Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Sofra e Muhabetit - Zone e lire :: Diskutime - Debate - Problematika |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Papunesia |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | “1 milionë të papunë në Shqipëri” Socialisti Ilir Beqja këmbëngul: në Shqipëri janë një milion të papunë. Një shifër që ai e ka publikuar i pari dhe që më pas, u bë një nga sloganet politike të socialistëve. Nëpërmjet krahasimit të shifrave zyrtare, Beqja rreket të zbulojë atë që e quan mashtrim të madh, të vërtetën mbi varfërinë e shqiptarëve, të cilët gjithmonë e më tepër e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune. Përballë tij, kryeministri Berisha pretendon mrekullinë ekonomike, por Beqja insiston: ai gënjen! Në Shqipëri është e zakontë që të ketë dy qëndrime diametralisht të kundërta për të njëjtin fakt, në këtë rast, pozita flet për mrekullinë ekonomike shqiptare, opozita thotë se është rritur papunësia dhe varfëria. Ju si e gjykoni një gjë të tillë? “Kryelajmi” ekonomik i gushtit të këtij viti është “rekordi” i ri i Shqipërisë së Saliut për Investimet e Huaja Direkte. Në vitin 2010 IHD-të kanë qënë rreth 1,1 miliardë dollarë apo rreth 9 % e GDP-së. Krahasuar me vitin 2009 rritja vjetor e IHD është 20 %. Në pamje të parë, duket një arritje jo e vogël. Këtij lajmi, kryeministri i shtoi edhe rezultatet ne eksporte. Rritja e tyre qenka edhe më e madhe. Dy arritjet Saliu i “paketoi” dhe ripërsëriti parrullën se këto janë arritjet e modelit ekonomik që ai ka instaluar në vend. Sipas tij “Katër miliardë USD investime të huaja në 6 vjet janë qindra mijëra vende pune të reja, të krijuara nga këto investime”. Kushdo që njihet me këto lajme pozitive duhet të kënaqet. Shqiptar e i huaj. Në atdhe, troje etnike, diasporë apo emigracion. Por, pas kënaqësisë së lajmit të mirë, shqiptarët e Shqipërisë fillojnë e meditojnë se çfarë të mire kanë përfituar apo prekur nga këto arritje. E kanë të vështirë të definojnë përfitime konkrete, qoftë në rritje të nivelit të jetesës, qoftë në shërbime publike, qoftë në shëndetësi, etj. Më vështirë e kanë shqiptarët e papunë. Dhe nuk janë pak. Janë plot 1 milion shqiptarë në moshë që nuk mund të punojnë, për arsyen e thjeshtë se nuk ka punë. Unë kam hapur prej muajsh një diskutim publik se sa janë të papunët në Shqipëri. Kam deklaruar se janë 1 milionë të papunë dhe kam prezantuar se pse kam arritur në këtë përfundim. Askush nuk ka dalë të japë një shifër tjetër. Kundërshtarët politikë kundërpërgjigjen se nuk është e vërtetë sepse papunësia sipas INSTAT është rreth 13 për qind (e dhëna më e fundit zyrtare është e tremujorit të parë 2011, 13,4 për qind). Si e llogarisni këtë shifër të papunësh? Po i ftoj lexuesit të përpiqen të bëjnë edhe vetë llogaritjet. Duhet të kenë parasysh popullsinë që jeton në Shqipëri, fëmijët parashkollorë, nxënësit e studentët, invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar, pensionistët e pleqërisë dhe të punësuarit realisht në qytet e fshat. Po ndalem pak më gjatë për të shpjeguar pse të dhënat zyrtare për papunësinë nuk pasqyrojnë realitetin shqiptar. Norma e papunësisë është raporti midis të papunëve dhe forcave të punës. Ndërsa forcat e punës janë shuma e të punësuarve me të papunët. Këtu duhet bërë kujdes. Bëhet fjalë për të papunët e regjistruar si të të tillë në Zyrat e Punës. Pra, me statistikat tona nuk quhesh i papunë nëse nuk paraqitesh në një zyrë pune për të kërkuar punë. Quhen ndryshe edhe punëkërkues të papunë. Por, a shkon njeri të kërkojë punë në zyrat e punës në Shqipëri, kur shkalla reale e punësimit nga këto zyra është thuajse zero? Të gjtiha janë të sigurtë në përgjigjen e kësaj pyetjeje: Jo! Zyrtarisht, papunësia në vend është 13 për qind. Për ta bërë më të qartë këtë normë papunësie po marrin një shembull të thjeshtëzuar. Supozojmë se në vend janë 87 të punësuar dhe 13 të papunë të