Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Thu Mar 15 2012, 10:25am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Vuna re qe na mungon nji teme per autizmin ktu ne forum. Nji crregullim kaq i perhapun meriton me pas nji vend ku tan me u informu

Lexim te mbare!

~


SIMPTOMAT DHE SHENJAT E AUTIZMIT

Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit, që shfaqet kryesisht gjatë tri viteve të para të jetës dhe ndikon në aftësinë e fëmijës për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Autizmi përkufizohet nga një set i caktuar sjelljesh dhe është ‘një spektër i gjërë çrregullimesh’ që ndikon tek fëmijët në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Nuk njihet ndonjë shkak i përcaktuar, i vetëm për autizmin, por
rritja e përgjegjshmërisë, si edhe sensibilizimi mund t’i ndihmojnë familjet sot.

Dallojmë tri lloje çrregullimesh të spektrit të Autizmit.
1. Çrregullime të Autizmit – personat me çrregullime të Autizmit kanë mungesa të mëdha në zhvillimin e gjuhës, sjellje dhe interesa jo normale, vështirësi në marrëdhëniet sociale dhe shumë individë kanë edhe çrregullime të intelektit.
2. Sindroma Asberger – këta individë kanë karakteristika të njëjta me crregullimet e Autizmit por nuk kanë probleme me të folurin dhe intelektin.
3. Çrregullime pervasive të zhvillimit – individë që kanë disa elementë të crregullimeve të Autizmit dhe Asberger, por jo të gjitha karakteristikat. Në këtë grup simptomat janë më shumë në aspektin shoqëror dhe të komunikumit.

Shenjat që çdo prindër duhet t’i dijë:
- Mungesë ose vonesë të gjuhës së folur
- Nuk i përgjigjen emrit deri në moshën 1 vjeç.
- Përdorim i përsëritur i gjuhës
- Përdorim i përsëritur i veprimeve (përplasje duarsh, rrotullim objektesh, etj.)
- Pak ose aspak shikim drejt e në sy
- Mungesë interesi për marrdhëniet me bashkëmoshatarët
- Nuk di të luaj me lodrat
- Mërzitet nga ndryshime të vogla që mund të ndoshin
- Reagojnë ndaj zhurmave, erërave, pamjes ose kontaktit me diçka
- Fiksim i vazhduar në pjesë të veçanta të objekteve apo sendeve
- Fëmija rreth moshës 12 muajshe as nuk belbëzon as nuk kuis
- Fëmija rreth moshës 12 muajshe nuk përdor nuk tregon me gisht, nuk përshëndet me dorë,
- Fëmija rreth moshës 16 muajshe nuk thotë fjalë të vetme apo të veçanta
- Fëmija rreth moshës 24 muajshe nuk thotë vetë shprehje me dy fjalë
- Fëmija fillon të humbasë gjuhën apo edhe aftësitë sociale.

Sjelljet karakteristike të çrregullimeve të spektrit të autizmit mund të jenë të dukshme në foshnjëri (18 – 24 muaj), por ato zakonisht bëhen më të dukshme gjatë moshës 24 muajshe deri në 6 vjeç. Studimet shkencore tregojnë, se, nëse autizmiidentifikohet shumë shpejt dhe individi fillon përnjëherë të përfitojë nga metoda të specializuara kurimi dhe edukimi, jeta e individëve me autizëm ndryshon në mënyrë (aftësitë motorike)drastike për më mire. Në asnjë mënyrë nuk duhet pritur deri sa të merret një përcaktim përfundimtar e zyrtar i diagnozës.
Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të gjithë fëmijët të egzaminohen për autizëm nga mjeku pediatër, dy herë deri në moshën 2 vjeç, një herë kur janë 18 muajsh dhe përsëri kur bëhen 24 muajsh.
Por, meqënëse simptomat e çrregullimit ndryshojnë shumë, fëmijës që mund të ketësimptoma të tilla apo sjellje të tilla duhet patjetër t’i bëjnë vlerësime të mëtejshme një ekip ekspertësh.



