Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
sabah08
Sat Sep 03 2011, 07:20pm

Registered Member #2097
Joined: Sun Jul 13 2008, 08:03pm

Posts: 119

Ai është vrapuesi më i vjetër i botës. Në moshën 100-vjeçare, Fauja Singh nuk jep asnjë shenjë lodhjeje. Këmbëshpjeti 100-vjeçar, i cili ka marrë pjesë në shtatë maratona qëkur mbushi 89 vjeç, është personi i parë që regjistrohet në garën e Edinburgh 2012.

Çelësi i arritjes së objektivit të tij ditor (10 milje vrapim çdo ditë)? Fauja Singh përgjigjet se sekreti qëndron në konsumimin e salcës së xhenxhefilit dhe sasive të mëdha të çajit.

“Nuk jam një njeri i mësuar me diçka të veçantë. Për mua, sekreti qëndron në të qenit i lumtur, të bërit punë për bamirësi, të qëndruarit i shëndetshëm dhe pozitiv”, thotë ai.

“Nëse dikush më thotë se duhet të lë vrapimin, thjesht e injoroj, edhe nëse është më i ri se unë. Sekreti për një jetë të gjatë e të shëndetshme është të largosh stresin. Nëse diçka nuk mund ta ndryshosh, atëherë përse të shqetësohesh për të. Ji mirënjohës për gjithçka ke, rri larg njerëzve negativë, buzëqesh dhe vrapo”, thotë ai.

Pavarësisht se ka lindur në 1 prill 1911, Singh ngul këmbë se mosha e tij nuk është një gënjeshtër e 1 prillit. Ai është vërtet 100 vjeç dhe në formë shumë të mirë. Dashuria e tij për vrapimin ka lindur ndërsa punonte në një fermë në Punjab, Indi, por ka filluar ta praktikojë seriozish këtë sport vetëm 50 vjet më vonë, kur u shpërngul në Britaninë e Madhe.

Me ndihmën e trainerit të tij, Harminder Singh, ai e nisi duke sfiduar të burgosurit e tjerë në gara dhe tashmë ka hedhur pas krahëve 5 maratona ku ka marrë pjesë, një në Toronto, një në Nju Jork dhe të tjerat në Londër.

Singh mban rekordin botëror për vrapim në kategorinë mbi 90 vjeç, në maratonën e Torontos me 4 orë e 40 minuta. Ai tashmë shpreson të marrë pjesë në Edinburgh Marathon Festival 2012, një garë në 26.2 milje distancë, si pjesë e grupit prej 4 vetash me moshë mesatare 86 vjeç
/shekulli/


Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
Ben Stein

Back to top
Al Bundy
Sat Sep 03 2011, 07:24pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Sabah postimet jane interesante pa dyshim po nuk e shoh pse te duket e nevojshme me hap teme te re kur ka teme te hapun per kategori te tille? trokit ketu




Back to top
sabah08
Sat Sep 03 2011, 07:40pm

Registered Member #2097
Joined: Sun Jul 13 2008, 08:03pm

Posts: 119
Miri ne se ka problem dhe ti e sheh te arsyeshme bashkoje me postimet e tjera.Mua mu duk se ky postim nuk mund te bashkngjitej tek postime pa tituj.Bene si eshte ma e mira Miri74.


Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
Ben Stein

Back to top
Al Bundy
Sat Sep 03 2011, 07:46pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Ma teper e kam se rigropohen postimet e kan shikim ma te madh kur jane ne nji teme e jo te shperndam po prap nuk ka problem per nji here.

Flm per mirekuptimin.



Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2558 sec, 0.0859 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,552kB