Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi
 
<< Previous thread | Next thread >>
Arsimi ne Shqiperi me i mire se ne Angli !!
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Sat Sep 10 2011, 09:30am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Artikull; Ne jemi me keq se Shqipnia trokit ketu


Artikull; Nje cift angles, te deshperum nga sistemi i arsimit ne Angli dergojne djalin ne Shqipni. trokit ketu


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Guest2983928
Wed Mar 28 2012, 07:52pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Interesante LUPEN! Jo pak here me ka qellu me fol e me degju per kete teme.
Une mendoj se prej klases se pare e deri ne mature, shkolla eshte me e mire
ne Shqiperi. Persa i perket shkolles se larte, masterit, doktoratures, etj.
mendoj se ne Shqiperi eshte shume dobet. Dmth ban diference te madhe...asht
si nata me diten. Kjo ndoshta ndodh per faktin se shume pak prej profesorve
jane te kualifikum per degen ose/dhe per me dhan mesim.
Back to top
Cen Durimadhi
Fri Mar 30 2012, 08:47pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
Edhe une mendoj si Dushja

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
~*Christel*~
Tue Jun 12 2012, 09:06pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Jena ne mode Edhe intelektualt italian i cojne fmit me 'ble' diplomat ne Shqiperi
Back to top
~*Christel*~
Tue Jun 12 2012, 09:09pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
LUPEN ka shkruar:

Artikull; Ne jemi me keq se Shqipnia trokit ketu


Artikull; Nje cift angles, te deshperum nga sistemi i arsimit ne Angli dergojne djalin ne Shqipni. trokit ketu


Cifti asht shqiptaro-anglez!
Back to top
lissandro
Sat Jun 16 2012, 09:33pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Kallxojn faktet se sa i mire asht tui fillu me Petagoget .... e tu maru me studentat .


Anketa: Universiteti i Shkodrës, më i korruptuari. Arrestohet pedagogu i Juridikut

16/06/2012 13:38


Një pedagog i Universitetit të Shkodrës është arrestuar sot me akuzën e marrjes së ryshfetit në këmbim të favorizimit në provim.

Fran Qafa, pedagog në Fakultetin Juridik të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, është arrestuar në flagrancë duke marrë para nga një student, në këmbim të notës kaluese në provim.

Policia e Shkodrës bën të ditur se pedagogu ishte nën hetim prej disa kohësh, pas denoncimeve të shumta të bëra nga studentët e tij.

Pedagogu Fran Qafa akuzohet për shpërdorim detyre, dhe korrupsion pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike.



Universiteti i Shkodrës i korruptuar, 3 në 4 studentë i blejnë provimet

Universiteti i Shkodrës ka realizuar një anketë, në të cilën shtrohen një tërësi pyetjesh lidhur me shqetësimet dhe ankesat që kanë studentët e këtij universiteti. Sipas përfundimeve të pyetësorit, korrupsioni në Universitetin “Luigj Gurakuqi” është në nivel mjaft të lartë, ku 3 në 4 studentë paguajnë pedagogët për të marrë provimet.

74% e studentëve i janë përgjigjur me po, pyetjes se, “a keni dhënë qoftë dhe vetëm njëherë para (lekë) për të marrë një lëndë”, pra thuajse 3 në 4 studentë kanë dhënë para për të blerë provimet. Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit me 88%, ndërsa më të ulët e ka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 58%.

Përsa i përket përmirësimit të kushteve në sallat dhe auditorët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, 67% e studentëve përgjigjen se kushtet nuk janë përmirësuar. Nga të gjashtë fakultetet e këtij universiteti, Fakulteti Ekonomik paraqitet më problematiku, ku 90% e studentëve të këtij fakulteti shprehen se kushtet nuk janë përmirësuar. Ky fakultet prej vitesh vuan mungesën e theksuar të mjediseve për të zhvilluar normalisht procesin mësimor. Nga ana tjetër fakulteti që paraqitet më mirë është ai i Shkencave të Edukimit, ku 52% e studentëve, të cilit shprehen se kushtet janë përmirësuar. Sivjet në këtë fakultet janë realizuar disa investime në infrastrukturë.

40,3% e studentëve të Universitetit të Shkodrës shprehen se, media ka luajtur rol në uljen e korrupsionit. Në Fakultetin e Drejtësisë 82% e studentëve përgjigjen se media nuk ka luajtur rol në uljen e tij, ndërsa 54% e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja përgjigjen se media ka luajtur rol të rëndësishëm në uljen e korrupsionit.

54,3% e studentëve përgjigjen se sekretaritë mësimore respektojnë oraret e tyre të punës. Në dy fakultete situata paraqitet më tepër problematike, në Fakultetin e Drejtësisë, ku 66% e studentëve shprehen se orari i punës nuk respektohet nga sekretaria mësimore dhe në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, ku 58% e studentëve të saj mendojnë po të njëjtën gjë. Situata paraqitet më e mirë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, ku 68% e studentëve përgjigjen se respektohen oraret e punës nga sekretaria mësimore dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 64%.

Në pyetësor morën pjesë 300 studentë, 50 për secilin fakultet të USH-së. Pyetësori u realizua nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës. /Anila Dushi/



"Ec perpara shqiperi, rrenjet per korrupsjon i kemi ne dore ne si rini"


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
LUPEN
Thu Mar 16 2017, 11:54pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
~*Christel*~ ka shkruar:

LUPEN ka shkruar:

Artikull; Ne jemi me keq se Shqipnia trokit ketu


Artikull; Nje cift angles, te deshperum nga sistemi i arsimit ne Angli dergojne djalin ne Shqipni. trokit ketu


Cifti asht shqiptaro-anglez!


Dakort por duhet lexuar edhe artikulli tjeter
"BRITAIN’S schools lag behind ALBANIA and IRAN for the teaching of maths and
science, a damning report reveals"

Edhe une e mendoj si thote Guest2983928 (Wed Mar 28 2012, 08:52PM) "Une mendoj se prej klases se pare e deri ne mature, shkolla eshte me e mire ne Shqiperi...", sepse pikerisht prej aty fillon pjekuria e nxenesit. Edhe vete artikulli flet se duhet filluar nga shkollat fillore.



Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
OLIVE OYL
Fri Mar 17 2017, 12:49pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
LUPEN ka shkruar:

~*Christel*~ ka shkruar:

LUPEN ka shkruar:

Artikull; Ne jemi me keq se Shqipnia trokit ketu


Artikull; Nje cift angles, te deshperum nga sistemi i arsimit ne Angli dergojne djalin ne Shqipni. trokit ketu


Cifti asht shqiptaro-anglez!


Dakort por duhet lexuar edhe artikulli tjeter
"BRITAIN’S schools lag behind ALBANIA and IRAN for the teaching of maths and
science, a damning report reveals"

Edhe une e mendoj si thote Guest2983928 (Wed Mar 28 2012, 08:52PM) "Une mendoj se prej klases se pare e deri ne mature, shkolla eshte me e mire ne Shqiperi...", sepse pikerisht prej aty fillon pjekuria e nxenesit. Edhe vete artikulli flet se duhet filluar nga shkollat fillore.



"failed to learn to read after the first year" -thote
Ne Shqipni po tja ndezin turijt e po msan si ma i miri prej frikes qysh diten e pare tan alfabetin. E hajde bane nej grremc m-hit ma te shkurte se tjert se shkon kryti te parmaku i pexheres.





***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2231 sec, 0.0809 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 2,700kB