Ps. Kto shkrime ne shqip jane marr nga faqja ne FB me emer 'autizmi'

[ Edited Thu Mar 15 2012, 10:30am ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Thu Mar 15 2012, 10:27am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Diagnostikimi i Autizmit


Sjelljet karakteristike të spektrit të çrregullimeve të Autizmit mund ose mund të mos jenë të dukshme në moshën 18-24 muajsh, por zakonisht bëhen të
dukshme gjatë moshës 2-6 vjeç. Gjatë vizitave tek mjeku pediatër duhet të bëni pyetje specifike për zhvillimin e fëmijës. Pesë shenjat kryesore të të
sjellurit që sinjalizojnë që vlerësime dhe testime të mëtejshme në zhvillim janë të nevojshme janë:
Fëmija rreth moshës 12 muajshe as nuk belbëzon as nuk kuis.
Fëmija rreth moshës 12 muajshe nuk përdor gjeste (nuk tregon me gisht, nuk i mban objektet/lodrat në dorë, etj.)
Fëmija reth moshës 16 muajshe nuk thotë fjalë të veçanta, pa lidhje me njëra tjetrën.
Fëmija rreth moshës 24 muajshe nuk thotë shprehje me dy fjalë.
Fëmija e çdo moshe ka humbje (rigres) të gjuhës dhe aftësive sociale.
Nëse fëmija mund të ketë ndonjë nga këto karakteristika nuk do të thotë se ka Autizëm. Por meqënëse simptomat e çrregullimit të Autizmit dhe të
çrregullimeve të tjera janë të shumta dhe ndryshojnë shumë nga një fëmi tek tjetri, fëmija që mund të ketë simptoma apo sjellje të tilla duhet patjetër t’i bëhen vlerësime të mëtejshme nga një ekip multidisiplinar. Ky ekip mund të përfshijë neurolog, pediatër të zhvillimit, terapistë gjuhe dhe të foluri, fizioterapistë, mësues të edukimit special, sociologë dhe specialistë të tjerë që kanë njohuri për Autizmin.
Kur prinderit shqetësohen që fëmija i tyre nuk po ndjek etapat e duhura të zhvillimit normal, atëherë ato duhet ti drejtohen ekspertëve dhe specialistëve duke përfshirë këtu mjek, terapistë dhe mësues të edukimit special për të bërë diagnostikimin e duhur.
Në shikimin ose në takimin e pare individët (sidomos fëmijët) me Autizëm mund të duken sikur kane aftësi të kufizuara të inteligjencës, çrregullime të integrimit të shqisave, ose probleme me shikimin dhe dëgjimin. Këto shenja e komplikojnë çështjen më shumë, sepse këto çrregullime mund të ndodhin të izoluara ose në të njëtën kohë me Autizmin. Është shumë i rëndësishëm të dallohet saktësisht Autizmi nga çrregullimet e tjera mbasi një diagnostikim i saktë dhe një identifikim i hershëm krijon bazën kryesore për të ndërtuar një program trajtimi. Gjithashtu ka çrregullime ose sëmundje të tjera që kanë simptoma të njëjta me Autizmin, prandaj fëmija duhet të testohet me një shumëllojshmëri testesh.
Vetëm një vëzhgim i shkurtër në një ambjent të veçantë nuk mund të jape një tabllo të plotë të aftësive dhe mënyrës së sjelljeve të një individi. Të
dhënat, komentet e prindërve, mësuesve, personat e tjerë që kujdesen për fëmijët si dhe historia e zhvillimit të fëmijës janë komponentët më të
rëndësishëm për të bërë nje diagnostikim të saktë.
Ka shumë ndryshime e dallime në mes të diagnostikimit mjeksor dhe një përcaktimi edukativ apo vlerësimi shkollor për një paaftësi të caktuar.
Dignostikimi mjeksor behet nga një mjek dhe bazohet në vlersimet e simptomave dhe testeve diagnostikuese. P.sh. një diagnostikim mjeksor i Autizmit në Amerikë, zakonisht bëhet nga një mjek psikolog ose mjek pediatër i zhvillimit sipas Manualit Diagnostikues dhe Statistikor. Ky manual udhëzon mjekët për të bërë diagnostikimin e çrregullimeve të Autizmit, Asberger dhe ato të zhvillimit. Ky diagnostikim bëhet sipas një numri të caktuar të simptomave . Një përcaktim edukativ ose arsimor, ndryshe nga diagnostikimin mjeksor, bëhet nga një ekip vlerësimi multidisiplinarë që përbëhet nga profesionistë të
ndryshëm të shkollës. Rezultatet e këtij vlerësimi shikohen e shqyrtohen nga një ekip i kualifikuar profesionistësh dhe nga prindërit për të përcaktuar një plan të detajuar eduaktiv.



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Apr 02 2013, 03:34pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Sot, 2 Prilli, eshte dita boterore e ndergjegjesimit per Autizmin.

Lexoni rreth ktij crregullimi, informohuni, mundohuni me e njoft






Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1979 sec, 0.0775 of that for queries. DB queries: 35. Memory Usage: 2,544kB