regjistruar. Atëherë forcat e punës janë 100. Ndërsa raporti të papunë ndaj forcave të punës jep një normë papunësie 13 për qind. Vazhdojmë supozimin se pas 6 apo 12 muajsh të punësuarit nuk shtohen me asnjë shifër, por një i papunë, i mërzitur e i zhgënjyer nga vite pritje më kot nga zyrat e punës, nuk shkon më të regjistrohet si i papunë. Të punësuarit mbetën në vend, të papunët u pakësuan në 12, forcat e punës u pakësuan në 99, ndërsa norma e papunësisë ra në 12,1 për qind. Pra, vetëm nga dëshpërimi i vetëm një prej të papunëve, u ul norma e papunësisë me 0,9 pikë përqindje, edhe pse nuk u shtua asnjë i punësuar. Kjo është arsyeja pse unë këmbëngul pse norma e papunësisë nuk tregon realitetin shqiptar. Unë nuk pajtohem me normën zyrtare, qoftë profesionalisht, qoftë politikisht. Mund t´i shpjegoni këto dy lloj qëndrimesh, profesionale dhe politike? A mund ta sqaroni qëndrimin tuaj të bazuar në shifra? Nuk pajtohem profesionalisht, sepse profesionalisht e di se nuk kemi zyra punësimi të vërteta, prandaj të papunët nuk shkojnë aty të regjistrohen. Po ashtu, nëse je në fshat nuk quhesh i papunë pavarësisht në se punon apo jo. Nuk pajtohem politikisht, sepse nëse do ishte norma e papunësisë 13 për qind, atëherë në çdo 8 shqiptarë në moshë pune që takoj për ditë, në Tiranë, në Shkodër a nëpër Shqipëri, vetëm 1 është i papunë. Ata janë shumë më tepër dhe unë nuk mund t’i gënjej ata. Përveç normës së papunësisë, realiteti i punësimit vlerësohet edhe me normën e zënies në punë. Është raporti midis të punësuarve dhe njerëzve në moshë pune. Për të qënë sa më afër realitetit shqiptar kam bërë një analizë të gjendjes së punësimit në periudhën 2001 – 2010, mbështetur vetëm në të dhëna zyrtare, duke marrë si moshë pune intervalin moshor 20 – 60 vjeç. Analiza e dekadës 2001 – 2010 më sjell në këto konkluzione : Zyrtarisht, rritje ekonomike pa punësim Edhe pse në dekadën 2001 – 2010 vendi ka patur rritje ekonomike pozitive në mënyrë konstante dhe mesatarisht mbi 5,5 për qind, punësimi ka mbetur në vend. Madje në vitin 2010, kundrejt vitit 2001, të punësuarit janë pakësuar me 7,110 vetë. Kjo ilustrohet më mirë grafikisht në Grafikun 1. Kjo është një nga problemet më të mëdha me të cilin ballafaqohet Shqipëria. Kjo lloj rritje njihet në literaturë ndërkombëtare edhe si “jobless growth”. Mund të ndodhë edhe kështu, nëse do të kishim rritur shumë rendimentin në punë. Por, për fatin tonë të keq, as kjo nuk po ndodh. Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë në një studim të sajin të publikuar në 7 qershor 2011. Banka e Shqipërisë konfirmon se : “Llogaritja e Produktivitetit të Punës së ekonomisë shqiptare për periudhën 2003 – 2010 dëshmon për një prirje në rënie të këtij treguesi”. Me vetëm 915 mijë vetë që, zyrtarisht janë të punësuar, lexuesi mund të gjykojë vetë se kush është më pranë të vërteteës për numrin e të papuënve, INSTAT që deklaron se janë rreth 145 mijë apo unë që kam vlerësuar pse janë rreth 1 milionë të papunë. Zyrtarisht, shkalla e zënies në punë është ulur Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së popullsisë në moshë pune dhe mbetjes në vend të numrit të të punësuarve. Në periudhën 2001 – 2010 numri i shqiptarëve në intervalin moshor 20 – 60 vjeç është rritur me rreth 220 mijë vetë. Duhet patur parasysh se në periudhën 2001 – 2010 kanë hyrë për herë të parë në tregun e punës të lindur në intervalin 1981 – 1990. Kjo është dekada me lindshmërinë më të madhe në Shqipëri, mbi 60 mijë lindje çdo vit. Raporti i shkallës së zënies në punë ka tendencë të qartë përkeqësimi nga viti 2001 në vitin 2010. Në vitin 2010 gati vetëm gjysma e shqiparëve në intervalin 20 – 60 vjeç punojnë. Kjo ilustrohet respektivisht në Grafikun 2 dhe Grafikun 3. Pra, edhe sipas këtij grafiku duke qënë se vetëm rreth gjysma e popullsisë në intervalin 20 – 60 vjec është e zënë në punë, arrihet pa vështirësi në përfundimin se janë