Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Sporti |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
::Lajme Mbi Sportin ne Bote:: |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Wenger: Barca e lodhur para finales Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se Blaugranët janë tepër të lodhur para finales së Ligës së Kampionëve të cilën e zhvillojnë kundër Manchester United duke shtuar se ky është një rast shumë i mirë për Djajtë që të triumfojnë në këtë garë. “Çka kam parë unë në këto tre javët e fundit, atëherë ky është momenti më i mirë për t’i mposhtur ata”. “Barca duket shumë e lodhur dhe Manchester United duket shumë i mprehtë. Për mua kjo gjë do të merrtë tre javë të plota për tu shëruar fizikisht dhe për këtë arsye Barcelona nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë gjë. Për këtë arsye unë e favorizoj Unitedin për finalen”, tha Wenger. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Bastos në Juventus në 10 ditët e ardhshme Agjenti i lojtarit të Lyonit, Michel Bastos ka thënë se klienti i tij do të transferohet te Zonja e Vjetër në dhjetë ditët e ardhshme. “është një lajm i mirë në këtë pikë, unë mendoj se Bastos do të bëhet lojtari i Juventusit. Në dhjetë ditët e ardhshme do të ketë të re rreth këtij transferimi”, tha agjenti i lojtarit për Tuttosport. Juventusi nuk ka arritur të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe tani është duke shikuar të përforcoj skuadrën që në sezonin e ardhshëm të jetë pretedent kryesor për të fituar Serie A dhe të jetë mjaft i rrezikshëm në Ligën e Kampionëve. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Lamtumirë Ancelotti ! Chelsea ka marrë masa menjëherë pas humbjes kundër Everton, duke shkarkuar menaxherin e Bluve, Carlo Ancelotti nga posti i tij si trajner. Bossi i Bluve ka qenë gjatë tërë kohës nën presion duke parë që ekipi i tij dështoi të fitojë Premier League dhe FA Cup, përkundër nënshkrimeve me vlerë masive. Ekipi nga Stamford Bridge ishte eliminuar nga Manchester United në garën për titullin e Premier League, ku Djajtë e Kuq u shpallën kampionë, por ata u eliminuan edhe në Champions League nga ekipi i Ferguson, cili tashmë është në finale. Nënshkrimi me Torresin e Liverpool ka qenë i dështuar për këtë sezon, ngase Spanjolli kishte shënuar vetëm një gol që nga Janari kur u transferua, kurse David Luiz me formën e tij të mirë nuk i mjaftoi Chelseat të bëj më shumë. “Klubi i Futbollit, Chelsea, ka vendosur që të ndajë rrugët me Carlo Ancelottin”, thuhet në deklaratën e Chelseat. “Pronari dhe bordi do të dëshironin ta falënderonin atë për kontributin dhe arritjet që nga Korriku i 2009, i cili ishte vit i suksessshëm për historinë e klubit”, thuhet në deklaratën e Chelseat në website zyrtar të tyre. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | 23/05/2011 Ronaldo nuk fsheh zhgënjimin e këtij sezoni Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, nuk ka mundur ta fsheh zhgënjimin e këtij sezoni, përkundër fakti se është shpallur golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas me gjithsej 40 gola. “Nuk jam njëqind përqind i kënaqur ngase dëshiroja La Ligan dhe Champions League”, u shpreh ish-ylli i Manchester United. “Jam i bindur se do ta fitojmë La Ligan sezonin tjetër”, përfundoi reprezentuesi Portugez. ![]() | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Benfica pranon ofertën prej 25 milionë € për Coentraon Correio da Manha thotë se Benfica ka pranuar ofertën e Real Madrid prej 25 milionë €, por mund të fitoj edhe 5 milionë të tjera në bazë të paraqitjeve të lojtarit dhe sukseseve. Portugezi shihet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Europë dhe po ashtu ishte ndjekur nga Manchester City dhe Chelsea. ![]() | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Real Madrid mohon shitjen e Canales Real Madrid nuk është i interesuar në shitjen e mesfushorit Sergio Canales, ku ky i fundit nuk ka pasur një sezon aq të mirë në Madrid, duke pasur një minutazh të ulët. Por, Marca thotë se përderisa po përgatiteshin ta huazonin atë, menaxhmenti i Real Madrid nuk do të konsideronte një