieri i ardhshëm i Bayern Munchen. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i këshillit drejtues të klubit bavarez, Karl Heinz Rummenigge, i cili ka shtuar se zyrtarizimi do të vijë pas finales së Kupës së Gjermanisë, Schalke 04 – Duisburg. “Duhet të lëmë të qetë ekipin e Schalke 04 në kuadër të finales së Kupës. Gjithsesi ka një marrëveshje verbale mbi transferimin e Neuer tek Bayern”, u shpreh Rummenigge. “Jam i bindur se Neuer është një lojtar fitues i cili është i uritur për trofe. Karriera e tij tek Bayern Munchen mund të zgjasë 10 vjet”, shtoi Rummenigge. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Trajneri i Manchester City Roberto Mancini ka mohur gjithçka se ka pasur një interesim të Zonjës së Vjetër për Mario Balotellin gjatë këtij sezoni dhe ai mohon gjithçka se do të ketë ndonjë interesim në merkato. Siaps shtypit Italian thuhej se Juventusi dhe Balotelli ishin shumë pranë njëri-tjetrit dhe mendohej se do të kishte ndonjë marrëveshje ndërmjet tyre, por Mancini ka mohuar gjithçka rreht kësaj polemike | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ende mbetet tratativa kryesor për mesfushën e Manchester United, gjatë merkatos verore. Por sipas zërave më të fundit drejtuesit e Unitd e kanë harruar Sneijderin. "The Mirror" raporton se trajneri i United, Sir Alex Ferguson është gati të shpenzoj mbi 60 milionë € këtë merkato. Por deri tani Interi nuk ka pranuar asnjë ofertë nga United. Kjo bën që United të mendojë për Marek Hamsik e Napolit dhe të riun Jack Rodwell të Everton, janë dy lojtarë të cilët janë në listën e mesfushorëve tek United, për të zëvendësuar | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Sir Alex Ferguson e ka dëshmuar të kundërtën e asaj që pohonte gjithë bota, pasi vërtetoi se nuk është jashtëtokësor duke thënë se e ka shumë të vështirë të zgjedhë formacionin ideal për finalen e madhe ndaj Barcelonës. “Ne kemi bërthamën e një ekipi. Janë edhe të tjerë që meritojnë vendin. Por, ne mund të zgjedhim vetëm 11. Kjo është pjesa tragjike e të qenurit menaxher. Është absolutisht agoni. Është diçka që nuk më pëlqen. Më duhet të zgjedh ekipin dhe të lë në pankinë lojtarë shumë të mirë”. “Shpresoj se të tjerët që nuk do të luajnë do të kënaqen në fund të një mbrëmjeje të mrekullueshme të futbollit evropian”, ka thënë Ferguson. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Raul Meireles është duke kërkuar kontratë të re nga Liverpooli. Daily Mail shkruan se Meireles shpreson që pronarët e Liverpoolit do ta shpërblejë këtë sezon të parë të shkëlqyeshëm të tij me një kontratë të re të përmirësuar. Portugezi iu bashkua Liverpoolit verën e kaluar nga Porto dhe nënshkroi kontratë katërvjeçare, por nuk ka fituar kushte shumë të mira. Mesfushori kaloi një sezon të jashtëzakonshëm për Redsat, dhe dëshiron të fitojë një kontratë më të mirë. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i paepur të përfundojë në pozitën e tretë të tabelës së Ligës Premier. Sezoni i Topçinjve ka marrë teposhtën tashmë disa muaj dhe ata kanë fituar vetëm dy nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Arsenali ka humbur edhe pozitën e tretë, ku tash ndodhet Manchester City me një pikë më shumë kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar. “Ka një dallim të madh në mes pozitës së tretë dhe të katrës. E katërta luan në kualifikime për Ligën e Kampionëve – ky nuk është futbolli i Ligës së Kampionëve”. “Të tretit i garantohet kjo. Ne do të përpiqemi të fitojmë kundër Fulhamit. Një barazim mund të jetë i mjaftueshëm nëse City humbet. Nuk dua të pendohem dhe vetëm dua ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Wenger. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Alexandre Pato dëshiron të bëhet një prej ikonave më të mëdha të Milanit. Sulmuesi brazilian sapo ka fituar titullin e tij të parë me Rossonerët dhe menjëherë ka shpalosur synimet e tij më të mëdha. “Nuk shikoj në të si Zlatan Ibrahimovic. Dua të qëndroj këtu dhe të bëhem flamurtar i këtij klubi, si Paolo Maldini. Megjithatë, për t’u bërë simbol i ekipit duhet të fitoni shumë”, ka thënë Pato. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, thotë se Sergio Aguero nuk dëshiron të transferohet te Real Madridi. Sulmuesi argjentinas është duke u lidhur me një largim nga Atletico këtë verë, ndërsa një prej destinacioneve të mundshme përmendet edhe rivali lokal, Real Madridi. “Situata është siç e kemi thënë edhe shumë kohë më parë. Aguero është një lojtar i Atletico Madrid dhe nuk kemi pasur ndonjë ofertë”. “Ka shumë fjalë por unë nuk kam marrë oferta. Gjithmonë kam thënë se lojtarët mund të luajnë ku të duan, por unë nuk besoj se Kun dëshiron të luajë në Real Madrid”, ka thënë Cerezo. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Portieri i Chelseat, Petr Cech, është emëruar Lojtari i Vitit në klub. “Kam qenë këtu për shtatë vite dhe të luash me disa prej lojtarëve më të mirë në botë nuk e bën të lehtë për një portier të fitojë një çmim, por unë vërtet jam shumë i kënaqur. Vërtet e respektoj këtë pasi duke luajtur në një klub të shkëlqyeshëm me lojtarë të shkëlqyeshëm, të fitosh ‘lojtarin e vitit’ është një arritje e madhe”. “Ka lojtarë këtu të cilët i kam gjetur kur i jam bashkuar klubit dhe ata ende janë, ne kemi kaluar vite të mira, vite të këqija, vite mesatare, por ata më bëjnë të ndjehem si në shtëpi dhe kjo është arsyeja se pse shoh vetëm drejt të ardhmes me ta. Gjithmonë mundoheni të fitoni gjithçka, por veçanërisht Ligën e Kampionëve tash, kjo është i vetmi trofe që na mungon”, ka thënë Cech. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Reali i Madridit raportohet se i ka thënë Manchester Cityt se ata mund ta blejnë Cristiano Ronaldon për 150 milionë funte. Ideja për shitjen e lojtarit ka ardhur pasi ai është përplasur në stërvitje me menaxherin Jose Mourinho, dhe presidenti Florentino Perez preferon më shumë të mbajë trajnerin se lojtarin. The Sun shkruan se Reali dëshiron ta shesë Ronaldon te Manchester City, kjo për faktin se klubi anglez është i vetmi që mund të blejë lojtarin. Dhe pavarësisht mohimit që vjen nga Eastlands për një transferim të ish-lojtarit të United, burime spanjolle kanë thënë se Qytetarët janë duke biseduar me Realin për një marrëveshje të mundshme. Një lëvizje e tillë mund të shkaktojë edhe më shumë zemërim në mesin e fansave të Manchester United, të cilët më herët e kishin humbur një lojtar tjetër, Carlos Tevez, i cili nënshkroi për rivalin lokal të Djajve të Kuq. Përveç shumës së majme transferuese, Ronaldo thuhet se mund të përfitojë 300 mijë funte në javë dhe një marrëveshje pesëvjeçare që do t’i çonte në 228 mijë harxhimet e klubit anglez për të angazhuar portugezin. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Neuer përsëri refuzon të konfirmoj transferimin te Bayern Portieri i Schalkes i cili sipas mediave gjermane është shumë afër transferimit te Bayern Munich, Manuel Neuer ka refuzuar të konfirmoj këtë transferim të tij te Bavarezët. “Përgjigja ime është e qartë. Unë nuk kam ndonjë ide se ku do të shkoj. Ata të cilët janë përgjegjës ata dinë për këtë gjë”. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Ronaldo: Rekordi është për klubin dhe fansat Cristiano Ronaldo është tepër i lumtur që ka thyer rekordin si golashënues më i mirë në La Liga duke shtuar se ky rekord është për të gjithë. Ronaldo në ndeshjen e fundit të klubit të tij shënoi dy gola duke e quar kështu në 40-të numrin e golave të tij të shënuara në këtë sezon dhe duke u futur kështu në histori të La Ligas si golashënuesi më i mirë në këtë garë për një sezon. “Unë jam bujar me miqtë e mi sepse ata janë me mua. Kjo është një lojë kolektive. Unë falënderoj këto 40-të gola të cilët janë për klubin, fansat dhe për çdokë tjetër”, tha Ronaldo i lumtur pas takimit. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Klopp: Vetëm Barcelona më e mirë se Dortmundi Trajneri i Borussia Dortmundit i cili njihet me deklaratat e tij kontraverse dhe së fundi është duke u krahasuar me Jose Mourinhon, Jurgen Klopp ka thënë se vetëm Barcelona për momentin është më e mirë se klubi i tij. “Atje ka vetëm disa klube ku kombinimi i shpirtit ekipor, shanset për të fituar titullin dhe rrogat janë më të mira se të klubit tim. Ju mund të largoheni nga Borussi Dortmund vetëm në drejtim të pesë klubeve të botës”. “Përpos Barcelonës e cila në çdo aspekt është perfekte, nuk ka ndonjë klub tjetër që është më atraktiv se Dortmundi”, tha Jurgen Klopp për Suddeutsche Zeitung. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Altintop: Transferimi te Reali, arritje më e lartë për mua Lojtari i ri i Real Madridit, Hamit Altintop ka thënë se transferimi i tij te Real Madridi është arritja me e lartë për të në karierën e tij. “Çdokush e di që të luaj për Realin është arritje më e lartë për mua. Unë do të bëj gjithçka që është e mundur që të jem i sukseshëm këtu”. “Unë jam shumë i lumtur, unë jam me fat që jam transferuar te një klub siç është Real Madridit”, tha Altintop për reporterët sipasMarcas. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System