rreth 1 milionë shqiptarë që nuk punojnë. Zyrtarisht, numri i të punësuarve për 100 banor është ulur Ka ardhur si rezultat i rritjes së popullsisë në vend dhe i mbetjes në vend të numrit të të punësuarve. Edhe këtu tendenca është e qartë në përkeqësim. Në vitin 2001 në çdo 100 shqiptarë punonin 30 vetë, ndërsa në vitin 2010 në çdo 100 shqiptarë punojnë vetëm 28 vetë. Ilustrimi grafik është në vijim. Grafiku tregon se një shqiptar duhet të punojë për të mbajtur 3,5 persona, përfshirë edhe veten e tij. Barrë shumë e rëndë, sidomos me rendimentin e ulët të punës në Shqipëri, siç na thotë edhe Banka e Shqipërisë. Kjo ilustrohet respektivisht në Grafikun 4 dhe Grafikun 5. Si përfundim, zyrtarisht, dekada 2001 – 2010 ka qënë e zymtë për shqiptarët që kërkojnë punë. Qoftë për ata që kanë mbushur për herë të parë moshën e punës, qoftë për të papunët afatgjatë që kanë humbur edhe shpresën tek ndihma e zyrave të punës. Në 10 vjet popullsia e vendit është shtuar me 132 mijë banorë, ndërsa popullsia në moshë pune 20 – 60 vjec është rritur me 219 mijë vetë. Të punësuarit janë pakësuar me 7,100 vetë. Po e lë lexuesin të lirë të zgjedhë midis të dhënave zyrtare të popullsisë në moshë pune, të punësuarve, të papunëve dhe deklarimit të kryeministrit të vendit se nën qeverisjen e tij janë hapur qindra mijra vende pune. Po zyrtarisht, që nga viti 2005 kur Saliu u bë kryeministër punësimi ka rënë me 18 mijë vetë, por politikisht, Saliut nuk i bie kurrë entuziazmi për të gënjyer… edhe me shifra. | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | Shum e madhe asht papunsia ne shqipni,Edi Rama ne nje interviste e dhan pran tvklan ka than qi do te hapi 300,000 vende punet. E vetmja menyre thom qi ka me ja arrit vetem pa heku tan qi jan punsu nga partia Demokratik dhe me i zevendesu me simpatizantat e ps. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Deshta me e shkru pikpamjen teme per papunesin. N'rradh t'pare ne na mungon prezenca e kontratave qe tutelojn dhe permbajne cdo informacjon per sa i perket marrdhanies t'punes per ata qe e kan punen. Gadi tan punojn n'tzez pa fe kontratash qe i mbrojn se nuk i aplikon kush e shteti s'nderhyn. Manej s'ka hiq pun,rinia iher kerkon po edhe sektoret ku munesh me gjet pun jan t'kufizum, o punon klubesh (n'kyt rast femnat jan te perjashtume automatikisht),as ndertim spo ka ma si ma perpara. Na si popull manej kena kyt iden qe edhe nqs e gjejn i pun thojn 'ja mar po si po punoj un per 100mij lek'. Du edhe me than se fort si popull s'na e ka qefi punen,ja pritojm,rrijm vec tuj u anku edhe kur e gjejm i qyqe punet,ose nuk e kerkojm se z'dona e lodh shtatin fort. Ndersa kur vijm jasht shtetit i bajm punt e randa pra,po kur jena n'vend ton qesim bishta per gjithca. M'vjen maraz kur ke njerz qe ankohen e thojn s'ka pun,ca me ba ktej,du me ik jasht shtetit e kur i difton se si ka vojt puna jasht shtetit thojn ja mar po ju jeni rahat andej,shkoni e vini,gja spo ju mungon. Shumica flet pa dit. Nji gja tjeter,pun per vajza s'ke fort,vec n'robaqepsina e ishi punsh t'randa, neper klube s'bahet fjal me punu se fill ta hekun vizen haha. Z'di gja vec un per vedi ma keq se e shof punen n'Shqipni s'ka. Siq asht edhe ktu ku jetojm na eh,ka mrrit gjithca n'kulm. Na duhet iher me ndrru mentalitet,me mendu se ma mir punu pak se aspak,ma mir ifije lek n'xhep sesa kurgja. Mu mundu mas me peshu gjithmon te ata prind t'shkret qe rjepen per fmi e n'fund mund bjerrun. Lekt per kafe e gjana fill te prind ngasin me i marr po nji dor s'mundohen me ja dhan edhe pse sorollaten klubesh tan diten e gjat. Fajin e ka edhe aja dreq politiket e qeverijet qe shum llap e gja z'ban. Ky normalisht asht vetem nji mendim i jemi,ku flas per pergjithsin megjithse ka edhe djelm e vajza puntore qe majn shpijat me njata rroga. Z'duhet me pergjithsu. Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