largim të yllit të Racing Santander. Sevilla dhe Villarreal kanë shprehur interesim për Canales, por ai do të ketë edhe më shumë konkurrencë në mesfushë, pasi Real Madrid tashmë ka transferuar dyshen turke Sahin & Altintop. ![]() | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Galliani: Lëndimi i Patos nuk është i rëndë Adriano Galliani ka zbuluar se lëndimi sulmuesit të Milanit, Alexandre Pato nuk është aq i rëndë sa është parë në shikim të parë. “Në lidhje me Paton, ai është rikthyer sot në mëngjes dhe tani është duke pushuar. Nuk kishte ndonjë thyerje por vetëm një lëvizje e vogël. është parë se ai do të ishte jashtë fushave të lojës për dy ose tre javë”. Pato është lënduar në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Serie A kundër Udineses ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 0-0. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Maradona: Përdorëm doping në 1993-tën Legjenda e futbollit dhe njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Diego Maradona ka zbuluar se ai dhe bashkë-lojtarët e tij kanë përdorur doping para ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror 1993 kundër Australisë. “Ata vendosën diçka në kafe që na bëri neve të vrapojmë më shumë. Grondona ishte i vetëdijshëm për këtë, për të luajtur kundër Australisë ne morëm një kafe të shpejtë”. “Grondona na ka thënë neve se atje nuk do të ishte kontroll për anti-doping. Ajo na bëri neve që të vrapojmë shumë më shpejtë. Ne duhet të ishim të kujdesshëm nëse do t’i kishim pasur 10-të kontrolla, dhe atje nuk ishte asnjë për ndeshje e cila vendosi kualifikimin. Grondona dinte gjithçka rreth kësaj”. Pritet shumë shpejtë që Grondona të reagoj rreth kësaj akuze që ka bërë Maradona në drejtim të tij. ![]() | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Zyrtare: Reali transferon Callejon Real Madridi ka transferuar edhe lojtarin e tretë i cili është sulmuesi i Espanyolit, Jose Maria Callejon. ![]() Real Madridi nëpërmjet një komunikate zyrtare të lëshuar për shtyp ka zbuluar se Callejon është lojtari i ri i Los Blancos pasi lojtari pati një sezon të shkëlqyer me Espanyolin dhe shihet si një lojtar mjaft premtues për Mbretërit. Callejon ka nënshkruar me Realin dhe do të qëndroj në Santiago Bernabeu për pesë vitet e ardhshme. “Real Madrid CF dhe RCD Espanyol kanë arritur marrëveshje për të transferuar lojtarin, Jose Maria Callejon i cili do të qëndroj në Bernabeu për pesë vitet e ardhshme”. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Fergie: Do të bëjmë impakt kundër Barcës Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka thënë se klubi i tij do të hyj në finalen e Ligës së Kampionëve për Barcelonën për të krijuar impakt. ![]() “Ne do të shkojmë atje për të bërë imapktin tonë. Ne kemi lojtarë të mjaftueshëm në skuadër për të bërë këtë gjë”. “Ne nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi lojës së tyre por këtë gjë duhet të bëjmë te loja jonë”, tha Ferguson. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Rooney: Sezoni për Chelsean përfundoi pas disfatës Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka thënë se fitorja e klubit të tij kundër Chelseat me rezultat 2-1, ishte kruciale për Djajtë të cilët fituan titullin e 19-të të Premier League. “është parë si e lehtë por nuk ishte fare ashtu. Ndeshja kundër Chelseat ishte masive. Nëse ne do ta kishim humbur atë takim atëherë ata do të fitonin Premier Leaguen”. “Sidoqoftë, ne treguam shpirtin tonë të vërtetë dhe pasj kësaj sezoni për Chelsean kishte përfunduar”, tha Rooney. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | Eriksen: Dua të bëhem si Ozil Lojtari kreativ i Ajaxit, Christian Eriksen ka thënë se ai dëshiron të luaj aq mirë sa luan superylli i Real Madridit, Mesut Ozil. ![]() Eriksen kishte një formë impresive në këtë sezon me Ajaxin por pavarësisht kësaj ai dëshiron të përmirësohet më shumë dhe të bëhet si lojtari i Realit, Mesut Ozil. “Synimi im është të luaj në nivelin e njenjtë si të Mesut Ozil. Unë jam i kënaqur me paraqitjet e mia në këtë sezon”, tha Eriksen. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System