666 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #5114 Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pmPosts: 1026 | ca kam qejf me lexu gegnishten e stelles ![]() sa per punen , thojne - " zot jepja atij qe s'punon se aj qe punon e fiton" . Pse me punu?! Nuk ja ka pa kush hajrin punes ![]() Touch screen phones piss me off | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | 666 ka shkruar: ca kam qejf me lexu gegnishten e stelles ![]() sa per punen , thojne - " zot jepja atij qe s'punon se aj qe punon e fiton" . Pse me punu?! Nuk ja ka pa kush hajrin punes ![]() Po mar 666 asht e vertet se puna asht e rand e t'lodh po un se imagjinoj se ca ban nji djale i ri pershemull tan diten saradak kafe m'kafe tuj ja marr i lek prindve perdit per me pi njata qyqe kafesh. Mu m'ishte ba jeta verem. Me u ba me m'majt vec prindja tuj ken me dur e me kam e shnosh s'kishe mujt kurr. Duhet me punu per me jetu. Kerkush nuk jeton me frym t'shejt. Po nuk punove s'ke ca ban. Njashtu edhe per ata qe thejn kryt ner libra. Lodhje e mund boll po ca ke me ba? Jeta s'asht fush me lule qe i gjen tana gadi vec a je i zoti me ndej shkrra tan diten neper klube e divana. Dikuj edhe ja ban Zoti rrisk dikush do t'punojn tan jeten e gjat e shpesh me ket kohe qi ka ardh ban puna t'randa e sidomos jasht shtetit ku puna ka ra e ne s'na presin me krah hap me na than ' hajdeni se mezi c'ju kena prit me ju fut fill e n'zyre'. Un jam vajze prej familje punetorsh,prindt e mi jan lodh e kan hek keq me na rrit,me na pru itu ku jena e un kurrsesi s'kam si mendoj me peshu ner kraht e tyne gjithmon. Ata m'kan msu se n'jete duhet me hek keq per me arrit e itesh qe jam rrit kam fillu me e kuptu se ca kan dasht me than se sa je fmi z'din nc'mbret je. T'majn nana e baba e ke buken gadi, e tana e pernjat si mendon. Kur rritesh e ndoshta te bjen me hap edhe familje,ata fmi dojn buk me hanger e do t'punosh sa t'kesh jet. Do ti thesh mir brit iher e manej nqs mson e i jep shkolles o punes ka mundsi qe t'prihet mbar. UN PERVEDI DI ME THAN SE PUNA ASHT JETA. Pa te s'ke ca ban. [ Edited Sat Jun 15 2013, 06:39pm ] Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
Cen Durimadhi |
| ||
Marakli hesapi ![]() ![]() ![]() Registered Member #4092 Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pmPosts: 8730 | trokit ketu Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat. Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall ![]() | ||
Back to top | | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | asht e vertet mar cen po sme pelqejn ata komentet njerzit spo shien per nji vend punet po shiten per buken e fmive un i kam vet njerzt qe punojn edhe shkojn si tju leverdisin se me njat pun rrisin fmit asht rahat me fol e me than i shiten pa he kush po i qon buk te shpija atyne qe po i dalin kunder e po humin punen kerkush as partia socialiste as demokratja ikja asht situata sot ne shqiperi edhe duhet me nejt njashtu si te munesh per me hanger nji kashat buk nuk jam dakort qe shiten votat por me vend punet nuk luhet dhe jo vetem ne shqiperi po gjithkun po pa flas per shqiperin qe asht ma keq se gjithkush kisha than un edhe deshte sdeshte ndaq me mbijetu e theksoj shumica e njerzve ne shqiperi mbijetojn nuk jetojn se njaq ju ofrojn kushtet pa shkollimi e me rradh qe nuk bela faji tyne por i rrethanave kur kan ken fmi per arsye apo tjeter ja dasht me punu qysh te vegjel un vet kam punu qysh 15 vjece me mamin kshuqe nuk jam dakort hiq qe shesin vedin per nji ven punet po flas per familjaret eee, pa fut ne thes ata femna qe ishin ne vidio qe per menimin tem nuk e kan shit vedin per pun po se ju ka qefi me ken pak kurvicka prej natyret ![]() ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | manej edhe ktu ne angli me dasht me rregjistru fmit ku te dush te pysin cfar fejet ke edhe je shum ma i privilegjum me ju than se je katolik se mysliman ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System